Se pari flm per kengen.
Me duhet te te pergjigjem troq,pa rrotulla.
Ndonjehere edhe pse njihemi dhe shkruajme ne virtualitet duhet ta bejme zemren gur dhe te te shkelim ne toke,ta shohim realitetin sado i keq qe eshte,dhe te shkruajme e te flasim si te ishim ulur ne nje tavoline duke pire kafe.
Eurostar,e njoh realitetit shume mire,pavaresisht deshires individuale te shqiptareve.
Postimet e mia dhe temat le te mbesin ashtu siq jane,le ti kuptojne lexuesit ashtu siq jane,eshte e verteta ne to,dhe e verteta eshte ajo qe gjithmone eshte me e mira dhe e arsyeshmja.
Perderisa mbi 90 % e shqiptareve te Kosoves qe 100 vite enderrojne nje bashkim te tille,nje pjese e madhe e shqiptareve te Shqiperise nuk e dojne kete bashkim ,ky eshte realiteti,tjerat jane turbofolk patriotik virtual.Une e urrej kete pseudopatriotizem qe shitet neper internet.
Gjersa shqiptaret e Kosoves e donin kete bashkim shqiptaret e Shqiperise vuanin per nje kafshate buke,dhe eshte normale qe nuk te ipet mundesia te mendosh me gjere kur ke barkun shterre.50 vite diktature kane shuar edhe ate deshire te shqiptareve per ta pasur nje grime dinjitet kombetar,kjo eshte arsyeja,50 vite diktature kane shuar edhe ato pak shpresa per bashkim.Nuk jane te rralla rastet kur shqiptaret e Kosoves quhen malok,quhen idiot,etj etj,nga po keta njerez qe ne trupin e tyre smbajne asnje gram gjak identiteti shqiptar.Identiteti i tyre eshte paraja,krimi dhe per ate bejne cdo gje.
Edhe nje detaj qe dje skam dashur ta permend,sepse eshte tejet i ulte nga ata qe e kane folur dhe menduar.E di ti Eurostar se nje perqindje jo e vogel e shqiptareve te Shqiperise kane thene se mire ua bene Millosheviqi ketyre kosovareve pasi skane pse ankohen sepse kane shtepi ,kane veture,i kane te gjitha.Kete e di edhe ti pasi je i Shqiperise,dhe sigurisht te ka rastisur puna me persona qe e kane thene nje gje te tille.Dhe e verteta eshte se shqiptaret e Kosoves i kishin te gjitha,shtepite qe ju u thoni villa,vetura,para,te gjitha,mirepo u mungonte qenesorja,lirine nuk e kishin ,ua kishte marre serbi.Kete e kishte hetuar pasi i kishin thene shqiptaret e Shqiperise edhe kirurgut australian(e permend ne liber).
Edhe perkunder kesaj shtypje,masakrave,represioni shqiptaret e Kosoves e ruajten per me shume se 100 vite ndjenjen kombetare,e ruajten dinjitetin e te qenurit shqiptar.
Nese te bie ne dore libri qe kam permendur,dhe e lexon atehere te lutem te viesh ketu dhe ta beshe nje postim ne kete teme pasi ta kesh lexuar librin.
Pershendetje edhe nga une me nje kenge,jo te pseudopatrioteve dhe kengetareve te kafeneve dhe pishinave,mirepo nje kenge qe i shkon tragjedise se shqiptareve te Kosoves.
http://www.youtube.com/watch?v=MOC8PYTVx2k
Krijoni Kontakt