Lehtesirat ndermjet mos-taksimit per nje periudhe te caktuar jane normale, por te falet toka eshte cmenduri.
Ligji i ekonomise se tregut eshte: kerkese/oferte dikton cmimin. Konkurenca nga ana tjeter garanton cilesine. Asnje biznesmen nuk investon ne hapjen e nje shkolle apo spitali privat nese nuk ka kerkese nga ana e popullaten lokale, dhe ne rast se nuk ka fitim. Berisha nuk po u fal toka njeriu, ai po thote: nese ti vjen me nje projekt per te ndertuar nje universitet apo spital privat ne vendin tim, (projekte qe kerkojne investime miliona eurosh) ne si shtet marrim persiper qe ti te jesh pronar i asaj toke, per aq kohe sa mbi te ti nderton spital apo shkolle private. Kjo nuk u aplikohet shkollave private aktuale qe kane marre me qira apo kane blere godina ekzistuese, vetem nese ti zgjedh te ndertosh nga fillimi ne truall te ri.
Ekonomia e tregut garanton qe numri i universiteteve nuk ka rendesi, pasi konkurenca do te beje qe me kohen vetem 10 nga 100 universitetet private te Shqiperise do te mbijetojne, pasi vetem keto 10 ofrojne cilesine me te larte ne mesimdhenie. 90 universitetet e tjera do te falimentojne.
Dhe qe te kuptoni edhe aspektin tjeter, shteti shqiptar mund ta konsideroje si "humbje" dhenien e prones falas pa pagese, por ne planin afatgjate, shteti do te vjeli 100x fish vleren e asaj toke, pasi shteti do te mbledhi taksen tek ai spitali apo shkolla private.
Albo
Nuk eshte ne dobi te popullit qe te presi falimentimin e universiteteve jo cilesore. Spitalet dhe shkollat duhen te jene cilesore qe kur hapen, ndryshe mos te hapeshin fare se nuk eshte ne dobi as te popullit, e as te shtetit shqiptar. Mos tu jepesh leje.
Shqiperia nuk ka nevoje per universitete te tjera, cfare ka nevoje eshte rritja e cilesise ne universitete, gjimnaze dhe 9 vjecaren.
Te futesh ne ndertesat shkollore, jo sikur je ne nje vend ku nxe, ku mesn dicka por sikur je ne nje kasolle.
Si përralla më dëgjohen këto teoritë për ofertën dhe kërkesën dhe konkurrencën!
Me këto parulla e nisi rrugën kapitalizmi po ja që gjatë rrugës u treguan se janë përralla, të vjetra dhe pa shije!
Jemi 5 veta e zëmë, kemi secili industrinë e vetë, sqarohemi mbrapa skene që produktin nga 5 lekë do e ngrijmë të gjithë 10 lekë, dhe kjo është konkurrenca! Kurse para skene hiqemi gjoja si konkurrues dhe rivalë!
Po deshi le të shkojë dikush ta thyej kartelin, dhe do ja gjejnë vendin.
Sa palaçollëqe ka kjo bota e kapitalizmit... krijesë nevojash të rrema, shpëlarje truri, kontroll i medieve etj etj!
Sa për temën kjo është skandaloze, tokat do i hane vetë cikli i tyre, merr pronën e popullit dhe jepja privatit të mbushet me lekë, kështu është kjo punë!
Une kam vizituar te pakten mbi 20 shkolla te ndryshme. Shkollat e vjetrat qe perbejne 99% te shkollave shqiptare, jane per te vene duart ne koke. Sidomos ketu ne Shijak, qe vetem i kan lyer dhe u kan shtuar edhe nga nje kat siper....kur mezi mbaheshin edhe pa shtesa
Suva qe bien nga tavani, soleta dhe kollona te plasaritura, shkallet qe ngjitesh per ne katet e siperme kan vene bark, cati qe pikojne uje. Nuk kane sistem ngrohje apo fresku, d.m.th ose ngrin te ftohti ose lahesh ne djers ( nuk e di se si mesohet ne te tilla temperatura)
Siguria ne shkolla eshte 0, sic edhe kemi pare dhe lexuar per sherret qe kan perfunduar ne vrasje.
Femijet rrijne ne klasa te mbipopulluara me nga 40-50 nxenes
Shperndahet droge, pihet duhan, shiten fleta detyrash dhe libra privatisht nga mesuesit.
p.s
Une nuk e di se a i dhimsen femijet prinderve qe i cojne ne ato shkolla qe mezi rrijne ne kembe
Heret ose vone do kete ndonje katastrofe....ketu do jemi dhe do shohim
Revolution 1848
I la arroret e agrumet saliu.
I ka rene me mire te shesi diploma jo prodhime bujqsore dhe oburra shkolla qe shesin diploma.
Albania Uber Alles
Ti po bie dakord me kryeministrin me lart dhe nuk e kupton. Investimet private ne shkolla e spitale, rrisin edhe cilesine e ambienteve te reja qe do te ndertohen mbi ate toke, rrisin edhe konkurrencen mes universiteteve ekzistuese private. Ti si student apo prind neser, do te preferosh te shkosh ne ate shkollen e re me godine te re, me staf te ri, investim i bere nga nje shkolle private ne bote, e jo ne nje nga ato 100 kioska-shkolla private qe ka Tirana e Shqiperia.Shqiperia nuk ka nevoje per universitete te tjera, cfare ka nevoje eshte rritja e cilesise ne universitete, gjimnaze dhe 9 vjecaren.
Te futesh ne ndertesat shkollore, jo sikur je ne nje vend ku nxe, ku mesn dicka por sikur je ne nje kasolle.
Po nuk pati konkurence nuk ka rritje cilesie, nuk ka ndryshim qe ti e te gjithe kerkojme. Shembulli me i mire: ne fillimet e demokracise Shqiperia u mbush me kioska e shites ambulante, sot nuk gjen me kioska si kerpudha ne mbare qytetet e vendit, gjen dyqane te mirembajtura ne katet e para te godinave e anes rruges. Por kjo nuk ndodh brenda dites, kjo kerkon kohe. Dhe mbi te gjitha nuk e beri shteti, e bene ata shqiptaret qe moren inisiativen private qe te investonin ne keto biznese.
Eshte ne interesin e qeverise dhe ne interesin tend si bleres e qytetar i atij vendi, qe ne vend te mos kete monopole e kartele. Kur qeveria nxjerr ligje te tilla qe stimulojne investimet private, ato rrisin konkurencen ne keto fusha. Konkurenca eshte ajo qe te garanton ty si qytetar dy gjera: cmimin e arsyeshem, cilesine e sherbimit. Shembulli me konkret, telekomunikacioni. Disa vite me pare kur Berisha erdhi ne pushtet shqiptaret paguanin per celularet e tyre tarifa me te larta se gjithe fqinjet dhe pjesa derrmuese e vendeve te tjera. Arsyeja? Gjithe biznesin e kishin dy firma qe monipolizonin tregun: Vodafon dhe AMC. Qeveria nderhyri duke krijuar nje kompani te tjere. Eagle Mobile, ne menyre qe te rritej konkurenca ne kete treg. Cfare ndodhi? Cmimet e celulareve dhe sherbimeve filluan te bien ndjeshem fale konkurences. Ti si qytetar nuk paguan me ato tarifa te larta, paguan njesoj sic paguajne gjithe perdoruesit e tjere ne vende te tjera. Perseri, kete ulje cmimesh e rritje sherbimi nuk e solli qeveria, e solli ekonomia e tregut, e solli rritja e konkurences.Jemi 5 veta e zëmë, kemi secili industrinë e vetë, sqarohemi mbrapa skene që produktin nga 5 lekë do e ngrijmë të gjithë 10 lekë, dhe kjo është konkurrenca! Kurse para skene hiqemi gjoja si konkurrues dhe rivalë!
Dy jane rruget: ose shteti do te investoje e reformoje sistemet aktual te arsimit dhe mjekesise publike, ose do te liberalizoje tregun privat ne keto fusha qe nuk ekziston fare ne Shqiperine komuniste. Nuk e di si mendoni ju, por une nuk kam besim ne sistemin publik te arsimit e mjekesise pasi eshte nje sistem komplet i korruptuar e cdo lloj investimi vetem sa do te shperdorohet e vidhet.
Jeni ju qe paguani per keto sisteme publike me taksat tuaja, nuk eshte shteti. Ose do paguani taksa me te larta shtetit qe shteti te mbaje keto sisteme publike ne kembe, sic bejne fqinjet tane ne Greqi e Itali, ose do te zgjidhni tregun privat, ku ju paguani vete nga xhepi juaj per keto sherbime.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 07-09-2012 më 09:49
Albo, pse mos te rritet cilesia e spitaleve shteterore, dhe ne kete menyre privati konkurron shtetin. Ne kushte e mjerueshme qe jane spitalet shteterore privati nuk sheh konkurrence dhe nga kjo perfiton dhe i ngre cmimet. Nuk eshte nevoja te ngresh te reja, rregullo ekzistueset. Sado te kene konkurrence spitalet private me njera-tjetren nuk jane per popullin e thjeshte qe njesoj nuk i perballon dot. Psh nese shkolla publike ku shkon femija im eshte cilesore, nuk kam pse harxhoj leke kot per te njejten cilesi.
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt