Close
Faqja 66 prej 70 FillimFillim ... 16566465666768 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 651 deri 660 prej 694
  1. #651
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Hapi i serbise se kinse, po deshiron te mbaj zgjedhje ne Kosove, eshte nje hap strategjik, qe ka per qellim vetem mitrovice e veriut.
    Duke hutuar popullin se po mbaj zgjedhje edhe ne Kosove, duke i perfshire edhe deklaratat diplomatike nga e gjith bote qe kan reaguar per kete hap qe deshiron serbia ta bene, poe e frikesojn popullin se kinse nese serbia i mban zgjedhjet edhe ne kosove ajo po e cenojka integritetin teritorial.
    Dhe nga kjo nxjerrim se populli do te pajtohet me serbin duke ia dhan Mitrovicen vetem qe mos te kercenoj integritetin e Kosoves.
    Kto jane lojnat e shkieve qe po dalin fituese me pasivitetin e shqiptareve dhe me ndihmen e atyre njerezve qe i kan marr ere Lekut.
    Sepse vetem kesi lloj njerez i duhen serbise qe iu pelqen era e lekut



    Nje heshtje e pa Hishme


    P.s. Edhe pse per mua njeher per njeher me se shumti me jep shpres Levizja VV,
    Po kam frig se mos po ua ngrehin veshet me sukses edhe Albinit & co.
    Cka eshte kjo heshtje? ku do te na qoj heshtja e politikes apo edhe levizjeve gjith shqiptare !?
    Nje heshtje e pa Hishme

  2. #652
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Veprimet e kryenegociatores kosovare, Edita Tahirit, kanë lënë të habitur edhe zyrtarët më të lartë të Brukselit, thotë nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, pas kthimit të tij nga Brukseli.

    “Zonja Edita Tahiri nuk i përgjigjet ftesave të Kuvendit për të marr pjesë në Komisionin për Punë të Jashtme, nuk na i dërgojnë marrëveshjet në origjinal. Të gjitha këto kanë qenë të çuditshme për Komisionin dhe PE-në”, ka thënë ai për Kosovapress, duket theksuar se në Bruksel janë habitur kur kanë kuptuar se Tahiri nuk ka dhënë asnjë shpjegim për qytetarët për marrëveshjet e fundit të arritura në dialogun e Kosovës me Serbinë.

    Sipas Ahmetit, Lëvizja Vetëvendosje para zyrtarëve më të lartë evropianë ka argumentuar kundërshtimin për kompromiset dhe koncesioneve të fundit. Sipas tij, qëllimi i BE-së ka qenë që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE, pasi që të njëjtit mendojnë se Serbia llogaritet ende si rrezik për destabilizimin e Ballkanit.

    Duke folur për mundësinë e fillimit të negociatave politike për veriun e Kosovës, Ahmeti ka thënë se dialogu i zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë asnjëherë nuk ka qenë teknik dhe se sipas tij, ky dialog përditë po shpie drejt autonomisë dhe statusit special për veriun.

    “Kjo qeveri e brishtë, e cila nuk e ka përkrahjen e shumicës së popullit, për shkak se është e krijuar edhe me votën e minoriteteve, nuk e ka përkrahjen as për dialog e as për negociata. Patjetër se kjo qeveri mund të shkojë dhe të pranojë çdo gjë. Në qoftë se e kanë pranuar fusnotën, që ne kemi thënë se do ta pranojnë, besoni se nesër do ta pranojnë edhe statusin e veriut. Prandaj, është e domosdoshme të punohet këtu dhe t’ju thuhet qytetarëve se kjo po vjen. Mund të ketë pauzë për shkak të zgjedhjeve në Serbi më 6 maj, por në vjeshtë paralajmërimet janë se do të diskutohet për veriun”, ka thënë ai.


    Kta te Levizjes VV ane bo si postiera edhe pse njeher per njeher i kam shum qef, por postier???

  3. #653
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Thumbs down

    Me 07.12.2011

    Hashim Thaçi: Serbia, de jure na njohu shtetësinë
    ...
    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...ohu-shtetesine

    Me 24.02.2012
    Hashim Thaçi...Sot, me marrëveshjen në Bruksel, Serbia njeh pavarësinë e Kosovës.
    ...
    http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...n-njeh-Kosoven
    .
    .
    .


    Me 14-03-2012
    Thaçi: Serbia po provokon konflikt të hapur me Kosovën

    Paralajmërimi i Serbisë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare në territorin e Kosovës paraqet agresion ndaj të cilit Kosova do të kundërpërgjigjet, ka deklaruar të mërkurën kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi.
    ...
    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/4...ur-me-kosoven/

    Rrena i ka kembet e shkurta!

  4. #654
    ASHT E LEKS ANDRRA Maska e Hillirian-zo
    Anëtarësuar
    29-09-2006
    Postime
    965
    Lunacek: Serbisë do t’i zgjatet rruga në pafundësi
    Eurodeputetja Ulrike Lunacek në një pronocim për Info Globin ka deklaruar se nëse Serbia vendos ta shtyjë përpara vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në veri të Kosovës, atëherë rruga e Serbisë drejtë Evropës do të zgjatet në pafundësi.
    “Jemi kundër mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë. Ato janë të kundërligjshme. Andaj nëse Serbia e shtyn tutje vendimin për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve, atëherë asaj do t‘i shtyhet data e fillimit të bisedimeve për Stabilizim Asociim dhe rruga e saj drejt BE-së do të zgjatet në pafundësi”, ka deklaruar Lunacek.
    Ajo edhe njëherë ka konfirmuar se ka kërkuar që deputetit Azem Syla t’i kërkohet dorëheqja. “Po kam kërkuar që Azem Syla të tërhiqet nga Kuvendi i Kosovës, sepse prezenca e një deputeti që në kohën kur ka qenë aktiv në Kosovë, ka marrë ndihma sociale në Zvicër, aq më shumë kur ngrihet akuzë ndaj tij, nuk i bënë nder as parlamentit as Kosovë. Këtë e kërkova në takim me parlamentarët në Strasburg”, ka pohuar Lunacek.

  5. #655
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Pettifer: Kosova në rrezik

    Analisti për çështjet politike të Ballkanit dhe profesor në Universitetin e Oksfordit, James Pettifer, duke analizuar situatën dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, në një intervistë në Top Channel, lëshon alarmin se në Kosovë situata mund të përkeqësohet.

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po e zbehin vëmendjen ndaj Kosovës dhe po ia kalojnë përgjegjësinë Bashkimit Evropian (BE).

    “Jam i përshirë me çështjet e Kosovës këto 25 vitet e fundit në mënyra të ndryshme. Më duhet të them se situata e tanishme është shqetësuese. Kosova ka bërë disa hapa prapa. Situata në Veri është e paqëndrueshme dhe për mendimin tim po përkeqësohet. Cdo këndvështim realist mund të mbërrijë në përfundimin se atje gjerat janë duke u përkeqësuar”, shprehet Pettifer.

    “Beogradi nuk do të pranojë ralitetin e sotëm pasi duan ta trajtojnë veriun e Kosovës sikur të ishte një pjesë e Bosnjës, që sikurse edhe ambasadori britanik e ka thënë, nuk është e tillë pasi situata ligjore është krejt e ndryshme. Fatkeqësisht qeveria e Kosovës ka bërë disa gabime serioze duke bërë lëshime që nuk duhet të kishin ndodhur. Siç mund ta dini unë kam qenë një mik i zotit Thaçi për shumë vite dhe kemi publikuar edhe një libër. Jemi përballë një problemi siç është ai i FUTNOTES që ishte një gabim i madh strategjik për Kosovën”, shton analisti amerikan.

    http://www.botasot.info/def.php?category=43&id=159186
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  6. #656
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Edita Tahiri reagon, “Koha Ditore” i përgjigjet


    Publikuar: 18.03.2012 - 19:46

    Përmes kabinetit të vet, zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahari ka reaguar ndaj shkrimeve të Kohës Ditore :

    Prishtinë, 18 mars - Përmes kabinetit të vet, zëvendëskryeministrja e Kosovës Edita Tahari ka reaguar ndaj shkrimeve të Kohës Ditore : “Tripi* i Editës për 8 Mars ia merr buxhetit të Kosovës 50 mijë euro” dhe “Me paratë e tripit të Editës mund të shpëtoheshin shumë jetë”.

    Reagimi ka këtë përmbajtje: “Kabineti i zëvendëskryeministres Edita Tahiri vlerëson se artikujt e “Kohës Ditore” me tituj: “Tripi i Editës për 8 Mars ia merr buxhetit të Kosovës 50 mijë euro”, i datës 14.03.2012, dhe “Me paratë e tripit të Editës mund të shpëtoheshin shumë jetë”, i datës 15.03.2012, janë të pabazuar, tendenciozë dhe me shifra të manipuluara nga vetë gazeta “Koha Ditore”. Autori Besnik Krasniqi ka ndërlidhur në mënyrë të pasaktë vizitën zyrtare të grave të shërbimit civil të Zyrës së Kryeministrit (ZKM) me rastin e 8 Marsit në Shqipëri me vizitën zyrtare të zëvendëskryeministres në aktivitetin e organizuar nga Republika e Shqipërisë për ndër të 8 Marsit dhe në kuadër të vitit të festimeve të përbashkëta për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Pra, këto dy vizita kanë qenë dy aktivitete të ndara dhe jo siç i ka trajtuar gazetari në fjalë si një aktivitet i përbashkët.

    Po ashtu, për hir të njoftimit të opinionit dhe lexuesve sqarojmë se aktiviteti tradicional i shërbyeseve civile të ZKM-së për Tetë Mars daton prej vitit 2004, ndërsa shpenzimet me të cilat merret gazeta nuk kapin shifrën që ju pretendoni prej 50 mijë eurosh, por ato, sipas Zyrës për buxhet janë 13.515.50 euro. Dhe për më tepër, këtë aktivitet nuk e ka organizuar zëvendëskryeministrja Tahiri, por Zyra e Kryeministrit të Kosovës.

    Prandaj vijmë në përfundim se shkrimet në vazhdimësi të gazetës suaj janë shpifje dhe kanë për tendencë që të fyejnë dhe të dëmtojnë integritetin personal dhe politik të zonjës Edita Tahiri.

    Kërkojmë nga redaksia e gazetës që t’i publikojë faktet që i ka, e në të cilat është bazuar shkrimi, ku thuhet se shifra e këtij udhëtimi ka arritur në shifrën prej 50 mijë eurosh, si dhe ku dy vizitat e ndara trajtohen si një aktivitet. Dhe, nëse nuk jeni në gjendje ta vërtetoni një gjë të tillë, kërkojmë nga ju që t’i kërkoni falje publike zëvendëskryeministres Tahiri, në të kundërtën ne do t’i ndjekim rrugët ligjore për zbardhjen e së vërtetës dhe të ndriçimit të tendencave denigruese të “Kohës Ditore”.

    Me tekstin e botuar sot në në gazetë, me titull “Kërkimfalja i takon Edita Tahirit, ka reaguar edhe gazeta.

    Kabineti i zëvendëskryeministres Edita Tahiri në reagimin e tij, shkruan sot KD, është shërbyer me insinuata dhe ka përmendur gjëra të paqena në storiet që u referohet. Ka përfshirë shumë të dhëna të pavërteta, në përpjekjen për të manipuluar masën pas efektit që pati publikimi për vizitën e grave të Qeverisë në Shqipëri, për 8 Mars. Në të kundërtën, kabineti i Tahirit ose nuk e ka lexuar raportin, ose e ka lexuar, por ka probleme në të kuptuar. Të tilla kishte edhe më herët. Ja dy nga to: rasti me mëditjet në Bruksel; dhe rasti me deklaratën, së cilës i kishte rënë pishman, për heqjen e fjalës republikë nga denominimi shtetëror.

    Në vijim ajo ka përgjigje për secilën çështje të ngritur.

    Sipas versionit të saj, autori Besnik Krasniqi paskësh ndërlidhur në mënyrë të pasaktë vizitën zyrtare të grave me vizitën zyrtare të zëvendëskryeministres. Le ta rilexojë dhe përgjigjen e gjen në paragrafin e gjashtë të stories së “Kohës Ditore”, i cili e demanton Tahirin. Në të thuhet: “Në këtë numër të pjesëmarrëseve nuk bën pjesë vetë zëvendëskryeministrja dhe ekipi i saj. Edhe me anëtarë të kabinetit ishte për 8 Mars në Shqipëri. Me femrat që i qiti jashtë shtetit është takuar vetëm të enjten mbrëma, ditën e parë të tripit. Këtë mbrëmje Tahiri kishte marrë pjesë në darkën e përbashkët”.

    Aktivitetin e ka cilësuar si “tradicional” që po datuaka prej 2004-s. E vërteta është se aktiviteti është stopuar që prej 2009-s. Vizita të tilla nuk ka pasur në dy vjetët e shkuar, ngaqë ishin parë të paarsyeshme. Pikërisht për këtë, një zyrtar i lartë në Zyrën e Kryeministrit nuk e kishte aprovuar vizitën tani, por të kundërtën e kishte bërë zëvendëskryeministrja.

    Tek u është referuar shpenzimeve, në reagim kabineti i zëvendëskryeministres i ka prezantuar të pjesshme. Në shpenzime nuk ka përfshirë edhe ato që i ka bërë Tahiri dhe ekipi i saj gjatë vizitës në Tiranë, për 8 Mars. Po kështu, ka mundësi të jetë manipuluar edhe me shpenzimet për vetë vizitën e grave të Qeverisë, ngaqë avancat nuk ishin të mbyllura në kohën kur gazeta ka publikuar storien. Edhe në storie është cituar një zyrtar i Qeverisë të thotë se “është një periudhë disaditore për mbylljen e avancave”.

    Në reagim është thënë se këtë aktivitet nuk e ka organizuar zëvendëskryeministrja. Është pikërisht zëvendëskryeministrja që ka dhënë aprovimin për vizitën, ndonëse një tjetër zyrtar paraprakisht e kishte refuzuar. Ndërkaq, e vetmja e vërtetë që thotë në reagim është se Zyra e Kryeministrit të Kosovës e ka organizuar vizitën. Po, pikërisht, sepse Tahiri është pjesë e Zyrës së Kryeministrit.

    Një reflektim edhe në përfundimin dhënë në reagim. Duam t’ju sigurojmë për kurrfarë tendence për të fyer dhe dëmtuar “integritetin personal dhe politik të zonjës Edita Tahiri”. Integriteti i secilit dëmtohet nga veprimet e dëmshme që bëni. E fare në fund një rikujtim: prej korrikut të vjetëm në Zyrën e Kryeministrit është arkivuar një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, me të cilën kërkohen kopjet e faturave të shpenzimeve publike që zëvendëskryeministrja Tahiri dhe ekipi i saj i kanë bërë jashtë vendit. Pse po ia fshihni publikut?

    Andaj, kërkimfalja do të duhej të vinte nga vetë Edita Tahiri dhe në adresë të të gjithë qytetarëve të Kosovës, të cilët në fund të fundit janë ata që paguajnë faturat edhe financiare, edhe politike të veprimeve të saj. E sa për ligjin që e përmend znj. Tahiri, mund vetëm të konstatojmë se nuk është as e para e as e fundit ndër qeveritarët që kërcënon “Kohën Ditore” me gjyq, dhe, sikur edhe të tjerët, përballjen me gazetë e ka të humbur. Se e vërteta nuk është në anën e saj.

    http://kohaditore.com/index.php?page=1,9,92070
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  7. #657
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Deri me sot ne te gjitha viset shqiptare nuk e pash nje organizate parti qe te punoj tamam per interesa te vendit, nuk e pash nje parti ne pozite qe te ket guxim ti kundershtoj nderkombetaret edhe atehere kur ata e kan keq.
    Dhe deri sa te mos kundershtojn qka te ju ofrohet ne tavoline keta as qe do e lexojn vetem kerkojn vendin per nenshkrim.
    Qekjo qenka "Protektoriati Nderkombetar"

  8. #658
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    adin ndokush te me tregoj qka nenkupton deklaratat e qeveritarve kur thon se nuk dote lejojm me as nje qmim mbajtjen e zgjedhjeve te serbis ne kosove se pse esht agresion ndaj kosoves a dote thot se qeveria don te thot se dote dergoj njesin speciale per nderhyrje dhe per te penguar kto zgjedhje serbe

  9. #659
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    adin ndokush te me tregoj qka nenkupton deklaratat e qeveritarve kur thon se nuk dote lejojm me as nje qmim mbajtjen e zgjedhjeve te serbis ne kosove se pse esht agresion ndaj kosoves a dote thot se qeveria don te thot se dote dergoj njesin speciale per nderhyrje dhe per te penguar kto zgjedhje serbe

    A bre beni ,po keshtu kan than gjithmon ,po kurr nuk eshte ber qysh kan than.



    Kosova s’ka kapacitete për t’i ndaluar zgjedhjet serbe

    Publikuar: 18.03.2012 - 08:42

    Prishtinë, 18 mars – Ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të opozitës kanë shprehur hamendësimin me sigurinë e shprehur nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, që me polici të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në veri të Kosovës. Bindshmëria e shprehur nga ta është që shtetit i mungojnë kapacitete për të ndërmarrë një veprim të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

    Sadri Ferati, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish-ministër i Pushtetit Lokal dhe tani deputet i kampit opozitar, ka thënë se deklaratat e forta të Qeverisë më shumë janë për konsum publik. Sipas tij, Serbia në fund do të lëshojë pe dhe do të anulojë organizimin e zgjedhjeve. Prandaj, konsideron që, duke pasur për bazë këtë, qeveritarët kanë sforcuar qëndrimet.

    “Është një optimizëm që zgjedhjet lokale nuk do të mbahen, edhe pak na u ka shliru gjuha dhe po flasim lirisht”, i ka thënë gazetës Ferati. “Nuk do të mbahen, se përndryshe nuk kishim mujt me i pengu”.
    http://kohaditore.com/index.php?page=1,13,91978
    Zhduku nga tokat Arbrore, qelbesira Aziatike

  10. #660
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Sharri-Liburna

    Citim Postuar më parë nga Sharri-Liburna Lexo Postimin
    A bre beni ,po keshtu kan than gjithmon ,po kurr nuk eshte ber qysh kan than.



    Kosova s’ka kapacitete për t’i ndaluar zgjedhjet serbe

    Publikuar: 18.03.2012 - 08:42

    Prishtinë, 18 mars – Ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues të opozitës kanë shprehur hamendësimin me sigurinë e shprehur nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, që me polici të ndalojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në veri të Kosovës. Bindshmëria e shprehur nga ta është që shtetit i mungojnë kapacitete për të ndërmarrë një veprim të tillë, shkruan sot Koha Ditore.

    Sadri Ferati, ish-kryetar i Komunës së Mitrovicës, ish-ministër i Pushtetit Lokal dhe tani deputet i kampit opozitar, ka thënë se deklaratat e forta të Qeverisë më shumë janë për konsum publik. Sipas tij, Serbia në fund do të lëshojë pe dhe do të anulojë organizimin e zgjedhjeve. Prandaj, konsideron që, duke pasur për bazë këtë, qeveritarët kanë sforcuar qëndrimet.

    “Është një optimizëm që zgjedhjet lokale nuk do të mbahen, edhe pak na u ka shliru gjuha dhe po flasim lirisht”, i ka thënë gazetës Ferati. “Nuk do të mbahen, se përndryshe nuk kishim mujt me i pengu”.
    http://kohaditore.com/index.php?page=1,13,91978
    in deruar deri sot sa degjova ne lajme kto zgjedhje me gjas dote mbahen edhe ne teritorin e kosoves

Faqja 66 prej 70 FillimFillim ... 16566465666768 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •