Ngushellime familjes
Ngushellime familjes
JO SEKS PARA MARTESE
Gjith ai tru ,gjith ajo mendje te vetevritet !!!!!?????
Ngushllime familjes ,per humbjen e me te dashurit te tyre.
Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike
Sbqiperia humbi nje intelektual te nje rangu te larte e qe kishte potenciale unike per te vazhduar kontributin e tij te metejshem ne vend. Eshte nje fatkeqesi qe duhet te na sherbeje si nje kambane e forte alarmi per situaten teper stresante qe po kalojne te gjitha shoqerite e botes e ne vecanti ajo shqiptare. Jeta eshte e shtrenjte e duhet jetuar cdo moment i saj.
ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)
Jam tu pa ne youtube e tmerrshme
nje njeri kaq i pergatitur ti marre jeten vetes eshte tejet tragjike vec ai i shkreti e di pse-ne
uroj mos te fillojne te behen emisione naive per te shkretin sic e kemi zakon
sepse per te leh me goje jemi kampione e per te nxjerr vrer.
JO SEKS PARA MARTESE
Ka vdekur moj mia cfare sherimi thua.
Une ndjej keqardhje.
Edhe kur vdesim u dashka mbajt fjalimi i Sales apo i Edit.Sa te mjere qe jemi.
Kush ishte Ardian Klosi
Ardian Klosi u lind nė vitin 1957. U diplomua nė fakultetin e Gjuhė - Letėrsisė nė 1981. Ka marrė doktoratën nė vitin 1990. Nga viti 1993 - 1998 ka qėndruar nė Gjermani. Ka botuar disa libra si nė shqip, ashtu edhe nė gjermanisht.
Nė shqip: 1991: "Refleksione" (me Edi Ramėn), 1991: "Shqipėria zgjim i dhunshėm", 1993: "Quo vadis Shqipėri", 1997: "Shqipėria ē'mund tė jetė" dhe nė gjermanisht: 1993: "Mbijetesė shqiptare" (fotot Jutta Benzenberg), 1997: "Fjalor gjermanisht - shqip" (me W. Fiedler), si dhe mjaft tregime, ese, artikuj nė shtypin shqiptar dhe tė huaj.
Ishte i martuar me fotografen Jutta Benzenberg.
Më poshtë ndiqni një koment të z.Klosi shkruar para disa javësh e publikuar nga media e shkruar
Alibitë tona dhe jeta e përditshme
Publikuar më 2011-12-24 06:20:56
Nga Ardian Klosi
Pjesa më e madhe e opinioneve që botohen në shtypin tonë ka të bëjë me politikën, më ngushtë me politikanët kryesorë. Është një vërshim i vërtetë që shkon nga analiza e qetë politike te eseja pasionante, satira e hidhur e deri vargëzimi ironik në modelet e tetërrokshit popullor. Në qoftë se 20 vjet më parë kjo pjesë e shtypit merrej më së shumti me diktaturën komuniste dhe protagonistët e saj, nëse 10 vjet më parë ndarja ishte pak a shumë të barabartë midis sasisë së opinioneve që botoheshin mbi politikanët me sasinë e shkrimeve që kishin të bënin me të kaluarën, sot peshorja ka kaluar përfundimisht në anën e politikës aktuale. Edhe vetë kam patur herë-herë shkrime që kanë të bëjnë me politikanët kryesorë, me keqbërjet apo veprat e tyre.
Dallojmë në përgjithësi si popull që e ka qejf bisedën e shtruar e të ngeshme, historikisht kështu, mjaft të lexosh Çajupin për klubet shqiptare ose Kutelin për kafenetë e fshatrave të Mokrës. Kemi të ngjashëm në këtë pikë sidomos fqinjët tanë jugorë grekët. Dhe në këto biseda tipike është dhe mbetet tema e të mëdhenjve, punët e politikës, përçmimi dhe sharja e atyre lart, por edhe admirimi. Më duket sikur edhe mizëria e opinioneve, komenteve, blogjeve mbi politikanët në shtypin e sotëm është shprehje, sado e kulturuar, e fenomenit të vjetër, të përgjithshëm, të cilin në formën e vet më të rëndomtë e gjen kudo në muhabetet e kafeneve të shumta të kryeqytetit sidomos ndër moshat mbi dyzet vjeç.
Pjesa më e mirë, ajo më origjinale dhe që sjell risi, e opinioneve për politikën në shtyp sdo mend që është e domosdoshme, për shembull për të demaskuar veprimet e kamufluara të politikanëve, gjuhën sa idiote aq dhe demagogjike-të rrezikshme të Berishës, vendimet servile dhe antikombëtare të qeverisë, përçarjen, trullosjen dhe si-korrupsionin e opozitës. Por mbipesha e saj në jetën e shtypit tonë ngjan se është alibi: ajo e heq të keqen nga vetja e opinionistit dhe e kalon te tjetri, te të tjerët, te bota. Bashkë me përgjegjësinë, kuptohet. Kam parasysh gjithmonë një karikaturë aq të goditur, të botuar para disa vitesh në shtypin gjerman (shih bashkëngjitur këtij shkrimi) e cila shpreh atë qëndrimin tipik të njeriut intelektual, në rastin tonë pjesëtar i medias, që hiqet sikur është shumë më i mirë se të tjerët, sikur është jashtë një gjëje, pjesë integrale e së cilës në të vërtetë është edhe vetë, kokë e këmbë. Po kështu opinionistët tanë shumë shpesh shigjetat e fjalës i lëshojnë mbi disa pak personazhe dhe harrojnë p.sh. një si zvetënim moral që e ka brerë përherë e më shumë, për fat të keq përherë e më thellë shoqërinë tonë në këta dy dhjetëvjeçarë prej rënies së sistemit komunist. Dhe me të njëjtin përpjesëtim, po aq sa është shtrirë ky zvetënim në majat më të larta të politikës sikurse shprehet në shitjet flagrante të interesave të vendit sidomos prej vitit 2001 e këtej dhe depërtimet mafioze në vendimet e qeverive shqiptare të kësaj periudhe po aq shprehet ai edhe në plot veprime të jetës së përditshme nga qytetarë që janë, të themi, nga shtresa të mesme deri të pasura. Jo se mund të përjashtohen njerëzit e varfër nga ky lloj degradimi, veçse ata përligjen shumë më tepër nga varfëria ku jetojnë dhe anarkia apo mungesa e administrimit komunal-shtetëror te ne, në veprimet e tyre gjithaq të zvetënuara, për shembull shkatërruese të mjedisit si pyjedjegës ose kanaleprishës. Kurse pasanikët e rinj po na japin shembujt më të këqij të degradimit, që nuk është vetëm moral por edhe estetik. Sepse janë ata të parët që ngritën grataçielat mbi rërën e Golemit ose mu në zemër të qytetit historik Krujë, tani fare afër, janë ata që kërkojnë ndërtime brenda kështjellave të moçme, si ajo e Lezhës, ose brenda zonave strikt të mbrojtura si laguna e Kune-Vainit.
Por le të vimë te qytetarët e zakonshëm. Zvetënimi mund të shihet edhe vetëm në trafikun e Tiranës, ku jam i detyruar të marr pjesë çdo ditë. Shumica e drejtuesve të automjeteve e dinë se në kthesë përparësinë e kanë ata dhe jo qytetari që ecën mbi vijat e bardha. Edhe në qoftë se e dinë se skanë të drejtë, kjo për ta nuk ka rëndësi: mendimi i tyre instiktiv, i egër është: unë jam pala e fortë se kam një makinë që të shtyp, ai është pala e dobët se është këmbësor. Njëri më ka bërtitur hapur dikur para disa vjetësh: Kush është më i fortë ti apo makina? Edhe më keq e kanë biçiklistët, pasi veç arrogancës së shumë shoferëve që nuk u hapin rrugë, u duhet të thithin vazhdimisht tymrat e makinave. Po kështu shumica e drejtuesve e dinë se në një kryqëzim ska rëndësi kush vjen nga e majta dhe kush nga e djathta, vendos kush është më i shpejtë dhe më i paturp. Edhe nëse e dinë se skanë të drejtë, kjo për ta ska pikë rëndësie. Mos flasim pastaj për gjithë ato parkime në mes të rrugës, mbi trotuar, mbi cungjet e pemëve, në oborret e shkollave etj. etj. Mos flasim për shufrat e hekurit, gurët e tullat, blloqet e betonit që kanë mbirë nëpër gjithë rrugicat e Tiranës në mbrojtje të parkimit privat. Të gjitha parkime të zaptuara apo të vjedhura nga komuniteti.
Kot të vazhdojmë më me shembuj të degradimit në ato që mund të quhen shtresa të mesme banorësh (sa gënjeshtare fjala: qytetar, më mirë banor). E kujtoj veten tani në ndonjë parakalim në vijë të pandërprerë ose tek jam futur kundërsens në një rrugicë të qetë natën dhe them: sje më i mirë, shumë shpejt ndoshta do unifikohemi të gjithë si kundërvajtës kolektivë të toleruar nga Europa. Ama vetëm në vendin e tyre.
Po policët e trafikut hyjnë në shtresat e mesme? Besoj po. Dje, më 20 dhjetor, pashë një skenë që vërtet më tronditi e më shkaktoi turp: në një nga urat e Lanës, dy policë kishin ndaluar një makinë sikurse bëjnë rëndom për të kontrolluar dokumentat e shoferit. Mu në çastin kur po parakaloja, polici në anën e shoferit mori prej këtij diçka në dorën e mbyllur që e futi në xhep dhe makina u nis. Skena që i kisha vetëm të dëgjuara ose të marra me mend, kur shoh ato dyshet e policëve përherë në pritje (asnjëherë në ndjekje të shkelësve, asnjëherë me gjobitje të atyre që futen në dritë të kuqe dhe rrezikojnë pleq e fëmijë) në anë të rrugës, si cubat e qëmotit, me lëvizje përherë e më të ngathta, me barqet përherë e më të kërcyer. Zot na ruaj!
Përfundimi? Ky shkrim nuk ka ndonjë përfundim, e pse duhet të ketë gjithmonë moral shkrimi. Shih e shkruaj.
Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.
Njeriun që e vrau Shqipnia e Keqe
Salih Kabashi, 27 Prill 2012
Ardian Klosi apo fundi i një gjeniu. Deri dje këtu kishim një njeri të cilin e shamë dhe të cilit nuk ia ditëm kimetin.
Me Ardian Klosin ke mundur të pajtohesh ose jo, por nuk ke mundur të mos e vlerësosh mendimin e thellë të tij. Ka qenë i njohuri, jo miku im. E kam takuar për here të parë në mars 1990 në Tiranë. Ishte më inteligjenti nga të gjithë ata që po i takoja. E gjeta njeri që notonte kundrejt valëve. Menjëherë vura re dy gjëra që e shquanin intelektualisht.
Së pari ishte i mendimit se, çfarë blasfemie në atë kohë! rregullat e drejtshkrimit të shqipes duheshin rishikuar duke bërë pak më shumë për gegnishten.
Blasfemia e dytë. Mendonte se Ismail Kadareja më shumë se shkrimtar i madh ishte një kriminel i ndyrë në shërbim të diktaturës.
Intelektualisht ishte gjerman. Me gjithçka çfarë brenda vetes përmban ky formulim. Kishte një natyrë urtaku. Një buzëqeshje e lehtë shoqëruar me një lodhje të pikëllimshme i rrinte e përhershme në fytyrëne e zbehur të tij. E kuptoje menjëherë se ishte njeri i librave, studimeve bibliotekave dhe shkrimeve.
Rezymeja ime e një ndeje me plot muhabete të atyre ditëve në Tiranë, ku ishin edhe shtatë a tetë intelektualë, shkrimtarë, poetë e ish-të burgosur, do të ishte se Ardian Klosi paraqiste pakicë absolute në mos një ujk krejt vetmitar brenda diskursit politik-kulturor që kishte marrë zjarr dhe që ishte bërë sundues.
Klima e asaj kohe Ardian Klosin nuk mund të mos e nxirrte ndryshe pos tradhtar…
As unë nuk pajtohesha me gjithë ato që ai mbronte, por, Zotin e kam dëshmitar: kurrë nuk kisha as më të voglin dyshim në nderin dhe guximin, njerëzillëkun dhe shqiptarësinë e tij të padyshimtë dhe jofolklorike. Më pëlqente urtia dhe jokonformizmi i tij.
Pastaj për një kohë, rreth dy vite ndoshta, nuk ishim në orbitat e shoqi-shoqit. Pata dëgjuar se ai ishte vendosur në München në Katedrën e Gjuhës Shqipe. Enveristët e Kosovës dhe ai divizioni i sigurimsave që Ramiz Alia e kishte shpërndarë nëpër Evropë për të stolisur pak a shumë natyrën e regjimit komunist, ndër të tjerë filluan me përgojimet më të paimagjinueshme që pos të tjerëve kishin vendosur ta përbaltin edhe figurën e një studjuesi dhe intelektuali të ri. Ndërsa, Ismail Kadareja, për ta përbuzur, për ta bërë një askush dhe për ta diskualifikuar fare për Ardianin, para meje shprehej si për “atë horrin, të birin e Bilbil Klosit, ministrit të drejtësisë së Enver Hoxhës…”.
Në vjeshtë të ’91-shës përmes një mikes sime patëm rivënë lidhjen. Asokohe Ardiani, po qëndronte tek një miku i tij në Graz të Austrisë. Kërkonte ndihmën time në botimin e një libri. Nga Lubjana bashkë me pronarin slloven të shtypshkronjës ku unë shtypja “Republikën” dhe botimet e saj, në një mëngjez nëntori u nisëm dhe në mesditë u bëmë bashkë. Kaluam një drekë dhe pasdite të këndshme me shumë biseda për gjërat më të ndryshme. Çmimi që slloveni kërkoi për shtypjen e librit ishte bukur i lartë, prandaj edhe vetë i sugjerova Ardianit që librin më mire ta shtypte në Tiranë. Me shumë qejf i dhashë një shumë modeste të hollash si kontribut dhe lehtësim në kapërcimin e shpenzimeve të shtypjes…
Nga ajo kohë nuk e kam takuar më. Ndërkohë që me shumë kënaqësi kam lexuar artikujt e tij të shumtë në shtypin shqiptar, kam përcjellë debatet lidhur me qëndrimet e tij rreth politikës, gjuhës, historisë, polemikat lidhur me përkthimet… Gjithë kohën kam qenë në rrjedha të qëndrimeve të tij.
Në janar lexova diçka të trishtueshme për Ardian Klosin. Më pat trishtuar veçmas mënyra mizore se si shtypi dhe media shqiptare po transmetonte një tragjedi.
Tash paska ndodhur edhe kjo. Ardian Klosi i paska marrë jetën vetes?!
Jo, jo miqtë e mi! Ardian Klosi nuk e ka vrarë veten. Ardian Klosin e ka vra Shqipëria e Keqe. Atë e vranë shqiptarët e ligj. E vranë ngadalë, përditë, sistematikisht dhe me sistem. E vrau klima tmerrësisht e pafavorshme për mendimin e lire, për studimin e thellë e të paanshëm… Ardianin e vrau politika e shëmtuar shqiptare. Ardianin e vranë karrieristët dhe injorantët. Ardian Klosin e vrau edhe Ismail Kadareja me argatët e tij të çmendur.
E vrau, më vjen rëndë po edhe nuk mundem pa e thënë se e vrau edhe llaqumia e pseudointelektualëve budallenj kosovarë, të cilët ka mbi 20 vjet qyshse kanë uzurpuar median dhe institucionet kulturore-historike të Kosovës duke mbyllë shtigjet të gjitha opinioneve, mendimeve e studimeve të avancuara.
Ikjen nga kjo botë të Adrian Klosit e kuptova para pak orësh. Asnjë nga ne tani nuk mund të bëjmë asgjë për të, ndërsa unë nuk munda të kaloj natën pa mos evokuar kujtimet e pakta nga kontaktet e mia me një mendje të madhe e të ndritur, koha do të tregojë - ndër më të ndriturat e Kombit Shqiptar sot.
Thashë më lart, nuk bënim pjesë në rrethin e miqve të njëri-tjetrit. Unë e rrespektoja dhe e çmoja për mendimin e tij të ndritur e të guximshëm. Tash, jam i bindur, do të shohim se ç’njeri të madh kishim këtu, të cilin aq shumë e shamë dhe të cilit nuk ia ditëm kimetin.
Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!
Ne radhe te pare jemi njerez, jemi humane! Dhe humanizmi duhet te te jete mbi çdo ide tjeter, partiake, fetare apo e çfaredo lloji qofte.
Ngushellime familjes! Iu prehte shpirti ne paqe.
Shqiperia humbi nje mendje te ndritur. Nje publicist e perkthyes. Nuk me intereson se cilen kauze mbronte ai. Une jam i djathte, ai mbronte majtas. Une mendoj se kemi humbur. Kemi nje mendje te hapur me pak me te cilen mund te debatojme, mund te vjelim mendime, apo mund te reflektojme. Kjo eshte nje humbje per te gjithe, dhe e madhe madje.
R.I.P
Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni
Brari eshte i punesuar te forumi, mos ja vini re postimet. Ate pune ka, te shkruaj komente qe ndezin debate.
Krijoni Kontakt