Close
Faqja 20 prej 22 FillimFillim ... 101819202122 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 218
  1. #191
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Terrorizmi në Kosovë dhe hajmalia e Bajram Rexhepit

    Nexhmedin Spahiu
    Një protestë 1 orëshe në Prishtinë me vetmen parullë STOP TERRORIZMIT ku kishin me marrë pjesë 200.000 qytetarë nga e gjithë Kosova kish për ta parandaluar të keqën që po e pret Kosovën

    Me 8 prill ndodh një akt i rëndë terrorizmi në Kosovë. U vra me eksploziv të hedhur në banesën e tij ku po flinte me gruan e 4 fëmijët e tij qytetari i Kosovës Selver Haradinaj. Akt brutal i terrorizmit klasik. Përkatësia etnike, fetare, politike, sociale e kulturore e viktimës nuk janë me rëndësi për momentin. Nuk është me rëndësi as përkatësia etnike e terroristit/terroristëve.

    Në Kosovë ka terror dhe ai nuk dënohet

    Fakti i përkatësisë së ndryshme etnike mes terroristëve dhe viktimave të tyre nuk e zbehë as nuk e rëndon fare këtë fenomen. Terrorizmi është terrorizëm dhe shoqëria duhet të zhvillojë mekanizma kundër tij.

    Nesër pasnesër Kosova si aleate e vogël e SHBA mund të ndodhë të angazhojë forca sigurie në vatra krize. Në një situatë të tillë është pritshme që qytetet dhe qytetarët e Kosovës të jenë target i sulmeve terroriste. Nuk është e thënë që terroristët të vijnë nga fundi i botës, ata mund të rekrutohen edhe nga mesi ynë nëse shoqëria dhe shteti nuk ndërtojnë mekanizma mbrojtës.

    Mekanizmat që u treguan në rastin e 8 prillit janë shumë shqetësues dhe e bëjnë Kosovën truall të përshtatshëm për terrorizëm.

    Reagimet e institucioneve

    Institucionet e Kosovës reaguan vetëm në mënyrë deklarative. Autorët mbetën të panjohur. Më e keqja është se institucionet nuk folën me një gjuhë, gjë që tregon konfuzitetin e shoqërisë kosovare.

    Presidentja e konsideroi këtë si një “akt të dhunshëm”.

    Qeveria e konsideroi si “akt kriminal e terrorist”. Kryetari i Parlamentit e quajti “akt kriminal dhe i shëmtuar“. Për ministrin e brendshëm ky ishe një “sulm’. Për policinë ky ishte një “sulm ku nuk përjashtohen motivet etnike”.

    Ja pra se si institucionet lëshohen në vlerësime pa pasur kurrfarë koordinimi mes vete, thua se nuk janë institucione të të njëjtit shtet.

    Edhe partitë politike kosovare e cilësuan ndryshe-ndryshe, por të paktën në rastin e partive kjo është normale. AAK e cilësoi si “sulm kriminal”. Njësoj si AAK e cilësoi edhe LDK. Vetëvendosje e cilësoi si “një sulm terrorist dhe veprimtari të organizuar të strukturave kriminale të Beogradit”.

    Sidoqoftë,“Vetëvendosja” ishte e vetmja qe solli kurorë në varrin e Selver Haradinajt gjatë varrimit ku morën pjesë fare pak qytetarë.

    Këtë pjesëmarrje të vakët në varrimin e viktimës së terrorizmit në Kosovë ma sqaroi një biznesmen mitrovicas. E takova rastësisht dhe më ftoi për kafe. Jo se po shkoj në varrimin e Selver Haradinajt, eja shkojmë bashkë i thash. Nuk deshi. U interesova perse nuk vjen. I thash që turp është që të na sheh kush në lokal e të mungojmë në varrimin e njeriut vdekja e të cilit ka shqetësuar gjithë Kosovën.

    Më tha se i dhimbset në shpirt ky fatkeq i ndershëm e i përvuajtur por –tha biznesmeni mitrovicas - nuk guxoj ta rrezikoj biznesin pasi pushteti nuk po ka dëshirë me e ba t’madhe vdekjen e Selver Haradinajt. Nëse marr pjesë në varrim, ma marrin inati ma shumë se me dalë e me piskatë në kallabllak “Poshtë Qeveria”, pasi pushteti s’po do me e ba t’madhe këtë punë.

    Arsyeja pse pushteti u mjaftua me ngushëllime familjes e me deklarata se e dënon këtë akt duket se ka të bëjë me rrenat e Qeverisë se aksioni i 25 Korrikut 2011 “pati sukses”dhe se në kërkesat e banorëve të Veriut për stacione shtesë të policisë Bajram Rexhepi pat thënë se kush ka frikë le të shkojë tek hoxha për hajmali. Tani doli në shesh se siguria në veri të Mitrovicës nuk është askund, në vend se komandanti i policisë dhe ministri i brendshëm të japin dorëheqje apo të shkarkohen., duhet bërë e kundërta duhet të injorohet tragjedia e familjes së Selver Haradinajt, e për këtë të mos i shkohet as edhe në ceremoninë e varrimit.

    Injorimi i terrorizmit në nuk e lufton, por e institucionalizon atë

    Edhe sikur ky akt i terrorizmit të kishte ndodhur në Prishtinë, ku terroristi do t’ishte shqiptar e viktima shqiptar apo terroristi shqiptar e viktima serb, reagimi i shoqërisë duhet të jetë i ashpër. Vrasja e Selverit është vërtetë akt i rëndë terrorizmi por akte më të lehta terrorizmi në Kosovë e Shqipëri ndodhin shpesh.

    Akt terrorizmi është edhe kur e nget veturën 100km/h në qytet ku lejohet vetëm 20 km/h pavarësisht a shkakton aksident të drejtpërdrejtë apo jo. Akt terrorist është edhe kur gjuan me armë zjarri në mes të pazarit. Akte terroriste janë edhe ato në plazhin e Durrësit kur rojat e përgjakin apo thyejnë gjymtyrët e ndonjërit duke e goditur me shkopinj druri në sytë të gjithë plazhistve. Edhe pse ndokush mund ta ketë merituar një dajak të tillë, pushuesit e pafajshëm nuk meritojnë të shohin skena të tilla. Por si duket as ligjet e Kosovës as ato të Shqipërisë nuk i trajtojnë këto akte si terror, apo t’pakten prokuroret e injorojnë këtë segment në hetimet e tyre.

    Ideja për protestë të madhe në Prishtinë kundër terrorizmit

    I habitur që pas terrorit te “tre rrokaqiejt” askush nuk organizoi protestë, asnjë parti politike, asnjë OJQ, asnjë bashkësi fetare mora përsipër të organizoj një protestë 1 orëshe në Prishtinë me vetmen parullë STOP TERRORIZMIT. Por menjëherë hasa në probleme dhe u akuzova se po dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u promovuar politikisht.

    Pikërisht ky mentalitet është vrastar për vlerat morale të shoqërisë sonë. Çka ka lidhje se kush promovohet në akte qytetare?! Qytetarët duhet ta përkrahin apo jo varësisht prej asaj se a është ai veprim në interes të shoqërisë apo jo dhe kush e bënë atë dhe a ka dëshirë të promovohet politikisht apo jo.

    Një protestë e tillë në Prishtinë ku kishin me marrë pjesë 200.000 qytetarë nga e gjithë Kosova kish për ta parandaluar të keqën që po e pret Kosovën. Një protestë të tillë nuk mund ta organizojë vetëm një individ, OJQ apo parti, por shumë sish së bashku. Në të kundërtën Kosovës nuk i mbetet gjë pos hajmalisë së Bajram Rexhepit.
    Bota Sot


    Kjo eshte shum e nevojshme o sot o kurr..
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #192
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187

  3. #193
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  4. #194
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  5. #195
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #196
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Citim Postuar më parë nga Genti.. Lexo Postimin

    xxx xxx

    Gabim kanë bërë.Ato është dashtë t'i heki Kryeministri dhe Bajram Rexhepi me Eulexin.Gjithë me lëvdata në gojë janë,tani ç'mëshihen n'birë t'minit...?!

  7. #197
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-01-2011
    Postime
    713
    Kot kërkohet seanca e jashtëzakonshme,planet e prapta kanë rënjë thellë diku tjetër.

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    ku eshte hashimi e bajrami me policine e vet qe vetem shqiptaret jane ne gjendje me i rrah?..shkoni n`veri o katunar shkoni qatje kallxoni forcen bre qyqana t`rrjept.

  9. #199
    Kurti: Për Mitrovicën të reagojmë si komb





    Mitrovica riaktualizohet sërish në skenën rajonale si një problem politik i qeverisë së Kosovës, një çështje taktike e Serbisë dhe një element negocimi për ndërkombëtarët. Duket se vetëm për Vetëvendosjen e Albin Kurtit ajo është një kauzë, një kauzë që lidhet me parimet e lëvizjes, por edhe e ushqen atë në veprimin e vet disi atipik për politikën shqiptare. Në intervistën e vet për Shekullin, Kurti thekson se rruga e vetme për të biseduar me Serbinë është aksioni mbarëkombëtar. Sipas tij, çdo lëshim apo luhatje do të sillte pasoja fatale dhe një dëm historik të madh. Më qartë; me Mitrovicën sipas tij, sot është në provë shteti i Kosovës dhe kombi shqiptar.

    Z. Kurti në Kosovë së fundmi akuzat për terrorizëm kanë nisur me vrasjen e një qytetari në Mitrovicë për të pasuar më pas ndaj jush në Kuvendin e Kosovës. Çfarë po ndodh në realitet?

    Nocionet dhe kuptimet e tyre nuk duhet ti ngatërrojmë; terrorizëm në Kosovë ka bërë dhe vazhdon të bëjë Serbia me përmes strukturave të saj ilegale armiqësore. Selver Haradinaj u vra me eksploziv plastik të sofistikuar që iu montua në dritaren e katit përdhes ku banonte. Familja e tij; 4 fëmijët dhe gruaja u plagosën por shpëtuan. Qëllimi i këtij sulmi terrorist vrastar ishte që përveçse të vritej kjo familje, njëkohësisht të përhapej frika dhe paniku në masë te shqiptarët në Veri të Mitrovicës dhe ky akt i Serbisë ishte sulm i qartë terrorist dhe madje mundet fare mirë të shërbejë si ilustrim se çka është terrorizmi. Mendoj që kryekuvendari Krasniqi bëri një ngatërrim shumë të çuditshëm të nocionit të terrorizmit dhe kuptimit të tij me protestën tonë paqësore brenda sallës së Kuvendit të Kosovës ku ne insistonim për seancë të jashtëzakonshme në këtë gjendje e cila është gjithsesi e jashtëzakonshme.

    Ju si subjekt politik kërkuar shpalljen e gjendjes së Jashtëzakonshme për Veriun e Kosovës. Mos vallë po kërkoni të ndërmerret një hap që do të ndërkombëtarizonte vetë Veriun si problem, duke konstituuar një çështje të re mes Serbisë dhe Kosovës edhe në planin juridik?

    Në periudhën e okupimit të Serbisë gjatë viteve ’90, Kosova ka patur shumë nevojë për ndërkombëtarizim, meqenëse atëbotë na trajtonin si çështje të brendshme të Serbisë. Tani, kur janë mbushur më shumë se katër vjet qëkurse shpallëm pavarësinë, ne kemi nevojë për sovranitet dhe zhvillim ekonomik, kemi nevojë për bashkim të Mitrovicës dhe kontroll të kufijve të Kosovës, gjë që bëhet nëpërmjet një procesi të kombëtarizimit. Nëse para më shumë se një dekade kishim nevojë për ndërkombëtarizim tani kemi nevojë për kombëtarizim në mënyrë që të bëhemi sovranë. Në këtë aspekt duhet të aktivizohen të gjithë institucionet e Kosovës që në këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe alarmante të ndërmarrin hapa urgjente. Synimi ynë ishte që përmes shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Mitrovicë, të trajtohej i gjithë qyteti dhe komuna e Mitrovicës si një dhe e pandarë dhe, të gjitha institucionet e Kosovës, por edhe shoqëria të aktivizoheshin pikërisht në funksion të bashkimit të Mitrovicës dhe të eliminimit të strukturave të Serbisë. Struktura që përpara se të jenë kriminale janë armiqësore dhe ilegale. Me këtë rast, edhe ata që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës do të mund të na ndihmonin, mbështesnin. Para së gjithash dhe mbi të gjitha, duhet kërkuar ndihma e Republikës së Shqipërisë e cila edhe në arenën ndërkombëtare i ka disa përparësi në krahasim me Kosovën, meqenëse është anëtare edhe në OKB edhe në NATO. Për të gjithë këto ne i kemi shkruar edhe një letër Presidentit të Shqipërisë, z. Bamir Topi që ta ngrejë çështjen e sigurisë së Kosovës në këto forume.

    Cili ka qenë reagimi i Presidentit të Shqipërisë?

    Deri në këto momente, pra sot në datën 12 prill, ende nuk kemi një përgjigje, por presim përgjigje të tij, sepse besojmë që është edhe detyrim kushtetues i të gjithë përfaqësuesve të lartë shtetërorë të Shqipërisë që të angazhohen jo vetëm për nënshtetasit e Shqipërisë administrative, por për të gjithë kombin në tërësi. Nuk mund t’ja lëmë bashkimin e Mitrovicës mitrovicasve. Duhet e gjithë Kosova të angazhohet për këtë gjë, madje i gjithë kombi shqiptar. Pasi Mitrovica është vendi ku sot matet edhe shteti i Kosovës, por edhe kombi shqiptar në përgjithësi. Nuk ka për të patur përparim dhe zhvillim të qëndrueshëm nëse nuk bashkojmë Mitrovicën.

    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar para disa kohësh se marrëdhëniet Serbi-Shqipëri nuk kushtëzohen me Kosovën. Për më tepër që Beogradi ka lejuar vizita të politikanëve shqiptarë si kreu socialist Edi Rama në Luginën e Preshevës duke sugjeruar kështu një imazh modelimi. A mos vallë po izolohet çështja e Mitrovicës në vetvete për të kaluar mandej në negocim final për ndarje?

    Çdokush që është sjellë mirë me Serbinë, prej politikanëve shqiptarë, e ka bërë Serbinë më të keqe. As nuk është e drejtë dhe as e dobishme që t’i bëjmë koncesione Serbisë. Shteti i Kosovës dhe i Shqipërisë duhet të bashkëpunojnë në funksion të faktorizimit të kombit shqiptar në Ballkan. Të gjithë shqiptarët, kudo ku janë kanë kontribuar për Republikën e Shqipërisë dhe më vonë për Republikën e Kosovës, ndaj këto dy shtete ua kanë borxh ndihmën e pakursyer të gjithë shqiptarëve kurdoherë që u shkelen të drejtat. Mendoj se koncesionet që po i bëhen Serbisë në dialogun e vazhdueshëm me të, tani po pasohen edhe me një lloj indiference ndaj sulmeve terroriste të saj. Çdo lëshim pe, apo indiferencë ndaj veprimeve kriminale dhe destruktive të Serbisë, vetë sa e inkurajon atë më shumë. Mendoj që edhe kryetari i Serbisë, Tadiç dhe kundër-kandidati i tij Nikoliç, janë të mbivlerësuar nga Brukseli, Neë York-u dhe Ëashingtoni; i pari si demokrat dhe i dyti si potencial destabilizues. Ne shqiptarët duhet ti kthehemi vetes në mënyrë që të forcohemi dhe me Perëndimin të krijojmë marrëdhënie partneriteti dhe jo servilizmi, duke mos harruar asnjëherë, se Serbia jo vetëm që ka të kaluar dhe të tashmë kriminale, por në të njëjtën kohë i mirëmban planet e saj antishqiptare dhe kundër Kosovës të cilat janë normuar që me Kushtetutën e vet, ku shkruhet se Kosova është pjesë e Serbisë.

    Gjithsesi për sigurinë e Kosovës ka një investim shumë të madh të komunitetit ndërkombëtar, madje edhe një përgjegjësi institucionale tëshprehur në prezencën e KFOR dhe EULEX. Si mund të legjitimohet një aksion i njëanshëm force në këto kushte?

    Faktorët ndërkombëtarë ndodhen sipër nesh, por jo përpara nesh. Nëse ne lëvizim, ata na ndjekin, nëse ne qëndrojmë në vend ata na shtypin nga lart. Edhe ndërhyrja e NATO-s nuk do të ndodhte pa UÇK-në dhe luftën e saj. Ndërkombëtarët na respektojnë kur ne respektojmë veten dhe jemi të përkushtuar në angazhimin tonë. Përndryshe, trysnimin që do të bëni mbi Serbinë e bëjnë mbi ne. Ata ndjekin rrugën e rezistencës më të vogël Me sa duket në Beograd ka qëndresë më të madhe. Edhe në Tiranë mendoj se ka një lloj inferioriteti që shprehet në vetëpërmbajtje dhe ngurim të tepërt.

    Një nga pikat e manifestit të VV-së është edhe ‘dekolonizimi i Kosovës” në emër të lirisë. Mos vallë kjo çon në një spastrim të serbëve dhe synon një shtet të Kosovës të pastër etnikisht?

    Në vitin 1962 kur u çlirua Algjeria nga Franca, 1/5 e saj zotërohej nga francezët me dokumentacion të rregullt ligjor pronësor. Po të mos ndodhte dekolonizimi pas luftës, 1/5-tat e Algjerisë do i takonin Francës. Për analogji, në Kosovë ka familje që brenda 100 vjetësh e ka blerë katër herë pronën e vet nga Serbia, e cila ua merrte shqiptarëve dhe ua rishiste. Kjo ka ndodhur përmes reformës agrare mes dy luftrave botërore, me nacionalizimin jugosllav të vitit 1945, në kohën e sundimit të Aleksandër Rankoviçit dhe së fundmi me pasuesin e tij, Millosheviç. Pra dekolonizimi nënkupton restaurimin pronësor të shqiptarëve në Kosovë.

    Ju përfaqësoni një lëvizje që quhet Vetëvendosje-një emër që ngjit shpejt në kujtesë me të gjithë kuptimet e veta. Por ndoshta në emër të kësaj kredoje edhe serbët po kërkojnë vetëvendosje, ndonëse në këtë rast historia do të ofronte një sens ironie.

    Ne duam që të vetëvendosë populli i Kosovës, ndërsa ata që po vendosin në Veri janë strukturat kriminale dhe aty ka ndodhur spastrimi etnik. Edhe në Bosnje, Serbia ka kryer spastrim etnik. Në Republikën Serbe atje ndodhi Serbrenica. Republika Serbe që është krijesë gjenocidale e Karaxhiçit dhe Mlladiçit nuk ka dhe nuk duhet të ketë të drejtë Vetëvendosjeje. Vetëvendosja e popujve dhe spastrimet etnike që i bëjnë shtetet kriminale janë e kundërta e njëra-tjetrës.

    Sa i përket mosveprimit të qeverisë-vlerësoni se ka pafuqi reale, apo mungesë vullneti?

    Nuk ka mungesë të kapaciteteve sesa mungesë të vullnetit për të vepruar në Mitrovicë. Aksioni i 25 korrikut tregoi se policia i ka aftësitë. Kosova ka afërsisht 10 000 policë dhe 2500 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë. Të gjitha veprimet e instrumenteve të sigurisë padyshim që do të kishin përkrahjen absolute të popullit para së cilës nuk do të mund të qëndronte cilido reagim atyre qindra kriminelëve serbë.

    Pas gati 13 vitesh pavarësi, cili është vlerësimi juaj mbi trashëgiminë e Ibrahim Rugovës dhe pacifizmit të tij, qoftë edhe në edukimin politik të shoqërisë?

    Shqiptarët janë paqësorë. Mos të harrojmë se ishin më të shtypurit dhe u ngritën në luftë të fundit. Në vitet ’90 kishim një organizim të madh shoqëror të shqiptarëve në kushtet e okupimit të egër serb. Ky organizim mbi të gjitha mirëmbante sistemin arsimor dhe ndaj kishte edhe një vlerë shoqërore dhe qytetare. Kritika ime dhe atëherë dhe sot është që organizimi dhe strukturat e krijuara ishin pasive, pra të pamjaftueshme.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    seleukeia

    Citim Postuar më parë nga seleukeia Lexo Postimin
    Terrorizmi në Kosovë dhe hajmalia e Bajram Rexhepit

    Nexhmedin Spahiu
    Një protestë 1 orëshe në Prishtinë me vetmen parullë STOP TERRORIZMIT ku kishin me marrë pjesë 200.000 qytetarë nga e gjithë Kosova kish për ta parandaluar të keqën që po e pret Kosovën

    Me 8 prill ndodh një akt i rëndë terrorizmi në Kosovë. U vra me eksploziv të hedhur në banesën e tij ku po flinte me gruan e 4 fëmijët e tij qytetari i Kosovës Selver Haradinaj. Akt brutal i terrorizmit klasik. Përkatësia etnike, fetare, politike, sociale e kulturore e viktimës nuk janë me rëndësi për momentin. Nuk është me rëndësi as përkatësia etnike e terroristit/terroristëve.

    Në Kosovë ka terror dhe ai nuk dënohet

    Fakti i përkatësisë së ndryshme etnike mes terroristëve dhe viktimave të tyre nuk e zbehë as nuk e rëndon fare këtë fenomen. Terrorizmi është terrorizëm dhe shoqëria duhet të zhvillojë mekanizma kundër tij.

    Nesër pasnesër Kosova si aleate e vogël e SHBA mund të ndodhë të angazhojë forca sigurie në vatra krize. Në një situatë të tillë është pritshme që qytetet dhe qytetarët e Kosovës të jenë target i sulmeve terroriste. Nuk është e thënë që terroristët të vijnë nga fundi i botës, ata mund të rekrutohen edhe nga mesi ynë nëse shoqëria dhe shteti nuk ndërtojnë mekanizma mbrojtës.

    Mekanizmat që u treguan në rastin e 8 prillit janë shumë shqetësues dhe e bëjnë Kosovën truall të përshtatshëm për terrorizëm.

    Reagimet e institucioneve

    Institucionet e Kosovës reaguan vetëm në mënyrë deklarative. Autorët mbetën të panjohur. Më e keqja është se institucionet nuk folën me një gjuhë, gjë që tregon konfuzitetin e shoqërisë kosovare.

    Presidentja e konsideroi këtë si një “akt të dhunshëm”.

    Qeveria e konsideroi si “akt kriminal e terrorist”. Kryetari i Parlamentit e quajti “akt kriminal dhe i shëmtuar“. Për ministrin e brendshëm ky ishe një “sulm’. Për policinë ky ishte një “sulm ku nuk përjashtohen motivet etnike”.

    Ja pra se si institucionet lëshohen në vlerësime pa pasur kurrfarë koordinimi mes vete, thua se nuk janë institucione të të njëjtit shtet.

    Edhe partitë politike kosovare e cilësuan ndryshe-ndryshe, por të paktën në rastin e partive kjo është normale. AAK e cilësoi si “sulm kriminal”. Njësoj si AAK e cilësoi edhe LDK. Vetëvendosje e cilësoi si “një sulm terrorist dhe veprimtari të organizuar të strukturave kriminale të Beogradit”.

    Sidoqoftë,“Vetëvendosja” ishte e vetmja qe solli kurorë në varrin e Selver Haradinajt gjatë varrimit ku morën pjesë fare pak qytetarë.

    Këtë pjesëmarrje të vakët në varrimin e viktimës së terrorizmit në Kosovë ma sqaroi një biznesmen mitrovicas. E takova rastësisht dhe më ftoi për kafe. Jo se po shkoj në varrimin e Selver Haradinajt, eja shkojmë bashkë i thash. Nuk deshi. U interesova perse nuk vjen. I thash që turp është që të na sheh kush në lokal e të mungojmë në varrimin e njeriut vdekja e të cilit ka shqetësuar gjithë Kosovën.

    Më tha se i dhimbset në shpirt ky fatkeq i ndershëm e i përvuajtur por –tha biznesmeni mitrovicas - nuk guxoj ta rrezikoj biznesin pasi pushteti nuk po ka dëshirë me e ba t’madhe vdekjen e Selver Haradinajt. Nëse marr pjesë në varrim, ma marrin inati ma shumë se me dalë e me piskatë në kallabllak “Poshtë Qeveria”, pasi pushteti s’po do me e ba t’madhe këtë punë.

    Arsyeja pse pushteti u mjaftua me ngushëllime familjes e me deklarata se e dënon këtë akt duket se ka të bëjë me rrenat e Qeverisë se aksioni i 25 Korrikut 2011 “pati sukses”dhe se në kërkesat e banorëve të Veriut për stacione shtesë të policisë Bajram Rexhepi pat thënë se kush ka frikë le të shkojë tek hoxha për hajmali. Tani doli në shesh se siguria në veri të Mitrovicës nuk është askund, në vend se komandanti i policisë dhe ministri i brendshëm të japin dorëheqje apo të shkarkohen., duhet bërë e kundërta duhet të injorohet tragjedia e familjes së Selver Haradinajt, e për këtë të mos i shkohet as edhe në ceremoninë e varrimit.

    Injorimi i terrorizmit në nuk e lufton, por e institucionalizon atë

    Edhe sikur ky akt i terrorizmit të kishte ndodhur në Prishtinë, ku terroristi do t’ishte shqiptar e viktima shqiptar apo terroristi shqiptar e viktima serb, reagimi i shoqërisë duhet të jetë i ashpër. Vrasja e Selverit është vërtetë akt i rëndë terrorizmi por akte më të lehta terrorizmi në Kosovë e Shqipëri ndodhin shpesh.

    Akt terrorizmi është edhe kur e nget veturën 100km/h në qytet ku lejohet vetëm 20 km/h pavarësisht a shkakton aksident të drejtpërdrejtë apo jo. Akt terrorist është edhe kur gjuan me armë zjarri në mes të pazarit. Akte terroriste janë edhe ato në plazhin e Durrësit kur rojat e përgjakin apo thyejnë gjymtyrët e ndonjërit duke e goditur me shkopinj druri në sytë të gjithë plazhistve. Edhe pse ndokush mund ta ketë merituar një dajak të tillë, pushuesit e pafajshëm nuk meritojnë të shohin skena të tilla. Por si duket as ligjet e Kosovës as ato të Shqipërisë nuk i trajtojnë këto akte si terror, apo t’pakten prokuroret e injorojnë këtë segment në hetimet e tyre.

    Ideja për protestë të madhe në Prishtinë kundër terrorizmit

    I habitur që pas terrorit te “tre rrokaqiejt” askush nuk organizoi protestë, asnjë parti politike, asnjë OJQ, asnjë bashkësi fetare mora përsipër të organizoj një protestë 1 orëshe në Prishtinë me vetmen parullë STOP TERRORIZMIT. Por menjëherë hasa në probleme dhe u akuzova se po dua ta shfrytëzoj këtë rast për t’u promovuar politikisht.

    Pikërisht ky mentalitet është vrastar për vlerat morale të shoqërisë sonë. Çka ka lidhje se kush promovohet në akte qytetare?! Qytetarët duhet ta përkrahin apo jo varësisht prej asaj se a është ai veprim në interes të shoqërisë apo jo dhe kush e bënë atë dhe a ka dëshirë të promovohet politikisht apo jo.

    Një protestë e tillë në Prishtinë ku kishin me marrë pjesë 200.000 qytetarë nga e gjithë Kosova kish për ta parandaluar të keqën që po e pret Kosovën. Një protestë të tillë nuk mund ta organizojë vetëm një individ, OJQ apo parti, por shumë sish së bashku. Në të kundërtën Kosovës nuk i mbetet gjë pos hajmalisë së Bajram Rexhepit.
    Bota Sot


    Kjo eshte shum e nevojshme o sot o kurr..
    dote ishte mir te organizohej nje protest shum e madhe por hashim polari u ak shti friken shqiptarve duke per dot dhun te papar ne popull e vetmja qe ka guzim te protestoj esht LWV ne kosove edhe ajo po injorohet nga disa qeveritar i diota

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •