Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    "ENIGMA" Maska e c0d3r
    Anëtarësuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Memedhe
    Postime
    88

    Post Nishani dekreton lirimin nga detyra të 7 gjeneralëve

    Pas lirimit nga detyra të kreut të SHISH, Bahri Shaqiri më 9 gusht, presidenti Bujar Nishani vijoi një sërë lirimesh të tjera nga detyra, por këtë herë nga radhët e Ushtrisë. Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Presidenti dekretoi sot lirimin nga detyra të 7 gjeneralëve në radhët e Forcave të Armtosura.

    Zyra e presidencës bën me dije se presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani dekretoi sot lirimim nga detyra të 7 gjeneralëve, ndërkohë që ka dekretuar edhe emërimin e 3 gjeneralëve.

    Në mbështetje të neneve përkatëse të Kushtetutës “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Komandimit e të Drejtimit Strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Presidenti dekretoi lirimin nga detyra të Gjeneral Brigade Agim Lala, Gjeneral Major Viktor Daut Berdo, Gjeneral Major Zyber Fasli Dushku, Gjeneral Brigade Bardhyl Veli Hoxha, Gjeneral Brigade Syrja Selim Gjoka, Gjeneral Brigade Qemal Demçe Shkurti, dhe Gjeneral Brigade Jeronim Rasim Bazo.

    Po sot, Presidenti Bujar Nishani dekretoi sot kodin e ri zgjedhor të miratuar pak kohë më parë, me konsesus mes mazhorancës dhe opozitës.

    GJENERALËT E EMËRUAR
    Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, emërohet Komandant i Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

    Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike.

    Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, emërohet Komandant i Forcës Detare.

    GJENERALËT E LIRUAR NGA DETYRA
    Gjeneral Brigade Agim LALA, lirohet nga detyra e Komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes dhe del në lirim.

    Gjeneral Major Viktor Daut BERDO, lirohet nga detyra e Komandantit të Forcës Tokësore dhe emërohet Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

    Gjeneral Major Zyber Fasli DUSHKU, lirohet nga detyra e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe emërohet Komandant i Forcës Tokësore.

    Gjeneral Brigade Bardhyl Veli HOXHA, lirohet nga detyra e Komandantit të Brigadës Logjistike.

    Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura.

    Gjeneral Brigade Qemal Demçe SHKURTI, lirohet nga detyra e Shefit të Kabinetit të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

    Gjeneral Brigade Jeronim Rasim BAZO, lirohet nga detyra e Drejtorit të Drejtorisë së Planifikimit të Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.
    (BalkanWeb)
    Best File compression around "DEL *.*" = 100% compression

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese gjeneraleve tan ne detyrat e tyre..

    ama repartet ushtarake po shiten.. e nuk dihet fare kujt po i shiten..

    keshtu qe gjith kta oficera i bie te bejne jet ushtarake vetem ne korridoret e ministrise..

  3. #3
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga c0d3r Lexo Postimin
    ...
    Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, emërohet Komandant i Brigadës Logjistike.

    ...

    Gjeneral Brigade Syrja Selim GJOKA, lirohet nga detyra e Komandantit të Batalionit të Policisë Ushtarake të Forcave të Armatosura.

    ...
    (BalkanWeb)
    ai bataloni i policise paska qene me fat - paska patur komandant nje gjenerajl!! Nga ana tjeter, komandanti i policise mer detyren e kumandantit te Brigades se Logjistikes.

    Shenim: grada e komandantit te batalionit nuk eshte me shume se nen-korronel.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mo u benj merak o dujruc..

    ti nuku u shqetsove fare..(ne fakt u gezove) kur bandat pa grada fare.. ju sulen kryezyres se shtetit ton.. ne 21 janar..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Hierarkia ne ushtrine tone ka nje problem te hapur kariere. Sepse oficeret e karieres marin gradime per cdo arritje te tyre ne profesion, por vete puna si tek komandanti i bataljonit te policise qe mberin graden gjeneral dhe kjo grade nuk pershtatet me vendin e punes, keshtu qe kariera kthehet ne bumerang dhe ai megjithese mund te jete njeri i mire e djale i zoti eshte i detyruar te dale ne pension sepse nuk ka vend pune per graden e tij. Ky eshte nje problem shum i madh dhe mendoj se duhet bere shume kujdes ne rritjen e gradave qe nga njera ane i gezojne ushtaraket e nga ana tjeter i trembin.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  6. #6
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Hierarkia ne ushtrine tone ka nje problem te hapur kariere. Sepse oficeret e karieres marin gradime per cdo arritje te tyre ne profesion, por vete puna si tek komandanti i bataljonit te policise qe mberin graden gjeneral dhe kjo grade nuk pershtatet me vendin e punes, keshtu qe kariera kthehet ne bumerang dhe ai megjithese mund te jete njeri i mire e djale i zoti eshte i detyruar te dale ne pension sepse nuk ka vend pune per graden e tij. Ky eshte nje problem shum i madh dhe mendoj se duhet bere shume kujdes ne rritjen e gradave qe nga njera ane i gezojne ushtaraket e nga ana tjeter i trembin.
    mire ke folur o njizet katerdhet e tresh, problemi eshte ekzistent, dhe nuk duhet te behet mase frenuese, instrument ne duar te politikes se dites.

    Jepini edhe atij brahri(do)biçit nji grade, se nuk la forum pa ndotur - mbase grada e qeteson dhe e sjell nder vete ... eshte duke mbledhur donacione i ngrati, per te blere nje apartmant ne vendin e laleve (ne vend te gjirit te Lalzit)

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    mire ke folur o njizet katerdhet e tresh, problemi eshte ekzistent, dhe nuk duhet te behet mase frenuese, instrument ne duar te politikes se dites.

    Jepini edhe atij brahri(do)biçit nji grade, se nuk la forum pa ndotur - mbase grada e qeteson dhe e sjell nder vete ... eshte duke mbledhur donacione i ngrati, per te blere nje apartmant ne vendin e laleve (ne vend te gjirit te Lalzit)
    hahahaaaaaa. si duket ka bo men me i zaptu si TRITAN SHEHU?lalucet ne 97.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    falangistet e ed rucit nuku rrin duar bosh..

    i dergon partia gjthandej tu ven zjarrin maleve e pyjeve..

    pisaaa.. paski qene..

    ---------

    'Shqipëria në flakë', rrezikohen banesat në Mirditë dhe tek Gjiri i Lalzit




    TIRANE- Flakët pushtojnë territorin e vendit, nga jugu në veri vatra të shumta zjarri. Një tjetër zjarr ka rënë gjatë orëve të mbrëmjes në fshatin Shën Pjetër, tek Gjiri i Lalzit në Durrës.

    Flakët kanë përfshirë zonën kodrinore të fshatit, ndërsa bëhet fjalë për disa vatra masive zjarri.

    Rrezikshmëria e zjarrit është tepër e madhe pasi sic raportojnë banorët, flakët janë vetëm 150 metra larg banesave, ndërsa favorizohen edhe nga era. Zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje e kanë të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.

    Nënprefekti i Mirditës Gjon Pjetri ka deklaruar se situata në fshatin Kthellë e Epërme është e vështirë, pasi 3 banesa rrezikohen të digjen. Sipas tij tashmë ka ndërhyrë zjarrfikësja dhe banorë të fshatit, por zjarri favorizohet nga era e fortë.
    “Duhet ndërhyrje nga ajri, por është e pamundur natën”, thotë ai.

    Ndërsa kreu i zjarrfikësve Dilaver Laçi sqaron se tashmë, “Janë evakuuar fëmijët dhe të moshuarit e banesave të rrezikuara”.

    Zjarri ne Mirdite
    Një vatër zjarri është regjistruar në komunën Kthellë e Epërme në Mirditë, ku situata duket tepër problamatike, pasi flakët i janë afruar banesave.
    Sipas drejtorit të policisë së mbrojtjes nga zjarret për Qarkun Lezhë, Zef Frani, zjarrfikësit janë nisur që në orën 13:30, drejt kësaj komune të thellë dhe kanë mbërritur në orën 21:00, ndërkohë që atje flakët bëhen kërcënuese për banesat.

    Ai sqaron se deri më tani ka marrë flakë “ një sipërfaqe me pisha”. Bëhet me dije se zjarri është vetëm 200 metra larg banesave.

    Zjarri në Peqin
    Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur sot rreth orës 16:00 në fshatin Kosën të Peqinit. Raportohet se deri më tani zjarri ka djegur rreth 5 hektar shkurre, ndërsa rrezikohet edhe kurora e gjelbër me ullishte.

    Në vendngjarje, forcat zjarrfikësve kanë ndërhyrë për të shuar flakët, ndërsa deklarojnë se e kanë nën kontroll. Në ndihmë ju kanë ardhur edhe banorët e zonës, të cilët me mjete rrethanore kanë tentuar të shuajnë flakët. Sipas zjarrfikësve, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.

    Zjarri në Radhimë
    Po sot rreth mesdites një tjetër zjarr i qëllimshëm dyshohet të jetë vënë në ullishtet e Radhimës, zonë kjo afër plazhit, duke përhapur panik tek pushuesit. Edhe atje kanë ndërhyrë zjarrfikësit për të vënë nën kontroll situatën.

    Zjarri në Ndroq
    Një tjetër zjarr është regjistruar sot në Ndroq. Disa vatra zjarri kanë përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme në një kodër rreth fshatit Ndroq, në afërsi të Tiranës, ndërsa skuadrat e zjarrfikësve po mundohen për shuarjen e tyre. Sipas informacioneve paraprake, zjarrfikësit po mundohen të ulin përparimin e flakëve, por po hasin vështirësi në terren. Pavarësisht nga sipërfaqja e zënë nga flakët, nuk ka dëme në njerëz apo dhe materiale.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  9. #9
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Vetem kaq?
    Perse u liruan nuk thuhet gje fare.
    Kush beri rekomandimet te
    presidenti per lirimin dhe perse?
    Ministrit te mbrojtjes duhet ti behet
    nje interviste per gjeneralet nga gazetaret.
    Duhet te intervistohen edhe gjeneralet qe me
    siguri dine me shume perse ndodhin keto levizje
    dhe kush jane autoret qe kane cuar ne vendimin e presidentit.
    Arsyet perse ndodhen keto levizje ne mase.
    Nuk ka transparence fare,vetem nje lajmerim dhe kaq
    dhe gjerat mbahen si sekret te mbuluara te mjegulluara.
    Populli duhet te dije me shume.
    Lexojme ,po kot qe lexojme...spo mesojme asgje nga keto gazetorucet,polpotistat....
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 18-08-2012 më 16:35
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga benseven11 Lexo Postimin
    Vetem kaq?
    Perse u liruan nuk thuhet gje fare.
    Kush beri rekomandimet te
    presidenti per lirimin dhe perse?
    Ministrit te mbrojtjes duhet ti behet
    nje interviste per gjeneralet nga gazetaret.
    Duhet te intervistohen edhe gjeneralet qe me
    siguri dine me shume perse ndodhin keto levizje
    dhe kush jane autoret qe kane cuar ne vendimin e presidentit.
    Arsyet perse ndodhen keto levizje ne mase.
    Nuk ka transparence fare,vetem nje lajmerim dhe kaq
    dhe gjerat mbahen si sekret te mbuluara te mjegulluara.
    Populli duhet te dije me shume.
    Lexojme ,po kot qe lexojme...spo mesojme asgje nga keto gazetorucet,polpotistat....
    Nese e ke lexuar me kujdes, kerkesa per lirimin eshte bere prej Ministrit te Mbrojtjes. Sic dihet ne ushtri nuk funksionon Demokracia por Hierarkia. Dhe lirimet apo ngritjeet ne detyre jane shoqeruar me motivacionet perkatese. Vet fakti qe ska asnje reagim negativ ndaj ketyre levizjeve , tregon se jane te motivuara dhe konform ligjit .
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •