Respekte tetovarja87...Ju përshëndes me poezinë e mëposhtme......
Më duhet kjo jetë...
Që je shumë e bukur e di e gjith' bota
Nuk dallon aspak me një sklupturë guri.
Çdo e thënë tjetër,hyn në gjët' e kota,
Sa fjala në buzë i ngrin çdo lloi burri.
Ti je vet' pranvera,ti je manushaqja,
Ti je verë e kuqe,ti je poezia.
Ti je vetë ekrani, ku filmohet çfaqja,
Ti je frymëzimi,ti je dhe lakmia.
Kam një kohë të gjatë duke eksploruar,
Këtë bukuri që çmëndi dynianë.
S'e mora guximin për ta përqafuar,
Edhe kur m'u ndodh sa qepalla pranë.
S'janë të pakta ditët, që flasin për ty,
Foli dhe vetë Zoti,foli perëndia.
Ajo ta merr zemrën me të bukrin sy
Dhe me pavetëdije çmëndet dashuria.
Më duhet kjo jetë,nga kjo bukuroshe,
Siç më duhet ajri,uji,dashuria.
Si një lule prilli do ta mbjell në qoshe
Dhe do ta vadit me puthjet e mia.
Krijoni Kontakt