Ja dhe nje shkrim tek Tema mbi ndeshjen dhe kater shqiptaret qe luajten per Zvicren
Mė krenar pėr Shaqirin, se sa pėr tė shiturit e Tiranės
Shqipėria humbi me meritė ndeshjen me Zvicrėn, duke shuar dhe stuhinė patriotike tė nxitur nga presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, i cili i hodhi benzinė njė zjarri primitiv mes shqiptarėve. Xherdan Shaqiri, futbollisti i shquar shqiptar i Bajernit tė Munihut, shėnoi i pari golin kundėr ekipit shqiptar, duke ruajtur standardin e tij si njė lojtar perėndimor. Edhe pse pėr ne ishte njė gol i dhimbshėm, stuhia patriotike kundėr tij ėshtė njė turp, pėr tė cilin duhet ti kėrkojmė ndjesė. Kombėtarja shqiptare e futbollit, njė produkt jo natyral, i prodhuar nga pazaret e Federatės Shqiptare tė Futbollit dhe presidentit tė saj, ka mbi supet e saj padrejtėsisht vulat e turpit tė shitjeve tė ndeshjeve, tė pazareve pėr tė hyrė nė formacion, dhe mbi tė gjitha peshėn e pazareve tė drejtuesve tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Kjo federatė, e cila nė rekrutimin e futbollistėve nuk niset nga vlerat, por nga numri i llogarisė, dhe ėshtė aleatja kryesore e serbėve dhe Platinisė pėr bllokimin qė Kosovės i bėhet pėr tė pasur njė ekip kombėtar, apo qė ekipet e Kosovės tė luajnė nė ligėn e Shqipėrisė pėr tu afirmuar nė botė, ėshtė e fundit qė duhet tė flasė pėr patriotizėm, pasi nuk ka turp mė tė madh se sa tė identifikohet Shqipėria me Federatėn Shqiptare tė Futbollit.
Xherdan Shaqiri, Xheka, Berhami dhe gjithė shqiptarėt kudo nė Evropė, qė luajnė me ekipe tė mėdha dhe ekipe kombėtare, na bėjnė shumė herė mė tepėr nder sa batakēinjtė patriotė shqiptarė. Ata janė ambasadorėt mė tė mirė tė kombit shqiptar nė botė dhe i bėjnė nder ēdo shqiptari.
Tė kompleksuar aq shumė nga histeria patriotike kundėr tyre, ne pamė Xhakėn qė na fali duke mos shėnuar gol dhe Mehmedn qė u gėzua qė topi i tij pėrfundoi nė duart e portierit. E gjithė kjo ėshtė ndjesi qė ata e kanė nga presioni i pamoralshėm i njė opinioni tė sėmurė mbi ta. Shqipėria dhe shqiptarėt nuk njihen nė botė prej Armand Dukės dhe rrethit tė tij kleptokrat, por nga djemtė shqiptarė tė talentuar si Shaqiri, Xheka, Mehmedi, Berhami, Xhemaili dhe kushdo tjetėr qė ka mbėrritur suksesin nė vende tė lira, pa u ndjerė tė frustruar nga njerėz qė shesin Shqipėrinė natėn dhe e qajnė ditėn.
Faleminderit Xherdan Shaqiri, qė sonte kemi me se mburremi si shqiptarė, edhe pse njė prej ekipeve shqiptare humbi.

Krijoni Kontakt