Close
Faqja 193 prej 230 FillimFillim ... 93143183191192193194195203 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1,921 deri 1,930 prej 2300
  1. #1921
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Po nese pushteti eshte menyra me e lehte per te realizuar keto plane, atehere pse jo? C'te keqe ka? Vetvendosja nuk eshte se ka treguar ndonje devijim nga politika e saj, ato qe ka thene ne fillim i thote dhe tani.
    1. Cka nese Vetvendosja nuk vie ne pushtet edhe ne 15 vitet e ardhshme? Kemi aq kohe qe te presim per nje strategji te tille?
    2. Partite politike zakonisht nuk devijojne nga politikat e tyre perderisa jane ne opozite, ate e bejne pasi qe te vijne ne pushtet. Por kjo ka pak rendesi, sepse nuk eshte tema e duhur per kete diskutim. Mos te ulet tema nga interesat kombetare ne interesa partiake.

    Une them se kjo strategji duhet te behet permes dy departamenteve te themeluara nga dy sherbimet e intelegjences. Ne boten demokratike sherbimet e intelegjences funksionojne jashte ndikimeve partiake dhe nje strategji e perpiluar nga ato vlene per te gjitha partite qe mund te vijne dhe te shkojne nga pushteti. Pra strategji te tilla jane jashte/mbi partiake dhe quhen 'interes kombetar'. Duke e pasur parasyshe se si po funksionojne gjerat, jam pesimist per realizimin e nje strategjie te tille. Prap po them, qofsha i gabuar.

    Por per grupe jashte institucioneve shteterore mund te themi qe kane fuqi te mjaftueshme. Mos harro se vetem shqiptaret nga Kosova qe ishin emigrante ne perendim financuan aq shume, sa per te perballuar blerjen e armeve per nje ushtri e per te mbajtur luften per 2 vjet. E njejta gje mund te behet per blerje tokash e shtepish ne Maqedoni. ne fund te fundit po blen nje prone dhe ti do te jesh pronari i saj prape.
    Too good to be true.

    Si mund te realizohet kjo ne praktike sipas teje?

  2. #1922
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Kur isha para nje jave ne Kosove, i bera nje vizite varrit te mikut tim te paharruar, Adem Jashari. Pasi vendosa nje tufe me lule i dergova edhe kete mesazh: Miku im i madh, akoma nuk e kemi perfunduar kryengritjen, akoma nuk e kemi zbatuar deri ne fund betimin e UCK per bashkimin e Kosoves me Shqiperine. Por nuk e kemi harruar, do ta realizojme miku im, edhe ne mos qofsha une, jane me mijra dhe dhjetra mijra te tjere qe e kane ndare mendjen per ta cuar deri ne fund bashkimin e trojeve shqiptare. Dhe jam i sigurte se vetem atehere ti do prehesh i qete ne token e Shqiperise natyrale. Mirupafshim Adem Jashari!!!!(Koço Danaj)
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  3. #1923
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Në BE si Kosovë apo si Shqipëri Etnike?

    Shkruan: Fadil MALOKU

    “Nëse shoqëria amerikane dëshiron që parimet dhe principet e rregullimit të saj shtetëror të ndërtohen si rrjedhojë e një vetëreflektimi dhe vetëkuptimi të kushteve dhe rrethanave të veta specifike e jo si një rezultat i rasteve, ajo së pari duhet t’i nënshtrohet një procesi të deliberalizimit të hapur publik kolektiv”- Aleksandar Hamilton

    1. Shoqëria në Kosovë dhe ajo në Shqipëri - “shoqëri lejuese”

    Duke u nisur nga një konstatim tipik sociologjikë, se shoqëritë shqiptare andej e këndej kufirit në një mënyrë kanë filluar të bëhen pak a shumë “shoqëri lejuese” tipike (permissive society) në kuptimin se në mënyrë konstante janë jo vetëm duke importuar por njëkohësisht edhe duke absorbuar e promovuar vlerat dhe sistemin social e kulturor të tolerancës, mirëkuptimit dhe përgjithësisht sistemin civilizues amerikan, ashtu siç mund të thuhet se kishin provuar njëherë vendet dhe shoqëritë e Evropës lindore në vitet ’60-70-ta, ku përmes një revolucioni të gjithmbarshëm social e kulturor nga ana e subkultures së studentëve, provuan të “shkurorëzohen” nga frustrimet, dyshimet, dilemat dhe përditshmëria e një sjelljeje e norme monotone që vazhdimisht e prodhonte makineria mediatike e soc-realizimit të atëhershëm.

    Sintagma e “shoqërisë lejuese” (permissive society), këtu përdoret jo për të krahasuar formën e këtij ndryshimi, por për të ilustruar mënyrën specifike të zhvillimit të këtij procesi dhe kësaj dukurie sociale në shoqërinë gjithëshqiptare. Ngaqë, si rrethanat ashtu edhe koha, mentaliteti, etnopsikologjia dhe kultura sociale e sidomos ajo politike janë të ndryshme dhe jo tipike. Pra, ky proces i deklinimit nga sjellja normuese e trashëguar nga ish sistemi socialist që natyrisht nuk ishte zhvilluar njëjtë në Shqipëri dhe Kosovë, bëri që as stacioni i nisjes për demokraci të mos jetë i njëjtë dhe i njëkohshëm për shkaqe dhe arsye nga më të ndryshmet që tash s’është as vendi e as koha të merrem me të.

    Por, për procesin e përzgjedhjes së vlerave dhe procesin e rreshtimit të logjikshëm të gjithë shqiptarëve kah perëndimi, kujtoj që nuk ka as dilema e as kujtoj kontestime nga asnjëri shtet! Kur është në pyetje fenomeni i tipizimit të njërit apo tjetrit shtet me procesin e permisivitetit, padyshim që duhet të ndalemi dhe të gjykojmë (kujtoj) vetëm logjikën empirike, ngase vetëm kështu mund të kuptojmë si dallimet (të cilave padyshim duhet adresuar rrethanave dhe procesit të formimit në dy ish sisteme jo edhe gjitha të njëjta: socializmi jugosllav dhe ai stalinist ) e rritjes sonë të ndarë ideologjike, ashtu edhe gjërat unifikuese që janë shumë më të shumta dhe më të rëndësishme.

    Tani, disa mund ta shohin procesin e permisivitetit si diç të mirë dhe pozitive që në një mënyrë apo tjetrën e shpejtojë procesin tjetër të vetënjohjes (te ne kosovarët psh.) për rrënjët, të tjerët (psh. moralo-tradicionalistët) këtë fenomen mund ta projektojnë si diçka që po sjellë kokëçarje, sjellje devijuese dhe faktikisht një identifikim të tepruar me vlerat e trendit që po futën nga të gjitha anët, duke rrezikuar kështu identitetin e shqiptarëve, andej e këndej kufirit. Një temë interesante që meriton një analizë më të thukët dhe më të detajuar.

    2. Procesi i deliberalizimit të Kosovës - domosdoshmëri

    Kosova si shteti më ri në Evropë, pra një shtet “sui generis” i cili akoma është në proces të një vetëkërkimi, verifikimi dhe vetëdëshmimi të organizimit të jetës shtetërore dhe asaj shoqërore për qytetarët e saj, paraprakisht ka nevojë për një proces të njëjtë të deliberalizimit, sikurse ai amerikan i cili do ta ndihmonte atë në jo vetëm profilizimin, por edhe identifikimin e qartë të disa çështjeve fundamentale dhe ekzistenciale që i takojnë sferës së interesit kombëtar, siç janë: definimi i qartë i kufijve me Serbinë, heqja e dilemave rreth (mos)bashkimit me Shqipërinë, kyçjes në BE-ane, profilizimin kulturor dhe ideologjikë, konsolidimit të demokracisë, etj. Pra një seri çështjesh fundamentale të cilat në periudhat e ardhshme (dez)integruese në rajon dhe më gjerë mund të shndërrohen jo vetëm në handikape, por edhe në favore.

    Si handikapë, për shkak se Kosova ende është një shtet në ndërtim e sipër dhe një vend me institucione akoma të brishta demokratike që vështirë mund të garantoj dhe plotësoj kriteret tejet të ashpërsuara të anëtarësimit në BE-e, pas krizës së shfaqur në Greqi dhe paralajmërimeve tjera të reja në Spanjë, Itali, etj. Kurse si favore, këto çështje mund të shndërrohen në rast se ajo fillon tani të ndërtojë kapacitete adekuate administrative demokratike në përputhje me standardet dhe kriteret e BE-së.

    Kosova, në realitet me gjitha këto çështje e dilema të hapura pa dyshim mbetet një vend dhe një shtet tejet interesant edhe për shkak se: të gjitha çështjet e ngritura më lartë po gjurmohen në një atmosferë dhe ambient do thoja jo edhe gjithaq të favorshëm global. Paraprakisht, mendoj që duhet dhënë disa përgjigje meritore që do të dilnin nga një debat nacional edhe disa çështjeve tjera që po ashtu kanë peshën dhe rëndësinë e vetë në këto procese.

    Ndër këto çështje, mendoj se duhet radhitur problemin e vlerave politike, atyre sociale e sidomos atyre kulturore, në mënyrë që nga kjo analizë të shohim se ku ne dallojmë apo ku përputhemi me vlerat e reja që ngandonjëherë edhe po na e zënë frymën. Ky lloj “monologu” me vetën tonë, në formë të një pëlqimi unanim brenda një diskursi fer politikë, intelektual e kulturor, por edhe një diskursi tjetër jashtë kësaj sfere është padyshim një kusht dhe një sinjal tejet domethënës se shoqëria kosovare vërtetë është në rrugë të duhur të proceseve të reja në horizont.

    E them kështu edhe për shkak se diskursi i këtillë midis akterëve dominues politik, social, kulturor e intelektual në një mënyrë është edhe një kusht tjetër shtesë që në një mënyrë na plotëson neve si shoqëri dhe si shtet tamam të konstituuar dhe të pjekur politikisht. Ky lloj katarsisi social(krijimi i parakushteve për një mirëqenie sociale), politik (një ballafaqim permanent i koncepteve ideologjike), intelektual(një përgatitje solide të kuadrove të reja që mendoj dhe gjykojnë në mënyrë evropiane) e kulturorë (një pajtim definitiv të sistemit dhe vlerave të reja, por në anën tjetër gjithën duke ruajtur dhe kultivuar veçantitë dhe trashëgimin e vetë), duhet të ndodhë patjetër në periudhat e ardhshme të konstituimit tonë si shtet dhe si vend demokratik, ngaqë vetëm kështu ne si shoqëri dhe si shtet mund të bëhemi pjesë integrale e Evropës.

    3. Transparenca dhe llogaridhënia kurs për dy shtetet

    Në përvojat e ndërtimit të kapaciteteve demokratike, fenomeni i jo efikasitetit te mjaftueshëm i institucioneve demokratike, bile ne fazat e para të instalimit të sajë shfaqet me dimensione në formë të një dukurie që në një mënyrë mund edhe të mos jetë premtues në kuptimin e ekspedivitetit të vendimeve, pastaj ekzekutimit të këtyre vendimeve si edhe mos qasjes së shumicës përfaqësuese, pra qytetarëve që mund të vijnë nga institucionet e dala gjatë një procesi fer dhe demokratik i zgjedhjeve.

    Ky debat rreth (pa)mundësisë së efikasitetit të mjaftueshëm i demokracisë (ta shquaj) deri diku infantile i vendeve dhe shteteve që akoma gjenden në fazën e procesit të tranzicionit, në një mënyrë reflekton shpesh një përshtypje se vendimet a marra të shumtën e rasteve merren larg syve dhe “dëshmisë” së qytetarëve të atij vendi.

    Në fakt, përvoja tregon se vendimmarrjet e dalura nga proceset fer dhe demokratike zgjedhore, nga ana e elitave politike duhet në parim të jenë sa më afër dhe sa më transparente për qytetarin, ngase “afërsia” (që më tepër ka të bëjë me detyrimet, se sa me obligimet) është një garant i dëshmuar dhe i pakontestuar i ndërtimit të kapaciteteve demokratike të një vendi.

    Pra, nëse sistemi demokratik dëshiron të arsyetojë ekzistencën etimologjike të vetë vetës si “pushtet dhe vendimmarrje e popullit” atëherë padyshim që po këtij “populli”(në fakt e qytetarëve) duhet t’u ofrohet mundësia e ushtrimit të ndikimit, jo vetëm brenda katër viteve ashtu siç zakonisht parashihet përmes ligjeve zgjedhore dhe Kushtetutës, por për çdo ditë përmes iniciativave civile, mbikëqyrjes permanente, kontrollit, si edhe rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve të shtetit.

    Kjo formë e këtillë e procedimit të institucioneve shtetërore, padyshim që e rritë edhe shkallën e besimit si në sistemin e demokracisë por gjithashtu edhe në institucionet e dala, në proceset zgjedhore, standard ky i sprovuar dhe i sprovuar me qindra vite në vende dhe shtete të ndryshme anekënd botës. Tani, nëse u adresohemi përvojave tona në pesë palë zgjedhje që organizoi Kosova, na del se demokracia e re kosovare sipas të gjithë parametrave dhe indikatorëve që mundësojnë matjen e shkallës së ndikimit qytetar në procesin e vendimmarrjes së elitave politike, pra në këtë hapërim të shkurtër të përvojave demokratike na paraqitën edhe paradokse të llojit të vetë, siç janë ai tendencës së kontrollit të qeverisë mbi institucionin e kuvendit si institucioni më i lartë ligjvënës, në vend që të ndodhë e kundërta! Kjo ndodhë, zakonisht në vendet me kapacitete të ulëta demokratike dhe të një shoqërie të pa zhvilluar sa duhet me kapacitetet e shoqërisë civile që zakonisht loz rolin e një “syri të tretë” në pothuajse shumicën e proceseve vendimmarrëse që e ndihmojnë, avokojnë, stimulojnë, rekomandojnë, zhvillojnë dhe emancipojnë demokracinë e re të një vendi.

    4. A është i hershëm debati për integrimin e Kosovës në BE?

    Në Kosovën e pasluftës, me sa mund të kuptoj asnjëherë nuk është mbajtur gjerë tani ndonjë debat publik për çështjen, arsyet si edhe mundësit e (mos)hyrjes së Kosovës në bashkësinë
    Evropiane, atë “shtëpinë e ftohtë” dhe për neve shqiptarëve të Kosovës, nëse shërbehem me disa stereotipie akoma në qarkullim, “Evropën plakë” e cila për shkaqe dhe arsye që ngandonjëherë të pajustifikueshme gjatë historisë së qetësimit tonë ishte e (pa)drejtë në raport me neve si vend dhe si popull?

    Në fakt, para se me vë këtë titull, një kolegë i shkencave politike kur i lexova titullin këtij shkrimi, në pyetjen time se : “A është i hershëm debati për integrime Evropiane”?, më dha një përgjigje të shpejt dhe për mua disi edhe të papritur, se “...Kosova ka sfida tjera në agjendën e vetë...”?! Në fakt, ai nuk priti t’i kundërpërgjigjesha në gjykimin e tij! Mendova dhe gjatë dhe erdha në përfundim që shtruarja e kësaj pyetjeje në asnjë mënyrë nuk nënkupton ndërrimin e agjendës që e ka Kosova tani rreth ”sfidave” që përmendi kolegu. E them kështu, ngase kujtoj që qysh tash duhet të fillojë një debat jo vetëm institucional, por edhe sish civil, i cili në një mënyrë do të përgatiste publikun kosovar që të mësojë si kushtet ashtu edhe rrethanat në të cilat shqiptarët(kosovar) e Ballkanit perëndimor munden të bëhen në një të ardhme të largët, një anëtarë i kësaj familje të madhe kombesh e shtetesh. Ne për çdo ditë “bombardohemi” nga lajmet se: ”po punohet në këtë drejtim”, “jemi duke negociuar për liberalizim të vizave”, e përralla tjera, ndërkaq asnjëherë nuk më ka rastis të dëgjojë dikën t’i elaborojë apo publikisht në ndonjë debat të flitet më detajisht se: Pse Kosova duhet të hyjë në këtë bashkësi? Çfarë favoresh ajo dhe qytetarët e saj përfitojnë me këtë fakt?

    Ne si shoqëri akoma nuk kemi as studime e eksplorime empirike se kush (s)e dëshiron kyçjen në këto procese integrative? Kush janë euroskeptikët tanë dhe a kemi në fakt ne shtresë apo grupe të tilla shoqërore që e kundërshtojnë idenë e integrimit të Kosovës në këtë proces të pa ndalur global? Thënë më thjesht, derisa shoqëritë tjera që kanë pritur apo disa edhe kanë hyrë në këto procese ad hoc (shkaku i rrethanave shoqërore, politike e bisa edhe kulturore!?), janë marrë aktivisht me këto tema dhe çështje, tek ne akoma merremi me tema dhe “sfida” si tha ai kolegu i fillimit, të cilat vërtetë na marrin kohën dhe mundin të ngelim prapa të gjithëve...!? Duket që ky proces në rastin e Kosovës është në një proces të hibernimit edhe për faktin se pak flitet apo edhe kur flitet kjo bëhet me një qasje ose qëllim të brendshëm, në mënyrë që të mbahet shpresa se nuk jemi gjithaq larg nga këto procese, apo edhe heshtur vetëm nëpër forume interne institucionale provohet të matet pulsi i institucioneve Evropiane për interesimin e tyre për neve!?

    5. Një milion pyetje e (as)një përgjigje në planin (gjithë)kombëtar!

    Një milion pyetje e pakë përgjigje, është një Projekt gjithëkombëtar i cili duhet të shtrihet kujtoj në dy rrafshe: Njërin, siç e quaj unë të brendshëm dhe që ka të bëjë gjithsesi me proceset, problemet, dilemat, sfidat dhe mënyrën se si ne së bashku me shteti shqiptar, Shqipërinë duhet t’i sinkronizojmë në kuptimin e formimit të një qëndrimi të vetëm dhe unik në përballje me proceset tjera globale, e thënë më qartë proceset integrative evropiane.

    Rrafshi tjetër që kërkon padyshim një agjendë dhe përkushtim tjetërfare edhe me faktin se kriteret dhe standardet nuk i caktojmë ne por institucionet në ngritje të BE-s.

    Ndërkaq, çështja më e rëndësishme në gjithë këtë debat që kujtoj në kohë dhe moment të duhur duhet të bëhet edhe publik, ka të bëjë me dilemën se si duhet ta shpejtojmë ritmin e proceseve në fjalë? Pra, a mund të bëhen pengesa serioze çështja e mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana pesë vendeve evropiane në këtë rrugëtim, a kemi mjaftë kapacitete administrative për t’i përmbushur të gjitha obligimet dhe kriteret strikte teknike të parapara nga BE-ja për çdo vend para se të anëtarësohet në këtë konstrukt të ri? A ka ide se si duhet të gjendemi në rast se ky projekt integrues dështon, cilat opsione dhe plane rezervë duhet t’i ketë në tavolinë Kosova? A ka debat se duhet të hyjmë si Kosovë apo si të bashkuar (me Shqipërinë) në një shtet në BE? Çka e pengon debatin e kësi sojit në nivel politikë, cilat janë ato pengesa lokale dhe sosh globale? Çfarë kapacitetesh politike, ekonomike, sociale e kulturor duhet të ndërtohen në ndërkohë? A ka përllogaritje se është më mirë të integrohemi ndaras si dy shtete apo si një shtet i vetëm unik në Ballkan? Nëse duhet t’u paraprijë këtyre proceseve të brendshme integruese midis dy shteteve aktuale? Janë elitat politike, ato ekonomike apo ato kulturore? Sa kohë marrin ato? Çfarë kostoje ka i gjithë ky projekt i integrimit të brendshëm?

    Në këtë rrugëtim të integrimit të brendshëm a ka dhe cilat janë ato sfida të cilat në bazë të një eksplorimi empirik munden eventualisht të bëhen pengesa të pa kapërcyeshme në proceset tjera integruese evropiane? Pastaj, cilat interesa lokale përputhen me interesat globale dhe si mund t’i materializojmë në nivel gjithëkombëtar këto interesa, në mënyrë që të mos përsëritet sindromi historik i ngecjes dhe anatemimit nga të tjerët? Cilat potenciale ushtarake, duhet ta fuqizojnë idenë sigurisë dhe mbrojtes së ...Me çfarë agjende: politike, ekonomike, ushtarake e kulturore duhet t’i joshim dhe afrojmë interesat e lidershipit botëror në këtë pjesë të Ballkanit? A duhet të kemi edhe planin B-e, në rast të kontestimit të këtij Projekti (mbarë)kombëtar?... E një milion pyetje, çështje e dilema që lipsen të kenë përgjigje të duhur, në momentin e duhur dhe vendin e duhur...

    Gjithashtu, çështje që kujtoj se duhet të debatohej apo të paktën të futet ndoshta në agjenda të politikës shkaku i dinamikës së proceseve që mund të ndodhin në ndërkohë me një shpejtësi marramendëse, është padyshim edhe ajo se si t’u shpjegohet i gjithë ky projekt dhe ide qytetarëve? Unë këtu nuk aludojë në mënyrën e propagandimit, por në hapat e domosdoshëm (elementarë) që duhet ndërmarr në këtë drejtim, në mënyrë që ata ta kuptojnë dhe ndjejnë interesin e tyre jo vetëm ekonomik, por edhe social e kulturorë.

    Një tjetër pistë investigimi padyshim që kujtoj se duhet orientuar edhe kah subkulturat e politikave dhe institucioneve ekzistuese, të cilat pa fajin e tyre kanë pak apo aspak informacione lidhur me: procedurat, mënyrën, formën, përmbajtjen dhe efektet dobiprurëse për vendin që mund të ofrojnë procesi i integrimeve evropiane. Këtë detyrë të “njohjes” apo furnizimit të parlamentarëve të ardhshëm, si edhe institucioneve tjera, do të duhej ta marrë përsipër shoqëria civile përmes organizimit të tryezave, konferencave si edhe shtypjes së broshurave, dhe mënyrave tjera senzibilizuese e lobuese.

    Mendoj definitivisht që Kosova u takon atyre shoqërive të rralla dhe padyshim edhe të fundit politike në Evropë, ku gati të gjitha çështjet fundamentale për t’u bë’ një shoqëri normale, janë të hapura...Për Shqipërinë kujtoj që duhet një skanim tjetërfare, ngase atje demokracia dhe ndertimi i shtetit filluan me heret dhe natyrisht qe edhe prodhuan procese e zhvillime socio-kulturore me specifike.

    Kur po e beja gati për botim këtë shkrim, një kolegë më tha se shkrimet e mija kryesisht po merren vetëm me diagnoza të shoqërisë sonë, por jo edhe me terapia. Përgjigja ime ishte, dhe akoma mbetet se puna e terapisë na takon vetëm aq sa ne i pushtojmë dhe i “pronësojmë” ato ne mënyrë qe t’i fusim ne funksion te synimit te lartcekur për integrim ne Evrope. Sa kisha të drejtë, le të gjykojnë lexuesit dhe kompetentët së bashku me ata që janë “pronarë” të vërtetë të këtij Projekti?!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  4. #1924
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-05-2012
    Postime
    28
    Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën vetëm të mira do të sillte për të dy vendet por edhe për rajonin.

  5. #1925
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Eshte e pandalshem e le te plasin nga inati disa shqiptaruca qe duan te rrine vetem.

  6. #1926
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25

    Kah është Kibla E Shqiptarisë

    09 qershor 2012



    KAH ËSHTË KIBLA E SHQIPTARISË ?!!

    Nuk është thënë më kot : »Me të vra dikush, ke ku lypë hak.
    Por me ba e me vra vetën, s’ke ku lypë hak as gjak ».

    Në emisionin « Rubikon » të KTV-së që u trajtua tema « Shqiptarët e Shqipërisë –Shqiptarët e Kosovës », udhëhequr nga Adriatik Kelmendi më 5 qërshor 2012, morën pjesë :
    një gazetar i Shqipërisë dhe publicistët shqiptarë të Kosovës : Valon Murati, Halil Matoshi dhe Bardhyl Metaj.
    Gjatë një ore, sa zgjati emisioni, këta pjesëmarrës i shfaqën mendimet e tyre,se me krijimin e shtetit të Kosovës, shqiptarët e Kosovës i përkasin apo nuk i përkasin kombit shqiptar. Dihet, se një temë e tillë, për një orë, nuk mund të elaborohet sa dhe si duhet. Aq më pak ti qitet farë kapaku.
    Duke dëgjuar debatin që po zhvillohej në këtë emision mu soll ndërmend thënja e Faik Konicës në një fjalim në Radio të Washington-it me 31 mars 1933 :
    « Ati ynë që je në qiell, jepna fuqinë ta mbajmë gojën të mbyllur, kur s’kemi gjë për të thënë. Falna durimin të thellojmë një punë përpara se të shkruajmë përmbi të. Frymëzona me një ndjenjë të mprehtë të drejtësisë, që të flasim jo vetëm me paanësi, po edhe të sillemi ashtu ! « Jeta e re » kushtuar Faik Konicës, f.317.
    Është i pafalshëm dhe me pasoja të rënda indiferentizmi i institucioneve dhe i Akademive të të dy shteteve shqiptare për moselaborimin në mënyrë shkencore të të dy çështjeve, për bashkimin e trojeve shqiptare dhe për sajimin e kombit të ri kosovar për shqiptarët e Kosovës, sepse që të dyjat këto çështje kanë peshë jetike dhe historike, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për tërë Ballkanin.
    Që të kenë fuqinë zyrtare dhe meritore, institucionet përkatëse, sikur që kanë bërë edhe më parë, edhe tani ishte dashur ti kundërvihen propagandës antishqiptare nëpër simpoziume e forume përkatëse shkencore në nivele edhe ndërkombëtare. E mandej, në bazë të argumenteve të pakontestueshme që flasin për të drejtën e popujve për vetëvendosje, të sajojnë Platformën gjithshqiptare për sendërtimin e aspiratës shekullore, për Liri e Pavarësi e bashkim të trojeve të sotme shqiptare.
    Me këto tema janë preokupuar dhe marrë si individë shqiptarë të profesioneve të ndryshme, ashtu edhe të huaj, të cilët mund ti ndanim në tri taborre kryesore :
    1.Shqiptarët, të cilët edhe këta do ti ndanim në tri nëntaborre : a) shqiptarët patriotë, të cilët me pushkë dhe penë luftuan për mbrojtjen e substancës kombëtare. Dhe për këtë aspiratë të shenjtë nuk e kursyen as jetën. b) shqiptarët e pa shkollë, të cilët i nënshtroheshin dhunës, diskriminimit, dëbimit dhe likuidimit dhe c) shqiptarët, të cilët për të mbijetuar, pajtoheshin me pushtuesit dhe ia kthenin shpinën interesit të kombit të vet.
    2. Armiqtë lakmitarë të trojeve shqiptare.
    3. Personalitete të huaja, shumica e të cilëve, qofshin ata si individë, qofshin si përfaqësues të fuqive të mëdha, i përkrahnin tendencat hegjemoniste të armiqve, gjegjësisht fqinjve tanë, duke i yshtur në luftra kundër nesh, më ç’rast i copëtuan trojet shqiptare, të cilat, edhe sot e kësaj dite mbetën pre e padrejtësive që iu bënë shqiptarëve nga Fuqitë e Mëdha.
    Tani, ideja për krijimin e kombit të ri kosovar u vu në qarkullim më të zëshëm pas Luftës së UçK-së. Disa pseudointelektualë, që ushqehen me shpresën, se me krijimin e një klime më të favorshme politike për ta, u paraqitën me idenë për krijimin e kombit të ri kosovar dhe me qendrimin kundër bashkimit kombëtar shqiptar, për ti siguruar vetës ndonjë post të turpshëm pushtetar. Por, fatmirësisht kjo ide hasi në kundërshtim të disa intelektualëve të mirëfilltë, të cilët me argumente shkencore e hudhën posht këtë ide, si të paqendrueshme.
    Këtij vargu intelektualësh iu kam shoqëruar edhe unë me disa trajtesa në të cilat, ndër të tjera kam thënë dhe po e them edhe me këtë rast : « Për të realizuar aspiratën shekullore të bashkimit kombëtar dhe për ta gëzuar atë, do të duhej pa tjetër, që së pari të fisnikërohej përcaktimi, përkushtimi dhe veprimi i faktorit gjithëshqiptar, në mënyrë që gjatë angazhimeve dhe veprimeve tona, të kemi punë vetëm me pengesat që na i krijon kundërshtari ose ndërmjetësuesi. E jo të zëmë në thua nëpër pengesat që ia krijojmë vetës « .
    Lidhur me nevojën e fisnikërimit të vetëdijes për bashkimin kombëtar, realiteti i hidhur i jetës shqiptare më shtyri t’i referohem një thënjeje të Pisarevit : «Në qoftë se është e mundur higjiena e trupit, është e mundur edhe higjiena e mendjes dhe e karakterit të njeriut », publikuar në artikullin tim «E po ku jemi » ?, «Kosova sot» e dt. 26 mars 2011, f.12. Gjithashtu lidhur me efektin e veprimit që bën njeriu, mund të vlerësohet edhe karakteri dhe përcaktimi i tij. Prandaj thuhet : «Po deshe të dishë se në ç’rrugë je, vetëm shiko, se puna që bën ti, po e gëzon apo po e hidhëron armikun » ! Prandaj, Serbia u hidhërua së tepërmi kur shqiptarët në rrethana diskriminimi dhe përndjekjeje, të shoqëruara me dëbime masive dhe me viktimizim, vazhduan shkollimin nëpër shtëpitë private. Vallë, mos «analistëve» të sojit Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Bardhyl Metaj dhe disa intelektualëve tjerë shqipfolës, iu dukën të pamjaftueshme shpifjet dhe falsifikimet e intelektualëve serbë, në krye me ASHA të Serbisë si dhe predikimet e klerikëve ortodoks serbë.? Kjo do të thotë, se ideja e këtyre «analistëve», që shqiptarët e Kosovës të pagëzohen dhe të pajtohen me komb të ri kosovar dhe të mos bashkohen me shtetin amë Shqipërinë, sepse, sipas H. Matoshit, Kosova nuk na qenka krahinë e Shqipërisë. Këtë dioptri të vërbër e ka pohuar edhe ultranacionalisti V. Shesheli kur thotë : «Shqiptarët e Kosovës nuk mund të bashkohen me Shqipërinë, sepse ata janë albanci, ndërsa shqiptarët e Kosovës janë shiftari. Që, sipas tij, shqiptarët e Shqipërisë me shqiptarët e Kosovës nuk kanë asgjë të përbashkët. Cfarë shpi(f)kje epokale ! Vallë, çfarë teorie është ajo që ti ndanë gjymtyrët e trupit, që ti shëmton simbolet e identitetit dhe të dinjitetit?
    Për fatin tonë të keq, edhe arbitruesi ndërkombëtar, Ahtisari, me Pakon e tij, që s’ka të bëjë fare me zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare, në një paragraf të saj ndër të tjera thotë : «Kosova nuk mund të bashkohet me asnjë shtet tjetër », duke aluduar për me Shqipërinë. Pra, për mungesë të gjykimit të drejtë dhe të masave adekuate ndaj agresorit serb, gjendja, jo vetëm në Kosovë, por edhe në tërë Ballkanin, jo që nuk është stabilizuar, por sa vjen e acarohet çdo ditë e më shumë. Po kështu, qendrime dhe kundërshtime ndaj bashkimit të Kosovës me Shqipërinë kemi edhe nga disa intelektualë të Shqipërisë, për të cilët na flet i mllefosuri i ndjerë Vehbi Skënderi, poet nga Shqipëria në një artikull me titull « Kush i frynë këtij zjarri antikosovar dhe antikombëtar », të botuar në gazetën « Bujku » të 19 gushtit 1995, f. 10, ndër të tjera thotë : «... se shqiptarët e (Shqipërisë, nënv. i H.G.) më parë do të pranonin të pushtoheshin nga serbët, grekët, kartagjenasit e tibetasit, se sa nga Kosova e kosovarët » ...e tjera e tjera. Më gjërësisht shiko në artikullin tim me titull të lart shënuar në Gazetën «Bujku» !
    I brengosur dhe i mllefosur edhe unë me shumë lexues shqiptarë, e përkraha edhe unë të nderuarin Vehbi Skënderin me artikullin e botuar në « Bujk » të 16 tetorit 1995, f.5, me titull « Kujt i duhen përçarjet brendashqiptare ». Në këtë artikull ndër të tjera kam thënë :
    « ... t’ua përkujtojmë lexuesve shqiptarë të Shqipërisë, sidomos atyre doktorëve që i zën në gojë zotri Vehbi Skënderi, se ne shqiptarët e Kosovës, sado që të prvokohemi e të fyhemi nga këta zotrinj, nuk mund të heqim dorë as mendje nga ëndërrimet, preokupimet, aspiratat dhe dashuria për MËMËN SHQIPËRI, sepse e dimë se ajo heqje dorë do t’ishte tradhëti ndaj vetvetës, ndaj atdheut dhe ndaj LIRISë. Do t’ishte VETËVRASJE. Gjithashtu, lexuesit shqiptarë të Shqipërisë, sidomos atyre doktorëve, duhet tua rikujtojmë, se shqiptarët e Kosovës, Kibël të përhershme e kanë pasur dhe e kanë Shqipërinë Mëmë. Më gjërësisht shiko në artikullin tim të lartpërmendur !
    Prandaj, nëse edhe më tutje vazhdohet me antagonizma në mes individëve përgjegjës, që përpiqen ta këthejnë prapa rrotën e historisë, do t’ishte mendjelehtësi të priteshin ndryshime e kthesa pozitive për një kohë kaq të shkurtër. Kjo aq më parë, kur dihet se çfarë sistemi kemi lënë pas dhe çfarë mendësie kemi trshëguar nga sistemet e së kaluarës, në kushte e rrethana robërie.
    Andaj themi : me çfarë të drejte morale presim të na do dikush tjetër më tepër se sa që duhet ta duamë ne njëri tjetrin ?





    Hamzë Gashi

  7. #1927
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    mua me eshte bllokuar media po mendoj se 2012 konfedertate shqiperi kosove
    2013 konfederate shqiperi kosove maqedoni mali zi
    https://www.facebook.com/
    leonard carcani

  8. #1928
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Postime
    65
    Konfederata shqiperi kosove maqedoni mali zi
    Ky rajon qe une me te qeshur e quaj brigia ka nje siperfaqe prej 76mije km2 dhe popullsi 7,6milion banore ku 5,3milion shqiptare ose 70% shqiptare , 80mije turq ose 1%, 150mije boshnjake ose 2% ,200mije serbe ose 3%, 400mije malazeze ose 5%, 1200000maqedonas 15% dhe 270mije te tjere ose 4% .
    Perberja fetare 2,1milion ose 30% ortodokse , 300mije kat...olike ose 4% dhe 4,2milion mysliman ose 66%
    Nga vete emri brigia. Kush ishin briget. Ishin pararadhesit e frigeve fisi pellazgjik vella i ilireve qe banonin ne troje ose me sakte ismirin e sotem. Beteja mes trojaneve dhe akejve ishte mes vendasve dhe te ardhur
    Kurse briget ishin fisi iliro pellasgjik qe banonte ne velesin e sotem
    Pra shqiptaret dhe maqedonasit kane nje armik te perbashket qe jane greket. Edhe sikur gruevski te deklaroj jemi sllave e shumta ata mund te jene sllave te ilirizuar.
    Te dy bashke shqiptare dhe maqedonas do benin balle me mire se bashku nje armiku qe jane greket
    Shqiptaret dhe maqedonasit kane 3 probleme te perbashketa me greket
    Trashegimia mgjth maqedonasit kane me pak te drejte
    Ceshtja e pronave te shperngulurve. Shqiptaret lidhur me pronat e popullsise came por edhe lidhur me pronat e popullsise se kostur follorine. Kurse maqedonasit lidhur me pronat e maqedonasve te larguar gjate luftes civile ne greqi
    Gjithashtu maqedonia mund te shfrytezoje portin e durresit dhe bregdetin shqiptar dhe ska pse ti lutet gjithmone greqise
    Normale cdo gje e ka nje koncension apo si them une reciprocitet
    Shqiptaret e maqedonise do jene me te afert dhe do ndjehen me te sigurte afer shtetit ame
    Nga ana tjeter edhe maqedonia eshte e kenaqur me embargo serbe te mallrave
    Po ashtu njohja nderkombetare. Kosova ka probleme se nuk po njihet akoma si shtet.Maqedonia ka probleme ne njohjen nderkombetare .Tere keto mund ti shfrytezoje nepermjet resursesve nga shqiperia
    Keshtu pershembull perfaqesimi kosoves nga shqiperia ne okb ku zv ambasadori te jete kosovar
    Po ashtu edhe maqedonia ne organisatat qe akoma nuk eshte njohur si ne nato, bashkimin evropean
    Lidhur me malin e zi eshte nje hap perpara me shtetet e tjera por edhe mali zi intereson bregdeti shqiptar
    Gjithashtu edhe pakicat shqiptare dhe boshnjake ndjehen me te sigurte me shtetin shqiptar
    Mali zi mund te kete te drejten e ukrahines me bashkimin sovjetik pra dy vota ne okb, dy vota ne be etj
    Te tre keta popuj bashkon origjina eperbashket nga ilret por edhe e ardhmja jone perbashket bashkimi evropean
    Me siperfaqe ne do jemi shteti pare ne evropen juglindore kurse me popullsi krahasuar me serbet qe jane te dytet
    Ndoshta kesaj iniciative por eshte problem se kush do jeni kombi shtylle bashke mund ti bashkangjiten edhe kroatet dhe sllovenet mqs jane nje origjine me shqiptaret ilire dhe jane te orientimit perendimor si ne
    Pra ketu sbehet fjale per ndryshim kufijsh. Ketu behet fjale per nje venie padrejtesi ndaj shqiptareve jo e plote normale . Ngelet pa u zgjidhur ceshtja e presheves dhe ceshtja e shqiptareve ne greqi
    Vetem keshtu vihet ne vend nje pjes e padrejtesise . E pra liria fitohet nuk dhurohet. Le te shenoje gjithsecili emrin, atesine mbiemrin, shtetesine kombesine gjeneralitetet
    Konfederaten shqiperi kosove e kemi ne ne dore . Pjesen tjeter ti imponohemi botes. Ne nuk duam ndryshim kufijsh po te jemi me te lirshem ne komunikim njeri me tjetrin
    Qeverisja te behet me rotaciona, 4 vjet nga shqiperia, 4vjet nga kosova, 4 vjet nga maqedonia dhe 4 vjet nga mali zi

  9. #1929
    United States of Albania Maska e USA NR1
    Anëtarësuar
    18-01-2010
    Vendndodhja
    KU
    Postime
    5,430
    Citim Postuar më parë nga symphony Lexo Postimin
    Mirë, por lind pyetja, se a mund të arrihet bashkimi i trojeve shqiptare në mënyrë paqësore?
    besoj qe po,por duhet shume kohe, sidomos Ilirides

  10. #1930
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2011
    Postime
    15
    Normale qe jo Kosova eshte Shtet i Pavarur
    me shum duan Turkun se sa shqiptarin
    Shqiptare

Tema të Ngjashme

  1. Kosova duhet ta ketë pasë Hymnin vet qysh në vitin 1935
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:30
  2. Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 31-12-2012, 08:27
  3. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •