Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Bajraku
    Anëtarësuar
    29-02-2012
    Postime
    498

    Deputetët e PDK-së ngrejnë gishtërinjtë pa ditur për çfarë votojnë!?

    Prishtinë, 10 maj - (E plotësuar) Deputetët e PDK-së sërish kanë votuar për diçka që nuk e kishin ditur se për çfarë po votonin. E kjo nuk është hera e parë që ndodh në Kuvendin e Kosovës. Fjala është për mocionin që kushtëzon vazhdimin e bisedimeve të Serbisë me zbardhjen e fatit të personave të të pagjetur. Burime të KTV-së kanë thënë se Grupi parlamentar i PDK-së do të provojë në seancën e së premtes që të kërkojë rivotimin e këtij mocioni.
    Vetëm pas përfundimit të seancës parlamentare ku është votuar për mocionin që kushtëzon vazhdimin e bisedimeve të Serbisë me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur PDK-ja ka shprehur pakënaqësitë e saj.
    Burime të KTV-së, kanë thënë se Grupi parlamentar i PDK-së do të provojë që në seancën e së premtes të kërkojë rivotimin e këtij mocioni.
    Kjo për shkak se, siç thonë burimet, ligjvënës të PDK-së nuk e kanë kuptuar se për çfarë kishin votuar në seancë.
    Një deputet i ka thënë KTV-së se kur është kryer seanca deputetë të PDK-së nuk e kanë përjashtuar opsionin që hiç më larg se të premten të kërkojnë nga kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ta rikthejë në votim mocionin.
    “Kur dolëm nga seanca disa deputetë të PDK-së shpreheshin se nuk e dinin për çfarë kishin votuar. Me siguri do të kërkojnë nga kryeparlamentari Krasniqi rivotim të mocionit. Po të respektoheshin rregullat kreu i Kuvendit nuk do të duhej ta rikthente në votim mocionin”, ka thënë një ligjvënës i Kuvendit.
    Shefin e Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, nëpërmjet telefoni ka thënë për KTV-në se ata do të kërkojnë që rekomandimet të harmonizohen.
    “Është bërë një votim jo i rregullt. Në seancë për të njëjtën çështje janë votuar dy palë rekomandime. Prandaj ato duhet të harmonizohen ngase kështu siç janë votuar ato e humbin esencën e tyre. Ne do të kërkojmë që këto rekomandime të harmonizohen në seancën e së premtes”, ka theksuar Grabovci.
    Megjithatë, rivotimi për po të njëjtin mocion nuk është në harmoni me Rregulloren e Kuvendit të Kosovës, e cila thotë se mocioni për një interpelancë nuk mund të votohet për po të njëjtën çështje pa kaluar 6 muaj.
    Në rregullore thuhet se interpelanca për po të njëjtën çështje nuk mund të parashtrohet më shumë se dy herë gjatë një viti kalendarik.
    http://www.kohaditore.com/index.php?page=1,13,98932

  2. #2
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    vetem mund ta paramendoj, se ç`kaste injorantesh propozon, sjell e voton ligje. E keta do te duhej te vendosin edhe per te ardhmen e shtetit dhe ta integrojne ne strukturat euro-atlantiko-veriore

    Mjere shteti nga duart edhe gishterinjet e kujt ka mbetur te votohet.

    Çfare ti thuhet tjeter, pos mjerim dhe fyerje e inteligjences se atyre qe i kane dhene voten ta perfaqesojne injorante te tille.
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  3. #3
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin

    Po ti kqyrjav njehere Mjekrrat 1 meter skan kohe me lexu se ju duhet me miremajt mjekrren

  4. #4
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Lexuesi_ Lexo Postimin
    Po ti kqyrjav njehere Mjekrrat 1 meter skan kohe me lexu se ju duhet me miremajt mjekrren

    mire e keni, qe nuk po del ndokush te ju akuzoj edhe tu vendos vulen sikur ketyre shqipeve te maqedonise ekstremista, se me keta qe keni hyhyyyyyy, e me mire mos ti kishit pasur

    te pakten ne Lugine e kemi shkruar haptas I`m Terrorist

    ama e shkruar ne gjuhen angleze nuk te llogaritet, qofte edhe nese te shohin me bombe ne dore ahahahahaha

    Shpresoj, te mos e marrin shembullin tone kur te dalin ne protesta perseri ne Shkup, ta shkruajne I`m Terrorist plus edhe ata flamujt, se kane per te ngritur ne gjendje gadishmerie edhe mamajen Shqiperi si anetare e NATO-s ne lufte kunder terrorizmit hahahahaaaaa
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    përjashtuar
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Pirate of Love Lexo Postimin
    vetem mund ta paramendoj, se ç`kaste injorantesh propozon, sjell e voton ligje. E keta do te duhej te vendosin edhe per te ardhmen e shtetit dhe ta integrojne ne strukturat euro-atlantiko-veriore

    Mjere shteti nga duart edhe gishterinjet e kujt ka mbetur te votohet.

    Çfare ti thuhet tjeter, pos mjerim dhe fyerje e inteligjences se atyre qe i kane dhene voten ta perfaqesojne injorante te tille.
    Keta marrin SMS, para se ty hyjne ne Kuvend me porosi: "Voto PER" APO "KUNDER",
    ashtuqe te mos mundohen fare te lexojne (per cfare eshte fjala).
    Por, permbi gjysma jon lepismena...
    Dine vetem te numrojne (te vjedhurat)

    *

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kur ne mesin e ktyre deputetve te PDK-s ka analfabeta

  7. #7
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kur ne mesin e ktyre deputetve te PDK-s ka analfabeta
    Beni? A eshte e vertet se nuk doni me marr pjese ne zgjedhjet e Kaqanikut, sepse e dini qe ne fillim se do pesoni fiasko
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Gogi Lexo Postimin
    Beni? A eshte e vertet se nuk doni me marr pjese ne zgjedhjet e Kaqanikut, sepse e dini qe ne fillim se do pesoni fiasko
    Gogi ,a mundesh me e dhan nji koment si perkrahes i denj i PDK-s,si mundet me ndodh qe deputetet e PDK-s te votojn e mos te din se qka votuan.

  9. #9
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kur ne mesin e ktyre deputetve te PDK-s ka analfabeta
    Kjo eshte pak e keqe. Pse spo i perfshin te gjitha partite : Po veq nja.

  10. #10
    ...in the battle of Love! Maska e Pirate of Love
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    Made in Lugina!
    Postime
    1,030
    Citim Postuar më parë nga Norça.li Lexo Postimin
    Keta marrin SMS, para se ty hyjne ne Kuvend me porosi: "Voto PER" APO "KUNDER",
    ashtuqe te mos mundohen fare te lexojne (per cfare eshte fjala).
    Por, permbi gjysma jon lepismena...
    Dine vetem te numrojne (te vjedhurat)

    *

    per ate, qe nuk dijne, ua kishim derguar Lexuesin ti mesoj lexim plus edhe te paguhej nga fondet e tyre me Ojrat qe i kane, ama e keqja eshte qe nuk duan as leximin te mesojne ahahahaa

    mu sikur te ajo vjersha;

    s`di me shkru as me lixu, por dua Ojra, shume Ojra me fitu
    ...nuk i dihet kurre, nuk i dihet kurre, ndoshta vjen momenti...!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •