Close
Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122
Duke shfaqur rezultatin 211 deri 218 prej 218
  1. #211
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    GNK: Urgjent bisedime për veriun

    20/04/2012


    Drejtori për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave, Marko Prelec ka paralajmëruar se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme dhe se për zgjidhjen e saj nuk duhet përjashtuar asnjë alternativë.

    ...

    Prandaj është urgjente që qeveritë e Serbisë dhe Kosovës të flasin për marrëdhëniet e tyre, për shumë çështje, përfshirë edhe veriun, sepse këto çështje janë të pandashme”, ka theksuar Prelec.
    ...

    top-channel
    Kosova nuk ka cfare te besedoje me Serbine per "Veriun e Kosoves" perderisa Serbia nuk e njeh shtetin dhe pushtetin e Kosoves.

    Te bisedosh per "Veriun e Kosoves" me Serbine do te thoshte te pranosh qe te bisedosh me Serbine per rrregullimin e brendshem territorial/administrativ te Kosoves sipas Rez. 1244 te OKB-se dhe Kushtetutes se Republikes se Serbise.

    Eshte dicka tjeter nese behet fjale per bisedime zyrtare qe do te kishin per qellim rregullimin perfundimtar te statusit te Kosoves dhe mardhenjeve midis Serbise dhe Kosoves. Por edhe keso bisedimesh aktualisht jane joreale, pasiqe Serbia nuk ka dhe nuk do te kete vullnet dhe interes per njohjen e Republikes se Kosoves, pavaresisht statusit te "Veriut te Kosoves".
    Bisedimet ekskluzivisht per "Veriun e Kosoves" do te ishin ne interes absolut te Serbise per ta forcuar poziten e saj nderkombetare dhe rolin e saj ndikues ne zhvillimet e brendshme te Kosoves dhe te rajonit, pa hequr dore nga asnje pretendim ndaj Kosoves.
    Ndryshimet e vetme te mundshme, nese mund ti quanim te tilla, do te ishin legjitimimi dhe forcimi i pozites dhe rolit te "Strukturave Paralele" te Serbise dhe rritja e ndikimit te tyre edhe ne veprimet dhe vendimmarrjen e pushtetit qendor te Kosoves ne lidhje me shume gjera brenda dhe jashte Kosoves.
    Heqja e barrikadave dhe respektimi formal zyrtar i "Institucioneve te Perkoheshme Veteqeverisese te Kosoves" sipas Rez. 1244 te OKB-se nga ana e "Strukturave Paralele" do te ishin te vetmet veprime konkrete, te cilat pushteti kuisling i Kosoves popullit te tij do tia shiste si pranim i shtetit te Kosoves nga ana e serbeve te veriut. Edhe pse ne fakt nuk do te ishte asgje me shume se permbushje e obligimeve te vlefshme nderkombetare nga ana e serbeve te atjeshem dhe strukturave ilegale te Serbise qe rrjedhin nga Rez. 1244 e OKB-se dhe marreveshje tjera te nenshkruara nga Serbia.
    Perfundimisht nuk do te ndryshonte asgje ne favor te Kosoves, por vetem do te legjitimoheshin Strukturat ilegale te Serbise (ne kundershtim edhe me Rez. 1244 te OKB-se!) dhe do te rritej roli dhe ndikimi i tyre (dhe i Serbise) brenda dhe jashte Kosoves. Nerkohe qe objektivisht nuk do te ndryshonte asgje...

    E vetmja zgjedhje e favorshme per popullin e Kosoves (jo patjeter per pushtetin aktual te Kosoves dhe Shqiperise!) do te ishte ndarja paqesore ose e dhunshme e Kosoves resp. mundesisht nderrimi i territoreve apo ndryshimi i kufirit me Serbine. Cdo veprim dhe vendim tjeter do te jete i demshem per Kosoven dhe Shqipetaret e atjeshem...

  2. #212
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Grupe të armatosura pritet ta marrin veriun me forcë

    Me titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ e ditës së Martë shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni - Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura. Këto grupe të uniformuara, sipas gazetës, i kanë parë edhe policia dhe me këtë janë të njohur instancat më të larta të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
    ‘Fokus’ ka kontaktuar ish-ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë të veriut të Mitrovicës.
    "Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë", ka thënë për gazetën Trajanov.
    Ndryshe dje në artikullin e tij të përjavshëm gazetari i “Veçer” Dragan Pavloviq-Latas, i cili njihet si mik i ngushtë i kryeministrit Gruevski, për vrasjen e 5 maqedonasve para disa javësh në Shkup drejtoi gishtin kah kosovarët.

    Anija amerikane ankoron në Durrës

    Anija zbarkuese e marinës ushtarake amerikane “USS Gunston Hall” është ankoruar mëngjesin e së martës në portin detar të Durrësit për një vizitë portuale, në vazhdën e përpjekjeve të Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar partneritete globale me flotat e vendeve europiane dhe përmirësuar sigurinë dhe mbrojtjen e flotave ushatarake.

    685 trupa përbëjnë ekuipazhin e anijes ushtarake dhe do të qëndrojnë deri më 27 prill, bazuar në statusin e parashikuar në marrëveshjen ndërmjet palëve të Traktatit të Atlantikut të Veriut, të ratifikuar nga Kuvendi, si dhe marrëveshjeve të tjera mes shteteve palë “Mbi statusin e forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë”.

    Gjatë qëndrimit të saj në port, trupat amerikane do të shoqërohen nga njësi të Forcave të Armatosura shqiptare, ndërsa janë planifikuar takime me zyrtarë vendorë dhe pjesëmarrje në aktivitete kulturore.

    Vizita portuale në Shqipëri e “Gunston Hall” është pjesë e itinerarit të saj për t’u dislokuar në një zonë përgjegjësie të Flotës së 6-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Anija ka si mision transportimin e marinsave dhe pajisjeve të tyre luftarake në vende të ndryshme të botës ku ka situata dhe të mbështesë sulmet si dhe operacionet amfibe ushtarake, përfshirë dhe ulje-ngritjet e helikopterëve.

    Kjo anije për të realizuar misionin e saj është e pajisur me teknologjinë më të fundit dhe sisteme luftarake duke nsur nga vinccat 20-60 tonësh, objektet e riparimit, dy zona për uljen e helikopterëve, lehtësira shëndetësore dhe dentare dhe një sistem furnizimi të kompjuterizuar.

    Bota Sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 24-04-2012 më 07:54
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  3. #213
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    SHBA: 'Zbarkimi në Durrës, s'lidhet me ngjarjet në rajon'

    Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes një njoftimi për media, ka tërhequr vërejtjen se mediumet vendore kanë bërë raportime të gabueshme lidhur me vizitën a anijës së flotës ushtarake detare Amerikane në Durrës të Shqipërisë.

    “Zbarkimi i anijes USS Gunston Hall do të bëhet në Durrës të Shqipërisë prej 24 deri 27 Prill, për një vizitë të rregullt dhe të planifikuar të portës. Kjo vizitë i shërben Flotës së 6-të Amerikane, të vazhdojë përpjekjet në ndërtimin e partneritetit global bregdetar me shtetet evropiane si dhe të përmirësojë sigurinë dhe mbrojtjen bregdetare”, thuhet në njoftim.

    “Për të përgënjeshtruar keqinformimin lidhur me vizitën, Ambasada Amerikane në Prishtinë thekson se kjo vizitë s’ka lidhshmëri me kundërpërgjigje të çfarëdo ngjarjeje në rajon”, thuhet në komunikatë.

    “Është një vizitë e rregullt dhe e planifikuar. Një vizitë e tillë, ofron një vendtakim të mrekullueshëm për ndërtimin e njohurive të përbashkëta të taktikave, profesionalizmit, mirëkuptimit kulturor dhe besimit bregdetar. Ato nënvizojnë partneritetin tonë në rritje, i cili kërkon solucione kooperative që kontribuojnë mbrojtjes së regjionit. Për më tepër, këto vizita ndihmojnë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve tona. Gjatë qëndrimit në port, ekuipazhi i anijes do të bëjë punë bamirësie”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. REL
    Alsat M.


    Marinsat amerikan ndihmojnë KFOR-in

    Nga Express 24 Prill 2012 11:45


    Rreth 300 ushtarë amerikanë të njësisë për intervenime, do të jenë ndihmesë e kontingjentit të ushtarëve gjerman dhe austriak të KFOR-it, të cilët nderi në fund të kësaj jave ose fillimit të tjetrës do të duhet të arrijnë në Kosovë.

    Sipas të përditshmes beogradase “Blic”, amerikanë do të stacionohen në Shqipëri, në mënyrë që në rast të trazirave të mund të reagojnë me shpejtësi.

    Sipas kësaj gazete 550 ushtarët gjerman dhe 150 austriak do të stacionohen nëpër punktet në Mitrovicë dhe në fshatrat shqiptare të komunës së Zveçanit dhe Zubin Potokut, praktikisht në linja ndarëse të bashkësive etnike.


    Deklarata kontradiktore ,duke tentuar ta meshefin situaten e siguris ne Kosov,
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sharri-Liburna : 24-04-2012 më 08:13
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  4. #214
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Trajanov: Përgatitet destabilizimi i Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës

    Me titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ në numrin e sotëm shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni - Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura.

    ”Fokus” ka kontaktuar ish-Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov, i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë e veriut të Mitrovicës. ”Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë”, ka thënë për gazetën Trajanov.
    Bota sot
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #215
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Trajanov: Përgatitet destabilizimi i Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës

    Me titullin “Maqedonia në kazanin kosovar” e përditshmja maqedonase ‘Fokus’ në numrin e sotëm shkruan se në rajonin e Likovës dhe përgjatë kufirit Maqedoni - Kosovë ka grupe të uniformuara dhe të armatosura.

    ”Fokus” ka kontaktuar ish-Ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë Pavle Trajanov, i cili për gazetën në fjalë ka thënë se sipas informatave që ka ai, përgatitet destabilizimi i Kosovës pasi përgatitet marrja me forcë e veriut të Mitrovicës. ”Bëhet fjalë për një operacion të gjerë që përfshin në plan edhe destabilizimin e Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës me të cilën do të tentohet të tërhiqet vëmendja e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Jo rastësisht NATO ka kërkuar trupa shtesë në Kosovë”, ka thënë për gazetën Trajanov.
    Bota sot
    Pasi jemi ne kete teme te PAVLE TRAJANOV po e shtoj edhe nje interviste nga ai qe i dha TV Sllavo Maqedonas ne lidhje me partin Shqiptare qe sot eshte Lider i PDSH ne Maqedoni !
    Pavle Trajanov ishte atehere ne krye te MPB te Maqedonise :

    Po marr bindje qe gjithe garnitura poltike shqiptare ne trevat tona jane njerez te te huajve dhe po punojne kunder interesave tona .

  6. #216
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin
    Pasi jemi ne kete teme te PAVLE TRAJANOV po e shtoj edhe nje interviste nga ai qe i dha TV Sllavo Maqedonas ne lidhje me partin Shqiptare qe sot eshte Lider i PDSH ne Maqedoni !
    Pavle Trajanov ishte atehere ne krye te MPB te Maqedonise :
    http://www.youtube.com/watch?v=I0jWFg0yStg
    Po marr bindje qe gjithe garnitura poltike shqiptare ne trevat tona jane njerez te te huajve dhe po punojne kunder interesave tona .
    Keshtu eshte kur i pa dituri merr rolin e te diturit ,kurse i pa dituri duke i perdor te gjitha mjetet duke e perfshi edhe tradhtin ndaj popullit,vrasjen e trurit te popullit ,vetem qe ti krijoj mundesi vehtes qe te vras ,plaqkis dhe te bej krime tjera ne kurriz te popullit ,kjo eshte mjerimi qe nji pjes e popullit, dikush per interesa personale(financiare) ,e dikush prej mosdijes radhiten ne krah te paditurit apo tradhtarit

  7. #217
    Sulm me armë në Mitrovicë, 1 i vdekur, 1 plagoset


    Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur pak pas mesditës në qendër të Mitrovicës.
    Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se grupi i sulmuesve, i përbërë nga të paktën katër persona, ka përdorur tri lloje të ndryshme armësh për të ekzekutuar sulmin.
    Incidenti, sipas tij, ka ndodhur pasi sulmuesit me veturën e tyre kanë bllokuar veturën në të cilën gjendeshin viktimat.
    Hoti ka thënë se po punohet në drejtim të identifikimit të sulmuesve të dyshuar, por, deri tani, nuk është arrestuar askush.
    “Deri në këtë moment nuk është arrestuar askush, ndërsa motivet besohet të jenë të karakterit kriminal. Besohet se të dyja palët kanë pasur një përleshje të mëhershme dhe kjo besohet të jetë rezultat i asaj zënke të mëhershme”, ka thënë ai.
    Mësohet se të dyja palët e përfshira në incident janë të përkatësisë etnike shqiptare.


    Panorama
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #218
    Citim Postuar më parë nga {A_N_G_E_L_69} Lexo Postimin
    Sulm me armë në Mitrovicë, 1 i vdekur, 1 plagoset


    Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur pas një sulmi me armë zjarri që ka ndodhur pak pas mesditës në qendër të Mitrovicës.
    Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i policisë rajonale në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka bërë të ditur se grupi i sulmuesve, i përbërë nga të paktën katër persona, ka përdorur tri lloje të ndryshme armësh për të ekzekutuar sulmin.
    Incidenti, sipas tij, ka ndodhur pasi sulmuesit me veturën e tyre kanë bllokuar veturën në të cilën gjendeshin viktimat.
    Hoti ka thënë se po punohet në drejtim të identifikimit të sulmuesve të dyshuar, por, deri tani, nuk është arrestuar askush.
    “Deri në këtë moment nuk është arrestuar askush, ndërsa motivet besohet të jenë të karakterit kriminal. Besohet se të dyja palët kanë pasur një përleshje të mëhershme dhe kjo besohet të jetë rezultat i asaj zënke të mëhershme”, ka thënë ai.
    Mësohet se të dyja palët e përfshira në incident janë të përkatësisë etnike shqiptare.


    Panorama
    Për c'banda kriminale bëhet fjalë këtu:
    1. banda kriminale serbe
    2. banda kriminale në bashkëpunim serbo - shqiptare
    3. banda kriminale shqiptare
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 22 prej 22 FillimFillim ... 12202122

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •