
Postuar më parë nga
tetovarja87
i Neruari Z.Riza sinqerishte u falenderohena per poezite aq te bukura qe vetem ju mund t'i shkruani...suksese dhe c'do te mire ne Jeten e juaj.
QUOTE=riza2008;3430151]Shpejtë u ktheve ëndërr
Dje të përkëdhelja, se ishje një foshnjë,
Faqet edhe buzët i kishje prej qumështi.
Kjo vërtetë ka qënë, një kohë e joshtë,
Por nuk di nga iku nuk di si më humbi.
Sot nga ajo ditë,kanë ndodhë shumë ndryshime,
Syrin edhe vetullën, ta shkel dikush tjetër,
Edhe era ajër, kërkon përqafime,
Se je zbukuruar, si pikturë mbi letër.
Ti ke hedhur shtatë,je bërë për tu puthur,
Jo si ato puthje ,kur ti jepja unë.
Tani një çapkën të kërkon të lutur,
Ndoshta për një puthje të bije në gjunjë.
Ti u rrite shpejtë,sa hap e mbyllë sytë,
Unë u ktheva mbrëmje, me dritë të fikur.
Jo se prisja gjë, nga ty ndonjë ditë,
Po përkëdhelitë, shumë shpejtë të kanë rritur.
Ti je kthyer ëndërr, për djemtë lakmitarë,
Unë të doja foshnjë të të ledhatoja.
E di, s'kthehet më ajo kohë e parë,
Kur s'më shkonte mëndja të të dashuroja.
Krijoni Kontakt