Vetëvarja e Ardian Klosit, sot homazhet në Tiranë, gruaja i jep mesazhin policisë
SHPËRNDAJE
Tirane – Lajmifundit – Në bibliotekën Kombëtare zhvillohen sot homazhet në nderim të publicistit Ardian Klosi i cili të premten në mbrëmje u gjet pa jetë në banesën e tij në Tiranë për shkak se ishte vetëvarur.
Burimet zyrtare kanë thënë se trupi i pa jetë i publicistit të njohur do të vendoset në hollin e Bibliotekës Kombëtare sot nga ora 12.00-14.00 për homazhet nderuese para përcjelljes në banesën e fundit.
Policia e Tiranës ka nisur ndërkohë një hetim procedurial për vetëvarjen e Ardian Klosit, ndërsa e shoqja e tij, shtetasja gjermane Jutta Benzenberg, i ka dhënë policisë një mesazh telefonik që ka marrë nga i shoqi pak çaste para vetëvrasjes.
“Unë nuk mundem të vazhdoj dot më, kaluam shumë mirë së bashku. Kur të vish në shtëpi, eja pa vajzën e vogël. Të ikësh i qetë nga kjo botë është bekim”.
Ky sipas policisë ka qenë SMS që Ardian klosi i ka nisur të shoqes në momentin e vendimit tragjik.
Krijoni Kontakt