E vërteta rreth dituisë së Hasan el Bennës - Shejkh Albani
E vërteta rreth dituisë së Hasan el Bennës - Shejkh Albani
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
E vërteta rreth Amër Halidit
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Oh Ramazan! Pse e ngarkon temen me poste qe ne I kemi degjuar? Myftiu I Saudise I ka dhene pergjigje te gjithe atyre qe akuzojne Sejjid Kutubin ne ate qe ka shruar ne librin 'Nen hijen e Kur'anit'
Myftiu aktual I Saudise ka thene qe stili I Kutubit eshte shume I advansuar per ata qe e akuzojne e keta te fundit nuk arrijne ta kuptojne. Keto Jane fjalet e Al Shekhut Jo te mijat. Kjo Eshte pergjigje per materialet qe ke sjelle ti.
Kam bere shume pyetje te cilave ju nuk po I pergjigjeni. Pse?
Tashti per Al Shekhun Kutubi ka vdekur shehid, nderkohe qe per ju ka qene ne humbje? Ca e Ben kjo Al Shekhun? E con edhe ate ne humbje? Pastaj nuk me tregove se ku I klasifikoni Talebanet dhe Al Kaiden?
Pergjigjuni pyetjeve mos e ngarkoni temen me YouTube!
RIPPR
Oh Acido, nuk po e ngarkoj temën për ty, jo as që e kam fare atë mendim.
Por, jam duke e ngarkuar për ata që e duan ta pranojnë të vërtetën, kurse ti nuk e do atë, prandaj edhe nuk kam se çka me tu përgjigjë mbasi e di shumë mirë se ti je mohues i fortë ndaj së vërtetës dhe të kam thënë edhe një herë tjetër se, nuk debatohet me injorantë si ti. Unë mbasodi di do sjell vetëm argumente me atë që kanë thënë Dijetarët e Hakut dhe për tjetër as që më intereson fare. Ti po pate argumente sjelli dhe e shohin besimtarët se ku është haku.
Të lutem mos e bëjmë temën debat personal dhe lërna rahat se, me të thanë të drejtën je i papërshtatshëm për debat, shkaku është i qartë: ( se ju e mbroni bidatin dhe e refuzoni hakun ).
Selamun alejkum.
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Es-selefijun, gjenerata ose 100 vjecari nga koha e pejgamberit alejhi selam.
Cdo respekt ketij shekulli me shkronja te arta.
por ramazan_it cili eshte viti kur ju jetoni?
pastaj cdo bidat - risi eshte shkatrim dhe cdo shkatrim vendin e ka ne zjarrin e xhehenemit.
pra nga aspekti bukfal i fjales bid'at, sipas juve duhet te renohen te gjitha minaret e xhamijave, te shkatrohen te gjitha fakultetet dhe medreset qe kane 3-4 kat lartesi ( sepse pejgamberi thotisharet i kijametit eshte ngritja e godinave te larta)
- pse hyni ne kompjuter ose llap top dhe shrytezoni internetin - a nuk eshte bidat kjo, a sju vjen turp te perdorni dicka qe nuk e ka perdor pejgamberi a.s.
pse pijni makiato, kapuchino - kur e dijni sei derguari i Allahut keto nuk i ka pas;
mosni ju lutem:
mire qee kuptova nje te vertetprej teje:
muslimanet do te ndahen ne 73 grupa prej te cilave te shpetuar jane ehli sune vel xhemaa,
si duket pejgambri a.s. nuk e ka ditur se pas tij do te vijne vehabite, andaj hadisi duhet te jete:
muslimanet do te ndahen ne 73 grupe,nga te cilet te shpetuar do te jene vetem vehabite.
sepse selefistat ose vehabistat jane te derguarit special pas meje ne faqe te tokes.
pastaj kuptova se te gjithe ata qe shqiptojne shehadetin dhe jetojne ne frymen islame jane te devijuar. kursenuk jane te devijuar ata qe i sherbejne britanise se madhe dhe krijojne percamje, bejne fitne ne mesin e muslimaneve.
si duhet sipas juve ta komentojme rastin ne marreveshjen e hudejbies. kur pala mekase nuk pranonte ne krye te marreveshjes te qendroi teksti: Muhamedur-resuluallah.
dhe i deruari i allahut xh.sh, vete pejgamberi a.s. medoren e vet e fshiufjalen resulullah dhe e shkruajti muhamed ibn abdilah.
valle, a rthua moska be kufr muahmedi a.s. qe me doren e tij e mohoi veten per i derguar i Alahut, apo kjo thjesht ishte modestia e tij, bujaria e tij, qellimiper unitet, per paqe, per aritje te qellimit te caktuar, per nenshkrimin e marreveshjes dhe levizjen e lire te besimtareve.
mosni ju lutem.
Islami eshte fe e tolerancrs, paqes, diturise, unitetit, sistem i universit, garance e botes se amshuar, fjale dhe udhezim per njerezine mbare.
Pastaj Muhamedi a.s. nuk u dergua profet vetem per arabet,por meshire per gjithe botrat
urtësia
Selam alejkum Urtësia, unë qëndrimin tënd e kam të qartë se ju jeni që nuk i mbështeteni argumenteve, por vetëm se ideologjijave të juaja fillozofike.
Ja po e sjell një dikutim në lidhje me këtë që the ti më sipërm nga Shejkh Albani ( rahimullah ):
Të bërit dallim mes bidateve
El-Huda wen-Nûr, 664
shaikhalbaani.wordpress.com
Pyetësi: Disa njerëz thonë që ai i cili shpik një lloj bidati që mund të çojë në mosbesim/kufr (bidah mukeffireh), del nga Ehlus-Suneti, por ai i cili shpik një lloj bidati që mund të çojë në mosbindje (bidah mufessikeh), nuk del nga Ehlus-Suneti. Nëse argumenti i parashtrohet atij dhe ai ngulmon në të, a konsiderohet ai (hala) si Ehlus-Suneh?
...
Shejh Albani: Së pari, çka është një bidat që mund të çojë në mosbesim/kufr dhe ai që mund të çojë në mosbindje?
Pyetësi: Një bidat që mund të çojë në kufr dhe një që mund të çojë në mosbindje.
Shejh Albani: Çka janë ato?
Pyetësi: Një bidat që mund të çojë në kufr do të ishte sikur personi të shpikte një bidat që përbën kufr, si në rastin kur disa prej tyre nuk konsiderojnë se Allahu, më i larti, u ngrit mbi Fronin e Tij, e kështu me radhë. Kurse, një bidat që mund të çojë në mosbindje do të ishte sikur personi të binte në një bidat që ka të bëjë me adhurim (ibadet), si, për shembull, festimi i ditëlindjes së pejgamberit ( .(صلى الله عليه و سلم
Shejh Albani: Kjo e folme s’është e saktë. Kjo buron nga retorika teologjike (ilmul-kelâm).
Të bërit dallim mes bidateve që kanë të bëjnë me baza (usûl), bidateve në çështje anësore (furû), bidateve që kanë të bëjnë me vendime (ahkâm), bidateve që kanë të bëjnë me ibadet; ky dallim, në vetvete, është bidat.
Sikur një person t'i qasej një suneti të caktuar të pejgamberit ( صلى الله
عليه و سلم ), si, për shembull, sunetit të namazit të Sabahut, dhe t'i falte katër (në vend të dy) dhe të vazhdonte në këtë, cili lloj i bidatit do të ishte ky? Asi që çon në kufr, apo asi që çon në mosbindje?
Pyetësi: Sipas kategorizimit (për të cilën pyeta), kjo do të ishte një bidat që çon në mosbindje.
Shejh Albani: Kjo është e folme e rreme dhe e pavlerë.
Nga gjërat që gjeneratat e vona (Khalef) trashëguan nga selefët – dhe me termin "selef" këtu nuk mendoj në kuptimin teknik të termit (por në baballarët, gjyshërit etj; shejhu këtu përdor termin "selef" në kuptimin gjuhësor) – është që të bëhet dallim mes gabimeve në çështjet anësore (furû) dhe atyre në baza (usûl), në mënyrë që gabimet e çështjeve anësore janë të falshme, kurse ato që kanë të bëjnë me baza janë të pafalshme ... dhe se hadithi autentik “Nëse gjykatësi nxjerr vendim (bën ixhtihad) dhe e qëllon, do të ketë dy shpërblime; nëse ai gabon, do të ketë vetëm një shpërblim” (Buhari 7352, Muslim 1716) ka të bëjë me çështjet anësore (thonë ata), ndërsa, sa u përket bazave, gabimet e bëra lidhur me to nuk falen. Kjo thënie (e tyre) s’ka bazë as në Libër, as në Sunet, as nga thëniet e Selefëve. Ajo çfarë gjendet në thëniet e Selefëve është një kërcënim i ashpër për të gjitha bidatet, qofshin në akide, qofshin në ibadet.
Në fakt, sapo mu kujtua se “Kush e shpall qafir një musliman, ka bërë kufr”, dhe unë i shtoj kësaj atë se, kush e shpall bidatçi një musliman ... deri në fund.
Sepse realiteti është se, sipas mendimit tim, s'ka dallim mes kufrit dhe bidateve. Nëse një musliman sjell një bidat dhe bidati i është bërë i qartë atij, por ai ngulmon në të, si në shembullin që sapo dhashë, siç është mohimi i epërsisë së Allahut mbi krijesat e Tij, apo mohimi se Kurani është e Folmja e Tij... etj., atëherë s’ka kurrfarë dallimi mes këtyre gjërave as në pohim e as në mohim; dmth të pohosh duke thënë “Kjo është kufr” me kushtin e lartpërmendur, pra, që t’i parashtrohet argumenti ... apo të mohosh, dmth të thuash se atë s’duhet shpallur qafir, po ashtu, nuk bëhet veçse me kushtin e lartpërmendur (dmth pasi t’i parashtrohet argumenti).
E them prapë se Mu’tezilet dhe Havarixhët janë të njëjtë në disa devijime të tyre dhe dallojnë në disa tjera. Për shembull, Havarixhët janë të njëjtë me Mu’tezilet në thënien se Kurani është i krijuar, dhe unë sapo përmenda se dijetarët e Hadithit nuk i konsiderojnë qafira Havarixhët, kështu që si të bashkërendisim mes (atyre që thonë se) kush që mohon akiden, është qafir, por, kush sjell një bidat që ka të bëjë me ibadet, është fâsik (e jo qafir, ndonëse të dy këta po bëjnë bidat)?
(Si mund ta themi këtë kur) Shohim që Imamët e Hadithit përcjellin nga Havarixhët dhe nga Mu’tezilet, edhe pse ata kundërshtojnë akiden e saktë në më shumë se një çështje?
Për shembull, këta njerëz që thonë se e Folmja e Allahut është e krijuar, po ashtu mohojnë se Allahu do të shihet në Ahiret. Ky mohim dhe ai para tij bëjnë që përkufizimi ynë i mëparshëm të zbatohet në ta: se kjo është kufr, por jo gjithkush që bie në kufr bën që vendimi i kufrit të zbatohet mbi të.
Si të bashkërendisim mes faktit se gjejmë Imamët e Hadithit dhe Imamët e Selefit, si Ibn Tejmije dhe Ibn el-Kajjim, të gjykojnë se Havarixhët dhe Mu’tezilet padyshim që kanë qenë të devijuar dhe (mes faktit) se ata nuk i shpallnin qafira të dalë nga feja e tyre? (Kjo) Sepse ata konsiderojnë se ka mundësi që, së pari, çështjet të mos u kenë qenë të qarta atyre dhe, së dyti, argumenti nuk u qe parashtruar atyre.
T’i kthehemi thelbit të temës sonë se këta persona janë bidatçinj, por nuk dimë nëse e kishin si qëllim atë bidat dhe (as që dimë nëse) argumenti u qe parashtruar atyre ... etj. Ky është menhexhi i dijetarëve: ata i konsiderojnë të devijuar Mu’tezilet, Havarixhët e Esharitë në më shumë se një çështje, por nuk i shpallin qafira e as që i konsiderojnë të jenë jashtë suazave të Islamit, për shkak të mundësisë së asaj çfarë sapo përmendëm, gjë e cila i kthehet dy gjërave të cilat dua t'jua rikujtoj. E para, ata nuk e kishin si qëllim bërjen e bidatit apo një shkelje të tillë, dhe, së dyti, ne nuk dimë nëse u qe parashtruar atyre argumenti, apo jo.
Kështu, llogaria e tyre është te Allahu dhe ne ecim me atë çfarë shohim tek ata, që është Islami, dhe ata vdiqën në Islam dhe u varrosën në varreza muslimane, kështu që ata janë muslimanë.
Pra, dallimi mes bidateve që mund të çojnë në kufr (bidah mukeffireh) dhe bidateve që mund të çojnë në mosbindje (bidah muffessikeh) është një terminologji e cila buron nga dijetarët e retorikës teologjike dhe kjo s’ka kurrfarë baze.
Do ta përfundoj këtë temë duke jua rikujtuar një hadith i cili provon atë që sapo përmenda: se jo gjithkush që bie në kufr bëhet qafir. Po i referohem hadithit të Buhariut, i përcjellë nga dy Sahabë të nderuar, Ebu Se’id el-Khudri dhe Hudheife ibn el-Jemân, i cili tha se i Dërguari i Allahu ( صلى الله عليه و سلم ) kishte thënë: ”Një burrë bënte gjynahe dhe, kur i erdhi vdekja, u tha bijve të vet:’Mbas vdekjes, më digjni, më thërrmoni dhe ma shpërndani hirin në ajër, se, pasha Allahun, nëse Allahu më kap, do të më ndëshkojë si askënd më parë’. Kur ai vdiq, bijtë e tij vepruan ashtu (siç u pat thënë babai). Allahu e urdhëroi tokën: ’Mblidh pjesët e tij’; ajo e bëri këtë dhe ja ku ai (burri) po qëndronte. Allahu e pyeti:’ Çfarë të shtyri ta bëje këtë?’ Ai u përgjigj: ’O Zoti im, u frikova nga Ti!’ Kështu, Allahu e fali atë”.
Pra, le të pyesim tash: a bëri kufr ky person, apo jo?
Pyetësi: Ai bëri kufr.
Shejh Albani: Ai bëri kufr dhe Allahu e fali atë?
Pyetësi: (Atëherë) Ai nuk bëri kufr.
Shejh Albani: A nuk sheh që ai tha “... nëse Allahu më kap ...”? Ai nuk bëri kufr?
Pyetësi: Sipas kësaj thënieje, po (ai bëri kufr).
Shejh Albani: Unë nuk e kufizova (vetëm në këtë frazë). Thashë a bëri ai kufr, apo jo?
Ne e dimë nga Kurani fisnik se Allahu nuk fal që t’i vihen ortakë Atij, por Ai ia fal atë që është më pak se kjo kujt të dojë. Si t'i bashkërendisim këto?
Ne e bëjmë këtë bazuar në atë që thamë më parë: Allahu nuk fal që t’i vihen ortakë Atij, por Ai ia fal më pak se kjo kujt të dojë. Ai nuk e fal atë i cili i vë ortakë Atij qëllimisht.
Çfarë mendon për këtë kusht?
Pyetësi: Mirë.
Shejh Albani: Mirë, por a gjendet kjo në ajetin?
Pyetësi: Jo.
Shejh Albani: A e sollëm ne këtë prej qejfit?
Pyetësi: Jo.
Shejh Albani: Kështu është sheriati; ai nuk merret nga një ajet apo nga një hadith, por nga një grup i asaj çfarë është përcjellë për çështjen në diskutim.
Për këtë arsye, nuk është se ne duhet që vetëm në çështjet e fikhut të tubojmë gjithë tekstin, me qëllim që të dimë shfuqizuesen nga e shfuqizuara, të përgjithshmen nga specifikja, të pakufizuarën nga e kufizuara, e kështu me radhë. Akida ka shumë më përparësi sa i përket kësaj, kështu që, kur dijetarët shpjegojnë ajetin “Vërtet, Allahu nuk fal që Atij t’i vihen ortakë, por Ai ia fal kujt të dojë atë që është më pak se kjo ...” (en-Nisa, 48), ata normalisht nuk përmendin një detaj të këtillë. Por, kur shfaqen problemet dhe dyshimet, atëherë dijetari detyrohet që të qartësojë me dijen që ka.
Pra, ky njeri la një amanet të pashembullt në padrejtësi, zullum e devijim: që ta digjnin atë, në mënyrë që të ikte nga Zoti i vet, dhe Allahu thotë: ”Dhe ai na parashtron Neve shembull ndërsa harron krijimin e vet. Ai thotë: ’Kush do t’i ngjallë këto eshtra pasi ato të jenë bërë pluhur?’” (Jâ Sîn, 78). Por, pavarësisht kësaj, Zoti ynë e fali atë, sepse kufri nuk kishte zënë vend në zemrën e atij personi.
Ai i mendoi gjynahet e veta para Allahut ( سبحانه و تعالى ) dhe frikën e vet ndaj Tij si dhe faktin që, kur Ai ta ketë kapur atë, do ta ndëshkonte rëndë. Kjo prirje dhe frikë e verbuan atë që ta shihte akiden e saktë, kështu që ai urdhëroi për atë amanet të gabuar, dhe hadithi është i qartë: ' Shko, se të fala’.
Kështu, për shembull, ndonëse ne besojmë që ai ra në (besimin gabuar të) Wahdetul-Wuxhûd (njësimi i ekzistencës; se gjithçka është Zoti), nuk na takon që ta mendojmë Sejid Kutbin të ketë bërë këtë qëllimisht dhe se atij i kishte fjetur zemra në këtë, ndryshe nga Ibn Arabi, i cili devijoi me miliona muslimanë Sufij. Ndoshta, kjo ideologji Sufite i ndodhi atij (Kutbit) ndërsa ishte i burgosur dhe ai nuk e kuptoi këtë çështje duke u bazuar në dije, kështu që ai shkroi atë frazë të cilën unë i pari e kritikova. Ne nuk e gjykojmë atë të jetë një qafir, sepse nuk dimë nëse kufri zuri vend në zemrën e tij apo nëse atij i qe parashtruar argumenti, sidomos pasi ai ishte në burg...
Për këtë arsye, ne nuk lidhim faktin që një musliman bie në kufr me të qenët e tij një qafir; ne nuk i lidhim këto dy çështje. Kjo është çështja e parë dhe është përsëritur me qëllim që të paralajmëroheni. Së dyti, ne nuk bëjmë dallim mes bidateve në akide dhe bidateve në ibadet; të dyja këto janë ose devijim, ose kufr.
Dhe, ndoshta, kjo është e mjaftueshme, o Ebu Abdurrahman.
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Çdo risi në fe është e ndaluar dhe devijim për shkak të thënies së të Dërguarit (salallahu alejhi ue selam) “Dhe ruajuni nga çështjet e shpikura, sepse çdo gjë e shpikur është risi, dhe çdo risi është devijim.” (Ebu Daud, dhe Tirmidhi i cili tha, hasen sahi) Dhe thënia e tij (salallahu alejhi ue selam), “Kushdo që shpikë në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar” Dhe në transmetimin tjetër, “Kushdo që ekzekuton një vepër që s’është në pajtim me çështjen tonë, ajo është e refuzuar” (Sahi Muslim). Pra këto dy hadithe tregojnë se të gjitha gjërat e shpikura në fe janë risi, dhe çdo risi është devijim i refuzuar,(1) dhe domethënia e kësaj është se të shpikurit në besim dhe adhurim është e ndaluar.
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
‘Pra, thënia e tij (salallahu alejhi ue selam), “Çdo risi është devijim” është prej fjalës gjithpërfshirëse, duke mos përjashtuar gjë prej saj. Dhe kjo është prej parimeve më të mëdha prej parimeve të fesë. Kjo është e lidhur me thënien e tij (salallahu alejhi ue selam), “Kushdo që shpikë në çështjen tonë diçka që s’është prej saj, ajo është e refuzuar.”
Pra, kushdo që shpikë gjëra dhe ia atribuon ato fesë, dhe ajo s’ka origjinë në fe, atëherë ajo është devijim, dhe feja është e pastër prej këtyre gjërave. Dhe të barabarta me këtë janë çështjet e besimit, veprat, apo thëniet qofshin ato të fshehura apo të dukshme.” (Xhami’ul Ulum Uel Hikam, f.233)(3)
Dhe s’ka ndonjë dëshmi për ta se ekziston risia e mirë, përveç thënies së Umerit (radiallahu anhu) në lidhje me namazin e teravijes, “Sa risi e mirë është kjo!” (ni’imatul bide’tu hedhihi).
Ata gjithashtu thonë, ‘Vërtet ka pasur gjëra të cilat qenë shpikur, dhe ato s’janë kundërshtuar nga Selefi, siç është përmbledhja e Kur’anit në libër, shkrimi i haditheve si dhe regjistrimi i tyre.
’ Pra, përgjigja ndaj këtyre është ajo se këto janë çështje të cilat kanë origjinë ne ligj (sher’), andaj këto s’janë të shpikura. Dhe thënia e Umerit (radiallahu anhu) “Sa risi e mirë” - ai me këtë ka patur për qëllim risinë gjuhësore, e jo risinë fetare (el bida’tul Sher’ije). Pra, çkado që e ka origjinën në ligj, i kthehet atij. Nëse thuhet se ajo është risi, atëherë ajo është risi në gjuhë e jo në Ligjin Islamik. Risia fetare është ajo që s’ka ndonjë origjinë që t’i kthehet asaj.
Përmbledhja e Kur’anit e ka origjinën e vet, sepse pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) e ka urdhëruar shënimin e Kur’anit, por ai ka qenë shkruar i shpërndarë ashtu që Shoqëruesit (sahabët) e përmblodhën atë në një libër për ta mbrojtur atë. Vërtet, pejgamberi i ka falur teravijet me Shoqëruesit e tij çdo natë, dhe ata preferonin frikë në lidhje me caktimin e Imamit, dhe vazhdimi i Sahabëve në të falurit në grupe të ndara gjatë jetës së pejgamberit dhe pas vdekjes së tij (salallahu alejhi hi ue selam) s’është risi ne fe.
Të shkruarit e hadithit po ashtu ka origjinë në Ligj. Vërtet, pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) urdhëroi shkuarjen e disa haditheve për disa nga sahabët e tij, ashtu që ta studiojnë atë.(4) Dhe kishte edhe paralajmërim kundër të shkruarit në letër të rëndomtë sipas këshillës së tij (salallahu alejhi ue selam) duke u frikuar se do të përzihej me Kur’anin ajo që s’është prej tij.
Pra, kur pejgamberi (salallahu alejhi ue selam) vdiq, ky paralajmërim përfundoi – sepse Kur’ani qe kompletuar dhe memorizuar para vdekjes së tij (salallahu alejhi ue selam). Kështu që muslimanët pas kësaj e shënonin hadithin, duke e ruajtur atë prej shkatërrimit. Dhe Allahu e shpërbleftë Islamin dhe Muslimanët me të mira kur ata e ruajnë Librin e Zotit të tyre, dhe Sunetin e pejgamberit të tyre (salallahu alejhi ue selam) prej shkatërrimit, si dhe nga përqeshja e përçmuesve.(5)
Kush nuk është robi i All-llahut, ai është robi i shejtanit.
Ramazan nese ti i ben bisht pyetjeve kjo tregon se ti ben bisht pyetjeve. Shume e thjeshte dhe e qarte.
Al Sheikhu myftiu i Saudise nuk eshte dijetar haku per ty? Po ti ne fakt nuk di arabisht nuk e kupton pergjigjen e muftiut te Saudise.
Perseri: Ne cilin grup ben pjese Al Kaidah dhe Talibanet?
Si ka mundesi qe keta "dijetaret e hakut" pergenjeshtrojne njeri tjetrin? Al Kaidah dilka qe jane Khavarixhet e diteve te sotme
Nese e shikoni videon ne fund Konkluzioni, tregohet qe Usama Bin Ladeni dhe te gjithe ata qe e ndjekin ate (Talibanet jane prej tyre) jane Khavarixhe sepse rregulli eshte: Cdo njeri qe rebelohet ndaj prijesve muslimane konsiderohet se eshte nga Khavarixhet
Te njejten gje beri Muhammed Ibn Abdul Vehabi dhe familja Al Saud!!! U rebeluan ndaj prijsit te muslimaneve, vrane, vodhen, grabiten, ndihmuan armiqte e Islamit Britaniket qe te shkaterrohej Khilafeti. Nga vete fjalet e dijetarve tuaj te hakut del qe juve jeni KHAVARIXHE!!!!
Dhe kjo tregon se ne cilin grup beni pjese.
RIPPR
DISA FJAL NGA HASAN EL BASRIU RAHIMULAHI ALEJH
-Ruaju, o sundues i besimtarëve, që të mos i gjykosh njerëzit siç kanë gjykuar jobesimtarët, apo me ta, ta ndjekish rrugën e tiranëve. Të dobtëve mos ua ngarko mendjemëdhenjtë, sepse mendjemëdhenjtë nuk e respektojnë ndaj besimtarëve as marrëveshjen e as përkrahjen.
I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kush e emëron për mëkëmbës ndonjë tiran, ose i ndihmon me diçka, e ka hedhur Islamin pas shpine”.
-Frikësoju All-llahut! Mos i bart mëkatet tua e me to edhe mëkatet e të tjerëve, barrën tënde e me të edhe barrën e të tjerëve! Le të mos mashtrojnë ata që ndihen mirë në vuajtjet tua dhe që kënaqen me të mira në dëmin tënd. Mos e shiko, o sundues, fuqinë tënde sot, por shikoje dobësinë tënde nesër kur do të jesh i kapur dhe i lidhur me litarin e vdekjes dhe kur do të sillesh te Krijuesi dhe Zoti yt në shoqërinë e melekëve dhe të të dërguarit, kur të gjithë njerëzit të Gjallit dhe të Amshueshmit do të duhen t’i përkulen.
-Unë, o sundues i besimtarëve, edhe pse në këshillën time nuk e kam arritur shkallën e të diturve para meje, nuk kam bërë koprraci në dhënien e këshillave duke u ndier në pozitën tënde. Andaj, librit tim jepja vendin që e meriton. Dëgjoje porosinë e tij si ai që dëshiron të përfitojë prej tij. Le ta zbusë idhtësia e ilaçit shpresën në efikasitetin e tij! Le të jetë paqja, mëshira dhe bekimi i All-llahut mbi ty!
Njeriu bujar nxiton që sa më parë të bëjë vepra të mira, ndërsa i keqi hiqet zvarrë në kryerjen e bëmirësisë dhe shmanget nga ajo.
-Ne i kemi konsideruar si koprracë të gjithë ata që kanë dashur t’i huazojnë vëllait të vet në fe, sepse ne i kemi ndihmuar njëri-tjetrit. Vëllai i ka dëshiruar vëllait më shumë se vetvetes. Pasha All-llahun, kam parë si muslimani e ndanë në dy pjesë mbulesën e vet që t’i ndihmojë atij që nuk e ka. Ndërsa tjetri agjëronte një ditë dhe kur vinte koha e iftarit, shkonte te vëllai sipas fesë dhe i thoshte: “Unë sot kam agjëruar në emër të All-llahut xhel-leshanuhu. Dëshiroj që edhe ti të jeshë pjesëmarrës në këtë të mirë, andaj më ofro diçka me çka do ta përfundoj agjërimin tim!” Dhe ai i jepte një gotë ujë apo grusht hurmash, që All-llahu xhel-leshanuhu ta shpërblejë bashkë me agjëruesin.
E mbaj mend kohën kur njeriu kujdesej për familjen e vëllait të vet që kishte ndërruar jetë edhe pas dyzet vjetësh.
-E mbaj mend kohën kur njërëzit i kanë urdhëruar të afërmit që të mos e refuzojnë e lënë të dëshpëruar asnjë nevojtar.
Nuk është mëkat të hashë dhe të pish në shtëpinë e mikut tënd edhe para se të të ofrojë vetë ai.
Kush flet shumë shpesh gabon.
Po të mos ishte dituria, njerëzit do të ishin si kafshët.
Umer ibn el-Hatabi radiall-llahu anhu ka thënë: “Jep selam i pari kur të takohesh me vëllain në fe, thirre me emrin që ai e pëlqen më shumë dhe bëja vendin në ndejë, se kjo do t’ia shtojë dashurinë ndaj teje”.
Ç’ndodhë kjo me ne? E takojmë njëri-tjetrin dhe themi: “Le të na falë All-llahu xhel-leshanuhu mëkatet dhe le të na shtiejë në Xhennet”! Por, kur janë në pyetje dinari e dirhemi, çdo gjë ndryshon. Të mjerët ju! Kështu nuk kanë vepruar paraardhësit tuaj të mirë. Pse nuk i merrni ata si shembull, siç jeni të urdhëruar?!
Vëlla, ki kujdes se ç’flet! A nuk është thënë se është më së miri që gjuhën ta mbash gjithnjë të lidhur? I dërguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “A thua njerëzit do të hidhen në Xhehennem për diç tjetër pos për të folur e gabuar?!
Te njeriu i mençur gjuha është pas zemrës dhe kur dëshiron të thotë diçka, së pari mendon mirë. Nëse thënia e tij do të jetë e dobishme, atëherë e thotë, në të kundërtën heshtë. Ndërkaq te i padituri zemra është pas gjuhës. Ai flet sa herë që do duke mos menduar fare.
Kush është i sigurt në kompensim, është zemërgjërë në dhënie.
Njeriu asnjëherë nuk e ka vazhduar shpresën, e që të mos e ketë shkatërruar veprën.
Ti o njeri, je i përbërë prej pjesëve. Dhe sa herë që kalon një ditë, shkon edhe një pjesë ytja.
Ai që i frikësohet vetëm All-llahut xhel-leshanuhu, bën që t’i frikësohen të gjithë të tjerët, ndërsa ai që i frikësohet botës, All-llahu bën që ai t’i frikësohet çdo gjëje.
Atij që e largon nga vëllai i vet musliman ndonjë të keqe ose ia plotëson ndonjë nevojë, do t’i falen mëkatet (e vogla) të mëparshme.
urtësia
Krijoni Kontakt