Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    7

    Rastësi apo inteligjencë?

    Rastësi apo inteligjencë?
    Analizë
    Universiteti i Torontos

    Vërtet, kjo gjithësi shfaq një perspektivë të rendit dhe vazhdimësisë. Për shembull, ne
    mund të vështrojmë rregullsinë e madhe me të cilën trupat qiellorë përcjellin orbitën
    precize, dhe të mahnitemi me mënyrën në të cilën uji i deteve sillet deri te toka nga retë
    që i lëvizin erërat, të cilat sipas radhës janë të formuara me avullimin e ujit; pa këtë
    plotësim, jeta do të ishte e pamundur. Ne po ashtu mahnitemi me modelet migruese të
    shumë llojeve, përfshirë ngjalat e porsalindura që udhëtojnë me mijëra milje oqeanike që
    të strehohen në rrymat (rrjedhat) e veta lokale, dhe të bletëve, të cilat përdorin dritën e
    diellit për navigim në kërkimin e tyre për nektar. Ne mund të mendojmë në atë se pse të
    gjitha gjërat e gjalla ekzistojnë në çifte, dhe të sodisim mbi optimumin e proceseve që
    përfshijnë tërë universin. Madje, edhe ndryshimet e jashtëzakonshme minutore do të
    çrregullonin balancimet në natyrë; fundja, sikur orbita e tokës të kthehej pak në cilëndo
    anë, uji dhe format rezultuese të jetës s’do të paraqiteshin. Në të vërtetë, në vështrojmë
    një unitet në ligjet e kozmosit. Përmes spektrumit të shtrirjes jetësore dhe të pajetë, prej
    grimcave subatomike mikrokozmike deri te zgjerimi makrokozmik i vetë universit,
    integrimi manifestohet në çdo nivel.
    Të menduarit mund të na çojë deri te pyetjet përkatëse: A do të mund të ngrihej një rend
    përfshirës i tillë thjesht nga rastësia e paqëllimtë? Apo, a do të mund të ishte ndonjë
    shpikës inteligjent i këtij koleksioni spektakular i formave jetësore dhe të pajetë – një
    përpilues që ka mundur t’i zhvillojë ato përmes proceseve që tek mbetet të vendosen
    (zbulohen) plotësisht? Cilat konkludime janë evidente?
    A ka mundësi që të gjitha shkronjat në këtë fletë të ndahen vetvetiu rastësisht, që të
    formojnë këto fjali të strukturuara dhe të kuptimplota? Si atëherë mundet që qenia
    njerëzore – me vesh, sy dhe mendje – të jetë formuar rastësisht? A është e besueshme që
    një univers i pafund me miliarda galaksione të panumërta te ketë evoluar rastësisht? A
    nuk e tejkalon integrimi dhe kompleksiteti i një qelize të vetme atë të një letre të thjeshtë
    me të shkruar të kuptueshëm në të, lere më universi me tërë atë që përmban?
    (Posaçërisht pasi universi po ashtu përmban këtë copë letre...!)
    Ne e dimë që ne nuk jemi shkaku i vetës sonë, sepse zhvillimi embrional është i
    organizuar dhe drejtuar në etapa nën ligjet natyrore. Por i drejtuar nga ligjet e kujt?
    Rastësisë? Apo inteligjencës?
    Çka lidhur me shumëllojshmërinë e qenieve të pafundme? A do të mund të ishin këto
    përgjegjëse për këtë fabrikim kozmologjik? A nuk do të ishte gjendja rezultuese e këtij
    universi e çrregulluar dhe kaotike për shkak të urdhrave konfliktuozë të këtyre
    entiteteve të pafundme e të fuqishme, të cilat do të mundoheshin që të ngriheshin në
    fronin e autoritetit në rivalitet? Vërtet, në një regjim të tillë, do të pritej të shihnim një 2 MBUROJA.net
    mospërputhje ne univers në kundërshtim me përputhjen. Në vend të shiut, ne
    përfytyrimisht do të mund të përjetonim një rrebesh elefantësh nga qielli. (Sigurisht që
    ombrella nuk do të ishte tmerrësisht e dobishme në një gjithësi të tillë!) Në një skenar të
    tillë sigurisht se do të parashtrohej pyetja: cila nga krijesat e pafundme është paraqitur e
    para? Dhe pse? Në anën tjetër, nëse një shumëllojshmëri e tillë e qenieve të pafundme do
    të ishte në një harmoni të përsosur gjatë tërë kohës, atëherë s’do të kishte nevojë për më
    shumë se një – e as që ka ndonjë dëshmi.
    Nëse reagimi juaj ndaj hipotezës së rastësisë (krijimit të paqëllimtë) dhe
    shumëllojshmërisë (krijimit nga dy apo më shumë qenieve) është negative, atëherë
    përgjigja jonë duhet të shtrihet në mes zeros dhe dyshit. Me fjalë tjera, mund të jetë
    vetëm një inteligjencë unike drejtuese – unike për shkak të mospasjes së gjysmë-zotave,
    ndërmjetësuesve, qenieve mistike inkarnuese, apo ndonjë tjetër shoqërues njerëzor ose
    jonjerëzor. Kjo inteligjencë e pafundme e vetme, atëherë, do të ketë krijuar dhe zhvilluar
    të gjitha gjërat e gjalla dhe të pajetë, si dhe vetë hapësirën/kohën, dhe prandaj duhet që
    të jetë e pavarur prej saj.
    Nëse ky është konkludimi ynë, atëherë do të thotë se format e panumërta të materies
    dhe energjisë, si dhe struktura psikologjike e qenies njerëzore duhet t’i jenë nënshtruar
    ligjeve natyrore të kësaj inteligjence drejtuese të vetme dhe të pavarur.
    Krahas kësaj varësie të pavullnetshme psikologjike të qenieve njerëzore ndaj ligjeve të
    caktuara natyrore, ne jemi të pajisur me mendje e cila ka kapacitet që vullnetarisht të
    pyes dhe arsyetojë. Personi i arsyeshëm do të ishte tërhequr në mënyrë natyrore deri te
    konkludimi logjik në ekzistimin e një shpikësi unik, dhe si pasojë një qëllimi
    kuptimplotë të kësaj ekzistence. Personi i tillë do të jetonte me këtë njohje, në paqe me
    veten e tij apo saj dhe me pjesën tjetër të natyrës.
    Vërtet, njerëzit e arsyeshëm jetojnë dhe kanë jetuar përgjatë epokave në të gjitha pjesët e
    botës. Ata mund të gjenden duke jetuar në mesin e xhunglave të bollshme apo në qytetet
    tona të mëdha, të populluara dendur dhe të mbushura...

  2. #2
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    INTERESTING........
    Mendj se gjithshka qe na rrethon, cdo ngacmim ne trurin tone jane ne, njerezit qe i perceptojme si te tilla. Cilesia e arsyes sone (pasi kjo e fundit ka histori) eshte duke u rritur ne menyre papershkrueshmerisht te shpejte, fale komunikimit po kaq te shpejte ne dekadat e fundit. Pra, qe te arrijme akoma dhe te shtrojme nje pyetje me te thjeshte, pergjigjja do te jete ne, njerezit.
    Nuk mendoj se mund te ndajme rastesine nga inteligjenca ne nje kohe kur nuk njohim mire as njeren as tjetren.
    Ne jemi "viktima" te nje menyre shfaqjeje te materies, por qe me aq sa pervetsojme jemi superiore ndaj shfaqjeve te tjera qe njohim. Kjo nuk perjashton mundesine e inferioritetit ndaj qenieve te tjera qe mendojme se ekzistojne dhe qe sigurisht ekzistojne po te kemi parasysh sa te vegjel jemi ne kete gjithesi.
    Gezuar!
    Uji: H2O
    Rakia: H2 OOOOO HO HOOOO

  3. #3
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Shkrimi eshte interesant dhe me nje shkalle elokuence te admirueshme. Gjithsesi, do desha te di me shume rreth keti "Universitetit te Torontos" Cili eshte ai, kush jane autoret e ketij shkrimi, ne c'hipoteza, zbulime apo kerkime bazohet.

    Perpara se te jap mendimin tim specifik mbi hipotezat qe hidhen me shkrime te tilla e gjykoj te nevojshme respektimin e konditave te cekura me lart, sepse edhe une mund te bej nje shkrim ne emer te kompanise ku punoj por sigurisht nuk pertoj te vej autoret, si dhe te nxjerrim footnotat perkatese per gjeneralizimet te cilat kerkojne mbeshtetje ne burime te sigurta.

    S,
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    asnjera prej te dyjave,
    provojeni perseri.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Rastësi apo inteligjencë?
    ...

    Ka shenjat e nje "eksperimenti" pa fill e pa fund, ne vazhdimesi... Ideatori, regjisori, programuesi, projektuesi(ne thonjeza) ka tendenca sa te qarta po aq dhe tejet misterioze.

    Koncepti yne i rastesise dhe inteligjences eshte i kufizuar qe ne formimin më te hershem te secilit term. Ketu fillojne edhe divergjencat "ne tym."
    Te pakten duket se kemi ende "rruge" per te bere...

    p.s Teist <--> Ateist, asnje ndryshim rrenjesor, pervecse "pozicionim" perceptimesh te individualizuara(ndikim kendveshtrimi personal tangjent me pervojat jetesore)

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-04-2012
    Postime
    127
    Citim Postuar më parë nga Scion Lexo Postimin
    Cili eshte ai, kush jane autoret e ketij shkrimi, ne c'hipoteza, zbulime apo kerkime bazohet.
    Duhet te kete te pakten 10 grada shkencore, te dije 10 gjuhe te huaja, te ket mbajtur leksione ne 200 vende ne mbare boten ....Sepse po te jete nje njeri i thjeshte, ti patjeter qe do ta refuzoje kete shkrim ?

    Perpara se te jap mendimin tim specifik mbi hipotezat qe hidhen me shkrime te tilla e gjykoj te nevojshme respektimin e konditave te cekura me lart
    Te pelqeu shkrimi dhe tani kerkon referenca per te dhen mendimin tend

    Mbaje fare mendimin tend per vete

  7. #7
    Enraged Maska e Scion
    Anëtarësuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar më parë nga V.I.P Member Lexo Postimin
    Duhet te kete te pakten 10 grada shkencore, te dije 10 gjuhe te huaja, te ket mbajtur leksione ne 200 vende ne mbare boten ....Sepse po te jete nje njeri i thjeshte, ti patjeter qe do ta refuzoje kete shkrim ?

    Te pelqeu shkrimi dhe tani kerkon referenca per te dhen mendimin tend

    Mbaje fare mendimin tend per vete
    Ik ore merru me temen e jo me pjesemarresit. Kerkesa ime eshte per ti shtuar besueshmeri temes dhe s'ka te beje fare me ate cfar mendon ti.
    What can be asserted without evidence, can be dismissed without evidence

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga analysis Lexo Postimin
    Rastësi apo inteligjencë?
    Analizë
    Universiteti i Torontos

    Vërtet, kjo gjithësi shfaq një perspektivë të rendit dhe vazhdimësisë. Për shembull, ne
    mund të vështrojmë rregullsinë e madhe me të cilën trupat qiellorë përcjellin orbitën
    precize, dhe të mahnitemi me mënyrën në të cilën uji i deteve sillet deri te toka nga retë
    që i lëvizin erërat, të cilat sipas radhës janë të formuara me avullimin e ujit; pa këtë
    plotësim, jeta do të ishte e pamundur. Ne po ashtu mahnitemi me modelet migruese të
    shumë llojeve, përfshirë ngjalat e porsalindura që udhëtojnë me mijëra milje oqeanike që
    të strehohen në rrymat (rrjedhat) e veta lokale, dhe të bletëve, të cilat përdorin dritën e
    diellit për navigim në kërkimin e tyre për nektar. Ne mund të mendojmë në atë se pse të
    gjitha gjërat e gjalla ekzistojnë në çifte, dhe të sodisim mbi optimumin e proceseve që
    përfshijnë tërë universin. Madje, edhe ndryshimet e jashtëzakonshme minutore do të
    çrregullonin balancimet në natyrë; fundja, sikur orbita e tokës të kthehej pak në cilëndo
    anë, uji dhe format rezultuese të jetës s’do të paraqiteshin. Në të vërtetë, në vështrojmë
    një unitet në ligjet e kozmosit. Përmes spektrumit të shtrirjes jetësore dhe të pajetë, prej
    grimcave subatomike mikrokozmike deri te zgjerimi makrokozmik i vetë universit,
    integrimi manifestohet në çdo nivel.
    Të menduarit mund të na çojë deri te pyetjet përkatëse: A do të mund të ngrihej një rend
    përfshirës i tillë thjesht nga rastësia e paqëllimtë? Apo, a do të mund të ishte ndonjë
    shpikës inteligjent i këtij koleksioni spektakular i formave jetësore dhe të pajetë – një
    përpilues që ka mundur t’i zhvillojë ato përmes proceseve që tek mbetet të vendosen
    (zbulohen) plotësisht? Cilat konkludime janë evidente?
    A ka mundësi që të gjitha shkronjat në këtë fletë të ndahen vetvetiu rastësisht, që të
    formojnë këto fjali të strukturuara dhe të kuptimplota? Si atëherë mundet që qenia
    njerëzore – me vesh, sy dhe mendje – të jetë formuar rastësisht? A është e besueshme që
    një univers i pafund me miliarda galaksione të panumërta te ketë evoluar rastësisht? A
    nuk e tejkalon integrimi dhe kompleksiteti i një qelize të vetme atë të një letre të thjeshtë
    me të shkruar të kuptueshëm në të, lere më universi me tërë atë që përmban?
    (Posaçërisht pasi universi po ashtu përmban këtë copë letre...!)
    Ne e dimë që ne nuk jemi shkaku i vetës sonë, sepse zhvillimi embrional është i
    organizuar dhe drejtuar në etapa nën ligjet natyrore. Por i drejtuar nga ligjet e kujt?
    Rastësisë? Apo inteligjencës?
    Çka lidhur me shumëllojshmërinë e qenieve të pafundme? A do të mund të ishin këto
    përgjegjëse për këtë fabrikim kozmologjik? A nuk do të ishte gjendja rezultuese e këtij
    universi e çrregulluar dhe kaotike për shkak të urdhrave konfliktuozë të këtyre
    entiteteve të pafundme e të fuqishme, të cilat do të mundoheshin që të ngriheshin në
    fronin e autoritetit në rivalitet? Vërtet, në një regjim të tillë, do të pritej të shihnim një 2 MBUROJA.net
    mospërputhje ne univers në kundërshtim me përputhjen. Në vend të shiut, ne
    përfytyrimisht do të mund të përjetonim një rrebesh elefantësh nga qielli. (Sigurisht që
    ombrella nuk do të ishte tmerrësisht e dobishme në një gjithësi të tillë!) Në një skenar të
    tillë sigurisht se do të parashtrohej pyetja: cila nga krijesat e pafundme është paraqitur e
    para? Dhe pse? Në anën tjetër, nëse një shumëllojshmëri e tillë e qenieve të pafundme do
    të ishte në një harmoni të përsosur gjatë tërë kohës, atëherë s’do të kishte nevojë për më
    shumë se një – e as që ka ndonjë dëshmi.
    Nëse reagimi juaj ndaj hipotezës së rastësisë (krijimit të paqëllimtë) dhe
    shumëllojshmërisë (krijimit nga dy apo më shumë qenieve) është negative, atëherë
    përgjigja jonë duhet të shtrihet në mes zeros dhe dyshit. Me fjalë tjera, mund të jetë
    vetëm një inteligjencë unike drejtuese – unike për shkak të mospasjes së gjysmë-zotave,
    ndërmjetësuesve, qenieve mistike inkarnuese, apo ndonjë tjetër shoqërues njerëzor ose
    jonjerëzor. Kjo inteligjencë e pafundme e vetme, atëherë, do të ketë krijuar dhe zhvilluar
    të gjitha gjërat e gjalla dhe të pajetë, si dhe vetë hapësirën/kohën, dhe prandaj duhet që
    të jetë e pavarur prej saj.
    Nëse ky është konkludimi ynë, atëherë do të thotë se format e panumërta të materies
    dhe energjisë, si dhe struktura psikologjike e qenies njerëzore duhet t’i jenë nënshtruar
    ligjeve natyrore të kësaj inteligjence drejtuese të vetme dhe të pavarur.
    Krahas kësaj varësie të pavullnetshme psikologjike të qenieve njerëzore ndaj ligjeve të
    caktuara natyrore, ne jemi të pajisur me mendje e cila ka kapacitet që vullnetarisht të
    pyes dhe arsyetojë. Personi i arsyeshëm do të ishte tërhequr në mënyrë natyrore deri te
    konkludimi logjik në ekzistimin e një shpikësi unik, dhe si pasojë një qëllimi
    kuptimplotë të kësaj ekzistence. Personi i tillë do të jetonte me këtë njohje, në paqe me
    veten e tij apo saj dhe me pjesën tjetër të natyrës.
    Vërtet, njerëzit e arsyeshëm jetojnë dhe kanë jetuar përgjatë epokave në të gjitha pjesët e
    botës. Ata mund të gjenden duke jetuar në mesin e xhunglave të bollshme apo në qytetet
    tona të mëdha, të populluara dendur dhe të mbushura...
    Asnjëra nga të dyja.
    Ka shumë pasaktësira e mangësira në këtë analizë...
    - planetet nuk kanë orbita precize, një orbitë rrethore është orbitë precize, por në fakt orbitat e tyre janë eliptike.
    - ka plot gjallesa që shumohen joseksuale, pra nuk gjallojnë në cifte.
    - këndvështrimi për jetën në univers shumë i cekët.
    - shkaku (shpikësi unik!!! e përse kjo inteligjenca e pafundme e vetme duhet të shpikë?) pasoja, qëllimi kuptimplotë i kësaj ekzistence...
    e si paska fillim shkak-pasoja? po të kishte nuk kishte pse të quhej më e tillë. por do të quhej pordhë me rigon.
    pjerdh në njërën qodhe të universit ky shpikësi unik dhe shpërndahet rigoni në anët e tjera e kështu për pasojë vazhdon tralalaja e kësaj analizës....

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-05-2012
    Postime
    7
    Citim Postuar më parë nga baaroar Lexo Postimin

    Logjika dhe analiza jote per ni mendim tpergjithshem qe duhet me ta dhene ty si mundohesh te argumentosh dhe te qosh pluhur rreth asaj qe ceket me lart esht : Ti paske Fat qe paske Msu Shkrim lexim paske arrit Sukkses tmadh,asgje me shum.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Perfundimi i analizes cili eshte? Mua me duket si nje hartim me shume se sa analize, per me teper shume konfuze dhe e pasakte.
    Ca ti besh se nuk kemi kohe se ta kisha zberthyer fjale per fjale ate shkrimin qe te kuptoje sa lemsh qe eshte dhe qe nuk te çon asgjekundi.

    Dhe pergjigja ndaj pyetjes tende eshte "asnjera nga te dyja".

    Habitem me disa ketu qe komentojne "interesante", seriozisht? "elokuente", prap pyes seriozisht?
    Stili letrar i shkrimit le per te deshiruar sepse duket qe nuk eshte i natyrshem por i sforcuar dhe i ekzagjeruar.
    Nuk ka analize, as hipoteza, ka vetem nje sere pyetjesh e pohimesh qe nuk kane lidhje me njera tjetren.

    Sorry, per mua ngel ne klase.
    Ndryshuar për herë të fundit nga xfiles : 09-05-2012 më 17:01

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •