ne kosove ka ne veoj per nje protest masive nga gjith kosova dhe me destinacion mitrovicen jo ne prishtine mjaft ma heshtje
Qeveria pjesë e planit serb për spastrim etnik të veriut
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur i habitur se si Grupi Parlamentar i PDK-së ka marrë iniciativë për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për veriun e Kosovës.
Në një intervistë për “Epokën e Re”, Selimi ka thënë se Kushtetuta e Kosovës ia mundëson kryeministrit Hashim Thaçi të thërrasë një seancë të tillë pas pasur nevojë për mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.
Ai ka vlerësuar se institucionet e sigurisë në Kosovës nuk kanë qenë në nivel të detyrës për sa i përket gjendjes në veri. “As gjatë këtyre ditëve e as në të kaluarën, sidomos institucionet qeveritare të sigurisë nuk kanë qenë në nivel të detyrës, por nuk kanë fare në detyrën që ua ngarkon ligji dhe Kushtetuta”, është shprehur Selimi.
Në këtë kontekst, Selimi ka akuzuar rëndë Qeverinë e Kosovës, e cila, sipas tij, është bërë pjesë e planeve serbe për spastrim etnik të shqiptarëve në veri.
“Qeveria as që e ka ndërmend ta zgjedhë këtë problem. Kemi kërkuar dorëheqjen e kësaj Qeverie e cila është bërë pjesë e skenarit për spastrim etnik të komunave veriore nga popullata autoktone shqiptare atje”, është shprehur Selimi, duke e quajtur demokratike protestën e VV-së në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës ka hequr vetë dorë nga ushtrimi i sovranitetit dhe nga zbatimi i sundimit të ligjit në veri, raporton Telegrafi.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...nik-te-veriut/
40 familje shqiptare lënë Mitrovicën
Rreth 40 familje janë shpërngulur të paktën përkohësisht nga lagjja “Tre Rrokaqiejt” e veriut të Mitrovicës. Incidentet e fundit, situata e tensionuar e pasiguria kanë bërë që banorët t’i lëshojnë pronat e tyre e të nisen drejt jugut të qytetit.
“Ju duhet të na kuptoni që është rrezik për ne që jetojmë këtu që vazhdimisht të dalim në televizion, sepse nuk ndihemi të sigurt kur dimë që as institucionet tona nuk po bëjnë asgjë për ne, madje na thonë që vetë t’i mbrojmë pronat tona”, ka thënë një nga banoret e kësaj lagjeje.
Ndërtesat kryesore të kësaj lagjeje që lidhin pjesën jugore me veriun e Mitrovicës gjenden në mes të ndërtesës të Komunës paralele të Mitrovicës që e bënë edhe më të vështirë qarkullimin e këtyre banorëve.
Tani në këtë lagje, përpos Policisë së Kosovës, patrullime kanë shtuar edhe forcat e KFOR-it.
Prania e KFOR-it në veri e ka lehtësuar shumë edhe Policinë e Kosovës. /koha net
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Mitrovica, seancë e jashtëzakonshme në Kuvend
PRISHTINE- Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nisur ne mesdite nje seance te jashtezakonshme, ne te cilen po diskutohet situata ne Veri.
Ne fjalen e tij para deputeteve, Bajram Rexhepi ka sjelle ne kujtese vrasjen e shqiptarit ne veri te Mitrovices dhe ka deklarur se KFOR duhet të mbyllë rrugët alternative hyrjen e grupeve kriminale serbe ilegalisht në Kosovë pasi sipas tij është detyrë e tij.
Rexhepi theksoi nuk përjashtoi një ndërhyrje në veri të Mitrovicës se nëse do të cënohet siguria dhe jeta e qytetarëve të Kosovës
Seanca e jashtëzakonshme thirret sipas kërkesës së nënshkruar nga 46 deputetë të Grupit Parlamentar i PDK-së dhe deputetë të tjerë nga radhët e koalicionit qeverisës. (INA)
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Drews: Jo aksion si më 25 korrik 2011
Mitrovicë, 18 prill - Komandanti i KFOR-it Erhard Drews, vlerëson se situata në veriun e Kosovës është tensionuar në prag të zgjedhjeve të Serbisë, ndërsa ka porositur të gjitha palët që ta ruajnë qetësinë, raporton TV 21. Drews ka kërkuar nga qeverina e Kosovës që të jetë e përmbajtur dhe të mos ndërmarrë ndonjë aksion të ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar, duke marrë parasysh pasojat e këtij operacioni. Këto komente komandanti i KFOR-it, Erhard Drews i ka bërë pas vizitës në veriun e vendit, ku tha se qeveria me maturi duhet të parandalojë zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Gjenerali i KFOR-it, Erhard Drews kërkoi nga Qeveria e Kosovës që të jetë e përmbajtur dhe të mos ndërmarrë ndonjë aksion si ai i 25 korrikut të vitit të kaluar, duke marrë parasysh pasojat e këtij operacioni.
“Ne të gjithë i dimë pasojat e 25 korrikut të vitit të kaluar dhe nuk besoi që njëri prej nesh e dëshiron një rezultat të tillë. Dhe, unë kam besim të madh në maturinë e qeverisë së Kosovës dhe besoi që me këtë maturi duhet të veprojmë”, tha Erhard Drews, komandant i Përgjithshëm i KFOR-it.
...
http://www.kohaditore.com/?page=1,13,96151
GNK: Urgjent bisedime për veriun
20/04/2012
Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec ka paralajmëruar se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe se për zgjidhjen e saj nuk duhet përjashtuar asnjë alternativë.
“Situata është shumë e rrezikshme. Qeveria në Kosovë duket se nuk është në gjendje, dhe në fakt nuk është, që të garantojë sigurinë e qytetarëve të saj, sidomos atyre shqiptarë, në pjesën veriore të vendit të kontrolluar nga serbët. Dhe kjo situatë po krijon një presion ndaj qeverisë, që duket pothuasje i papërballueshëm nga popullata, media dhe opozita”, ka deklaruar Prelec.
Duke folur në një intervistë për “VOA”, ai është shprehur kundër opsionit të përsëritjes së “25 korrikut”, veprim që sipas tij do të përkeqësonte më tej situatën.
“Ka një presion të madh për ta, pothuasje një tundim, për të vepruar në një mënyrë që do ta acaronte situatën. Të gjithë zërat për një tjetër 25 korrik janë një shenjë e rrezikshme dhe mendoj se tregon se ne nuk duhet të lejojmë që situata në veri të mbetet e pazgjidhur përgjithmonë”, ka nënvizuar Prelez.
Zyrtari i GNK-së ka vlerësuar më tej se është urgjente që Prishtina dhe Beogradi të diskutojnë për veriun dhe që përfaqësuesit e kësaj zone të përfshihen në bisedime.
“Prandaj është urgjente që qeveritë e Serbisë dhe Kosovës të flasin për marrëdhëniet e tyre, për shumë çështje, përfshirë edhe veriun, sepse këto çështje janë të pandashme”, ka theksuar Prelec.
Sipas tij, ka vullnet nga ana e Beogradit për të folur për zbatimin e planit “Ahtisaari” dhe ekziston ndërkohë vullneti në Prishtinë për të diskutuar përtej këtij plani, si dhe për të ofruar disa privilegje të tjera për veriun.
“Por të dyja këto janë të kushtëzuara nga ato që secila nga palët do që të marrë nga tjetra. Konkretisht, që Prishtina të pranojë të flasë për një status të veçantë për veriun, asaj do t’i duhet të shohë që Beogradi ka vullnetin të normalizojë marrëdhëniet dhe të ndërmarrë hapa drejt njohjes. Pra, ka nevojë për një dialog politik. Do të jetë fillimi i një proçesi të gjatë, por duhet filluar tani”, ka shtuar Prelec.
top-channel
Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 21-04-2012 më 12:14
Arrestohet i ashtuquajturi “kryeshef i rrethit të Kosovës” Goran Arsic
http://www.telegrafi.com/lajme/arres...c-2-21909.html
.
Krijoni Kontakt