
Postuar mė parė nga
Albo
Basha bėn bilancin e punės: Pėr njė vit ndamė 24 mijė tapi
Jonida Tashi
Kryebashkiaku i Tiranės, Lulzim Basha ka bėrė bilancin e punės sė tij pėr njė vit nė qeverisjen e kryeqytetit. Nė krye tė arritjeve tė tij kryesore gjatė vitit tė parė tė mandatit, Basha ka vlerėsuar zhvillimin ekonomik dhe punėsimin. Krahas reduktimit tė taksave pėr biznesin e vogėl, sipas tij, nė harkun kohor tė njė viti nė Tiranė janė punėsuar 6 091 persona. Nga data 1 gusht 2011 deri mė sot janė regjistruar 1202 biznese mė shumė sesa e njėjta periudhė e njė viti mė parė ose 30% mė shumė sesa e njėjta periudhė e vitit tė kaluar. Nga kėto janė shtuar 991 biznese tė mesme, janė ēregjistruar 58 tė tilla, janė shtuar 4524 biznese tė vogla dhe ēregjistruar 586 tė tilla, janė regjistruar 209 biznese VIP, sipas kategorizimit tė Tatim-Taksave dhe ēregjistruar 26 tė tilla. Nė total, nė Tiranė, gjatė kėtij viti janė shtuar 5 724 biznese dhe ēregjistruar 670 tė tilla, nė krahasim me njė vit pararendės, ku u regjistruan 5 270 biznese dhe u ēregjistruan 1416 tė tilla. Sipas tė dhėnave tė Drejtorisė sė Tatim-Taksave, gjatė kėtij viti nė Tiranė sektori privat punėsoi 6 091 persona , tė cilėt cilėsohen tė punėsuar pėr shkak tė pagesės sė sigurimeve shoqėrore (duke llogaritur edhe informalitetin, shifra pritet mė e lartė). Shifrat totale tė punėsimit nė Tiranė janė: 31 912 persona tė punėsuar dhe 25 821 tė ēregjistruar, deklaroi kreu i Bashkisė gjatė analizės. Nė kėtė kuadėr, ai bėri tė ditur se Bashkia e Tiranės ka pėrfituar njė fond prej 700 mijė eurosh nga BE-ja pėr tė mbėshtetur biznesin e vogėl, ēka do tė nxisė edhe mė tej shtimin e vendeve tė reja tė punės. Po kėshtu, Basha tha se Bashkia po punon qė brenda njė kohe jo tė gjatė tė vėrė nė funksionim njė fond special pėr garantimin e kredive pėr biznesin e vogėl.
Hipotekimi
Kryebashkiaku Basha ka folur edhe pėr procesin e hipotekimit tė apartamenteve, njė nga kryepremtimet e tij nė fushatėn elektorale. Pėr kėtė proces, Basha tha se Bashkia e Tiranės ka pėrfunduar detyrimet e saj dhe ka pėrcjellė pėr nė Zyrėn e Regjistrimit tė Pasurive 5 781 apartamente, me pėrfitues direkt rreth 24 mijė qytetarė. Pėr mė tepėr kreu i Bashkisė sqaroi se nė proces janė dhe 97 objekte, nga tė cilat 32 ose 1820 janė drejt pėrfundimit dhe 65 me shkelje teknike, tė cilat do tė trajtohen sipas memorandumit tė nėnshkruar me qeverinė, pėrkatėsisht me Ministrinė e Transportit dhe atė tė Drejtėsisė. Ka subjekte tė cilat nuk janė paraqitur pėr tė marrė lejen e pėrdorimit, pėr tė bėrė hipotekimin apo legalizimin, edhe kur kanė shkelur lejet e ndėrtimit. Deri tani janė identifikuar 95 subjekte tė tilla dhe janė futur nė listėn e zezė tė Bashkisė, qė nėnkupton refuzimin e ēdo shėrbimi nga Bashkia deri nė plotėsimin e detyrimit ndaj qytetarėve. Ndonėse procesi ka pasur vėshtirėsitė e veta, ne kemi ecur pėrpara, u kemi dhėnė mbi 24 mijė qytetarėve tapitė apo lejet e pėrdorimit dhe nuk do tė pushojmė derisa ēdo qytetar tė ketė nė dorė tapinė e banesės, pavarėsisht nėse ka qenė apo jo pre ose viktimė e veprimeve tė paligjshme tė ndėrtuesve dhe zhvilluesve, u shpreh kreu i Bashkisė sė Tiranės.
Projektet
Nė bilancin e punės sė tij, Basha ka pėrmendur edhe hartimin e projekteve tė mėdha infrastrukturore siē ėshtė Plani i ri Urbanistik, projekti teknik i tė cilit do tė jetė gati nė muajin nėntor. Po kėshtu, kreu i Bashkisė tha se nė bashkėpunim me BERZH-in po avancon realizimi i projektit pėr terminalin multimodal tė pasagjerėve, ndėrsa po punohet pėr modelin e financimit tė tramit, interesi pėr tė cilin nga kompani prestigjioze nga e mbarė bota ėshtė mjaft i madh. Gjatė kėtij viti ėshtė hartuar projekti pėr Unazėn e Madhe, segmenti nga Shkolla Teknologjike deri tek qendra Kristal, i cili do tė tenderohet kėto ditė; projekti pėr zgjerimin e rrugės sė Elbasanit, i cili po zbatohet nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Rrugėve. Ėshtė drejt pėrfundimit projekti pėr sistemimin e shtratit tė Lanės deri nė urėn e Shkozės, ndėrtimi i sė cilės do tė bėhet nga qeveria shqiptare. Ka nisur puna pėr parkimin e parė nėntokėsor nė Tiranė, nė sheshin Italia, u shpreh mė tej Basha. Rikonstruksioni i 180 rrugėve tė amortizuara, ngritja e qendrės pėr menaxhimin e trafikut, marrja nė administrim e Ujėsjellėsit tė Tiranės, ngritja e Agjencisė sė Mbrojtjes sė Konsumatorit, hapja e sheshit Skėnderbej, vetėm 4 muaj pas marrjes sė detyrės, shtimi i hapėsirave tė gjelbra, nisja e aplikimit pėr Kartėn Bashkiake tė Studentit, nga e cila do tė pėrfitojnė shumė shpejt edhe studentėt e universiteteve private; kėto janė disa nga ēėshtjet qė kreu i Bashkisė i ka vlerėsuar si arritje nė punėn e tij 1-vjeēare. Gjithēka qė kemi arritur nė kėtė vit tė parė, e kemi arritur sepse qytetarėve u ėshtė rikthyer besimi tek ky qytet, besimi tek vetja e tyre, besimi tek e ardhmja. Kjo, pasi ne provuam se ēfarė mund tė arrijmė nėse lėmė mėnjanė trumbetat e konfliktit politik dhe punojmė sė bashku pėr tė arritur atė qė dėshiron ēdo qytetar, pavarėsisht bindjeve politike, moshės, origjinės apo statusit social, tha Basha. Sipas tij, gjatė njė viti 66 594 qytetarė/subjekte i janė drejtuar Bashkisė sė Tiranės pėr tė marrė informacione, kryer aplikime etj; ndėrsa 814 qytetarė janė takuar vetėm me kryetarin e Bashkisė dhe tė gjitha kėrkesat e tyre janė trajtuar nga drejtoritė pėrkatėse.
Punėsimi
31 912 persona janė tė punėsuar nė Tiranė
25 821 ėshtė shifra totale e tė ēregjistruarve
6091 persona janė punėsuar nė sektorin privat
1500 tė diplomuar do tė punėsohen vitin e ardhshėm
400 persona do tė punėsohen deri nė fund tė verės
Bizneset
5724 biznese janė shtuar pėr njė vit
670 janė ēregjistruar nė kėtė periudhė
1202 biznese mė shumė janė regjistruar
991 biznese tė mesme janė shtuar
58 biznese tė mesme janė ēregjistruar
4524 biznese tė vogla janė shtuar
586 biznese tė vogla janė ēregjistruar
209 biznese VIP janė regjistruar
26 biznese VIP janė ēregjistruar
Hipotekimi
5781 apartamente janė dėrguar nė ZRP
24 mijė qytetarė pėrfitojnė nga hipotekimi
97 objekte tė tjera janė nė proces
32 ose 1820 janė drejt pėrfundimit
65 objekte janė shkelje teknike tė lejes
95 subjekte janė nė listėn e zezė
Ankesat e qytetarėve gjatė 1 viti
66 594 qytetarė/subjekte i janė drejtuar Bashkisė pėr tė marrė informacione, kryer aplikime etj.
22 682 qytetarė/subjekte kanė bėrė aplikime me shkrim nga muaji gusht 2011-korrik 2012
22 198 qytetarė/subjekte kanė marrė pėrgjigje pėr aplikimet me shkrim (gusht 2011-korrik 2012)
814 qytetarė janė takuar vetėm me kryetarin e Bashkisė, 46 takime janė kryer me qytetarėt ēdo tė premte
Premtimet e mbajtura pėr njė vit
Ulja e mbi 60 taksave dhe tarifave vendore
Hapja e sportelit pėr lejet dhe licencat
Rritja e numrit tė tė punėsuarve
Heqja e taksave pėr ndėrmarrjet qė punėsojnė mbi 50 punonjės
Dhėnia e lejeve pėr hipotekimin e apartamenteve
Pėrfundimi i Planit tė ri Urbanistik
Hartimi i projektit pėr Tramin
Projekti pėr Unazėn e Madhe
Qendra pėr menaxhimin e trafikut
Zgjerimi i rrugės sė Elbasanit
Rehabilitimi i Parkut tė Liqenit
Parkimi nėntokėsor nė sheshin Italia
Hapja e sheshit Skėnderbej
Rikonstruksioni i 180 rrugėve
Mbjellja e 3850 pemė nė kryeqytet
Agjencia e Mbrojtjes sė Konsumatorit
Marrja nė administrim e Ujėsjellėsit
Karta Bashkiake e Studentit
Shtimi dhe rehabilitimi i qendrave sociale
Ndarja e kredive tė strehimit pėr 409 familje
Nisja e punės pėr ndėrtimin e xhamisė sė re
Nisma pėr ndėrtimin e varrezave murale
Kontrollet e Agjencisė sė Konsumatorit
Akt-konstatime dhe kontrolle tė kryera gjatė kėsaj kohe kanė qenė 5 976, nga tė cilat:
Akt-konstatime nga grupet e kontrollit tė territorit 4420
Mė specifikisht:
Dėmtime tė hapėsirave publike, veēanėrisht nė infrastrukturė 144
Ndotje tė territorit dhe hapėsirave publike 113
Zėnie dhe bllokime tė hapėsirave publike 2978
Vendosje objektesh tė paligjshme 1185
Kontrolle nga 4 grupet e kontrollit nė 10 linjat e transportit urban 1556
Masa administrative tė marra nė total 1648
nė vlerėn 12 408.5 mijė lekė, nga tė cilat:
Ndėrhyrje tė paligjshme nė territorin urban 1079
MAPO
Krijoni Kontakt