Close
Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 166
  1. #11
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Shqetcimi yt osht i drejt, Kapllan! Edhe mue nuk ëm pilqejn kto hyrjet e fjalve të hueja.

    Unë thom se ktë ngatrres mund ta zgjidhin do akademika kosovar të shejtë qi po pasurojn gjuhën ton tash së fundi.

    Ata mund ta bajn pesën pejtë e kshtu pshtona niher e mir nga kjo ngatrres.

    Hahahahhahhaaa.... E forte kjo Bato...

    Sa per te qene ne teme: Fjala e perdorur ne shqip per te zevendesuar fjalen "pesë" gjate bisedave telefonike apo radiofonike eshte "dora".

    Kaq mjafton... nese je ne medyshje dhe nuk degjon "dora" do te thote qe behet fjale per tetën.

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    Sapo e bëre, e përdore një fjalë të huaj e të panevojshme.

    Fjala dakord nuk gjendet në fjalorin shqip, por është bërë shumë e përdorshme këto vitet e fundit . Po të shohësh edhe këtu në forum, dakord (ose dakort) është fjala më e përdorshme.

    E pranoj se ndonjëherë na merr rryma, por unë besoj se është e mundur të jetojmë edhe pa këtë fjalë të huaj.
    Une thashe: problem eshte fakti qe po futen shume fjale te huaja, e jo qe une nuk i perdor Pastaj, fjalen dakord une e kam perdorur perhere e jo vetem kohet e fundit.

    E si mund te themi ne vend te fjales dakord?

    La vita non si spiega, si VIVE!

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Tipiku
    Anëtarësuar
    08-08-2005
    Postime
    3,950
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Une thashe: problem eshte fakti qe po futen shume fjale te huaja, e jo qe une nuk i perdor Pastaj, fjalen dakord une e kam perdorur perhere e jo vetem kohet e fundit.

    E si mund te themi ne vend te fjales dakord?
    Ne Regull

    Stjerner er dom som lyser i Mørke

  4. #14
    Citim Postuar më parë nga Tipiku Lexo Postimin
    Ne Regull
    Nuk e ka 100% ate nenkuptim. Si mund te thuash: jam dakord me kete qe the = jam ne rregull me kete qe the = e pranoj kete qe the!

    Mua s'ma mbush shume mendjen

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga Etna Etna Lexo Postimin
    Shume e vertete kjo Tipik .
    Ne telefon shume shpesh ngaterrohen keta numra ,dhe per te qene me te qarte i themi ne italisht .
    Dhe arsyeja pse thuhet italisht eshte se shumica e shqiptareve e kuptojne shume mire kete gjuhe .
    Ma mirë se gjuhën amtare?

    Shqetcimi yt osht i drejt, Kapllan! Edhe mue nuk ëm pilqejn kto hyrjet e fjalve të hueja.

    Unë thom se ktë ngatrres mund ta zgjidhin do akademika kosovar të shejtë qi po pasurojn gjuhën ton tash së fundi.

    Ata mund ta bajn pesën pejtë e kshtu pshtona niher e mir nga kjo ngatrres.
    Jo veç se sërish po përpiqesh me u tallë me atë variantin e shqipes që mundësoi zhvillimin e saj në nji gjuhë kulture, por prapë dëshmove se në çfarë niveli të ulët zbret gjithmonë atëherë kur nuk gjen argumente të godituna kundër dikujt që don me tematizue nji dukuni gjuhësore vërtet qesharake, të paktën në sytë e shumë të huejve, të cilët me siguri s'do të kishin mirëkuptim, jo vetëm për përdorimin e fjalëve italiane cinque dhe otto në vend të fjalëve shqipe, por edhe për anmiqësinë që tregojnë gre..., jo, më fal, disa shqiptarë si ti ndaj nji dialekti të thjeshtë, të kuptueshëm, të pasun, të bukur etj., siç asht gegnishja.

    Ati nuk je ne Terezi mer!!! Ta bojm Pejte thote,ore mire eshte ashtu sic o se kur jemi e komunikojm afer njerit tjetrit e kuptojm shume mire 5 dhe 8 por ai qe ka shtri problemin me siper fliste per ata qe kishte degjuar per cinque e per otto ne telefon e ne e pame te arsyshme ta argumentojm kte .
    Ju qe interesoheni per Shqipen e Shqiptareve ik regulloni ato fjalet tuaja qe i keni huazu nga Otomanet e Serbet pastaj hajde flisni per Gramatiken e Shqipes

    Berlloxh, Pleskavic, Qebab ,Koshnice, Shliper, Kerr, Patik,Duboj
    Në vend që të zhdrypi edhe unë në sferat e injorancës për të komunikue me ty, due me thanë se të gjitha fjalët, që i kemi nga truqishtja, i keni dhe i përdorni, në mënyrë po aq frekuente dhe të zhdërvjellët si ne, edhe ju, dhe se ato fjalë serbe që kanë hy në të folmen tonë (s'ka përse mos me e pranue) gjejnë përgjegjësitë e tyne në gjuhën tuej në formë të fjalëve italiane.
    Së fundmi edhe nji pyetje: Çfarë të shtyu me më atakue kështu? Fakti se unë si kosovar di ta dalloj tetëshin nga pesëshi, jo vetëm në dialektin tim, por edhe në atë të shenjtin standard, apo thjesht padija jote e pakufijshme?
    Ndryshuar për herë të fundit nga kapllani : 31-03-2012 më 11:33

  6. #16
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    E keni bo qimen tra për hiç gjo.
    Pesës në jetën e përditshme si thot njeri Cinque kur bisedojnë ballë për ballë me personat.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA

  7. #17
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga kapllani Lexo Postimin
    Së fundmi edhe nji pyetje: Çfarë të shtyu me më atakue kështu? Fakti se unë si kosovar di ta dalloj tetëshin nga pesëshi, jo vetëm në dialektin tim, por edhe në atë të shenjtin standard, apo thjesht padija jote e pakufijshme?
    Te te kthej une pergjigje??

    Nuk besoj qe e ka shty dicka apo dikush me te "atakue" TY, por ishe ti qe hape temen shum i brengosur dhe i shqetesuar. Pra tema u hap per tu shqyrtuar dhe te dhene mendime apo? Pra secili jep mendimin e vet ne lidhje me temen dhe problemin qe ty te shqetesonte.

    Sa per temen shume anetare sikurse dhe une te treguam se perse perdoren keta dy numra ne italisht. Dhe sic te thashe edhe tek postimi me siper, nuk eshte qe i perdorin per mode apo ku di une, po keta numra jane perdorur qe kur jane formuar Poste Telegraf Telefoni pra "PTT", dhe sic dihet ateher nuk kan pasur telefona neper shtepi ( pervec disa kokave te larta) dhe telefonatat u benen neper posta. Nga zhurma e ambientit dhe e linjave te dobeta keto numra ngaterrohesh kollaj.

    Tani thua ti qe ti e dallon ndryshim mes "pes" dhe "tet" kur degjon nje shqipetar te shqiperise, dhe ne nuk e dallojme??? Nuk eshte njesoj si ta degjosh perballe, apo ta degjosh ne telefon, e sidomos kur valet e telefonit nuk jane aq te mira.

    Shpresoj qe te mbushet mendja tani, te pakten per keto dy numra. Kte pyetja i kam bere une mamit tim kur isha e vogel, dhe ne ate kohe nuk e dija se cfare ishte cinque e as otto...

    Ps. tani po merem pak me ty. Qe te kritikosh nje popullsi per gabimet e gjuhes dhe te hapesh teme diskutimi duhet qe TI vete te jesh i kulluar ne drejtshkrim. Ndersa lexova postimin tend me rane ne sy disa fjale qe jo vetem qe nuk jan shqipe por as pa dhe degjuar ndonjeher nuk i kam. Pra korrigjo veten.......
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin

    Flm për ketë përgjigje të gjatë dhe shumë domethanëse.
    Pikë s'pari: Unë këtu e hapa ketë temë, sepse dojsha me i dëgjue vërtet mendimet e të tjerëve, gja që tregova tu'i pranue të gjitha përgjigjet, mbështetëse dhe kundërshtuese (siç ishte e jotja që e postove në fillim), pa ba za, sepse më intereson njimend se ç'mendoni ju rreth kësaj teme. Jam njeri që asht në gjendje me diskutue dhe nuk pata ndër mend me e fye këtu askend, prandej e formulova pyetjen ndaj jush me të matun. Aq ma shumë më acaruen këtu dy persona, që menjiherë, vetëm përshkak të mënyrës sime se si shkruaj, dmth në nji gegnishte standarde, panë arsyen të m'u vërsulën me komente, që s'kishin lidhje me temën, ngaqë as nuk llafosa siç e kam zakon për padrejtësinë gjuhësore nëpërmjet standardit, as nuk e fshika në asnji mënyrë temën e dialekteve, dhe as nuk thashë se shqipja në Shqipni asht e mangët.
    Asht gjithmonë habitëse me pa se si reagojnë disa njerëz, kur dikush përdor në gjuhë që devijon pak nga e folmja e përditshme e tyne, dhe nisin me folë për fshisa, kurse unë flas për lisa.

    PS: Tani po merrem pak me ty.

    Kurrë nuk thashë se përdorimi i fjalëve italiane asht "gabim i gjuhës", siç përpiqesh me i shtrembnue fjalët e mia, ishte thjesht diçka, që më bani përshtypje, sidomos kur dëgjova në biseda të drejtpërdrejta, ballë për ballë, kundruell, ku këto fjalë përdoreshin vetëm për të sqarue se tjetri e kishte fjalën për numrin e drejtë.
    Meqenëse këtu nuk e paskam kritikue askend, sërish çuditem pse e ceke mënyrën tim e të shkruemit, sepse drejtshkrimi im asht i kulluem si dhe gjuha ime. Dhe nëqoftëse gjuha ime të ngarkon, sepse ka fjalë që s'i njeh, due të të jap këshillën me më pyetë direkt këtu ose nëpërmjet nji mesazhi privat, që të kem mundësinë të të ve në dijeni për ato fjalë "jo-shqipe".

  9. #19
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    kapllan me sa shof une ti kte teme e ke hape per me kan ne qeneder te vemendjes apo ku di une. Ti ke kundershtuar te gjithe anetaret dhe pergjigjet e tyre.

    Dhe sa per gjuhen gegerishte qe ti po mundohesh ta shkruash, une se kam fare te veshtire ta lexoj, sepse jam vet nga veriu dhe besoj qe e flas me mire se ty, por perderisa jemi ne nje forum qe perbehet nga shqipetar te te gjitha trevave, at'her kemi vendosur qe te shkruajme nje gjuhe te perbashket dhe te kuptueshme nga te gjithe, qe eshte gjuha letrare.

    Ti ngrite pyetjen! More pergjigjen me shum se nje her. Tani cfar do? Sepse ti nuk po diskuto dhe nuk le vend per diskutim. Ti vetem kundershtoke.

    Ato fjalet gjej vet. Me shum nuk di ca te them, sepse ”jam munue met skjarue n'tana mnyrat ma t'munshme, por prap nuk pot mushet menja, e tash un nuk e kom n'men me u mar ma me ty as me cinque e otto.
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e kapllani
    Anëtarësuar
    11-06-2009
    Postime
    190
    Citim Postuar më parë nga elsaa Lexo Postimin
    kapllan me sa shof une ti kte teme e ke hape per me kan ne qeneder te vemendjes apo ku di une. Ti ke kundershtuar te gjithe anetaret dhe pergjigjet e tyre.

    Dhe sa per gjuhen gegerishte qe ti po mundohesh ta shkruash, une se kam fare te veshtire ta lexoj, sepse jam vet nga veriu dhe besoj qe e flas me mire se ty, por perderisa jemi ne nje forum qe perbehet nga shqipetar te te gjitha trevave, at'her kemi vendosur qe te shkruajme nje gjuhe te perbashket dhe te kuptueshme nga te gjithe, qe eshte gjuha letrare.

    Ti ngrite pyetjen! More pergjigjen me shum se nje her. Tani cfar do? Sepse ti nuk po diskuto dhe nuk le vend per diskutim. Ti vetem kundershtoke.

    Ato fjalet gjej vet. Me shum nuk di ca te them, sepse ”jam munue met skjarue n'tana mnyrat ma t'munshme, por prap nuk pot mushet menja, e tash un nuk e kom n'men me u mar ma me ty as me cinque e otto.
    Në rregull, ban çka të duesh. Nuk i kundërshtoj ma ato që shkruen, vetëm për sa i përket qëllimit me qenë në qendër të vemendjes: shikoji ma mirë postimet e mia të kalueme përpara se të gjykosh

Faqja 2 prej 17 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •