Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 58
  1. #31
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Tirana eshte mbushur me shkolla private por jo qytetet e tjera te Shqiperise. Spitalet e mirefillta private ne Shqiperi numeorhen me gishtat e njeres dore. Ato qe ti quan "spitale" nuk jane gje tjeter vecse klinika te specializuara vetem nje fushe te caktuar, por jo spitale te mirefillta.

    Sigurisht qe Shqiperise i duhet perfundimi i problemit te prones, por ky nuk eshte problem aq akut sa c'eshte vdekja e njerezve neper rrethe vetem e vetem se nuk ka spitale ku mund te marrin ndihmen e shpejte, duhet te shkojne ne spitalet e qendres se qarkut te tyre.



    Ideja nuk hidhet per shkollat e spitalet private, te cilat te gjitha jane ngritur ne ish-godina private. Dhe keta investitore jane investitore te vegjel te vendit, qe u mungon kapitali dhe eksperienca e duhur ne kete fushe, por nuk u mungon njohja e sistemit te korruptuar te vendit te cilin e perdorin per perfitimet e tyre. Ideja e kryeministrit hidhet per investitoret e huaj, qe kane eksperience ne kete fushe dhe kane kapitalin e duhur per te investuar ne Shqiperi. Keta kane nevoje per toke per te ndertuar biznesin e tyre ne vend. Dhe duke qene se ceshtja e prones nuk eshte zgjidhur ende, kjo pengese mban larg Shqiperise shume investitore te huaj.

    Nese une jam presidenti i nje universiteti te huaj ne Angli apo Amerike, dhe degjoj qe qeveria shqiptare me ofron mua toke per te nderuar nje filialin tim atje, une studioj situaten duke mesuar me shume per ate vend:

    a) vend ne zhvillim.
    b) vend me nje popullsi te re ne moshe.
    c) kerkese e jashtezakonshme per shkollim te larte.
    d) qeveria promovon shkollimin e larte ne vend, si ate publik edhe ate privat.
    e) studentet e huaj shqiptare qe marrin pjese ne keto shkolla ne Angli apo Amerike kane provuar te jene studente shume te mire.
    f) shqiptaret kane fituar te drejten e levizjes se lire ne BE dhe jane kandidat per tu anetaresuar ne BE.

    Te gjitha keto se bashku, jane motive te mjaftueshme per keto universitete private qe te studiojne Shqiperine si nje vend te mundshem per te investuar. Risku i investimeve te tilla eshte shume i ulet dhe fitimi eshte shume i larte. Dhe qellimi i qeverise me keto inisiative nuk eshte vetem afrimi i investitoreve te huaj, por edhe rritja e konkurrences midis ketyre shkollave dhe spitaleve private: konkurenca rrit cilesine e sherbimit dhe ul cmimet e ketyre sherbimeve.

    Dhe ky eshte nje problem shume i madh ne Shqiperi, sidomos kur vjen fjala tek mjekesia. Nese nuk jeton ne qendrat e qarqeve te vendit qe kane spitale, shanset qe ti te marresh ndihmen e duhur te shpejte per jeten ulen ndjeshem.

    Albo


    Kur ke qene per here te fundit ne Shqiperi ti o Albo ??? I ke pare spitalet private (amerikan, grek, etj.) sa kushton nje vizite apo nje mjekim disa ditore ??? Nuk jane te specializuar vetem ne nje fushe, por kane disa klinika brenda tyre. Sa perqind e popullsise mund t'i afrohet nje spitali privat po qe se nuk mbulohet nga ISSH ??? Kush investitor mund te ndertoje nje spital ne Kukes apo Tepelene ???


    Pse mendon se mungon eksperienca tek universitetet private kur ne disa prej tyre lektore jane te njejtet lektore te universitetit shteterore ??? Universiteti i ri privat ku do t'i marre lektoret dhe profesoret ???

    Shumica e qyteteve ne Shqiperi kane nje gjimnaz, disa kane dy, dhe vetem dy-tre qytete kane me shume se dy gjimnaze duke perjashtuar Tiranen. Sa mendon se mund te jete kerkesa per nje universitet privat ne Korçe apo ne Shkoder ???
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga skender76 Lexo Postimin
    PINKO,

    nuk esht ashtu si duket....eshte me keq akoma...



    Me afrimin e zgjedhjeve, vazhdojne dhe presionet e aleateve ne qeveri, qe do t'thote:

    Meta dhe te tjere do shkojn pas atij qe "ofron" me shume....

    Siç duket me shum po afron Berisha... dhe po ua jep paradhenie...



    Ja kshu esht.


    .
    haha .eh mor SKENERO. po ca po bon vaki kshu , po shani Salen ju pdistat!

  3. #33
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Po nrml nqs ka ndonje prone publike a ndonje lulishte qe mund te kete ngelur pa u prishur, ua jep njerezve dhe miqve te vete te hapin spitale e shkolla private.
    Kryeministri nuk flet per "prona", flet per toke ku investitoret e vendit apo te huaj mund te ngrejne spitale apo shkolla private. Nese ti je investitor privat dhe i interesuar per te investuar ne keto fusha, por i trembesh Shqiperise pasi nuk ka zgjidhur akoma ceshtjen e prones private, shteti merr persiper qe te behet garant i investimit tuaj duke i dhene zgjidhje pronesise mbi pronen: nese toka eshte ne pronesi te shtetit, shteti do te japi nje tapi; nese toka ku ti kerkon te ndertosh eshte ne pronesi te nje qytetari privat, shteti merr persiper te demshperbleje pronarin dhe te ta japi ty tapine mbi token qe te ndertosh spitalin apo shkollen ne ate toke.

    Kur ke qene per here te fundit ne Shqiperi ti o Albo ??? I ke pare spitalet private (amerikan, grek, etj.) sa kushton nje vizite apo nje mjekim disa ditore ??? Nuk jane te specializuar vetem ne nje fushe, por kane disa klinika brenda tyre. Sa perqind e popullsise mund t'i afrohet nje spitali privat po qe se nuk mbulohet nga ISSH ??? Kush investitor mund te ndertoje nje spital ne Kukes apo Tepelene ???
    Isha vitin e kaluar ne kete kohe. Cmimet e spitaleve private jane te larta pasi kerkesa per mjekesi nga qytetaret eshte e larte dhe spitalet private ne vend numerohen me gishtin e njeres dore. Spitalet publike tani ekzistojne vetem ne qendren e qarkut. Cilesia e sherbimit ne privat eshte shume here me e mire se sa spitalet publike ne Shqiperi.

    Cmimet e spitaleve private dhe mjekesise nuk do te ulen per aq kohe sa ne vend nuk hapen akoma me shume spitale private apo publike. Konkurrenca ul cmimet dhe rrit cilesine e sherbimit prandaj cdo nisme qe qeveria merr per te rritur investimet e vendit apo te huaj ne kete fushe, rrisin konkurencen.

    Pse mendon se mungon eksperienca tek universitetet private kur ne disa prej tyre lektore jane te njejtet lektore te universitetit shteterore ??? Universiteti i ri privat ku do t'i marre lektoret dhe profesoret ???
    Lektoret e profesoret do te shkojne te punojne ne ate shkolle private apo publike qe paguan me shume dhe ofron kushtet me te mira per mesimdhenie. Qe do te thote, pagat e atyre qe zgjedhin profesionin e mesimdhenies do te rriten, e do te lidhen me cilesine e mesimdhenies se tyre. Qe do te thote, shume nga ata shqiptare te kualifikuar per te dhene mesim ne keto shkolla publike apo private, si brenda e jashte vendit, do ta shohin me me interes kete fushe, pasi pagesa do te jete shume here me e mire se sa ajo qe eshte sot.

    Dhe te fituarit nuk jane vetem mesuesit e profesoret apo shkollat private, por edhe qytetari i atij vendi qe tani mundesi te zgjedhi se ku ta dergoje femijen e vete.

    Shumica e qyteteve ne Shqiperi kane nje gjimnaz, disa kane dy, dhe vetem dy-tre qytete kane me shume se dy gjimnaze duke perjashtuar Tiranen. Sa mendon se mund te jete kerkesa per nje universitet privat ne Korçe apo ne Shkoder ???
    Universitetet nuk jane vetem objekte ku mesohet, jane edhe inkubatore te punes kerkimore ne shume fusha qe jane me interes jo vetem per shkollimin e popullates por edhe zhvillimin ekonomik te qytetit e mbare vendit. Nje problem i theksuar ne Shqiperi eshte zhvillimi jo i njetrajtshem i ekonomise, qe ka bere qe brenda 1 dekada gjysma e popullsise se vendit te mblidhen ne rrethin e Tiranes e Durresit. E di pse? Sepse vetem Tirana ofron shkolla te larta per femijet e tyre. Vetem Tirana ka ekonomi lokale te zhvilluar ne ate pike qe te ofroje mundesi punesimi per keta nxenes te sapodiplomuar. Dhe kjo krijon edhe probleme te medha sociale, sic eshte mbipopullimi ne Tirane apo ndarjet e familjeve: femijet ne Tirane e pleqte ne qytetin e lindjes; apo shkretimin e qyteteve e zonave te tera te vendit nga popullsia.

    Shqiperia nuk eshte vetem Tirane e Durres.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-09-2012 më 15:46

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga BlueBaron Lexo Postimin
    Sale, ne rradhe te pare jepi token ose kompensoi pronaret e tokave, pastaj nis nga bamiresite !!!
    ehe prifu mir se do i maresh? i ka mar per vete me gjith oborrin e tij...jo me kot nxori
    ligjin me shtyrje der ne fund te gushtit me 1 perqind per legalizimet e pasurive.se me
    20 perqind i binte te pagunte shum lek baca loku me oborrin e tij..se shpejti do ta
    merni vesh qe sali loko shpella eshte kryebjleri i ri shqiptarve..me cifliqe buz detit fshatra turistik
    pyje e toka te ndryshme neper vend.ky lideri juaj me duar te pastra qe ka vjedhur e po vjedh cdo dit e me shum se sa hajduti bagdatit.

  5. #35
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Konkurenca ne thojza do rritet vetem midis privateve. Ska si te kete konkurence me shteteroret kur asnje nuk investon ne to. E konkurence midis buss. privateve nuk do te thote domosdoshmerisht zhvillim ne nje vend ku korrrupsioni eshte I nje niveli te larte. IDE pa bereqet kjo e Saliut. Tu fali toka dhe mos paguajne taksa 10 vjecarin e pare?! Pare e madhe luhet. Nuk I Intereson shume Saliut shkollat e spitalet private maje maleve apo aty ku ska ekonomi.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Konkurenca ne thojza do rritet vetem midis privateve. Ska si te kete konkurence me shteteroret kur asnje nuk investon ne to. E konkurence midis buss. privateve nuk do te thote domosdoshmerisht zhvillim ne nje vend ku korrrupsioni eshte I nje niveli te larte. IDE pa bereqet kjo e Saliut. Tu fali toka dhe mos paguajne taksa 10 vjecarin e pare?! Pare e madhe luhet. Nuk I Intereson shume Saliut shkollat e spitalet private maje maleve apo aty ku ska ekonomi.
    Greqia ka nje sistem mjekesor "falas", edhe pse qytetaret greke paguajne taksa shume te larta qe shkojne per te mbajtur ne kembe kete sistem mjekesor publik. Doktoret ne Greqi paguhen me rroge nga shteti, dhe marrin aq sa vendos nje burokrat ne shtet, e nuk ka shume te beje me aftesite e tyre apo punen qe bejne, por me "vjetersine ne profesion". Ne Greqi njerezit duhet te presin rradhen per te bere operacionet ne spitale publike dhe nese do te pershpejtosh procesin, duhet "te paguash nen dore mjekun". Kjo jo vetem qe ofron nje cilesi mizerie ne mjekesi por gjithe sistemi nga menyra se si eshte ndertuar eshte nje sistem i mbarsur me korrupsion: doktoret nuk jane te prirur per te bere nje pune te mire apo te shohin sa me shume paciente, pasi nuk punojne per veten, punojne per shtetin.

    Berisha shikon fqinjet e vete dhe problemet e shumta qe keto vende po kalojne fale kostos gjithmone ne rritje te ketyre programeve sociale, dhe zgjedh alternativen tjeter, nje alternative me te mire: krijo nje treg privat ne arsim, krijo nje treg privat ne mjekesi. Shteti perseri do te vazhdoje te mbaje sistemin e vete te amortizuar e korruptuar te mjekesise, por do te ndermarri nisma te tilla qe ne vend te hedhi rrenje edhe tregu privat, ne menyre qe qytetaret te kete mundesi te zgjedhin, ne menyre qe te kete konkurence, ne menyre qe liberalizimi i tregut ne keto fusha te sjelle ate transformim per mire qe shteti nuk e realizon dot kurre.

    Kur une isha 10 vjec zgjohesha te zija rradhe per qumesht e per buke ne mes te nates pasi buken e qumeshtin nga e ofronte shteti, dhe ishte e racionuar. Sot ne Shqiperine demokratike shteti nuk prodhon me as buke e as qumesht, por e prodhon privati. Dhe vjet u cudita kur kish edhe furra private, qe rrinin hapur 24 ore, e mund te blije jo nje lloj buke, por cfaredo lloji te doje, ne cdo ore te dites apo te nates.

    Korrupsioni eshte nje fenomen i sektorit publik e jo privat. Shteti shqiptar sot humbet rreth 0.8 leke per cdo 1.0 lek qe ai investon ne sistemin aktual publik te mjekesise. Vetem 0.2 leke shkojne per te rritur cilesine e sherbimit te mjekesise publike per qytetarin. Edhe sikur shteti e dhjetefishon shumen qe investon ne kete fushe, ajo qe do te dhjetefishohet nuk eshte cilesia e sherbimit por vjedhja e tij. Prandaj shteti eshte gati qe ate lek qe sot ua jep te korruptuarve ne sistemin e mjekesise publike ne vend, t'ua japi qytetareve te vete, ne menyre qe keta te vene e ta shpenzojne ne spitalet publike apo private te vendit, ku ata mendojne se mund te marrin sherbimin me te mire. Nese gjithe sistemi i mjekesise apo arsimit ne Shqiperi do te ishte privat, korrupsioni do te ishte zero! Pasi privati nuk lejon qe ti te vjedhesh apo abuzosh me biznesin e tij.

    Kjo eshte ekonomia e tregut, dhe forcat e tregut sjellin ndryshimin per mire qe te gjithe mirepresim.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-09-2012 më 16:07

  7. #37
    Berisha: Do të japim tokë falas për shkollat e spitalet private
    E ku do e gjeje token qe do te japi ky? Mos ja ka lene plaku me tapi keshtu? Te ktheje tokat qe akoma spo i marrin dot te zotet prej 20 vjetesh, e pastaj te beje premtime ne hava. Palo demagog qe paska qene...

  8. #38
    ***VIP***
    Anëtarësuar
    26-08-2008
    Postime
    800
    Toka do i merret pronarit legjitim dhe do i jepet universitetit Kristal qe te behen te gjithe shqiptaret me diploma. Kaq shume ka avancuar shqiperia sa edhe ata me te meta mendore (pa dashur ti fyej) do marrin diploma universiteti.
    Moderator, e di vet ti...

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    Edhe nje here do te fuse njerezit ne konflikte, vllavrasje e do te krijoje shere e perplasje ne vetgjyqsi, sic ka bere deri tani......do te shperndaje falas tokat qe duhej tju jepeshin te zoteve ketu e 22 vjet me pare, duhej te paraqitete per miratim ne parlament ligjin per kthimin dhe kompencimin e pronave te ligjshem e jo te na hapet bithesh duke falur tokat e te tjereve sikur tia kishte lene i jati......

    Nuk zhvillon shkollat teknike e profesionale aq shum te deshiruara...... nuk nxjerr ligje qe stimulojne mjeket e infermieret per te frekuentuar zonat e thella ku i ka lene pa investime e fonde qeverisjen lokale......dhe mbi te gjitha pagat dhe siguria e personelit te shkollave e spitaleve ne pune.
    Po afrojne zgjedhjet dhe o bura sa me shum parlaparla e grij butafori si gjeli i Files ne maje te mullarit.
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e user010
    Anëtarësuar
    21-05-2010
    Postime
    1,219
    Po këta njerëz që japin e japin sikur i kanë të tyret ça janë kështu???

    Pak nuk po grabitet populli? përse duhet të falim tokë tek bizneset e arsimit dhe të shëndetësisë?

    Me që ka tabelën shkollë apo spital do të thotë kjo se kanë ndryshim nga ç'do tjetër biznes? Aspak fare!

    Shiko mor Sala-mandra rregullo spitalet dhe shkollat e shtetit që në Korçë u mbush shkolla greke dhe u boshatis ajo Shqiptare dhe lëri të falurat se nuk i ke të babait tënd. Nuk po shkulesh nga ajo dreq karrige.. rrezik aty ke për të vdekur, shpirtin ke për ti marrë popullit deri sa të qërohesh.

    Organizata me kriminale është shteti dhe pastaj vjen kisha! Hajdutët dhe kriminelët e rrugës janë engjëll para atyre bark-mëdhenjve me kollare!

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •