Close
Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 170
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga Bamba Lexo Postimin
    Titulli shkon ne Durres kte vit!
    Te shkonte ne Durres titulli dhe mua do me behej qefi,por nuk ma mer mendja,

    qe Skenderbeu do te bej te njejtin gabim qe beri flamurtari vjet.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #82
    Flamurtari - Skenderbeu, supersfida e javes

    Kete jave do te luhet supersfida e këtij fundsezoni, ajo mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, e konsideruar si finalja e fundit për titullin e korçarëve, që kërkojnë rikonfirmimin si kampionë të Shqipërisë për të dytin vit radhazi. Por atmosfera është e ndezur dhe vëmendja e të gjithë është përqendruar në stadiumin “Flamurtari”, ku vlonjatët, e etiketuar tashmë si “armiqtë” i përbetuar të korçarëve pas dy sezoneve të ethshme rivalitet, do të bëjnë çmos të prishur ëndrrën e Skënderbeut.

    Skënderbeu kryesues është shumë pranë titullit të dytë radhazi, ku kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur, dhe pengesën më të madhe, ka pikërisht Flamurtarin. Një ndalesë e korçarëve në Vlorë mund ta bënte me krahë Teutën që renditet e dyta me një pikë më pak.

    Vlonjatët nuk kanë humbur prej 30 vitesh në shtëpinë e tyre kundër ashtuquajturve “Ujqërit e Dëborës”, por jo vetëm kaq. Flamurtari, tashmë i dalë jashtë objektivave madhorë, pasi është eliminuar nga Kupa e Shqipërisë dhe është larg luftës për titullin kampion, do të kërkojë të dielën në shtëpi fitoren, falë të cilës do të mund të vinte thuajse në kasafortë pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Europa League.

    Një tjetër arsye për vlonjatët do të ishte edhe “hakmarrja” e shumëpritur për gjithçka që ndodhi në sezonin e kaluar. Mbështetja e tifozerisë vendase është e garantuar, pasi ata kurrë nuk kanë mundur ta harrojnë plotësisht atë përjetim të dhimbshëm, kur, sipas tyre, skuadrës së zemrës ia vodhën titullin në mënyrë të padrejtë.

    Por pritet qe te kete tifoze te shumte edhe nga Korca. Eshte pse tifozeria vlonjate paralajmeron per incidente, miqte duket se do te organizohen per te mbeshtetur skuadren e tyre ne kete sfide te rendesishme.

    Situata është tensionuar pikërisht në këto dy vitet e fundit. Sezonin e kaluar këto dy skuadrat që rivalizuan deri në fund për titullin kampion. Drejtuesit e Flamurtarit akuzuan shpesh për padrejtësi duke thënë se Skënderbeu nuk i fitonte ndeshjet në fushë, por po favorizohej nga të gjitha anët, madje edhe nga vetë federata.

    Situata u ritensionua edhe këtë vit, kur në ndeshjen e kupës, në fazën e grupeve, dueli mes Skënderbeut dhe Flamurtarit nuk përfundoi në mënyrën e duhur. Vlonjatët u akuzuan ashpër për dy gola të parregullt (pamjet treguan se kishin të drejtë), madje Gjika pas ndeshjes tha se drejtuesit e Skënderbeut komandojnë FSHF-në. Në këtë sfidë u dhunua gjyqtari, ndërsa me rifillimin e lojës lojtarët vlonjatë ndenjën statikë për disa minuta në shenjë proteste.

    Ndërkaq, ndeshjen e luajtur në Pogradec e fitoi skuadra e Skënderbeut me rezultatin 4-1, ndërsa ndeshjen e kthimit Flamurtari 3-0. Në këtë sfidë, e fundit në radhë në përballjet mes tyre, është pa një atmosferë të zjarrtë, ku tifozeria vlonjate për 90 minuta ka mbështetur ekipin e tij, por nuk kanë munguar edhe sharjet në kor ndaj miqve.

    Përpos kësaj atmosferë jo të hijshme, e rëndësishme ishte se ky takim u mbyll pa incidente të mëdha, të cilat i kanë shoqëruar së fundi përballjet mes këtyre dy skuadrave. E vetmja gjë e mirë e këtyre përplasjeve të viteve të fundit mes këtyre dy skuadrave, ka dhënë efektin se në fushë të dy ekipet nuk kanë bërë kompromise, ndaj edhe kësaj radhe spektakli në stadiumin “Flamurtari” do të jetë i garantuar.

    Megjithatë, klima e tensionin të kësaj pragndeshjeje ndihen, ndaj forcat e rendit kanë marrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e takimit.

    Ne 10 ndeshjet e fundit mes ktyre dy skuadrave Flamurtari ka fituar pese, Skenderbeu kater dhe ka patur nje barazim, keshtu qe rivaliteti pritet te jete i zjarrte.

    Ndeshja ne "Pay-Per-View"

    Rivaliteti ne fushe me ketyre dy skuadrave ka sjelle nje interes te madh jo vetem ne dy qytetet respektive, por edhe ne gjithe Shqiperine. Kjo ka bere qe ndeshja te kete nje vlere te madhe financiare dhe per here te pare nje ndeshje e Superliges shqiptare do te jete me pagese.

    Për të gjithë ata që do të preferojnë ta ndjekin këtë ndeshje nga ekranet e shtëpive të tyre, ka menduar “DigitAlb”, i cili do ta sjellë këtë superndeshje të dielën në ora 13.00 në “Pay per view” (në kanalin DigiGold).

    Dicka e papritur kjo pasi ndeshjet e kampionatit shqiptar jane transmetuar nga SuperSport qe ka pasur te drejtat ekskluzive. Por eshte edhe nje vjedhje qe u behet teleshikuesve qe jane abonuar te kjo pakete pasi tani duhet te paguajne per nje ndeshje qe mendonin se ishte e perfshire ne planin e tyre.

    Shehi ul tensionet: Ne Vlore shkojme si miq

    Veterani i portes Orges Shehi thote se gjëra të tilla si ato të sezonit të kaluar nuk duhet të përsëriten, ndaj ai bën thirrje për qetësi. “Duhet të ulim tensionet në prag të kësaj ndeshjeje, pasi një gjë e tillë nuk i bën mirë futbollit, është shprehur dje portieri i kampionëve në fuqi të vendit. Edhe pse është një ndeshje shumë e rëndësishme për në luftën për titullin kampion, ne në Vlorë do të shkojmë si miq. Me lojtarët e Flamurtarit jemi shokë.

    "Presim të jetë një sfidë shumë e vështirë, pasi kundërshtari ka një skuadër të mirë. Por neve duhet të marrim me patjetër fitoren. Nëse luajmë si në Kupë apo si në kampionat, asgjë nuk është e pamundur”, përfundoi Orges Shehi.

    Gentian Muça: E mposhtim Skënderbeun

    Lojtari i ardhur në merkaton e janarit foli për sfidën e radhës me Skënderbeun ku ka kthyer vemendjen e gjithe Vlora.

    “Ndaj Skënderbeut është pa diskutim një ndeshje e vështirë. Angazhimi ynë është maksimal dhe do të bëjmë më të mirën për ta fituar këtë takim”,- është shprehur Muça.

    Më tej, mesfushori foli edhe për veten. “Unë ndihem i gëzuar edhe për faktin se shënova në ndeshjen që luajtëm më Apoloninë. Do të jap më të mirën për të ndihmuar skuadrën, sa herë që të më jepet mundësia për të luajtur. Më pëlqen që të jem pjesë e Flamurtarit edhe sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, për këtë do të bisedoj me drejtuesit pas përfundimit të kampionatit”,- ka thënë mesfushori tiranas.

    Zeqo: Shpresoj të jetë një ndeshje fair-play

    Zeqo i respekton vlonjatet dhe eshte i sigurte se do te jete nje ndeshje shume e veshtire.

    “Përsa i përket ndeshjes me Flamurtarin ditën e dielë e kam theksuar edhe më parë që do të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni.

    Kjo, për shkak se vlonjatët kanë një skuadër shumë të mirë dhe që pretendojnë të luajnë në kupat e Europës. Nga skuadra ime kam kërkuar që të ketë një përqëndrim maksimal dhe futbollistët të japin maksimumin në fushën e lojës. Shpresoj dhe besoj që mbi të gjitha do të jetë një ndeshje fair-play,” – përfundon fjalët e tij “bosi” i kampionëve, Agim Zeqo.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518
    te shkretet korcar cdo heqin ne vlore do vine per bar e do han ....
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    po, tamam, do kene "te bejne" me egersirat...

    ky fat u paska rene Zotnive!

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    une se kuptoj ca ka ndodh qe asht kthy superliga ne nje *** te madh
    vec urrejtje vec sharje banalitete
    sbehet me lexu komente neper fae sportive vec shahen me rob e motra nga jugu ne veri nga mesi i shqiperise ne dy krahet
    ca a kjo pune paskemi ken popull ***

    edhe ne fb lan nam njerezit te shajn tjeret se ju asht ba shprehi ne shpi
    pastaj si ndodhi kljo apo jo vrasje
    turp tna vije sinqerisht se kur vjen puna me ba te fortin me tjer ateher dhihemi te gjithe
    po sharjet na jane ba si buka e gojes
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #86
    22.04.2012
    13:00 Flamurtari Vlore 1-0 Skenderbeu
    13:00 KF Kamza 3-1 KF Laci
    13:00 KF Tirana 0-0 Tomori Berat
    13:00 KS Pogradeci 1-1 Bylis Ballsh
    13:00 Teuta Durres 2-1 Shkumbini
    21.04.2012
    16:00 Kastrioti Kruje 1-0 Dinamo Tirana
    16:00 Vllaznia Shkodër 1-0 Apolonia Fier



    1 Teuta Durres 22 49 15 4 3 26 13 13
    2 Skenderbeu 22 47 14 5 3 38 14 24
    3 KF Tirana 22 44 13 5 4 27 17 10
    4 Flamurtari Vlore 22 39 11 6 5 32 17 15
    5 Kastrioti Kruje 22 34 10 4 8 34 26 8
    6 KF Laci 22 33 9 6 7 24 27 -3
    7 Vllaznia Shkodër 22 30 9 3 10 30 26 4
    8 Bylis Ballsh 22 30 8 6 8 33 31 2
    9 Shkumbini 22 29 8 5 9 32 36 -4
    10 Tomori Berat 22 24 7 3 12 26 36 -10
    11 KF Kamza 22 22 6 4 12 19 29 -10
    12 KS Pogradeci 22 21 6 3 13 19 36 -17
    13 Apolonia Fier 22 14 3 5 14 18 37 -19
    14 Dinamo Tirana 22 13 2 7 13 15 28 -13



    25.04.2012
    16:00 Apolonia Fier - Bylis Ballsh
    16:00 Dinamo Tirana - KF Tirana
    16:00 KF Kamza - KS Pogradeci
    16:00 KF Laci - Teuta Durres
    16:00 Shkumbini - Kastrioti Kruje
    16:00 Skenderbeu - Vllaznia Shkodër
    16:00 Tomori Berat - Flamurtari Vlore
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  7. #87
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #88

    Skënderbeu lë kreun në Vlorë, Bala shpëton Tiranën



    Java e 22-të e Kategorisë Superiore e ngiti siparin me dy ndeshjet e së shtunës, që po luhen në Shkodër dhe Krujë. Vllaznia kishte në dorë fatin e mbijetesës së Apolonisë, ashtu sikurse edhe Kastrioti fatin e bluve dinamovitë. Më saktësisht, dy skuadrat e fundit në renditje, me shpresat më minimale të mundshme për të qëndruar mes më të mirëve të vendit, luanin në transfertë kësaj here, ku u mundën minimalisht, ndërkohë që vendësit kishin nevojë për të bërë autokritikë para tifozëve të vet. Në “Loro Borici”, kuqeblutë kërkonin patjetër t’i bënin “prezantim” me fitore trajnerit të tyre, Armir Grima, i cili e nisi këtë detyrë provizore deri në fund të sezonit me dështim javën e kaluar, në Ballsh. Po ashtu, në kampin krutan situata nuk ishte aspak e qetë, përkundrazi, pas eliminimit nga kupa dhe përjashtimit përjetë të ish-trajnerit Ramadan Ndreu. Kjo do të thoshte se, që të “kthjellohej” sadopak atmosfera gri në kampin e Kastriotit, nevojiteshin 3 pikët me Dinamon, të cilat i morën me mjaft vështirësi, por ato ushqejnë ende shpresat e formacionit të Andrea Markos. Ky i fundit ka marrë në duar “timonin” e krutanëve me synimin për të marrë pjesë në Kupat e Europës përmes vendit të katërt në kampionat. Vend të cilin e mban Flamurtari dhe do të bëjë çmos të mos e lëshojë deri në fund të garës, për të shpëtuar sezonin.
    Fusha e Vlorës mbetet një makth për Skënderbeun. Stadiumi “Flamurtari” nuk e nxjerr fituese skuadrën korcare prej 36 vitesh. Nuk ka ndodhur kjo as këtë të diel, në ndeshjen kryesore të javës së 22-të të Superiores, ku kampionët e vendit në fuqi duket se e kanë lënë kurorën, sepse janë dorëzuar përballë kuqezinjve të Shkëlqim Mucës. Kjo ka bërë që festa të shpërthejë në Durrës, aty ku Teuta ka mundur 2-1 Shkumbinin, por ka marrë kreun e renditjes. Me 49 pikë të grumbulkluara deri më tani, durrsakët janë të parët, ndërkohë që ndiqen nga korcarët, me dy pikë më pak. Tieranën e ka shpëtuar një gol “in extremis” i Bekim Balës, duke i mbajtur bardheblutë në garën për titull, edhe pse kalendari favorizon “djemtë e detit” në këtë objektiv.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #89
    Teuta me rimarjen e kryesimit te kampjonatit tregoi qe jo rastesiht eshte ne vendin e par

    plotesisht te merituar.Durrsaket kan mundesine e art te jen kampjonet e rinj te Shqiperise


    duke par dhe kalendarin favorizues ne ndeshjet e mbetura.


    Personalisht me behet qefi per Teuten qe ndodhet ne kto pozita,sepse eshte i vetmi ekip


    ne Shqiperi qe nuk esht dyshuar asnjehere te pakten kte sezon per trukime ndeshjesh.

    Urime Teutes Urime Durrsakeve..

    Me poshte po lej ndeshjet e mbetura qe ka Teuta , Skenderbeu,dhe Tirana.

    Ndeshjet e Teutes;


    25.04.2012 D1 KF Laci - Teuta Durres
    28.04.2012 D1 Teuta Durres - KF Kamza
    05.05.2012 D1 Teuta Durres - KS Pogradeci
    12.05.2012 D1 Kastrioti Kruje - Teuta Durres




    Ndeshjet e Skenderbeut;


    25.04.2012 D1 Skenderbeu - Vllaznia Shkodër
    28.04.2012 D1 Bylis Ballsh - Skenderbeu
    05.05.2012 D1 Skenderbeu - Apolonia Fier
    12.05.2012 D1 KS Pogradeci - Skenderbeu



    Ndeshjet e Tiranes;


    25.04.2012 D1 Dinamo Tirana - KF Tirana
    28.04.2012 D1 KF Tirana - Shkumbini
    05.05.2012 D1 KF Laci - KF Tirana
    12.05.2012 D1 KF Tirana - KF Kamza
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #90
    Shume gezime sot, nga Teuta te Juventusi...spo na lejn me mar fryme!

    Bravo i qofte ekipit vlonjatas qe nuk e shiten veten por treguan qe vetem duke paguar pare mund te fitoje ndeshje korca..

Faqja 9 prej 17 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •