Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 58
  1. #21
    test
    Anëtarësuar
    05-04-2012
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    50
    Te rinjet gjermane ju ikun studimeve keshtu lexova ne nje artikull ne dojqevele. Arsya shume e thjesht shume pune angazhime ne studime. Me shume preferojn Zanate qe te vijn me shpejt tek parat dhe ta shijojn jeten.

    Berisha do tu ze vendin gjermanve Lumet ne do vijn gjermanet te punojn per ne o le o le o le le le.

    Kur do filloj Shqiperia te prodhoj makina.
    Kur do filloj shqiperia te leshoj satelita ne orbite.
    Kur do filloj shqiperia te nxjerr gazin nga rrethina dhe liqeni i shkodres. Asnjeren nga keto nuk eshte ne gjendje deri me tani ti bej.

    Shqiperia e ka vendin e mire dhe te pershtatshem te jetoj si perendimor dhe ti kthehet kohes se xhaxhi enverit.

    Shqiperia duhet te hap shkolla dhe kurse trajnime per mikpritjen ndaj turizmit duhet ta zhvilloj blegtorine dhe te ket sa me shumr prodhime biologjike mjaft me keto kimike u ngop bota me to.

  2. #22
    Mendoj qe eshte nje ligj mjaft i mire dhe ka qellim kryesor te nxisi zhvillimin e shkollimit dhe sherbimit mjeksor pertej kryeqytetit dhe ndonje qendre tjeter te zhvilluar. Te gjithe e dime qe shumica e shkollave dhe spitaleve jane te perqendruara ne Tirane, ne te kundert toka publike ne Tirane eshte shume e limituar. Mbetet atehere investimi ne tokat publike ne zona dhe rrethe te tjera. Ne kete menyre shteti do te nxisi zhvillimin kudo ne vend.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Shqiperia eshte tejmbushur per hir te se vertetes me shkolla private e spitale private.
    Per mua ky eshte budalliku i rradhes i qeverise ose ndonje mik i tyre kerkon te investoje dhe keta nxjerin ligj qe investimi te jete pa shpenzime per token. (te cilen nuk e di se ku ja kane vene syrin).
    Shqiperia ka nevoje ne rradhe te pare te kryej deri ne fund procesin e privatizimit te tokes dhe hipotekimit te banesave pasi te jete kryer studimi urbanistik. Perndryshe arritjet e deritanishme kthehen ne bumerang dhe do i vuajme gjate.
    Tirana eshte mbushur me shkolla private por jo qytetet e tjera te Shqiperise. Spitalet e mirefillta private ne Shqiperi numeorhen me gishtat e njeres dore. Ato qe ti quan "spitale" nuk jane gje tjeter vecse klinika te specializuara vetem nje fushe te caktuar, por jo spitale te mirefillta.

    Sigurisht qe Shqiperise i duhet perfundimi i problemit te prones, por ky nuk eshte problem aq akut sa c'eshte vdekja e njerezve neper rrethe vetem e vetem se nuk ka spitale ku mund te marrin ndihmen e shpejte, duhet te shkojne ne spitalet e qendres se qarkut te tyre.

    Totalisht nonsense !!!

    Universitetet dhe shkollat private jane me bollek ne Tirane dhe Shqiperi.
    Gjithashtu edhe spitalet private jane me bollek. Biles çmimet e ketyre te fundit jane ne nivelet e klinikave perendimore dhe jane tabu per 70% ose me shume te popullsise. Eshte ne te mire te popullit, sponsorizimi nga ana e qeverise i njohjes se sigurimit te ISSH nga keto spitale private.

    E theksoj, nuk mund te kryhen bamiresi me token kur problemi i pronave eshte akoma i pazgjidhur !!!
    Ideja nuk hidhet per shkollat e spitalet private, te cilat te gjitha jane ngritur ne ish-godina private. Dhe keta investitore jane investitore te vegjel te vendit, qe u mungon kapitali dhe eksperienca e duhur ne kete fushe, por nuk u mungon njohja e sistemit te korruptuar te vendit te cilin e perdorin per perfitimet e tyre. Ideja e kryeministrit hidhet per investitoret e huaj, qe kane eksperience ne kete fushe dhe kane kapitalin e duhur per te investuar ne Shqiperi. Keta kane nevoje per toke per te ndertuar biznesin e tyre ne vend. Dhe duke qene se ceshtja e prones nuk eshte zgjidhur ende, kjo pengese mban larg Shqiperise shume investitore te huaj.

    Nese une jam presidenti i nje universiteti te huaj ne Angli apo Amerike, dhe degjoj qe qeveria shqiptare me ofron mua toke per te nderuar nje filialin tim atje, une studioj situaten duke mesuar me shume per ate vend:

    a) vend ne zhvillim.
    b) vend me nje popullsi te re ne moshe.
    c) kerkese e jashtezakonshme per shkollim te larte.
    d) qeveria promovon shkollimin e larte ne vend, si ate publik edhe ate privat.
    e) studentet e huaj shqiptare qe marrin pjese ne keto shkolla ne Angli apo Amerike kane provuar te jene studente shume te mire.
    f) shqiptaret kane fituar te drejten e levizjes se lire ne BE dhe jane kandidat per tu anetaresuar ne BE.

    Te gjitha keto se bashku, jane motive te mjaftueshme per keto universitete private qe te studiojne Shqiperine si nje vend te mundshem per te investuar. Risku i investimeve te tilla eshte shume i ulet dhe fitimi eshte shume i larte. Dhe qellimi i qeverise me keto inisiative nuk eshte vetem afrimi i investitoreve te huaj, por edhe rritja e konkurrences midis ketyre shkollave dhe spitaleve private: konkurenca rrit cilesine e sherbimit dhe ul cmimet e ketyre sherbimeve.

    Dhe ky eshte nje problem shume i madh ne Shqiperi, sidomos kur vjen fjala tek mjekesia. Nese nuk jeton ne qendrat e qarqeve te vendit qe kane spitale, shanset qe ti te marresh ndihmen e duhur te shpejte per jeten ulen ndjeshem.

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-09-2012 më 19:30

  4. #24
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Berisha, te investoj te shkollat publike. Atij I takon te permiresoj gjendjen aktuale njehere. Rregullohen njehere shteteroret pastaj kalohen te privatet ( ai qe e afford shkollen private ne nje menyre apo tjeter e gjen shkollen e duhur). I takon te investoj per njerezit, qytetaret - shkolla cilesore, ku mesohet dhe ka te gjitha kushtet qe duhen. Te investoj te teachers- te rinjte mesuesit, tu ngrej rrogat Sepse Kane ne dore te ardhmen e vendit- aty do dalin brezat e shkolluar dhe te pregatitur ! Kur te ngrej nivelin akademik- sportive - kulturor te shkollave shteterore, me ato private le t'ja leri ne dore prinderve per zgjedhjet qe do duan te bejne. Po thuaj mbrapsht Berisha. Nje gje se beri qe se beri sic duhet! Kudo neper bote ka shkolla private, por Jane ato publike qe rregullohen e investohet, shkojne paret e tax tona. Private eshte zgjedhje pastaj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga PINK : 04-09-2012 më 13:35
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  5. #25
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Po ku e ka toekn ky? Apo do u jape parcelen e Ram Berishes ne Vicidol?

    Per ca toke ben fjale?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  6. #26
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Po idera kot. Kush e di ku rref cekani. Nuk eshte IDE e pafajshme kjo. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  7. #27
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Po nrml nqs ka ndonje prone publike a ndonje lulishte qe mund te kete ngelur pa u prishur, ua jep njerezve dhe miqve te vete te hapin spitale e shkolla private..
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Shqiperia ne fakt ka nevoje per kurse 2 vjecare profesionale me cmime te arsyeshme. Vetem per te tilla ka mangesi Shqiperia. Ne Shqiperi te duhet patjeter nje diplome universitare se perndryshe nuk ke cfare te besh tjeter pervec kamarierit apo hapjes se nje biznesi privat. Po dyshoj qe behet fjale pikerisht per keto lloj shkollash. Ne Shqiperi shkojne ne shkolle private vetem ata qe kane leke, dhe normal kane pretendime, nuk do e cojne femijen per hidrahulik, frezator, elektricist, edhe kur femija e tyre nuk ka tru per me shume. Po meqe diploma blihet pse mos te pretendojne per me shume? Shkurt nuk kemi nevoje me per njerez me diploma ne xhep, por per profesionist qe ti sherbejne zhvillimit te vendit.
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    nuk kane ci duan as kurset dy vjecare shqiptaret o mia. Duhet zhvilluar turizmi bregdetar e malor e duhet shfrytezohen burimet natyrore me kriter. E vetmja zgjidhe kjo eshte.

    Ndersa Saliu yne ka zgjedhur nje tjeter alternative, te shtrije doren e lypesit ndaj organizatave parazite sic jane FMN E BB.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    nuk kane ci duan as kurset dy vjecare shqiptaret o mia. Duhet zhvilluar turizmi bregdetar e malor e duhet shfrytezohen burimet natyrore me kriter. E vetmja zgjidhe kjo eshte.

    Ndersa Saliu yne ka zgjedhur nje tjeter alternative, te shtrije doren e lypesit ndaj organizatave parazite sic jane FMN E BB.
    Shkolle turizmi atehere, apo ekziston ndonje?
    Feelings change - memories don't.

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •