Close
Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 103
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    po ka martesa qe vazhdojne e dashuria ka vdekur me kohe.
    Ka dhe bashkejetesa qe vazhdojne per inerci, deri aty sa perfundojne dhe ne martese pa lidhje, vetem se ecin me mendimin, meqe kemi kaluar kaq vjet bashke edhe pse si macja me miun, duhet te martohemi per ti bere qejfin mamit, babit, apo lagjes. Normal qe martesa nuk do beje mrekullira ne raste te tilla. Apo mbleserirat pa lidhje qe bejne emigrantet shqiptar. Nuk gjendet njeriu i jetes me dy jave te vajtura ne Shqiperi. Dhe me e keqja e gjejne gati. Me dy-tre here te takuara nuk do zbulosh asgje rreth partnerit/-es. Aq me shume qe keto jane lidhje interesi dhe nuk bazohen fare ne dashuri, por thjesht pelqim momenti.

    Secili zgjedh menyren e bashkejeteses qe i pershtatet me shume.
    Sipas statistikave martohen me shume njerezit e shtreses se mesme si dhe ata qe kane kryer shkollen e larte. Kjo shtrese eshte ajo qe ka numrin me te vogel dhe te divorceve.
    Feelings change - memories don't.

  2. #62
    Shqiptar nga Kosova Maska e prishtina75
    Anėtarėsuar
    22-03-2012
    Postime
    3,360
    ...kur i bjen cekani i gjygjtarit,

  3. #63
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anėtarėsuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Martesa vdes ne ate moment kur dy palet vendosin te ndahen.
    Ne shume raste kur njera pal kerkon ndarjen e tjetra pal kerkon zgjidhje per te vazhduar,kjo nuk eshte fund i marteses.
    Kam pa raste qe nje person kur kerkonte te ndahej sepse me nuk kishte ndenja per palen tjeter,edhe pse largohej per disa kohe prap kthehej sepse tjetra pal nuk humbte shpresat se cdo gje ka mar fund.
    - - Shumė shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askė!
    Agim Metbala"

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    martesa vdes ne ate moment kur vdes dashuria e tyre..............

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anėtarėsuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665
    Une habitem me nje shoqen time qe kamne facebook, eshte e martuar , por e ndryshon ate statusin ne facebook me qindra here , kur eshte e martuar, kur eshte komplike, kur eshte celibataireNuk guxoj ta pyes ne i ka vdek martesa....
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  6. #66
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Unė mendoj se martesa mbaron, kur dy njerėz pretendojnė se pavarėsisht diferencave mund tė jenė tė aftė tė ndėrtojnė njė tė ardhme dhe dėshtojnė sepse ''maturohen, rriten'' nė kahe tė ndryshme nga njėri-tjetri.
    Elegance is an attitude.

  7. #67
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet nė Bllog
    22
    Qe te kuptoni rendesine e marteses

    Ne shekullin e XVII ne Paris, ne France, nje djalosh aristokrat, i pasur, i pashem dhe i dashuruar me vetveten, ne nje ballo te shtruar u mundua te tallej me nje rabin (rabini eshte prifti i judenjve) te ftuar ne ballo, duke iu drejtuar me fjalet:

    - Rabin, a me ndihmon dot te kuptoj dicka. Lexojme ne Bibel qe Zoti e krijoi boten per 6 dite dhe pushoi diten e shtate. Po qe atehere ka kaluar nje kohe shume e gjate: Cfare eshte duke bere Zoti qe atehere e deri me sot?

    Rabini i urte i pergjigjet:

    - Po biri im, ashtu eshte. Zoti ne fakt eshte me i zene me pune sot se sa kur krijoi boten.
    - Me se merret?
    - Punon dite e nate qe te ciftezoje djemte e vajzat e kesaj bote me njeri-tjetrin. Ti lidhi ne kuroren e bekuar te marteses.

    Pasi degjoi fjalet e rabinit, aristokratit francez i ngriu e qeshura ne fytyre. Qelloi te kish vendosur te mos martohej kurre kohe me pare. Por pasi degjoi fjalet e Rabinit, nje mendim e lodhte ne mendjen e tij: Martesa qenka kaq e rendesishme sa Zoti punon nate e dite per te ciftezuar njerezit e kesaj bote?! Nuk kaloi shume kohe dhe aristokrati kapricoz vendosi qe te martohej.

    Problemi me martesen ne kohen qe jetojme?

    Problemi me i madh qe une shoh me martesen ne kohen qe jetojme eshte se njerezit, ashtu si ai aristokrati francez, nuk e dine se cfare eshte martesa. Per disa eshte "dashuri e zjarrte" ne zemer. Per disa eshte nje akt ligjor. Per disa eshte nje tradite e prapambetur e se kaluares. Per disa eshte nje force zakoni por pa ndonje rendesi apo domethenie. Per disa eshte nje menyre per tu pasuruar apo bere nje jete me te mire se ajo ekzistuese. Per disa te tjere eshte deshira per te patur femije. Problemi eshte se shume pak njerez e njohin se cfare eshte martesa dhe rendesine e saj jo vetem ne jeten e njerezve por per mbare njerezimin.

    Duke mos e ditur se cfare eshte martesa, njerezit e ndermarrin kete hap te madh te jetes se tyre te papergatitur shpirterisht, e detyrimisht, shumica e martesave sot deshtojne ti rezistojne testit te kohes.

    Pasojat e deshtimit te martesave

    Deshtimi i nje martese te vetme ne shoqeri eshte nje tragjedi. Por kur 50% e gjithe martesave perfundojne ne divorc ne nje shoqeri, ajo shoqeri eshte e semure dhe pa te ardhme. Shume njerez e masin koston e divorcit si nje kosto qe e mbajne vetem cifti dhe femijet e tyre. Ne fakt, kjo eshte vetem maja e ajsbergut te kostos reale. Jeta perballohet shume here me kollaj kur dy prinder kujdesen per familjen, se kur vetem njeri prej tyre perballon jeten i vetem. Shanset e renies se familjes ne varferi rriten. Shanset qe ajo familje te perfundoje ne asistence sociale rriten. Femijet e tyre do te perjetojne ndarjen e prinderve me traume psiqike qe do ti shoqeroje ata ne menyre te heshtur gjate gjithe jetes. Shumica e femijeve te prinderve te divorcuar nuk humbin vetem njerin prej prinderve, i humbin te dy: prindi qe fiton te drejten e perkujdesjes se femijeve do ti duhet te punoje me shume qe te plotesoje nevojat e femijeve, kurse prindi tjeter nuk do te jete fizikisht i pranishem kur femijet do te kene nevoje per te. Shanset qe keta femije te bien nga mesimet, te marrin rruge te keqe, rriten ndjeshem. Dhe kur te arrijne moshen madhore e te vije koha qe vete ata te martohen, keta femije do te jene te rezervuar per te ndermarre kete hap: divorci i prinderve prishin per ta modelin e nje familje perfekte.

    Cfare eshte martesa?

    Mund te lexoni mbi martesen sipas kendveshtrimit orthodhoks ne kete teme:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=30665


    Cili eshte perberesi me i rendesishem qe nje martese te jete e suksesshme?

    Dikush me lart tha se eshte dashuria, kurse nje tjeter tha qe "dashuria nuk zgjat tere jeten". Me pak fjale, te dy palet e masin dashurine me terheqjen fizike ndaj njeri-tjetrit apo menyra se si ndihen per momentin. Problemi me martesen eshte se prinderit e shoqeria na mesojne se martesa eshte perjete. Kush me garanton qe si ndihem sot do te ndihem edhe 20 vjet si sot?

    Dikush tjeter me lart tha se eshte respekti ndaj njeri-tjetrit. Zenka e pare me fjale per nje problem te parendesishem dhe tek te dy krijohet pershtypja se respekti fluturoi nga dritarja. Problemi tjeter me respektin eshte se te njejtin respekt tregojme edhe ndaj njerezve me te cilet punojme, shkojme ne shkolle, jetojme ne pallat. Ku dallon ky respekti ndaj bashkeshortit me respektin ndaj te tjereve? Raporti burre-grua kthehet ne nje raport shok-shoqe.

    Nje tjeter mund te dali e thote se ajo qe i mban bashkeshortet te lidhur ende ne martese eshte dashuria ndaj femijeve te tyre. Femijet rriten e largohen nga shtepia per te krijuar familjet e tyre, cfare do te ngelet per te mbajtur ate martese ne kembe? Po ato martesa qe nuk jane gezuar ende me femije, cfare i mban ende se bashku? Po sikur femijet te marrin rruge te keqe dhe te kthehen ne nje objekt sherri mes ciftit, sa te gjate do ta kete ajo martese?

    Ajo qe une besoj se eshte perberesi kryesor ne nje martese eshte besimi ne Zot. Jo besimi ndaj njeri-tjetrit, besimi ne Zot. Eshte ky besim qe te mban larg tundimeve qe mund te cojne ne prishjen e marteses. Eshte ky besim qe te jep force e shprese edhe ne ato momente te veshtira te marteses kur burri e gruaja do te kene mosmareveshje te forta. Eshte ky besim qe na jep force kur duhet ti leme femijet te fluturojne nga foleja me krahet e tyre.

    Martesa eshte mister. Mister qe shume pak njerez arrijne ta perjetojne per ate qe eshte. Frutet e marteses nuk jane vetem nje jete e kaluar se bashku apo sjellja e femijeve ne jete. Fruti me i embel nga te gjithe eshte fruti i besimit. Martesa per ne njerezit eshte ushtrimi me i forte shpirteror. Ka vetem dy menyra per te pare jeten e perjetshme e per te qene ne prani te Perendise: 1) jeta e vecuar murgerore e virgjerise 2) martesa e njerezve qe jetojne brenda botes. Nga keto te dyja, rruga me e veshtire eshte ajo e marteses. Por te gjithe ata qe do te mbajne te pastert kuroren e marteses me te cilen Perendia i lidhi ne martese deri ne fund te jetes se tyre, per ta do te jete Mbreteria e Qiellit!

    Albo

  8. #68
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Nje tjeter mund te dali e thote se ajo qe i mban bashkeshortet te lidhur ende ne martese eshte dashuria ndaj femijeve te tyre. Femijet rriten e largohen nga shtepia per te krijuar familjet e tyre, cfare do te ngelet per te mbajtur ate martese ne kembe? Po ato martesa qe nuk jane gezuar ende me femije, cfare i mban ende se bashku? Po sikur femijet te marrin rruge te keqe dhe te kthehen ne nje objekt sherri mes ciftit, sa te gjate do ta kete ajo martese?
    Femija eshte nje lidhese shume e forte per ciftin . Asnjeher mos e nenvlefteso . Nqs femija merr rruge te keqe ciftet lidhen akoma me shume mes tyre per hire te femijes , problemi femije del super primare.
    Ciftet qe nuk kane femije i mban dhimbja e perbashket ose deshira e perbashket per te pasurit nje femije.
    C'fare eshte familja ? Mashkull+ Femer = Pasardhes . Kjo eshte edhe cikli i jetes ajo qe zoti vendosi mbi toke .



    Martesa ''vdes'' ose me sakte bien ne gjume kur ciftet harroin eksistencen e njeri-tjetrit , kur interesi per partnerin/en humb .
    Dikush ben perpjekje per ta kaluar kete faze ,
    dikush tjeter i bie per shkurt Divorc dhe gjithcka fillon nga e para :-D



    Ps. Eshte besimi ne ate qe ke ne krah, ne ate qe vendose te ndertosh jeten tende .
    Ai /Ajo behet Zot per ty :-)
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #69
    yep Maska e Izadora
    Anėtarėsuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Citim Postuar mė parė nga Marya Lexo Postimin
    Une habitem me nje shoqen time qe kamne facebook, eshte e martuar , por e ndryshon ate statusin ne facebook me qindra here , kur eshte e martuar, kur eshte komplike, kur eshte celibataireNuk guxoj ta pyes ne i ka vdek martesa....

    Kam nje kusheriren time , e di qe eshte e martuar dhe parp ne FB statusi '' E komplikur ''.
    Pyeta maman time thjesht kurizitet :-)
    Me tha - Jo mi non burri si dash ne shtepi , ene kalamojt bashk i kane hahahahah
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Eh fb. Une ne fillim e shkruajta "ne lidhje",edhe pse e martuar, dhe pas 3 vitesh, e nderrova"martuar". Si une dhe shume te tjere. Nuk i kushtoja shume rendesi gjersa te gjithe ja dime gjendjen civile njeri-tjetrit.
    Feelings change - memories don't.

Faqja 7 prej 11 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrkufizimi i dashurisė!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 234
    Postimi i Fundit: 21-05-2024, 15:09
  2. Martesa Ne Islam!!
    Nga Shpirt Njeriu nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 131
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 13:30
  3. Nderto fort folene tende. Martesa
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-04-2007, 14:05
  4. Martesa
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:20
  5. Martesa Gay - Gazeta shqiptare
    Nga katana nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 13-05-2003, 07:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •