
Postuar më parë nga
analysis
Rastësi apo inteligjencë?
Analizë
Universiteti i Torontos
Vërtet, kjo gjithësi shfaq një perspektivë të rendit dhe vazhdimësisë. Për shembull, ne
mund të vështrojmë rregullsinë e madhe me të cilën trupat qiellorë përcjellin orbitën
precize, dhe të mahnitemi me mënyrën në të cilën uji i deteve sillet deri te toka nga retë
që i lëvizin erërat, të cilat sipas radhës janë të formuara me avullimin e ujit; pa këtë
plotësim, jeta do të ishte e pamundur. Ne po ashtu mahnitemi me modelet migruese të
shumë llojeve, përfshirë ngjalat e porsalindura që udhëtojnë me mijëra milje oqeanike që
të strehohen në rrymat (rrjedhat) e veta lokale, dhe të bletëve, të cilat përdorin dritën e
diellit për navigim në kërkimin e tyre për nektar. Ne mund të mendojmë në atë se pse të
gjitha gjërat e gjalla ekzistojnë në çifte, dhe të sodisim mbi optimumin e proceseve që
përfshijnë tërë universin. Madje, edhe ndryshimet e jashtëzakonshme minutore do të
çrregullonin balancimet në natyrë; fundja, sikur orbita e tokës të kthehej pak në cilëndo
anë, uji dhe format rezultuese të jetës s’do të paraqiteshin. Në të vërtetë, në vështrojmë
një unitet në ligjet e kozmosit. Përmes spektrumit të shtrirjes jetësore dhe të pajetë, prej
grimcave subatomike mikrokozmike deri te zgjerimi makrokozmik i vetë universit,
integrimi manifestohet në çdo nivel.
Të menduarit mund të na çojë deri te pyetjet përkatëse: A do të mund të ngrihej një rend
përfshirës i tillë thjesht nga rastësia e paqëllimtë? Apo, a do të mund të ishte ndonjë
shpikës inteligjent i këtij koleksioni spektakular i formave jetësore dhe të pajetë – një
përpilues që ka mundur t’i zhvillojë ato përmes proceseve që tek mbetet të vendosen
(zbulohen) plotësisht? Cilat konkludime janë evidente?
A ka mundësi që të gjitha shkronjat në këtë fletë të ndahen vetvetiu rastësisht, që të
formojnë këto fjali të strukturuara dhe të kuptimplota? Si atëherë mundet që qenia
njerëzore – me vesh, sy dhe mendje – të jetë formuar rastësisht? A është e besueshme që
një univers i pafund me miliarda galaksione të panumërta te ketë evoluar rastësisht? A
nuk e tejkalon integrimi dhe kompleksiteti i një qelize të vetme atë të një letre të thjeshtë
me të shkruar të kuptueshëm në të, lere më universi me tërë atë që përmban?
(Posaçërisht pasi universi po ashtu përmban këtë copë letre...!)
Ne e dimë që ne nuk jemi shkaku i vetës sonë, sepse zhvillimi embrional është i
organizuar dhe drejtuar në etapa nën ligjet natyrore. Por i drejtuar nga ligjet e kujt?
Rastësisë? Apo inteligjencës?
Çka lidhur me shumëllojshmërinë e qenieve të pafundme? A do të mund të ishin këto
përgjegjëse për këtë fabrikim kozmologjik? A nuk do të ishte gjendja rezultuese e këtij
universi e çrregulluar dhe kaotike për shkak të urdhrave konfliktuozë të këtyre
entiteteve të pafundme e të fuqishme, të cilat do të mundoheshin që të ngriheshin në
fronin e autoritetit në rivalitet? Vërtet, në një regjim të tillë, do të pritej të shihnim një 2 MBUROJA.net
mospërputhje ne univers në kundërshtim me përputhjen. Në vend të shiut, ne
përfytyrimisht do të mund të përjetonim një rrebesh elefantësh nga qielli. (Sigurisht që
ombrella nuk do të ishte tmerrësisht e dobishme në një gjithësi të tillë!) Në një skenar të
tillë sigurisht se do të parashtrohej pyetja: cila nga krijesat e pafundme është paraqitur e
para? Dhe pse? Në anën tjetër, nëse një shumëllojshmëri e tillë e qenieve të pafundme do
të ishte në një harmoni të përsosur gjatë tërë kohës, atëherë s’do të kishte nevojë për më
shumë se një – e as që ka ndonjë dëshmi.
Nëse reagimi juaj ndaj hipotezës së rastësisë (krijimit të paqëllimtë) dhe
shumëllojshmërisë (krijimit nga dy apo më shumë qenieve) është negative, atëherë
përgjigja jonë duhet të shtrihet në mes zeros dhe dyshit. Me fjalë tjera, mund të jetë
vetëm një inteligjencë unike drejtuese – unike për shkak të mospasjes së gjysmë-zotave,
ndërmjetësuesve, qenieve mistike inkarnuese, apo ndonjë tjetër shoqërues njerëzor ose
jonjerëzor. Kjo inteligjencë e pafundme e vetme, atëherë, do të ketë krijuar dhe zhvilluar
të gjitha gjërat e gjalla dhe të pajetë, si dhe vetë hapësirën/kohën, dhe prandaj duhet që
të jetë e pavarur prej saj.
Nëse ky është konkludimi ynë, atëherë do të thotë se format e panumërta të materies
dhe energjisë, si dhe struktura psikologjike e qenies njerëzore duhet t’i jenë nënshtruar
ligjeve natyrore të kësaj inteligjence drejtuese të vetme dhe të pavarur.
Krahas kësaj varësie të pavullnetshme psikologjike të qenieve njerëzore ndaj ligjeve të
caktuara natyrore, ne jemi të pajisur me mendje e cila ka kapacitet që vullnetarisht të
pyes dhe arsyetojë. Personi i arsyeshëm do të ishte tërhequr në mënyrë natyrore deri te
konkludimi logjik në ekzistimin e një shpikësi unik, dhe si pasojë një qëllimi
kuptimplotë të kësaj ekzistence. Personi i tillë do të jetonte me këtë njohje, në paqe me
veten e tij apo saj dhe me pjesën tjetër të natyrës.
Vërtet, njerëzit e arsyeshëm jetojnë dhe kanë jetuar përgjatë epokave në të gjitha pjesët e
botës. Ata mund të gjenden duke jetuar në mesin e xhunglave të bollshme apo në qytetet
tona të mëdha, të populluara dendur dhe të mbushura...
Krijoni Kontakt