Close
Faqja 43 prej 44 FillimFillim ... 3341424344 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 421 deri 430 prej 440
  1. #421
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Me D o Xhori me D, jo me F.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  2. #422
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga xhori Lexo Postimin
    un e kam fegjuar nje version tjeter,
    kur zbriste cecua nga stani
    korba ceco
    me takeme si cobani corba ....
    Ne kete varjant e kam degjuar dhe une nga Sinan Maraçi 40 vjet te shkuara.

    .

  3. #423
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Isuf bej, të zëntë mali - Labe
    Marrës: Guri Rrokaj
    ______

    Isuf bej, të zëntë mali
    të bëftë kafshita kali

    Që na more djemtë tanë
    ca bedela, ca nizamë

    Shtatë a tetë vjet me radhë
    Anadoll, Arabistanë

    Shumë nuk u kthyen të gjallë
    kush theu këmbën, kush la krahnë


  4. #424
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ç'është dashuria - Këngë labe

    Meskëputur, yll karvani
    nga vapa po përvëlohem
    N'ata sy si gji limani
    do vij njëher' të freskohem

    Në buzë të malit, ku të shkul veriu
    vjen një djal' nga stani si birë valiu
    Si birë valiu vjen një djal' nga stani
    kërkon djath' në napë e bijë çobani
    E ç'tju them o shokë, ç'është dashuria
    ajo është mjaltë, vetë perëndia
    (pas çdo strofe)

    Do dal përtejë në bregë
    të loz me hundën qiri
    Do zbres te buza që djegë
    të çlodhem pak dhe të rri

    T'ia marrim njëherë rëndë
    kumbisur faqe më faqe
    Aman të keqen o këngë
    ç'mi kujton ato maraze


  5. #425
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Moj kunadheja leshverdhë - Labe (Gjirokastër)

    Moj kunadheja leshverdhë
    O moj leshverdho (pas çdo vargu)
    Besa jote, besë qëne
    Na lajkose me kuvënde
    Në shteg e në shtëpin' tënde
    Besa jote, besë qëne


  6. #426
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    E vogël, e bukur'o - Grupi "Jehona labe"

    E bukur si hëna sefte
    E vogël, e bukur'o

    Si qiriri seç u trete
    E vogël, e bukur'o

    Këmba-këmbës seç m'u qepe
    E vogël, e bukur'o

    Më thua - Merrëm me vete
    E vogël, e bukur'o

    Ku të të shpie, lanete
    E vogël, e bukur'o

    Merrëm e futëm në xhepe
    E vogël, e bukur'o


  7. #427
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Këngë e kënduar nga grupi të vjetërve të Dukatit.


    Në Vlorë foli prefekti - Labe (Dukat, Vlorë)

    Në Vlorë foli prefekti
    O Vloro, Kanino (pas çdo vargu)
    Osman Haxhi Muhameti
    Të më mblidhenë mileti
    Se vjen Qemali nga deti

  8. #428
    i/e regjistruar Maska e bucelthi
    Anëtarësuar
    30-07-2009
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga Salambo Lexo Postimin
    Ja edhe nja dy te tjera meqe na frymezoi kjo dhome ne forum.

    Obobo c'me gjeti mua
    kur vajta mbreme ne krua
    nje djale qe me kish kerkuar
    erdhi prane e m'u afrua

    me tha te dua moj xhan
    moj e papertuar fare
    hidhe kemben mos bej naze
    mos m'i shto keto maraze

    hiqu ti more lanet
    kemba-kembes me je qep
    m'u qepe gjersa u trete
    sa s'gjete ilac per vete

    te dua qene te dua
    si ujet qe rrjedh ne krua
    ilacin qe sheroi mua
    e gjeta ketu ne krua.

    ***
    manxhare leshera t'endo, manxhare
    qysh e shkele vendin tend o manxhare
    kaluar apo me kembe, manxhare
    kaluar se s'e di ven' o manxhare
    nuse ne dere te rende o manxhare
    tere diten me kembe o manxhare
    kafe miq'e duke dhene o manxhare.
    kenge e grupit te maleshoves permet

  9. #429
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Ç'i fola Shanikos - Labe (Vlorë)

    Ç'i fola Shanikos'o
    sumbull e Aliut'o (pas çdo vargu)
    Dilna, dilna te krojet'o
    Dilna, dilna te vathët'o
    Se jam djal', zëmra ma do
    Mbulom' me florinjt' e gushës'o
    Mbulom' me rinin' e çupës'o


  10. #430
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Vargjet e kësaj kënge janë shkëputur nga poezia "Vajza shqiptare" e Ali Asllanit.

    Kush të ka dërguar – Labe (Vezhdanisht, Vlorë)
    Teksti: Ali Asllani
    _____________

    Kush të ka dërguar, hëna apo dielli
    pa më thuaj të lutem sa yje ka qielli

    Në je ndonjë ëngjëll, udhën ke lajthitur
    apo sjell melhemin zëmrës së goditur

    Nëse je sorkadhe, lumthi kush ka çapa
    lum ai q'i vete zotëris' sate mbrapa

    Në je ndonjë flutur, kush të ka qëndisur
    kush ësht' ajo dorë që të ka stolisur

    Është drit' e diellit, është drit' e hënës
    më shum' nga të gjitha është sis' e nënës



Faqja 43 prej 44 FillimFillim ... 3341424344 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këngë të veriut me tekste
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 11-05-2023, 06:19
  2. Tekste këngësh popullore kushtuar gurbetit/mërgimit
    Nga Nuh Musa në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 14-05-2010, 01:57
  3. Tekste këngësh popullore nga trevat e gjithë Shqipërisë
    Nga Orion_DYRRAHU në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 10:32
  4. Ansambli i Këngëve, çmim të dytë në Gjermani
    Nga ArberXYZ në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2005, 07:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •