Close
Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 147
  1. #61
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Deus, miku im mos u lodh kot me tifozet, tifozi tifoz mbetet nuk e ndryshon kur skuadren. Nuk ka sportdashes ne Shqiperi por ka vetem tifoz, dhe jane gati te futen edhe vet ne kamp vetem e vetem qe te fitoje skuadra e tyre me cdo kusht.
    Deus, Shqiperine nuk do ta rregulloje asnje parti politike, as e majte e as e djathte, as nacionaliste e as fashiste, sepse sistemi i demokracise partiake eshte tashme i kalbur qe ne formimin dhe menaxhimin e partive, them menaxhim sepse sot te gjitha partite nuk kane asnje program politik, ekonomik, ideologjik, social,etj... por kane vetem program si te manexhojne fitimet dhe ti ndajne midis tyre. Edhe kur behen koalicionet ndahen vendet e punes qe nxjerrin me shum fitim dhe cdo post ka nje shume te caktuar, duke filluar qe nga ministri e mbaruar ke drejtorat e shkollave, apo ndonje ndermarje qe ka mbetur ende ne kembe, sidomos aty tek doganat. Pra nuk flitet per programe per zhvillimin dhe per shkollimin e popullit.
    Prandaj dhe zgjidhja e Shqiperise nuk jane dhe nuk do te jene partite politike por dicka tjeter qe heret a vone do dale ne siperfaqe.

    Shendet e mos harxho kohen me tifozet.

    Pershendetje dardajan!

    Ne kemi perfunduar si disa femije qe teksa shohim babain t'u dhunoje nenen e te abuzoje me to cdo dite, mblidhen naten poshte batanijes, pershperijne ne agoni me njeri-tjetrin dhe shpresojne qe komshinjte te nderhyjne e t'u zgjidhin hallet. Paragrafi i fundit i komentit tend, e konfirmon me shume kete qe sapo shkrova. Ne s'bejme gje tjeter vecse konstatojme, me pas futemi online, debatojme dhe ne varesi te kultures ,edukates, ndjeshmerise apo indiferetizmit, interesave personale afat-shkurtra apo ato kombetare e kolektive afat-gjata, vijojne debatet tona, diskutimet dhe.. gjithcka mbaron kur te klikojme tek ajo shenja e kuqe ne cepin e djathte te ekranit dhe te fikim kompjuterin. Thene shkurt, ne s'reagojme dhe kjo me shqeteson, sepse nje shoqeri e tille (si ne) nuk premton te ardhme..

    Ti mjafton te lexosh ne kete forum te vobekte. Sapo te kritikosh qeverine te hidhen ne surrat 1000 vete, te shajne, te kerrcenojne, te quajne komunist, bir i ketij e bije e asaj, sherbetor i Enverit apo Ramizit dhe mijera epitete te tjera, fillojne shajne Opoziten dhe diskutimi bie ne nivele banale qe tregojne qe jo vetem shqiptaret nuk kane kaluar procesin e 'dekomunizmit' (dekomunizmi ne Shqiperi deshtoi, nderkohe qe karta e akti-komunizmit perdoret pa kriter dhe gjithnje ne favor te halabakut muskuloz), jo vetem qe nena e injoranteve keto dy dekadat e fundit ka qene me shtatzene se kurre, por ushtaret, militantet e verbuar dhe servilo-kriminelet medioker nga kancer i shoqerise, kane kaluar ne metastaze..

    Nuk e di nese e ke vene re nje fenomen absurdo-mjerues qe spikatet rendom ne kete forum!! Ketu dallon nje numer te theksuar individesh te cilet nuk reshtin se akuzuari Opoziten. Eshte per te qeshur e qare ne te njejten kohe. Nderkohe qe eshte kulture boterore dhe 'common sense' qe qytetaret e nje shteti te kritikojne qeverine per gabimet, deshtimet, mos-mbajtjen e premtimeve elektorale, neglizhencen etj etj, ketu cdo dite sheh tema e komente kundra Opozites. Qeveria i vjedh cdo dite si mamuthi, i vret i perbindesh i pameshirshem, i varferon dhe mohon cdo te drejte minimale, ketu vazhdon e akuzohet Opozita dhe rralle, por rralle here mund te ndodhe qe nje grup i 'vockel' shqiptaresh, te mblidhen sebashku dhe te diskutojne me racionalitet per fatin e tyre, te cilin ua kemi lene ne dore nje grup 'njerezish' te tjere se cilet formojne qeverine.

    Arsyeja pse nenvizova me lart se procesi i dekomunizmit ka deshtuar ne Shqiperi ka te beje me piken kyce te realitetit shqiptar. Sali Berisha dhe klani i tij e ka kuptuar mjaft mire qe ky popull ka nje urrejtje 'pathollogjike' te pamase ndaj regjimit te meparshem (me te drejte) dhe e ka shfrytezuar ne maksimum ne avantazhin e tij. Sot e kesaj dite televizionet e Sulltanit Sali, Klan, TVSH etj, nuk reshtin se transmetuari dokumentare rreth periudhes se komunizmit. Nje politike teper e holle por dashakeqese luhet per 20 vjet. Mjafton t'u kujtojme shqiptareve se c'na kane bere keto dhe do kemi karten jeshile per te vjedhur e bere c'te na doje qejfi sa kohe qe jemi gjalle, sepse edhe per 2 breza urrejtja pathollogjike ndaj regjimit te dikurshem dhe 'bijve' te tyre do jete aq e forte, sa do na i falin te gjitha mekatet neve. Prandaj cdo dite ne parlament, media, intervista e fushata do degjosh Saliun, Zhosin etj te permendin pa pushim fjale te tipit 'bijte e nomenklatures, bllokmenet e rinj' etj etj.. Eshte si nje doze e perditshme droge qe i injektohet popullit..

    Pra, ke nje popull te frangmetizuar. Ke nje minorance e cila jo vetem qe e kupton kete loje te ndyre qe luhet por fale shkollimit e kultures eshte e ndergjegjshme qe ka ardhur koha te hedhim te kaluaren fatkeqe mbrapa dhe t'i kushtojme rendesi te tashmes, te hedhim themele te reja per nje te ardhme premtuese. Fatkeqesisht, kjo do mbetet nje minorance..

    Ke nje dominance popullsie e cila eshte mjerisht e prapambetur intelektualisht dhe me te cilen mund te luash si te duash. Nganjehere u injektohet droga qe permenda me lart, pra u ri-freskohet memoria duke u shfaqur dokumentare televizive etj. Nganjehere u ofrohen rryshfete e poste afat-shkurtra duke i rekrutuar si mercerenare. Nganjehere perdoret formula e famshme 'Nese do t'a mbash nje popull pas vetes, varferoje'!

    Ke edhe nje numer te konsiderueshem popullsie, e cila ka zgjedhur emigrimin si shpetim ndaj kesaj katrahaneje. Ky kontigjent, eshte konglomerat. Disa nga ato qe kane vuajtur ne regjimin komunist, kane fituar imunitet ndaj 'droges' qe perdor partia Demonkratike me ne krye diktatorin e fundit shqiptar. Kane jetuar mjaftueshem ne vende demokratike, ku ka ligj e drejtesi, ku ka liri fjale e veprimi, ky meritokracia nuk mposhtet nga sofizmi dhe dijne mjaft mire te ndajne shapin nga sheqeri. Te larguarit, emigrantet, qofshin punetore a intelektuale, edhe pse enderrojne te kthehen ne atdhe nje dite, kane ngulur rrenje ne vendet e tyre, u kane ofruar femijeve te tyre nje jete me te mire (ne kembim me mohimin e jetes se prinderve). Sado te shumte ne numer, sado te civilizuar dhe te edukuar me shtet ligjor, 'te larguarit' kane vetem nje arme --> kete qe po perdorim une edhe ti, fjalen e lire, forumet, etj. Me pak fjale, jane arme me barut te lagur..

    Dikur mbaj mend se pate postuar nje shkrim lidhur me 'shtetin'. Kur u krijua per here te pare nocioni i shtetit, koncepti dhe si u konsolidua. Postojua perseri shqiptareve. Ndoshta dikush qe lexon nga nje internet caffe aty neper pisllikun e Tiranes, Ersekes apo Kukesit, iluminizohet disi. Ndoshta fillojne te kuptojne se ka ikur koha e 'mitizimit' te njeriut. Ku i dihet, ndoshta nje dite injoranca do jete minorance. Deri atehere, ne thjeshte konstatojme, diskutojme ne forum, ofendohemi e banalizohemi nga barbone dhe druvare, por prape se prape, malli per atdheun, aspiratat dhe endrra per nje Shqiperi me te mire, s'do na mposhti edhe perballe nje ushtrie miopesh, letargjikesh e tru-tharesh!

    Per t'a mbyllur, une perseri insistoj se agjenturat serbo-greke e kane Shqiperine ne dore. Nje Shqiperi e Madhe eshte nje kerrcenim per rajonin. Sic ne kohen e Esat Pashes, Zogut e me vone Enver Hoxhes, ne drejtohemi nga agjente te katapultuar, te sajuar bukur e mire ne pushtet, te na drejtojne ---> por asnjehere ne drejtimin e duhur. Kete lideret qe linden ne 1990, keto qe gjoja shemben regjimin komunist ose keto qe reformuan te majten, s'jane gje tjeter vecse agjente qe i sherbejne kujtdo pervec Shqiperise. Sa me shume t'a puthin flamurin, te perdorin karten e patriotizmit e te hiqen si atdhetare, aq me shume duhen ndezur alarmet..

  2. #62
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2010
    Postime
    14
    Do te ishte fatkeqesi shume e madhe neqoftese Nano do te rikthehej perseri ne politiken shqiptare!Ai bashke me Saliun duhet te shporren nje ore e me pare nga politika shqiptare!

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Dikur mbaj mend se pate postuar nje shkrim lidhur me 'shtetin'. Kur u krijua per here te pare nocioni i shtetit, koncepti dhe si u konsolidua. Postojua perseri shqiptareve. Ndoshta dikush qe lexon nga nje internet caffe aty neper pisllikun e Tiranes, Ersekes apo Kukesit, iluminizohet disi.
    Po eshte e vertet, por nuk behet me gje me shkrime neper forume, prandaj kam pregatitur dicka tjeter dhe do shkoj ta ve vete ne zbatim, kam pritur sa te dipllomohem dhe te mbarojne femijet shkollen. Ne fund te muajit nisem per Shqiperi me pushime dhe me pas shum shpejt do filloj te punoj e jetoj atje vetem per te realizuar enderat e mia.

    Shendet e gjith te mirat

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    deus te thash qe duhet te jesh pragmatist te qendrosh me kemb ne tok .
    ti vertet mund te jesh njeri i zgjuar nji orator dhe prek realitetin ne teori
    aq shum sa cdo kush tjeter.

    por ti gabon o mik si un si gjithe te tjeret qe sado i zgjuar te jesh i mencur.

    njerzit udhehiqen nga instikti i pasuris materjale

    nuk ka parime norma si te duash quaje apo kushte

    dhe keto i fiton ai me i forti me harbuti me injoranti me hun leshi
    hipokriti mediokri tartufet e MOLJERIT..

    JO ti si i shkolluar i ndershem dhe i drejt .


    teoria e nices pamvarsisht se nuk e pranojn si parim .ka qene ekziston dhe do ekzistoj.

    ligjin e ben i forti pik muhabeti

  5. #65
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Po eshte e vertet, por nuk behet me gje me shkrime neper forume, prandaj kam pregatitur dicka tjeter dhe do shkoj ta ve vete ne zbatim, kam pritur sa te dipllomohem dhe te mbarojne femijet shkollen. Ne fund te muajit nisem per Shqiperi me pushime dhe me pas shum shpejt do filloj te punoj e jetoj atje vetem per te realizuar enderat e mia.

    Shendet e gjith te mirat

    Perfundimisht, lexova dicka premtuese, shprese-ngjallese, drite ne fund te tunelit
    Nese vertet e merr persiper nje vendim te tille (te cilin personalisht sa here e mendoj, entuziazmohem, frymezohem por serisht demoralizohem sa here analizoj realitetin e ashper te atjeshem dhe shanset e nje individi per te ndryshuar nje sistem) te uroj vetem suksese. Ndoshta inspiron edhe te tjere. Fundja gur gur behet mur. Vetem kujdes, se ne nje pellg me peshq te piset, eshte shume veshtire te mbetesh i paster. Na bej ze kur te te duhet ndihme..

    cincinati, une s'pretendoj te jem as i zgjuar, as i mencur dhe mbi te gjitha as i ndershem. Jemi te gjithe mekatare ne kete bote. Sdq, me vjen mire qe me percepton te tille. Persa i perket konstatimit tend, jam dakort, por te pakten kete arme qe kemi 'fjalen', t'a shprehim. Perndryshe na mbetet ose te veprojme sic po ben dardajan, ose te mbyllim gojen. Derisa te piqen kushtet, po shprehim mendimin..

  6. #66

    Nano: “Jam karrocieri esëll i PS-së. Do bashkoj të majtën”

    Nano: “Jam karrocieri esëll i PS-së. Do bashkoj të majtën”

    Fatos Nano ka sinjalizuar praninë e tij politike deri në vitin 2013. Pa saktësuar mirë se cili është projekti i tij politik, ish-kryetari i PS-së është mjaftuar me deklarimin se ai do të synojë bashkimin e së majtës. Në intervistën për Opinion, Nano është shfaqur edhe si opozitar i qeverisë për çështjet e ekonomisë duke nënvizuar kështu distancimin publik nga bashkëpunimi me Kryeministri.

    Z. Rama ka deklaruar se nuk do ju pranojë në PS. Ju do e pranoni në partinë tuaj?

    Është koha legalizimeve do bërë letra shpresoj të jetë dhe z. Rama në legalizimin e PS

    Në vitin 2009 deklaruat se do të konkurronit me Edi Ramën dhe 3 vjet u zhdukët. Nuk ka veprim në qëndrimet tuaja..

    Ka shumë inkoherencë në pasqyrimin që i bën media realiteti social dhe politik. Nuk kam arritur akoma të jetoj me profesionin e analistit. Më lejoni të pohoj që mbi bazën e përvojës sime të njohur, jeta ime politike ka periudhat e aktivizimit triumfues, ka periudhat e dorëheqjeve në shërbim të vendit…e kemi mundur Berishën në 13 zgjedhje dhe unë kam dhënë dorëheqjen vetëm tre herë. Dua të them që unë kam ditur të jem publik në veprimtarinë time atëherë kur ka qenë e nevojshme, kam ditur edhe të hesht apo tërhiqem kur e kam parë këtë të dobishme për të zbutur klimën dhe konfliktet politike në vend. Kam ditur që jashtë vëmendjes së ekraneve të ruaj marrëdhëniet komunikimin me masën e gjerë të socialistëve pavarësisht se kush ndodhet në zyrat e PS-së. Kam qenë dhe mbetem përballë jo Edi Ramës si individ, nuk e kam kundërshtar atë, më dhimbset sëmundja që ka kultivuar. Do të vazhdoj të jem përballë sëmundjes dhe paaftësisë sam tij në emër të interesit të popullit opozitar.

    Pjesën më të madhe të kohës nuk jeni këtu…

    Unë nuk e miratoj drejtimin me stilin e shoë man-it të Edi Ramës që ngeli nëpër ekrane dhe nuk u jep as dorën socialistëve që i japin votën. Do të vazhdoj ti jap përparësi kontakteve të gjalla me socialistët.

    Z. Rama thotë se keni ikur pa kthim dhe me turp…

    Nëse do mbeteshim te kjo deklaratë e Ramës më duhet ta sjell atë në referencë me deklaratën e sotme në takimin me kryeministrin e majtë belg ku ai tha që me gjithë manipulimin e pritshëm të zgjedhjeve nga Berisha, diferenca që ai ka në kokë qenka e paarritshme. Po ritheksoj se me këtë logjikë të përjashtimit të vlerave dhe kontributeve historike…Rama urgjentisht të heshtë dhe të dëgjojë të gjithë zërat e ndryshëm dhe të kuptojë se nuk përjashtohen të gjithë ata që do të sillnin atë kuorum të paarritshëm që ka në mendje z. Rama për tu bërë kryeministër.

    Do krijoni parti politike apo do ecni brenda PS-së?

    PS-ja është partia ime e zemrës.

    A ju kanë socialistët për zemër?

    PS-ja ka nevojë për një reformë të thellë. Ajo nuk është një organizatë private ku është vendosur njëherë e mirë se kush e ka shumicën. PS-ja është një organizatë vullnetare që kur vullnetet e bashkuara janë interpretuar në mënyrë të saktë politike u ka sjellë atyre fitore. Mua nuk më shqetëson se kush e ka uzurpuar njërën zyrë apo tjetër përderisa është nevojë të kthehen disa institucione…Organizatat vullnetare kanë hapësira referendare apo statutore me të cilat duhen ndryshuar dhe perfeksionuar institucionet.

    Z. Rama ka fituar me 93% të votave

    Këto janë shifra më flagrante e manipulimit të votave edhe brenda PS-së, dhe ky është një fakt që e njohin edhe masa e gjerë e socialistëve ndaj ndjehen të papërfaqësuar.

    Do ktheheni në selinë e PS?

    …Sfida do jetë konkurruese; do konkurrohet në të gjitha nivelet dhe në varësi të veprimit të tyre politik do të vendosim për përfaqësimin e socialistëve me një listë tjetër. Në parim kjo iniciativë nuk mund të përjashtohet. Objektiv primar është që e majta të bashkohet me ose pa Ramën. Unë do të preferoja me Ramën.

    Keni patur një premtim para kohësh me z. Rama se do ju mbështeste në garën presidenciale?

    Kemi patur një komunikim në këtë drejtim me të dhe me drejtuesit e PS-së.

    Keni patur një premtim?

    Bashkëbisedimi synonte këtë veprim. Për fat të keq z. Rama nuk e kupto deri në fund këtë gjë. Kjo solli edhe humbjen e tij dhe të PS-së për fat të keq.

    Keni deklaruar se ka patur një ndryshim qëndrimi nga z. Rama pas takimit me z. Meta në gjirin e Lalëzit?

    Po është e vërtetë. Tavolina e Lalëzit, darka prej 8 orësh ngriti edhe publikisht kërcënimin e thyerjes së mazhorancës aktuale; që z. Rama u fut me hundë dhe jo me kokë në konspiracionin e madh që do të ndërtonin mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit. Është biseduar pra edhe për këtë gjë.

    Si do i pengoni ju humbjet nëse vazhdoni të krijoni sherre dhe çarje?

    Vetëm nëpërmes ribashkimit të së majtës

    Cilët të majtë, përfshi edhe z. Meta?

    Padyshim. Nuk jam njeri i kulisave dhe nuk kam ndonjë informacion ekskluziv për sjelljen politike të z. Meta në vitin elektoral që po vjen por vesoj se historia e tyre politike (LSI) dhe kthjelltësia me të cilën ka manovruar në konflikt që dominojnë në skenën e sotme u japin atyre mazhin se gjendja kritike që ka ardhur nga menaxhimi i keq në kushtet e një krize globale sjell nevojën që kjo qeveri të largohet.

    Shërimi i PS-së është lënia e Ramës në opozitë në 2013-ën?

    Po them të kundërtën. PS-ja në gjendjen që është për shkak të kryetarit Rama nuk vjen dot në pushtet.

    A jeni realisht esëll politikisht?

    Z. Rama nuk e di në cilën karro do përpiqet ta mbajë karrierën e tij të dështuar në drejtim të PS-së. Po citoj një këngë të njohur shqiptare që është e njohur te fqinjët grekë: karrocieri fukara. Jam karrocieri esëll që kam mbajtur karrocën e PS-së në drejtimin e duhur.

    Marrë me shkurtime nga “Opinion”


    shekulli

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    te gjithe keta te ps-s nje lloj jane. ata nuk e rrujne per shqiperine, duan pushtet per te bere para dhe per ti mbyllur ne bankat mafioze te zvicres

  8. #68
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Perfundimisht, lexova dicka premtuese, shprese-ngjallese, drite ne fund te tunelit
    Nese vertet e merr persiper nje vendim te tille (te cilin personalisht sa here e mendoj, entuziazmohem, frymezohem por serisht demoralizohem sa here analizoj realitetin e ashper te atjeshem dhe shanset e nje individi per te ndryshuar nje sistem) te uroj vetem suksese. Ndoshta inspiron edhe te tjere. Fundja gur gur behet mur. Vetem kujdes, se ne nje pellg me peshq te piset, eshte shume veshtire te mbetesh i paster. Na bej ze kur te te duhet ndihme..

    cincinati, une s'pretendoj te jem as i zgjuar, as i mencur dhe mbi te gjitha as i ndershem. Jemi te gjithe mekatare ne kete bote. Sdq, me vjen mire qe me percepton te tille. Persa i perket konstatimit tend, jam dakort, por te pakten kete arme qe kemi 'fjalen', t'a shprehim. Perndryshe na mbetet ose te veprojme sic po ben dardajan, ose te mbyllim gojen. Derisa te piqen kushtet, po shprehim mendimin..
    ha ha mekatar te gjith jemi por me beso un mund te dalloj dike sa i zgjuar esht .nuk mund te shkruaj cdokush te prek realitetin . veti te cilat i fiton ne shkollen e jetes ,mirpo ju i shprehni me bukur mendimet sps pak a shum te njejtat ide kan te gjith emigrantet
    SHQIPTAR ,,.. si HONORE DE BALZAK i vogel qe je.. ti shkruaj edhe pse ke dobesit e tua ashtu sic kishte mjeshtri i madh. ah sa per dadanjanin ME MIR VON SE SA KURR..NE ATDHE do gjej ato gjera qe ikan munguar..dhe do humb ato qe gezon atje ku jeton...

  9. #69
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Po eshte e vertet, por nuk behet me gje me shkrime neper forume, prandaj kam pregatitur dicka tjeter dhe do shkoj ta ve vete ne zbatim, kam pritur sa te dipllomohem dhe te mbarojne femijet shkollen. Ne fund te muajit nisem per Shqiperi me pushime dhe me pas shum shpejt do filloj te punoj e jetoj atje vetem per te realizuar enderat e mia.

    Shendet e gjith te mirat
    Cfare do besh o Dardajan?! Rri mos co femijet ne ate vend pa te ardhme e prespektive. Asgje sdo besh, pavarsisht deshires dhe optimizmin qe ke tani. Do te mbysi pislliku dhe korrrupsioni; do behesh ---> one of 'em!

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga PINK Lexo Postimin
    Cfare do besh o Dardajan?! Rri mos co femijet ne ate vend pa te ardhme e prespektive. Asgje sdo besh, pavarsisht deshires dhe optimizmin qe ke tani. Do te mbysi pislliku dhe korrrupsioni; do behesh ---> one of 'em!
    o sa pesimist qe qenke mer jahu ..po dhe ne andej erdhem .dhe mos harro gjen e eger e
    e ka bekuar ZOTI...

Faqja 7 prej 15 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •