Dialogu në favor të Serbisë !
Selvije Bajrami | 11-03-2012 01:17 CET
Share on facebook Share on twitter Share on email Share on print
Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës, i cili ka mbushur një vit prej se ka filluar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel, është zhvilluar për të ndihmuar Serbinë dhe në këtë rast ka dëmtuar Kosovën, vlerëson Aleksander Borg Olivier.
Ky i fundit, i cili vepron në Kosovë që nga tetori i vitit 2000, në një intervistë për gazetën sqaron se ka qenë pjesë e shumicës së proceseve në Kosovën e pasluftës dhe gjërat sipas tij, nuk ishin menduar se do të jenë ashtu siç janë sot.
Njëri nga përpiluesit e kornizës kushtetuese të Kosovës, si pjesë e stafit të UNMIK-ut dhe më pas këshilltar te kryeministri Hashim Thaçi, thotë se dialogu në Bruksel është kryekëput politik dhe jo siç ka pretenduar Prishtina zyrtare se po ulet me Serbinë në bisedime për të zhvilluar dialog teknik.
Borg Olivier e cilëson Serbinë në avantazh karshi Kosovës. Ai thotë se pala kosovare është ajo e cila qysh në fillim ka pranuar presionin nga të huajt dhe ka pranuar gjëra të cilat nuk është dashur të pranohen.
“Unë mendoj se dialogu i është imponuar Kosovës, dhe gjithmonë kam menduar se nëse do të ketë dialog, ai dialog nuk duhet të jetë politik dhe për çështje politike. Dhe nga pozicioni i Kosovës është dashur të ketë qëndrim të qartë se nuk do të hyjmë në dialog pol i t ik dhe kur të ulemi në tavolinë, do të ulemi të barabartë... (Shkrimin e plotë mund të lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...or-te-serbise/
Krijoni Kontakt