Close
Faqja 196 prej 230 FillimFillim ... 96146186194195196197198206 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,951 deri 1,960 prej 2300
  1. #1951
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Çfarë të shtyu të shkruash këtë vjershë? – e pyetën Pashko Vasën kur ky e lexoi për herë të parë poezin: Shqypni, e mjera Shqypni!

    "Dy gjëra më bënë që t’i derdh këto mendime në letër.
    E para, që shqiptarët për ta lexuar të përpiqen të mësojnë gjuhën shqipe dhe e dyta, pasi ta kenë lexuar, të kuptojnë më mirë se këtij vendi i duhet dalë zot deri në pikën e fundit të gjakut.
    Dhe të tillë ka shumë!"
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  2. #1952
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga trestenik Lexo Postimin
    Flower gabim e ke,se kosova e don shqiprin
    ....nuk ështê evertee kjo, po flisni me hamendje, dhe gaboheni....nuk e paskeni vizituar pjesen veriore te Shqipêrisê asnjêhere....
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #1953
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga trestenik Lexo Postimin
    nese kuq e zit ne shqipri e marrin pushtetin ne duar edhe ne kosov vetvendosja at her do bashkohen kosova dhe shqiprija bashk
    ...edhe une mbaj shpresa në këta se këta qê janê sot kan pretendime se kush do ulet ne karrike i pari... kurse gjenrta re mendoj se janê mê te zgjuar por problemi se ne qe jemi plakur s'po na pritet dri atehere.. dojna bashkim menjehere !
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  4. #1954
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Qëndrimi i Tiranës ndaj Kosovës dhe çelësi i zgjidhjes

    Qëndrimi i Tiranës ndaj Kosovës dhe çelësi i zgjidhjes


    Shkruar nga: Adri Nurellari
    Botuar më: 3 vite më parë


    Kësaj të hëne u zhvillua në Manastir të Maqedonisë një konferencë rajonale dyditore për integrimin në NATO të vendeve nga Europa Juglindore, ku Kosova u privua nga pjesëmarrja. Mirëpo Shqipëria mori pjesë sikur të mos ishte asgjë mungesa e Kosovës, ndërkohë që normalisht duhet ta kishim kushtëzuar pjesëmarrjen tonë me ftesën e Kosovës në këtë aktivitet. Për të disatën herë po vihet re që çështja e Kosovës është e papërfillshme për politikën e jashtme të Shqipërisë kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me vendet e rajonit. Ajo bëhet e rëndësishme vetëm për propagandë zgjedhjesh, vetëm atëherë kur aktorët kryesorë politikë të Tiranës e kanë punën pisk e duan që për interesa të ngushta të portretizohen si faktorë rajonalë në sytë e perëndimorëve ose atëherë kur duhen ballafaquar akuzat për abuzime marramendëse lidhur me ndërtimin e rrugës së kombit.

    Fatkeqësisht, flirtimi me Beogradin dhe shpërdorimi, instrumentalizimi apo shpërfillja e çështjes së Kosovës nga shteti shqiptar është shndërruar në një traditë po aq të gjatë sa edhe vetë historia e shtetit. Filloi me marrëveshjen që ish-kryeministri serb, Nikolla Pashiq, bëri në shtator të vitit 1914 me Esad Pashë Toptanin për të ripërsëritur një marrëveshje të ngjashme me Ahmet Zogun në gusht të vitit 1924. Kjo situatë arriti kulmin e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur partizanët tanë, të udhëzuar nga jugosllavët, bashkëpunuan në masakrën e Tivarit ku u vranë mbi 4000 partizanë kosovarë (një shumë kjo e ngjashme me atë që mendohet se është numri real i partizanëve të Shqipërisë të vrarë gjatë gjithë luftës), si dhe morën pjesë në operacionet e shtypjes së Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe të çarmatosjes së popullsisë shqiptare të Kosovës.

    Pas vitit 1949, jo për meritë të komunistëve, por për vetë faktin që Shqipëria po kalonte fazën finale të shtetformimit, shteti shqiptar ka përdorur një politikë më realiste e deri-diku më dinjitoze në marrëdhëniet me fqinjët. Kjo gjë vazhdoi deri në fillim të viteve nëntëdhjetë, kur shteti shqiptar shkeli embargon ndërkombëtare, duke i siguruar karburant makinerisë ushtarake të Milosheviçit. Në vitin 1996 lidershipi i kohës në Tiranë u përpoq ta ndizte situatën në Kosovë nëpërmjet izolimit të krahut të moderuar të Rugovës dhe nxitjes së Demaçit radikal, duke u përpjekur që të largohej vëmendja nga zgjedhjet e përdhosura dhe që Tirana të merrte atributin e lojtarit kyç në Ballkan. Po qe se Tirana zyrtare do të kishte dashur me të vërtetë të merrte qëndrim të prerë e radikal patriotik për t’i dhënë fund padrejtësisë kombëtare që iu ishte bërë shqiptarëve, atëherë shansi më i volitshëm kishte qenë fillimi i vitit 1995. Pikërisht në 1995, kroatët nisën kundërmësymjen e suksesshme, boshnjakët konsoliduan rezistencën, mbështetja për serbët në nivel ndërkombëtar ishte fashitur, madje edhe u bombarduan nga NATO në fund të verës, ndërkohë që Shqipëria e kishte ende qeverinë legjitime dhe ushtrinë të pashkatërruar. Pra nëse Shqipëria do të kishte vepruar si një shtet normal me përqasje realiste në marrëdhëniet ndërkombëtare, strategjikisht, viti ‘95 do të ishte më i volitshmi për ta futur Shqipërinë në lojë dhe jo një vit pas paqes së Dejtonit.

    Pas shembjes së shtetit në vitin ‘97, krerët socialistë të shtetit shqiptar garonin me njëri-tjetrin për ta treguar veten në sytë e perëndimorëve si kozmopolitanë që skishin hiç të bënin me “murtajën” e Ballkanit, nacionalizmin. Kjo gjë ishte veçanërisht e dobishme për ta, për të blerë mbështetje e legjitimitet të huaj në kushtet kur zgjedhjet vendase linin shumë për të dëshiruar. Prej gojës së tyre dolën shprehje të tipit “Milosheviçi, njeriu që di të bëjë luftën, di të bëjë edhe paqen”, “kryeqyteti i Kosovës është Beogradi” ose “problemi kryesor i Kosovës nuk është Serbia po varfëria dhe prapambetja”. Një vit e gjysmë më pas, të njëjtit njerëz kur ua kërkuan ndërkombëtarët ndryshuan 180 gradë retorikën lidhur me çështjen e Kosovës. Kuptohet qartë që pavarësisht prej retorikës publike “një komb, një qëndrim” gjatë luftës në Kosovë, veprimet e Tiranës zyrtare nuk ishin të udhëhequra nga interesi kombëtar, por qenë të drejtuara nga një bindje e plotë ndaj hapave të udhëzuara prej politikës së SHBA-ve dhe NATO-s. Për mos të folur pastaj për opozitën e kohës që për të fituar vëmendje dhe autoritet nga ndërkombëtarët doli kundër firmosjes së Marrëveshjes së Rambujesë, gjë që do kishte qenë një vetëvrasje e mirëfilltë diplomatike për çështjen kombëtare.

    Gjatë gjithë viteve që pasuan çlirimin e Kosovës u dallua qartë tërheqja e politikës shqiptare ndaj Kosovës dhe inferioriteti i manifestuar përkundrejt Serbisë. Një rast tipik i pashfrytëzuar nga politika shqiptare qe ai minave të vendosura në territorin tonë pranë kufirit Shqipëri-Kosovë, gjatë vitit 1999. Qeveria shqiptare në vitin 2001, me qejf të madh nxitoi që të rivendoste marrëdhëniet diplomatike me Serbinë, pa u kujdesur për çminimin e territorit në verilindje dhe dëmshpërblimin ndaj viktimave dhe të dëmtuarve të zonës. Bëhej fjalë për një zonë të minuar përgjatë 120 kilometrave në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë dhe 20 kilometra në thellësi të territorit shqiptar. Si pasojë e kësaj shkeljeje flagrante të integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë, kanë vdekur të paktën 34 persona dhe janë plagosur 238 të tjerë, për të mos folur pastaj për masakrat në Kosovë dhe vazhdimin e sabotimit të shtetit të ri aty, e megjithatë shteti shqiptar i rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Serbinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

    Një situatë e ngjashme inferioriteti u vu re kur nisën negociatat për statusin final të Kosovës, kur Shqipëria ende pa i hedhur mirë kartat e bisedimeve, deklarohet për pavarësi të kushtëzuar. Normalisht kur bëhet negociata, bëhet një pretendim maksimal fillestar. Prandaj Tirana do ishte më mirë që të heshte sesa të ulte pritshmërinë dhe të dobësonte pozicioni negociues të Kosovës. Në një situatë ideale kuptohet që Shqipëria do të kishte këmbëngulur të përfshihej në negociata e jo të rrinte në “tribunën e tifozëve”. Edhe kur u bë fjalë për planin 6 pikësh të Ban Ki Munit në vitin 2008, Tirana zyrtare fillimisht nuk e kundërshtoi planin, madje e quajti të arsyeshëm dhe se disa pika të saj mund të ishin gëlltitur. Plani u kundërshtua nga shteti shqiptar vetëm kur Milo Gjukanoviç erdhi në vizitë në Tiranë dhe e ndërgjegjësoi Tiranën për domethënien e planit kur foli ashpër kundër këtij plani. Gjukanoviç ishte i frikësuar se precedenti që do të shkaktonte ky plan me ndarjen e Kosovës, do të trazonte raportet e brishta e të ndërlikuara etnike të Malit të Zi, duke inkurajuar minoritetin serb, i cili zë 30% të popullsisë.

    Edhe ajo grahma e shpresës që lindi vjet kur Kryeministri shqiptar foli hapur për bashkim kombëtar, u shua shpejt pasi u pa qartë që kjo deklaratë ishte instrumentalizimi i radhës i ndikimit që kanë aktorët kryesorë politikë në Kosovë. U kuptua që kërcënimi për një ringjallje të idesë së bashkimit kombëtar ishte një mjet presioni ndaj Bashkimit Europian për të njohur sa më shpejt ligjshmërinë e zgjedhjeve të dyshimta të 28 qershorit.

    Sot, Kosova gjendet në një ngërç të jashtëzakonshëm dhe situata e mungesës së ftesës për mbledhjen rajonale të NATO-s në Manastir, sipas të gjitha gjasave, ka për tu përsëritur dendur. Kosova e pranoi pakon e Ahtisaarit në kuadër të negociatave fillimisht si një çmim të rëndë që duhej paguar në këmbim të një ujdie me Serbinë, për shkëputjen dhe krijimin e një shteti të ri. Pra po të thjeshtëzohet situata me një analogji bazike, pranoi të paguante një çmim X, për të blerë ta zëmë një “lopë”. Mirëpo duke u nisur nga dobësia e pozitës negociuese të përfaqësuesve kosovarë dhe si pasojë e kokëfortësisë serbe, pazari u ndryshua dhe për këtë çmim X Kosovës iu dha një “dele”, ose më saktë thjesht iu premtua njohje nga komuniteti ndërkombëtar e jo më zgjidhje njëherë e mirë e punëve me Serbinë sikurse ishte hamendësuar në fillim. Mirëpo sot situata është përkeqësuar për Kosovën, sepse produkti i blerë me çmimin X nuk po del as si “dele” por si “pulë”. Pra edhe ajo njohje ndërkombëtare që iu ofrua Kosovës në këmbim të mosnjohjes nga Serbia, në fakt ka dalë se është e paplotë dhe me hile ndaj Kosovës. Kjo pasi pranimi dhe zbatimi i pakos së Ahtisaarit kishte si rrjedhojë ardhjen e misionit EULEX në Kosovë, i cili nuk po funksionon siç duhet, pikërisht si pasojë e mosnjohjes së plotë nga Bashkimi Europian. Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qiproja vazhdojnë të mos ta njohin Kosovën dhe kjo shkakton mungesë koherence në politikën e BE-së lidhur me Kosovën në përgjithësi dhe veprimtarinë e EULEX-it në veçanti.

    Në një rast ideal, lidershipi politik i Kosovës do të duhej të hiqte dorë nga zbatimi i pakos së Ahtisaarit, përderisa kontrata është prishur dhe ndërkombëtarët që shërbyen si garantë nuk kanë siguruar pjesën e tyre të kontratës, domethënë nuk siguruan njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet e BE-së për ta mundësuar edhe funksionalitetin e duhur të EULEX-it. Kuptohet që në një rast ideal, elita politike kosovare do të ishte mjaftueshëm efikase në qeverisje dhe në procesin e shtetformimit sa ti vinte shtetet e huaja para një fakti të kryer, duke e lënë qartë të kuptohet që nuk ka kthim prapa, e jo duke e katandisur Kosovën në situatën e tanishme ku janë shtuar zërat nëpër botë, që Kosova është një shtet i dështuar. Përpos kësaj, elita politike aktuale kosovare, si pasojë e veprimtarive para, gjatë dhe sidomos pas luftës, është lehtësisht e shantazhueshme dhe eksponentët kryesorë të saj që do të duhej të kërkonin me ngulm përmbushjen e pjesës së ndërkombëtarëve të pazarit, i kanë duart të lidhura. Kuptohet që falë ndihmës së pakursyer amerikane dhe të vendeve të tjera perëndimore, situata e Kosovës ka për tu përmirësuar, por kjo gjë deri tani është vënë re se ka ecur në mënyrë shumë graduale dhe me njohje ndërkombëtare shumë të ngadalshme, ndërkohë që nuk po ka as një rreze shprese për njohje nga pesëshja e vendeve anëtare të BE-së që do të zhbllokonte dhe përmirësonte rolin e BE-së në Kosovë.
    Në të tilla kushte, Republikës së Shqipërisë jo vetëm që i takon, por kësaj radhe edhe mundet mirëfilli të luajë rol vendimtar. Çelësi i zgjidhjes është i thjeshtë, ndryshimi i status quosë torturuese për Kosovën bëhet vetëm nëse Shqipëria kërkon dhe angazhohet për bashkimin me Kosovën.

    Fatkeqësisht vizita e fundit e ministrit Meta në Beograd tregoi qartë që shteti amë ka vendosur të rrijë duarkryq lidhur me Kosovën, përderisa u deklarua se marrëdhëniet Tiranë-Beograd shkojnë vaj dhe nuk varen nga çështja e Kosovës. Sikur Kosova të ishte një mosmarrëveshje për një çështje e largët dhe dytësore, si për shembull mospërputhje lidhur me qëndrimin ndaj traktatit të Kiotos apo ndaj eliminimit të dënimit me vdekje. Për Beogradin është mirë që gjërat të vazhdojnë si tani, turbull në Kosovë, mirëpo e vetmja gjë që do t’i detyronte ata të riuleshin në tavolinë dhe ta njihnin Kosovën si shtet i pavarur do të ishte vendosja e tyre përballë një eventualiteti më të hidhur për ta, asaj të krijimit të një fqinji shqiptar të bashkuar në Jug. Tirana do të qe mirë që edhe të merrte hapa konkrete në terren, për të treguar që nuk është edhe aq joreal ky projekt, duke ndërtuar infrastrukturën përkatëse lidhëse dhe duke harmonizuar shumë ligje, procedura e standarde me ato të Kosovës.

    Mundësia e bashkimit midis Shqipërisë dhe Kosovës do të detyronte e bënte presion edhe te pesë vendet anëtare të BE-së, të cilat do të preferonin që përballë një precedenti aneksimi, të pranonin secesionin e Kosovës. Shqipëria sot është në pozicion mjaftueshëm të mirë për ta kërkuar këtë gjë, tanimë jemi në NATO dhe pas heqjes së vizave ka për t’u zbehur edhe nguti për tu futur në BE, duke qenë se shumica e shoqërisë e percepton anëtarësimin si udhëtim i lirë. Edhe po qe se për këtë ringjallje të pretendimeve territoriale nacionale tona na ndëshkojnë me vonimin e integrimit në BE (anëtarësim që gjithsesi po duket i largët) ia vlen ta kapërdijmë këtë pilulë të athët për hir të zgjidhjes njëherë e mirë të çështjes së Kosovës. Është minimalja që mund të bëjmë për Kosovën. Kaq sakrificë Tirana ia ka borxh prej kohe Kosovës .

  5. #1955
    i/e regjistruar Maska e mitjuk
    Anëtarësuar
    19-05-2005
    Vendndodhja
    Monaco
    Postime
    900
    Pun pun nat e dite
    Sa bukur eshte kur ne shpirt ke gjithmone ngrohtesi. FaLeMiNdErIt.

  6. #1956
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    e di otht puna se une kam dryshu mndejen qi kosova dhe qipnija duhet me qen nje po kut te behen shqiptar ilirrjan

  7. #1957
    test
    Anëtarësuar
    05-04-2012
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    50
    Per qfar arsye ?

  8. #1958
    i/e regjistruar Maska e Orteku
    Anëtarësuar
    17-08-2006
    Postime
    79
    Citim Postuar më parë nga All Inclusive Lexo Postimin
    Per qfar arsye ?
    Për çfare arësye jo ??

  9. #1959
    test
    Anëtarësuar
    05-04-2012
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    50
    Citim Postuar më parë nga Orteku Lexo Postimin
    Për çfare arësye jo ??
    Nese me tregoni arsyen pse duhet te bashkohemi. Une do ju tregoj arsyen pse nuk duhet te bashkohemi.

  10. #1960
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga All Inclusive Lexo Postimin
    Nese me tregoni arsyen pse duhet te bashkohemi. Une do ju tregoj arsyen pse nuk duhet te bashkohemi.
    Lexo 98 faqet përpara dhe aty e sheh arsyen. Nuk kemi kohë të ta shkruajmë përsëri këtu.

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •