Zoti i falte ata qe lejuan ndertimin e Varezave te ushtareve greke ne Shqiperi!!!
Zoti i falte ata qe lejuan ndertimin e Varezave te ushtareve greke ne Shqiperi!!!
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
ku jane ata pederat greke qe flasin gjuhen shqipe ne kete forum????
ku je o korcar brekegrisur qe ti me shokt e tu na i mbron keta qe u lepini dhe breket u lepini maskarenj po ju nuk keni vend ne forum ju e doni tu ndodhe sic u ka ndodhe ketyre njerzve dhe femijeve te pafajshem kjo qe u ndodhi e ta shifni te sat... juve
vdekje janullatos dhe spiunave qe fshihen me mjkerat e tyre ne institucionet "fetare" sepse keta ne te verteta jane ndryshk per shoqerine shqiptare se andej nga greqia ja vune drurin pisit
historikisht "ortodoksat greko-serbe" asnjehere sna e kane dashur te miren edhe pse fshihen prapa ungjillit sepse ai liber si urdheron ashtu porse ata jane genjeshtare qe spo lene kend pa bere pedofili krime dhe transport droge kam shembuj te gjalle se jam afer Agio horas kalkidhiki greece plasi pederastia mes manastireve ngaqe nuk e ndjekin fene e tyre vecse per interesa te shtetit dhe klaneve te tyre te pista......
po kane per ta pare nga BIJT E SHQIPES se e verteta vonon por s`harron pik
nje shembull i vogel "bamiresie" per greket qe jane ne kete krize meqe i kemi dhe komshinj :dhe pas kesaj nje :
![]()
dhe nje keshtu sdo ishte keq :
keto jane pak por te tjerat ne vazhdim ne pritje.................................
I AM PROUD TO BE ALBANIAN
Shpetim Idrizi: Gjenocid!
December 10, 2011
http://www.revistadrini.com/wp-conte...ia-300x204.jpg
Komuniteti i shqiptarëve të Çamërisë është krijuar prej largimit me forcë nga Greqia të të gjithë shqiptarëve myslimanë, në veçanti atyre çamë, prej Luftës së Parë Botërore në disa valë, që përfunduan plotësisht me masakrën e fundit të Luftës së Dytë Botërore, kur u vranë rreth 3000 veta, kryesisht pleq, gra dhe fëmijë. Rreth 3000 të tjerë vdiqën rrugës nga uria dhe vuajtjet, duke u larguar për në Shqipëri. Praktikisht sot në Greqi nuk ka më komunitet shqiptar mysliman, me përjashtim të atij ortodoks, rreth 100 mijë veta, që popullojnë Greqinë e veriut, komunitet që i gjendur nën trysninë shtetërore dhe shoqërore greke nuk ka guxim të afirmojë identitetin e vet shqiptar, veçse në mjedise të mbyllura. Ky komunitet ishte komunitet i pasur, që dominonte ekonomikisht Greqinë e veriut.
Komuniteti shqiptar çam nuk ishte i vetmi që u përzu nga Greqia pas Luftës së Dytë Botërore. Bashkë me të u asgjësua thuajse gjithë komuniteti hebre i Greqisë, që popullonte Selanikun kryesisht. U largua gjithashtu me forcë dhe komuniteti sllavo-maqedon, që banonte kryesisht Maqedoninë greke. Ky spastrim i fundit u krye gjatë së ashtuquajturës Luftë Civile greke, të zhvilluar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, kur me humbjen e së majtës dhe vendosjen e një regjimi të djathtë, nga vendi u larguan prej frikës së kërcënimeve dhjetëra mijë qytetarë grekë, me origjinë greke, por dhe me origjinë maqedonase, shqiptare etj. Ajo që i ndodhi komunitetit tonë të shkulur plotësisht nga vatrat e veta në territore që sot bëjnë pjesë në Greqinë e veriut, është gjenocid i pastër, sipas përkufizimit të nenit 2 të Konventës së OKB mbi gjenocidin të vitit 1948. Komuniteti ynë, dikur minoriteti shqiptar në Greqi, me shtetësi greke, iu nënshtrua planeve për asgjësim apo shkulje nga territori i të parëve të vet prej qeverive greke që pasuan njëra-tjetrën nga viti 1915 deri në vitin 1950, nëpërmjet përdorimit të disa teknikave gjenocidale që autori më i njohur në botë për gjenocidin, Raffael Lemkin, do të konsideronte si:
Teknika politike: diskriminim nga çdo lloj mundësie përfaqësimi politik në të gjitha nivelet e pushtetit, ndalimi të përdorimit të gjuhës, simboleve, arsimimit etj; heqja e shtetësisë greke në disa raste, më i fundit në vitin 1948 me ligjin grek që u hoqi në mënyrë kolektive shtetësinë greke të gjithë shqiptareve çamëve të larguar me forcë në vitet 1944-1945. Teknikave sociale: shkatërrimit të identitetit kombëtar në fushat shoqërore, goditjes së klerit mysliman, të intelektualëve të komunitetit çam etj.; ndalimit të afirmimit të identitetit kombëtar në të gjitha mjediset publike, diskriminimit në punësim, në të drejta etj. Teknikave kulturore: përvetësimit të monumenteve, historisë, valleve, këngëve etj.
Teknikave ekonomike: konfiskimi i pasurive, shpronësimet e ndryshme, reformave agrare të viteve nga 1923 deri në 1940 dhe që pasuan me ligje të tjera të viteve 1950-1960. Këto akte ligjore tentuan të fshijnë në kuadrin legjislativ grek çdo të drejtë pronësie të komunitetit tonë, minoriteti më i pasur etnik në Greqinë e veriut. Për t’u shënuar Ligji i Luftës 2636/1940, i cili vendosi në sekuestrim konservativ të gjitha pronat e shtetasve shqiptarë, dikur shtetas grekë të përzënë me forcë në vitet 1923-1940. Ky ligj është akoma në forcë në të drejtën e brendshme greke për t’u ndaluar shqiptarëve të rikthehen në pronat e tyre.
Teknikave fizike: internime në vitin 1940, vrasje masive në vitin 1944 dhe në vitin 1945 dhe largim me forcë në qershor të vitit 1945 të rreth 30 mijë çamëve myslimanë që kishin mbetur në territorin grek, në vatrat e të parëve të tyre. I gjithë ky krim shtetëror grek i kryer nga të gjitha qeveritë që kanë pasuar njëra-tjetrën prej viteve 1920 deri në vitin 1950, konsiderohet nga autorë grekë dhe ndërkombëtarë si “pastrim etnik”. Qeveritë demokratike greke, ndërsa kanë pranuar ta shqyrtojnë këtë çështje në vitet e para pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri dhe marrëdhënieve normale diplomatike mes dy vendeve, sot e konsiderojnë si një çështje që “nuk ekziston”. Pavarësisht se si përkufizohet, “pastrim etnik” apo “gjenocid”, ky krim kolektiv i shtrirë në kohë solli në asgjësimin apo largimin me forcë të një minoriteti mbi baza etnike dhe fetare nga territori grek. Pasuritë shqiptare në Greqi, pa llogaritur përdorimin e tyre për 50 vjet, vlerësohen në mbi 10 miliardë euro. Ne sot kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që t’i imponojë Greqisë, një shtet anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Europian: a) Pranim publik të fajit prej Greqisë shtetit shkaktar të këtij gjenocidi. b) Dëmshpërblime për familjarët e viktimave të pafajshme të këtij gjenocidi. c) Mundësi për anëtarët e komunitetit tonë për të vizituar tokat dhe varret e të parëve. d) Ngritje e lapidareve apo monumenteve që nderojnë të vdekurit dhe të vrarët e asaj periudhe. e) Restaurim të së drejtës së pronësisë. f) Amendim të ligjeve të vitit 1970-1980 në ato nene që ndalojnë ish-shtetasit grekë me kombësi shqiptare të rikthehen. Këto nene bien në kundërshtim me European Convention of Human Rights, apo Universal Declaration of Human Rights që ndalojnë çdo lloj diskriminimi mbi bazën e kombësisë. g) Realizim të së drejtës së rikthimit në tokat e tyre të të gjithë atyre që e duan një gjë të tillë duke rifituar statusin e para Luftës së Dytë Botërore. h) Kompensim eventual të pronave të konfiskuara dhe pagim të të gjitha detyrimeve ligjore nga shfrytëzimi i këtyre pronave, depozitave bankare, fabrikave, trojeve bujqësore apo për ndërtim etj.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të dënimit të Gjenocidit, u rikujtojmë të gjithë bashkëpatriotëve shqiptarë dhe botës së qytetëruar atë çfarë ka ndodhur në Çamëri.
Panorama
Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri
Megjithese grekofonet me perjashtuan une po e vazhdoj kete teme me fakte dhe dokumentime .
Kjo ishte strategjia e Greqisë e vënë në zbatim "hap pas hapi" në 100 vjet (1844-1944).
Vrasjet, djegiet, therjet dhe shpërngulja me dhunë që u realizua në Çamëri, ishte thjesht dhe vetëm se ky komunitet ishte i racës shqiptare dhe i besimit mysliman dhe objektivi i shtetit dhe kishës Greke ishte që kjo popullsi duhej spastruar, ndërsa pjesa tjetër e çamëve, e atyre që ishin të besimit orthodoks duhej të asimiloheshin.
Eshtë me vënd të trajtohet pak edhe për periudhën mbas dëbimit të çamëve, me terror dhe pa marrë asgjë me vehte. Me shpërnguljen e çamëve, u krijuan komisione për ndarjen apo për plaçkitjen e pasurive. Kështu major Gallani u ngakua dhe udhëhiqte grabitjet në rajonet e Gumenicës, Volës dhe në Gropa; kurse për shkatërrimin e Margëllëçit, Pargës, Arpicës dhe Mazrrekut u ngarkua major Papa Nika nga fshati Agjija; në rajonin e Paramëthisë major Zotoja nga Pllakotija dhe për rajonin e Filatit major Kaço nga Filati.
Kuptohet se masakrat e Çamërisë nuk u realizuan nga hajdutë që vepruan ilegalisht, por si rrjedhojë e një plani të përgaditur dhe të vënë në zbatim nga vetë qeveria e Athinës. Kjo është e vërteta, ndryshe edhe sot qeveritë Greke, nuk do të mohonin ekzistencën e çështjes çame, por do të pranonin genocidin dhe do të kërkonin falje për tragjeditë e prindërve të tyre.
Nga muaji Prill dhe Maj i vitit 1945 shtëpitë e çamëve dhe pronat e tyre u zaptuan prej familjeve të zervistave të ardhur nga fshatrat e Janinës si nga: Popova, Selari, Llabanica dhe nga krahinat e Frarit etj. Disa nga familjet zerviste që janë strehuar në shtëpitë e çamëve, sipas dëshmitarëve okularë janë: Në shtëpinë e Mulla Selam Mezanit nga Vola është vendosur Niko Ilia nga fshati i Janinës kriminel ordiner, me detyrë korofillak që vrau gjatë okupacionit Italian Tefik Qemalin nga Karbunari dhe dr.Jahja Ahmetin nga Margllëçi etj. Pas shpërnguljes së çamëve ky u vendos kryeplak i Volës. Pasurinë e Mamo Hatipit nga fshati Arvenicë, të përbërë nga 1.200 rrënjë ullinj, shtëpine dhe pronat e tij i ka zaptuar Andon Tashina ish oficer i Zervës; Fabrikën e miellit dhe të vajit të ullirit e ka marrë Andon Tashina bashkë me priftin e Volës. Pasurinë e Harunit, Sabri Kasimit dhe të të gjithë lagjes "Veinjar" i ka zaptuar Anastas Kosta ish oficer i Zervës dhe banda e tij. Në qytezën e Arpicës u vendosën 45 familje nga Agjija dhe Rrapeza si dhe 420 familje nga fshatra të tjera. Këshillat e fshatrave në bashkëpunim me prefektin e Filatit Stavro Koço, kryetarin e Bashkisë Dhimitrio Boçi dhe me komandantin e xhandarmërisë major Cirlaqi bënin vlerësimin e prodhimit të ullirit dhe bereqetit për vitin, pjesën më të madhe e mbanin për vehte, 20 % ja jepshin qeverisë, ndërsa pjesa që mbetej u jepej grabitqarëve të vegjël që kanë zaptuar pronat e gjithë çamëve etj. Ky ishte fati i pronave dhe pasurisë së Çamërisë
Komuniteti çam, e kujton dhe do ta kujtoj tragjedinë që i kanë shkaktuar, deri sa të vihet në vënd drejtësia, ajo do ta ngrejë zërin deri sa të gjejnë qetësi shpirtërat e fëmijëve të therur, grave të vrara e të përdhunuara, pleqtë e plakat dhe burrat krejtësisht të pafajshëm që u therën si bagëtia, që u janë prerë kokat e gjymtyrët me sopata nga kriminelët e gjysmës së parë të shekullit XX-të. Deri sa ata që shfrytëzojnë pasuritë e grabitura, të rrëmbyera e të plaçkitura, të dëmshpërblejnë dhe të kërkojnë falje, nëpërmjet përfaqësuesve të shtetit të tyre, duke njohur botërisht genocidin e turpshëm, të kryer nga gjyshërit dhe baballarët e tyre. Këta duhet të skuqen e të ndjehen të turpëruar nga veprimet e 70 vjetëve më parë që kanë kryer njerëzit, që njihen tashmë si autor të kësaj kasaphane, të kësaj tragjedie të pa shoqe. Atëhere do të ulemi, do bisedojmë, punojmë e jetojmë, siç kanë jetuar stërgjyshërit tanë, në paqe, qetësi dhe vllazëri.
Nga sa mësuam për tragjeditë e ndodhura, lind pyetja: Vërtet mund të arrihet kjo? Gjithshka është e mundëshme kur caktohen kushte dhe realizohen ato! Shoqëria njerëzore i ka kapërcyer organizimet perandorake, si Romake, Bizantine dhe Osmane, ajo tani është mbështetur e mbështetet në drejtim të organizimit të shteteve me bazë kombesh, që përfaqësohen me raca, ku pranohen në 'to dhe raca të tjera, të cilat detyrimisht i përgjigjen bashkëekzistencës, ato kanë të drejta dhe detyrime të barabarta kushtetuese njëlloj si raca që përbën shumicën, në të kundërt rrëzohet "kalaja", Kusht tjetër duhet të jetë që shtetet të jenë, siç thamë sipas rracave (komuniteteve), por asnjëherë të cilësohen me baza fetare, të cilat do ta zhysnin njerëzimin përsëri në "Mesjetën e zezë".
Kërkohet bashkëjetesë racash e feshë ku asnjëra të mos diktojë tek tjetra, të mbizotërojë respekt i ndërsjelltë njerëzor! Fetë le të predikojnë në vëndet përkatëse si në Sinagoga, Kisha, Xhami, Teqe etj. atje le të merren me edukimin e shpirtrave të njerëzve dhe të jenë detyrimisht të përjashtuara nga politika, nga shteti, asnjë strukturë shtetërore të mos ndikohet nga Feja.
Dashuria e Çmëve ndaj atdheut dhe vëndit të tyre ishte shumë e madhe, ata pranuan sakrifikimin e tyre para largimit nga vëndi, por ata nuk menduan se do të arrinin veprimet shtetërore në atë masë sa të thernin njerëzit mbarë; çamët humbën shumë njerëz; humbën pasuritë e tyre; humbën, duke mos pranuar këmbimin, hapsirat teritoriale që do t'u viheshin në dispozicion; ata ranë prè e mashtrimit shtetëror e ushtarak; ata besuan më shumë nga sa duhej, si rrjedhojë mashtrimi fitoi ndaj drejtësisë; ata humbën shumë, sepse nuk e menduan që shteti i tyre do të përdorte shpatat, hanxharët, sopatat e thikat, shkurt nuk e menduan se shteti i tyre do të lejonte të vringëllinte shpata mbi 'ta. Çamëria u vra, u dogj dhe humbi shumë. Çamët të detyruar mbetën pa atdhe, për Greqinë e për Turqinë.
Fati i Ilirëve ishte caktuar që të shpërbëhej në: Shqiptarë, Kosovarë, Çamë, Arbëreshë, Arvanitas, Arnautë, etj. të cilë janë sllavizuar; por sot në ato shtete që janë vërtet demokratike, ruhet e nderohet gjaku i Arbërit, shembulli i gjallë gjëndet në Itali me Arbëreshët. Të gjitha këto nënndarje duhet të ndërgjegjësohen e të vendosin një datë përkujtimore të emërtuar "Festa e Njohjes së Gjakut"; ku të mblidhen nga çdo vënd, të gëzojnë me njëri tjetrin; të respektojnë popujt që ndër shekuj u kanë afruar mundësinë e integrimit të tyre në këto apo ato shtete.
Nuk ishin Ilirët racë apo komb që tradhëtuan vëndin, por kombet fqinjë që kanë lakmuar dhe e lakmojnë këtë vënd, ata kanë derdhur zjarr e hekur ndaj këtij kombi që është shpërbërë. Edhe sot nuk është Shqipëria e mallkuar apo e varfër, por janë vazhdimsitë lakmimtare dhe megallomane të fqinjëve që e kanë detyruar të jetë e shpërqëndruar dhe e coptuar. Prejardhja, Atdheu, Vëndlindja dhe Vëndbanimi (pavarësisht rrethanave, ngjarjeve apo largësive) janë strehat e njerëzve, ato trashëgohen dhe trasmetohen brez pas brezi, për 'to nuk ka as "Harron" dhe as "Hadhe"; ato nderohen, kujtohen dhe mbushin me krenari të ligjshme. Njerëzit duhet të rrojnë me realitetin, të njohin të shkuarën dhe të ndërtojnë të ardhmen.
Çamët që u vranë, u therën, u internuan, u torturuan, u shpronësuan, u çnderuan, u dëbuan dhunshëm nga vatani (nga viti 1913 deri në Mars 1945), ishin prindërit tanë, motrat dhe vëllezërit tanë më të mëdhenj. Ne e dimë këtë dhe e dimë shumë mirë. Ata që mbetën të vrarë e të humbur atje dhe ata që mes tmerreve arritën të kapërcenin kufirin dhe që sot mbas 70 vjetësh po thuaj nuk jetojnë më, shumica nga vdekjet natyrale, janë dhe do mbeten për jetë të jetëve njerëzit më të nderuar e të rrespektuar të shekullit XX-të, njerëzit që dhanë shembullin më të lartë të shprehjes së dashurisë ndaj vendlindjes, njerëzit e ndershëm e të drejtë që u desh të sakrifikoheshin për vatanin dhe që u ndeshën me mjete materiale e morale krejtësisht të pabarabartë me njerëzit mizorë që frymëzimin dhe moralin e gjetën tek shteti dhe kisha Greke.
Nderimi ndaj tyre, është obligim i ligjshëm për ne dhe krahas formave të tjera demokratike, ne pas ardhësit e tyre, duhet të realizojmë edhe tre statuaja, ku të skaliten në bronx ngjarjet e vërteta dhe shumë të turpshme për ata që i kryen, dhe sot, fëmijë e tyre thonë, pa u tronditur për veprat kriminale të prindërve të tyre se: " Çështja Çame nuk ekziston!"
Tre statujat, sipas amanetit të tyre të paraqesin:
a) Një nënë shtazanë me bark të çarë, duke u rrëzuar për tokë, foshnjën gadi gjysëm të shkëputur nga barku i nënës dhe ushtarin zervist me thikë që kullon gjak mbi foshnjën dhe nënën duke vdekur. Kjo statujë të vendoset në Bruksel, në kryeqëndrën e Bashkimit Europian, për ti thënë popujve, që ndodhi të tilla të mos ndodhin më kurrë në botë.
b) Përsëri një nënë, së cilës i rrrëmbejnë nga duart fëmijën dy vjeç, ja therin përpara syve të saj dhe ajo nga tmerri bie e vdekur në tokë dhe dy ushtarë zervistë duke therur foshnjën. Kjo statujë të vendoset në sheshin "Omonia" në Athinë, për të mësuar të vërtetën ndaj "Çështjes Çame" që zervistët grekë kanë kryer gjatë genocidit 1944-1945 ndaj çamëve, për të shërbyer në zhdukjen e pikpamjeve raciste etnike dhe fetare ndaj popujve në botë.
c) Përafërsisht pamjen e N. Zervës dhe kapiten Miltjadhit, duke qënë para një furre të ndezur dhe me fytyra të egërsuara, jo njerëzore, ku hedhin një djale 13 vjeçar brënda në furrë. Kjo statujë të vendoset në Margëllëç, për të treguar se kur shteti është i kapur nga vrasësit, nuk pengohet për të kryer vepra tepër makabre.
U tha për këto tre statuja, pasi ngjarjet makabre nuk kanë të numuruar në atë genocid, por këto të trija, mund ta trondisin ndërgjegjen e njerëzve dhe të udhëheqësve botërorë, që të heqin duart dhe të largojnë planet apo idetë për të kryer kasaphana ndaj njerëzimit, kushdo e kudo qoftë ai.
Çamëria në një formë apo në një tjetër, u bë pré për orekset e trashëgimtarëve të "Megallo-Idesë", ajo pagoi për luftën e bërë dhe fitoren që arritën bashkë me luftëtarët grekë kundër pushtimit Rus, por që nuk do ta harronte kleri orthodoks grek; ajo u tradhëtua disa herë nga prindërit e saj; ajo u tradhëtua ashtu si dhe Kosova që në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë; ajo u bë plaçkë tregu për interesat e Turqisë së cilës duhet ti rëndojnë në ndërgjegjen e saj përgjegjësitë për mosveprimet legjitime në caktimin e kufijve të vërteta shqiptare; ajo u tradhëtua nga këshilltarët apo misionerët e Fuqive të Mëdha, të cilët raportuan të pavërtetat e qëndrimit të popullsisë së saj ndaj okupatorit, pasi ata u blenë me ar nga qeverite greke; ajo u tradhëtua nga "krerët" e saj, të cilët nuk treguan aspak largpamësi por e lanë atë në fushë të hapët e të pambrojtur duke u bërë lehtësisht pré e thikave, sopatava dhe hanxharëve të megalloistave vdekjeprurës. Çamërinë e tradhëtuan forcat Aleate kundër boshtit, ato me sytë e tyre panë genocidin, kasaphanën greke ndaj popullsisë së pambrojtur të Çamërisë dhe as atëhere dhe as sot nuk janë ulur të korigjojnë gabimin më të madh historik dhe të vënë në vënd lirinë dhe të drejtat që ka kërkuar e kërkon popullsija e krahinës së Çamërisë, si ajo myslimane (për tu kthyer në vëndbanimin e saj autokton) dhe ajo krishtere (për t'ju njohur të drejtat dhe liritë e saj si pakicë shqiptare në vendbanimin e saj autokton), të dënohet genocidi etnik e fetar grek, të sigurohet liria dhe paprekshmëria, të vendoset demokracia e vërtetë që aq shumë flitet e flitet .
![]()
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Përgaditje terreni për autonomira deri tek kërkesa të drejt për drejta për Vorio-Epir dhe më pas?. Pse jo edhe Perandori....!
Në muajin Mars1945, pasi ishte bërë marëveshja e "Varkizës", zervistët erdhën me të njëjtin program" të vrisnin të gjithë çamët që ishin kthyer në vatrat e tyre" sepse kjo detyrë për 'ta ishte "Një vepër patriotike"- siç u shkruanin njerëzve të tyre në Filat e rrethina. Zervistët sapo hynë në Filat kërkuan një komision nga grekët e vëndit dhe së bashku me 'ta hartuan planin për shfarosjen e çamëve. Në këtë komision bënin pjesë: Tasho, Jorgo Vajdhi e Jorgo Shuti. Këta i grumbulluan çamët në një vënd dhe zervistët u turrën ndaj tyre për ti therur me thika, por komisioni bëri sikur u doli në mbrojte, duke u thënë zervistave se do ti nisnin për në Shqipëri. Kështu bandat zerviste u zunë pritë në Vanër të Filatit dhe filluan të shtijnë ndaj turmës ku mbetën të vrarë 36 veta, nga keta 2 gra dhe 15 fëmijë. Megjithatë turma e çamëve të rraskapitur, të çveshur, me rroba të shqyera, të lemerisur, të llahtarisur, të shokuar nga masakra ashtu si pa vetëdije ecnin, vazhdonin rrugën në drejtim të fshatit Koskë afër kufirit me Shqipërinë. Në gjëndje krejtësisht shokuese arritën në Koskë, por dhe atje kusuret nuk kishin mbaruar, 60 gra e vajza ranë pre e epsheve shtazarake zerviste të komanduar nga: Kristo Berati, Arjir, Ajdhon e Ilia Kaço, Papa Qesari, Vangjel Zoto e Teme Berati.
Një grup familjesh nga fshati Arpicë (Perdhika) ishin grumbulluar në Filat, si gjithë familjet e fshatrave të tjera, (për të qënë sa më afër kufirit). Dëshmitarët tregojnë se qëndruan në Filat 25 ditë, pastaj u lajmëruan nga komisioni i ngritur, që të iknin. Në orën 8,00 të mëngjezit i mblodhën tek Rrapi dhe i porositën të mos shpërndaheshin deri sa të vinin komitat e N.Zervës. Me ardhjen e tyre, i larguan nga qyteti duke vrarë burrat para syve të grave, të cilat bërrtisnin dhe britmat apo klithmat, ishin shumë të forta sa ndigjoheshin në tërë qytetin dhe në fshatrat për rreth, ata që i ndigjonin thoshin: Aman o Zot, ç'po ndodh?! Zervistat u ktheheshin grave duke u bërrtitur fort si të çmëndur:"I vrasim se janë shqiptarë" dhe suleshin me thika e sopata duke u prerë kokat dhe gjymtyrët. Ishte kjo kasaphana që edhe oficeri anglez N/Koloneli Palmer dhe komandanti Grek majori Sarandis e të tjerë që sëbashku me propagandën Greke e trajtonin:" ....po janë bërë disa gjëra të vogla". etj.etj.?!!
Dëshmitarët tregojnë dhe shumë e shumë emra burrash, grash e fëmijësh të vrarë, të torturuar, të therur e të rrëmbyer jo vetëm në këto qytete e fshatra që u trajtuan më lart, por edhe në fshatrat e tjera të Çamërisë, por gjykojmë të mos i shkruajmë se edhe me kaq, dalin të qarta qëllimet e grekëve për realizimin e kësaj tragjedie të pashembullt. Tashmë njihen konkretisht vrasësit, vëndet ku janë vrarë, kush janë vrarë dhe dihet pse ka ndodhur?.
Historia e vërtetë vlerësohet nga tre kushte që janë: koha, ngjarja dhe vëndi. Besoj se akuza është plotësuar me elementët përkatës për tu besuar nga ata që janë ngarkuar ndërkombëtarisht për të bërë pretencën ndaj këtij genocidi.
Gjatë periudhës së tragjedisë së Çamërisë, siç u trajtua më sipër, në Greqi zhvillohej luftë civile, ndërmjet dy forcave politike, të cilat kishin qëllime të caktuara të kundërta me njëra tjetrën. Në Greqi luftonin dy forca politike:
a) EAM-i që përfaqësonte ushtrinë partizane (ELLAS-in) dhe,
b) EDES-i që përfaqësonte forcat proqeveritare.
Të dyja këto forca politike greke, i zhvillonin luftimet për të marrë pushtetin. Brënda këtij terreni dmth shtetit Grek ishte dhe trreni i Çamërisë, ajo ishte pjesë e pandarë, duke qënë kështu edhe djemte e vajzat e Çamërisë, në një formë apo tjetër u përfshinë në këto forca . Masa e përfshirjes në njërën apo tjetrën forcë, sipas të dhënave të kohës,ishte llogjike dhe e arësyeshme. Ndërsa në forcat e EDES-it muarën pjesë më pak se100 veta dhe këta kryesisht të rekrutuar nga ata që hiqeshin si pronarë të mëdhenj të tokave dhe për interesa të tyre u shkonte për shtat synimi politik i EDES-it, që kuptohet ishin pronazistë; në forcën tjetër atë të EAM-it që kishte synim çlirimin e vëndit nga okuptaori dhe garantonte liri, barazi e demokraci pas marrjes së pushtetit, muarën pjesë mbi 700 veta, ose mbi 7 herë më shumë se nga ata që iu bashkëngjitën forcës tjetër EDES-it që bashkëpunonte me gjermanët. Ky fakt është argument tepër llogjik që vërteton pozicionin e kësaj popullsie gjatë luftës civile ecila nuk bashkëpunoi me gjermanët. Fakt tjetër që vërteton pozicionin e kësaj popullsie gjatë luftes civile është rikthimi i një pjese të saj gjatë periudhës që krahina e Çamërisë ishte nën kontrollin e EAM-it (kujtojmë se ishte forcë politike Greke) dhe po të fitonte ELLAS-i çamët do të ktheheshin të gjithë në vëndin e tyre. Pra, kuptohet qartë se kthimi i çamëve nuk ishte pengesë sepse ata "urreheshin nga grekët, apo paskan bashkëpunuar me gjermanët". Fati i keq e desh që luftën civile ta fitonte EDES-i, e cila megjithse u udhëhoq nga pronazistët, me dinakërinë e saj, manovroi dhe arriti të siguronte ndihmën e Aleatëve, nuk mund të lihet pa u përmëndur se për anglo-amerikanët ishte dhe pozicioni jo dashamirës për EAM-in. Theksojmë se gjatë luftës EDES-i realizoi masakrën në zonën e Çamërisë, e cila ishte e projektuar, siç u njohëm tashmë, në strategjinë gadi dy shekullore të Greqisë.
Lidhur me tragjedin e Çamërisë, studjuesi dhe shkrimtari Grek Niko Stylos, me originë nga Preveza në "Etrouskika" shkruan : "Apsolutisht i bindur se katastrofa ose më mirë ndjekja e Tirinejve apo Etruskëve është vepër e Kristjanëve, ndjekje prej dhjetra shekujsh që viktimë të fundit patën çamët, ndryshe të quajtur turkoshqiptarët e Thesprotisë"......edhe pse përndjekja nga shtëpitë e tyre të myslimanëve çamë nuk e konsideroj vetëm një veprim antikristjan por edhe turpin më të madh të Greqisë së Re, këtu nuk do të bëj asnjë trajtesë mbi këtë temë, por vetëm e thjeshtë them se, në shkrimet e shumta të ndryshme të propagandës Helenokristjane që janë shumë të dobëta (të varfëra në argumenta) por që nuk mjaftohen në zbukurime por i hedhin edhe ca vaj sipër për të shkarë ( rrëshqitur) më mirë gënjeshtra, do të thoja se edhe në se ishin të vërteta ashtu siç ata i shkruajnë, në një shtet të së drejtës vëndi i kriminelëve është në burg dhe ndërkohë po ky shtet të kujdeset për familjët dhe fëmijët e tyre".
Ky është mendimi i inteligjencës greke, mendim i drejtë që lidhet me shkallën e ndërgjegjes së një race dhe të demokracisë së vërtetë, me virtydet, karakterin, ndershnmërinë, përgjegjshmërinë ndaj vehtes dhe të tjerëve, por këto veti nuk mund ti kërkosh tek rracat që pjellin bastardë, tek këto rraca sigurisht ndodhin tragjeditë më të pabesueshme që shkojnë deri në kanibalizëm! Nuk kam parë në Bibël asnjë rrjesht që krisjanizmi të jetë teori e vrasjeve, therjeve, përdhunimeve, raprezaljeve, kështu që plotikanët e papazllarët e Greqisë bëjnë mirë ta lexojnë me kujdes Biblën dhe të veprojnë sipas predikimeve të saj.
Por kush ishte propaganda e atëhershme greke e cila përpiqej të argumentonte ndryshe nga sa kishte ndodhur. Për këtë lexojmë artikullin e Athanas Konduras me titull:" Një përgjigje "Bashkimit" (Gazetës Bashkimi) të Tiranës, botuar në gazetën e përjavshme "Ipiritikon" të Janinës me datë15 Maj 1945, ku midis të tjerave ai shkruan:
"Gënjejnë myslimanët e Çamërisë kur thonë për vrasje e persekutime në kurriz të tyre: I siguroj, megjithse e dinë mirë, se nuk janë realizuar gjëra të tilla. Gjithë ata që u ekzektuan, shkuan para gjyqit ushtarak si tradhëtarë, të tjerët morën pafajësin si psh Shuaip Cane, Mehmet Aliu etj. Po kjo çështje është e vjetër, ndoshta janë vrarë të tjerë, atëhere kur duke luftuar u sprapsën me qëllim që të shpëtonin plaçkat që kishin grabitur nga fshatrat greke. Por ç'mund të bëhet kur është luftë? U trëmbën nga drejtësia Greke dhe ikën përtej kufijve ku filluan të shfaqin ankesat e tyre dhe të sulmojnë me banda tokën greke duke bërë ashtu, dëmtojnë një miqësi pas luftës që mund të realizohet midis Shqipërisë dhe Greqisë, e cila nuk është edhe çudi të rregullohet e të jetë e ngushtë mbasi të rregullohet çështja e Vorio- Epirit dhe ti jepet Greqisë së cilës i takon. Dëmtojnë edhe vetë Shqipërinë, e cila akuzohet për qëndrimin që mori si shtet në luftën e përbotëshme. Eshtë koha që të kuptojnë. Do të fitojnë shumë. Ne grekërit- vazhdon Athanasi- kur na ngacmojnë të tjerët, nga të vegjël bëhemi të mëdhenj, nga të dobtit bëhemi të fortë, nga të butët bëhemi të egër. Për pleshtin, djegim jorganin. Këtë e dëftuan (treguan) ngjarjet e viteve të fundit. Afër me të metat tona të mëdha, kemi edhe shumë të mira. Harrojmë shpejt, shumë shpejt, si djemtë e vegjël. Në qoftë se nuk na ngacmojnë çamët dhe nuk na krruajnë plagët që na kanë hapur duke bërtitur, duke qarë dhe duke spiunuar, do të harrojmë shpejt çdo gjë që na kanë bërë dhe kështu kanë shpresë të shohin prapë Çamërinë. Ndryshe krimet e tyre do ti ndjekin gjer në Krujë, kur do të jenë të sigurtë, sepse nuk do të kenë ndonjë frikë të harrojnë deri atje gjyqet greke për kriminelët e tradhtarët"
Këtu mbaron artikulli i Athanasit dhe duke qënë kaq larg së vërtetës, nuk mendoj se ja vlen ti bëhen komente: Ai nuk ka kuptuar asgjë: Vrasjet, therjet, djegjet e shpërngulja mbarë në të gjithë Çamërinë, nuk ishte se çamët luftonin me shtetin Grek, pasi çamët ishin nënshtetas grek, nuk ishin shtet më vehte, por kishin shtetin Grek, ishte ai që ndërseu ushtrinë zerviste për të shqyer, vrarë e therur këtë komunitet, nuk kishin ushtri për ti bërë ballë banditëve, kriminelëve, andartëve, ushtrisë zerviste që u sul mbi fshatrat e popullatën çame myslimane pa kursyer as fëmijët, as gratë e as pleqtë, por kositi mbarë, e etur për të vrarë e therur, për të grabitur, plaçkitur, djegur e shkretuar gjithshka. Sa i përket ndjekjes me gjyqe deri në Krujë, janë bllofe, sepse një njeri i drejtë dhe njohës i ligjeve nuk mendon se gjykohen edhe fëmijët e aq më shumë ato foshnja të palindura që u nxorrën nga berqet e nënave shtatëzana. Këto nuk i ditka Athanasi, por jo vetëm ky, por edhe oficerë të tjerë grekë, qeveritarët grekë apo dhe disa oficerë anglo-amerikanë, që bashkë me oficerët e zervës u bënin thirrje që çamët të mos largoheshin se nuk i gjente asgjë, por kur këto thirrje u besuan në Paramëthi, Pargë, Prevez e Filat, fshatra të tëra u dogjën, gra e fëmijë u therën, u përdhunua Çamëria. Çamët nuk kishin ushtri për tu mbrojtur dhe ata mbi 600 djem e vajza çame që u bashkuan me ushtrinë e ELLAS-it dhe luftuan kundër nazizmit, nga qeveritarët e Greqisë jo vetëm që nuk ju a njohën këtë luftë të përbashkët me grekët, por përkundrazi u trajtuan jo se luftuan kundër ushtrisë gjermane, por se luftuan kundër ushtrisë së EDES-it. Gjithandej intriga e hipokrizi, mohim e vetëm mohim.
Lidhur me porositë që jepen se vetëm në Krujë e sipër çamët do tu shpëtonin gjyqeve, dihet se dhe këto skanë vlerë kur Grekomanët ëndërrojnë Vorio Epirin duke e quajtur tokë Greke, që është si drita e diellit Shqiptare. Kjo pak rëndësi ka. Rëndësi kanë disa qëndrime politike të sotme qoftë dhe shqiptare që mendojnë se hyrja në Bashkimin Eurropian do ti bëjë të pavlefshëm kufijtë shtetërorë dhe politikë dhe ne duke synuar në integrimin Europian duhet të heqim dorë nga nacionalizmat për kufijtë. Kjo tezë është shumë e rrezikshme, sepse baza e gjithshkaje është barazija e duke qënë kështu, kuptohet se pabarazija bie në kurriz ose të njërit ose të tjetrit. Në rast se nuk do kenë shumë rëndësi kufijtë ndërshtetëror, atëhere përse shtetet që janë në Bashkimin Europian kërkojnë me forcë nga shtetet që duan të integrohen në Bashkimin Europian lëshime territoresh, ndryshe vepron "vetoja", siç janë rastet e Sllovenisë me Kroacinë, ose Greqia për emrin e Maqedonisë, apo lidhje marëveshjesh për kufijt detarë pa vendosur më parë për kufirin tokësor dhe pa hequr ligjin e Luftës me Shqipërinë, apo krijimin e varrezave gjoja për ushtarët grekë të rënë gjatë luftës së II-të botërore si në Përmet, Korçë etj, pa kërkuar e lidhur marëveshje për të gjetur kockat dhe për të bërë varrosjen në varreza për të vrarët, të therurit, ku shumica janë gra e fëmijë, nga ushtria Zerviste në Vanër të Filatit, në fshatin Spatar, në Pargë, në Paramëthi, në Margëllëç, në Arpicë, etj. Drejtësia simbolizohet me stemë "Balancën" apo peshoren, pra nga barazija, shkurt nuk ka dhe nuk duhet të ketë dy qëndrime, dy standarte në drejtësi. Kjo le të kuptohet drejt si nga të tjerët dhe nga ne shqiptarët. Shqiptarët gjithmonë kërkojnë drejtësi dhe jo lëshime për hir të ndonjë integrimi këtu apo atje.
Boll na kanë marrë. Mjaft na kanë shqyer, shumë kanë gënjyer. Jo më!
Në kurthet dhe gënjeshtrat greke, atëhere ranë edhe përfaqësuesit e delegacioneve anglo-amerikane, që ngarkoheshin për verifikimin në vënd të kërkesave të çamëve ndaj masakrave të ushtrisë zerviste, një ndër ta ishte dhe dërgimi në Greqi i një anëtari të misionit Britanik N/Koloneli Palmer, i cili hetoi në vënd dhe vërtetoi se....." me të vërtetë bandat e zervës kanë masakruar popullin e minoritetit çam" (të cilat i pa qartazi dhe ishte i bindur), mirpo i justifikoi masakrat, duke thënë ......" se arësyet e këtyre masakrave ishin urrejtja që ushqenin grekët për këta shqiptarë e shtuar kjo sidomos nga bashkëpunimi i tyre me gjermanët gjatë okupacionit të huaj".( Në rast se ishte urrejtja e grekëve ndaj çamëve z. Palmer duhej të kritikonte racizmin grek dhe jo ta merrte këtë si bazë për të miratuar genocidin). Le të lexojmë se si n/kolonel Palmer i raportonte ( lexo: gënjente) qeverinë e tij: " Në një diskutim, raportonte Palmeri, me majorin Sarandis (ish komandant i lartë i ushtrisë Greke, në Epir) ky i fundit pranoi që masakrat e bëra, u bënë në Mars 1945 nga disa elementë prej Korfuzit dhe aproksimativisht 60 njerëz u vranë, ai pranoi në përgjithësi veprimet e kaluara të bëra prej Grekëve kundër minoritetit shqiptar-çam" , ndërsa e pranonte këtë vepër, veçanërisht atë të Marsit 1945, përsëri justifikonte duke thënë: " por ato u bënë kundër urdhërave të gjeneral Zervës...." etj. N/Kolonel Palmer me raportin e tij mundohej të justifikojë masakrat e grekëve kundër minoritet çam, mundohej ti nxjerrë si një rrjedhim të bashkëpunimit me gjermanët dhe mundohej të nënëvlerësojë kontributin që ka dhënë minoriteti çam për çlirimin e Greqisë në radhët e ushtrisë nacional çlirimtare Greke. Për këtë Palmer raportonte: "Çamët shqiptarë pretendojnë të kenë patur një batalion 400-700 luftëtarë me ELAS-in, kjo ndofta është kështu, por qëllimet e tyre duhet të kenë qënë më shumë kundër EDES-it se sa kundër gjermanëve". Edhe për argumentet e sjella nga N/Kolonel Palmer, nuk ja vlen të ndalesh, sepse ai foli si avokat i Athinës dhe jo si oficer dhe i dërguar i Aleatëve për të dhënë mendimet e tij mbi të vërtetat që do mblidhte në vënd. Ndofta ishte për ti qarë hallin kur thoshte :"...kjo ndofta është kështu, por edhe duhet të kenë qënë...."
Për të qënë korrekt, kishte dhe përfaqësues të tjerë të misioneve të huaja që e kanë trajtuar drejt problemin e krimeve të grekëve ndaj Çamëve myslimanë në Greqi, siç është rasti i Zotit Hutchincon, anëtar i Parlamentit Britanik, i cili sipas gazetës "News Crocniche" Nr 31.966, datë 11.12.1945, ka miratuar të vërtetat e krimeve dhe masakrave të bëra nga monarko-fashistët Grekë mbi minoritetin mysliman të Shqipërisë në Çamëri.
Por, në çdo rast nuk duhet mënjanuar aftësia e qeverisë Greke që në servirjen e problemeve që trajtonin masakrat ndaj çamëve, ajo fshihej nën petkun se çamët bashkëpunuan me gjermanët dhe se ishte rrjedhojë e urrejtjes së grekëve ndaj tyre: Në të vërtetë nuk qëndronin as njëra dhe as tjera, por diplomacia Greke ishte e fortë me gënjeshtrat e saja sa nga vënd që ishte në krah të nazizmit, me përfundimin e luftës, arriti të kalonte në anën e Aleatëve. Nga do fiton dinakëria e grekëve!
![]()
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Masakra e Hormoves.
-----
"Kur një korpus xhandarmërie shqiptare nën komandën e Majorit De Waal dhe Kapiten Sonne u shfaqën, komitët greko-vlleh te cilet kishin çuar burrat nga fshati myslyman i Hormovës në Kodër (në luginën e Vjosës përballë Tepelenës) dhe i vranë ata atje. Thuhej se dyzet burra qenë mbyllur në kishë dhe qenë qëlluar nga burra që gjuanin nga çatia dhe dritaret. Një komision i udhëhequr nga De Veer, hetoi incidentin për Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit dhe hartoi një raport. Afërsisht 200 trupa pjesërisht të gjymtuar u nxorrën"
![]()
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Perfaqesues te fuqive te medha ne Konferencen e paqes 1919!
Komandanti i trupave franceze në Shqipëri, gjenerali Sarrai, duke nderuar forcat e tij gjatë paradës. Korçë 1915! Ndihmuan ne krijimin e shtetit grek duke masakruar çamet!
Masaker e kryer nga andarte grek! Familje çame e masakruar!
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Kur nisi barbarizmi grek ndaj popullsisë çame? Si konsiderohej popullsia çame prej politikës greke? Cili ishte reagimi i Fuqive të Mëdha, kur Greqia përzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mijë shqiptarë, ku një pjesë i dërgoi në Turqi, të tjerë i shpërndau nëpër ishujt e vdekjes, duke u mohuar së bashku me emrin shqiptar, të cilin çamët shqiptarë u kishin rezistuar katër perandorive të egra? Traktati Shqipëri-Greqi i 1926-ës nuk shpuri në mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të popullsisë çame nga ana e Greqisë.
Me ardhjen e fashistëve në pushtet në Greqi, më 1936-ën, klika e Metaksait e keqësoi më shumë gjendjen e çamëve. Cili ishte preteksti i grekëve kundrejt Shqipërisë në lidhje me pushtimin fashist? Masakra e gjeneralit të famshëm grek mbi çamët.
Si reaguan organizmat ndërkombëtarë ndaj kërkesës së vazhdueshme të Komitetit Çlirimtar të Çamërisë për spastrimet greke?
Shovinizmi grek, qe kishte per ideologji te gllaberimit Megaloidene e aventurierit Jan Katalisis, ne ndertimin e politikes se fqinjesise, do tregohej edhe i pabese, edhe mosmirenjohes ndaj rolit te shqiptareve te Jugut. Mosmirenjohja helene do te kalonte edhe ne urrejtje, egersia e se ciles do te shfaqej qysh se fitoi revolucioni i 1821-shit. Shqiptaret, veçanerisht ata çame, qe ishin me afer, vune ne ballin e luftes per çlirimin e Greqise nga pushtuesit osmane, prijesat e pavdekshem Zguraj e Vranaj, Basharet e Pjeter Buajt, Kladet e Kolokotronet, Alisa Peletheu e Mitesh, Manol Bloshi dhe Andriucio, Andrea Verushi e deri tek Ali Pasha, por do quheshin te pavlere, ose do pervetesoheshin si luftetare greke. Edhe pse ndodhte keshtu, eshte fakt se shqiptaret e mesit te Shqiperise dhe shqiptaret çame, e ndezen me shume luften çlirimtare te Greqise dhe heroizmi shqiptar shkelqeu, ku nga 100 heronjte qe linden nga revolucioni grek, 90 ishin shqiptare, qe luftuan si miq te popullit grek, se shtypeshin nga i njejti pushtues dhe, liria e njerit popull, shpejt do te behej shembull edhe per tjetrin. Por greku, ndaj heroizmit shqiptar per çlirimin e Greqise, nuk e shfaqi asnjehere miqesine, mirenjohjen.
Me mohimin e gjakut te shqiptareve, qe u derdh ne token greke, shovinizmi pergatitej per gllaberimin e territoreve etnike shqiptare, ku gjuhen, fustanellen, besen, krenarine ia kishin njohur shekujt e panumert.
Egersia barbare, me e pameshirshmja e heleneve, do derdhej mbi popullsine e pambrojtur shqiptare te Çamerise. Pastaj mbi tere territoret e banuara nga shqiptaret etnike. Nga 1830-1838, viktima e pare u be popullsia shqiptare, qe banonte ne ishujt Joniane, ku Rusia, Anglia, Franca e detyruan Turqine t’ia leshonte Greqise tere ishujt Joniane. Me vone, ne vitet 1863, 1913 u rrembyen toka te tjera, ku banoheshin nga shqiptaret, duke perfshire Ambrakine, Kosturin, Pindin, Konicen, qe eshte viktima e dyte e shqiptareve per nga barbaria e shovinizmit grek. Ndersa me 1913, greku pushtoi tere Çamerine dhe e ktheu ne nje çiflik te andarteve. Çameria eshte viktima e trete e barbarise greke dhe, deri diku, plotesohet mbi gjysma e planit te Megaloidese. Greqia, sa e pushtoi Çamerine dhe e vendosi brenda kufijve, qe caktuan te medhenjte, çamet i ktheu ne skllever, pa asnje te drejte. Por shovinizmi perseri nuk ishte i qete. Popullsine çame e quante si nje mine me plasje te ngadalte. Se Greqia nuk i trembej aq popullsise çame; gati 120 mije, sa tre milione arvanitasve shqiptare, qe u kishte mohuar me kohe te drejten, lirine, gjuhen, shkollimin shqip dhe kombesine shqiptare. Shovinizmi ortodoks mesjetar grek, bente planet per pastrim total etnik. Ne Greqi te mos ngelej asnje mysliman, duke i perzene per ne Turqi dhe Shqiperi, ndersa nje pjese tjeter i dergonte neper ishujt e Egjeut. Ata qe do ngeleshin do nderronin edhe fene, edhe kombesine.
Nga viti 1913-1922, kohe ne te cilen Shqiperise se copetuar ne pese shtete i kishte munguar shteti i konsoliduar, Greqia vazhdoi te bente pastrimin etnik te shqiptareve. Fuqite e Medha heshtën kur Greqia perzuri nga trojet shqiptare mbi 80 mije shqiptare, ku nje pjese i dergoi ne Turqi, te tjere i shperndau neper ishujt e vdekjes, duke u mohuar se bashku me emrin shqiptar, te cilin çamet shqiptare u kishin rezistuar kater perandorive te egra.
Me krijimin e konsolidimin e shtetit shqiptar, i cili perfaqesonte ate territor, qe i lane Shqiperise Fuqite e Medha dhe shovinistet, domethene 28 mije kilometra katrore nga 96 mije kilometra katrore gjithsej, prape se prape, popullsia shqiptare tej kufijve nuk u gjend e braktisur nga shteti ame. Qysh me 1926, qeveria shqiptare ben deklaraten: “Procesi i shkembimit te popullsise ka perfunduar. Tani e tutje, çamet do kene te drejtat qe gezojne qytetaret greke!”. Kjo binte ndesh me politiken e ortodoksise shoviniste greke.
Traktati Shqiperi-Greqi i 1926 nuk shpuri ne mbrojtjen e te drejtave dhe te lirive te popullsise çame nga ana e Greqise. Ne mars te 1928, Ministria e Jashtme shqiptare, me ane te nje memorandumi, qe i drejtoi te ngarkuarit grek me pune ne Tirane, me fakte tregohej shqetesimi i Tiranes per padrejtesite dhe shtypjen, qe i behej popullsise shqiptare te Çamerise nga vete autoritetet qeveritare greke dhe nuk u jepte asnje te drejte, si pakice kombetare. Qeveria greke, jo vetem qe e hodhi poshte protesten shqiptare, por e akuzoi qeverine shqiptare se nderhynte ne punet e brendshme dhe se çamet, sipas grekerve, ishin qytetare greke ne token greke dhe se Shqiperia po shperfillte te drejten sovrane te Greqise.
Me ardhjen e fashisteve ne pushtet ne Greqi, më 1936, klika e Metaksait e keqesoi me shume gjendjen e çameve. Me urdher te vete Metaksait, zona çame u kolonizua. Shume prona te medha te çameve u konfiskuan. Masakrimi mbi çamet nisi me egersi dhe nuk ndalej. Lidhja e kombeve, shtetet “demokratike” e dinin shtypjen qe u behej çameve ne vatrat e tyre, po asnje nuk shqetesohej.
Camet nuk ishin kolaboracioniste
Sulmi i Italise fashiste mbi Greqine, u perdor si pretekst ndaj shqiptareve dhe ata, viktima e pare e fashizmit, do quheshin “agresore” ndaj Greqise?! Egersia greke nuk u ndez ndaj vete agresorit, por ndaj shqiptareve, qe ishin te sulmuar. Pas kesaj lufte, Greqia do te kishte edhe gurin, edhe arren. Do vendoste ligjin e luftes dhe do thuhej: “Greqia ishte sulmuar nga Shqiperia dhe jo nga Italia”. Ky ligj i hilese dhe i paarsyes do vinte edhe kushtin tjeter: “Ligji do qendronte per aq kohe sa te harrohej çeshtja çame dhe te vendosej kufiri i Verio Epirit ne Shkumbin!”.
Ne kohen e pushtimit te Shqiperise nga Italia fashiste, midis qeverise shqiptare (regjences), gjermaneve dhe italianeve, u lidh marreveshja e bashkimit etnik te Shqiperise. Kjo marreveshje ishte si nje kundervenie dhe ne diplomaci e gjermaneve dhe italianeve ndaj Frances dhe Anglise, se “ato kishin marre vendimin e copetimit te Shqiperise” dhe per ta terhequr pas Shqiperine. Pavaresisht ne ç’kushte dhe me cilet lidhej marreveshja, Italia dhe Gjermania ishin superfuqi te luftes dhe endrra e shqiptareve u realizua. U be bashkimi etnik i tere kombit, nga viti 1941-1944 u krijua administrata shqiptare, ne tere trojet shqiptare ne Ballkan. Shqiperia nuk mori asnje therrime me teper nga ç’i kishin marre shovenet. Gjermanet dhe italianet, pavaresisht se ishin kundershtaret e koalicionit, shqiptareve u dhane ate qe u ishte marre padrejtesisht. E verteta eshte se edhe pas kesaj, çamet u bashkuan me qeverine e Tiranes (Regjencen), qe pranoi bashkimin etnik dhe kundershtoi pushtimin italian, por shqiptaret çame nuk besonin shume te regjenca, te ky bashkim.
Çamet nuk ishin kalaboracioniste ne sherbim te armikut te perbashket, pushtuesve nazi-fashiste, por kreret shoviniste greke ishin kolaboracioniste. Per kete ka fakte historike, qe nuk fshihen dot nga greket. Greket shoviniste, qe akuzojne shqiptaret çame, se ishin bashkepunetore te pushtuesve, kolaboracioniste, nuk qendron. Eshte nje shpifje e ulet e vete kolaboracionisteve greke, te cilet, qenien e tyre te tille e kane te dokumentuar. Ne muajin maj 1941, ne Greqine e pushtuar, u krijua qeveria e pare kuislinge, ne krye te se ciles u vu gjenerali Çollakoglli. Ky gjeneral, pasi mori kryesimin e forcave pushtuese; menjehere nxori qarkoren, qe u bente thirrje turmave te çmobilizuara te shkonin ne kazerma, te visheshin, te armatoseshin dhe te qendronin perkrah forcave gjermane. Keto te verteta per kolaboracionistet shkruheshin edhe ne gazetat “Vima” dhe ”Proia”. Pas nje viti, pra ne maj 1942, per ta forcuar me tej bashkepunimin me pushtuesin gjerman, u formua qeveria qe kish per kryetar Ralin. Kjo qeveri ra ne ujdi me gjermanet dhe menjehere krijoi forcat e armatosura, te perbera nga tre divizione, me nje efektiv qe e kalonte 30-mijeshin. Keto trupa i komandonin gjeneralet kolaboracioniste: Bakos, Kocimitos, Llogothetopulos, Raftis, Zerva etj. Nderkohe keta gjenerale kishin rene ne ujdi qe, bashke me gjermanet te shuanin çdo shkendije per liri e demokraci. Egersia e ketyre gjeneraleve, ndizej nga idete e prifterinjve shovene: Shen Kozmo, Kotoko, Evllogji, Kurilla, etj., dhe frymezoheshin nga ata qe drejtonin ortodoksine: Sarafim, Sebastiano, Janullatos etj., egersi e cila do shfrente mbi forcat perparimtare demokratike, qe perfaqesoheshin nga EAM-i dhe mbi shqiptaret çame te pambrojtur.
Me keto fakte, hidhen poshte akuzat dhe shpifjet helene dhe te gjeneraleve te tjere andarte, se çamet ishin bashkepunetore te pushtuesve gjermane.
Masakra e gjeneralit grek mbi çamët
Ky ishte amaneti i shovinistit perbindesh ndaj shqiptareve, gjeneralit kolaboracionist Japolan Zerves. Ne pragvdekjen e tij, antishqiptari i terbuar thote: “Vdes i qete se bera ate qe doja. Pas lashe rreke gjaku, tym, bloze, germadhe; ulurima femijesh, nuse dhe gra nudo, qe futeshin ne furrat e ndezura, qe te mos pillnin me shqiptare... burra te varur, shpuar me bajonete, gjuha shqipe nuk do te flitet me ne token helene. Kjo me kenaq mua, ashtu siç kenaq tere shpirtrat helene!”.
Zerva dhe gjeneralet e tjere ishin leshuar si bisha mbi shqiptaret çame te pambrojtur. Si qeverite kolaboracioniste, edhe ato qe vazhduan pas ikjes se gjeneraleve, po me ata ministra e gjenerale, pjella te ortodoksise shovene, kishin marre urdher qe popullsia çame prej 30-35 mije banoresh ta asgjesonin.
Nder perfaqesuesit e aleateve, koloneli Kris Voodhanse, shef i misionit ushtarak aleat, deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, qe une drejtoja, Zerva deboi çamet nga shtepite e tyre!”.
Genocidi i eger grek nisi me 27 qershor l944. Ushtaret e Zerves rrenonin gjithçka qe gjenin perpara... popullsia e Parathimise u kap ne befasi dhe nuk gjeti dot mjete mbrojtese. Barbaret e Zerves hyne naten ne qytet dhe vrane 673 burra, gra, femije, ne Filat l286, ne Igumenice l92, ne Prage 620. Zervistet rrafshuan mbi 5800 shtepi ne 68 fshatra. Qindra fshatra te tjera u shkretuan. Pronareve te bagetive ju grabiten l20 mije dhen, 24 mije nje thundrake, l8 mije kuaj. Nga hambaret e fshatareve te pasur çame u rrembyen 250 mije kv grure etj...
Pas grabitjes dhe genocidit, misionit aleat sikur i “erdhi keq” per tragjedine mbi shqiptaret çame. Dhe, kjo “keqardhje” u ndez, kur çamet nga mosha 15-70 vjeç, te ngelur aty-ketu, kapeshin nga greku dhe internoheshin ne ishujt e Egjeut dhe i masakronin. Kur shefi i misionit amerikan ne Shqiperi, 1945-1946, pa këto barbari u shpreh: “Ne mars 1945, njesi te forcave te shperndara te Zervasit, kryen nje masaker ndaj çameve ne zonen e Filatit dhe, praktikisht e pastruan ate nga shqiptaret çame!”.
Perveç debimit nga vatrat e te pareve, ajo do shkundte nga themeli edhe kulturen çame, do mohonte edhe historine, besimin fetar mysliman. Dhe menjehere u dha urdhri per djegien e 102 xhamive, 28 teqeve, mijera tybeve dhe vakefeve. Kur u siguruan se ishte debuar edhe kemba e fundit e çameve, barbaria helene do nxirrte ligjin absurd. Sipas këtij ligji, çamet nuk do ktheheshin më dhe pronat e tyre ua ndane koloneve. Ndërsa ndaj çameve te mbetur ne Greqi, si ata ortodokse e myslimane, ligji antinjerezor i 1945 ua mohonte identitetin kombetar shqiptar. Nga shqiptar qe ishin, do ktheheshin ne grek dhe “pranonin” kombesine helene.
Greqise i duhej medomosdo te ndryshonte perberjen demografike te krahinave çame veri-perendim, sepse u trembej shume arvanitasve dhe shume çameve te mbetur ose te kthyer ne ortodokse dhe “greke” me force.
Ardhja e shqiptareve çame ne Shqiperi dhe heshtja e nderkombetareve.
Shqiptaret çame, qe i shpetuan barbarise greke, më të shumtët erdhen ne truallin ame. Shqiptaret hapen shtepite per viktimat e barbarise. U hapen edhe dyert e shkollave per femijet e humbur. Per t’u njohur padrejtesia e madhe, kreret çame dhe qeverite, perfshi edhe ate shqiptare, paditen barbarinë greke dhe iu be e njohur edhe organizmave nderkombetare. Padrejtesia ndaj çameve u shtrua edhe ne Konferencen e Paqes ne Paris, me 1946. Por nuk u arrit që te pranohej krimi i madh njerezor: gjenocidi grek mbi popullsinë çame. Doli qe shume nga shtetet mike te Greqise, te cilat i kishin rrembyer me force 23 mije kilometra katrore te Shqiperise dhe ia kishin dhene grekut, ne fillim u hoqen sikur u pelciste zemra nga dhimbja per çamet martire dhe, per te mos u shfaqur si mbrojtes te hapur te padrejtesive, qe kish bere greku; u ngriten doren dhe thane me gjysme zeri: “Çamet e perzene te kthehen ne vendin e tyre!”. Po kjo ishte vetem demagogji. Qe çamet te ktheheshin ne trojet e te pareve, qe t’u kthehej pasuria e grabitur, do te thoshte te paditej mikja e tyre per krimet barbare. Te pranonte egersine qe kish shfaqur dhe te pergjigjej per gati 3000 te masakruarit, demet e shkaktuar, rrembimet e pallogaritura. Po qysh te nesermen e konferences u pa demagogjia politike.
Shtetet e medha qe ngriten doren, harruan ç’thane, sepse ata nuk kembengulen te zbatohej vendimi qe moren dhe te perbuzej genjeshtra e kolaboracionisteve helene qe akuzonin çamet si te tille.
Megjithese Konferenca e Parisit deshtoi dhe iu shmang denimit te padrejtesise greke, çamet nuk i hodhen armet, per te gjetur perkrahes dhe per ta nderkombetarizuar tragjedine e luajtur mbi ta. Ata s’e kishin humbur shpresen per t’u rikthyer ne pragjet e te pareve.
Per ta intensifikuar nderkombetarizimin e çeshtjes çame ne vjeshten e vitit 1944, ne Konispol organizohet kongresi i pare çam, i cili u drejtohet perfaqesuesve te misioneve aleate, shteteve asnjeanese, B.Sovjetik që ta ndihmonin popullin shqiptar te çamerise dhe te njihej padrejtesia e bere ndaj tij. Jo shume kohe pas ketij kongresi, nje grup çamësh shkoi ne Athine, qe te kundershtonte genocidin kolektiv ndaj shqiptareve te Çamerise dhe te gjendej nje gjuhe, qe te mbeshtetej te arsyeja. Po qeveria e ardhur ne pushtet e George Papandreut, nuk mori asnjë mase kundër genocidit edhe pse perfaqesuesit çame i thane ta ndalnin dhunen greke, t’i njihte te drejtat e çameve dhe te urdheronte te ktheheshin ne shtepite e tyre, gjithe perzenet. Dilte se terrorizmin nuk e kishte organizuar nje gjeneral i çmendur, por ishte ne planin e shovinizmit, qe e udhehiqte dhe e drejtonte kisha ortodokse greke. Meqe deshtoi dhe kjo orvatje, çamet ne Shqiperi nuk e ndalen luften e tyre per liri e te drejta, megjithese ndihmen e qeverise komuniste, qe varej nga sllavet, nuk e kishte aq te plote. Iu dergua leter bashkimit Kombetar Grek, komandes aleate ne Mesdhe dhe Komitetit Qendror te FKC (EAM).
As delegacioni qe shkoi ne Athine, as letrat nuk u moren parasysh. Madje ne takimin verbal dhe ne leter pergjigjet, nuk u shfaq urtesia, po arroganca, poshterimi grek.
Komiteti i Çlirimit te Çamerise perserit letrat dhe ua ridergon misioneve ushtarake te B.S., Britanise se Madhe, SHBA, Frances, dhe legates Jugosllave ne Tirane. Ky komitet qe te rendonte pergjegjesia ndaj bashkekombasve, nuk la te qete as konferencen e ministrave te jashtem te fuqive aleate ne Londer me 1945, as Ansamblene e Pergjithshme te OKB te 25 tetorit 1946. Ne kerkesat e tyre, çamet shpjegonin se ishin popullsia me e persekutuar e shekullit 20-te, madje edhe e Luftes se Dyte.
“Ne po shohim se edhe Organizata e Kombeve te Bashkuara, nuk po na e degjon zerin, nuk na perfill ne kerkesat tona”. Dhe vertete, ajo nen presionin e ortodoksise, ku ajo greke ishte e madhe, nuk po i vinte ne levizje fuqite e saj, e ta detyronte nje shtet shoven: ta ndalte barbarine dhe te pranonte ti njihte te drejtat popullsise qe kish persekutuar.
Duke iu drejtuar sërish organizmave te larta nderkombetare komiteti i Çamërisë thekson: “Ne protestojme dhe sjellim ne mendjen e Komisionit Hetimor te KSOKB, tragjedine e luajtur ne Çameri, si dhe veprimtarine e shovenisteve, qe synon ne zhdukjen e popullit shqiptar te Çamerise. Ne theksojme nje zgjidhje urgjente të problemit çam, siç mund te pranohet. 1. Te ndalet vendosja e koloneve ne tokat tona autoktone. 2. Te riatdhesohen tere çamet. 3. Te behet kthimi i tokave tona, vleresimi i demit me pare ne dore. 4. Te jepet ndihme per te rindertuar shtepite e prishura. 5. Mbrojtjen dhe garancine popullsise qe rrjedh ne traktatet nderkombetare. 6. Te gjykohen e denohen tere pergjegjesite e krimit, qe kane kryer kunder çameve!”. Meqe te medhenjte ne OKB, nuk donin t’ia prishnin te perkedhelures se tyre, hoqen dore nga lufta per rikthimin e çameve ne trojet e tyre, duke i ngushelluar me disa ndihma. Keshtu nga viti 1945-1947, Shqiperia mori 26 milione dollare ndihma per çamet. Ndihmat ishin ne mallra, materiale e pajisje. Ndërsa per refugjatet direkt u dhane vetem 1.2 milione dollare. Por lufta qe ata bene per nderkombetarizimin e Çamerise erdhi ne ftohje. Shteti shqiptar dhe ai grek, benin pjese ne dy kampe te kundert. Propaganda komuniste thoshte shume gjera te paverteta, madje arrinte te “argumentonte”, borgjezia nuk i mbronte interesat, lirite dhe te drejtat e popujve. Tani edhe kreret çame u vune ne trysnine e propagandes komuniste. Duhej te benin siç u thonin shefat shqiptare. Kreret komuniste i kercenonin çamet dhe u thonin se dy kampet ishin ne lufte dhe çeshtja çame, gati ishte mbyllur edhe per kampin borgjez edhe per ate komunist. Ne te vertete acarimi midis dy shteteve ishte keqesuar, kur Greqia shtypte forcat e EAM-it dhe komunistet shqiptare u jepnin arme dhe ushqime, duke e harruar Çamerine.
Shqiptareve çame ju dha nenshtetesia shqiptare qe te heshtnin pergjithmone
Pas viteve 1953, kur Hoxha hoqi nenshtetesine greke dhe u dha çameve nenshtetesine shqiptare, erdhi edhe faza e heshtjes se çameve. Te mos flisnin, te mos kerkonin, se zemeronin grekun edhe punet e tyre tani e tutje, ishin ne doren e partise.
Kur P.P do u mohonte shqiptareve çame nenshtetesine greke dhe ne kundershtim me deshiren e tyre, do t’u jepnin ate shqiptare dhe ata, si edhe shqiptaret do humbnin çdo liri, doli dekreti famekeq i Hoxhes: “Dekret numer 1654, date 19 prill 1953 mbi dhenien e nenshtetesise shqiptare çameve qe banojne ne Republiken e Shqiperise!”. Nuk u permendej emri shqiptar, që do te thoshte se nuk ishin as te tille dhe ç’kombesi kishin. Ne dekretin komunist nuk permendej asgje nga e kaluara.
Per heqjen e nenshtetesise greke te shqiptareve çame e dhenien e asaj shqiptareve, jane bere shume pyetje, qe nuk kane marre pergjigje. Nenshtetesia shqiptare u dha nga frika, qe ne fushen diplomatike te mos kishte me asnje kontakt me grekët. Shqiptaret çame, duke marre nenshtetesine shqiptare, detyroheshin te mbyllnin gojen dhe te heshtnin pergjithmone.
Se dyti, komunistet mund te benin ç’te donin me interesat e shqiptareve, se ndaj kombit ishin te papergjegjshem. Patriotizmin shqiptar e kishin mohuar, duke e zevendesuar me internacionalizmin pushtues, nenshtrimin ndaj ideologjise se diktatures.
Vetëm shteti demokratik kerkoi qe shqiptaret çame te ktheheshin ne pronat e tyre. Presidenti i pare shqiptar, demokrati Sali Berisha, nxori dekretin dhe perkujtoi tragjedine e shqiptareve çame, duke i quajtur ata muhaxhiret me te perbuzur nga komunizmi shqiptar, por edhe nga te medhenjte e botes. Dekreti i Presidentit Sali Berisha, nr.7835, date 26.06.1994 thote: “Dekretoj shpalljen e 27 qershorit kalendarin kombetar, dita e genocidit ndaj shqiptareve te Çamerise nga shovinizmi grek dhe ngritjen e nje memoriali ne Konispol!”.
gazeta Metropol
Ndryshuar për herë të fundit nga daniel00 : 11-12-2011 më 08:40
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Tragjedia çame. Si u kthyen në thertore qytete të tëra
Në vitin 2007, kur merresha me projektin dhe realizimin e veprimtarive kushtuar historisë dhe kulturës së Çamërisë, z. Hilmi Saqe, më solli për të ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, ca fletë të zverdhura nga koha. Ato ishin të fotokopjuara. Me duart që më dridheshin dhe me shikim të turbulluar (pse ta fsheh nga lotët), i shfletova disa herë dhe i lexova me dhimbje ato fletë. Ato nuk janë as kujtime, as kronika të tragjedisë çame, as të dhëna për masakrat e viteve 1944-1945. Ato janë më shumë se kujtime, më shumë se kronika individësh, më shumë se raporte të shtabeve të Luftës së Dytë Botërore në Çamëri. Ato janë lista me emrat e të masakruarve. Nuk janë të plota. Janë një pjesë (vetëm 13 faqe). Duhet të kenë qenë qindra faqe, sepse diku, në fund të tyre, dallohen numrat 105, 106, të faqeve. Krahas tyre, z. Hilmi Saqe, më dha edhe një listë tjetër ku janë shënuar emrat e atyre që kanë deponuar për masakrat në Paramithi, Pargë, Filat, Spatar, Vola, Vërselë, Smarte. Ndoshta këta apo edhe të tjerë kanë dhënë edhe emrat e të masakruarve çamë nga bandat e kriminelëve të Napoleon Zervës. Çfarë përmbajnë këto lista:
Fëmijë të masakruar nga forcat zerviste gjatë 1944-1945.
Emrat e pleqve e grave të masakruara e të humbura gjatë 1944-1945.
Emrat e të marrëve e sakatëve të masakruar gjatë 1944-1945.
Familje të zhdukura dhe të masakruara gjatë 1944-1945.
Dhimbja dhe kuja është në çdo emër të këtyre listave, por më ulëritëse ato janë në listën e parë, ku përfshihen 64 emra fëmijësh të moshave nga 1 deri në 12-14 vjeç. Mes tyre është edhe fëmija me numrin 42, i quajtur Nail Gjinika nga Margëllëçi, vjeç 13. Përbri këtij emri është edhe ky shënim i veçantë: pjekur në furrë. Vetëm kaq që menjëherë të të mbahet goja, vështrimi të turbullohet dhe të ringjallet kujtesa tragjike e mijëra çamëve, për të trokitur në ndërgjegjen e trazuar të fqinjit tonë të jugut. Vetëm kaq për të sjellë ndër mend edhe gjykimet objektive të ndonjë historiani grek, siç është Niko Zhangu, i cili për tragjedinë e popullsisë çame dhe masakrat e bandave kriminale të Napoleon Zervës shkruan: “Duhet të shikojmë fytyrën tonë në pasqyrën e historisë dhe të na vijë turp për ato që u bënë, sepse nuk janë në karakterin e popullit tonë”. Duke botuar këto lista, në kuadrin e përkujtimit të 27 qershorit, shpallur më 30.06.1994 si “Dita e Gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë”, ne rikthejmë në këtë 65-vjetor të masakrës së Paramithisë, një pjesë të kujtesës tragjike të popullsisë çame. Duke u larguar me dhunë nga trojet stërgjyshore, çamët e të gjitha moshave, fiksuan në kujtesën e tyre imazhet e tmerrshme të tragjedisë, pamjet makabre të krimeve të banditëve zervistë, të cilat janë transmetuar nga brezi në brez me një vërtetësi të habitshme. Pamjet e qiellit, retë, shirat, erërat, ngricat e dëbora apo ditët e nxehta, imazhet e shtëpive të djegura, brigjet e detit, ujërat e turbullta të lumenjve Kalama dhe Aheron, shtigjet dhe monopatet nga kanë kaluar, zërat e viktimave të pafajshëm, kokat e prera, kalldrëmet e përgjakura, gjymtyrë të flakura nëpër kanale, gra shtatzëna me barqe të çara etj., etj., përbëjnë kujtesën e dhimbjes çame. Asnjë ligj i botës, ka shkruar shkrimtari ynë i madh, Ismail Kadare, asnjë formim kulturor nuk mund t’i bëjë njerëzit të mos kenë kujtesë e aq më pak, të mos kenë nostalgji. Është një dhembje që nuk ikën ngaqë dikush e shpall të paligjshme. As duke bërë sikur nuk e di, aq më pak, kur sillesh pa nderim ndaj saj.
![]()
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Krijoni Kontakt