Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 170
  1. #1

    Burg përjetë për Ilir Xhakja, vrasësin e kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj

    DURRES – Shefi i komisariatit të Policisë së Shijakut është vrarë me armë zjarri, sot rreth orës 17:40, gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Katund-Sukth të Durrësit.



    Mësohet se shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku gjatë një shkëmbimi zjarri mes 2 personave dhe forcave të policisë.

    Sipas burimeve jozyrtare, kryekomisari Tahiraj bashkë me një patrulle policie, gjatë një aksioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndaloi një mjet për të kryer procedurat e kontrollit. Drejtuesi i makinës ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë, duke lënë të vdekur shefin e komisariatit të Shijakut.

    Burime nga vendi i ngjarjes flasin edhe për dy të plagosur, mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

    Mësohet se policia ka gjetur dy makina të braktisura, që dyshohet se janë të autorëve të ngjarjes, të cilët nuk dihet nëse kanë lidhje me personin e kërkuar nga policia.

    Forca të shumta policore dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

    Kryekomisari Adem Tahiraj, ishte rreth 45 vjeç, ishte i martuar dhe me fëmijë.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Normal , normal ! Ka kohe qe ka filluar kasaphana !

    Eshte nje nga arritjet e ceverise !

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321

    Vritet me armë zjarri Shefi i Komisariatit të Policisë në Shijak

    Vritet me armë zjarri Shefi i Komisariatit të Policisë në Shijak

    Pak minuta më parë është qëlluar me breshëri automatiku Shefi i Komisariatit të Policisë në Shijak, Adem Tahiraj. Burime nga policia bëjnë me dije se Tahiraj është qëlluar nga një breshëri plumbash gjatë një operacioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim në Katund të Sukthit. Shefi i Komisariatit mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me vetë të kërkaurin nga policia. Në përplasje janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.

    Sipas burimeve jozyrtare, kryekomisari Tahiraj bashkë me një patrulle policie, gjatë një aksioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndaloi një mjet për të kryer procedurat e kontrollit. Drejtuesi i makinës ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë, duke lënë të vdekur shefin e komisariatit të Shijakut. Policia ka gjetur nje makine te braktisur qe dyshohet se eshte e autorit, nderkohe nga Tirana ne Shijak jane nisur forcat RENEA. Kryekomisari Adem Tahiraj, ishte rreth 45 vjeç, ishte i martuar dhe me fëmijë.

    MAPO
    Ndryshuar për herë të fundit nga MaDaBeR : 13-09-2012 më 13:28
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  4. #4
    Prefekti i Durrësit: Tahiraj në një kontroll rutinë në zonë

    Në një komunikim telefonik me NEWS24, Prefekti i Durrësit, Genc Alizoti, dënoi vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj dhe bëri të ditur se ai ndodhej në një kontroll rutinë në zonën ku ndodhi krimi.

    Prefekti konfirmoi se e plagosur ka mbetur një kalimtare e rastit. Prefekti Alizoti tha se e gjithë zona përreth vendit të vrasjes është e rrethuar nga forcat e RENEA-s dhe të policisë së rendit, dhe shtoi se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zyrtarë të tjerë të policisë.


    (er.nu/BalkanWeb)

    (vijon)
    Revolution 1848

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anëtarësuar
    21-06-2006
    Postime
    865
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    DURRES – Shefi i komisariatit të Policisë së Shijakut është vrarë me armë zjarri, sot rreth orës 17:40, gjatë një operacioni për kapjen e një të shumëkërkuari në Katund-Sukth të Durrësit.



    Mësohet se shefi i komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku gjatë një shkëmbimi zjarri mes 2 personave dhe forcave të policisë.

    Sipas burimeve jozyrtare, kryekomisari Tahiraj bashkë me një patrulle policie, gjatë një aksioni për kapjen e një personi të shpallur në kërkim, ndaloi një mjet për të kryer procedurat e kontrollit. Drejtuesi i makinës ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë, duke lënë të vdekur shefin e komisariatit të Shijakut.

    Burime nga vendi i ngjarjes flasin edhe për dy të plagosur, mes të cilëve edhe një kalimtare e rastit, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

    Mësohet se policia ka gjetur dy makina të braktisura, që dyshohet se janë të autorëve të ngjarjes, të cilët nuk dihet nëse kanë lidhje me personin e kërkuar nga policia.

    Forca të shumta policore dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

    Kryekomisari Adem Tahiraj, ishte rreth 45 vjeç, ishte i martuar dhe me fëmijë.

    (er.nu/BalkanWeb)
    Boo sa gjynof i ngeli fmija pa babe..qe tani i filloi jeta me halle atij kalamanit shkrete..
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  6. #6
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Kane te drejte te huajt qe na quajne shpellare........

    Ngushellime familjes R.I.P

  7. #7
    Të dhëna personale mbi kryekomisar Adem Tahiraj



    Kryekomisar Adem Haxhi Tahiraj, i datëlindjes 1 shtator 1963, lindur në Kërrnajë, Tropojë, e banues në Tiranë, i martuar, me arsim të lartë. Ka një karrierë të gjatë në strukturat e Policisë së Shtetit, në radhët e të cilës ka punuar prej mbi 20 vite.

    Si rezultat i përkushtimit profesional ka përmbushur me sukses detyra të vështira në strukturat e Policisë së Shtetit dhe për këtë në vitin 2008 ka fituar dhe Gradën Kryekomisar.
    Revolution 1848

  8. #8
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    pushofte ne paqe.

    kolumbi hesapi. pit bullat me dy kembe jane shtuar frikshem, po arrijne qindra mijera.

    vend i poshter, ku vritet robi me arsyen "pse me shef". per nje fjale goje, apo per nje vije uji.
    Ndryshuar për herë të fundit nga shofer : 13-09-2012 më 14:46

  9. #9
    Vrasja e kryekomisar Tahirit, Rama: Krimi epërsi mbi shtetin



    TIRANE- Ekzekutimi me breshëri automatiku i shefit të Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiri ka sjellë edhe reagimin e kryesocialistit Rama.

    Nga Twitteri Rama shkruan se vrasja e tij ishte një alarm buçitës për epërsinë e krimit mbi shtetin.
    “Vrasja e Adem Tahirit alarm bucitës për epërsinë që ka marrë krimi mbi shtetin dhe pasigurinë e kudondodhur në gjithë territorin e vendit”, tha ai.

    Lideri i opozitës shprehu më tej ngushëllimet për familjarët e komisarit nga Tropoja.
    “Adem Tahirin e kam njohur dhe ishte një djalë nga ata që i quajmë "zotni"! Ngushëllimet më të ndjera për familjen e miqtë në Tropojë e kudo”, nënvizon Rama.

    Rama shton më tej se, “Dua të ngushëlloj e inkurajoj sot cdo komisar e polic të ndershëm në përballjen me krimin, megjithë kushtet e patolerueshme të punës së vet dhe dua të garantoj cdo qytetar se do t'i japim këtij vendi sigurinë e munguar dhe uniformës blu autoritetin e plotë të ligjit në territori”, thotë ai.
    (ma.ar/BalkanWeb)
    Revolution 1848

  10. #10

    Deklarata e Policisë për vrasjen e Adem Tahiraj

    “Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund Sukth, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje, është goditur me armë zjarri automatik, Shefi i Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili për pasojë ka humbur jetën. Pas aktit kriminal autorët, tashmë të identifikuar, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe drejtues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë të ndjekin nga afër operacionin për kapjen e autorëve. Paralelisht, grupi i ekspertëve të hetimit ka filluar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.”- bëri të ditur Policia e Shtetit.
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •