Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
2. Dëshmi e dhimbjes në vargje
Këto ditë, duke kërkuar në dosjet e arkivit tim modest për Çamërinë, gjeta të fotokopjuar vjershën “Sanije Bollati”, shkruar nga Gjergj Komnino dhe botuar në gazetën “Zëri i Çamërisë”. Gazeta në fjalë ishte organ i Komitetit Antifashist të Emigrantëve Çamëri, në Shqipëri dhe u botua vetëm në disa muaj duke nisur nga gjysma e dytë e vitit 1945. Në faqet e kësaj gazete, Gjergj Komnino ka publikuar disa nga krijimet poetike më të dhimbshme kushtuar tragjedisë çame si “Paramithi, Paramithi”, “Rruga e kthimit”, “Sanije Bollati”. Do të duhej një studim i veçantë kushtuar jetës dhe veprës së Gjergj Komninos, që siç shkruan shkrimtari durrsak, Shpend Topallaj, ishte “diplomuar jashtë shtetit, ku kishte mbrojtur shkëlqyeshëm diplomën me një studim për Luixhi Pirandelon”. Këtë intelektual, në damarët e të cilit “rridhte gjak princash e deri perandorësh”, këtë antifashist të orëve të para, regjimi komunist do ta burgoste. Agim Musta, në librin “Mandelët e Shqipërisë”, mes të tjerash kujton edhe fjalët e Komninos: “Më dënuan me vdekje më 1956–n. Gjashtë muaj duke ngrënë si qeni, në koritë, gjashtë muaj me duar e këmbë të lidhura me hekura, gjashtë muaj duke urinuar në tesha, gjashtë muaj ….”.
Le të rikthehemi te poezitë e Gjergj Komninos kushtuar tragjedisë çame. E përbashkëta e tyre është dhimbja e skajshme dhe tragjizmi deri në ulërimë. Poeti duket se është njohur nga afër me plagën çame dhe trupin e sfilitur të Çamërisë. Ai është bërë pjesë e kësaj tragjedie dhe duket sikur edhe trupi i tij është me plagë që ende rrjedhin gjak. Mendoj se poezia “Sanije Bollati” është më tragjikja. Atmosfera është danteske. Duket se ajo flet në boshllëk diku mes tokës e qiellit. Ka 37 vargje dhe në fund një sqarim për lexuesin: “Sanije Bollati është një viktimë e monarko-fashistëve grekë, të cilët e dogjën pak nga pak dhe e masakruan tmerrisht”.
Kush është Sanije Bollati? Ka lindur në qytetin e Paramithisë, bijë e një prej fiseve të hershme të këtij qyteti (ku ndodhjet ende në këmbë kulla e Bollatatëve) dhe martuar po në këtë qytet në familjen Nuri. Është me interes për lexuesin t’i bëj të njohur deklaratën noteriale të Fadil Nurit, që mban datën 26 janar 2005, lindur në Paramithi në vitin 1935 dhe është biri i Sanije Bollatit. Po citoj një pjesë të dëshmisë së tij, marrë nga Z. Ilmi Saqe dhe vërtetuar nga noterja Ruko Soko: “Nëna kishte në djep motrën 6-muajshe, Dilenë, dhe shkon në banjë për të marrë ndërresat e motrës, por kriminelët e djegin. Nëna del nga banja duke u djegur gjithë flakë. Unë fillova të qaja me të madhe, duke parë nënën që i digjej gjithë trupi flakë. Një zervist më qëllon dhe më shtyn nga kati i dytë dhe më rrëzon nëpër shkallë, duke u vrarë dhe coptuar. U mbusha tërë gjak nga plagët që mora. Kjo shenjë që kam në ballë është nga këta kriminelë. Nëna vazhdonte të digjej, deri sa humbi ndjenjat. Ajo është përcëlluar komplet, mishrat e trupit ishin nxirë dhe vende-vende kullonin gjak. … Buzët ishin djegur dhëmbët ishin përjashta. Nga djegia trupi ishte rrudhosur dhe tkurrur. Ishte një pamje lemeritëse. Ajo pamje më ka shoqëruar dhe do të më shoqërojë derisa të rroj…. Kriminelët vranë në djep edhe motrën, Dilenë 6-muajshe…..”
Dëshmia e lartpërmendur, e pashembullt në kanibalizmin e bandave zerviste ndaj popullsisë të pafajshme çame, më sjell ndërmend, mes të tjerave, thënien e historianit objektiv grek: Niko Zhangu “Duhet të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vijë turp për ato që u bënë, (në Thesproti), sepse nuk janë në karakterin e popullit tonë”. Të njëjtën mendim ka edhe historiani bashkëkohor grek, Jorgos Margaritis, i cili në librin “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, shkruan për Paramithinë që më 27 qershor 1944 qyteti u kthye në thertore…. Rreth pesëqind persona u vranë me mënyrat më çnjerëzore. Keqtrajtimi i përgjithshëm i grave dhe rrëmbimi i pasurisë, e plotësonin këtë kuadër”. Poezia e Gjergj Komninos ribotohet në faqet e shtypit shqiptar pas 67 vjetësh, në kuadrin e 27 qershorit, Ditës së Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë. Me këtë rast i bëjmë një thirrje opinionit të shëndoshë grek: Etërit tuaj të mëdhenj të lashtësisë, ata që i dhanë një dimension tjetër më pas kulturës botërore, në tragjeditë e jashtëzakonshme që shkruan trokitën fort në ndërgjegjen e bashkëkohësve dhe brezave, duke bërë katarsis. Hiri i trupit të vdekur të Sanije Bollatit në Paramithinë martire është akoma jashtë, pakallur në dhe. Të pakallur në dhe janë edhe eshtrat e pleqve, burrave e grave apo fëmijëve masakruar barbarisht nga bandat famëkeqe të Napoleon Zervës. Në emër të tyre, shpirtërave që nuk gjejnë qetësi, të paktën lejonani t’u vëmë nga një trëndafil atje ku janë, në viset tragjike të Çamërisë tonë. Kjo poezi u flet! Zëri që del nga shkrumbi i trupit të zhuritur të Sanije Bollatit, ju flet. Dëgjojeni këtë zë dhe atë të poetit Gjergj Komnino.
3. Dëshmi të një historiani grek
Më 26 qershor, sektorë të Divizionit X të Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke, duke shfrytëzuar tërheqjen e grupeve ushtarake gjermane nga zona, sulmuan Paramithinë dhe e pushtuan atë, pas një rezistence shumë të shkurtër të milicisë çame. Me gjithë premtimet, brenda pak ditëve, më 27 qershor, ditën e parë të “çlirimit”, qyteti u kthye në thertore. Të gjitha dëshmitë, nga çfarëdo palë që të vijnë, bien dakord në shtrirjen dhe dhunën e vrasjeve e të keqtrajtimeve në kurriz të banorëve myslimanë. Me qindra e qindra vetë – numri është i panjohur, por ndoshta afrohet rreth pesëqind personave – u vranë me mënyrat më çnjerëzore, brenda dhe përreth qytetit. Keqtrajtimi i përgjithshëm i grave dhe rrëmbimi i pasurive, e plotësonin këtë kuadër. Pasditen e së njëjtës ditë, mbërriti në qytet major Kranias, komandant i Regjimentit të 16- të të Lidhjes Demokratike Kombëtare Greke. Ai mori vendimin për dënimin e shkaktarëve kryesorë, domethënë ekzekutimin e 34 çamëve, të cilët i kishin shpëtuar masakrës. Ky vendim gjeti zbatim të menjëhershëm.
(Jorgos Margaritis: “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, fq. 141.)
4. Dëshmi të shtypit amerikan
Gjendja pikëlluese në të cilën gjenden çamët që banojnë në Shqipëri, është e përshkruar në një listë të zonjushës Lovely, anëtare e familjes të Manchester dhe që shërben si sekretare pranë misionit të UNRRA në Shqipëri. Zonjusha Lovely shpjegon gjendjen e çamëve. Sipas saj kjo gjendje do të shkaktojë një farë jehone në mes të çamëve të Hartfordit që është konsideruar si qendra e çamëve në Shtetet e Bashkuara. Tani Shqipëria strehon më shumë se 25000 çamër, pjesa më e madhe e së cilës përbëhet nga gratë dhe fëmijët të instaluar nëpër kanune të ndryshme (bashkësi) gjatë luftës në Greqi, fshatrat e tyre u shkatërruan dhe ata shpëtuan duke u strehuar në Shqipëri.
Muajin e kaluar, UNRRA në marrëveshje me qeverinë shqiptare, u dha si ndihmë këtyre të fundit dhe në hapësirën e 5 ditëve, 329 tonë artikuj të ndryshëm. Në dy kampet që kam vizituar në Elbasan, shkruan zonjusha Lovely, çamët jetonin në një mjerim të vërtetë. Çdo dhomë ishte e ndarë më dysh dhe strehoheshin dy familje, numri i të cilave ndryshonte nga 11 deri 12 vetë, fut këtu edhe pleqtë dhe të sëmurët. Mobiliet e vetme ishin hasrat e shtrira në tokë duke lënë në mes të dhomës vijën ndarëse ndërmjet dy familjeve. Kishte gjithashtu edhe orenditë e nevojshme për të përgatitur ushqimin e tyre. Ushqimi për shumë javë përbëhej nga një bukë e thatë për kokë dhe kjo qe e një cilësie të keqe. Një grup tjetër që kishte më shumë shans kishte vënë një tenxhere për të zier supën. Kjo supë përbëhej nga mielli dhe disa perime me qëllim që të jepnin pak aromë. Një fëmijë 5 muajsh qe ushqyer me një lloj mielli të përzier me ujë. Në fund të dhomës gjendeshin dy burra dhe dy djem të rinj. Pleqtë me tu afruar ne, donin të ngriheshin, por nuk mundën ta bënin këtë, për shkak të gjendjes së dobët ku ata ndodheshin. Pas këtyre fakteve dhe këtyre dëshmive, çfarë konkluzioni mund të nxjerrim nga deklarata e famshme e M. Pangalos e bërë më 1926 në kohën kur ai ishte ministër i Parë i Greqisë? Në Epir ne kemi disa mijëra çamë të njohur nga ne dhe që formojnë në shtetin tonë pakicën shqiptare. Në qoftë se në të kaluarën ka pasur disa veprime të pahijshme nga ana e organeve të pushtetit në dëm të çamëve, kjo nuk përbën në asnjë mënyrë një trajtim kundrejt tyre. Në të kundërt, qeveria është e frymëzuar nga dëshirat më të mira dhe është e vendosur, të dënojë pa mëshirë çdo veprim të keq kundër pakicave, që rrjedh nga ana e disa personave të papërgjegjshëm dhe të rrëmbyer, dhe të zbatojë plotësisht zotimet të cilat rrjedhin nga traktatet ndërkombëtare ndaj pakicave në Maqedoni dhe në Epir. Përfundimi që rezulton, është një akuzë e pamëshirshme kundër qeverisë greke. Në fakt, tragjedia e pakicës shqiptare çame në Greqi nuk është vetëm një krim i shëmtuar në vetvete që revolton çdo njeri të ndershëm, por ajo tregon për një etje të pashuar ndaj krimit të personave që qeverisin sot Greqinë. Mund të krahasosh vetëm me ushtarët hitlerianë, me Gestapon dhe me S.S gjermane, sepse, si ata dhe këta dogjën, përdhunuan dhe vranë një popullsi të tërë. Por Napolon Zerva që udhëhoqi masakrat në masë, sot është ministër i Sigurimit Publik në Greqi, dhe shokët e tij qeverisin Greqinë dhe bëjnë ligjin në këtë vend. Gjithë varret, gërmadhat e Çamërisë, gratë dhe vajzat e përdhunuara, vuajtjet e refugjatëve në Shqipëri, si dhe deklaratat e personaliteteve të huaja janë aktakuza kundër qeverisë monarko-fashiste greke. Ato janë provat e politikës gjakësore dhe agresive të qeverisë greke ndaj popullit shqiptar, ato janë provat e një krimi ndaj ndjenjave njerëzore.
(Marrë nga gazeta “The Hartford Times”, Connecticut, Etats –Units, e datës 9 nëntor 1945.)
/gazeta shqip
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
greket edhe sot vazhojne ti zhdukin shqiptaret, por ne nje menyr tjeter, duke ju ndrruar emrat se gjoja nuk din ti thojn emrat qe kan shqiptaret, duke ju ndrruar fene, ashtu sic beri turku, kshtu qe me kalimin e kohes, kta harrojne qe jan shqiptare.
Jam i bindur se ne ato krime moren pjes dhe shqiptar, por qe ishin greqizuar dhe vrisnin vllezrit e tyre, kjo eshte nje gje qe shqiptaret e kan si zakon, ti bashkohen pushtuesit dhe te dalin kunder vllezerve te tyre, dhe ne i tolerojme e ju japim dhe merita, sic po behet me turqit, qe na dolen dhe vllezer gjaku????
Ne materialin fillestar keni harruar edhe zonen e Bregut.
Greket dogjen Borshin 2 here, ne Maj 1914 dhe ne Qershor 1944. Edhe sot e kesaj dite jane gjurmet e shtepive te atehershme ne Borshin e vjeter (rreth 5km larg Borshit te sotem, ne drejtim te Kucit te Vlores)
Gjithashtu tentuan te digjnin edhe Fterren.
Cuditerisht sulmet e Greqise ne 1914 ndaj fshatrave te Shqiperise nuk trajtohen ashtu si duhet neper tekstet tona te historise.
`That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...
KONFERENCA E LONDRËS 1913, FILLIMI I TRAGJEDISË KULMORE TË ÇAMËRISË
Shkruan : Eugen SHEHU
Në vështrim në thellësi të viteve,në historinë e brigjeve shqiptare të Çamërisë,anipse i shpejtë, na bën me dije rreth luftërave shekullore,midis shqiptarëve dhe grekërve,në jugun e ballkanit. Veçanërisht në periudhën e mesjetës kur princërit shqiptarë u bënë zot të trojeve amtare,këto beteja nuk u shmangën dot.Një ogur i bardhë për viset e Çamërisë dhe krejt ato shqiptare,paralajmëroi sigurisht Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878.Duke u vënë nën mbrojtjen politike dhe ushtarake të kësaj Lidhjeje,trevat shqiptare po shpallnin përpara Portës së Lartë,synimet e qarta të tyre,jetesën e viseve arbërore,si unitet tokësor,etnik dhe historik.Ndonëse ne e dimë se si u shtyp lëvizja e fuqishme kombëtare e inicuar prej Rilindasve tanë,rëndësia e saj arrin disa dimensione.Dhe mendoj se pikërisht,përkitazi me problemin e Çamërisë,burrat e Shqipërisë së asaj kohe dhanë një kontribut të pakrahasuar. I marrë në konsideratë prej Portës së Lartë si edhe fuqive të tjera të mëdha evropiane,në Konferencën e II të Stambollit,në prill të vitit 1881,problemi i viseve të Çamërisë u trajtua gjërësisht.Falë emrave të shquar të shqiptarëve,të cilët kishin ndikim të madh në Stamboll,kjo konferencë njohu si pjesë të Vilajetit të Janinës,krejt brigjet nga veriu i Gjirit të Prevezës deri në perëndim të lumit Araht,duke shkëputur sigurisht disa toka të pakta,me ç’rast iu aneksuan Greqisë.Ndonëse kjo e fundit bëri përpjekje të mëdha në Stamboll,për të shkëputur deri edhe Janinën,viset shqiptare shpëtuan prej aneksimit të fqinjit jugor të saj.Ndërkaq,për shqiptarët e të katër vilajeteve,viti 1912 do shpaloste përgjegjësinë e madhe historike për t’u dalë zot fateve të vendit të tyre.Kjo përgjegjësi u pasqyrua në të dy kahjet e lëvizjes kombëtare si në ate politike ashtu edhe në rrëmbimin e armëve për t’u përballur me rreziqet.E vërteta është se këto rreziqe po u vinin shqiptarëve nga fqinjët e tyre ballaknik,të cilët sidomos në vitin 1912,patën hartuar një sërë planesh të fshehta për copëtimin mesvedit të trojeve autoktone shqiptare.Kështu qeveria greke,dërgoi në dhjetorin e vitit 1912,në Londër ( aty ku do të diskutoheshin kufijtë e rinj të shteteve) një promemorje tjetër të gjatë dhe cinike lidhur me kufijtë e saj në kurriz të Shqipërisë.Në krahinat shqiptare që ata kërkonin,hynin pos Çamëria,edhe Saranda, Përmeti,Korça, Pogradeci,Manastiri e deri në Vlorë.Mbi bazën e një plani strategjik,plan i grekërve dhe sllavëve,synonte këto troje duke paraparë si të mundshëm coptimin e krejt tokave shqiptare dhe mosegzistimin fare të racës shqiptare e cila për ta,nuk ishte e aftë të ndërtonte shtet dhe të vetqeverisej.Natyrisht këtij qëndrimi cinik,iu përgjegj menjëherë Qeveria e dalë nga Kuvendi historik i Vlorës i 28 nëndorit 1912.Në ditët e para të janarit 1913,përfaqsuesit e kësaj Qeverie, Rasim Dino,Mehmet Konica dhe Filip Noga,i paraqitën Eduard Greit,ministër i punëve të jashtme një propozim konkret lidhur me kufijtë jugorë të Shqipërisë.Në parashikimin që burrat e Shqipërisë u bënin kërkesave të tyre në londër,natyrisht sundonte logjika e fshehtë.Nëqoftëse Shqipëria nuk ka mundur të shkojë pas kombeve perëndimore,shpreheshin ata,arsyet duhen të kërkohen në kushtet e pafavorshme që e rrethonin ate.Historia e popullit shqiptar është e mbushur me luftëra të përgjakshme që i është dashur të bëjë për ruajtjen e integritetit të tij.Në asnjë kohë të egzistencës së saj kombëtare,Shqipëria nuk ka hequr dorë nga sovraniteti i saj,prandaj në kohën e diskutimit të kufijve ballaknike,shqiptarët kanë të drejtë të ngrenë zërin për t’u kërkuar Fuqive Evropiane,bashkë me të drejtën për të jetuar edhe mundësinë për t’u zhvilluar në paqë si krejt kombet e tjerë.Nisur nga deklarimet e fqinjëve tanë,parashtresa e burrave të Shqipërisë,në Londër deklaronin nëse zgjedhja përfundimtare e problemit të popujve ballkanik imponohej me forcë,populli shqiptar nuk mund të duronte që të drejtat e tij të sakrifikoheshin pjesërisht dhe për më tej nuk mund të përfundohet paqja e plotë e gadishullit,derisa kufijtë që i janë njohur çdo etniteti politik,s’do të frymëzoheshin prej caqeve gjeografike dhe etnografike të çdo shteti.Vetëm dhënia e një konfigurimi homogjen Shqipërisë,do të mund të bëjë të vendoset paqja dhe qetësia në ballkan,vazhdonte kjo parashtresë.Ndërsa sa u përket kufijve,deklarimi i përfaqsuesve të Qeverisë së Vlorës ishte tejet i vendosur :
“Kufijtë që ne kërkojmë,janë ata që duhen shënuar duke ndjekur një vijë ndarëse,duke u nisur nga kufijtë e sotëm të Mbretërisë Malazeze dhe duke përfshirë veçanërisht,me gjithë rrethinat përkatëse,qytetet e Pejës,Mitrovicës,Prishtinës,Shkupit dhe Manastirit deri në Meçovë,duke u ruajtur këtyre kufijve e sotëm deri në Prevezë.Duke kërkuar këtë caktim kufijsh,populli shqiptar synonte vetëm qëllimin për të mbajtur me fqinjët e vet marrëdhënie sa më të përzemërta aq edhe të qëndrueshme.Pamvarsisht nga çështjet etnike gjeografike dhe historike që ndikojnë në favor të këtij caktimi të arsyeshëm,është e nevojshëm se duke e zvogluar atë dhe duke e ngushtuar përtej kufijve të natyrshëm të saj,Evropa do të rrezikonte vënien e shtetit shqiptar në një pamundësi materiale për tërë jetën e vet,duke mos pasur kështu,në pikpamje ekonomike burimet e domosdoshme për zhvillimin e tij normal”(A.Q i shtetit-Tiranë,Fondi 245, viti 1913, dosja 11-19 , fleta 34 ).
Më poshtë,përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër e bënin me dije Evropën se kombi shqiptar edhe në të kaluarën,ka dhënë prova të mjaftueshëm për bujarinë e koncepteve të tija politike.Tek shqiptarët interesi kombëtar është paravendosur gjithmonë mbi terren sa dhe sa konflikteve dhe luftërave fetare.Në mbyllje të kësaj parashtrese thuhej tekstualisht :”Populli shqiptar është i lindur,qe në rregullimin e konfliktit të sotëm,Fuqitë e Mëdha nuk do të lënë pas dore shqyrtimin e pikave të ngritura në këtë Memorandum dhe nuk do të jenë aspak të pavëmendshëm kundrejt kërkesave të drejta të një kombi të denjë për një fat më të mirë…”(A.Q.SH.Tiranë-fondi 245, viti 1913, dosja 11-19, fleta 34 )
Siç dihet në konferencën e ambasadorëve në Londër,Rusia cariste kishte dominancë tejet të madhe, falë shpartallimit të plotë të perandorisë Osmane.Në këtë rrafsh,pozicionet strategjike të saja kërkonin të arrinin deri në ujërat e Adriatikut dhe për arritjen e këtij qëllimi ajo kërkonte të përkrahte të krishterët sllav,malazez dhe grekë,duke dashur të ringrerë lavdinë e shkuar të carëve,nëpërmjet orekseve shovene të ortodoksizmit sllav.Kufijtë e Shqipërisë të kërkuara prej qeverisë Ruse në Londër,ishin krejt qesharake,disa qindra kilometra tokë ( kryesisht fushë) e pambrojtur e palidhur me trevat e tjera shqiptare, e pazhvilluar ekonomikisht dhe tek e mbramja e gatshme për tu bërë pre e çdo fqinji grabitçar,që do të sulmonte me 700-800 ushtarë.Me dallime shumë të vogla, i tillë ishte në Londër edhe qëndrimi i qeverisë Franceze dhe asaj Angleze,të cilat kërkonin me çdo kusht të mbeteshin aleatë të tyre ballkanikë,duke u paraprirë interesave të veta,të ardhme.Ndërsa në kundërshim më këto,përfaqsuesi i qeverisë austro-hungareze,Mensendorf, deklaronte se do të ishte jo vetëm në të mirë të Shqipërisë,por krejt ballkanit,që mbrenda territorit të shtetit shqiptar,të përfshiheshin ;
Janina,Konica,Korça,Follorina,Ohri,Gostivari,Tetov a,Prizreni,Peja,Gjakova,dhe Shkodra.Në thelb të kësaj kërkese,Mesendorf,arsyetonte se vetëm një shtet i fortë dhe i pavarur shqiptar,do të shuante zjarret në Ballkan.
Pa dashur të zgjatemi në skenat dhe prapaskenat e kësaj konference,ndonëse në drejtim të kryetarit të saj,Eduart Greit,nuk munguan qindra telegrame,memorandume dhe peticione prej gjithë trevave shqiptare në katër vilajetet,por dihet tanimë qëndrimi përfundimtar i saj ndaj fateve të Shqipërisë.Në mënyrë tejet të koncentruar,këtë akt makabër të Fuqive të Mëdha ,ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, e përshkruan mendimtari i shquar,Mid’hat Frashëri,në librin e vet “Shqiptarë dhe Sllavë” ku pos të tjerave shkruan tekstualisht ; “A mund të merret me mend që Shqipëria e kufizuar nga Konferenca e londrës më 1913,të jetë një Shqipëri e shëndoshë dhe solide ? Asaj i janë privuar tokat më të mira që kishte,fushat më të bukura,qendrat më të rëndësishme dhe i janë shkëputur dy të tretat e popullsisë.Tokat pjellore të Janinës dhe Prevezës,kullat e famshme të Çamërisë,iu dhanë Greqisë…”(Mid’hat Frashëri”Shqiptarë dhe Sllavë” botuar në frengjisht në Lozanë-Zvicër më 119,dhe në shqip në Tiranë 1997, faqe 61 ).
Kundër këtij vednimi kaq të padrejtë,reaguan jo vetëm përfaqsuesit e shtetit shqiptar në Londër por krejt diplomacia shqiptare.Në krye të burrave shqiptar,printe plaku i urrtë Ismail Qemal Vlora, i cili duke njohur prapaskenat e Fuqive të Mëdha të Evropës, e ngriti lartë zërin në mbrojtje të atdheut të vet.Ai do të mbante gjithashtu lidhje kurdoherë të ngushta me atdhetarët e Çamërisë, duke i vënë në dije për gjithshka që Qeveria e Vlorës po bënte në mbrojtje të interesave të popullsisë së kësaj krahine.E vërteta është se me të marrë vesh lajmin e aneksimit të Çamërisë prej andartëve grek,drejt Londrës vërshuan dhjetra telegrame e peticione ku konferenca bëhej me dije se tokat pjellore të Çamërisë,prej shekujsh ishin shqiptare dhe s’mund t’i bashkangjiteshin tanimë një shteti të huaj.Protesta të tilla u dërguan nga prefekturat e njohura të Janinës,Filatit, Prevezës, Paramithisë etj,por nuk munguan edhe protesta nga ato krahina të tjera të shkëputura nga shteti amë,por edhe ata të mbetura në mbrendsi të kufijve politik.Kështu në një protestë që populli i Lushnjës,i dërgonte Ser Eduard Greit,në ato momente,pos të tjerave thuhej : “Nga gazetat merret vesh se në çamëri, e cila si nga pikpamja e gjuhës ashtu edhe nga traditat kombëtare dhe sidomos nga pikpamja e jetesës si dhe pozita historike dhe gjeografike është padyshim Shqiperi,po caktohet një kufi që nuk është në interes të dy qeverive dhe do të shkaktojë shkatërimin dhe zhdukjen e këtij vendi… Të drejtat e Shqipërisë që egzistojnë brez pas brezi në këtë vend nuk mund të mohohen dhe nuk është e drejtë që populli i çamërisë të zhvishet dhe të veçohet nga vendi ku e lidh gjaku dhe gjuha.Kjo gjë godit rëndë popullin e Shqipërisë së Jugut dhe natyrisht do të shkaktojë ngatëresa të përhershme,të cilat Fuqitë e Mëdha kërkojnë t’i evitojnë.Nën përshtypjen e keqe të këtij lajmi,populli i madh e i vogël padyshim feje,sot u mblodh në një miting dhe i drejtohet konferencës ,duke iu lutur me lot zie në sy,që Çamëria e cila banon një pjesë me rëndësi të Shqiptarëve dhe që sot po vajton nën këmbët e dërmuese të armikut,të lihet brenda në kufi të Shqipërisë së Jugut”(Arkivi Qendror i shtetit –Tiranë.Fondi 245, dosja 11-19, faqe 67 ).
Por protestat e tilla të shqiptarëve,kurdoherë ranë në vesh të shurdhur.Tanimë në pejsën më të madhe të tyre,kufijtë ishin përcaktuar dhe për probleme të vogla që do të dilnin në përcaktimin e disa fshatrave pa rëndësi të madhe,u vendos të krijohej një Komision Ndërkombëtar.Sipas Nenit 5,të rregullores së këtij komisioni,përcaktimi i kufirit në këto fshatra do të bëhej sipas konstatimeve etnografike,ku do të hartohej gjuha amtare e folur e vendasve:komisioni gjithashtu parashihte të mos merrte anën e manifetsimeve të ndryshme politike të etnive.Ende pa u tharë boja e këtij vendimi të marrë në Londër,(më 11 gusht 1913) qeveria greke e cila kish shkuar me rreth 12 mijë ushtarë të rregullt në Gjirokastër e Korçë,filloi masakrën e madhe të djegjes së fshatrave.Në mënyrë krejt barbare,në verën dhe vjeshtën e vitit 1913,në jugun e shtetit amë,u dogjën rreth 12 mijë shtëpi të shqiptarëve mysliman.Burrat u ndoqën deri në majat e shpateve më të egra,ndërsa gratë dhe foshnjat u therrën me thika për të kursyer plumbat.Ende pa arritur,përfaqsuesit e Komisionit Ndërkombëtar të caktimit të kufijve,në shumë fshatra autoktone shqiptare u suallën familje greke,iu dhanë atyre shtëpi e tokë të konfiskuara nga shqiptarët dhe u porositën që në rast se do të merreshin në pyetje prej ndërkombëtarëve të kufirit,të pohonin se jetonin prej shekujsh aty.Ndërsa me shqiptarët e krishterë në vise të Sarandës,Kolonjës,Gjirokastrës e Korçës,nuk lanë dredhi pa përdorur e premtim pa bërë,kinse ata do të deklaronin se donin të jetonin nën Greqi,”mrekullitë” nuk do të kishin të maruar.E vërteta është se propaganda, e ndërthurur edhe me mjete të tjera siç ishin paratë e dhëna disa krerëve filogrek,bënë të tyren.Në ndonjë rast,siç ishte ai i parisë së krishterë të Korçës,u pranua qeverisja greke,por mekanizmi nuk funksiononte,falë atdhetarëve të shquar të kësaj treve si : Mihal Grameno,Sali Butka,Qamil Panariti,Shahin Matraku, motrat Qiriazi, Papa Kristo Negovani etj.Bandat e andartëve greke,shkuan deri aty sa të vrisnin shqiptarë të pafajshëm të cilët refuzuan të mbanin në dritaret e tyre flamujt grek,me ç’rast do të mashtroheshin pjestarët e këtij komisioni Ndërkombëtar të Kufijve.Jo rrallë,në sytë e tyre,pjestarët e këtij komisioni,vërenin se ishin me qindra shtëpi të djegura në këto fshatra,të cilat në mënyrë të çuditshme ishin të parrezikuara nga zjarri,vetëm me ndonjë flamur grek.Për më tej, trupat e rregullta të ushtrisë së Veneziellosit,nuk nguruan të lyenin edhe vetë,në ngjyrat e flamurit grek,mjaft shtëpi shqiptarësh,në ato zona ku do të kalonin përfaqsuesit e komisionit në fjalë.Mbas shumë peripecish,Komisioni Ndërkombëtar i Kufijve,mundi të krijojë idenë e saktë mbi ato fshatra që përshkoi.Natyrisht,në çdo ditë të punës së vet,ai u gjend përballë presionit të qeverisë greke të Venezellosit,si edhe dhunimeve e masakrave që kryenin në këto vende,andartët grek.Në fund të vitit 1913,ky komision pasi kishte verifikuar shumë prej këtyre fshatrave,mundi të përcaktojë një vijë kufitare definitive, e cila u kontestua menjëherë nga qeveria greke.Por dy muaj më pas sigurisht nën presionin ndërkombëtar të Fuqive të Mëdha,Veneziellosi me shkresë të veçantë,pranonte kufijtë e vendosur nga komisioni. Në ditët e para të marsit 1914,ndërsa përfaqsuesi i ushtrisë shqiptare dhe ai i komisionit Ndërkombëtar të Kufijve,nënshkruanin marrveshjen sipas së cilës trupat e rregullta të ushtrisë greke do të largoheshin menjëherë nga Qarku i Korçës dhe ai i Gjorokastrës,pikërisht atëherë u thirr nga lashtësia,dinakëria tradicionale helene.Një varg luftërash të gjata shpërthyen midis 2-3 mijë shqiptarëve të pa armatosur siç duhet dhe rreth 15 mijë trupave greke të ushtrisë së rregullt në bashkëpunim me andartët.Këto luftëra ku u dogjën rreth 250 fshatra,mijëra shtëpi,u vranë gra e fëmijë të pafajshëm,përkojnë me deklaratën e kriminelit Venizellos,i cili jo pa cinizëm u ish drejtuar më 1913 miqve të tij,duke thënë se “edhe nëse do të tërhiqemi nga tokat shqiptare brenda kufijve londineze,ne nuk do të lëmë gjë tjetër prapa veç zjarr dhe hi”.Ndërkaq urat e zjarreve ishin dezur edhe në tokat e bukura e pjellore të Çamërisë.Ndërsa,përfaqsuesi i qeverisë osmane,në Athinë,duke nënshkruar mbarimin e luftës midis atyre dy shteteve,përcaktonte qartë edhe qëndrimin që duhej të mbante qeveria greke,me etnitë e tjera,pas rivlersimit të kufijve prej Konferencës së Ambasadorëve në Londër.Banorët e shkëputur prej trungjeve amë,ndonëse njihnin për juridiksion shtetin grek,kishin të drejta të barabarta me grekërit dhe për më tej,do të mbanin në çdo kohë edhe nënshtetësinë turke.Në mënyrë tekstuale,lidhur me pronat,në këto marrveshje të nënshkruar në Athinë,thuhej pos të tjerave ;”Askujt nuk mund t’i merret prona e vet pjesërisht apo tërësisht, drejtëpërsëdrejti apo në mënyrë të tjera”.(A.Q.SH.-Tiranë.Fondi 251.dosja.83.fleta 173).
Ende pa u ratifikuar marrveshja,ushtarët dhe andartët grek,vepruan me turma zjarri në duar t’u vënë flakën,shtëpive dhe atdhetarëve më të shquar të Çamërisë.Në Janinë e Filat,në Paramithi e Lekures,agjentë të fshehtë grekë rrethonin shtëpitë e atdhetarëve shqiptarë dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme nisën të rrëmbejnë ara,vreshta dhe sipërfaqe të tëra ullinjësh,për t’ua bërë dhuratë kolonëve grekë të ardhur enkas nga juglindja e Greqisë.Mendoj se është e udhës të sjell këtu,dëshmi autentike të hulumtuara në terren prej studiuesit të njohur të Çamërisë,Ibrahim Hoxha.Lidhur vetëm me një pjesë të vogël të rrëmbimit të pasurive çamë,në vitet 1913-1914,ai kumton ; “Rexhep Osman Çaparit iu përlanë pronat që zotëronte në fshatrat Goricë e Harce,kurse Seit Çaparit iu morrën tokat që i përkisnin në fshatin Lije dhe në vendin e quajtur Kucura.Tërë pronat e qytetit dhe të fshatrave të rrethit të Paramithisë u zhveshën nga gjithçka zotëronin në fusha dhe fshatra të ndryshëm të Frarit,në Camofshtra,në malësinë lindore të Paramithisë e gjetkë nder ta ishin edhe Prronjatet,Dinenjte,Bollatatet,Bakot,Muhtenjtë,Kal enjtë etj.Kështu p.sh, vëllezërve ;Qemal.Mazar e Nuri Jusufi,Sulejman Dino,vëllezërve Sulejman,Hetem e Hasan ,Suhbi Sulejman Dino si dhe vëllezërve Abedin e Eqrem Haqif Sulejman Dino iu perpinë pronat e shumta që kishin nëpër fshatrat e Frarit lindor,në Camofshatrat lindorë e gjetkë.Agako (metli) Pronjës,trashigimtarëve të Fuad Prronjos dhe Prronjatëve të tjerë iu morrën pronat që kishin në fshatin Shamete,në Lefterhuar,në Llabanice,në Popovë,në Selam,në Plakë,në Lumare të Janinës etj. Abedin Bakos,Ahmet Bullatit,Haxhi Shehut,Omer Manopullit,Zeqirja Shehut,Tahir Bakos u morën jo vetëm arrat,por edhe bahçet dhe bostanet që kishin në afërsi të shtëpive,pa zënë në gojë pastaj tokat dhe kullotat dimërore,ndër ata që patën më tepër humbje në këtë drejtim ishte edhe Riza Nexhip Kali,të cilit iu grabit edhe tërë kullota dimërore e quajtur Delvic.Nuk ishin të paktë edhe pronarët prej fshatrave të rrethit të Paramithisë që u lanë lakuriq.Ndër ta ishin edhe Mulla Salihu e Murat Isufi nga fshati Dhormi,Balinjtë e Kapolitet nga fshati Gardhiq etj.Ndër Karbunaritet që u lanë me gisht në gojë ishin edhe tërë mali Line ( kullotë dimërore) dhe kullota Bravar si edhe shumë hektar toke buke,iu morën edhe 3 mijë krerë bagëti të imta(dhen) 650-700 krerë lope dhe po aq kuaj.Tefik Qemal Haxhiu dhe Xhemajve iu gllabëruan kullotat dimërore që ndodheshin në vendin e quajtur Gurovalat”.(I.Hoxha “Viset kombëtare shqiptare në shtetin Grek” faqe 89 ).
Më tej tragjedia çame, do të thellohej edhe në jugun e saj,në fshatrat e bukur të Prevezës, e cila sidoqoftë kishte treguar me fjalë e vepra se nuk mund t’iu nënshtrohej synimeve shoveniste të Athinës.Duke u grabitur në pik dite,nën mbikqyrjen e andartëve,banorët shqiptarë të fshatrave :Sheshevë,Strevine,Çaprazli,Flamur,Dhuvjan,Strangj il,Lisar,Rrenjos etj, në të vërtetë u merrej atyre pasuria e fundit,u rrrëmbehej buka e gojës e fëmijëve dhe për rrjedhojë krejt ardhmëria.Në përpjekjen e tyre për të mbrojtur me çdo kusht këto pasuri atërore,dhjetra trima të Çamërisë u ndëshkuan nga inkuizitorët e Athinës,duke i djegur në turrën e drurëre. Tanimë jo vetëm për shqiptarët e Çamërisë,por krejt ata që në mënyrë të dhunshme iu shkëputën prej trungut amë,ishte e qartë se do të luftonin pafundësisht me pushkë,me pendë,me shkronja e dinjitet për të mos u asimiluar prej fqinjëve grabitqar.Ata do të duhej të ecnin përmes sfidave të reja për mbijetesën e racës së tyre.Në mënyrë shumë të përmbledhur,në librin e vet “Shqiptarët”,lidhur me precedentin e copëtimit të Shqipërisë në Londër,Villiams do të shprehej ;”Diplomacia mendjelehtë evropiane,duke marrë tokat e shqiptarëve në Veri.Lindje dhe Jug dhe duke ua dhënë ato fqinjëve të tyre,në fakt do të shkaktojnë luftëra të përditshme ndaj atyre shteteve”.(G.Villiams “shqipatrët”-Tiranë 1934 , faqe 37 ).
Tragjedia pat nisur.Rrjedhat e saj do të shëndrroheshin në gjak shqiptarësh të pafajshëm,ajo ende vazhdon në ditët e sodit…..nga mëkatet e civilizimit europian”- Çamëria është shqiptare.
Qenkan mbledhur nacionalistet trima
Nuk keni pse te shfajsoheni se nuk keni mundesi per te cliruar tokat ne Greqi
Po ju ketu e keni Grekun te ulur kembekryq me biznese dhe institucione. Verini doren tuaj patriotike mbi bizneset e tyre qe ti detyroni te largohen nga ketu. Po ju qe te gjithe i keni parate e juaja ne Bankat Greke, ju fornizimin e beni ne qendra tregtare Greke, ju Faleni ne Kisha Greke, shkoni per te bere plazh dhe kaloni poshte flamurit Grek qe eshte ngritur ne Himare, votoni sherbetorin Grek Edvin Fatos dhe Sali.... Pastaj jua ka fajin Greku, Francezi dhe e gjith bota bashk me Aljenet
Revolution 1848
Ja si paraqitet nga gazetat amerikane te fillimit te shekullit 20-te gjendja ne Shqiperi mbi krimet e andarteve greke. Artikujt jane te New York Times. 1914
![]()
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Gazeta Shqip
Një vrasje e vjetër në Përmet
5 Tetor 2012 | : 100 Vjetori i Pavarësisë,Historia | Autor: Fatos Baxhaku
Nga rrëfimi i një dëshmitari të jashtëzakonshëm
FATOS BAXHAKU
Shqipëria, që doli nga 28 Nëntori i 1912-s duhet të ketë qenë një vend fort i ngatërruar. Mbeturina armatash dikur të lavdishme, patriotë që luftonin me mish e me shpirt për një Shqipëri më në fund më vete, por edhe katundarë e hoxhallarë që thërrisnin “Dum Babën, dum Babën”, të krishterë që mësonin shkrimin e këndimin shqip, por edhe të tjerë që valëvisnin në rastin më të parë flamurin bardhekaltër të Greqisë, ushtri të huaja që hynin e dilnin si pa të keq, duke vrarë e plaçkitur, pastaj mjerim, injorancë, skamje…
Ndoshta për ne, shqiptarët e mijëvjeçarit të tretë, është e vështirë ta marrim me mend se çfarë barre të rëndë kishin marrë mbi supe ata burra që besuan deri në fund ëndrrën e të bërit shtet shqiptar. Për fat, kujtimet e ndonjërit prej tyre kanë dalë në dritë këto vitet e fundit. I tillë është rasti i Spiro Kosovës, dëshmitar aktiv i ngjarjeve kryesore historike nga 1912-a e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Spiro Kosova është në fakt, emri i dytë i Spiro Naqes, që kishte lindur në Kosovë të Përmetit në maj të 1885-s. Që i ri emigron në fillim në Stamboll dhe më pas në SHBA. Sapo mëson shpalljen e Pavarësisë kthehet në Shqipëri, ku nis një kalvar të gjatë. Ishte drejtori i shkollës së parë shqipe në Kaninë. Më pas burgoset nga rebelët e Haxhi Qamilit. Pastaj e shohim në krye të çetave (bandave, sikurse i quan ai) patriotike në luftë kundër rebelëve, por edhe kundër andartëve grekë. Detyrohet të arratiset në Misir, pastaj rikthehet, sërish në krye të çetave, bëhet për disa kohë nënprefekt i Kolonjës, pastaj largohet, sepse hyn në konflikt me italianët, delegat i Kongresit të Lushnjës, përkrahës i Fan Nolit në ngjarjet e qershorit 1924, organizator i kryengritjes së Dukagjinit më 1926-n, më pas sërish në arrati deri më 1938-n. Gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore nëpunës nga Veriu në Jug, deri prefekt i Beratit. Kosova u pushua nga puna nga Xhafer Deva, asokohe ministër i Brendshëm i qeverisë kuislinge, i dyshuar si “i lidhur me partizanët”. Pas 1944-s nuk pati fat më të mirë, në fillim u internua, më pas u pa me dyshim dhe u la në harresë. Kjo gjendje e dëshpëruar e çoi deri në tentativën për vetëvrasje. Kujtimet që i shkroi në vitet ’60, i hodhi mbase që t’u kujtonte të tjerëve se dikur kishte qenë dikushi, kishte qenë një njeri që kishte dhënë për këtë vend. Por, sikurse ndodh shpesh në jetë, mosmirënjohja tashmë kishte fituar mbi meritat.
Përmeti i Luftës së Parë
Më 1917-n, administrata ushtarake italiane ishte shtrirë deri në Përmet, Ersekë e Leskovik. Në fillim popullsia vendase, sidomos ajo myslimane, i priti mirë ushtarët e ardhur nga matanë detit. Në krahasim me terrorin që kishte pësuar nga andartët grekë, ky pushtim dukej një përpjekje e ndrojtur për t’iu kthyer normalitetit. Kishte edhe një rrethanë tjetër, e cila në periudhën e parë të pushtimit italian e qetësoi popullsinë, kjo ishte buka. Gruri për një pjesë të Jugut të Shqipërisë vinte nga Italia në Sarandë. Furnizimi i përcaktuar ishte katër kilogramë grurë për frymë në muaj. Myftarët (kryepleqtë) mblidhnin sipas listave që kishin, katër lireta për çdo kilogram, me të cilin blihej sasia e muajit pasardhës.
Italianët, sikurse edhe austro-hungarezët, i ruajtën çetat e shumta shqiptare, që kishin mbetur ende të armatosura. I vunë nën urdhrat e tyre, u lidhën pagë, i armatosën më tej, i ushqyen dhe i përdorën në luftime. Një nga këto ishte edhe ajo që, prej disa kohësh, kishte për komandant Spiro Kosovën. Fati, që sikurse e pamë, për Spiron nuk ishte edhe aq i mbarë, e deshi që kapedani ynë të grindet keq me një “tenente” italian. Çështja i bëhet e ditur gjeneralit italian në Përmet dhe Spiron e bëjnë gati për ta pushkatuar, pa u bërë më parë kurrfarë gjykimi. Mirëpo, para do kohësh, Spiro dhe çeta e tij kishin strehuar dhe ushqyer një kapiten italian së bashku me zonjën e tij. Një mareshal italian, mik i Spiros, lajmëron menjëherë gruan e kapitenit, kjo të shoqin dhe ky gjeneral Piaçentinin, komandantin e përgjithshëm të fuqive italiane në Shqipëri. Spiro i shpëtoi plumbit. Për të u bë një gjyq i rregullt nga ku doli i pafajshëm. Porse ndërkohë komandant i çetës së tij ishte bërë një tjetër. I fyer, Spiro tërhiqet në jetën e tij private në Përmet. Pikërisht në këtë kohë ka rast të bëhet dëshmitar i ngjarjeve që çuan më pas në masakrimin e Atë Stath Melanit, priftit ortodoks që meshonte shqip dhe që nuk u bindej urdhrave të Patrikanës së Stambollit.
Masakrimi i një prifti patriot
Më 1917-n, Atë Stath Melani ishte 60 vjeç. Ai, ndryshe nga shumë kolegë të tij, ishte dorëzuar prift në SHBA. Pastaj ishte kthyer në Atdhe për të drejtuar, së bashku me të birin Manthon, një çetë të armatosur antiosmane, por edhe kundër bandave plaçkitëse greke. Më 1914-n shkoi sërish në SHBA. Më 1917-n, pak para se të vritej, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Përmet. Atë Stathi, Spiro Kosova, Koço Tase, Viktor Plumbi, Dhimitër Kacimbra dhe të tjerë përfaqësues të të krishterëve të Përmetit, përbënin atë pjesë patriotike që ishte për meshimin në gjuhën shqipe dhe për ruajtjen e simboleve kombëtare të shqiptarëve. Shumë shpejt ranë në konflikt të ashpër me krahun tjetër, me ata që përkrahnin synimet territoriale, gjuhën dhe kulturën greke. Këta Spiro i përfshin me një fjalë të vetme: “grekomanët”. Këta, me sa duket, asokohe kishin fort ndikim.
Pas një feste të organizuar nga italianët në oborrin e shkollës, ku drejtori Vasil Dhaskali e mbajti fjalën e tij në greqisht, teksa nxënësit valëvisnin flamurkat greke, acarimi mes dy grupeve doli sheshit. Spiro dhe të tjerët vendosin të përzënë nga Përmeti Papa Stavron, dhespotin mbrojtës të grekomanëve. Me një dokument të falsifikuar arrijnë të hyjnë në metropoli dhe të përzënë dhespotin. Qëllimi ishte zëvendësimi i tij me Atë Stathin, i cili do të fillonte meshat në shqip. “Viktor Plumbi dhe unë – shkruan Spiro – e kapëm nga krahët dhe e shpumë deri te dera e zyrës. Këtu Papa Stavroja hapi krahët dhe u mbajt në të dyja anët e derës me një fuqi të jashtëzakonshme sa nuk mund ta luanim. Atëherë Kacimbra mori yrysh dhe i futi një shkelm të fortë nga prapa kurrizit, sa i krisën kockat dhe u rrokullis teposhtë shkallëve…”.
Spiro dhe të tjerët gjetën në mjediset e mitropolisë disa manifeste ku bëhej thirrje e hapur për bashkimin e Jugut të Shqipërisë me Greqinë dhe një letër ku dhespoti i Korçës i shkruante Papa Stavros të bënte durim se “do të rikthehet koha e bashkimit me Greqinë mëmë”. Menjëherë pas kësaj italianët e arrestuan Papa Stavron dhe e mbyllin në Burgun e Gjirokastrës. U dënua me pesë vjet burg. Nuk kaloi shumë kohë dhe prifti i moshuar dha shpirt në qeli.
Fundi i kësaj historie është rrëqethës, ndonëse i shkruar me gjak të ftohtë nga dëshmitari ynë: “Mbas vdekjes së Papa Stavros, paria ortodokse e Përmetit, me iniciativën e Mantho Buxhukut nga Leusa (sikurse kam dëgjuar), kishin vendosur të hakmerreshin kundër një patrioti shqiptar dhe, si më të përshtatshëm, kishin zgjedhur Atë Stath Melanin, (prift për prift). Më parë ishin marrë vesh me një farë Josif Suropulli, i cili ndodhej në arrati qysh në ikjen e grekëve prej vendit tonë. Në rastin kur Atë Stathi do të bënte një udhëtim për në Shqeri, paria grekomane e Përmetit mori vesh për këtë udhëtim dhe menjëherë lajmëroi Josifin të ishte i gatshëm në pritë. I njoftuan këtij datën e udhëtimit dhe drejtimin e rrugës nga do të kalonte. Josifi me shokët e vet e bënë planin se ku duhej bërë prita dhe në befasi e qëlluan për vdekje. Njëkohësisht i prenë edhe kokën të ndjerit Atë Stath Melani dhe ia shpunë në Greqi për të vërtetuar përmbushjen e hakmarrjes për Papa Stavron nga ana e grekomanëve…”.
Duhej të kalonin katër vjet që të bëhej realitet dëshira e Atë Stathit të martirizuar. Për herë të parë në Korçë mesha në shqip është dhënë nga Atë Vasil Marko, edhe ky i ardhur nga Amerika, të Premten e Zezë të Pashkëve të vitit 1921. Edhe këtë herë është protagonist Spiro Kosova, i cili, i ndihmuar nga ushtarakët Kolë Gjoni, Sami Koka dhe nga i famshmi Osman Gazepi, me pistoleta në dorë, të kundërshtuar nga të gjithë, mitropolia, qeveria, prefektura, xhandarmëria, por të mbështetur nga besimtarët e thjeshtë, i hapën udhën Atë Vasilit drejt të parës meshë shqipe në Kishën e madhe të Shën Gjergjit. Që prej asaj dite e deri në njohjen e Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, më 1937-n, Atë Vasili vazhdoi të meshojë në shqip.
(Për këtë shkrim u përdorën materiale nga: Marenglen Verli, Shqipëria e viteve 1912-1964 në kujtimet e Spiro Kosovës, Vëllimi I, Tiranë 2008).
Keto jane mllefe provinciale balkanase qe per fat te keq te nxitura per qellime te caktuara.
Dmth i bie qe serbet , greket , maqedonsit jane palo popull kurse ne qenkemi me te miret me te ndershmit me trimat dhe me te vuajturit.
Vrasjet dhe krimet greke kunder popullsise muslimane ne Shq. ishin nje kunderpergjigje e atyre qe kishin bere shqiptaret musliman kunder tyre. Duke patur dhe ndihmen e Portes se Larte si dhe duke qene te nje feje e merrni me mend ckane bere ... . Nga ana tjeter cilet ishin ata greker qe erdhen dhe dogjen fsjatrat e Korces psh? Se ne baze te pretendimeve te superpatrioteve shqiptare, gati- gati , ska patur popullsi greke sidomos afer kufirit ekzistues me Shq.
Krijoni Kontakt