Close
Faqja 20 prej 76 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 760
  1. #191
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Aksioni “Monstër”me plotë shkelje ligjore dhe parregullsi


    Forumi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Klubi Demokratik kanë reaguar ndaj aksionit të koduar “Monstër” gjatë të cilit u arrestuan 20 të dyshuar, mes tyre edhe shtatë femra.

    “Aksioni masovik policor i mëngjesit të 1 majit, gjatë të cilit sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme janë arrestuar aktorët e vrasjes së pesëfishtë tek Liqeni i Smilkovcit, për fat të keq, u shoqërua me një sërë shkelje ligjore dhe parregullsi, të cilat, pavarësisht peshës së rastit, nuk guxojnë t’i ndodhin një shteti demokratik, aspirant për në strukturat euroatlantike. Ndër të tjera, gjatë aksionit policor u shkel e drejta e privatësisë së individit dhe familjes, përmes fotografimit dhe incizimit të aksionit në fjalë, e pastaj nxjerrjes dhe emetimit të këtyre pamjeve në mjetet e informimit, ku ndër të tjera tregoheshin edhe persona të zhveshur gjysmëlakuriq. Po ashtu, nga vet institucionet e shtetit, ministrja e punëve të brendshme dhe prokurori, u shkel një nga parimet kryesore kushtetuese, prezumimi i pafajësisë, duke i shpallur tanimë personat e arrestuar si vrasës, radikalë islamikë dhe terroristë”,thuhet në reagim.

    Organizatat e lartpërmenduar gjithashtu theksojnë në reagim se, “Shqetësuese në gjithë këtë rrëfim është edhe roli negativ dhe tendencioz i disa medieve maqedonase, të cilat nuk ngurrojnë të ofendojnë në mënyrën më të vrazhdë dhe më të paturpshme, akoma pa u deklaruar gjykata lidhur me fajësinë apo pafajësinë e personave të ndaluar”.

    “Duke pasur parasysh përvojën e hidhur të deritanishme me një sërë procese të montuara gjyqësore kundër shqiptarëve, kërkojmë angazhim më të madh të subjekteve relevante politike në vend dhe të faktorit ndërkombëtar në ndjekjen e hetimeve dhe procesit të gjykimit, me qëllim të zbardhjes së drejtë të rastit dhe dënimit të fajtorëve të vërtetë”, thuhet më tej në reagim.

    Që të tri këto organizata dënojnë vrasjen e pesëfishtë, por shprehen kundër veprimeve të policisë që tejkalojnë procedurat ligjore dhe nuk respektojnë parimin e prezumimit të pafajësisë.

    (INA)
    Sui generis

  2. #192
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Ju rikujtojmë se nesër (4 Maj 2012), ne ora 13 nga lagjeja Caircanje e Jahja Pashës do të fillojë protesta paqësore si shenjë revolte kundër arrestimeve të familjarëve shqiptarë dhe femrave të pafajshme, që shfaqen nëpër media dhe akuzohen si pjesë e rrjetit të islamit radikal.

    Apelohet që qytetarët të marrin pjesë masivisht.
    Nuk dihet se kush është organizatorë i protestës.

    Marre nga FB , organizator= vet Populli

  3. #193
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Flm për përkrahjen more qen!

    Rexhepi: Do të kërkohen ‘të ikurit e Jankulovskës’



    Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do të shqyrtojë kërkesën ministrisë homologe maqedonase për të gjurmuar për dy prej të dyshuarave për përfshirjen në grupin që dyshohet për vrasjen e pesëfishtë që ndodhi më 12 prill në Smilkovc të Shkupit.
    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka dërguar kërkesën e lartpërmendur në të cilën pretendohet se dy të akuzuarit nga Shkupi, Afrim Ismailoviq dhe Halil Demiri, kanë ikur në Kosovë.

    Ministri Bajram Rexhepi, në një prononcim për “Tribuna Shqiptare”, ka thënë se do të shqyrtohet kërkesa e palës maqedonase. “Kjo bëhet në bazë të protokollit të bashkëpunimit policor ndërmjet të dy vendeve. Prandaj, dy policitë do të bashkëpunojnë për ta zbardhur rastin”, ka thënë Rexhepi.

    Sipas tij, nëse të dyshuarit ndodhen në Kosovë dhe arrestohen, atëherë çështje e ekstradimit të tyre është kompetencë e Ministrisë së Drejtësisë.

    Ministrja e Brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankulovka, ka thënë se dy nga pesë të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë, janë arratisur ilegalisht në Kosovë.

    /Telegrafi/
    Sui generis

  4. #194
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shkruan njëri nga viktimat e këtij operacioni sllav i cili u mor në pyetje nga policia!

    Shtet, që nuk e do shtetin e vet


    Burhan SEFERI - është njëri ndër ata që është marrë në pyetje nga policia, në lidhje me aksionin "Monstrum", dhe ka shkruar një artikull, ekskluzivisht për Almakos

    Aksionet e përditshme të qeverisë aktuale nëpër lagjet e Shkupit, vetëm se e tregojnë urrejtjen që e kanë ndaj shqiptarëve musliman, urrejtje e nxjerrë nga zemrat e tyre. Nënçmimi, fyerja, malltretimi dhe burgosja, janë mënyrat me të cilën ky shtet, i ruan të drejtat njerëzore?

    Nuk ka ndodhur në historinë e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, që ndonjë shtet, qoftë ky lindorë apo perëndimorë, ta sakrifikon qetësinë e popullit të vet, për hyrjen në organizatat ndërkombëtare. E për fat të keq, kjo edhe po ndodhë. Të gatshëm dhe të radhitur në radhët e sfidës kundër popullit, të gatshëm për gjithçka, ata në mëngjeset e ftohta, marrin rrugën me një ushtri mbi 500 ushtarë, të nënçmojnë dhe të fusin frikën nëpër shtëpitë shqiptare muslimane, e pastaj të njëjtit shqiptarë, t’i quajnë boshnjak nën arsyetimin se nuk duan luftë ndëretnike.

    Interesant se si, kur është në pyetje mbrojtja e interesit të tyre personal, fshatarët bëhen profesionist, deklaratat në një kohë të shkurtër, ndërrohen në 3-4 herë, gënjeshtrat e mbulojnë të vërtetën, e vërtetë që ata e kanë dëshmuar me gjuhët e tyre.

    Me ndodhinë e fundit, u vërtetua ajo që është thënë edhe më herët, se për fatin e keq të tyre, ata nuk dëshirojnë të bashkëjetojnë me ne. Nëse e pyet çdo maqedon që e takon në rrugë, se kush e bëri vrasjen dhe a janë të burgosurit vrasësit? Duke buzëqeshur do të tregon se e gjithë kjo është komplot i instaluar nga jashtë, nga nëna fqinje e kësaj qeverie, Serbia, e për ta marr përsipër shqiptarët e mjerë, të cilët janë dhenë, pa bariun e tyre, apo që kanë bari, por që rrinë si zagarë pas ministres, i buzëqeshur, i kënaqur me operacionin, që pretendohet sukses.

    Dua ta pyes Xhelal Bajramin, si do të ishte puna që “gabimisht” të hyjnë në shtëpinë e tij mbi 20 polic, t’ia frikësojnë fëmijët dhe gruan? Si do të ishte që motra apo gruaja e tij të fyet me pranga në dorë dhe të del nëpër gazetat maqedone si “Monstrume” e kapur në operacionin e suksesshëm?

    Dua ta pyes Ali Ahmetin, ku të mbeti fytyra? Si do të dalësh para popullit kur do të bëhen zgjedhjet? A do të mburresh me këtë operacion, apo ndoshta përsëri do t’ua përmendësh përmendoren e Skënderbeut?

    Si do të ishte që nënat tuaja, t’u japin kafe policëve, të flenë ata në shtëpitë e juaja, përderisa ju gjendeni nën pranga, e gruaja juaj, të ju bën kafe e nënçmuar?!

    Në këtë tekst, mendoj, në parashtrimin e pyetjeve, dua ta përmendi edhe një njeri, i humbur nga mediat, që pretendonte interesin e qytetarëve. Të nderuarin, Artan Grubi. Ku të mbeti fytyra? A kaq ishte intervenimi në mbrojtje të qytetarëve? Apo ndoshta ndonjë që i është bërë e padrejtë këto ditë, duhet të lutet që edhe ju të sprovoheni sikurse janë sprovuar ata? Edhe fëmijët tuaj të tremben, sikur që janë trembur fëmijët e tyre. Turp për juve dhe turp nga përkrahësit e juve.

    Pas të gjitha pyetjeve, asnjëherë nuk do të marrim përgjigje, nuk gjendet përgjigje në derën e mbyllur, në syrin e verbuar, në veshin e shurdhuar. Interesi personal, i ka bërë invalid të përjetshëm, apo thuaje: invalid katërvjeçarë, aq sa mund të jetë edhe kjo qeveri.

    Populli shqiptar, musliman, në sulmin e fundit, u bë kurban i hajdutllëqeve të kësaj qeverie, u bë kurban për të treguar forcën dhe testimin e armëve dhe teknikës së tyre, u bë kurban për ta treguar fytyrën “profesioniste” para ndërkombëtarëve. Ne çdoherë kemi qenë kurban, çdoherë kur ata duan që ta fshehin vjedhjen dhe krimin e tyre, ne bëhemi kurban, hynë në shtëpitë tona dhe mediat pro qeveritare, bëjnë çdo gjë, që të fshihet e vërteta, dhe populli të merret me tjetër çka.

    Ne jemi popull që mbrojmë vjedhjen e tyre, duke filluar nga përmendoret, deri tek ndërtimi i fundit. Jemi popull që mbrojmë interesat e mafias, i vetmi qytet që nuk është hyrë në operacionin “Detonator”, është Shkupi, e për t’u harruar detonatori, erdhi monstrumi. Baballarët dhe nënat tona, fëmijët dhe motrat tona u bënë monstrume që dolën në fotografi nën rrethim të njësive speciale, duke u nënçmuar e duke u torturuar.

    I pa frikësuar, i mburrur me fenë time, hypi drejt shkallëve të zyrës, ulem dhe prezantohem, mundohen të më frikësojnë me pyetje drejtuar kryesorit të tyre “da go zememe", e pastaj prej tek pyetjet e Mervanit, të vijnë në pyetjet e fesë time, se a duhet të vritet maqedoni dhe i krishteri, çfarë thotë feja juaj për këtë! E sikur t’ju interesonte, do ta lexonin Kur’anin në gjuhën maqedone, por atyre fare nuk ju intereson kjo, thjeshtë ata dëshirojnë që nga ti, të nxjerrin diçka, e që pastaj të të fusin në burgun që kalon nëpër qytet – kombit e tyre, të shkatërruar qofshin.

    Dua ta pyes çdonjërin që në zemrën e tij ka diçka të quajtur “ndjenjë”: Deri kur më? Edhe sa më?


    Almakos
    Sui generis

  5. #195
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Faqja zyrtare e të ashtuquajturve përfaqësues të popullit Shqiptarë në Maqedoni BDI! Shifni diçka në lidhje me ngjarjet barbare ndaj shqiptarëve, shihet ndonjë apel të paktën për të ruajtur gjakftohtësinë?! As që ju intereson gomarëve.

    http://www.bdi.mk/index.php
    Sui generis

  6. #196
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    C'fare eshte me rendesi, dy te ikurit duhet ti kape shteti i Kosoves dhe nga ata dy te mesojme te verteten.
    U fol e u sterfol se Shqiptari as ne lufte nuk vret femije e le me ne paqe, po jam dakord dhe e besoj plotesisht se vertete Shqiptari nuk vret femije, por nuk jam i sigurte nese nje Taleban vret femije.
    Gjerat duhet pare gjere e gjate.
    Ta marim shtruar, Shqiptaret me ndihmen e Natos pra Amerikaneve shporen Serbet qe i sollen aq shume tekqija te pafundme, vrasje, perdhunime, rahje, djegje, pastrim etnik etj etj, Serbia kure nuk do ta haroje se sa shume ka humbur, mirpo ata e dine se kush jane te fortit ne kete kohe, ata menjehere nderuan filmin, dhe filluan te ndryshojne politiken ndaj Amerikaneve, e para qe do benin eshte qe miqesine tone me Amerikanet ta njellosin, patjeter qe do te perfitonin nga te qenurit tone Muslimane ne shumice, ka vite qe investojne ne kete drejtim, e gjithe makineria propagandistike Serbe eshte e perqendruar ne kete pike, asgje nuk kursejne, ata finansojne gjithcka qe do te mund ti demtonte raportet tona miqesore me amerikanet. Menjihere pas vrasjes ne Smillkove Serbet e dinin qe vrasesit jane Shqiptare dhe se ata fshihen ne Kosove, aq te shpejte ne informacin, e dini pse sepse ata jane porositesit, do thoni si jane ata porositesit, fare e thjeshte finasojne me miljona qe te krijohen grupe ekstremiste islamikesh Shqiptare dhe ti perdore kur te doje, ne rjetet e tyre ata kane njerezit e tyre qe shtiren se jane muslimane nga Bosnja, muslimane te devotshem, infiltrohen tek ca Shqiptare dhe punojne sa me shume ti helmojne duke i genjyer se ajo eshte rruga e Zotit, Xhihadi , nga muslimane te devotshem i kthejne ne ekstremiste dhe vrases sic ishte rasti i Arid Ukes, aspak sjam kunder Islamit sepse edhe une i takoj Islamit, edhe aspak nuk dyshoj se vellezerit tone musliman besimtare te jene te gjithe kriminel dhe ekstremiste, mund te helmojne nje ose dy por jo shumicen dermuese qe vertete jane te lidhur me Zotin me Islamin dhe jane vertete njerez te mire qe askujt nuk i turbullojne as ujin, jane besimtare me plot kuptimin e fjales. Mirpo do doja qe ata mos dallojne nga une as ne pamje as ne sjellje as ne asgje nuk preferoj qe te risin mjekrat dhe te shkurtojne pantallonat, ata nese ja duan te miren popullit qe pretendojne se i takojne pra atij Shqiptar ata per hire te Kombit urgjentisht duhet te deklarohen se terhiqen nga Vehabizma, ta duan Zotin sic u kerkon Kurani i Shenjte, per hir te Kombit te largohen nga ata qe mund te ju shperlajne trurin duke i cuar ne vetvrasje ose ne vepra qe aspak si kerkon as Zoti as Kombi i tyre.
    Edhe pse eshte shume heret per te deklaruar fajtoret e vrasjes Jankullovska dhe ministria e brendshme shpejtuan te deklarojne se ja u gjeten vrasesit, akoma pa u bere gjygjy, akoma pa u pare provat, jane mesuar si herave tjera qe per gjithcka kujdestare te fajit jane Shqiptaret por ksaj radhe jo direkt por indirekt duke na nxire perpara opinionit me te gjere ashtu sic e kerkon Serbia perdoren variantin ekstremist terorist radikal islamist.
    Per te qene sa me e besueshme e gjith ngjarja patjeter qe duhet te behet mbykqyrje nderkombtare .
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sovrani : 03-05-2012 më 19:40
    te kam dhjere, s'me kuptove asnjehere

  7. #197
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Ju rikujtojmë se nesër (4 Maj 2012), ne ora 13 nga lagjeja Caircanje e Jahja Pashës do të fillojë protesta paqësore si shenjë revolte kundër arrestimeve të familjarëve shqiptarë dhe femrave të pafajshme, që shfaqen nëpër media dhe akuzohen si pjesë e rrjetit të islamit radikal.

    Apelohet që qytetarët të marrin pjesë masivisht.
    Nuk dihet se kush është organizatorë i protestës.

    Marre nga FB , organizator= vet Populli
    Shpresoj qe kjo proteste te mos i perngjaje protestave te talibaneve sic ndodhi ne Gostivar me rastin e varrimit te dy te rinjeve qe i vrau polici sllavomaqedonas. Nje proteste e tille do t'i jepte edhe me shume material sllavomaqedonasve per t'i paraqitur shqiptaret si "radikal islamik".
    Sllavomaqedonasit jane duke perdorur te njejten politike te serbeve gjate viteve 80 dhe 90 kur i akuzonin kosovaret se jane radikal islamik dhe rrezik per Europen, andaj shqiptaret ne Iliride nuk guxojne qe te hidhen ne kete valle te tyre, perndryshe do te paguajn shtrenjte imitimin e talibaneve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mexhi : 03-05-2012 më 19:48

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Reagim i Departamentit të Shtetit për rastin e vrasjes së pesëfishtë


    Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) kërkoi që të respektohet procesi ligjor, për të qenë e kënaqur drejtësia në rastin e vrasjes së pesëfishtë afër Liqenit të Smilkovcit.
    "Natyrisht, që e ndjekim nga afër zhvillimin e hetimeve, por vetëm bëjmë thirrje që të gjithë të dyshuarve për këtë vrasje të tmerrshme, pa marrë parasysh etninë e tyre, identitetin apo besimin fetar, t'u mundësohet proces konform ligjeve dhe në fund të sigurohet se drejtësia do të përmbushet", deklaroi zëdhënësi Mark Toner në një konferencë për shtyp në Deparmentin e Shtetit.
    Toner u përgjigj në pyetjen e gazetarit të Zërit të Amerikës nëse SHBA-ja ka informacione për kërcënim nga Islami radikal në Maqedoni, në kontekst të konstatimeve të ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, se disa prej të arrestuarve janë ithtarë të tij dhe se kanë luftuar në anën e talebanëve kundër NATO-s, në Afganistan dhe Pakistan.
    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit shtoi se Ambasada në Shkup me vëmendje është duke e ndjekur rastin.

    Alsat-M

  9. #199
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Shoqatat e grave reagojnë për aksionin "Monstër"



    Shoqatat e grave që veprojmë në Maqedoni, kanë reaguar ndaj mënyrës në të cilën përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë realizuar aksionin e ashtuquajtur "Monstër", gjatë të cilit u vërejtën një sërë shkeljesh të procedurave ligjore.
    "Ne, shoqatat e grave që veprojmë në Maqedoni, me keqardhje kemi pranuar që në fillim lajmin mbi vrasjen e pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit, duke e konsideruar atë si një vepër të shëmtuar dhe duke shprehur ngushëllimet tona deri te familjarët e viktimave", thuhet në reagimin e Shoqatës së grave - Asociacioni për Afirmimin e Gruas - Shkup. Në këtë drejtim, shprehen gratë, kemi mbështetur zbulimin dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të kësaj vepre makabre, por gjithmonë duke insistuar në gjetjen e fajtorëve të vërtetë dhe respektimin e procedurave ligjore dhe lirive dhe të drejtave të njeriut gjatë këtij procesi. Me “këtë rast, reagojmë kundër mënyrës në të cilën përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme realizuan aksionin e ashtuquajtur "Monstra", gjatë të cilit u vërejtën një sërë shkelje të procedurave ligjore. Si shoqata të grave, në veçanti gjatë këtij aksioni policor dënojmë, shkeljen e të drejtës së privatësisë së gruas dhe familjes, mënyrën e pahijshme të shoqërimit të femrave shqiptare prej policëve meshkuj gjatë arrestimit dhe dërgimit të tyre në gjykatë, dhunën psikologjike dhe fizike ndaj femrave gjatë procedurës së marrjes në pyetje dhe dërgimit në gjykatë, etiketimin e femrave shqiptare si "monstra" dhe akuzimin e tyre si radikalë islamistë dhe terroristë, rolin negativ të disa mediave dhe portaleve në gjuhën maqedonase, të cilat gjatë këtyre ditëve përdorën gjuhë nënçmuese dhe urrejtëse ndaj shqiptarëve dhe besimtarëve myslimanë, duke "harruar" përnjëherë karakterin multietnik dhe multikonfesional të shoqërisë, thuhet më tej në reagimin e Shoqataës së grave - Asociacioni për Afirmimin e Gruas – Shkup”, thuhet në reagimin e reagimin e Shoqatës së grave - Asociacioni për Afirmimin e Gruas–Shkup. (KOHA)

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Mexhi
    Anëtarësuar
    10-03-2009
    Vendndodhja
    Aty ku bukës i thonë bukë, e ujit - ujë
    Postime
    838


    Telefonatat si shkas për arrestim


    Se me disa nga të akuzuarit ka zhvilluar biseda telefonike, Besim Hajdari thotë se kjo mund të jetë e vërtetë, duke shtuar se, pasi jam berber, ndodh që në ditë të kem edhe nga 50 telefonata, sepse janë të shumtë ata që kërkojnë t’u caktoj termin

    Shkup - Dyzet e tetë orë ulur një karrige prej druri, pa gjumë, pa pirë dhe pa ngrënë, pasi iu përgjigjet të gjitha pyetjeve, duke filluar nga ato më të thjeshtat e më pas edhe pyetjeve shumë të rënda, gjykatësi hetues vendos ta lirojë Besim Hajdarin, 24 vjeçar, me profesion berber nga Shkupi. Besimi u arrestua në aksionin e të martës, që u organizua nga forcat policore të Maqedonisë. “Vetëm pas 20 orëve marrje në pyetje arrita te kuptoj se pse policia në orën 4 të mëngjesit të ditës së martë më arrestuan në shtëpi derisa isha në gjumë. Natën kur më arrestuan nuk dhanë asnjë shpjegim se pse po më bastisin shtëpinë dhe për çfarë akuzohem. Përgjigja e tyre e shkurtë ishte: kemi urdhër-arresti dhe kaq”, thotë Hajdari.

    Edhe pse i lodhur dhe i rraskapitur, ai vazhdon rrëfimin e tij, duke shtuar se aspak nuk është ndjerë i shqetësuar për gjatë gjithë kohës sa është marrë në pyetje, i bindur se deri më sot ai nuk ka bërë asnjë vepër kriminele. “Pyetjet që m’i parashtruan ishin shumë ta pakuptimta dhe pasi morën përgjigjet, më në fund u bindën se unë nuk kam asnjë lidhje më veprën për të cilën dyshonin ata. Kur kuptova se për çka dyshonin, atëherë në vete thashë së kjo që unë e përjetova gjatë këtyre 48 orëve është zero, në krahasim me humbjen e jetës së pesë të rinjve maqedonas”, thotë Hajdari. Gjatë kohës sa është marrë në pyetje, Hajdari thotë se përveç dhunës psikike, ndaj tij nuk është ushtruar dhunë fizike. “Kur unë i pyeta se çfarë me lidh mua me personat e tjerë të dyshuar si vrasës të pesë të rinjve, ata m’u përgjigjen se me disa nga personat e dyshuar për vrasje disa here, bile edhe nga 5 herë në ditë, kam zhvilluar biseda përmes telefonit celular. Kjo është arsyeja se pse të kemi arrestuar”. Kështu i kishin thënë Besimit në hetuesi.

    Se me disa nga të akuzuarit ka zhvilluar biseda telefonike, Hajdari thotë se kjo mund të jetë e vërtetë, duke shtuar se, pasi jam berber, ndodh që në ditë të kem edhe nga 50 thirrje, sepse janë të shumtë ata që kërkojnë t’u caktoj termin. “Këto biseda nuk zgjasin me shume se 30 sekonda. Jam i detyruar t’i përgjigjem thirrjeve, sepse unë këtë e kam pune dhe të vetmin burim që më siguron të ardhura për ekzistencë”,shprehet ai. Edhe vëllai i tij, Faruku, thotë se kur forcat policore janë futur në shtëpi, nuk kanë përdorur dhunë dhe se kanë kontrolluar vetëm shtëpinë e Besimit e jo edhe shtëpinë e tij, e cila gjendet në të njëjtin oborr. “Porsa u futën në oborr pyetën se cila është shtëpia e Besimit. Kontrolluan të gjithë shtëpinë dhe pasi nuk gjetën asgjë, e prangosën vëllain dhe morën për ta çuar në stacion policor. Ne, si familje nuk reaguam, sepse ishin të bindur se besimi nuk ka bërë asnjë të keqe. Dhe siç u pa, Besimi u lirua me konstatim se është i pafajshëm”, thotë Faruku, vëllai i Besimit. (Zejnulla VESELI/KOHA)

Faqja 20 prej 76 FillimFillim ... 1018192021223070 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •