Close
Faqja 67 prej 70 FillimFillim ... 17576566676869 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 661 deri 670 prej 694
  1. #661
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    in deruar deri sot sa degjova ne lajme kto zgjedhje me gjas dote mbahen edhe ne teritorin e kosoves
    Po pse ti qka prite ? mos me u mbajt a ?,jo more beni ,kto me i nal qeveria e hashim kolludres hiq kurr ,ktu veq ne dalt naj sy kuq ,qe ja kuq syt shkaut dhe evropes kurv ,ateher i ndalin.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  2. #662
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    te pakten te per dor policin speciale ne veri si kur qe ben kunder vetvendosjes hashim thaqi apo ne veri ja lojn ***** ne dor bajram regjepit

  3. #663
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Sharri-Liburna

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    Po pse ti qka prite ? mos me u mbajt a ?,jo more beni ,kto me i nal qeveria e hashim kolludres hiq kurr ,ktu veq ne dalt naj sy kuq ,qe ja kuq syt shkaut dhe evropes kurv ,ateher i ndalin.
    jo un medoj se dote mbahen kto zgjedhje dhe kto fjal qe i thot hahimi e rexhepi jan per mej mashtru kta militantet e PDK-s se kjo pun essht marr vesh ne bisedime me editen

  4. #664
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    te pakten te per dor policin speciale ne veri si kur qe ben kunder vetvendosjes hashim thaqi apo ne veri ja lojn ***** ne dor bajram regjepit
    Jo more beni se gjynah ,per hapjen e pikave kufitare , shkau jau kish vra at policin prej nje distance shum te afert ,se i ka qu policin pa pregatit dhe pa e dit hiq policia se ku jan tu i qu, momentalisht kosova nuk ka polici ,per me nal shkaun ,per me i rreh shqiptaret po , se eshte policia e korruptuar deri ne fyt ,llogarite krykriminelin e kan komandant.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  5. #665
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Pettifer: Kosova në rrezik

    Analisti për çështjet politike të Ballkanit dhe profesor në Universitetin e Oksfordit, James Pettifer, duke analizuar situatën dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, në një intervistë në Top Channel, lëshon alarmin se në Kosovë situata mund të përkeqësohet. Ai ka vlerësuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e zbehin vëmendjen ndaj Kosovës dhe po ia kalojnë përgjegjësinë Bashkimit Evropian.

    Jam i përshirë me çështjet e Kosovës këto 25 vitet e fundit në mënyra të ndryshme. Më duhet të them se situata e tanishme është shqetësuese. Kosova ka bërë disa hapa prapa. Situata në Veri është e paqëndrueshme dhe për mendimin tim po përkeqësohet. Çdo këndvështrim realist mund të mbërrijë në përfundimin se atje gjerat janë duke u përkeqësuar”, shprehet Pettifer.

    Beogradi nuk do të pranojë realitetin e sotëm pasi duan ta trajtojnë veriun e Kosovës sikur të ishte një pjesë e Bosnjës, që sikurse edhe ambasadori britanik e ka thënë, nuk është e tillë pasi situata ligjore është krejt e ndryshme. Fatkeqësisht qeveria e Kosovës ka bërë disa gabime serioze duke bërë lëshime që nuk duhet të kishin ndodhur. Siç mund ta dini unë kam qenë një mik i zotit Thaçi për shumë vite dhe kemi publikuar edhe një libër. Jemi përballë një problemi siç është ai i Fusnotës që ishte një gabim i madh strategjik për Kosovën”, tha analisti amerikan.
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ova-ne-rrezik/

  6. #666
    Lehne: Të bisedohet edhe për autonominë e veriut
    20-03-2012 09:47 CET

    Dialogu teknik në mes të Prishtinës dhe Beogradit duhet të bëhet më shumë politik dhe të trajtojë çështjen e autonomisë së veriut të Kosovës, ka thënë diplomati austriak, Shtefan Lehne.

    “Edhe pse dialogu i deritashëm teknik ka qenë produktiv, për t’u arritur përmirësim i dukshëm i marrëdhënieve, është i domosdoshëm një proces gjithnjë e më shumë politik”, ka thënë për mediat serbe ish i dërguari i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, për të shtuar:

    “Veriu duhet të jetë temë e rëndësishme e këtij dialogu, por jo edhe e vetmja. Një qasje më e gjerë do t’iu kontribuonte shanseve më të mira për balancimin e interesave të palëve. Procesi duhet të fillojë së shpejti, por duhet të ketë edhe fazën përgatitore të ‘shatëll diplomacisë’ ndërmjet Beogradit, Prishtinës dhe veriut të Kosovës”, ka thënë Lehne.

    Thelbi i autonomisë për veriun, sipas tij, duhet të negociohet. “Në vend se të merret cilido model nga një pjesë tjetër e botës, marrëveshja duhet të jetë e përshtatshme për t’iu përgjigjur situatës në veri të Kosovës. Është e domosdoshme që të gjendet një balancë në mes të dëshirave të banorëve lokalë për të kontrolluar vetë fatin e tyre dhe faktit që ky rajon do të jetë pjesë e Kosovës dhe duhet të ketë lidhje të domosdoshme me autoritetet e Prishtinës”, ka thënë Lehne për gazetën beogradase “Politika”.

    I pyetur nëse pret kushte të reja për Serbinë për nisjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Lehne ka thënë se “udhëheqësit kryesorë të BE së kanë shprehur qartë dëshirën për largimin e strukturave paralele” nga veriu.

    Duke folur për shpalljen e zgjedhjeve lokale serbe në po këtë pjesë të Kosovës, diplomati austriak ka thënë se një gjë e tillë është kontradiktore me qëndrimin e Beogradit, i cili “vazhdimisht bën thirrje për respektimin e Rezolutës 1244 dhe në anën tjetër vepron në kundërshtim me të”.

    Shtefan Lehne tani është ekspert i fondacionit “Carenegie Europe”. /qik/

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...mine-e-veriut/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #667
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Post

    Dyfytyrësia e Jakup Krasniqit

    Arbana Xharra

    Nuk është hera e parë që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, mas “vaktit” reagon ndaj zhvillimeve politike që në start shihet që janë të gabueshme dhe në dëm të Kosovës. Reagimet e tij të vonshme më shumë ngjajnë në demagogji dhe dyfytyrësi kur dihet fare mirë pozita e tij në Partinë Demokrate të Kosovës (PDK) dhe autoriteti në postin që mban si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

    Krasniqi tek pas marrëveshjes që arriti Shefi i tij për përfaqësim rajonal të Kosovës me fusnotë reagoi duke thënë se, në asnjë variant nuk është dashur të pranohet fusnota.

    Ai tha se po të kishte biseduar klasa politike mes vete për këtë çështje, do ta kishim një zgjidhje më të mirë. Deklaratë kjo e cila në këtë rast thuhet nga një zyrtar i lartë i partisë në pushtet e në të njëjtën kohë tingëllon si e dalë nga opozita ka dy arsye.

    E para: Krasniqi, vazhdon të mos e ketë autoritetin brenda PDK-së ashtu siç mendojnë nga jashtë, dhe duke e parë që nuk ka peshë dhe nuk i ecën fjala, ai e bën me dije indirekt pozicionin e dobët të tij përmes reagimeve të tilla.

    E dyta: Krasniqi sikurse edhe gjithë ata që kundërshtojnë veprimet e kryeministrit Thaçi, është duke e parë nga afër se çfarë po zihet dhe duke i ditur pasojat që e presin Kosovën nga partia pjesë e secilës është ai vetë, tenton ta lajë veten duke kritikuar partinë e tij.

    Vetëm kur nisën të ndihen pasojat e një dialogu të dështuar dhe marrëveshjeve që u arritën me izen e kryeministrit, Jakup Krasniqi mori mundin që të deklarojë se tash pas një viti ekipi dialogues i Kosovës nuk paska pasur kapacitetet e mjaftueshme për ta udhëhequr këtë dialog.

    Ku ka qenë një vit më parë Jakup Krasniqi, e të reagojë se në këtë dialog Kosova po hyn e papërgatitur si duhet dhe pa i planifikuar çështjet që Kosova duhet t’i bisedojë.

    Vonë i ra ndërmend kreut të Kuvendit të Kosovës, se në këtë dialog paskan dërguar një ekip që ka treguar se nuk i ka njohur teknikat e dialogimit. Ai bile tash del edhe me sugjerime se duhet ta ndryshojë qasjen ose të ndryshohet i tëri. E për t’i vënë kapakun demagogjisë së tij, Jakup Krasnqi i bart përgjegjësinë partive opozitare duke iu bërë thirrje liderëve politikë të kenë një komunikim ndryshe për veriun.

    Është e pasinqertë nga ai që tashmë krejt punën e negociatave ta bartë te disa
    djem e vajza, që ishin pjesë e tij dhe te Edita Tahiri. E pasinqertë për shkak se këta asnjë marrëveshje nuk e kanë bërë pa urdhërimin dhe aprovimin e kryeministrit Thaçi. Të kujtojmë vetëm për çështjen e fusnotës. Atë e aprovoi në ditë vikendi – të dielën kryeministri, ndërsa Tahiri me kolegë disa ditë më vonë vetëm zbatuan urdhrin e tij.

    Krasniqi duket se i frikësohet shumë Thaçit, andaj s’e zë në gojë atë fare, por iu hedhet në qafë disa të tjerëve që janë më të ligë se Kryeministri dhe me gjasë edhe më të ligë se ai. Të merremi vesh Edita me kolegë e ka fajin e saj dhe ai nuk është i vogël.

    Faji i tyre është se nuk ditën dhe nuk dinë të thonë Jo për hir të pozitave e të pushtetit. Ose edhe më keq se nuk janë në gjendje të dallojnë të mirën nga e keqja. Ama Krasniqi kur t’i referohet grupit negociator me gisht duhet të bëjë nga shefi i tij, parasëgjithash, kah ai me të cilin pinë çaj çdo mëngjes kur të dytë janë këtu, nëse do të konsiderohet parimor e jo frikacak.

    http://www.zeri.info/artikulli/3/19/...kup-krasniqit/

  8. #668
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    OOPER: FUSNOTA PËR KOSOVËN NUK ËSHTË E OBLIGUESHME

    Bashkimi Evropian nuk do të insistojë që organizatorët e takimeve rajonale ta prezantojnë Kosovën me fusnotë, për të cilën Beogradi dhe Prishtina kanë arritur marrëveshje. ...
    Postuar: 12:19:41 / 22.03.2012
    Sipas mediave serbe, Brukseli iu ka lënë organizatorëve të tubimeve të tilla që ta interpretojnë lirshëm marrëveshjen, të cilët munden por nuk janë të obligueshëm ta prezantojnë Kosovën (me fusnotë) sipas marrëveshjes së Brukselit.

    Ndërmjetësi në negociata, Robert Cooper iu ka dërguar një rekomandim organizatave rajonale lihdur me atë se si të sillen në situata të tilla dhe në letër ka theksuar se marrëveshja është arritur, dhe i ka porositur organizatorët që ata vetë ta interpretojnë atë, shkruajnë mediat serbe.

    “Marrëveshja e arritur në dialog është shumë e qartë dhe është publikuar botërisht. Sa i përket zbatimit të saj nëpër takime, është çështje e organizatorëve të përcaktojnë përt të vënë apo jo fusnotën”, ka theksuar Maja Kocijançiq, përfaqësuesja për shtyp e Catherine Ashton, kryediplomates së BE-së.

    Kjo do të thotë se tekstin përcjellës të fusnotës dikush mund ta shkruajë në tableën pranë pjesëmarrësit, por edhe të marrë vendim që atë tekst përcjellës ta vendosë dikund tjetër, për shembull, në dokumentet përcjellëse të tubimeve rajonale.


    http://rtklive.com/?cid=1&newsId=58543&mf7e7&s*@-t7F-6wi3md0=ii/_~#a!(512Ti&5VT4!oeK__r5cx0f7F^97&7!t9ION2O5ze3LB!0JCz503Gqe5r)3&526QtHWs^x3o

  9. #669
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Citim Postuar më parë nga Hillirian-zo Lexo Postimin
    OOPER: FUSNOTA PËR KOSOVËN NUK ËSHTË E OBLIGUESHME

    ...
    Fusnota patjeter eshte "e obligueshme"...

    Jo per organizatat nderkombetare, konferencat apo nismat rajonale etj., por per cdo takim ne te cilin duhet ose deshirojne te marrin pjese Serbia dhe Kosova.
    Per "marrerveshjet bilaterale" mes Serbise dhe Kosoves eshte i parendesishem qendrimi dhe obligimi i organizatoreve dhe pergjegjesve te organizatave, konferencave apo nismave rajonale.
    Nese dy vendet, Serbia dhe Kosova, jane pajtuar per perfaqesimin perkates, atehere qendrimi i tjereve eshte irrelevant.
    Organizatat, konferencat dhe nismat rajonale jane "te obliguara" vetem per mbikqyrjen, rregullimin dhe ndermjetesimin eventual te zbatimit te marreveshjeve ne baze te rekomandimeve perkatese, ne menyre qe te mos pengohet puna dhe pjesemarrja e Serbise dhe Kosoves...

  10. #670
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Ahmeti: Rrezik ndarja e Kosovës

    Nga Express 24 Mars 2012 14:25


    Lëvizja Vetëvendosje është kundër çfarëdo zgjedhjeve serbe në Kosovë dhe shpallja e tyre nga ana e Serbisë tregon se kjo e fundit nuk e ka ndërmend ta ndryshojë qasjen ndaj Kosovës, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Shpend Ahmeti, nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje.

    “Arsyetimi se gjoja zgjedhjet parlamentare mund të mbahen, sepse ka serbë këtu që kanë shtetësi të dyfishtë, do të ishte i mundur vetëm në rrethana normale, kur Republika e Serbisë e njeh shtetin e Kosovën dhe i thotë Kosovës se i kam disa shtetas që jetojnë në Kosovë dhe a do të mund të na ndihmoni që të organizoni zgjedhje që ata të marrin pjesë”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ai ka thënë se Institucionet e Kosovës duhet, si gjithmonë, ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. “Ata i kanë në dispozicion të gjitha mjetet institucionale që të parandalojnë mbajtjen e këtyre zgjedhjeve”, por ka shtuar se dyshon se edhe kësaj radhe, institucionet e Kosovës, posaçërisht Qeveria, do të reagojnë në mënyrë të duhur.

    “Qeveria ka treguar se lëshon pe, prandaj sot Beogradi nuk thotë ne i falënderohemi Kosovës për zemërgjerësinë e saj në dialog, por thotë në i kemi fituar të gjitha këto koncesione me kokëfortësinë tonë”, ka thënë Ahmeti.

    Duke folur për mundësinë e evoluimit të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në bisedime politike, Ahmeti ka thënë se dialogu ka qenë politik që nga fillimi dhe tani po shtohen zërat, sepse po vjen në radhë një diskutim tepër i rëndësishëm për veriun e Kosovës.

    “Të gjitha argumentet po tregojnë se strategjia e Serbisë dhe një pjese të bashkësisë ndërkombëtare është që të shkohet drejt një dialogu për veriun. Rreziku është tepër i madh, sepse nuk rrezikohet Kosova me ndarje, por rrezikohet me një autonomi speciale për veriun, e cila çon drejt ndarjes etnike të Kosovës dhe një shteti jofunksional”, ka thënë Ahmeti.
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

Faqja 67 prej 70 FillimFillim ... 17576566676869 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •