Close
Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 147
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Partia Socialiste e frakturuar midis Maoistëve të Edi Ramës dhe Liberalëve të Fatos N

    Ngjarjet politike të kësaj pranvere-vere të 2012 po tregojne edhe njëherë kompleksitetin e përplasjeve maxhorancë opozitë , kompleksitet i cili vendos në vend të fundit kërkesat dhe rekomandimet e BE, por vendos në vend kryesor interesat momentale dhe klienteliste të maxhorancës.
    Dihet që problemet kryesore të Maxhorancës qeverisëse janë stabiliteti fiskal-financiar (përfshi mbajtja e deficitit afër 60%), dhe realizimi me sukses i dy qëllimeve strategjike : bërjes së rrugëve nacionale të vendit si dhe të disa rurale ashtu dhe të bërjes së programit energjetik të vendit.
    Përsa i përket 11 rekomandimeve të BE kryesisht atyre politike, Maxhoranca dhe personalisht Kryeministri nuk i kanë realizuar qoftë për mungesën e gjetjes së gjuhës së përbashkët Maxhorancë-Opozitë, qoftë për shfrytëzimin nga ana e Maxhorancës të `kleckave` ligjore për të zgjidhur problemet politike duke i a hedhur paq Opozitës e cila gjithmonë e më tepër del e zhgënjyer nga përplasjet me Maxhorancën për disa vite rresht.
    Këtu e kam fjalën jo se Opozita nuk ka ditur të kuptojë se cilat janë `kleckat` e Maxhorancës dhe `trarët` e Opozitës që pengojnë, porse politika shqiptare ka kohë që lundron në ujrat e turbullta të hezitimit të futjes apo të mos futjes në BE, pavarësisht nga retorika sepse veprat dëshmojnë për të kundërtën.
    Përsa i përket Opozitës dhe vecanërisht në konfliktin e përzgjedhjes së emrit të Presidentit, emri i Nanos si kandidat tregoi edhe njëherë se sa hezitante ishte ajo në propozimin e tij si president. Sigurisht mungesa e vullnetit nga vetë z.Rama për ta propozuar këtë emër në të dy takimet me Liderin e Maxhorancës dhe Kryeministrin Berisha, i dha mundësinë këtij të fundit ta propozojë ashtu si papritur, dhe me atë rast, të realizojë synimet e tij të vjetra: të zgjedhë një president nga PD dhe politikan. Pavarësisht detajeve ligjore dhe parregullsitë në zgjedhje të cilat përbëjnë një tjetër problem që Opozita duhet ta përdorë, mund të them se z. Rama dhe Opozita nuk arriti të realizojë synimin e saj synim i cili ishte në fakt edhe dëshirë e BE.
    Atëhere përse PS ka humbur në të gjitha këto përplasje me Maxhorancën?
    Përse PS detyrohet të konfliktuohet me Maxhorancën?
    A është ajo që kërkon konfliktin apo Maxhoranca që e detyron të konfliktuojë PS-në pikërisht për shkak se Ps nuk realizon kërkesat e saj politike?
    Cfarë roli ka patur , ka dhe do të ketë Nano në raport me PS?
    A mundet PS të fitojë në zgjedhjet e ardhshme duke parë humbjet e disa hershme gjatë 8 vietve kur PD është në pushtet?
    Këtyre pyetjeve nuk mund tu përgjigjesh nëse nuk e sheh ps në raport me Fatos Nanon.
    Së pari, humbës nuk do të ishte Opozita po të mos kuptohet se si funksionon ligji në Shqipëri ku ligjin e bën më i forti dhe jo ligji.
    Së dyti, problemet që ka patur PS që pas 2005 kur dha dorëheqjen Fatos Nano ( një dorëheqje qytetare), kanë lindur me mënyrën e drejtimit të Edi Ramës. Ashtu sikundër e kam sigluar në titull mendoj se drejtimi i PS nga ana e Edi Ramës është një drejtim tipik Maoist, në të cilin 6 `motot` kryesore janë:
    - Fjala e Kryetarit është e pa-kritikueshme
    - Duhet turbulluar që të kullohet
    - Fshati të rrethojë qytetin
    - Të lulëzojnë 100 gjëmba dhe 100 lule por Kryetari mund të këpusë kë të dojë
    - Mos ngacmo gruan e shokut
    - Disiplina në parti të jetë e tipit ushtarak
    Së treti, Liberalizmi me të cilin drejtoi Fatos Nano partinë socialiste bëri që të fitohet dy herë zgjedhjet parlamentare , madje dhe zgjedhjet e vitit 2005 u fituan nga opozita por ndërkombëtarët rekomanduan dicka tjetër për shkak se PS në fuqi sidomos 4 vjecarin e dytë e degjeneroi pushtetin e saj duke e korruptuar me sa mundi (njëlloj si dhe Maxhorana në fuqi ku korrupsioni është po aq galopant sot sa para 8 vitesh), duke bërë një artificë zgjedhore: duke kaluar PPDNJ dhe PA në koalicionin e Berishës në atë kohë në opozitë; për pasojë zgjedhjet u fituan ligjërisht nga opozita e atëhershme por e votat e së majtës ishin më tepër.
    Së katërti, Edi Rama mbetet një menaxher shumë i aftë por një politikan mediokër dhe hakmarrës (në dallim nga Berisha i cili është një politikan i mirë por gjithashtu hakmarrës), e për pasojë duke patur paradoksin e liberalizmit partiak të Fatos Nanos me të cilën u mësua elektorati i majtë, liberalizëm i cili gjithashtu zbuti gjakrat dhe konfliktet e ashpra të demokratëve me socialistët, për të cilët pra mbetet merita e Nanos (kujtoni kush e ka harruar konfliktet e ashpra, `91-`92, burgu i Nanos, konflikti i Piramidave, vrasja e A.Hajdarit, konflikti i mirë menaxhuar i Kosovës dhe roli absolut i socialistëve të Nanos).
    Së pesti, mungesa e mirë e menaxhimit nga brenda të Partisë Socailiste apo më mirë për shkak të disiplinës maoistë që kërkon Kryetari brenda partisë, ka shkaktuar carje dhe pakënaqësi disa vjeçare . Nëse nga njëra anë, shmangia nga drejtimi i PS i ish nomeklaturës së kuqe do të ishte një motiv pozitiv për të përmirësuar imazhin e komprometuar të PS si pasardhësja e PPSH, mbajtja në drejtim e disa prej tyre tregon se eliminimi i kastës së vjetër nga drejtimi i PS nga ana e Edi Ramës, është kryesisht një eliminim tipik komunist për të mbajtur drejtimin e Partisë dhe largimin e konkurencës.
    Së gjashti, Fatos Nano si ish-lider i PS pavarësisht nga qëndrimi jashtë PS gjatë këtyre viteve, pavarësisht nga akuzat e Edi Ramës si bashkëpuntor i Berishës (shikoni se si përdoret emri i Berishës- sikur të jetë armik dhe jo si kundërshtar politik), pavarësisht nga gabimet e rënda në drejtimin e ekzekutivit, mbetet një politikan me përvojë i cili i bën nder kujtdo partie në të cilën do të qëndronte e aq më tepër i takon PS që ta mbajë e ta përfshijë në rradhët e saj për të përballuar me sukses fushatën elektorale të ardhshme.
    Konflikti i ashpër i dalë në dritë pas refuzimit nga ana e përfaqësuesve të PS për të propozuar Nanon si President ( mendoj se refuzimi ishte nga vetë Rama, i cili e sheh Nanon si pretendentin për ti marrë fronin përsëri), do ti shkaktojë PS dhe aleatëve të saj kokëcarje të mëdha në të ardhmen e afërt e sidomos do të vejë në pikëpyetje fitoren në zgjedhjet e ardhshme.
    Kjo për arsye jo se Nano do të mund t`ia marrë `pushtetin` partiak Ramës për të ilën ka pak shanse ligjore dhe statusore, porse luftën Nano do ta bëjë që PS të humbë, duke e detyruar Ramën të dorëhiqet.
    Prandaj mendoj se pikërisht për këtë arsye PS duhet ta rikonsiderojë praninë e Fatos Nanos në PS sesa ta lejë jashtë saj. Gjithsesi Fatos Nano e ka magnetin politik më të fortë për të tërehqur të gjithë të majtën e ta bashkojë se sa Rama, potenca e magnetit politik të tij është e mangët dhe sektare.
    Fjala e socialistes së Beratit e thënë në 2002 mbetet përherëe një paralajmërim ogurzi për socialistët nëse ata do të vazhdojnë të rrinë të ndarë. Sigurisht ndarjet dhe përcarjet filluan qëkurse drejtuesit socialistë u bënë të pasur (kryesisht ish-nomeklatura e kuqe), por edhe kur u bënë të pasur `klientët` pa përvojë e vendosur në drejtim thjesht për ti shfrytëzuar gjatë vendim marrjeve, të cilët sa pasuroheshin linin partinë dhe merrnin pastaj pozat e profesorit të cilat mund ti shihni sot në fytyrat e disa drejtuesve të LSI, apo në disa ish fresh-istë, e ish drejtues të PS.
    Problemi i bashkimit të socialistëve në veçanti dhe i së majtës në përgjithësi tani për tani mbetet në problemin se si mund të fusësh në shishe shejtanin e nxjerrë `padashje`.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    analiz e mire o pirro..

    me nanon kryetar ps-je mund te kemi nje klime te bute ne shqiperi nga e cila do perfitojne te gjithe.
    ketu qendron vlera e nanos.
    me edvinin kryetar ps-je shqiperia do shkoje drejt 97 tave.

    mileti le te zgjedhin.
    mileti i ps-se e kam fjalen.

    mirpo mileti i ps-se eshte pis-milet ne fakt e nuk besoj se e nderrojn edvinin me nanon..
    edvini qelbanik e sadist eshte me i afert per tipin e karakterin e elektoratit ps-ist.
    keshtu qe nano ose te formoj parti te re ose te dal ne pension.

  3. #43
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ja ku erdhi edhe dita qe Brari dhe demonkratet lavderojne Nanon. Brari thote se Nano sjell klime te bute, kurse Edvini e con Shqiperine ne '97-en. Absurditeti qe spikatet ne diskutimet e ketij forumi dhe inkoherenca eshte e padegjuar diku tjeter. Ishte pikerisht Nano dhe Berisha qe shkaktuan 1997-en, nderkohe Rama, edhe pse u vodhen 2 here votat e shqiptareve, edhe pse u vrane 4 shqiptare mizorisht ne protesten kundra qeverise me makabre qe ka pasur ndonjehere ky vend, u terhoq per te shpetuar jete njerezish, per te mos krijuar lufte civile, sic bene kryeministri i sotem dhe ish-kryeministri tjeter, Berisha-Nano, ku shqiptari vrau shqiptarin, se i thuhej se ka ardhur greku ne jug, merrni armet e shkoni qelloni kedo, vrisni c't'ju dale perpara etj etj!

    Sot Brari harron se c'shkruante per Nanon vite me rradhe ne kete forum.
    Sot edhe Saliu, bashke me Brarin & Co, harrojne se c'thonin per Nanon e regjimin e tij!
    Sot Nano na qenkesha i mire, reformator, ekuilibrues, vizionar etj etj!
    Ngrij doren, plasja ballit se nena e injoranteve do jete gjithmone shtatzene..

    C't'i besh, ne keto kohe jetojme dhe rrethuar me bashke-kombas te tille..

  4. #44
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Brar, po mbajme shenim. Te ti sjellim kur psikiatria te vendose perfundimisht te te marr si pacient..

    Dikur thoje se Nano ishte kriminel, mafioz, halabak, etj etj, sot qenkeka ndryshe lol
    Dikur lavderoje Bamir Topin duke hapur tema e duke e ngritur ne piedestal, sot thua se eshte pis..
    Dikur lavderoje Ina Ramen, se ishte Silvia Konti dhe shyqyr qe e hoqen Sollakun, sot thua eshte lavire lol
    Edhe Bollanon ishe i gatshem t'a lavderoje, vetem e vetem se i jepte votat Saliut.
    Ja kur te vish neser e te na e besh Dulen burre shteti, se do kaloje djathtas..

    Je inkoherent dhe teper njedimensional, pike!

    Po mbajme shenim..

  5. #45
    o ti hallowini me maske,nuk ju ecin me ato dokrra jo e lojra fjalesh jo...

    ju rroft gjinushat e gramoz rucat alias xhaketa e vjeter juve,vazhdoni si ia keni nisur o pjell e felliqur kamikazesh,Zoti ju shkatrrofte qe ne embrion ishalla!

  6. #46
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Ju shtua edhe nje tjeter zhargonit..
    Nano eshte i mire edhe per ty, he? lol

    Gjinushat e Gramoz Rucat, Zoti i shkaterrofte, dakort jam, por bashke me te duhet te shkaterroje diktatorin e fundit te vendit tim, Sali Berishen, se bashku me histeriken Topalli dhe makuterine qe i pason.

    Po mbajme shenim..

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    deux

    mir ben te mbash shenim.

    qe thua ti deus gjerat levizin ne kte dynja.
    psh socialistet dikur e kishin nanon idol sot e shajne me fjalorin me te ndyre.
    brari dikur e shante nanon sot e levdon.

    cfar ka ndodhur.

    ka levizur nano o trim.

    dhe ka levizur ne ate drejtim qe ai ka dashur por qe ky drejtim brarit i duket pozitiv kurse ps-se i duket qamet.

    pse i duket brarit pozitiv e juve negativ?
    ktu fle ljepuri..

    sepse nano ju bind votes se popullit.
    populli votoj berishen me ca vota me shum se nanon.
    nano tha.. te presim certifikimin.. e votave.. pra derisa te numerohen e te vertetohen sakte nga komisioni qendror dhe gjykatat..
    dhe priti.. i dha mesim dhe berishes qe te jet i durushem.. dhe kur u shpall rezultati final.. si burrat .. nano dorzoj celsat e shtetit tek fituesi..

    kjo eshte per mua nje akt i lart qytetarie..
    per ju ishte tradheti.. ndaj partise.. ose me mir me than..ndaj mafisë..

    erdhi puna qe vendi erdhi para nje krize kur do zgjidhej presidenti.. rasti bamir..
    edvini.. sajusi i krizes u be gati ta bej 97 -ten..

    97 -te or deus do te thote mijra e mijra e mijra e mijra fishek mitralozi e kallashi qe kercasin mbi koka femijesh burrash e grash plus miliarda pasuri qe behen shkrumb e hi.. e plus.. e me e keqja kjo..mijra e mijra varre te reja an e kend vendit..

    cefesht nderhyn nano.. dhe disa deputet te ps-se votojne bamirin.. e plus ata te pd-se dhe vendi nuk hyri ne kriz te cilen kriz mjeshtri edvin ruc do ta bente 97-te..

    pra u beti vendi me president e jeta vazhdoj normalisht..

    pra u shmnag tragjedia qe pergatiste edvin monstra..

    shkelqeu pra perseri nano..

    pra nano pak ose shum..ska rendesi..por dha ndihmes ne kapercimin e "ngercit".. pra "ja la pushken ne faqe" klikes bandite te seli rozes..

    e natyrisht un si brar ko.qe kandar.. skam se si te mos dalloj nje pranver te qete nga nji dimer tragjik..
    pra nje periudh qetesie e stabiliteti.. eshte nje mrekulli para nje 97-te tmerri kallash bumba mitralieri..

    dhe ska se si te mos ja di per nder nanos per kte..
    ju ketu ndani me mua..

    ju e deshet nje 97 tjeter.. un jo..

    eshte dallim i madh or tunxh..

    un desha dit pranverore ku femijet han akullore shkojn ne shkolla dor per dore e kendojne ore ore..
    ju deshet mitraloza tym e bloza e femij nen rrogoza fshehur bodrumeve e ferra shkoza..

    iku qo..

    pra jan disa momente ku nano ka ndihmuar vendin ti shpetoje "ngerceve" ne fakt sajesa edvin rucore per te sjelle lufta 97-tore..

    e pra ska se si te mos ja vleresoj nanos keto bëma.. bëma qe vec mire i kan bere vendit..

    per kto nano urrehet nga ju..
    per keto nano respektohet nga une..

    pik.

    ato tjerat qe thoni ju per nanon jan pallavra.. thelbi ki eshte..
    ai nuku desh 97 ta tjera e kjo ju a dhj.eu mafies pllanin..

    dhe tani qe erdhi e nderhyri..pra qe shpalli kandidature.. e konsideroj veprim qetesues..stabilizues e konstruktivizues..
    nuk u be president.. po mir..
    1 do behej..


    ja cthot gazeta..

    me kte rast i uroj jet e shendet nipit te sapo lindur e bijes se Tos Nanos..











    -------------

    panorama


    Nano bëhet gjysh, e bija lind Antoine në Paris, ish-kreu i PS: Impuls për lëvizjen e re



    Share8
    2

    Argumente Dielë, Qershor 17th, 2012






    Edlira me djalin e sapolindur, Antoine



    Vajza e Nanos, Edlira, sjell në jetë fëmijën e parë.

    Ish-kreu i PS: Lajmi më rinon, ndjehem si i ri dhe më ka mbushur plot me energji.

    Fatos Nano që prej dy ditësh është bërë gjysh. Familja e tij është shtuar me një djalë. Vajza e Fatos Nanos, Edlira, lindi fëmijën e parë, i cili është djalë, Antoine. Edlira, vajza e ardhur nga martesa e parë e Nanos me ish-bashkëshorten Rexhina, jeton në Paris dhe punon në INRA, Institutin Kombëtar të Kërkimeve të Agrikulturës, si menaxhere projektesh. Ajo është e martuar me Dimitri Arra, doktor në shkencat matematikore. I kontaktuar në telefon, Fatos Nano tha për “Panorama” se me lindjen e nipit ka marrë lajmin më të bukur të jetës së tij. Duket se lajmi i ardhur në familjen Nano, e cila u shtua me një djalë, ka bërë që vetë Nano t’i shohë gjërat ndryshe. “Lajmi më rinon, ndjehem si i ri dhe më ka mbushur plot me energji”, tha Nano për gazetën “Panorama”. Edlira ka lindur djalin e parë të saj në 15 qershor në një klinikë në paris në orën 03:07 me një peshë 3.180 kg. Sipas Nanos, lindja e nipit ka ardhur në një moment shumë të veçantë të aktivitetit të tij, edhe politik. “Ardhja në jetë e nipit tim Antoine përkon dhe me nisjen e lëvizjes së re në Partinë Socialiste, rilindjen dhe ringritjen e partisë që e rrita dhe më rriti. Kjo më mbush me energji të reja për sfida të reja”, tha mbrëmë vonë Fatos Nano për gazetën.


    Fatos Nano

    Ish-kreu socialist Fatos Nano ka nisur një lëvizje brenda PS për të zëvendësuar kreun socialist nga drejtimi i Partisë Socialiste. “Lëvizja Nano për fitoren e socialistëve”, së cilës po i bashkohen çdo ditë ish-deputetë, kryetarë komunash e bashkish dhe drejtues socialistë të degëve socialiste në të gjithë vendin, synon rikthimin e socialistëve në qeverisje. Kjo lëvizje po ngre strukturat e saj përmes koordinatorëve në të gjithë vendin, nga ku priten të mblidhen firmat e anëtarësisë për një mocion besimi të kryetarit Rama në krye të PS. Nano ka kritikuar mënyrën se si po e drejton Partinë Socialiste Edi Rama, i cili, sipas tij, nuk di që ta bëjë atë fituese të zgjedhjeve të ardhshme. “Fatos Nano i sjell në vëmendje kryetarit të pamerituar dhe humbës kronik të PS, Edi Rama, se Nano ka qenë për 15 vite kryetar i PS e sot është aktualisht anëtar i Asamblesë Kombëtare të PS. Askush nuk mundet t’i mohojë, të deformojë apo zhbëjë historinë dhe vlerat më të mira ndër vite të PS bashkë me Fatos Nanon. Askush nuk mundet ta nxjerrë Fatos Nanon jashtë PS. Historia e Fatos Nanos me PS është histori fituese”, thuhet në një nga njoftimet e shpërndara të “Lëvizjes Nano për fitoren e socialistëve”.

    ARISTIR LUMEZI



    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 19-06-2012 më 02:07

  8. #48
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Citim Postuar më parë nga DeuS Lexo Postimin
    Ja ku erdhi edhe dita qe Brari dhe demonkratet lavderojne Nanon. Brari thote se Nano sjell klime te bute, kurse Edvini e con Shqiperine ne '97-en. Absurditeti qe spikatet ne diskutimet e ketij forumi dhe inkoherenca eshte e padegjuar diku tjeter. Ishte pikerisht Nano dhe Berisha qe shkaktuan 1997-en, nderkohe Rama, edhe pse u vodhen 2 here votat e shqiptareve, edhe pse u vrane 4 shqiptare mizorisht ne protesten kundra qeverise me makabre qe ka pasur ndonjehere ky vend, u terhoq per te shpetuar jete njerezish, per te mos krijuar lufte civile, sic bene kryeministri i sotem dhe ish-kryeministri tjeter, Berisha-Nano, ku shqiptari vrau shqiptarin, se i thuhej se ka ardhur greku ne jug, merrni armet e shkoni qelloni kedo, vrisni c't'ju dale perpara etj etj!

    Sot Brari harron se c'shkruante per Nanon vite me rradhe ne kete forum.
    Sot edhe Saliu, bashke me Brarin & Co, harrojne se c'thonin per Nanon e regjimin e tij!
    Sot Nano na qenkesha i mire, reformator, ekuilibrues, vizionar etj etj!
    Ngrij doren, plasja ballit se nena e injoranteve do jete gjithmone shtatzene..

    C't'i besh, ne keto kohe jetojme dhe rrethuar me bashke-kombas te tille..

    Te rrime shtrember e te flasim drejt. Sala nuk e ka akuzuar kurre Tos Nanon per organizator te '97. Nano ato vite ishte ne burg gjysem i alkolizuar dhe gjysma tjeter puttanier. Bença ishte per Nanon nje lloj kamp-bordelloje.

    Ti si social-punist-satanist duhet t'a dish fort mire kush ishin organizatoret e vertete te '97. "Rastesisht" shumica ishin ithtare social-komunist, ne mos antare te PK ne ilegalitet. "Ilegalet" (te gjithe ithtare te Dulles) ishin forca e vertete e elktoratit socialist.

    T'i kthehemi Tosit. Koha tregoi qe Tosi ishte skile. Burgu e kishte "pjekur". Mbreteroi aq kohe sa shfrytezoi kryeneçesine e Berishes dhe humbi per shkak te natyres se tij mafioze megallomane. Beri gabimin fatal kur filloi te fuste gjithçka vete ne xhep.

    Ndersa Ed Vrroma, natyren megallomane (gjithçka per vete) e kishte qe ne fillim te kryesimit te PS. Siguroi postin e Bashkise me afrimin me Meten, dhe e largoi per te marre komplet llokmen e pushtetit te 2009 per vete.

    Social-komunistet e llogarisin periudhen e opozites si nje lufte civile te brendshme ku lajne hesapet dhe pergatiten per pushtet ne fund te 4-vjeçarit.

    Duke e pare PS si nje organizate te mirefillte mafioze (ne fakt e tille eshte) kemi Nanon nje lloj Tomaso Buscetta apo Bernardo Provenzano dhe Ramen si trashegimtar te vetem te Totò Riina.


    Me thuaj nqs jam shprehur gabim ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  9. #49
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Brar,

    Une te lexova, madje me vemendje edhe pse e dija se c'do shkruaje. Ndryshe nga ti, qe si qellim te vetem ke dergimin e ujit te bacja e Berishes dhe armiku i armikut tend eshte miku yt, une shqetesohem, madje shume, nga kjo corbe qe po gatuhet. Eshte e vertete qe me eshte krijuar nje urrejtje pathollogjike ndaj Berishes, Nanos, Metes etj dhe ndoshta ma erreson arsyetimin, por une shoh nje skenar tjeter qe eshte pregatitur dhe kronollogjine e ngjarjeve qe permende me lart nuk e marr me aq pragamatizem dhe aq pafajesi sa ti..

    Per c'skenar behet fjale:

    Si fillim duhet te te bej te qarte se ky skenar (dhe s'ka tjeter) ka vetem nje rezultat --> vazhdimin e kaosit, destabilitetit e regresin e vendit tim, Shqiperise. Prandaj gjithmone kam insistuar se eshte nje agjenture e forte serbo-greke qe ka nje shekull qe ka mberrthyer prej dhembesh 'vatanin'. Ashtu sic Esat Pashat dikur, sic Ahmet Zogolli, sic Enver Hoxha, sic Sali Berisha e Fatos Nano, ashtu duket se do vazhdoje. Nuk ka fare teori konspirative per tre te paret. Dihet tashme se kush i katapultoi ne pushtet tre te paret. U deshen ca dekada me vone t'i dalin kembet bolles. Prit kur t'ja degjosh krismat edhe ketyre dy te fundit. Eshte jashte cdo llogjike, cdo propabiliteti, cdo analize, qe vendi im, populluar nga nje rrace teper inteligjente, teper te afte individualisht, te kete kaq percarje, kaq prapambetje, kaq histori te vrazhde e pare kolektivisht. Eshte nje dore e keqe prapa cdo skenari..

    Pra, shpejt e shpejt pa mbushur faqe forumi..

    C'po ndodh me te ashtuquajturen 'e djathta' shqiptare? Nese dikur flitej per plasaritje, sot nuk diskutohet me as per carje, por ndarje. Bamir Topi, Gazmend Oketa e figura te tjera me integritet ne PD, u larguan zyrtarisht dhe po formojne parti te re. Parti e djathte, por mbi te gjitha anti-Berishe, anti-diktature. Sado te jete numri i elektoratit qe keta politikane do mbledhin eshte nje dem per Berishen. Po ashtu, zyrtarisht, nje njeri tjeter me integritet te larte, nje patriot qe ju kundervu si trim Sali Berishes e klanit te tij qe fuksionon kundra interesave shqiptare sic ishin rregjistri i popullsise greke, falja e siperfaqes detare grekeve etj nje lufte e cila rezultoi ne mbledhjen e menjehereshme te komisioneve parlametare te PD dhe shkarkimin e tij brutalisht nga puna si nen-Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise, pra Kreshnik Spahiu, formoi zyrtarisht nje parti te tjeter 'te djathte'. Partia e tij Aleaca Kuq e Zi, pavaresisht sesa elektorat arrin te akumuloje, eshte nje minus tjeter per Berishen dhe ujqerit e PD. Ne kete skenar nuk duhet anash-kaluar edhe Ilir Meta dhe klani i tij barbono-kriminal (se keta nuk kane lidhje as me te majtet as me te djathtet por jane thjeshte bakterie qe mbijetojne kudo ku ka gjak) i cili mund te ktheje pllaken sipas sasise se gjakut shqiptar qe do i ofrohet. Pra Berisha dhe partia Demonkratike eshte aktualisht zyrtarisht e fragmentuar dhe te gjithe keto qe permenda me lart (pervec Metes), kane nje qellim te perbashket, largimin e diktatorit dhe dhenien fund te agjentures serbo-greke!

    C'ndodh tani?

    Agjentet mblidhen marrin telefonatat nga Serbia e Greqia. Shpejt mobilizoni Nanon, Shqiperine nuk mund t'a lejojme te fuqizohet ne rajon. Menjehere fillojne drekat e darkat mes Nanos-Berishes (edhe Meta si elektron i lire destabilizues). Duhet te percajme edhe te majten shqiptare, se ne kryesi na ka ardhur nje lider qe eshte allcak nga truni, nuk ka degjon dhe ka dal kundra Berishes, kundra Nanos, kundra Metes!!! (kujto drekat e vjetshme ne Dhermi, gjate zgjedhjes se kryetarit te bashkise se Tiranes)

    Nano-Berisha, binomi i vjeter, dy protagonistet e skenarit te famshem, dy aktoret e politikes shqiptare, dy gjoja-armiqte e dy dekadave post-komuniste, perfundimisht na bashkohen sebashku. Nano kthehet dhe fillon fushate kundra Rames ne favor te Bashes. Menjehere mbledh komunistet e ish-sigurimsat e tij. Basha fiton Bashkine!

    Tani jemi para zgjedhjeve te 2013-tes. Nano luan nje bllof ne pokerin politik alla-shqiptar. Kandidon per president. I pa mbeshtetur nga PS vendos te kandidoje i vetem. Ne gazeta, televizion etj degjohej nje mbeshtetje e papare ndonjehere e Berishes dhe strukturave te PD ne favor te Nanos. Habi! U cudit edhe nje here populli shqiptar! Por plani nuk ishte qe Nano te behej president, se presidenti i duhej Berishes, se ka ceshtjen e Gerdecit, te vraret e 21 Janarit, e gjithe dosjet e ministrave te tij ne prokurori e gjykate dhe i duhet presidenti kukull per te zbatuar urdherat e nxjerre te gjithe te pafajshem. Plani ishte qe Nano te perdorte kandidimin per president si trampoline per kreun e PS. Edhe nese nuk e arrin kete, mjafto te percajme te majten, te krijojme ndonje parti te re te majte. T'a bejme corap elektoratin shqiptar.

    Te zbatojme me rigorozitet urdherat e Serbise e Greqise!

    Persa i perket figures Nano, aftesive te tij politike, kontributit te tij ne stabilitetin e vendit dhe disa veti te tjera qe ke permendur me lart, mjafton te gerrmosh ne kete forum ku ti ke shkruar prej vitesh dhe do dalesh teresisht jo vetem kontradiktor me veten, por do kesh kaluar kufinjte e absurdit!

    Nano eshte nja halabak, nje kriminel i shkolluar mire. Kaq si individ.
    Si politikan, ashtu sic Berisha, Nano eshte nje zbatues i rregullt i urdherave te UDB-se!

    Ti nuk ke nderruar mendje sepse Nano ka ndryshuar. Ti ke nderruar mendje sepse je idhtar i Berishes, i diktatorit te fundit te vendit tim. Armiku i armikut tend, eshte miku yt.

    Gjithcka qe po ndodh, ka ndodhur e do ndodhe (sic parashikohet) eshte shume larg endrres se shqiptareve. Parashikohet serisht nje Shqiperi kaotike, ekonomikisht e derrmuar dhe politikisht e shkaterruar e shoqerisht e percare. Shpresuam qe brezat tona do sakrifikonin rrugeve te botes qe femijet tane te kishin nje Shqiperi te mire, te kishin nje te ardhme premtuese, te ndjeheshin vertet krenar qe jane shqiptare.

    Ps: Pas 5 vjetesh do me lavderosh Gjinushin, Rucin e Doklen. Ne thjeshte mbajme shenim. Asgje s'na ka mbetur tjeter. Trysnia e te pergjumurve, militanteve dhe miopeve politik qenka shume e madhe per t'u perballur. Eshte mekat kur mendon se ky eshte viti jubilar i Shqiperise. Kete vit behemi 100 vjet shtet. Po lexoja disa shkrime te Konices e Nolit para ca ditesh. Ato njerez paskan qene gati gati profete. Shkruanin gati nje shekull me pare dhe me tingellonte sikur shkruanin per Shqiperine e sotme, asgje s'ka ndryshuar nga qemoti e deri me sot!

  10. #50
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    Brar, irelevante pyetja! Gjej rastin te te keshilloj qe Shqiperi, t'a shkruash me shkronje te 'M'adhe!
    Eshte respekti minimal qe mund t'i dhurosh vendit tend. S'te kushton shume, nje prekje butoni..

    BlueBaron (tani e lexova c'ke shkruar),

    Nuk e kam idene sa shtremet ke qendruar kur ke shkruar por di qe s'ke shkruar shume drejte!
    Te shkruash drejte kerkon nje pergjegjesi morale, me veten ne rradhe te pare. Sdq, ai ishte mendimi yt dhe me duhet t'a respektoj. Eshte e drejta jote, ashtu sic kam edhe une te drejten time ne bindjet solide qe kam krijuar mbi individed (meqe procesi i mitizimit te njeriut nuk paska fund) e larte-permendur!

    Thjeshte nuk kuptoj ku e gjeni forcen te 'justifikoni'
    Keto vampire meritojne asnje meshire, meritojne burgun, pike!

Faqja 5 prej 15 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •