Ndizen perflaken shpirtrat takuar
djegin pafund zjarr... dashuri
energji mpleksur flak' e pashuar
kete imazh dhame un' dhe ti
neper hapesire, ne gjithesi,
nuk ka mundesi qe te humbase
ndricimi yne perhere do t'zgjase
mes jetes se pafund ne qiej
aty diku shperthejne diej
nuk eshte jo, thjesht energji,
por mbart me teper dashuri
flaka qe ndrin , drite e pashuar
engjej te lutur e te kenduar..
ti me i dashuri nder ta
je zjarri im qe kurr' s'me la..
Krijoni Kontakt