
Postuar mė parė nga
Pa_doreza2
Kushe e luftoj Gjergj Kastiotin, shqiptarete, e OSMANIZUARE, per hire te davletite !!! Lexo ketu o, vehabiste i pa koke
Hajro LIMAJ
SHQIPTARĖT NĖ PERANDORINĖ OSMANE
Hajro Limaj
Nė dhjetorin e vitit 1994, kur u akreditova atashe Ushtarak ne Republikėn e Turqisė dhe fillova takimet zyrtare me ministrin e Mbrojtjes, Shefin e Shtatmadhorisė e shume personalitete te tjera shtetėrore dhe politike te vendit gjeta njė mikpritje dhe pėrzemėrsi qe nuk e kisha hasur ne shume vende te tjera te Evropės qe kisha qene me pare. Ketė pėrzemėrsi e ndieja edhe me qytetaret e thjeshte te Turqisė ne Ankara, Stamboll, Bursa, Izmir, e kudo qe unė ndodhesha me detyre. Sapo mėsonin qe isha atashe ushtarak i Arnavutlluk-ut (Shqipėrisė), ata shprehnin njė respekt dhe njė mirėsjellje te veēantė. E gjithė kjo lidhej me autoritetin, dinjitetin, trimėritė, besnikėritė dhe humanizmin qe kishin treguar shqiptaret nga periudha Osmane e deri ne ditėt e sotme. Kur trajtonim marrėdhėniet e dy vendeve tona te gjithė autoritetet i referoheshin menjėherė historisė se largėt, te mesme dhe te sotme te shqiptareve, vlerave te tyre ne periudhėn Osmane dhe ne periudhėn e shtetit moderne te Turqisė. “Shqiptaret kane drejtuar perandorinė Osmane dhe shtetin turk. Edhe tani, ne vendet kryesore te Turqisė jane shqiptaret, nipėrit dhe mbesat e tyre”, shpreheshin ata me kėnaqėsi. Dhe ky realitet mua me shoqėroi ne ēdo ministri, ne ēdo prefekture, bashki e komande ushtarake. Por, ne kėtė shkrim do te ndalem me shume per rolin e shqiptareve ne Perandorinė Osmane.
Perandoria Osmane jetoi 560 vjet, deri ne vitet 1922 ne tre kontinente: Azi, Evropė dhe Afrike. Te gjithė historianet e huaj dhe turq, te cilėt kane studiuar historinė e Perandorise Osmane, pohojnė se: “…Kryeministrat (kryeveziret ose sadrazamet), ministrat (veziret) dhe pashallarėt (gjeneralėt) e komandantet ushtarake me te vlefshėm kane qene me origjine shqiptare”. Dhe kėtė pėrfundim e vėrteton numri shume i madh i kryevezireve shqiptare ose me rrėnjė shqiptare qe administruan perandorinė Osmane deri ne vitet 1922. Kėshtu, Koxha Sinan Pasha ne periudhėn 1580-1596 ka qene pese here Kryeministėr: 1580-1582, 1586-1591, 1593-1595, 4 muaj me 1595 dhe 4 muaj ne vitin 1596. Nen drejtimin e tij u pushtua Jemeni.
Ahmet Pashė Dukagjini ka qene Kryeministėr per 2 muaj e 17 dite ne vitin 1517. Rridhte nga njė familje shqiptare e Leke Dukagjinit.
Ajaz Ahmet Pasha lindur ne Vlore, me origjine jeniēeri dhe ka qene Kryeministėr ne vitet 1536-1539.
Lutfi Pasha nga Vlora, martuar me motrėn e Sulltan Kanun Sylejmanit kreu detyrėn e Kryeministrit per 1 vit e 9 muaj ne vitet 1539-1541.
Kara Ahmet Pasha, Kryeministėr 1 vit, 11 muaj e 23 dite ne vitet 1553-1555.
Semiz Ahmet Pasha, dy here Kryeministėr ne vitet 1579-1580.
Ferhat Pasha, dy here Kryeministėr; ne vitet 1591-1592 dhe 4 muaj e 19 dite ne vitin 1595.
Merre Husein Pasha ishte Kryeministėr per 2 vjet 2 muaj dhe 13 dite ne vitet 1601-1603. Ai ka shėrbyer edhe si prefekt, vali ne Egjipt.
Tabani Jasse Mehmet Pasha ishte Kryeministėr ne vitet 1632-1637.
Kujuxhu Murat Pasha ka qenė 4 vjet, 7 muaj e 25 dite Kryeministėr ne periudhėn 1606-1611. Pastaj vazhduan Nusuh Pasha ne vitet 1611-1614, Ohrili Hysein Pasha ne vitin 1621, Xixhan-Kapuxhubashi Sulltanazde Mehmet Pasha ne vitin 1602-1646, Kara Mustafa Pasha dy here ne vitet 1649-1650 dhe ne vitin 1655, Torhonxhu Mustafa Pasha ne vitet 1652-1653, i cili u dėnua me varje ne litar, rridhte nga njė familje matjane, Zurnazen Mustafa Pasha shėrbeu si Kryeministėr vetėm 4 ore ne vitin 1656, Qypryly Mehmet Pasha 5 vjet Kryeministėr nė periudhėn 1578-1661. Ishte me origjine nga Roshniku i Beratit, Qypryly Ahmet Mustafa Pasha, djali i madh i Mehmet Pashes ishte 15 vjet Kryeministėr. Ne vitin 1659 u gradua vezir dhe marshall, Qypryly Fazell Mustafa Pasha shėrbeu 2 vjet e 3 muaj Kryeministėr. Biri i dyte i Mehmet Pashės dhe vėllai i Ahmet Mustafa Pashes, Arabaxhi Ali Pasha ne vitet 1691-1692, Amxhazade Husein Pasha, nga familja e Mehmet Pashe Qyprylyse qėndroi 4 vjet e 11 muaj ne periudhėn 1797-1802, Dalltaban Mustafa Pasha, lindur ne Manastir Kryeministėr ne vitet 1702-1703, Qypryly Numan Pasha 2 muaj e 2 dite ne vitin ne 1710, Haxhi Halil Pasha lindur ne Elbasan njė vit ne voton 1716, Ivaz-zade Halil Pasha ne vitin 1770, Memish Pasha 1 muaj e 9 dite ne vitin 1808-1809, Gjiritli Mustafa Nail Pasha nga Policani Kosturit te Korēės ka qenė tre here Kryeministėr ne vitin 1853, 184 dhe 1857, Mehmet Ferit Pashe Vlora shėrbeu si Kryeministėr gjate viteve 1902-1908, besnik i Sulltan Abdylhamitit te Dyte. Mehmet Ferit Pashe Vlora ka lindur ne Janine ne vitin 1852, ishte biri i Mustafa Pashe Vlorės Ferit Pashe Vlora nga babi ishte stėrnipi i admiralit Sinana Pashes dhe nga nena vinte prej familjes se Ali Pashė Tepelenės, Misairli Sait Halim Pasha, nipi i Mehmet Ali Pashe Kavalles shėrbeu ne vitet 1913-1917, Ahmet Izet Pasha shėrbeu si sadrazam-Kryeministėr 25 dite ne vitin 1918, Damat Ferit Pasha, Kryeministri i fundit i perandorisė Osmane, tradhtoi luftėn ēlirimtare te Ataturkut. Meliki Mansur-Hain Ahmet Pasha, ushtarak i zoti, punoi si Kryeministėr ne vitet 1523-1524, Gjedik Ahmet Pasha ne vitin 1475 u emėrua Kryeministėr per 4 vjet, Rystem Pasha ne vitin 1554 u emėrua Kryeministėr per 14 vjet derisa vdiq, Ibrahim Pasha shėrbeu 13 vjet Kryeministėr.
E solla nje pjes te ketij shkrimi, dhe shiqoni se si shqipfolsit e kane shkaterruare tokat shqiptare dhe luftuan Gjergj Kastriotin .Ne emer te Fese, qe nga Nishi e deri ne Janin ne marrveshje me Serbet dhe Greket, per shkatrrimin e Tokave ILIRO-SHQIPETARE
Krijoni Kontakt