Close
Faqja 57 prej 66 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 561 deri 570 prej 652
  1. #561
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të krihem në sytë e tu......

    Kjo ikje......

    Kaluan ditë që ti prej meje ke ikur
    Ike gojëmbyllur si ushar spartan.
    Ike si një hënë e ngrënë e venitur
    Dhe kalove shtatë male matan.

    Që prej ikjes tënde mëndia ka ngelur në atë orë,
    Në atë vënd ku dielli s'quhet diell.
    Lamtumira më përshëndet si një foshnjë me dorë
    Dhe më degdis si një re në qiell.

    Rrugët të errta nga mjegulla që s'ikën,
    Ajri më vjen me aromën tënde.
    Këto ditë si mjegullnajë u ulën dhe u ngjitën
    Krijuan hone në shpirt dhe në mëndje.

    Këtë ikje s'po e quaj përfundimtare,
    As kthim të rastësishëm Jo!
    Nëse ti kërkon të bëhesh mëkatare,
    Ma thuaj dhe mos më torturo.......!

  2. #562
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të krihem në sytë e tu


    Mund të ndodh.....

    Mund të ndodh që s'mund të duhemi më
    Dhe kjo pa fajtorë e të dënuar.
    Ti mund të duash tjetër kë,
    Unë me një tjetër dashuruar.

    Mund të ndodh që s'mund të duhemi më,
    Gjatë jetës ka dhe kthesa.
    Ti nuk e do më atë
    Dhe për mua të rilind debulesa.

    Mund të ndodh që s'mund të duhemi më,
    Ashtu si ti dhe unë mund të kthehem.
    S'ndjej gjë më për atë
    Dhe tek buza jote sërishmi mbërthehem.

    Mund të ndodh,mund të ndodh çdogjë,
    Evulon mendimi dhe ndjenja në kohë.
    Mund të ndodh që sërishmi s'duhemi më,
    Po s'mund të ndodh që dashuria jonë të quhet lojë.

  3. #563
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin

    Mund të ndodh.....

    Mund të ndodh që s'mund të duhemi më
    Dhe kjo pa fajtorë e të dënuar.
    Ti mund të duash tjetër kë,
    Unë me një tjetër dashuruar.

    Mund të ndodh që s'mund të duhemi më,
    Gjatë jetës ka dhe kthesa.
    Ti nuk e do më atë
    Dhe për mua të rilind debulesa.

    Mund të ndodh që s'mund të duhemi më,
    Ashtu si ti dhe unë mund të kthehem.
    S'ndjej gjë më për atë
    Dhe tek buza jote sërishmi mbërthehem.

    Mund të ndodh,mund të ndodh çdogjë,
    Evulon mendimi dhe ndjenja në kohë.
    Mund të ndodh që sërishmi s'duhemi më,
    Po s'mund të ndodh që dashuria jonë të quhet lojë.
    Me pelqejne shume krijimet tuaja Ne nje dite me shi ,duke pire kafe ,me shijojne edhe atehere kur jane te dhimbshme .
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  4. #564
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të krihem në sytë e tu......

    Përshëndetje Etna Etna..............


    Sikur...


    Sikur të ndodhte mos të të shikoja,
    Kur kalon pa ndrojtje para syrit tim.
    Me vete do thoshje a dhe ky bën gjoja
    Se unë e di mirë çdo ai shikim.

    Kam dëshirë e ndaj po flas kaq hapur
    Ta dish lutem shpesh, mos të të shikoj,
    Se ti zemrën time për fyti ke kapur
    Dhe pak e nga pak veten torturoj.

    Më mir i qorruar se me sy i vdekur
    Nuk do të shoh më e ndoshta qetsohem,
    Jam një qënie gjallë me mish dhe jo hekur,
    Kam zemër e tru e ndaj rrebelohem.

    Një fund i këtillë,i vlefshëm,na duhet,
    Për ty dhe për mua,ilaçi më i mirë.
    Se dhe syri im më nga yti s'ndruhet,
    Ndoshta të dy bashkë duam errësirë.

    Ndaj dhe e vendosa më nuk dal nga pragu,
    Vetëm si një murg do rri në shtëpi.
    Me sytë e malluar të shoh përsëlargu
    Dhe ashtu në heshtje thërras : Dashuri....!

  5. #565
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anëtarësuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Përshëndetje Etna Etna..............


    Sikur...


    Sikur të ndodhte mos të të shikoja,
    Kur kalon pa ndrojtje para syrit tim.
    Me vete do thoshje a dhe ky bën gjoja
    Se unë e di mirë çdo ai shikim.

    Kam dëshirë e ndaj po flas kaq hapur
    Ta dish lutem shpesh, mos të të shikoj,
    Se ti zemrën time për fyti ke kapur
    Dhe pak e nga pak veten torturoj.

    Më mir i qorruar se me sy i vdekur
    Nuk do të shoh më e ndoshta qetsohem,
    Jam një qënie gjallë me mish dhe jo hekur,
    Kam zemër e tru e ndaj rrebelohem.


    Një fund i këtillë,i vlefshëm,na duhet,
    Për ty dhe për mua,ilaçi më i mirë.
    Se dhe syri im më nga yti s'ndruhet,
    Ndoshta të dy bashkë duam errësirë.

    Ndaj dhe e vendosa më nuk dal nga pragu,
    Vetëm si një murg do rri në shtëpi.
    Me sytë e malluar të shoh përsëlargu
    Dhe ashtu në heshtje thërras : Dashuri....!

    Athua sa zemra i ke zene rob me keto shkrime fantastike z.Riza Vertete poezi te mrekullueshme . Receta per nje dite te mire : te lexohen dy poezi tuaja ne mengjes ,ska si te mos e perqafosh ngrohte diten dhe ta duash boten !

  6. #566
    i/e regjistruar Maska e Etna Etna
    Anëtarësuar
    22-06-2011
    Postime
    2,265
    Citim Postuar më parë nga Foleja_ Lexo Postimin
    Athua sa zemra i ke zene rob me keto shkrime fantastike z.Riza Vertete poezi te mrekullueshme . Receta per nje dite te mire : te lexohen dy poezi tuaja ne mengjes ,ska si te mos e perqafosh ngrohte diten dhe ta duash boten !
    Ja ku e ke njeren prej tyre
    I like it when you smile, but I love it when I'm the reason. :)

  7. #567
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të krihem në sytë e tu......

    Përshëndetje Foleja,Përshëndetje Etna Etna....Respekte......


    Pak,fare pak.........

    Më mjafton pak,shum' pak ta dish,
    Një shkelje syri më mjafton.
    Ti brënda zemrës mund të hysh,
    Të cicërosh si cicëron.

    Më mjafton pak,shum' pak ta dish,
    Një buzëqeshje më mjafton.
    Tek zemra ime mund të rrish
    Dhe të këndosh si bariton.

    Më mjafton pak,shum' pak ta dish,
    Një puthje e vetme më mjafton.
    Tek shpirti im ti mund të vish,
    Si mbretëreshë të ngrej në fron.

    Më mjafton pak, shum' pak ta dish,
    Një fjalë "Të Dua" më mjafton.
    Betimin shkoj e bëj në kish,
    Dhe vdekja vetë më s'të largon...

  8. #568
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të krihem në sytë e tu......

    Nuk e di...?!

    Jo s'e di, se si do të më prisje,
    U bën' vite që nuk jemi parë.
    Po s'më puthe më mir' të më vrisje,
    Po nuk qeshe, mos qaj si e ndarë.

    Ndaj në provë veten e vendosa,
    Do të vi pa thënë e pa ftuar.
    U bën vite durimin e sosa,
    Të të shoh vallë a ke ndryshuar.

    Po s'më deshe mos m'u afro pranë,
    Në distancë puthëm edhe ik.
    Nëse buzët mall për buzët kanë,
    Puthmi pak dhe më quaj mik.

  9. #569
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Citim Postuar më parë nga riza2008 Lexo Postimin
    Nuk e di...?!

    Jo s'e di, se si do të më prisje,
    U bën' vite që nuk jemi parë.
    Po s'më puthe më mir' të më vrisje,
    Po nuk qeshe, mos qaj si e ndarë.

    Ndaj në provë veten e vendosa,
    Do të vi pa thënë e pa ftuar.
    U bën vite durimin e sosa,
    Të të shoh vallë a ke ndryshuar.

    Po s'më deshe mos m'u afro pranë,
    Në distancë puthëm edhe ik.
    Nëse buzët mall për buzët kanë,
    Puthmi pak dhe më quaj mik.
    Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e tua Riza. Nuk e di por kur lexoj Ty une marr tjeter energji forc e shpres.

  10. #570
    E dua letërsinë Maska e riza2008
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Postime
    3,105

    Të krihem në sytë e tu......

    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Eshte kenaqesi te lexosh shkrimet e tua Riza. Nuk e di por kur lexoj Ty une marr tjeter energji forc e shpres.
    Përshëndetje Kujtim kalofsh bukur ditën e sotme......



    Endrrat e vjetra......

    Një kthim tek endrra e vjetër,
    Më erdhi mbi buzën time.
    S'më erdhi me gojë,me letër,
    Më ngjalli me mijra kujtime.

    Nga kjo ëndërr s'desha të largohesha
    Lutesha të zgjaste më gjatë.
    Nostalgjishëm pas ëndrrës hutohesha,
    Kujtime më zinin matë.

    Ku nuk shkova,në zëmra,rrugica e porta,
    Çfar nuk bëra as vetë s'i mbaj mënd.
    Kë nuk putha e nga truri u lojta,
    Kush s'më puthi dhe afër s'mu gjend.

    I guximshëm s'më dridhej qerpiku,
    E puthja "cimadhen" në gjumë.
    Si një ngjalë rrëshqiti më iku
    Dhe buzë mi la plot me shkumë.

    Tek lëndina këpusia ca lule
    Dhe shtrihesha si përmbi qylym.
    Ti pranë zemrës si petale m'u ule
    Dhe më thoshje : Ku je shpirti im..!

    Ky kthim tek ëndrrat e vjetra,
    Më shkriu si qiriri në flakë.
    Ato puthje që gjeta mbi letra,
    Rininë ma sollën dhuratë.

Faqja 57 prej 66 FillimFillim ... 7475556575859 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •