Close
Faqja 41 prej 44 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 401 deri 410 prej 440
  1. #401
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356

    Nazet O Nazet E Tua

    Mos u tund moj qumështore,
    ç'i do nazet ooo..,
    Ref:
    Nazet 'o nazet e tua,
    je e vogël, jo si dua...

    Dhe një çikë mëndjen ma more,
    ç'i do nazet ooo...,

    Ke akoma për t'u rritur,
    ç'i do nazet ooo...,

    I ziu t'a kisha ditur,
    ç'i do nazet ooo...,

    Dhe ca kohë do kisha pritur,
    ç'i do nazet ooo...,



    Kjo këngë është kënduar nga IDAJET MUKO, i cili është zëri më origjinal i këngës Dukatase. Kjo këngë ka elementë të fuqishëm të këngës Himarjote - që është edhe krahinë gjitone me ne. Kënga Himarjote këndohet edhe arrihet po aq mirë sa në Himarë besoj vetëm këtu në Dukat
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  2. #402
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli Lexo Postimin
    Pak ndryshim....
    ____________

    Tundi era blirin'o,
    kish(te)deg(ë) si gërshetat'o


    jeshë me shok(ë) e ndënja rëëëndë,
    bota thanë se jeshëm zëëënë..
    Jo, jo se s'ndahesh tinë
    ,
    zjarri që ndez dashurinë,
    sheg(ë) e kuqe flakërimë,
    bëj të flë e se mbyll synë,
    për tufën me trëndelinë,..

    Bato, mund të më bësh pak më të qartë këtë këngën më poshtë?? Flm http://youtu.be/1E8nxyB-5xY
    Ke të drejtë, janë kështu siç thua ti. E dije më parë këtë këngë, apo e dëgjove këtu? Unë e pata të vështirë tekstin e kësaj kënge.

    Meqë je nga Dukati, kam një pyetje për ty Vangjel. Ka ndonjë vend aty në Dukat që quhet "Gryka e Morizit" apo "Gryka e Merizit"? E kam ndeshur në një këngë, po nuk jam i sigurt.

    Këtë që ke sjellë, nuk e dëgjoj mirë, por po e shkruaj njëherë:

    Ky nishan i faqes - Labe (Kaninë, Vlorë)

    Që pa dirë mirë te porta ke dalë
    shpëtofsh'ë nga ylli moj vetullazjarr'ë
    Balluket e ballit hedhur përmbi ball'
    mbi cepin e buzës, faqes, një nishan
    trëndafil i kuq'ë arom' hundën'o
    ky nishan i faqes detet i trazon
    Mos qëndro te porta, se fryn er' e malit
    o ju mos i prishni balluket e ballit
    Kur të kam'te afër, digjen, bëhen prush
    prushërohen flakë buzët, bëhen kuq
    faqet sheg' e kuqe, mesin porsi ngjal'
    ti i thua hënës dil apo të dal
    Mos qëndro te porta, dëgjon a s'dëgjon'ë
    se fryn er' e detit, dëshirat m'i zgjon'ë
    http://www.youtube.com/watch?v=1E8nx...ature=youtu.be

  3. #403
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Një këngë nga një grup fëmijësh gjirokastritë.

    Bajamet e lagjes - Grupi i fëmijëve "Obelisku"

    Në krye të lagjes
    stisur tri bajame
    Cilën nga të trija
    do ta marr për fare
    Bora nuk ka shkrirë
    ato plot petale
    Ç'i gënjen të shkretat
    era gënjeshtare

  4. #404
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    E dije më parë këtë këngë, apo e dëgjove këtu?

    - Bato, e dija shumë më përpara që kur ka dalë rreth viteve 2000, e kam blerë në kasetë në Kakavijë kur vija këtej në Greqi. Atëherë s'kisha makinë edhe ikja me autobus. Për më tepër e këndoj vetë, pavarësisht që jam nga Dukati e jo nga Gjirokastra.



    Meqë je nga Dukati, kam një pyetje për ty Vangjel. Ka ndonjë vend aty në Dukat që quhet "Gryka e Morizit" apo "Gryka e Merizit"? E kam ndeshur në një këngë, po nuk jam i sigurt.

    Gryka e Mërizit duhet të jetë Bato, ose Gryka e Murrizes. Mërizi besoj se e di që është vendi ku strehoen bagëtia nga dialli i fortë, grup pemësh ose shpellë. Megjithatë unë si kam dëgjuar ndonjëherë këto emërtime, meqënëse kur isha i vogël kam bredhur nëpër male(jo në të gjitha malet). Kam Dëgjuar, kam Shkelur edhe Di - Mërizi I Priftit , Gropa e Mërrizes(Murrizes). Nëse e gjen këngën ndoshta do e kuptoj më mirë.


    Këtë që ke sjellë, nuk e dëgjoj mirë, por po e shkruaj njëherë:

    Rrofsh , rrofsh Bato - më ndihmove mjaft, flm shumë edhe bën një punë shumë të mirë. Ndjek vazhdimisht postimet e tua, janë me vlerë.
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  5. #405
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga G.S.Vangjeli
    Nëse e gjen këngën ndoshta do e kuptoj më mirë.
    Kënga është kjo. E kam sjellë edhe më parë, mirëpo videon e kishin hequr, prandaj po e sjell prapë, me disa ndryshime të vogla.

    Korba, korba, Sherifo – Labe (Dukat, Vlorë)

    O Sherif Hasan brezvëna
    korba, korba, Sherifo (pas çdo vargu)
    ç'i bëre zilat e rënda
    lekë konde u bënej tënda
    kanal të dëgjonej rënga

    Qaj o vejë, e qaj o bijë
    qaj o Morizi në grykë
    qaj Qamiln Ali Kasëmë
    se s'vjen më çeçua me dhënë

    Qaj vathi në Qesarate
    të bukur zotë që pate
    o Sherifi meskalore
    more kërrabën dhe shkove

    Në Tragjas vajte rënkove
    as për një kafe s'qëndrove
    qani, o ju male, qani
    se nuk vjen Sherif Hasani

    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 25-04-2012 më 17:29

  6. #406
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ky është një version pak më ndryshe i kësaj kënge. E kam parë diku në internet, në një përmbledhje të quajtur "Vaje dhe këngë të vjetra të zonës së Dukatit", por që tani nuk po e gjej dot më.

    O Sherif Hasan brezvëna
    ç'i bëre zilet e rënda
    lekë konde u bënej tënda
    në kanal dëgjohej rënga
    Korba korba Sherifo

    O Sherifi mes kalare
    hodhe kërrabën e dole
    në Tragjas vajte rënkove
    as për një kafe s'qëndrove
    Korba korba Sherifo

    E mjera Nxhiko Saraçe
    Të bukur zot që pate
    Qani o ju male qani
    Se nuk vjen Sherif Hasani

  7. #407
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Flaka mbuloi fshanë - Labe (Hormovë, Tepelenë)
    Teksti: Zaho Balili
    ________

    Hasmi zu vatanë
    Lulet u thanë
    Flaka mbuloi fshanë
    Foshnjat u qanë
    O ju djemtë tanë
    Nxirrni jataganë
    Zini istikanë
    Ne na kini pranë
    Trima me pallë
    O ju djemtë tanë


  8. #408
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Plaka ime këmbëoshë - Grupi “Buron kënga labe”
    Marrës: Sofo Katiaj
    Kthyes: Mujo Lala
    Hedhës: Përparim Sulçe
    _________

    Plaka ime këmbëoshë¹
    xerkështrëmbër,² kokëboshë
    Ku do veç e ku do shkoshë
    s'mbulohet dielli me shoshë

    Ku vete, më plaçë buzën
    xhungë ma ke lidhur topuzën³
    pa më lyhesh dhe me krem
    a të zëntë një verem

    Ç'mu qepe moj xhinde fëmër
    më je bërë si druri i shtrëmbër
    më shikon me sy të vrëngër
    që nga koka gjer në thëmbër

    Unë të zgjodha bijë vëndi
    nga soji pikë argjëndi
    asnjëherë s'të qeshi dhëmbi
    dhe fjalët si majë gjëmbi

    Ulu dhe dëgjo një çikë
    u bëmë si gjellë e pakripë
    se ti m'u bëre sebepë
    m'i shpure djemtë në kurbetë
    __________
    1. Që i tërheq këmbët zvarrë.
    2. Me zverk të shtrembër.
    3. Flokët e mbledhur pas kokës.



  9. #409
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Zaho Balilit - Labe (Grupi "Lot kurbeti")
    Teksti: Maliq Lila
    __________

    Pyes, pyes, lumin, detin
    erën e borës në Mënga
    Mos e patë Zaho Shametin
    burrin që leu nga kënga

    Zaho Balili, o Mëngë
    ku je ti, o penë e rëndë
    (përsëritet pas çdo strofe)

    Çdo njeri nga kjo jetë shkreta
    merr dy gurë vetëm te varri
    Ti more një mal me këngë
    një fushë me lule behari

    Çdo njeri e gdhend një emër
    sa të mallshëm dhe të thjeshtë
    Pena jote nëpër vargje
    derdhi veç behar dhe vjeshtë

    Kush derdhi jetën në këngë
    shkon e vjen si veror prilli
    Hajde dhe si kërcëllimë
    malli ynë, Zaho Balili


  10. #410
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Kjo është një nga këngët më të njohura të rapsodit Zaho Balili, të cilit
    i kushtohet kënga e mësipërme.

    Balada e nizamit - Labe
    Teksti: Zaho Balili
    _________

    Qerpiku i diellit pa dalë
    dallëndyshet palë-palë
    Vajzës i thonë ca fjalë
    pik' e lotit lag fustanë

    Të erdh' karta për nizamë
    dridhet buza, han cigarë
    Në u kthefsha dot i gjallë
    dil më prit te Lum' i Bardhë

    Kaluan kaqë beharë
    mbeta me kokë mënjanë
    Kur u poqëm, s'di ç'ka ngjarë
    vesa lag dhe prap' të tharë

    Kur të dy hipëm mbi kalë
    shkundën lule zogjt' mbi dardhë
    Mjegulla mbuloi dynjanë
    bilbilat ndezën sabanë






    Nën hije të arrës - Toske (Skrapar)

    Nën hije të arrës, një çupë e një djalë
    Mbaj, të mbajmë besën, dashurinë e parë (pas çdo vargu)
    Djali ngiste qetë, vajza hidhte farë
    Mbjellin farë të zgjedhur, mbushin plot hambarë
    Fruti i dashurisë, një fëmijë i mbarë


Faqja 41 prej 44 FillimFillim ... 313940414243 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •