Close
Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 90
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Si mund te behen Shqip keto fjale ?

    Shapka ose Pandofla ose nallone

    Televizor, Radio, Magnetofon, Aereoplan, Helikopter, Bomb Atomike, Makine, Artopolant, Kitare, PC, Laptop, Hidrocentral, Teleskop, Rrobot, Celulare, Telefon, Tren, Automatike, Periferi, Krem, Raki etj

    ps Fjalen raki e perdorin dhe Romunet, kam degjuar se edhe Serbet
    me vjen keq por per disa që mendojnë se gjuha shqipe "eshte nena e gjuheve te europes" gabohen, se, se pari duhet hjekur keto barbarizma e pastaj do e shohim, besoni s koheve te fundit aspake nuk nuk me lavderon ky term....Qe se si shprehet babai i Enigmes per gjuhen shqipe, mirepo me vjene keq që lexuesi yni nuk e ka lexuar origjinalin..si une qe i kam lexuar VII librat e tj.. dhe me ka habitur definicioni i tij... tepër enigmatik më del tani se sa para 19 vitesh..ndoshta ose jam pjekur unê apo eshte mplakur kjo teoria pellazgjike.. ? Por, ta rikujtoji Kasandren, e cila i këshillonte trojanet që mos ta fusin kalin e drunjtë mbrenda mureve.. se do shembet Troja... por asksuh se degjonte, ketu ka diçka madheshtre ndoshta tek homeri, vetem nga ky perkushtimi per keshillat e Kasandres e ka detyruar Homerin qe te shkruaj tere ate mori vepre... si mesazh i dekoduar ndoshta; qe se çka ju gjene po nuke degjuat njeriun e urtê..Ketu e keni nje pjes nga Enigma e R.D.."....Definicioni për gjuhën shqipe sipas "Enigma"...R.D; "Mos të harrojmi se duke u bazuar në të dhënat tjera, ne nuk do kerkonim nga shqiptarët e sotëm, që ka nevojë të reformohet, i cili për shkaqe të situatës gjeografike dhe shkaqet e rrëthanave tjera, është vonuar për sa i përketë civilizimit të sotëm, ti permbledhin të gjithë termat e të gjitha format që i flisnin popujt vjetër pellazgë dhe duke iu falemenderuar kontaktit të tyre më popuj të ndryshëm sot shqiptarët e kanë zhvilluar dhe perfekcionuar gjuhën e tyre gjatë mivjeçarve të kaluar përmes huazimeve të duhura e të pasururuara."
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #62
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Syze Lexo Postimin
    Po sigurisht që kemi zanore, përndryshe nuk themi dot fjalët. Por ndryshimi mes fjalëve shqipe dhe turke është harmonia e zanoreve.

    Psh (b- bashkëtingëllore, z- zanore):

    jeshile --> j (b)- e(z)- sh(b mendoje si një tingull jo si dy shkronja) - i(z) - l(b) -e(z)
    Pra b-z-b-z-b-z harmoni zanoresh

    gjelbër --> gj (b mendoje si një tingull jo si dy shkronja) -e(z)- l(b) -b(b)- ë(z)- r (b)
    Pra b-z-b-b-z-b zanoret nuk kanë harmoni por janë vendosur në mënyrë të përshtatshme për të lejuar rrjedhshmërinë e fjalës.

    -------------------------------------------------------------------

    Sa për fjalën "gjiton" e shpjegova, vjen nga fjala "ngjitur".

    -------------------------------------------------------------------

    "faramci" është greqisht por përdoret nëpër Europe
    "ilaç" është turqisht
    "barna" është shqip, vjen nga fjala "bar". Sa për "barna" apo "barrna", shqipja i pranon të dyja, arrini në një marrveshje po deshët. Më shesh kam parë të përdoret "barna", por unë s'e kam problem, unë përshatem me rregullat gramatikorë sido që të jenë.
    Aha per ate harmoni e ke fjalen. Se ne disa gjuhe fino-ugrike, harmonia e zanoreve eshte dicka tjeter. Ne finlandisht e hungarisht, mbaresa qe eshte si parafjalet tona, vendosen ne fund te fjales e duhet e kene harmoni me zanoren e pare ose te fundit te fjales.
    Sidoqofte, po te marresh dhe zanoret qe kemi ne dialekte, na dalin shume here me teper zanore sesa kemi tani ne gjuhen standarde.

    Barna duhet te jete barna, pasi ne shqip shkronja R e RR jane dy shkronja te ndryshme qe shqiptohen ndryshe, dhe nese shkruan fjalen bar si barr, atehere do ta ngaterrosh me fjalen barr(e)-ngarkese, shtatzani. Ose duhet te jete barna, sic eshte dhe fjala e perdorur dhe ne gjuhen standarde e ne letersi, ose mund ta toskerizosh--barera.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Pse jane nderkombtare thashe ti gjejme menyren per ti ber shqiptare o Edvin
    Po plan si perkthehet Shqip ? Ajro+plan
    Po pra po si ta bejme shqip se ?
    Po bombe berthamore si perkthehet Shqip ? Duhet te ket kuptim apo jo ?

    Kerr nuk eshte Shqip

    Kompjuter o Edvin dhe jo makin llogaritese ( kalkolator ) ne gjuhe te huaj
    Po central si thuhet shqip ?
    më së miri do ishte shqip; =fusha e prodhimit energjetikë ujorë=; =fusha termike= fusha berthamore=
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Aha per ate harmoni e ke fjalen. Se ne disa gjuhe fino-ugrike, harmonia e zanoreve eshte dicka tjeter. Ne finlandisht e hungarisht, mbaresa qe eshte si parafjalet tona, vendosen ne fund te fjales e duhet e kene harmoni me zanoren e pare ose te fundit te fjales.
    Sidoqofte, po te marresh dhe zanoret qe kemi ne dialekte, na dalin shume here me teper zanore sesa kemi tani ne gjuhen standarde.

    Barna duhet te jete barna, pasi ne shqip shkronja R e RR jane dy shkronja te ndryshme qe shqiptohen ndryshe, dhe nese shkruan fjalen bar si barr, atehere do ta ngaterrosh me fjalen barr(e)-ngarkese, shtatzani. Ose duhet te jete barna, sic eshte dhe fjala e perdorur dhe ne gjuhen standarde e ne letersi, ose mund ta toskerizosh--barera.
    "Barna" qoftë atëherë.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Syze Lexo Postimin
    "Barna" qoftë atëherë.
    ;;JO JO nuk pajtohem, t'i shtojmi pra edhe njê "r"...lexohet=rr= se nuk shkon me një....po ne fund ta lêmi ashtu..mua nuk e duhen"barrnat"...as barnat...se barnat i hjne bagetiaj kurse barrnat i pijne njerzija...
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    ;;JO JO nuk pajtohem, t'i shtojmi pra edhe njê "r"...lexohet=rr= se nuk shkon me një....po ne fund ta lêmi ashtu..mua nuk e duhen"barrnat"...as barnat...se barnat i hjne bagetiaj kurse barrnat i pijne njerzija...
    "Barna" apo "barrna" është më mirë se "barëra (të këqija)". Bini dakort si të doni, unë ua thashë shqipja i pranon të dyja.

  7. #67
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    ;;JO JO nuk pajtohem, t'i shtojmi pra edhe njê "r"...lexohet=rr= se nuk shkon me një....po ne fund ta lêmi ashtu..mua nuk e duhen"barrnat"...as barnat...se barnat i hjne bagetiaj kurse barrnat i pijne njerzija...
    R e RR janë shkronja të ndryshme Kreksi. Nuk bëhen këto punë me shtime shkronjash. Shqiptarët thonë barna për ilaçet, dhe barishte për ato që thua ti i jepen bagëtive. Të thashë, ke dhe versionin toskërisht barëra, por në gjuhën standarde ka hyrë versioni gegërisht barna. Prandaj dhe fjala barnatore. Nuk thuhet barëratore. Sa për bagëtinë të thashë, bagëtia ha barishte, kashtë, sanë. Ke fjalën sanë që përmbledh të gjitha barishtet.
    Kurse fjala barr(ë) është fjalë tjetër që tregon rëndesë, shtatzani, peshë, diçka që bahet.

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Syze
    Anëtarësuar
    06-08-2012
    Postime
    108
    Fjala shqipe për "dyqan" është "treg", edhe pse ne përdorim "treg" për "grupe dyqanesh të mbledhura në një vend" (mendojeni pak si ishin "dyqanet" në kohën e lashtë, ta kuptoni pse përdoret "treg") . "Tregtar" është "shitës" (që vjen nga fjala turke "satıcı"). Fjala ilire për "tregtar" është "tergitio".

  9. #69
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221
    Citim Postuar më parë nga Syze Lexo Postimin
    Fjala shqipe për "dyqan" është "treg", edhe pse ne përdorim "treg" për "grupe dyqanesh të mbledhura në një vend" (mendojeni pak si ishin "dyqanet" në kohën e lashtë, ta kuptoni pse përdoret "treg") . "Tregtar" është "shitës" (që vjen nga fjala turke "satıcı"). Fjala ilire për "tregtar" është "tergitio".
    Fjala me e pershtatshme shqip per "dyqan", eshte fjala "shitore"(nga ku ka shume gjasa te kete rrjedhur edhe anglishtja "s(hi)tore")!!
    Fjala "treg" eshte sinonim i italishtes "mercato" apo persianes "baazar"!!
    Jarigas

  10. #70

    Ja se c'shkruan Robert Shvarci!

    Nuk dua të ndalem fort gjatë as me zëvendësimin përmbytës të fjalëve të shqipes me fjalë të huaja, sepse për këtë problem ka vite që bien daullet, por askush nuk do t’i dëgjojë. Këto fjalë janë p.sh të tipit:
    ----------------------------------
    MOMENTI (në vend të: ÇAST);
    EVENIMENT (në vend të:NGJARJE);
    GJENERATE (në vend të: BREZ);
    AGRAVIM (në vend të: RENDIM);
    APERTURE (në vend të: HAPJE, HYRJE), etj.

    Kam frikë se, në vazhdofsha t’i rendis këta xhevahire, do të mbushej një fjalor i tërë me titull: “Fjalor i gjuhës moderne shqipe, I pasuruar me rreth 20.000 fjalë të gjuhëve anglisht, frëngjisht, italisht, rusisht etj.”. Jam i bindur se gjuha jonë shqipe nuk ka as më të voglën nevojë për kësilloj “pasurimesh”. Ajo e ka vërtetuar shumë e shumë herë se është në po atë lartësi të gjuhëve të huaja të ashtuquajtura “të mëdha”.

    Dëgjojmë, për shembull, spikerët e TV-ve dhe të radiove si edhe gazetarët e medias së shkruar të thonë apo të shkruajnë pa të keq:
    DEKLARATA E ARAFAT (dhe jo: DEKLARATA E ARAFATIT); TAKIMI i BUSH ME PUTIN (dhe jo: TAKIMI i BUSHIT ME PUTININ); NJE GRUSHT I RENDE PER BIN LADEN (dhe jo: NJE GRUSHT i RENDE PER BIN LADENIN); PAUELL DO TE
    TAKOHET ME ARAFAT (dhe jo: PAUELLI DO TE TAKOHET ME ARAFATIN); SIPAS BLER (dhe jo: SIPAS BLERIT); PRIVATIZIMI i TELEKOM (dhe jo: PRIVATIZIMI i TELEKOMIT); FATURAT E KESH (dhe jo: FATURAT E KESH-it).


    KAM NJE TAKIM ME SKENDER (dhe jo: KAM NJE TAKIM ME SKENDERIN); ose: ALI U FEJUA ME LILIANA (dhe jo: ALIU U FEJUA ME LILIANEN)!

    Nuk kam si të mos ndalem edhe te përkthimet e filmave të huaj, subtitrat e të cilëve kullojnë nga idiotizma të pashembullta: ata janë të mbushur me konstrukte krejt të huaja për shqipen; dialogjet përkthehen mekanikisht fjalë për fjalë, duke mos e dhënë forcën që duhet të ketë një dialog dhe, thuajse githmonë, ndër ta gjen gafa të tilla, si: TI E DI SE ÇFARE NDIEJ PER TY. A MUND T’JU FTOJ SONTE PER DARKE? Pra, i njëjti personazh kalon në të njëjtën frazë nga njejësi në shumës. Po emrat e personazheve? Ata jepen herë në origjinalin e tyre (natyrisht me plot gabime) dhe herë me parimin fonetik të shqipes.

Faqja 7 prej 9 FillimFillim ... 56789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •