Botimi i Mein Kampf nė Shqipėri tregon dhe njėherė se sa me komplekse inferioriteti ėshtė jo vetėm politika shqiptare, media shqiptare, publicistika shqiptare por dhe vetė shoqėria e sotme shqiptare e cila e zhgėnjyer nga tranzicioni demokrati, e dėrrmuar nga emigracioni i jashtzakonshėm, e tronditur nga shkatėrrimi I familjes tradicionale shqiptare, e hutuar nga informacioni I jashtzakonshėm, dhe e zhgėnjyer nga politika- duket se do ta ketė tė tepėrt njė leximin e njė libri aspak artistic por krejtėsisht njė libėr racist,dhe ekstremist, nė kundėrshtim me traditėn shqiptare. Botimi i `Mein Kampf`ėshtė edhe njė qese plehrash mė shumė nė kazanin e madh tė plehrave po asfiksojnė shoqėrinė shqiptare me amoralitetindhe perversitetin qė pėrmbajnė ato.
Guximi pėr ta botuar nga njė shtėpi botuese ėshtė thjesht komercial por dėmi do tė jetė I madh si brėnda ashtu dhe nė raport me fqinjėt dhe BE.
Mendoj se ky botim qė duket i guximshėm nuk ėshtė gjė tjetėr pėrvecse pjesė e kompleksit tė inferioritetit dhe pjese e idesė pėr tu dukur para tė tjerėve si tė pėrparuar, tė guzimshėm dhe tė pėrparuar qė i pėrqafojmė shpejt idetė e kohės. Por botimi i kėtij libri nuk ėshtė I kohės- ėshtė njė regres I vėrtetė qė tregon mė tepėr coroditjen e shoqėrisė dhe moralit tė shoqėrisė shqiptare e cila mesa duket e ka kapėrcyer tashmė ylberin e imoralitetit politik dhe social.
Politikat e pėrdorura nė informimin dhe disinformimin e shoqėrisė shqiptare, Mediat e bipolarizuara politikisht, dhe pjesa e publicistikės shqiptare dhe e tė ashtuquajturės shoqėri civile shqiptare pėrpiqen tė jenė mė avanguardistė dhe tė lėnė nam pėrpara tė huajve kur bėhet fjalė pėr tė treguar se.. vėndi ynė I vogėl Shqipėria ėshtė vėnd europian.., por nė fakt ende nuk ėshtė ashtu.
Kėtė paradox tė cuditshėm qė cfaqet vetėm tek njerėzit me komplekse inferioriteti- vėrejnė europiano perėndimorėt nė Shqipėri. Nga njėra anė veshjet, sjellja, komunikimi, ekstravaganca, nė qytetet e mėdha shqiptare sidomos pėrballė tė huajve dhe nga ana tjetėr problematika e rėndė politike dhe sociale qė po pėrballon shoqėria shqiptare sot, kur vjen puna qoftė pėr mos realizimin dot tė 11standartet e kėrkuara nga BE, qoftė kur shohim se degradimi moral i shoqėrisė shqiptare e cila shihet nė ritmin e divorceve, prishjen dhe konfliktet nė familjen shqiptare, emigrimin masiv tė 1.5 milionė shqiptarėve jashtė vendit gjė e cila ka krijuar problem tė rėnda social-ekonomike.
Kėto probleme, publicistika, mediat, dhe shtypi shqiptar i politizuar si thika me dy tehe, kėrkojnė tė zbukurojnė (njėra palė) apo tė tregojė mė keq nga c`ėshtė (ana tjetėr) aspektė tė jetės sė pėrditshme shqiptare dhe aq mė keq pėrpiqen, botojnė dhe pranojnė njė libėr katastrofė- Mein Kampf tė Hitlerit. Pavarėsisht nga justifikimet e analistėve dhe profesionistėve tė fushave tė librit se e drejta dhe liria e shprehjes dhe e mendimit duhet respektuar, njė libėr I tillė nuk meriton tė botohet nė gjuhėn shqipe pėr shumė arėsye duke nisur nga ato politiket tė parat:
- Sepse Shqipėria ka qėnė aleate e koalicionit fitues tė luftės sė dytė botėrore (SHBA, Angli, BRSS) dhe si e tille, duke lejuar botime tė tilla ekstremiste do tė krijojė pėrshtypjen se Shqipėria ėshtė njė vėnd i ekstremistėve tė majtė e tė djathtė si dhe i atyre fetarė. Ky veprim do tė sjellė pakėnaqėsi nė vėndet e BE dhe sigurisht do tė krijojė njė precedent negative tek fqnjėt,
- Sepse shoqėria shqiptare nuk mund tė pranojė mė antivlera letrare vetėm sepse duhet tu tregojė vėndeve tė BE dhe botės qė gjoja kjo shoqėri ėshtė pa paragjykime dhe mund tė pranojė c`tė mundet,ashtu sikundėr pranuam (me dhimbje) komunitetet e LGBT sė bashku me justifikimet bajate e fshatareske tė disa psikologeve se kėto komunitete janė normale?! Po ėshtu do na dalim edhe psikologė dhe analistė me jsutifikime gjithashtu banale se libri Main Kampf i Hitlerit ėshtė dicka normale. Jo, shoqėria shqiptare ėshtė shoqėri ende me paragjykime por dhe me tradita ende tė shėndosha, pra pėr fat tė mirė jo tė gjithė kanė pirė nga uji I burimit qė tė bėn tė cmėndur..
- Sepse inteligjencia shqiptare nuk mund tė pėrtypė pėrcartjet e pseudo-nacionalizmit shqiptar tė djeshėm dhe tė sotėm se nazizmi dhe fashizmi ishin pėr Shqipėrinė e madhe, e pėr pasojė nuk mund tė vlerėsojė njė anti-vlerė tė tillė tė botuar sot pas 70 vitesh tė bazuar nė racizėm, dhe nė kultin e individit.
Ashtu sikundėr pėrmėndi dhe z. Marku se Mein Kampf ėshtė po aq racist sa dhe Manifesti komunist (sepse edhe manifesti komunist kėrkontė tė zhdukte njė klasė tė tėrė nga faqja e dheut- klasėn borgjeze), unė mendoj se kėtyre dy librave nuk duhet mė tu bėhet publicitet sepse idetė e tyre janė realizuar dhe i kanė shkaktuar kaq fatkeqėsi njerėzimit, sa nuk ja vlen mė tė merresh me to.
Kėto tip librash mund tu bėjnė pėrshtypje pseudo-intelektualėve ( tė cilėt mezi mund tė kenė lexuar ndonjė tekst letrar gjatė jetės sė tyre) tė cilėt janė tė shumtė dhe popullojnė me tepricė partitė politike, administratėn shtetėrore, pushtetin lokal, dhe pėr fat tė keq po drejtojnė edhe institucionet edukacionit. Shumė tipa tė tillė rrugės si pa dashje do tė thonė (sikndėr thonė kur shohin spektakle apo cfaqje tė stėrpara por qė pėr ta janė pėr herė tė parė): hė mo.. nuk e lexove ? I bukur hė? unė e lexova apo e pashė, .. ja vlen
Libra tė tillė nga personazhe tė dikurshėm politikė si Trocki me librin `Njė djalė, njė bir njė luftėtar` pėr problemin e revolucionit permanent komunist, Nices si nihilizmi politik, etj, janė libra tė konsumuar dhe pa asnjė vlerė morale, sociale, apo dhe politike mė. Kėshtu qė del pyetja, pėrse tė botohen? Pėr tė bėrė shoė dhe pėr tė lėnė nam? Sigurisht botimi I librave tė tillė me pėrmbajtje jo sociale dhe raciste tregon edhe njėherė realisht, sesa tė papėrgatitur janė shtresa qė drejton politikėn, median, dhe shoqėrinė civile, pėr tė shkuar nė BE dhe nė njė farė mėnyrė pasqyron artificialitetin e pėrzgjedhjes sė kėtyre njerėzve nė drejtimin e shoqėrisė shqiptare.
Cektėsia dhe miopia e kėsaj shtrese qė po drejton vendin pėr kėto 20 vite tranzicioni ėshtė duke dhėnėrezultatet e saj negative nė drejtim sigurisht tė coroditjes morale dhe anarkisė sociale me pasoja tė rėnda pėr shoqėrinė shqiptare e cila duhet sa mė parė tė bėjė zgjedhjen e saj nė tė ardhmen: ti kėrkojė politikės shqiptare tė integrohet sa mė parė nė BE sa nuk ėshtė vonė.
Krijoni Kontakt