Close
Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 147
  1. #51
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin

    Nuk e kam idene sa shtremet ke qendruar kur ke shkruar por di qe s'ke shkruar shume drejte!
    Te shkruash drejte kerkon nje pergjegjesi morale, me veten ne rradhe te pare. Sdq, ai ishte mendimi yt dhe me duhet t'a respektoj. Eshte e drejta jote, ashtu sic kam edhe une te drejten time ne bindjet solide qe kam krijuar mbi individed (meqe procesi i mitizimit te njeriut nuk paska fund) e larte-permendur!

    Thjeshte nuk kuptoj ku e gjeni forcen te 'justifikoni'
    Keto vampire meritojne asnje meshire, meritojne burgun, pike!

    Mund te me kishe korrigjuar ne pjesen e shtrembet te shkrimit.
    Te besh avokatin e djallit, nuk me duket pergjegjesi morale. Mgjthate duhet t'a respektoj, eshte e drejta jote. Nje e drejte te cilen ne nje jete tjeter zorr se do t'a gezoje.

    "Vampiret" nuk meritojne burgun, por Birkenaun dhe Treblinkan. Por ajo qe nuk kuptoj, eshte ku arrin te gjesh forcen dhe moralin te mbrosh, justifikosh dhe promovosh pasardhesit e "vampireve" ?!?
    Ne Perendim, ky akt quhet imoralitet ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  2. #52
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Dy pensioniste te ulur ne nje stol ne nje park te Tiranes, po diskutonin lajmin e dites. Nano eshte rikthyer ne politike. Nano kerkon te marri prape drejtimin e PS.

    - E more vesh? Gazetat thone qe u kthye prape Nano, e do te behet prape i madhi i PS.
    - Po e la ky zullapi qe kemi ne krye! - ia kthen ky tjetri.
    - Po mire, ti me ke je ta marrim vesh, me Ramen apo me Nanon? Une thashe se ishe me Ramen?
    - Te gjithe derrat nje nocke kane!
    - Domethene nuk je as me njerin e as me tjetrin?
    - Po me ke te jem, me Saline apo ate koke skraparlline?!
    - Ore sikur nuk je ne rregull sot me duket mua?
    - Pashe Nanon dje ne televizor ne interviste pashe edhe Ramen qe fliste per presidentin e ri.
    - Edhe?
    - Thuaj c'te duash per Nanon, por te pakten di te lidhi dy fjale, ke qejf ta degjosh. Ky qe kemi tani nuk di te lidhi dy fjale.
    - Pisk e paska PS-ja jote e dashur! - ia kthen miku.
    - Pse?
    - Ti je socialist i thekur dhe nuk ta mbush syrin ky Rama, me det pastaj ata qe nuk jane socialiste.

  3. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Brar, irelevante pyetja! Gjej rastin te te keshilloj qe Shqiperi, t'a shkruash me shkronje te 'M'adhe!
    Eshte respekti minimal qe mund t'i dhurosh vendit tend. S'te kushton shume, nje prekje butoni..

    BlueBaron (tani e lexova c'ke shkruar),

    Nuk e kam idene sa shtremet ke qendruar kur ke shkruar por di qe s'ke shkruar shume drejte!
    Te shkruash drejte kerkon nje pergjegjesi morale, me veten ne rradhe te pare. Sdq, ai ishte mendimi yt dhe me duhet t'a respektoj. Eshte e drejta jote, ashtu sic kam edhe une te drejten time ne bindjet solide qe kam krijuar mbi individed (meqe procesi i mitizimit te njeriut nuk paska fund) e larte-permendur!

    Thjeshte nuk kuptoj ku e gjeni forcen te 'justifikoni'
    Keto vampire meritojne asnje meshire, meritojne burgun, pike!
    DEUS ,, kto qaf derra i ka mesuar bajlozi i detit mos han pyka !!
    edhe pse ti perpiqesh si GJERGJ ELEZALI TI LUFTOSH.
    BALOZI ESHT ME PRAGMATIST SE EDI RAMA
    Me nji dor kamzhikun ne tjetren karoten ai i komandon per mrekulli kto merhuma!

  4. #54
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,384
    Postimet në Bllog
    22
    Aleatet e Rames, gati kalimi te Levizja Nano

    Qamil Xhani

    Vera paraqitet e nxehte per kampin opozitar dhe plot zhvillime qe ne rreth kane futur partine e saj kryesore. Pakenaqesite e shprehura pareshtur nga aleatet per strategjite qe ka ndjekur z.Rama si lider i opozites, po shnderrohen ne hapa konkrete qe largojne partite e majta nga PS. Nga njera ane paralajmerimet per largim te mazhoranca dhe nga ana tjeter, hapat me te fundit per bashkim me Levizjen Nano, po e vendosin z.Rama ne mes dy zjarresh.

    Levizja Nano

    Levizja e ish-kryetarit te Partise Socialiste, Fatos Nano, vec deputeteve dhe drejtuesve te PS, do te kete si objektiv te saj dhe bashkepunim me aleatet e Partise Socialiste. Pjese e strategjise se ish-kryetarit eshte dhe prezantimi i platformes se tij per fitoren e se majtes, aleateve historike te selise roze. Pritet qe shume shpejt ish-kryetari Nano te nise kontaktet me kreret e partive te koalicionit opozitar, per te parashtruar qendrimet e tij ne lidhje me organizimin e se majtes. Keshtu, ndersa takimet e ish-kryetarit Nano gjate diteve te fundit jane fokusuar ne ceshtjen e organizimit dhe kontakteve me bazen e selise roze, keto dite Nano pritet te zhvilloje takime dhe me aleatet e Partise Socialiste.

    Strategjia

    Burime nga stafi i ish-kryetarit te PS-se bejne te ditur se Nano do te prezantoje qendrimin e tij ne funksion te nje te majte te bashkuar, duke kerkuar mbeshtetjen e aleateve per projektin e tij. Kjo strategji synon te fokusohet jo vetem ne elektoratin e PS-se, por ne gjithe elektoratin e majte, duke synuar garantimin e fitores ne zgjedhjet e 2013-s. Jo pak here, aleatet e PS-se kane shprehur ne menyre te qarte rezervat ndaj kryetarit aktual te PS-se, Edi Rama. Kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, ka mbajtur qendrime kritike ndaj Rames, ndersa ka deklaruar publikisht disa jave me pare se partia qe ai drejton nuk eshte me pjese e koalicionit te majte. Dule ka qene dhe nder te paktet deputete qe ka deklaruar dhe voten pro Fatos Nanos ne procesin e zgjedhjes se presidentit. Ne kete menyre, nje afrim i PBDNJ-se drejt Levizjes Nano per Fitoren e Socialisteve eshte me i mundshem se kurre, pas kritikave qe Dule ka bere ndaj Edi Rames per menyren sesi po drejtohet koalicioni i majte.

    Ndoka e Gjinushi

    Nje dite me pare, Nard Ndoka, kryetar i Partise Demokristiane, paralajmeroi riafrimin me mazhorancen e kryeministrit Berisha, duke kritikuar fort levizjet e z.Rama. Ndoka thumboi z.Rama kur tha se PS dhe kryetari i saj Edi Rama gaboi ne procesin per zgjedhjen e Presidentit te Republikes. Sipas tij, lidershipi socialist i dha me shume rendesi zgjedhjes se Avokatit te Popullit se atij te kreut te shtetit. Ndoka tha se socialistet ne te vertete nuk ishin te interesuar per nje President konsensual, nisur edhe nga ndryshimet kushtetuese te vitit 2008, te cilat i propozoi vete. Kurse shtoi se nese PS nuk mbeshtet kerkesa per rishikimin konkret te legjislacionit zgjedhor, atehere PDK do te largohet nga koalicioni opozitar.

    Rezerva ndaj Rames ka pasur gjate diteve te fundit edhe nga kreu i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi. Edhe ai ka kritikuar menyren se si PS-ja menaxhoi procesin e zgjedhjes se presidentit. Ne deklaraten e fundit publike qe ka bere ish-kryetari Nano, eshte shprehur se "Levizja do te orientoje fuqimisht elektoratin e majte drejt nje formule fituese me ose pa Edi Ramen". Ne kete menyre, Nano pritet te zgjeroje rrezen veprimit tek e majta, duke marre dhe mbeshtetjen e krereve te partive, me te cilat ka bashkepunuar me pare. Afrimi i aleateve te PS-se me Levizjen e Nano per Fitoren e Socialisteve mund te sjelle dhe nje ndryshim te qendrimit te PS-se ndaj ish-kreut te saj Fatos Nano. Aktualisht, Levizja Nano eshte e fokusuar ne ngritjen e strukturave me gjithe qytetet e vendit dhe ne takimet me drejtuesit dhe ish-drejtuesit e degeve te PS-se.

    Milo: Gati te takohem me Nanon

    I pyetur nga gazeta "Koha Jone", kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, deklaron se nuk e perjashton nje takim me ish-kryetarin e PS-se, Fatos Nano, nese do te kete nje ftese nga ky i fundit. Pa dashur te komentoje qendrimet e Nanos dhe nismen e tij me te fundit, Milo shprehet se nuk eshte kunder takimeve me cilindo politikan. Ne kete linje, ai nuk perjashton mundesine e nje takimi me ish-kryetarin e PS-se, Fatos Nano. "Ne mirepresim cdo takim. Nuk kemi komplekse inferioriteti dhe as nuk e kemi cilesuar veten te bunkerosur, aq me teper me personalitetet te politikes shqiptare qe kane dhene kontribut dhe me te cilet dikur kemi ndare objektiva te perbashketa. Ne kete kuptim, nuk jam kunder asnje takimi", - u shpreh kreu i Partise Demokracia Sociale. Milo, ka theksuar se levizja e Nanos do te ishte jo e dobishme, nese do te sillte nje carje te re te PS-se. "Nuk dua te besoj qe mund te jete nje perseritje e skenareve te njohur te Nanos, qe ndermerr nje iniciative dhe e le ne mes te rruges. Cdo levizje ne PS e shoh jodobiprurese, nese do te coje ne ndarje te re te PS-se, ne dobesimin e PS dhe opozites ne teresi", - u shpreh Milo.

    Fatos Nano rrefehet sot ne "Opinion"

    Pas procesit te zgjedhjes se presidentit, ku Fatos Nano nuk arriti te zgjidhej ne krye te shtetit, ish-kryeministri dhe ish-kryetari i Partise Socialiste ka ndermarre nje Levizje te re politike. Cfare synon Levizja Nano per Fitoren e Socialisteve? A do te rikthehen ne drejtimin e Partise Socialiste apo do te krijoje nje parti te re politike dhe cilat jane arsyet qe platforma e tij per presidencen nuk gjeti mbeshtetjen e kreut te PS-se, Edi Rama? Ish-kryeministri pritet te rrefeje sot ne nje interviste ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne Televizionin Klan projektin e ri politik. Ne nje rrefim live, sot ne oren 22:30, Nano do te flase dhe per marredheniet me drejtuesit e partive kryesore Sali Berisha, Edi Rama dhe Ilir Meta.

    KJ

  5. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    po ku i gje mer albo kto gjona .si robert papa ne vaktit me arkat e florinit

    e keqa koken e vet do haj.por ti gri jepi hape thesin si i drejt si drapni qe je...

  6. #56
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Deus, miku im mos u lodh kot me tifozet, tifozi tifoz mbetet nuk e ndryshon kur skuadren. Nuk ka sportdashes ne Shqiperi por ka vetem tifoz, dhe jane gati te futen edhe vet ne kamp vetem e vetem qe te fitoje skuadra e tyre me cdo kusht.
    Deus, Shqiperine nuk do ta rregulloje asnje parti politike, as e majte e as e djathte, as nacionaliste e as fashiste, sepse sistemi i demokracise partiake eshte tashme i kalbur qe ne formimin dhe menaxhimin e partive, them menaxhim sepse sot te gjitha partite nuk kane asnje program politik, ekonomik, ideologjik, social,etj... por kane vetem program si te manexhojne fitimet dhe ti ndajne midis tyre. Edhe kur behen koalicionet ndahen vendet e punes qe nxjerrin me shum fitim dhe cdo post ka nje shume te caktuar, duke filluar qe nga ministri e mbaruar ke drejtorat e shkollave, apo ndonje ndermarje qe ka mbetur ende ne kembe, sidomos aty tek doganat. Pra nuk flitet per programe per zhvillimin dhe per shkollimin e popullit.
    Prandaj dhe zgjidhja e Shqiperise nuk jane dhe nuk do te jene partite politike por dicka tjeter qe heret a vone do dale ne siperfaqe.

    Shendet e mos harxho kohen me tifozet.

  7. #57
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Citim Postuar më parë nga dardajan Lexo Postimin
    Deus, miku im mos u lodh kot me tifozet, tifozi tifoz mbetet nuk e ndryshon kur skuadren. Nuk ka sportdashes ne Shqiperi por ka vetem tifoz, dhe jane gati te futen edhe vet ne kamp vetem e vetem qe te fitoje skuadra e tyre me cdo kusht.
    Deus, Shqiperine nuk do ta rregulloje asnje parti politike, as e majte e as e djathte, as nacionaliste e as fashiste, sepse sistemi i demokracise partiake eshte tashme i kalbur qe ne formimin dhe menaxhimin e partive, them menaxhim sepse sot te gjitha partite nuk kane asnje program politik, ekonomik, ideologjik, social,etj... por kane vetem program si te manexhojne fitimet dhe ti ndajne midis tyre. Edhe kur behen koalicionet ndahen vendet e punes qe nxjerrin me shum fitim dhe cdo post ka nje shume te caktuar, duke filluar qe nga ministri e mbaruar ke drejtorat e shkollave, apo ndonje ndermarje qe ka mbetur ende ne kembe, sidomos aty tek doganat. Pra nuk flitet per programe per zhvillimin dhe per shkollimin e popullit.
    Prandaj dhe zgjidhja e Shqiperise nuk jane dhe nuk do te jene partite politike por dicka tjeter qe heret a vone do dale ne siperfaqe.

    Shendet e mos harxho kohen me tifozet.
    te huajt duan pjesen e vet ne shqiperi.
    ata i drejtojne partite tona.
    sot shqiperia eshte e hapur, shkollimi dhe zhvillimi varet nga kultura e cdo familje ne shqiperi jo nga politikat e partive politike.
    ne qofte se shqiptaret jane te zgjuar ata do te dine te prodhojne, tregtojne, komunikojne me vende te tjera ne bote ashtu sic bejne italianet, greket, turqit...

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    te huajt duan pjesen e vet ne shqiperi.
    ata i drejtojne partite tona.
    Kete nuk e shkruajta sepse do dukej sikur po egzagjiroja shum, prandaj me mir qe e thate ju, sepse do te thote qe jo vetem une e mendoj kete.

    sot shqiperia eshte e hapur, shkollimi dhe zhvillimi varet nga kultura e cdo familje ne shqiperi jo nga politikat e partive politike.
    Ketu jam shum pak dakort, sepse shteti dhe qeveria duhet te kene plane dhe investime si ne bujqesi, blegtori,etj... biles qeveritaret tane bejne te kunderten blejne maune me fruta e perime qe nga spagna, izraeli,etj,,, me cmime qesharake dhe i fusin ne tregun Shqiptar sipas kanaleve te tyre duke konkuruar bujqesine vendase. Njeri ne korce investoi nje kapital dhe mbolli rreth 3 mije rrenje molle kur filloj mbledhjen askush se ndihmoj per shitjen dhe u kalben. Ai zoteria pastaj nga inati i preu me motoshar brenda nje ore te gjitha pemet e molleve. Po ashtu perfunduan edhe patatet kete vit, e shum e shum te tjera. Qeveria mor djale ka per detyre te organizoje gjith popullin me politika dhe investime e jo te shesi per vete. Harrova te them se ato maunet qe vijne nga jashte jane me ushqime fruta e perime te dopuara, dhe plot me pesticide qe shiten ne vende si Shqiperia. Prandaj po te ra rasti me ble dicka qe ta hash bli ate mollen e fshatarit edhe pse nuk eshte shum e bukur nga jashte eshte me e ushqyeshme dhe aspak e demshme. Per shkollimin spo flas fare se te gjith me doktorata jane atje, qe nga ai qe shet ende qofte, deri tek deputetet.

    ne qofte se shqiptaret jane te zgjuar ata do te dine te prodhojne, tregtojne, komunikojne me vende te tjera ne bote ashtu sic bejne italianet, greket, turqit...
    Keta qe thua ti mor zoteri shteti i ndihmon qe tek nafta, e deri tek huate pa interes, dhe me afat te gjate. Pastaj ju ka krijuar kushte qe prodhimi te shitet ne leter, dmth une bej nje kerkes per 100 ton miser dhe ai qe e prodhon e ka te shitur qe kur fillon punen dhe jo si tek ne qe ne fillim prodhohet ne menyr artizanale pastaj mendohet per tu shitur po ne menyr artizanale. Ne kete bote nuk mund te ecesh me kuturu or ti mik prandaj populli ka krijuar qeverite qe ti jape drejtim problemeve te tija dhe jo problemeve dhe fitimeve te qeverise.
    Mir mbetsh o lum miku.

  9. #59
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-02-2012
    Postime
    690
    dardanjan e vertet ato qe thua ti po kujt i behet von askujt!deri sa bujqit shqiptar te mendojn si shejtan budallej ashtu do tu kalbet malli.1 fshatar cfar mund ti bej nji ministri/?
    po te jesh 5 mij bujq te bllokojn rrugen nacjonale sic bejn greket ,po kujt ti thuash.dikur nji grek me tregoj per bujqsin e zhvilluar ne izrael sidomos per .serat.duke ber kanalizime me plasmas dhe ne fund te ares embledhin prap ujin duke rivaditur.kur ja tregova disa fshatareve sa nuk me moren me gur ....rastesisht pas disa vitesh ne top cenell po jepte nji dokumentar per te njejten gje qe i thash fshatarve dhe per habi kisha per drek nji nga kto
    mjeran dhe i them he mor bukurosh e kuptove tani.greku me thonte qe sikur hebrejt te kishin klimen ton edhe njerez do mbillnin ne ar...

  10. #60
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009
    Flet Fatos Nano: “Rama ndryshoi pas darkës te Gjiri i Lalzit”

    Ish-kreu i PS: Para takimit me Metën, kemi komunikuar me SMS me Ramën për Presidentin. Si do rikthehem në krye të PS.

    “Ai takim i fshehtë kushtëzoi edhe sjelljen e Berishës, sepse Rama donte të rrëzonte qeverinë”

    Ish-kreu i PS-së, Fatos Nano, zbuloi dje për herë të parë se Edi Rama ka ndryshuar qëndrimin e tij për Presidentin pas takimit me Metën në Gjirin e Lalzit. Nano, duke folur në emisionin “Opinion” të Blendi FDevziut në TV Klan, bëri të ditur se do tentojë rikthimin në PS përmes “proceseve referendare statusore”.

    Zoti Rama është shprehur se nuk do ju pranojë në PS, po ju do ta pranoni në partinë tuaj?

    Është koha e legalizimeve, duhen bërë letrat dhe shpresoj se do të jetë dhe zoti Rama në letrat e legalizimit të PS.

    Ju e quani lëngim të PS vetëm pse zoti Rama nuk ju kandidoi për President të Republikës. Nëse do t’ju kishte kandiduar, PS nuk do të lëngonte?

    Shfaqja e fundit e paaftësisë së Edi Ramës, kryetarit të sotëm të PS, për të përballuar sfidat politike dhe institucionale në dinjitetin e kryetarit të PS, është vetëm shfaqja e fundit e lëngatës së PS si forca më e madhe e opozitës. PS për shkak të Edi Ramës ka kohë që lëngon dhe sëmundja është organike, është kapilare, sepse masa dërrmuese e socialistëve në mbarë Shqipërinë ndjehet e papërfaqësuar.

    Zoti Rama thotë se e majta është më e bashkuar se kurrë dhe se po përgatitet të vijë në pushtet…
    Edhe mua më dhemb lëngata e PS, lëngata në opozitë e socialistëve të papërfaqësuar, më dhemb sistemi i PS që ka zëvendësuar solidaritetin e PS dhe kjo lidhet dhe me një fakt thelbësor organik. Edi Rama nuk ka arritur në 7 vjet të kuptojë dhe të jetojë me PS, s’ka arritur të interpretojë vlerat dhe aftësitë e socialistëve në pluralizëm.

    Rama nuk e ndien kur rri në zyrat e PS, ndërsa juve ju dhemb që jeni larg PS?

    Nuk po flas për zyrat, por po flas për zemrat e socialistëve. Zoti Rama nuk arriti të hyjë në zemrat e socialistëve. Dhe kjo lidhet me interesat e ndryshëm nga ato të tijat dhe të masës së socialistëve.

    Zoti Rama ka thënë për ju se keni ikur nga PS, keni ikur me turp prej saj…

    Të mos rrish nën të njëjtën çati me Edi Ramën apo me Sajmir Tahirin që më përcolli në 2007-n, nuk është aspak turp, përkundrazi është oportunitet i madh që Rama s’po e kupton…

    Kishit nevojë për përcjellje, nuk e dinit se nga ishte dera e daljes së PS?

    T’ia lëmë çështjet e protokollit ish-shefit të Protokollit të Ramës, që sot drejton PS e Tiranës njëlloj si Rama. Pra, është oportunitet i madh që të bashkohesh me të gjithë pjesëmarrësit në jetën dhe aktivitetin konkurrues të PS. Unë s’kam qenë njeri vetëm i zyrave, por e kam drejtuar PS në të gjitha nivelet kur ka qenë nevoja.

    Ju do të riktheheni në krye të PS, apo do të krijoni një forcë tjetër politike, apo thjesht do dilni në televizor?

    Unë e di se si sigurohet përçarja e socialistëve, di si ndërtohen marrëdhëniet e solidaritetit. Nuk jam aktiv tashmë në politikën e vitit elektoral që ka nisur për të sjellë një përçarje të re socialiste.

    Do bëheni aktiv në këtë vit elektoral?

    Nuk mund të mos jem aktiv në dobi të shërimit të PS, të izolimit të sëmundjeve që Rama ka kultivuar duke i bërë ata humbës dhe të bashkimit të së majtës.

    Në ç’formë?
    Nuk do të bëj asnjë veprimtari konspirative. Kanë nisur kontaktet e shumta me masën e gjerë të përfaqësuesve të PS në të gjitha nivelet në të gjithë vendin dhe me drejtuesit e partive aleate të koalicionit opozitar. Unë do përpiqen të rikthej në PS rregullat e komunikimit demokratik, të dhënies llogari, të konkurrimit mbi bazën e meritokracisë midis socialistëve, duke përfshirë dhe zgjedhjet primare për kandidatë për deputetë, për drejtues të niveleve të ndryshme dhe për drejtuesit e partisë me ambicie për qeverisje.

    Por ju s’keni asgjë në dorë, si do ta bëni këtë?

    Organizatat politike, si organizata vullnetare kanë hapësira pa fund për të promovuar iniciativa referendare statutore me të cilat duhet ndryshuar dhe perfeksionuar partia.

    Zoti Rama ka marrë 93 % të votave të anëtarësisë socialiste në 2009-n…

    T’i lëmë gjërat joserioze njëherë tjetër. 93 % e votave është shifra më flagrante e manipulimit të votave edhe brenda PS. Dhe ky është një fakt që e njohin jo vetëm komisionet e numërimit, por edhe masa e socialistëve, sepse parimi “Një anëtar një votë” është shkelur në mënyrën më flagrante.

    Çfarë i kërkuat zotit Rama në takimin që patët me të si kandidat për President? Morët një premtim nga zoti Rama?
    Nuk shkova të kërkoj angazhime dhe pazare dhe prandaj nuk kërkova premtime të tilla që kanë të bëjnë “çfarë më jepni dhe çfarë ju kërkoni”. Unë i parashtrova zotit Rama dhe zotit Ruçi tri opsione që edhe i analizova. E para, nëse ata do mbështesnin kandidaturën e Fatos Nanos në një garë parlamentare, kjo do të ishte një sfidë politike fituese, për afishimin e vlerave fituese më cilësore të së majtës ndaj çdo kandidature të së djathtës. Do ishte kontribut ndaj çdo socialisti. Do të ishte investimi i fundit dhe i rëndësishëm për bashkimin e të gjitha energjive në optikën e zgjedhjeve parlamentare të 2013. Opsioni i dytë ishte që kjo betejë mund të humbej, por në këtë rast efekti i ribashkimit të të gjitha kontributeve dhe energjive brenda së majtës, do të ishte shumë aktiv për zgjedhjet e 2013-s. Opsioni i tretë ishte ky që ndodhi. Mospjesëmarrja, shmangia e garës dhe mosmbështetja e kandidatit të opozitës do sillte humbjen e garës presidenciale, lënien e fushës së lirë. Sot kemi faktin. Unë ia kam paraqitur të tria opsionet.

    Cila ishte përgjigjja e tyre?
    Përgjigjja e tyre është bërë publike. Ata nuk arritën të kuptojnë se cili opsion ishte më i dobishëm për PS dhe për opozitën e majtë e humbën edhe këtë betejë, nuk është humbja ime. Ishte humbja e popullit opozitar dhe një afirmim i dëmshëm për vendin i vullnetit të opozitës për të kontrolluar të gjitha pushtetet në Shqipëri.

    Kemi pasur një premtim nga zoti Rama më parë se do t’ju mbështeste në garën tuaj për President?
    Ne kemi pasur një komunikim të orientuar drejt kësaj zgjidhjeje, edhe të drejtpërdrejtë. Kemi komunikuar dhe shkëmbyer mesazhe dhe bashkëbisedime.

    Ju dhe zoti Rama keni shkëmbyer mesazhe?
    Unë zoti Rama, zoti Ruçi, zoti Majko, zoti Malaj dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së PS.

    Keni pasur një premtim nga këta drejtues?
    Komunikimi dhe bashkëbisedimi synonte këtë bashkëveprim dhe asnjë pazar. Për fat të keq, zoti Rama nuk e kuptoi dot këtë gjë dhe kjo solli humbjen e radhës të zotit Rama.

    A jeni takuar gjë në Vjenë me zotin Rama?
    Nuk ka rëndësi kjo gjë, bota është shumë e vogël, vendi ynë është një fshat i madh, njerëzit mund të takohen e aq më tepër që maxhoranca e sotme ka hequr dhe vizat. Kam pasur takime me zotin Rama, me zotin Berisha me zotin Meta, Idrizi dhe jo gjithmonë para kamerave.

    Ju keni lënë të kuptohet në deklaratat tuaja se ka pasur një ndryshim të qëndrimit të zotit Rama pas darkës së tij me zotin Meta në Gjirin e Lalzit?

    Kjo është e vërtetë. Sjellja jo vetëm politike por dhe gatishmëria për komunikim e zotit Rama, Meta, natyrisht kjo afektoi dhe takimin tim me zotin Berisha, ndryshoi pas takimit të fshehtë të Gjirit të Lalzit. I fshehtë jo vetëm nga pikëpamja e kryerjes së tij jashtë kamerave apo jashtë marrëdhënieve të përfaqësimit të palëve. Pra, zoti Rama u takua pa dijeninë e Kryesisë së PS, dhe zoti Meta pa vënë në dijeni Kryeministrin Berisha. Janë konsumuar të gjithë elementët e asaj që ju e quani darkë, edhe unë i njoh dhe kjo ndryshoi sjelljen politike të kryetarit të PS, të kryetarit të LSI dhe kushtëzoi dhe sjelljen e kryetarit të maxhorancës, zotit Berisha.

    Pra ky takim kushtëzoi sjelljen e tre kryetarëve të partive?

    Pa dyshim, sepse tavolina e Lalzit, darka prej 8 orësh, ngriti edhe publikisht kërcënimin e rrëzimit të maxhorancës aktuale. Që Edi Rama u fut me mund dhe jo me kokë në konspiracionin e madh për të ndërtuar 71 deputetë që do të rrëzonin me mocion mosbesimi Kryeministrin aktual.

    Është biseduar realisht për këtë gjë?

    Unë nuk isha i ftuar në darkë, por duke interpretuar të gjitha informacionet, është biseduar për këtë dhe të arsyetoj mbi bazën e sjelljes politike të të tre liderëve. Unë nuk jam kaq i izoluar sa të më mungojë informacioni dhe komunikimi politik dhe njerëzor, përfshirë përfaqësuesit e maxhorancës dhe opozitës. Edhe me zotin Berisha nuk ka qenë vetëm takimi publik për Presidentin. Në takimin publik që zhvillova me zotin Berisha, unë ndjeva që komunikimi ynë i deriatyshëm ishte ndërprerë dhe zoti Berisha nuk kishte asnjë rrugëdalje tjetër vetëm të ruante radhët e maxhorancës nga takimi Rama-Meta, të bënte thirrje për rreshtim brenda koalicionit qeverisës.

    Ju thoni se PS dhe zoti Rama regjistron humbje të vazhdueshme. Si do t’i pengoni ju këto humbje?

    Kjo do të arrihet vetëm përmes shërimit të Partisë Socialiste dhe ribashkimit të së majtës dhe konkurrimit të vlerave më të mira të tyre.

    Cilën të majtë do bashkoni ju zoti Nano?

    Të gjithën të majtën zyrtare në Shqipëri, sepse komunistë nuk ka.

    Edhe zotin Meta, ju vetë e përzutë atë në 2003?
    Unë nuk kam përzënë askënd, ata që kanë dashur të ikin e kanë pasur derën hapur, po ashtu dhe ata që kanë dashur të vijnë po ashtu e kanë pasur derën hapur. Pra, dera ka funksionuar në të dy krahët.

    Por zoti Rama e ka derën sot në dorë…

    Zoti Rama mund të tundë derën, por unë do ndryshoj erën. Unë po flas për një realitet historik që e ka parë të majtën në pushtet vetëm kur ajo ka qenë e bashkuar. Nuk jam njeri i kulisave, por besoj se karakteri politik i zotit Meta, se historia e tyre politike dhe veçanërisht kthjelltësia me të cilën kanë ditur të manovrojnë në skenën e sotme politike, u japin atyre mesazhin se gjendja kritike që ka ardhur nga keqmenaxhimi i qeverisë dhe krizës ekonomike që ka trokitur edhe tek në 2-4 vitet e ardhshme, sjell nevojën që kjo qeveri të largohet. Që një maxhorancë e thekur në menaxhimin e situatave edhe më të vështira se kjo, kujtoj 1997-n, kur ringritën vendin dhe konsoliduan dinamikën e rritjes ekono-mike të qëndrueshme.

    Por zoti Rama u kërkoi ndjesë shqiptarëve në 2005-n për qeverisjen tuaj?

    Me kurimin e sëmundjeve të zotit Rama po merremi dhe jo me korrektimin e deklaratave. Pra, u kërkon shqiptarëve ndjesë për qeverisjen 8-vjeçare të socialistëve, është humbës për 7 vjet. Pra, nuk ka asnjë formulë tjetër përveç rikthimit si maxhorancë qeverisëse i të gjithë faktorëve dhe forcave politike që kanë ditur t’u japin fund krizave në këtë vend dhe të sigurojnë një rritje ekono-mike të lartë.

Faqja 6 prej 15 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •