
Postuar mė parė nga
Albo
Problemi eshte si ti nuk arrin te kuptosh sic duhet edhe ato citate qe sjell vete. Ne citatin me lart, cfare kujton se kish parasysh Shen Pjetri kur iu drejtuar Krishtit me fjalet: "biri i Perendise se gjalle"? Simon Pjetri po deshmonte me plot goje ate qe Kisha na meson, se Krishti nuk ishte vetem njeri i lindur ne menyre te mistershme sic besojne muslimanet, e as vetem hyjni sic besojne protestantet si puna tende, Krishti ishte te dyja, Perendi-Njeri. Ishte dhe eshte Biri i Vetemlindur i Atit qe lindi prej Atit para gjithe koherave, ashtu sic eshte edhe Jisu Krishti, Perendia qe lindi e mori mish nga nje Virgjereshe.
Kisha na meson qe eshte herezi te besosh vetem njeren apo tjetren, dhe ti me lart humbet kontekstin e atyre fjaleve te Shen Pjetrit: per te gjithe apostujt e Tij ishte e dukshme qe Jisu Krishti ishte nje njeri, ajo qe nuk ishte e dukshme per te gjithe, ishte natyra hyjnore e Tij, fakti qe ishte Biri i Vetemlindur i Perendise, Fjala e Tij, dhe Mesiah i shumepritur i popullit te Izraelit, per te cilin flisnin profetet e Dhiates se Vjeter.
Dhe prape nuk kuptove thelbin e pergjigjes qe te dhashe me lart ne lidhje me apostujt: Krishti gjeja e pare qe beri ishte thirrja e apostujve qe ta ndiqnin nga pas, ne menyre qe ti mesonte se si te ngrinin Kishen e Tij. Produkti final i punes se apostujve nuk ishte vetem predikimi ne popull i atyre qe Krishti u mesoi dhe sherrimi i semundjeve me forcen e Shpirtit te Shenjte, por ishte ngritja e Trupit te Krishtit. Prandaj edhe letrat e Shen Pavlit nuk iu drejtohen njerezve te vecante, por iu drejtohen Kishes lokale qe ai themeloi ne ato vende.
Ti nuk arrin te kuptosh, pasi aq te ka ndricuar Perendia, por ta quash Nenen e Zotit, Theotokosin, Mbartesen e Zotit, Mbretereshen e Kupes se Qiellit, Virgjereshen e Kulluar, Nenen e Shenjte te gjithe shenjtoreve te Kishes, "grua qe permbushi profecite e thena nga profetet", eshte mekat e herezi. Dhe jo vetem kaq, por eshte edhe nje nga idiotesite me te medha te protestanteve, qe as nuk e kane idene se kush eshte Shen Maria, e jo me ti japin asaj nderimin qe i takon.
Kujton se Krishti qe shpetoi hajdutin ne kryq do te linte pa shpetuar e lavderuar Nenen e Tij te Tereshenjte, gruan me te lumeruar ne historine e njerezimit?!
Orthodhokset i luten Nenes se Tereshenjte per ndermjetesim me Krishtin, pasi ishte kerkesa e Nenes se Tij, ne dasmen e Kaanes qe ktheu ujin ne vere, dhe kjo ishte mrekullia e pare qe Krishti beri.
Ne fakt, ti nuk ke se si ta dish kete gje, pasi ne Bibel nuk shkruhet asgjekundi qe Krishti eshte Perendi-Njeri, dhe ti beson vetem ate qe lexon ne Bibel, apo jo? Ceshtja ne fjale u sqarua nga eterit e Kishes ne Keshillin e I dhe II Ekumenik te Kishes, prej se ciles doli edhe Simboli i Besimit, ku Kisha si e tere deshmon ate qe "besojne te gjithe dhe kudo". Simbolin e Besimit Orthodhoks, qe e rrefejne edhe sot e kesaj dite te gjithe orthodhokset gjate Liturgjise Hyjnore ne Kishe.
Dallimi mes forumit orthodhoks dhe atij protestant eshte se ne forumin orthodhoks ne shkruajme per ate qe Kisha dhe Tradita e saj e Shenjte na meson, kurse ne ate protestant mesojme ate qe cdo sekt protestant beson, apo cdo besimtar protestant mendon. Ato qe une te shkruaj me lart nuk dalin si interpretime te trurit tim, ato jane ato qe Kisha me ka mesuar mua. Ndryshe nga ty qe cdo citat te Bibles e ke mesuar e interpretuar me llogjiken tende personale.
Ta thashe ate me lart qe te kuptosh qe per shume protestante, rolin e Kishes e ka zene libri, Bibla. Bibla jashte Kishes eshte nje liber si cdo librat e tjere. Bibla ne Kishe, mbi altarin e Kishes, dhe kur e degjon te lexohet nga goja e Peshkopit apo Priftit, eshte Shkrim i Shenjte. Prandaj te thashe me lart qe Kisha eshte qendrore ne jeten e nje te krishteri, dhe kur une shkruaj per Kishe, nuk shkruaj per nje Kishe krijese te imagjinates sime, por per Kishen e vetme te Krishtit e apostujve te Tij, Kishen Orthodhokse.
- Kush vendosi se cilat libra qe qarkullonin ishin te frymezuara nga Perendia apo herezi? Kisha me Keshillat e vete Ekumenike. Shkruan Bibla per kete gje? Jo. Detyrimisht ti nuk e di pasi nuk eshte shkruajtur ne Bibel apo jo?
- Kush vendosi se cilat libra qe perbejne sot Dhiaten e Vjeter dhe Dhiaten e Re duhet te perdoreshin ne liturgjine e Kishes si Shkrim i Shenjte? Perseri Kisha. Ti dhe shume si ty nuk njihni as historine e librit qe lexoni pasi ne Bibel nuk shkruhet se si eshte shkruar libri dhe kush i ka shkruajtur ato vargje, apo jo?
- A e di perse ne Bibel nuk gjejme nje Ungjill nga Pavli por vetem letra te tij? A e di historine e jetes se Pavlit dhe si ai u transformua nga persekutori i hershem i te krishtereve ne nje apostull i Krishtit? Sigurisht qe nuk e di, pasi nuk shkruhet per kete gje ne Bibel, apo jo?
Ndryshe nga apostujt e tjere qe e pane, e degjuan, e deshmuan gjithe mrekullite e Krishtit sa ai ishte mbi toke, Pavli u kthye ne apostull i Krishtit pas shfaqjes se Krishtit ne rrugen per Damask, ku qe nisur te persekutonte te krishteret. Ai besoi ne Krisht vetem pasi e pa Ate me syte e tij. Ti them keto gjera, qe te kuptosh se ti je si puna e asaj femijes, qe mundohet ti tregoje babait arrat. Femija nuk ia tregon dot babait arrat, por babai i tregon femijes arrat, ashtu si babai i tij ia tregoi atij, e keshtu me rradhe. Babai ne kete mes ne menyre simbolike eshte Kisha, dhe arra eshte Shkrimi i Shenjte.
Diten e te Pesedhjetave, (Pentekosti), Kisha Orthodhokse e njeh dhe feston si Ditelindjen e Kishes. Tani ti besoj se hutohesh kur degjon se clidhje ka edhe Shpirti i Shenjte me Kishen. Kisha eshte streha e Shpirtit te Shenjte dhe prej andej te krishteret orthodhokse marrin dhuratat e shenjta te Shpirtit te Shenjte ne shpirtrat e tyre. Veprimi i Shpirtit te Shenjte brenda Kishes qe nga zbritja mbi toke e deri me sot eshte ajo qe une i referohem si Tradita e Shenjte e Kishes. Dhe eshte ky Shpirt i Shenjte qe mbron Kishen dhe permbush profecine e Krishtit per te.
Besimtaret nuk jane Kisha. Kisha eshte besimtaret qe mblidhen rreth nje peshkopi/prifti kanonik, qe ruan te pacenuar trashegimine shpirterore Apostolike. Krishti i thirri apostujt qe te ktheheshin ne "peshkatare shpirtrash", qe te ktheheshin ne "barinj te popullit te Perendise", qe te predikonin e sherbenin atyre qe besonin ne Krisht, ashtu sic i mesoi Vete Krishti. Kisha eshte NJE dhe e VERTETE, e nuk ka Kisha imagjinare, nuk ka as shume Kisha, pasi vazhdimesia apostolike ruhet edhe sot e kesaj dite e pacenuar ne Kishen Orthodhokse. Ata peshkopet e prifterinjte qe sherbejne sot ne Kishe jane hirotonisur ne te njejten menyre se si Shen Pjetri e Shen Pavli e gjithe apostujt e tjere hirotonisnin peshkopet e hershem: me duart mbi krye.
- Shko e pyete priftin e Kishes ku shkon, a eshte ai nje prift qe ruan te pacenuan trashegimine apostolike dhe a mund te te tregoje se cila ka qene rradhe e prifterinjve qe kane ardhur para tij qe nga shekulli i I e deri me sot?
Albo
Krijoni Kontakt