Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 51
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    22-08-2011
    Vendndodhja
    Among virtual idiots
    Postime
    326
    Citim Postuar më parë nga shofer Lexo Postimin
    shqiperi o kopesht me lule
    lum si ti qe su perkule
    se harrova.

    s'ngeli kush pa ta ngul ne tule !

  2. #22
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Reeker: Kujdes reformat, javët e ardhshme kritike për Shqipërinë




    TIRANE- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker i përcolli sot nga Tirana një mesazh të shkurtër dhe të qartë krerëve të politikës.

    Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, pasi vlerësoi kontributet e Shqipërisë në ndihmën e çmuar në Afganistan dhe paqen në Rajon, Reeker kërkoi që vëmendja të përqëndrohet tek reforma, demokracia dhe respektimi i institucioneve të pavarura.

    “Uashingtoni do t’ju ndjekë nga afër. Shpresojmë të shohim përparim dhe reforma, respektim të institucioneve të pavarura.
    Javët e ardhshme janë kritike për Shqipërinë në të demonstruarit të reformave, pasi janë thelbësore reformat që duhet të ndërmerren dhe qëllimeve, që shkojnë përtej politikës dhe pasqyrojnë interesin më të mirë të popullit shqiptar”

    “Mënyra më dinjitoze dhe më e shkëlqyer që Shqipëria të shprehë mirënjohje për mbështetjen e madhe të SHBA është të përkushtohet ndaj vlerave që ne ndajmë si shoqëri të lira”- tha Berisha.

    Reeker gjithashtu në fjalën e shkurtër para mediave bëri me dije se mes tij dhe kryeministrit, biseda u përqëndrua tek marrëdhëniet dypalëshe, mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

    “Kryeministri dhe unë biseduan për marrëdhënien dypalëshe mes 2 vendeve,. Shqipëria është partner i besueshëm i SHBA-ve. Si gjithmonë, patëm kohë të diskutonim perspektivën europiane të Shqipërisë, zhvillimet në rajon dhe gjithmonë i vlerësoj pikëpamjet e kryeministrit për botën dhe rajonin”.

    Berisha
    Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohje për mbështetjen që SHBA i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë, duke theksuar se “mënyra më dinjitoze dhe më e shkëlqyer që Shqipëria të shprehë mirënjohje për mbështetjen e madhe është të përkushtohet ndaj vlerave që ne ndajmë si shoqëri të lira.”

    Kryeministri Berisha deklaroi se prioriteti më madhor i qeverisë shqiptare është anëtarësimi në Bashkimin Europian, duke nënvizuar vendosmërinë e mazhorancës për të bërë gjithçka që vendi të meritojë statusin kandidat.

    “Unë e njoha zotin Reeker me të gjitha reformat e ndërmarra, problematikën që ne përballemi dhe vendosmërinë e qeverisë për të bërë gjithçka, për të merituar statusin kandidat dhe për të zhvilluar zgjedhje të lira e të ndershme. E garantova se mbetem plotësisht i vendosur për të punuar për pavarësinë e institucioneve.”- u shpreh Berisha.

    Në fund të fjalës së tij, kryeministri bëri të ditur se përmes zotit Reeker i përcolli Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillary Clinton ftesën për të vizituar Shqipërinë.

    Në takimin e parë Reeker u prit nga ministri i Punëve të Jashtme Edmond Panariti.

    Gjithashtu zoti Reeker do të marrë pjesë sot edhe në konferencën me temë: "Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, (zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike)".

    Zoti Reeker do të bëjë vizitën e parë në Tiranë që prej një viti kur është emëruar në detyrën e tij në DASH, post ku zëvendësoi Thomas Cauntryman.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin



    TIRANE- Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Europës dhe Euroazisë, Philip Reeker i përcolli sot nga Tirana një mesazh të shkurtër dhe të qartë krerëve të politikës.

    Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Berisha, pasi vlerësoi kontributet e Shqipërisë në ndihmën e çmuar në Afganistan dhe paqen në Rajon, Reeker kërkoi që vëmendja të përqëndrohet tek reforma, demokracia dhe respektimi i institucioneve të pavarura.


    Reeker gjithashtu në fjalën e shkurtër para mediave bëri me dije se mes tij dhe kryeministrit, biseda u përqëndrua tek marrëdhëniet dypalëshe, mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

    “Kryeministri dhe unë biseduan për marrëdhënien dypalëshe mes 2 vendeve,. Shqipëria është partner i besueshëm i SHBA-ve. Si gjithmonë, patëm kohë të diskutonim perspektivën europiane të Shqipërisë, zhvillimet në rajon dhe gjithmonë i vlerësoj pikëpamjet e kryeministrit për botën dhe rajonin”.


    Gjithashtu zoti Reeker do të marrë pjesë sot edhe në konferencën me temë: "Roli i ardhshëm i NATO-s dhe BE-së në Europën Juglindore, (zgjerimi i BE dhe sfidat transatlantike)".

    Zoti Reeker do të bëjë vizitën e parë në Tiranë që prej një viti kur është emëruar në detyrën e tij në DASH, post ku zëvendësoi Thomas Cauntryman.

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)
    Me nje fjale , asnje fjale per shqiptaret ! Na intereson vetem "bindja e verber" e kryeministrit per interesat amerikane ne rajon dhe ne bote ????!!!!

    A thua zoti Reeker mendon se eshte ne Kilin e vitit 1973 ? Jam kurioz dhe do te kerkoj deklaratat e DASH ne Kilin e vitit 1973 e me pas ....! Do te shikoj nese kane ngjajshmeri me keto qe ben sot ne Shqiperi , zoti Reeker !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 06-09-2012 më 10:32

  4. #24
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Ingenuous Lexo Postimin



    TIRANE- ...
    Gjatë fjalës së tij, shefi i qeverisë shqiptare shprehu mirënjohje për mbështetjen që SHBA i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Shqipërisë, duke theksuar se “mënyra më dinjitoze dhe më e shkëlqyer që Shqipëria të shprehë mirënjohje për mbështetjen e madhe është të përkushtohet ndaj vlerave që ne ndajmë si shoqëri të lira.”

    (d.b/er.nu/BalkanWeb)[/I]
    Shefi i qeverise nuk flet per shtetin e qeverisjen, por flet per vlerat qe u ndakerkan si shoqeri te lira midis SHBA e Shqiperis.

    Nuk ka deklarim me te pa-vend, me koti dhe me te pa-sakte se ky i sipermi!

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e mo nuku ju ka pelqier shtabit per cka ka thenur rekeri mo?

    sa shpejt ju punojn celularet mor aman..

  6. #26
    Hierark i lartë Maska e Uriel
    Anëtarësuar
    07-02-2010
    Vendndodhja
    Torre della Fame
    Postime
    1,207
    Të jetë rastësi vizita e Reeker në vigjilje të privatizimit të Albpetrol, në një kohë kur në valle u përplasën kompani ruse dhe kineze?
    relata refero

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga Uriel Lexo Postimin
    Të jetë rastësi vizita e Reeker në vigjilje të privatizimit të Albpetrol, në një kohë kur në valle u përplasën kompani ruse dhe kineze?
    Une jam dakort , qe tani , pasi mesuam kinezcen , t'ia japim kinezit ! Edhe ne Kine , femijte e Krietarit te Partise , jane bere pasunike te medhenj njelloj si ketu ne Shqiperi !

    Pastaj edhe krieministrin e kemi me gjak aziatik (sipas pohimeve te vete atij ) keshtu qe ta leme te eci ne gjurmet e vellezerve te tij kinez !

    Une jam pro !

    Sa per Rika (Reeker) , mendoj , ne rast se kerkon ndonje privatizim , te shkoje dhe te takoje Fazllicin ! Vetem ai e ka prokuren nga Ceveria Shiptare !

    Prandaj kush e njef kete Rika-n , te shkoje e ta sqaroje ! Mos e lini keshtu burrin e botes .....!

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    posht imperializmi amerikan

    vet do e cajm bllokaden
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    posht imperializmi amerikan

    vet do e cajm bllokaden
    E cajme ore e cajme , por nuk kemi me tope !
    Kemi vetem nji zgaver te modhe qe te gjithe e shohin me percmim ! Vetem keta serbet dhe greket qe kane mbet pa gjo po e lakmojne !
    Ndryshuar për herë të fundit nga violativo : 06-09-2012 më 15:13

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    e vute re qe arvizuja nuku ishte ne tavoline qe te shoqeronte rikerin ....?! mos valle edhe ki ne gjurmet e vidhersit ?! hajt pra "akt nao" .....


    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 07-09-2012 më 05:57
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •