
Postuar mė parė nga
Albo
Sola Scriptura... i frymezuar nga Bibla. Ti beson qe ato qe ti shpreh jane "te frymezuara nga Bibla" qe per ty eshte "fjala e frymezuar e Perendise". Me lejo te te bej nje pyetje te thjeshte:
- Ne cilin varg ne Bibel citohet Krishti qe te kete thene se "do t'iu jap nje liber te frymezuar me Frymen e Shenjte, te quajtur Bibel, e ju do ta lexoni e do te besoni"?
E bukura eshte se me kete kendveshtrim "sola scriptura" ti pretendon se "te besosh ne Krisht te duhet vetem te lexosh Biblen". Domethene, te gjithe ata breza para shekullit te XV kur hyri ne perdorim shtypshkronja dhe mund te botoheshin libra kollaj, qe nuk kane patur fatin te kene librin e Bibles ne duart e tyre, ata nuk do te kene besuar dot ne Krisht sic duhet. Ata nuk njihnin Biblen. Ca me keq, ata njerez qe nuk dine as shkrim e as kendim, as ata nuk besojne dot ne Krisht se nuk lexojne dot Biblen qe te frymezohen edhe ata keshtu si ty.
Ai njeri qe ulet dhe lexon Biblen ne qetesine e dhomes se tij, ashtu sic lexon edhe nje roman, nuk eshte duke bere gje tjeter vecse duke interpretuar ate qe lexon me mendjen e tij. Dhe ashtu sic njerezit i interpretojne ndryshe veprat letrare qe lexojne, ashtu ata dalin me interpretime krejt te ndryshme ne lidhje me ate qe lexojne ne Bibel. Ta kam perseritur shpesh, kjo eshte arsyeja perse ka mijera sekte protestante ku nga cdo koke del nje ze. Problemi i interpretimit personal te Shkrimit te Shenjte eshte vetem simptoma e problemit, thelbi i problemit per ju eshte se ju nuk pranoni Kishen 2000 vjecare Orthodhokse, si autoritetin e vetem te interpretimit te Shkrimit te Shenjte. Dhe kur them Kishen, kam parasysh Traditen e Shenjte 2000 vjecare te saj. Dhe do ndalem pak ketu qe te fillosh te kuptosh se cfare po them:
- kur ti zgjedh qe te interpretosh Biblen ne menyre personale, ti je duke hedhur poshte ekzistencen e Kishes se Krishtit si nje entitet dhe realitet historik 2000 vjecar. Ti pa vetedije je duke thene se "Kisha 2000 vjecare e Krishtit nuk ekziston me, prandaj ne duhet te krijojme kishat protestante te shekullit te XV". Pra je duke fshire 1500 vjet histori e tradite te krishterimit, per ta filluar historine nga e para me daljen ne skene te Luterit e kompani.
- kur ti zgjedh qe te interpretosh Biblen ne menyre personale, ti je duke hedhur poshte traditen apostolike te Krishtit. Ti je duke thene se une nuk kam nevoje qe nje apostull i Krishtit te me predikoje e mesoje per besimin e Krishtere, sic mesojme ne Shkrimin e Shenjte. Por une jam apostulli i vetvetes. Une nuk kam nevoje per nje njeri tjeter besimtar te me mesoje per besimin, une mesoj vete per besimin, mjafton te kem Biblen ne dore. Pra me pak fjale, ti je duke thene se "une jam Pavli i Bibles", pa bere dallimin mes besimtarit te thjeshte dhe apostullit, njeriut te thirrur nga Perendia per tu kujdesuar per ata besimtaret e thjeshte.
- kur ti zgjedh qe te interpretosh Biblen ne menyre personale, ti je duke i mohuar vetvetes mesazhin universale te Krishtit per njerezimin e mbare brezat, mesazhin e Ungjillit, te cilin Kisha Orthodhokse e ka ruajtur e trasheguar te pacenuar per 2000 vjet dhe e ka sjelle deri ne ditet tona.
Po te lexosh nje Bibel orthodhokse do te bier ne sy nje gje: cdo varg apo citat i Bibles eshte i shoqeruar me komente nga ata mijera shenjtore te Kishes ne keto 2000 vjet. Ne u referohemi atyre si Eterit e Kishes. Qellimi i ketyre komenteve eshte i dyfishte: te mos na lejoje ne besimtaret orthodhokse qe te dalim me interpretimet tona te mbrapshta, pjella te mendjes sone, por edhe te na percjelli mesazhin e duhur, ate mesazh qe moren edhe apostujt qe ishin prezent, ate mesazh e u percoll i pacenuar nga brezi ne brez deri ne ditet tona.
Albo
Krijoni Kontakt