Close
Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 235
  1. #1
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Përkufizimi i dashurisë!!

    • Puthja ne dore – Adhurim.
    • Puthja ne faqe – Dua te jemi vetem shoke (shoqerore)
    • Puthja ne qafe – “Kam nevoj per ty”
    • Puthja ne buze- “Te dua” (Dashuri)
    • Puthje ne vesh - Tallje
    • Puthja ne ndonje vend tjeter.. – “Le te mos kalojme larg njeri tjetrit”
    • Shikimi ne sy- “Puthme”
    • Luajta me floket” – “S’mund te jetoj pa ty”
    • Duart ne belin tend – “ Te dua aq shhume sa s’te le dot te ikesh”





    Goca – Nese ndonje djale freskohet me ty, futja shuplaken.
    Çuna – Nese ndonje femer ju fut shuplaken, synimet e saja jane akoma te mira.
    Çuna e goca – Mbyllni syte kur puthni, eshte e pahijeshme te ngulatni syte ne partnerin.


    - Mbajeni ment –

    A peach is a peach
    A plum is a plum,
    A kiss isn't a kiss
    Without some tongue.
    So open up your mouth
    close your eyes,
    and give your tongue
    some exercise!!!

    (Pjeshka eshte pjeshke
    kumbulla eshte kumbull,
    puthja s’eshte puthje
    pa pak gjuhe.
    Prandaj hapeni gojen
    Mbyllni syte,
    dhe jepni gjuhes suaj
    pak ushtrime.)






    Disa arsye pse djemte pelqejne femrat:


    - Menyra si atyre ju vjen cdo here era e mire edhe nese eshte vetem nga shamponi.

    - Menyra se si koka e tyre cdo here gjejne vendin e pershtashem ne supet tona.

    - Sa te bukura duken kur flene.

    - Lehtesia e pershtatjes se tyre ne krahet tona.

    - Menyra se si puthin, dhe pas kesaj puthje cdo gje ne bote te duket ne rregull.

    - Sa te bukura jane kur hane.

    - Menyra se si ju duhet me ore te tera te pregaditen per te dalur, por ne fund, ja vlen e gjithe ajo pritje..

    - Sepse jane gjithmone te nxehta, eshte kur eshte minus 30 jasht.

    - Menyra se si duken, pavaresisht se cfare kane veshur.

    - Menyra se si gjuajne per komplimente, edhe pse te dy e dini qe ti mendon qe ajo eshte gjeja me e bukur ne bote.

    - Sa te bukura jane kur argumentohen..

    - Menyra se si cdo here duart e saj pershtaten ne tuat.

    - Menyra se si qeshin..

    - Menyra se ti ndjehesh kur sheh emrin e saj ne spiunin e telefonit tend, pak kohe mbasi keni pasur nje argumentim te forte.

    - Menyra se si thote “Mjaft u kacafytem” edhe pse ti shume mire e di qe pas nje ore…

    - Menyra se si te puthen kur ti i ben dicka te mire

    - Menyra se si te puthen kur ti i thua “Te Dua”

    - Ne fakt.. menyra se si puthin..

    - Menyra se si mbeshteten ne krahet e tua kur qajne.

    - Menyra se si ju kerkojne falje kur qajne per dicka te kote.

    - Menyra se si te bien dhe presin qe ty te te dhemb.

    - Menyra se si te kerkojne falje kur ti vertet te dhemb. (edhe nese ne ti pranon)

    - Menyra se si te thone “Me mungon” .

    - Menyra se si e ndjen mungesen e tyre.

  2. #2

    Re: Definimi i dashurisë

    Disa arsye pse djemte pelqejne femrat:
    -Menyra se si lotet e saj te bejne te kerkosh te ndryshosh boten vetem qe ajo mos te jete e lenduar, pamvaresisht nese ti e do ate, e urren ate, deshiron qe ajo te vdese, ose e din qe ti do vdesesh pa te. Sepse dikur ne jeten tende, pavaresisht se ca ishte ajo per boten, per ty ishte gjithcka. Kur ti e shikon ne sy duke udhetuar ne thellesite e shpirtit te saj pa thene asnje fjale, ti e din qe jeta jote eshte e pashmangshme ndaj konsumimit te te rahura te zemres se saj. Meshkujt i duan femrat per miljona arsye. Asnje leter s’mund te bej gjykimin e kesaj. Eshte ceshtje e zemres e jo mendjes.

  3. #3
    Disa arsye pse femrat pelqejne meshkujt:

    • Menyra se si ai perdor kolonjen tende te preferuar ( e cila eshte ajo qe ti ja ke ble per ditelindje).
    • Menyra se si ai te sheh ne sy dhe ti do qe te vdesesh ne ate moment ne ate vend aty.
    • Menyra se si rastesisht i ven duart e tij perreth teje
    • Menyra se si te puth lotet..
    • Menyra se si ai nevrikoset se s’mund te zgjidh problemin tend
    • Menyra se si ai zhduket para shokeve per ty edhe pse te dy e dini qe ti do t’a duash edhe po te mos kishte ikur.
    • Menyra se si syte e tij shkelqejne nga rezultati i pritjes 3 oreshe qe te duhej ty per te pregaditur per takimin.
    • Menyra se si ai cdo here di cfare te thote qe te te bej te skuqesh.
    • Menyra se si disa here mendon qe e din t’a thote gjene me te mire per te te be ty te ndjehesh me mire, edhe pse t’i ne fakt mendon qe ishte gjeja me e keqe qe mund t’a thonte.
    • Menyra se si te mban afer kur ti ndjen te ftohte.
    • Menyra se si te shikon kur ti je e merzitur me te, dhe e ben merzitine tende te shkrihet komplet.
    • Menyra se si cdo here qeshin kur jeni sebashku.
    • Menyra se si te lejon t'a fitosh cdo loje qe luani bashke.
    • … dhe kur jua beni me dije, bejne sikur s’te degjojne.
    • Menyra se si qeshin me ty,
    • Menyra se si ndjehesh kur te telefonon dhe te kerkon falje per kacafytjen qe kishit.
    • Menyra se si te thote “ Te Dua”.
    • Menyra se si te thote “ Te Dua” para shokeve te tij.
    • Menyra se si te preken dhe mban, sikur ka frike se mos te thyej.
    • Menyra se si te puthen.
    • Menyra se si i hapen krahet per ty kur je duke qarre.
    • Menyra se si asnjehere se pranon qe ti e ke lenduar.
    • Menyra se si mundohet te mos qaje kur eshte frikesuar se most e humbe.
    • Menyra se si te thote “Po me mungon”, edhe pse e urren shume qe ta pranoje.
    • Menyra se si te mungon cdo gje ne lidhje me te, kur ai eshte larg.
    • Menyra se si ai i mban ment castet tuaja speciale, kur mendon qe ai dueht t’i kete harruar.
    • Menyra se si ju kerkon falje kur vertet i ka harruar.
    • Menyra se si komfortojne kur ti ke pasur nje dite te keqe.
    • Menyra se si ti s’te pritet te shkosh ne shtepi e t’i tregosh per diten qe ke kaluar.
    • Menyra se si te shkruan letra dashurie, edhe pse mendon qe jane palidhje.
    • Menyra se si disa here me mire ri me ty se sa me shoqerine.
    • Menyra se si ti deshiron t’a perqfosh, edhe pse jo cdo here jane te embel.

  4. #4
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    Kjo eshte tema e romances me e bukur dhe prekese qe kam lexuar deri tani, bravo, vazhdoni keshtu! Kemi gjithmon nevoj per gjera pozitive...... dhe ledhatuese...... !!!!

  5. #5
    Dashuria kerkon qe ju, me teper te beni te lumtur sesa te jeni i
    lumtur... ......... Ralf Konor
    Keep it REAL!!!

  6. #6
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anëtarësuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,869

    Dicka me shume rreth dashurise!!Dashuria ne hijen e marteses .

    Faktet dhe studimet shkencore në fushën e moralit kanë provuar se martesa është faktori i vetëm që siguron stabilitet e qëndrueshmëri në jetën e njeriut. Kjo, sepse martesa do të thotë lidhje e bashkim ndërmjet dy njerëzish nën hijen e një jete të përbashkët, ku të sundojë dashuria dhe miqësia e pastër.
    Familja është çerdhja e ngrohtë që u siguron dy bashkëshortëve kushte për lumturi e paqe, që ndërtohen mbi bazën e dashurisë. Nga ana tjetër, martesa do të thotë integrim për bashkëshortët dhe zhdukje e ndjenjës së boshllëkut që ekziston një lloj si tek burri edhe tek gruaja.
    Baza e dashurisë
    Bazat e dashurisë shfaqen në formën e solidaritetit, mirëkuptimit, sakrificës, faljes, respektit të ndërsjelltë, etj. Dashuria është perla e jetës bashkëshortore. Pa të gjithçka të duket bosh dhe pa kuptim. Kjo sepse njeriu jeton në fakt me dashurinë, me atë dashuri që si një pishtar i ndriçon rrugën, ndez zemrën dhe e mbush me ndjenja të ngrohta e intime.
    Dashuria është themelore në jetën bashkëshortore dhe përbën faktorin më të rëdësishëm për vazhdimin dhe përsosjen e saj.
    Thellimi i ndjenjës së dashurisë
    Një nga problemet e rëndësishme të jetës së përbashkët është që të dy bashkëshortët të punojnë për forcimin e ndjenjave të dashurisë dhe thellimin e tyre tek njëri-tjetri me anën e një fjale të ëmbël, një qëndrimi të butë apo vështrimi të ngrohtë e forma të tjera të kësaj natyre që shprehin dashuri e miqësi. Por ka shumë bashkëshortë që, ndërsa janë magazina të mëdha për këto shprehje të larta, nuk janë në gjendje t’i shprehin ato. Si pasojë, një mal prej akulli ngrihet në marrëdhëniet e tyre. Ata e shohin veten të izoluar e të vetmuar, duke rrezikuar kështu jetën e tyre të përbashkët me shkatërrim.
    Vetëm prushi i dashurisë nuk mjafton, duhet patjetër që ajo të provohet e të konfirmohet me mjetet e shprehjes, si përshembull, me anën e fjalës dhe të bisedës së ngrohtë, kujdesi për ushqimin dhe pastërtinë, lëvdatës e të tjera gjërave jetësore si këto.
    Problemet negative dhe sëmundjet që mund të godasin njeriun në jetë, përbëjnë në fund të fundit shanse të përshtatshme për të provuar ndjenjat e dashurisë e të solidaritetit midis dy bashkëshortëve.
    Kushtet e dashurisë
    Nëse dashuria ka gjithë këtë rëndësi, atëherë cilat do të jenë kushtet e saj?
    Dashuria, para së gjithash, duhet të jetë e sinqertë, larg hipokrizisë, e pastër nga çdo dyshim e hije, larg çdo artificializmi. Ajo duhet të burojë nga thellësitë e zemrës e të shpirtit.
    Martesa e lumtur, zakonisht është një lloj miqësie, dashurie dhe afiniteti, sa që është e vështirë të dallohen anët e saj materiale nga ato shpirtërore e morale. Ajo është një nga format e integrimit e të bashkëpunimit që plotëson të gjitha nevojat shpirtërore e trupore.
    Në të gjithë këtë nuk duhet të presim ledhatime të vazhdueshme me rast e pa rast. Kjo sepse dashuria është një ndjenjë e sinqertë që shpërthen në kohën e caktuar, për të shprehur vetveten në kushte dhe kohë të caktuar.
    Së fundi, dashuria e sinqertë është një ndjenjë fisnike. Ajo nuk e pret asnjëherë atë çka do të takojë dhe nuk njeh asnjë lloj kushti apo trajtim të tipit tregtar.
    Roli i gruas
    Megjithëse dashuria konkretizohet me një marrëdhënie martesore, domethënë, presupozon që të marrin pjesë në të dy palët, burri dhe gruaja, prapë se prapë roli i gruas në të është shumë më i madh nga ai i burrit. Dashuria e gruas jo vetëm që i shkakton burrit ndjenjën e besismit, por i rinovon gjithashtu frymëmarrjen e jetës bashkëshortore.
    Gruaja, nëpërmjet dashurisë, mund të kultivojë në zemrën e burrit ndjenja të mëdha e plot vitalitet. Ajo penetron në zemrën e tij për të zënë aty vendin që i takon e për të influencuar tek ajo. Qëndrueshmëria e dashurisë do të thotë rritje e shpresës ... të asaj shprese që, në rrugën e saj, fshin tronditjet dhe shqetësimet për t’i zëvendësuar me qetësinë dhe sigurinë.
    Një dashuri e tillë do të jetë mbështetje e fuqishme për mbrojtjen e gruas nga zemërimi i burrit. Jeta duket boshe dhe e thatë pa dashurinë e këtij burimi të pastër e plot ndjenja stabiliteti, qetësie e gëzimi.
    Etapa e dashurisë
    Dashuria lind tek të martuarit sapo përfudon lidhja e tyre. Gjatë kësaj periudhe secili ruan cilësitë dhe tiparet e veta personale. Por, pasi miqësia rritet deri në dashuri, që do të thotë bashkim i plotë, butësi, falje e sakrificë, jeta bashkëshortore hynë në një etapë të re, ku dalngadalë zhduken të gjitha tiparet e cilësitë personale, për të lindur një personalitet i ri, ngritur mbi bazën e integrimit, që realizojnë martesa dhe dashuria.
    Që këtej shohim që familjet njerëzore ndryshojnë tërësisht në jetën e tyre nga krijesat e tjera të gjalla, sepse ngrihen në lartësinë e shenjtërisë e të engjëllores.

    Gjithe te Mirat!!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e beracaku
    Anëtarësuar
    21-01-2004
    Vendndodhja
    Teramo, Itali
    Postime
    23
    DASHURIA
    nuk e di ne ta urrej apo te shpresoj qe te vij prap?
    e vetmja gje qe di se c'do dashuri me ben te ndihem mire te harroj te tera problemet e botes dhe te miat.
    o zot pse?? pse na jep dashurine dhe na e merr kaq shpejt pse i le shpresat ona te ngritura dhe na ben te vuaj.
    C'TE KAM BERE VALLE!!
    e vetmja gje qe kerkoj eshte pak DASHURI.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Shpirt Njeriu : 28-01-2004 më 00:02
    jeto diten!

  8. #8
    udhetare.... Maska e Klaraaa
    Anëtarësuar
    29-08-2003
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    181
    ........Dikur e ulur ne bangat e shkolles shfletoja libra , kerkoja thenie per dashurine dhe i shkruaja ne blloqet e mia, fjale qe me mbesnin ne mendje dhe shprehje qe mbyllja syte dhe i perserisja ne peshperitje dhe levizje te lehte buzesh...hapja syte dhe qeshja...dashuria e pare, nje fjale e thene dhe shfletim librash..Cdo te thote valle?? Lojra emrash, ditelindjesh, zberthim puthjesh, cdo te thoshin te gjitha valle? Me do apo sme do? .....Kur cdo gje shkonin mire ( me lojrat dhe definimet e dashurise) nuk me zinte gjumi nga gezimi....loja me kishte dale...qe AI me donte shume......dhe sot duke shkruar keto rreshta syte me mbushen me lot...ndjej mall per ato kohe qe besoja ne yje dhe ne thenie...
    Enya-Adiemus

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-08-2003
    Vendndodhja
    Austri
    Postime
    7
    Shpirt Njeriu, te Lumte ty!!

    Vertet teper me pelqeu kjo teme!

    Pra te them disa arsyje se pse e dua une X Personin :-)

    Menyra se si me thot se sa shume i mungoj
    Menyra si ma mban doren dhe ma ledhaton trupin!

    Achh kjo dashuri :-)

    Angel

  10. #10
    GuEsS...? Maska e Leandra
    Anëtarësuar
    24-10-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    185
    Menyra si te thirr emrin dhe te thote te do.
    Menyra si te ben te jetosh vetem per te.
    Une me ty pata fillu
    vec ta bej tjetrin xheloz,
    e tash me ty jam dashuru,
    ...kjo pune me ben nervoz....

Faqja 0 prej 24 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Si mund të realizohet vazhdimësia e dashurisë
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 13:13
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •