-
Besimi: Bazat, esenca, negacionet
Dr. MUHAMMED NAIM JASIN
BESIMI
BAZAT - ESENCA - NEGACIONET
Prishtinė, 2004
HYRJE
Falėnderimi i pėrket All-llahut, nga Ai kėrkojmė ndihmė dhe
Atė e lusim pėr ndjesė. Mbėshtetemi nė All-llahun nga tė kėqijat
e vetes sonė dhe nga veprat tona tė kėqija. Atė qė All-llahu e
drejton nė rrugė tė drejtė, pėr atė nuk ka lajthitje, e atė tė
cilin e shpie nė lajthitje, pėr tė nuk ka udhėzim. Dėshmoj se nuk
ka zot tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhammedi alejhis-selam
ėshtė rob dhe i Dėrguari i Tij.
Bazė e ēdo ērregullimi ėshtė kundėrshtimi i sė vėrtetės dhe
shmangia nga rruga e saj, ndėrsa ēdo e mirė prehet nė pasimin e
sė vėrtetės dhe nė zbatimin e udhėzimeve tė saj. E vėrteta hakk
ėshtė gjendje mė e pėrsosur dhe mė e volitshme nė tė
cilėn All-llahu xhel-le shanuhu i ka krijuar tė gjitha krijesat, andaj
prej tyre kėrkon qė edhe ato tė jenė tė tilla. Ēdo gjė nė kėtė
botė ėshtė e ka krijuar vetėm nga All-llahu xhel-le shanuhu dhe nė
kėtė askush nuk ka bashkėpunuar me Tė. All-llahu xhel-le shanuhu e
ka formuar ēdo krijesė nė kėtė botė nė mėnyrė tė caktuar dhe
kujdeset pėr tė nė mėnyrėn e duhur.
Ndėrsa All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė i Pėrkryer dhe larg ēdo tė mete dhe nė krijimtarinė dhe nė pėrcaktimin e Tij prehet vetėm drejtėsia dhe korrektėsia.
Pėr kėtė shkak, ēdo gjė qė shmanget nga Ligji hyjnor dhe
urdhri i Tij shkatėrrohet nė mėnyrė tė pashmangshme. Qiejt dhe
Tokėn All-llahu xhel-le shanuhu i ka krijuar sipas sė vėrtetės dhe i
ka rregulluar sipas urtėsisė sė Vet, prandaj edhe janė nė
pėrsosmėri dhe nė harmoni tė plotė
Sikur tė kishte nė to (qiej dhe Tokė) zota pėrveē Allllahut,
nė tė dyja do tė mbretėronte ērregu-llimi.(El-Enbija: 22)
Gjithashtu, edhe njeriu ėshtė njė nga krijesat e All-llahut
xhel-le shanuhu dhe korrektėsia e jetės sė tij varet nga konceptimi i
sė vėrtetės dhe ndjekja e saj, ndėrsa lajthitja ėshtė rezultat i
pashmangshėm i mosnjohjes sė tė vėrtetės, ose si pasojė e flakjes
sė saj, pasi ėshtė bėrė e njohur. Shkaku i jetesės jo-korrekte pėr
mbarė njerėzimin ėshtė mosbesimi nė Krijuesin dhe mospėrfillja
e urdhrave dhe e udhėzimeve tė Tij dhe e sė vėrtetės qė Ai ka
shpallur. Ndėrsa shkaku i mbarė jetesės korrekte nė kėtė botė
ėshtė besimi nė All-llahun xhel-le shanuhu dhe nė atė qė ka shpallur
Ai dhe veprimi sipas udhėzimit tė Tij nė tė gjitha fushat e
veprimtarisė njerėzore.
Prandaj All-llahu xhel-le shanuhu ka thėnė:
Me tė vėrtetė, do tju arrijė juve udhėzim nga ana
Ime, e kush pason udhėzimin Tim, nuk do tė humbė
(nė kėtė botė), as qė do tė jetė fatkeq (nė botėn
tjetėr). E, ai qė shmanget nga Libri Im, ai do tė ketė
jetė tė vėshtirė dhe, Ne, nė Ditėn e Kiametit do ta
ringjallim atė tė verbėr. (Ta-ha: 123-124)
Udhėzimin e All-llahut xhel-le shanuhu e pason vetėm ai qė e
beson Atė, e pėrkujton Atė, e ndien praninė e Tij, cilėsitė e Tij
dhe madhėshtinė e Tij. E, kush e harron All-llahun xhel-le shanuhu,
nė realitet ia kthen shpinėn udhėzimit tė Tij.
Pra, njeriu nė kėtė botė ėshtė vėnė nė sprovim ndėrmjet
kėtyre dy gjėrave: ta pėrkujtojė All-llahun xhel-le shanuhu dhe ta
ndjekė rrugėn e Tij, ose ta harrojė All-llahun dhe tė jetė nė
lajthitje. Ai ėshtė nė udhėkryqin e kėtyre dy udhėzimeve, e i
treti nuk ekziston. Para tij ėshtė rruga e imanit, e udhėzimit dhe
e lumturisė nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, dhe rruga e kufrit, e
lajthitjes dhe e fatkeqėsisė nė tė dy botėt.
Prandaj, gjėja mė e rėndėsishme dhe mė e lartėsuar qė
mund tė mėsojė njeriu dhe ti mėsojė edhe tė tjerėt pėr kėtė
ėshtė ēėshtja e imanit, e bazave tė tij dhe e obligimeve tė cilat
nėnkuptohen me tė. E, njėkohėsisht gjėja mė esenciale me ēka
do tė mbrohet dhe do tė armatoset ėshtė konceptimi i simptomave
tė kufrit, i shkaqeve dhe i pasojave tė tij. Nėse njeriut i bėhen tė qarta kėto dy gjėra tė rėndėsishme, atėherė e ka konceptuar rrugėn e lumturisė sė vet dhe do ta ndjekė atė me siguri dhe nuk do tė shmanget nga ajo, dhe njėkohėsisht e ka konceptuar rrugėn e fatkeqėsisė, sė cilės do ti shmanget me siguri.
Shpresojmė se nė kėtė libėr do tė sqarojmė - duke shpresuar
qė All-llahu xhel-le shanuhu do tė na pajisė me dituri dhe me tė
vėrtetėn - ēėshtjen e imanit dhe bazat e tij, simptomat e kufrit,
shkaqet e tij dhe rrugėt e tij. E, vetėm All-llahu xhel-le shanuhu
ėshtė Ai i Cili mundėson suksesin. Prandaj, e tėrė ajo qė ia
qėllojmė nga e vėrteta ėshtė nga All-llahu xhel-le shanuhu, i Vėrteti,
ndėrsa e tėrė ajo qė gabojmė ėshtė nga ana jonė dhe nga
shejtani. E lusim All-llahun xhel-le shanuhu tė na falė dhe ta
obligojė ndonjėrin prej robėrve tė Vet qė ti pėrmirėsojė
gabimet nė kėtė libėr dhe ta sqarojė tė vėrtetėn.
Nė mėnyrė qė ky libėr mė lehtė tė pėrdoret, temat e saj do ti paraqesim nė
tre kapituj:
1. - Bazat e imanit,
2. - Esenca e imanit dhe
3. - Gjėrat qė nxjerrin nga imani.
...(vazhdon)
-
-
BAZAT E IMANIT (E BESIMIT)
NĖ EMĖR TĖ ALL-LLAHUT, TĖ GJITHĖMĖSHIRSHMIT,
MĖSHIRĖPLOTIT!
Allahu xhel-le shanuhu thotė: “Pejgamberi beson nė atė
qė i ėshtė shpallur nga Zoti i tij, dhe besimtarėt; -
tė gjithė ata besojnė All-llahun, engjėjt e Tij, Librat
e Tij dhe Pejgamberėt e Tij: “Ne nuk dallojmė asnjėrin
nga Pejgamberėt e Tij.” Ata thonė: “Ne
dėgjuam dhe pėrulemi; falna neve, o Zoti Ynė, dhe
te Ti do tė kthehemi! (Bekare: 285)
“O besimtarė! Besoni All-llahun, Pejgamberin e Tij,
Librin qė ia ka dėrguar Pejgamberit tė Vet dhe
Librat qė i ka dėrguar mė parė. E ai qė nuk beson
All-llahun, engjėjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberėt e
Tij dhe Ditėn e Kiametit, ai me tė vėrtetė ka humbur
larg prej udhės sė drejtė.” (En-Nisa’: 136)
“Mirėsia nuk ėshtė nė kthimin e fytyrės suaj nga
lindja dhe perėndimi, por, mirėsia ėshtė kur (njeriu)
beson All-llahun, Ditėn e Kiametit, engjėjt, Librat,
Pejgamberėt.” (El-Bekare: 177)
Nė hadithin e njohur pėr Xhibrilin, i cili i ka ardhur Pejgamberit
alejhis-selam nė figurėn e beduinit dhe ka filluar tė pyesė pėr
Islamin, imanin dhe ihsanin, qėndron se Pejgamberi alejhis-selam
ka thėnė se imani ėshtė: “Tė besosh All-llahun, engjėjt e Tij,
Librat e Tij, Pejgamberėt e Tij, botėn e ardhsh-me dhe se ēdo
gjė qė ndodh (e mirė a e keqe), ndodh sipas pėrcaktimit tė All-llahut.”[1]
Kėto gjashtė elemente janė bazat e besimit dhe janė
parimet themelore me tė cilat kanė ardhur tė gjithė Pejgamberėt
alejhimus-selam dhe pėr tė cilat flitet nė tė gjithė Librat e
shpallur. Prandaj, imani i askujt nuk ėshtė i plotė dhe i pranuar
pėrderisa nuk beson nė tė gjashtė bazat e pėrmendura tė imanit.
E, ai i cili mohon ēkadoqoftė prej tyre, ai ka dalė nga imani
dhe ėshtė bėrė jobesimtar.
Nė kapitujt vijues, insh-All-llah, do t’i trajtojmė kėto gjashtė
baza.
----------------------------------------------------------------
[1] Transmeton imam Muslimi nga Umeri radijAll-llahu anhu. Shih Sahih Muslim me
komentin e Neveviut, 1: 175. Kėtė hadith e transmeton edhe Buhariu nga Ebu
Hurejra radijAll-llahu anhu. Shih Fet’hul Bari, 1: 96-97.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 03-09-2011 mė 07:49
-
-
PJESA E PARĖ
BESIMI NĖ ALL-LLAHUN XHEL-LE SHANUHU
Besimi nė All-llahun xhel-le shanuhu do tė thotė bindje e
fuqishme se All-llahu ėshtė Zot, Sundues dhe Krijues i ēdo gjėje.
Se vetėm Ai meriton t’i bėhet ibadet me anė tė: namazit,
agjėrimit, duasė, shpresės, frikės, pėruljes dhe dėgjesės. Se Ai
zotėron tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė dhe se Ai ėshtė larg ēdo
tė mete.
Imani - besimi nė All-llahun xhel-le shanuhu pėrfshin tri gjėra:
1. Besimi se vetėm All-llahu ėshtė Krijues dhe Sundues i tė
gjithave (teuhidur-rububijje);
2. Besimi se vetėm Atij mund t’i bėhet ibadet (teuhidululuhijje);
dhe
3. Besimi se vetėm Atij i takojnė emrat dhe cilėsitė e
pėrsosmėrisė (teuhidul esma’i ves-sifat).
Prandaj, njeriu nuk mund tė jetė besimtar nė All-llahun xhel-le shanuhu
pėrderisa nuk beson se All-llahu ėshtė Sundues i tė gjithave dhe se
sundues tjetėr nuk ekziston, se vetėm Ai ėshtė Zot dhe se vetėm Ai
mund tė adhurohet, se Ai ėshtė plotėsisht i pėrsosur me cilėsitė dhe
emrat e Vet dhe se askush tjetėr nuk ėshtė i pėrsosur dhe i pėrkryer.
Kėto janė tri llojet e teuhidit qė ngėrthen domethėnia e imanit ndaj
All-llahut xhel-le shanuhu[2] e nė vijim detajisht do tė sqarojmė ēdonjėrin
prej tyre.
--------------------------------------------------------------------------------------------------
[2] Sherhul ‘akidetit-Tahavijje, f. 76. Tejsirul ‘Azizil Hamid, f. 17. Er-revdatun nedijje,
f. 9, duke transmetuar nga Medarixhus salikin. Njė pjesė e ulemasė islame kėto tri
lloje tė teuhidit i reduktojnė nė dy lloje: teuhidin e diturisė dhe tė besimit, ku bėjnė
pjesė teuhidur-rububijje dhe teuhidul esma’i ves-sifat dhe teuhidul iradeti vel kasd -
teuhidi i dėshirave dhe aspiratave, ku bėn pjesė teuhidul-uluhijje. Shih Sherhul
‘akidetit-Tahavijje, f. 88; Sherhu kasideti, Ibnul Kajjim, 2: 259 dhe Tathirul i’tikad, f. 3.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga IslamInfo : 03-09-2011 mė 07:49
-
-
1. Teuhidur-rububijje
Teuhidur-rububijje shkurtimisht do tė thotė:
Bindja e fuqishme se All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė Krijues dhe
Sundues i tė gjithave dhe se tjetėr Sundues nuk ekziston.
Fjala Rabb nė gjuhėn arabe do tė thotė pronar udhėheqės.[3]
E, rububijjeti i All-llahut mbi krijesat e Veta do tė thotė se
vetėm Ai dhe i Vetmi Ai i ka krijuar ato, se vetėm Ai ėshtė pronar
dhe se vetėm Ai i mirėmban dhe udhėheq me to.
Prandaj, teuhidur-rububijje do tė thotė pranimi se All-llahu xhel-le shanuhu
ėshtė i Vetmi Krijues i tė gjitha krijesave dhe i Vetmi Pronar i
tyre, se vetėm Ai i ngjall dhe i vdes ato, se Vetėm Ai u sjell dobi
a dėm dhe se Vetėm Ai i pranon lutjet e krijesave, po qe se
gjenden nė situatė pa shtegdalje. Se vetėm Ai mund tė bėjė me
ta ēka tė dojė Vetė, se vetėm Ai me tė vėrtetė jep dhe merr, se
vetėm Ai krijon dhe se nė duart e Tij janė tė gjitha.
Pėrkitazi me kėtė All-llahu xh. sh. na thotė:
Vetėm Ai krijon dhe sundon! I Lartė ėshtė All-llahu,
Sundues i botėve! (El-Araf: 54)
Nė kėtė lloj tė teuhidit bėn pjesė edhe besimi nė pėrcaktimin
e All-llahut xhel-le shanuhu - besimi se ēdo gjė qė ndodh, ndodh
me dijeninė, vullnetin dhe fuqinė e All-llahut xhel-le shanuhu. [4]
Me fjalė tė tjera, ky lloj i teuhidit do tė thotė: Kuptimi dhe pranimi
se lėvizės i njėmendtė qė me tė vėrtetė vepron nė kėtė gjithėsi
ėshtė vetėm All-llahu xhel-le shanuhu, krijon, udhėheq, ndryshon,
drejton (lėvizjen), rrit dhe zvogėlon, ringjall dhe jep vdekje
etj., dhe se nė tėrė kėtė askush nuk i shoqėrohet Atij.
Kurani flet tejet qartė pėr kėtė lloj tė teuhidit. Gati asnjė
sure e Kuranit nuk e lė pa e pėrmendur atė, ose bile pa e treguar
nė mėnyrė tė zhdrejtė. Ky ėshtė themeli i llojeve tė tjera tė
teuhidit, ngase vetėm Ai ėshtė Krijues i njėmendtė, Sundues dhe
Udhėheqės, i Cili meriton ti bėhet ibadet (ēdo formė e adhurimit),
qė Ti shprehet dhe Ti drejtohet pėrulja dhe bindja. Dhe
vetėm Ai ėshtė meritor qė Ti drejtohet falėnderimi, dhikri,
duaja, shpresa, frika e tė ngjashme. Pra, ēkadoqoftė nga ibadeti
mund ti kushtohet vetėm Atij i Cili zotėron pushtet absolut dhe
i udhėheq tė gjitha. [5]
Nga ana tjetėr, vetėm Ai ėshtė Krijues i njėmendtė, Sundues
dhe Udhėheqės, qė i meriton cilėsitė madhėshtore, tė bukura
dhe tė pėrsosura. Kėto cilėsi mund ti ketė vetėm Sunduesi
i tė gjitha botėve, sepse ėshtė e pamundur ti pėrshkruhet pronėsia
dhe sundimi dikujt qė nuk ėshtė i gjallė, qė nuk dėgjon,
nuk sheh, qė ėshtė i pafuqishėm, memec, qė nuk ėshtė nė
gjendje tė bėjė atė qė dėshiron vetė dhe qė nuk ėshtė i pėrkryer
nė tė folurėn e vet dhe nė veprat e veta. [6]
E pėr kėtė gjejmė se Kurani e pėrmend kėtė lloj teuhidi nė
kontekst tė hamdit (falėnderimit), tė ibadetit, tė nėnshtrimit,
tė pėrkushtimit ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe nė kontekst tė
shpjegimit tė cilėsive tė larta dhe emrave tė bukur tė Tij.
Nė kontekstin e hamdit (falėnderimit) ēdo musliman nė ēdo
rekat kėndon: Falėnderimi i pėrket vetėm All-llahut, Zotit tė
botėve! (Fatiha: 1)
All-llahu xhel-le shanuhu thotė: Pra, falėnderimi i
pėrket vetėm All-llahut, Zotit tė qiejve dhe Zotit tė
Tokės - Zotit tė gjithėsisė! (El-Xhathije: 36)
Nė kontekstin e nėnshtrimit dhe pėrkushtimit (devocionit)
Atij, All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Thuaj: Rruga e All-llahut - ėshtė e vetmja rrugė e
drejtė, dhe ne jemi tė udhėruar ti bindemi Zotit tė
gjithėsisė. (Enam: 71)
Nė kontekstin e drejtimit dhe mbėshtetjes vetėm Atij, Allllahu
xhel-le shanuhu thotė: Thuaj: Me tė vėrtetė, namazi im
dhe adhurimi im, jeta ime dhe vdekja ime i pėrkasin vetėm
All-llahut, Zotit tė gjithėsisė. (El-Enam: 162)
Nė kontekstin e sqarimit se vetėm All-llahu xhel-le shanuhu
merret pėr mbrojtės e askush tjetėr, Kurani thotė:
Thuaj: A tė marr pėr mbrojtės dikė tjetėr pėrveē
All-llahut, Krijuesit tė qiejve dhe tė Tokės! Ai
ushqen (botėn), e Atė askush nuk e ushqen! Thuaj:
Mua mė ėshtė urdhėruar qė tė jem i pari nga ata qė
pėrulen dhe kurrsesi mos u bė nga ata qė i bėjnė
shok Atij! (El-Enam: 14)
Nė kontekstin e duave, All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Vetėm Ai krijon dhe sundon! I lartė ėshtė All-llahu,
Zoti i gjithėsisė! Lutjuni Zotit tuaj pėrulshėm dhe
ngadalė (nė vete)! Ai, me tė vėrtetė, nuk i do ata qė
luten me zė tė lartė. (El-Araf: 54-55)
Nė kontekstin e ibadetit, All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Pėrse tė mos e adhuroj Atė qė mė ka krijuar. E, tek
Ai do tė ktheheni ju? (Ja Sin: 22)
O njerėz! Adhuroni Zotin tuaj, i Cili ju ka krijuar ju
dhe ata para jush, qė tė ruheni nga ndėshkimi. Zoti
ėshtė Ai qė pėr ju Tokėn e ka bėrė shtrat dhe qiellin
ndėrtesė; i Cili prej qielli lėshon shira dhe bėn qė tė
rriten frutat, ushqim pėr ju. Prandaj mos i bėni me
vetėdije shok All-llahut, sepse ju e dini (qė Ai nuk ka
shok)! (Bekare: 21-24)
Me tė vėrtetė, vetėm Krijuesi i qiejve, i Tokės dhe i ēdo
gjėje qė gjendet nė to, eshtė i Vetmi i Cili meriton qė njeriu ta
pranojė pėr Zot dhe pėr mbrojtės dhe tėrėsisht ti dorėzohet
Atij, qė duatė e veta tia drejtojė Atij dhe tė mbėshtetet tek Ai.
Nga ana tjetėr, vėrejmė se Kurani ndėrlidh rububijjetin e
All-llahut xhel-le shanuhu - i cili pasqyrohet nė sundimin e Tij me
qiejt e me Tokėn dhe me ēdo gjė qė ekziston nė to dhe nė mbikėqyrjen
e tyre - me emrat e Tij tė bukur dhe me cilėsitė e Tij
tė larta.
Soditi Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu nė ajetul-Kursijj:
All-llahu ėshtė - ska tjetėr zot pėrveē Tij - i Gjalli
dhe i Pėrjetshmi! Atė nuk e kaplon as dremi-tja, as
gjumi! Tė Atij janė tė gjitha ato qė gjenden nė qiej
dhe nė Tokė. Kush mund tė angazhohet pėr ndokė pa
lejen e Tij?! Ai di ēdo gjė qė ka ndodhur pėrpara dhe
ēdo gjė qė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Por njerėzit
nuk dinė asgjė nga dijenia e Tij, pėrveē asaj qė Ai
ka dashur tu tregojė. Froni (Madhėria) i Tij
pėrfshin qiejt dhe Tokėn dhe Atij nuk i vjen rėndė ti
ruajė ato. Ai ėshtė shumė i Larti, i Madhėrishmi!
(Bekare: 255)
Me tė vėrtetė, Ai qė i ka krijuar qiejt dhe Tokėn ėshtė i
Vetmi qė jeton pėrgjithmonė dhe kurrė nuk vdes, i Cili i mirėmban
tė gjitha, di ēdo gjė, kujdeset pėr ēdo gjė, i Cili ėshtė mė
i Larti, mė Madhėshtori.
Pastaj, pėrqendrohu nė kėto Fjalė tė All-llahut xhel-le shanuhu:
Ne e krijojmė njeriun dhe Ne dimė ēka pėshpėrit
shpirti i tij, sepse Ne jemi mė afėr se damari i qafės
sė tij. (Kaf: 16)
E si mos tė dinte Ai i Cili ka krijuar ēdo gjė dhe qė
ėshtė i informuar hollėsisht. (El-Mulk: 14)
Pra, nuk ka kurrfarė dyshimi se Ai i Cili i ka krijuar tė gjitha
krijesat, i mbikėqyr ato dhe se Ai di ēdo gjė qė veprojnė ato.
E, pėr sa i pėrket atyre qė pranojnė se All-llahu xhel-le shanuhu
ėshtė Sundues dhe Krijues i tė gjithave, por nuk e veēojnė nga
zotat e tjerė, por sė bashku me Tė adhurojnė edhe tė tjerė, dhe
nuk e veēojnė sipas emrave dhe cilėsive tė Tij, duke i mohuar
ato a duke i krahasuar ato me cilėsitė e krijesave tė tjera, apo
duke i komentuar ato nė kuptimin figurativ qė nuk ka bazė,
atyre teuhidi i kėtij lloji nuk do tu shėrbejė dhe assesi nuk do
ti nxjerrė ata nga rrethi i mos-besimit nė rrethin e imanit.
All-llahu xhel-le shanuhu na tregon nė Kuran se jobesimtarėt
(mushrikėt) kanė pranuar se All-llahu ėshtė i Vetmi Krijues, por
pėrkundėr kėsaj kanė mbetur mushrikė[7]
ngase nuk e kanė veēuar All-llahun xhel-le shanuhu nė uluhijjetin
(hyjninė) e Tij, por i kanė adhuruar edhe tė tjerėt pėrveē Tij. Dhe pėr
shkak se ata nuk i kanė bėrė teuhid All-llahut xhel-le shanuhu nė emrat dhe
cilėsitė e Tij, e nė kėtė mėnyrė disa i mohonin dhe nuk i besonin
atyre. Prandaj All-llahu xhel-le shanuhu thotė pėr ta:
Shumica e tyre nuk i besojnė All-llahut, por i bėjnė
shok Atij. (Jusuf: 106)
Mufessiri i njohur, El-Muxhahidi, gjatė komentimit tė kėtij
ajeti thotė: Imani i tyre nė All-llahun ėshtė pranimi se ne na ka
krijuar All-llahu dhe se Ai na furnizon qė tė gjithėve, por ata
krahas kėtij pranimi i bėjnė ibadet edhe tė tjerėve pėrveē
Atij.[8]
Njė pjesė e ulemasė nga gjeneratat e para ka thėnė: Kur
ti pyesėsh: Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokėn? Ata pėrgjigjen:
All-llahu, por megjithėkėtė e adhurojnė tjetėrkė.[9]
All-llahu xhel-le shanuhu na thotė nė Kuran se edhe mushrikėt
kanė besuar se All-llahu ėshtė Krijues, Furnizues dhe Sundues:
E, nėse i pyet kush i ka krijuar, ata, me siguri, do
tė thonė: All-llahu! E, nga po ia mbajnė atėherė?
(Ez-Zuhruf: 87)
Thuaj: Kush ju ushqen ju nga qielli dhe nga Toka?
Ose, kush mund tė krijojė tė dėgjuarit dhe tė parėt?
Dhe kush mund tė nxjerrė tė gjallin nga i vdekuri
dhe tė vdekurin nga i gjalli? Dhe kush i drejton
gjėrat? Ata do tė thonė: All-llahu! E ti (o Muhammed!)
thuaj: E, pėrse atėherė nuk i frikėsoheni
Atij? (Junus: 31)
Nga ajetet e cituara shihet qartė se kushdo qė pranon se
All-llahu ėshtė Zot i tė gjithave, njėherazi nuk e ka besuar Allllahun
si tė Vetmin Zot, tė Cilit i bėhet ibadet dhe i Vetmi tė
Cilit i pėrkasin tė gjithė emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė. [10]
Shumica e njerėzve nuk e mohojnė Krijuesin, udhėheqjen
e krijesave, por shumė mosbesime tė tyre rrjedhin nga
adhurimi i tjetėrkujt pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu. [11]
-------------------------------------------------------------------------------------------
[3] El-Misbahul munir.
[4] Sherhul Akaidetit-Tahavijje, f. 76-77; Tejsirul Azizil Hamid, f. 17-18
[5] Tefsirul Kurtubi, 5: 395; Sherh Mulla Ali el-**** alel fikhil ekber, f. 9.
[6] Fethul Mexhid, f. 13; El esiletu vel exhvibe, f. 29-30.
[7] SherhulAkaidetit-Tahavijje, f. 79: Fethul Mexhid, f. 17; Tejsirul Azizil-Hamid, f.
17; Tathirul itikad, f. 5.
[8] Tefsirut-Taberi, 16: 28.
[9] Kėtė e pėrmend Ibni Kethiri prej Ibni Abbasit, Muxhahidit, Ataas, Ikrimes, Esh-Shabiut, Katades, Dahhakut dhe Abdurrahman b. Zejd b. Eslemit. Shih: Tefsir Ibni Kethir, 2: 494; Tefsiru Taberi, f. 78.
[10] Fethul Mexhid, f. 18; Sherhul Mulla Ali el-**** alel fikhil ekber, f. 9.
[11] Ihjau ulumid din, 1: 182; Sherhul Akidetit-Tahavijje, f. 78.
-
-
2 - Teuhidul-uluhijje
Teuhidul-uluhijje shkurtimisht do tė thotė bindje e
fuqishme se vetėm All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė Zot i vėrtetė, se
tjetėr zot nuk ekziston dhe se tė gjitha llojet e ibadetit
(adhurimit) duhet ti kushtohen vetėm Atij.
Fjala Ilah (Zot) nė gjuhėn arabe pėrdoret nė domethėnien e
fjalės Meluh (ai i cili adhurohet - tė cilit i bėhet ibadet)[12]
Ibadet nė gjuhėn arabe do tė thotė tė qenėt i dėgjueshėm, i pėrulshėm, i
pėrvuajtshėm. Disa dijetarė ibadetin e kanė pėrkufizuar si dashuri e
sinqertė me pėrvuajtėri tė plotė. Ibadeti, i cili na ėshtė urdhėruar,
ngėrthen domethėnien e pėrvuajtėrisė, e njėkohėsisht edhe
domethėnien e dashurisė, andaj kjo ėshtė pėrulėsia e plotė ndaj All-llahut
xhel-le shanuhu me dashuri jashtėzakonisht tė madhe ndaj Tij.
Prandaj, ibadeti ndaj All-llahut xhel-le shanuhu nuk ėshtė i rregullt
nėse aty nuk pėrfshihen qė tė dy domethėniet e pėrmendura dhe
vetėm njėra prej tyre nuk ėshtė e mjaftueshme pėr korrektėsinė e
tij. All-llahu xhel-le shanuhu pėr ne duhet tė jetė mė i dashur se ēdo
gjė tjetėr qė ekziston, e njėkohėsisht mė i larti prej tė gjithėve.[13]
Teuhidul-uluhijje, pra, ėshtė tė besosh sinqerisht vetėm All-llahun
xhel-le shanuhu, qenėsisht dhe formalisht (nė batin dhe nė
dhahir), kėshtu qė asgjė prej tij (besimi) nuk guxon ti kushtohet
dikujt tjetėr pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu. Prandaj, besimtari
adhuron (i bėn ibadet) vetėm All-llahun e askė tjetėr, pastaj
vetėm Atė e do me tė vėrtetė, frikėsohet vetėm prej Tij, shpreson
vetėm prej Tij, duanė ia drejton vetėm Atij, mbėshtetet
vetėm tek Ai, vetėm ndaj Tij shpreh pėrvuajtėrinė, pėrulėsinė,
pendesėn dhe tė gjitha llojet e tjera tė ibadetit.
Kjo pjesė e teuhidit nė thelbin e vet ngėrthen tė gjitha
pjesėt e tjera tė besimit nė All-llahun xhel-le shanuhu si Krijues dhe
besimin se Ai ėshtė i Vetmi qė zotėron emra tė bukur dhe cilėsi
tė pėrsosmėrisė, gjė qė nuk ėshtė njėsoj me rastin e kundėrt.
Sepse, tė besohet dhe tė pranohet All-llahu xhel-le shanuhu si
Krijues dhe Sundues nuk do tė thotė (detyrimisht se ata njerėz besojnė edhe)
se Ai pranohet edhe si i Vetmi qė adhurohet.[14]
Njeriu mund ta pranojė All-llahun xhel-le shanuhu si tė Vetmin
Krijues, por tė mos e adhurojė Atė (nuk i bėn ibadet Atij). Gjithashtu,
edhe besimi nė All-llahun xhel-le shanuhu si i Vetmi tė Cilit
i pėrkasin emrat e bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė (teuhidulesmai
ves-sifat) nuk i pėrfshin llojet e tjera tė teuhidit.
Por njeriu i cili i bėn All-llahut xhel-le shanuhu teuhidul-uluhijje, duke u
bindur dhe duke e pranuar Atė si tė Vetmin qė meriton tė
adhurohet (qė Ti bėhet ibadet) dhe se kėtė askush tjetėr pėrveē
Tij nuk e meriton nga asnjė aspekt, ai e pranon All-llahun
xhel-le shanuhu si Krijues dhe Sundues tė gjithēkaje dhe se vetėm
Atij i pėrkasin tė gjitha emrat dhe tė gjitha cilėsitė e
pėrsosmėrisė, sepse ibadeti i njėmendtė mund ti bėhet vetėm
Zotit tė Pėrsosur e jo dikujt tjetėr qė nuk ėshtė Zot.[15]
Sepse, si mund tė adhurohet dikush qė nuk ėshtė krijues i krijesave, nuk i
udhėheq ato dhe nuk ėshtė i pėrsosur?
Me sa parashtruam mė sipėr, shihet qartė se kelimei shehadeti
(La ilahe il-lall-llah) ngėrthen tė gjitha llojet e teuhidit,
sepse domethėnia e tij e drejtpėrdrejtė ėshtė besimi nė
teuhidul-uluhijje, qė pėrmbledh edhe teuhidur-rububijjen edhe
teuhidul-esmai ves-sifat-in.
Prandaj, me kėtė lloj teuhidi (teuhidul-uluhijje) ka filluar
dhe ka pėrfunduar feja, kjo ėshtė forma (dhahir) dhe esenca
(batin) e fesė dhe pėr shkak tė tij janė krijuar tė gjitha krijesat.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Xhinėt dhe njerėzit i kam krijuar vetėm qė tė Mė
adhurojnė. (Edh-Dharijat: 56)
Ibni Tejmije thotė: Sipas kėtij lloji tė teuhidit dallohen
muvehhidėt dhe mushrikėt - ata tė cilėt sinqerisht adhurojnė
All-llahun xhel-le shanuhu dhe ata tė cilėt krahas Tij adhurojnė edhe
diēka tjetėr - dhe pėr kėtė shkak do tė realizohet shpėrblimi
ose ndėshkimi, edhe nė kėtė botė edhe nė botėn tjetėr, e kush nuk
e pranon kėtė, do tė mbetet ndėr mushrikėt.[16]
Pėr shkak tė kėtij teuhidi janė dėrguar Pejgamberėt dhe
janė shpallur Librat. Nuk ka ekzistuar asnjė Pejgamber qė i ėshtė
dėrguar njerėzve e qė teuhidul-uluhijje tė mos ketė qenė bazė
dhe esencė e misionit tė tij.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Ne ēdo populli i kemi dėrguar nga njė Pejgamber.
Tė gjithė ata thoshin: Adhuroni vetėm All-llahun, e
shmangiuni idhujve. (Nahl: 36)
Ne nuk kemi dėrguar asnjė Pejgamber para teje e
qė tė mos ia kemi shpallur: Ska zot tjetėr pėrveē Meje,
andaj adhuromėni vetėm Mua! (El-Enbija: 25)
All-llahu xhel-le shanuhu na informon se Pejgamberėt e Tij
janė: Nuhu, Hudi, Salihu, Shuajbi dhe ēdonjėri prej tyre i ka
thėnė popullit tė vet: O populli im, adhurojeni vetėm All-llahun!
Ju nuk keni zot tjetėr pėrveē Tij! (El-Muminun: 23; Hud: 61;
El-Araf: 65)
All-llahu xhel-le shanuhu gjithashtu na informon se Ibrahimi
alejhis-selam i ka thėnė popullit tė vet:
Unė e kthej fytyrėn time nga Ai qė i ka krijuar qiejt
dhe Tokėn, duke qenė besimtar i vėrtetė, dhe nuk
jam nga ata qė i bėjnė shok All-llahut! (El-Enam: 79)
Pra, ky lloj teuhidi ėshtė thelbi i fesė islame, andaj shtylla
e parė e Islamit ėshtė kelimei shehadeti. Pejgamberi i All-llahut
ka thėnė: Islami bazohet nė pesė gjėra: dėshmia se nuk ka zot
tjetėr pėrveē All-llahut dhe Muhammedi ėshtė Pejgamber i Allllahut,
kryerja e namazit, dhėnia e zekatit, agjėrimi i muajit
Ramazan dhe kryerja e haxhit.[17]
Pranimi i All-llahut xhel-le shanuhu si i Vetmi qė adhurohet
kėrkon qė ti drejtohemi vetėm Atij me ēdo trajtė adhurimi dhe
qė zemrat tona gjatė kėsaj tė jenė tėrėsisht tė pastra nga ēdo
drejtim tjetėr. Nė kėtė formulim hyjnė edhe shumė gjėra tė
tjera. Ja disa prej tyre:
1 - Domosdoshmėria e dashurisė sė sinqertė ndaj All-llahut
xhel-le shanuhu. Njeriu nuk guxon qė nė dashurinė e vet tė ketė
dikė tė barabartė ose pėrmbi All-llahun xhel-le shanuhu. Prandaj,
nėse dikush e do dikė siē e do All-llahun xhel-le shanuhu, ose mė
tepėr se Atė, atėherė ky ka bėrė shirk. All-llahu xhel-le shanuhu
thotė:
Ka njerėz qė nė vend tė All-llahut marrin disa gjėra
tė tjera pėr hyjni dhe i duan ato si All-llahun;
ndėrsa ata qė besojnė, e duan shumė mė tepėr All-llahun.
(El-Bekare: 165)
Nė shirkun e madh, tė cilin All-llahu xhel-le shanuhu nuk do ta
falė, vetėm po tė pendohemi, bėn pjesė edhe ajo qė njeriu ta
dojė dikė tjetėr pėrveē All-llahut siē duhet All-llahu xhel-le
shanuhu.[18]
Njeriu, sipas natyrės sė vet, ka prirje pėr ta dashur
vetvetėn, prindėrit, fėmijėt, atdheun, pasurinė e tė ngjashme,
andaj pėrshpirtėria (devotshmėria) e tij e sinqertė ndaj Allllahut
xhel-le shanuhu nuk do tė thotė asgjėsim apo pengesė tė
kėsaj ndjenje natyrore, por nga besimtari kėrkohet qė dashuria
e tij ndaj ēkadoqoftė tjetėr nė kėtė botė tė jetė pas dashurisė
ndaj All-llahut xhel-le shanuhu, qė dashuria ndaj All-llahut xhel-le
shanuhu tė jetė pėrmbi dashuritė e tjera, qė tė jetė i gatshėm qė
tėrė atė qė dashuron, nėse shkohet gjer te kontradikta mes asaj
qė kėrkon nga ai dashuria ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe
ēkadoqoftė tjetėr qė dashuron, ta sakrifikojė nė emėr tė Allllahut
xhel-le shanuhu. All-llahu xhel-le shanuhu i kėrcėnon ata qė i
japin pėrparėsi vlerave tė kėsaj bote, tė cilat i duan mė shumė
sesa All-llahun xhel-le shanuhu, e thotė:
Thuaj: Nėse etėrit tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit
tuaj, gratė tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj, qė keni
fituar, tregtia pėr tė cilėn keni frikė se nuk do tė
shkojė mirė, dhe shtėpitė - nė tė cilat e ndieni veten
rehat, u janė mė tė dashura sesa All-llahu, i
Dėrguari i Tij dhe lufta nė rrugėn e Tij, atėherė
pritni derisa ta sjellė vendimin All-llahu. E, Allllahu,
nuk do ti udhėzojė mėkatarėt nė rrugėn e
drejtė. (Et-Teube: 24)
2 - Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut nė dua, nė tevekkul
(mbėshtetje) dhe nė shpresė, pasi se askush pėrveē Allllahut
xhel-le shanuhu nuk ėshtė nė gjendje ta plotėsojė atė. Allllahu
xhel-le shanuhu thotė:
Dhe, pėrveē All-llahut, mos iu lut tjetėrkujt, tė cilėt
nuk tė sjellin as dobi, as dėm, e nėse e bėn kėtė,
ti atėherė, me tė vėrtetė, je nga jobesimtarėt.
(Junus: 106)
...Dhe, nėse jeni besimtarė (tė vėrtetė), mbėshtetuni
nė All-llahun! (El-Maide: 23)
Ata qė besojnė dhe qė emigrojnė dhe luftojnė nė
udhėn e All-llahut, ata mund tė shpresojnė mėshirėn
e All-llahut. Se All-llahu ėshtė Mėshirues dhe fal.
(El-Bekare: 218)
3 - Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut xhel-le shanuhu nga
aspekti i frikės. Ai qė konsideron se disa nga krijesat mund ti
sjellin dėm me vullnetin dhe fuqinė e tyre personale,[19] e nga ky
shkak i frikėsohen atyre, atėherė ky i ka bėrė shirk All-llahut
xhel-le shanuhu. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
... Dhe, druhuni vetėm prej Meje! (En-Nahl: 51)
Nėse All-llahu tė sjellė ndonjė dėm, askush nuk
mund tė ta largojė, pėrveē Tij, e nėse Ai do tė ta
bėjė ndonjė tė mirė, ska kush tė ta pengojė
mirėsinė e Tij. Ai ia jep atė mirėsi kujt tė dojė nga
robėrit e Tij; dhe Ai ėshtė Falės dhe Mėshirues.
(Junus: 107)
4 - Domosdoshmėria e veēimit tė All-llahut xhel-le shanuhu nė
tė gjitha llojet e ibadetit trupor, siē ėshtė namazi, rukua,
sexhdja, agjėrimi, therja (e kurbanit), tavafi dhe tė gjitha format
e ibadetit gjuhėsor, siē ėshtė betimi, kėrkimi i ndjesės etj.
Ky dhe ēdo lloj tjetėr i ibadeteve duhet ti kushtohen vetėm
e vetėm All-llahut xhel-le shanuhu, e ai i cili cilėndo prej tyre ia
kushton dikujt tjetėr pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu, ai i ka bėrė
shirk. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
All-llahu, me tė vėrtetė, nuk e fal atė qė i bėn shok
Atij, por ia fal tė tjerat mėkate kujt tė dojė (pėrveē
kėtij). Kushdo qė ti bėjė shok All-llahut, ai me tė
vėrtetė, ka humbur larg prej udhės sė drejtė. (En-Nisa: 116)
---------------------------------------------------------------------------------------------
[12] Fjala ilah nė trajtėn feal e nė kuptimin e trajtės meful, siē ėshtė fjala kitab nė
kuptimin e fjalės mektub. Shih El-Meshahul munirdhe Tarilul vusul ilet ilmil
memul, f. 12.
[13] Sherh kasideti Ibnul Kajjim, 2: 259; Igathetul lehfan, 2: 128-129; El-Ubudijje li- Ibni Tejmijje, f. 9.
[14]Me gjithė vėrejtjen se pranimi i All-llahut xhel-le shanuhu si tė vetmin Krijues
ėshtė argument se vetėm Ai meriton tė adhurohet, siē kemi thėnė mė parė kur folėm pėr teuhidur-rububijje, njė numėr i madh njerėzish nuk e pėrfillin kėtė tė vėrtetė nga inati dhe mosbesimi. Ata e pranojnė All-llahun si Krijues, por nuk e pranojnė si tė vetmin i Cili adhurohet, duke mohuar kėshtu atė qė i udhėzon vetė pranimi i tyre.
[15] Sherhul Akidetit-Tahavijje, f. 79.
[16] Risaletul-haseneti ves-sejjii, nė koleksionin e njohur tė Ibni Tejmijjes nėn titullin
Mexhmuatur resail, f. 261.
[17] Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi. Shih Zadul Muslim fima ittefeka alejhi
Buhari ve Muslim, 1: 139.
[18] Sherh kasidet, Ibni Kajjim, 2: 268.
[19] Ky kusht jepet pėr shkak tė sqarimit tė dallimit mes frikės si ibadet dhe frikės
natyrore: e para ėshtė e lejuar ti kushtohet vetėm All-llahut xhel-le shanuhu. Qė do tė thotė se njeriu duhet tė jetė i bindur se vetėm All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė Ai i Cili me vullnetin dhe me fuqinė e Vet mund tė dėmtojė, e kushdoqoftė tjetėr nuk mund tė sjellė dėm a dobi, pėrveē nėse All-llahu e bėn shkak tė dėmit apo tė dobisė.
E, pėr sa i pėrket frikės natyrore, siē ėshtė frika nga bishat, apo frika qė paraqitet kur tė drejtohet arma e tė ngjashme, kjo frikė nuk e trazon teuhidin, pėr shkak se ėshtė nė vetė natyrėn e njeriut, sipas sė cilės e ka krijuar All-llahu xhel-le shanuhu.
-
-
3- Teuhidul-esmai ves-sifat
Teuhidul-esmai ves-sifat shkurtimisht do tė thotė bindje e
fuqishme se All-llahut xhel-le shanuhu i pėrkasin tė gjithė emrat e
bukur dhe cilėsitė e pėrsosmėrisė, se Ai ėshtė larg atributeve tė
mangėta dhe se Ai me cilėsitė e Tij shquhet mbi tė gjitha
krijesat.
Cilėsitė dhe emrat i njeh vetėm nga Fjalėt e Tij dhe
nga fjalėt e Pejgamberit tė Tij, pa kurrfarė ndryshi-mesh, pa
mohimin e tyre tė pjesshėm a tė tėrėsishėm, pa pėrpjekje qė
ato tė kuptohen tėrėsisht dhe tė shpjegohen thelbėsisht ose tė
bėhen krahasime me cilėsitė e krijesave.
Nga ky formulim jepet tė kuptohet se teuhidul-esmai vessifati,
bazohet nė tri parime, e, kush largohet prej tyre, ai nuk
do tė jetė besimtar nė kėtė lloj tė teuhidit.[20]
a) - Besimi se All-llahu xhel-le shanuhu nuk i ngjason krijesave
dhe se ėshtė larg ēdo tė mete;
b) - Besimi nė emrat dhe nė cilėsitė e All-llahut xhel-le
shanuhu, qė janė pėrmendur nė Kuran dhe nė Sunet, pa kurrfarė
mungese a shtimi dhe pa kurrfarė shtrembėrimesh a mohimesh;
dhe
c) - Shuarja e ēdo dėshire pėr tė kuptuar domethėnien e
vėrtetė tė kėtyre cilėsive.
Me parimin e parė nėnkuptohet mohimi i ēdo ngjashmėrie
ndėrmjet cilėsive tė All-llahut xhel-le shanuhu dhe cilėsve tė krijesave.
Argument pėr kėtė janė Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu:
Dhe askush nuk i ngjason Atij! (El-Ihlas: 4)
All-llahun mos e krahasoni me kurrgjė! (En- Nahl:74)
Imam Kurtubi, duke komentuar ajetin Dhe askush nuk i
ngjason Atij!, thotė: Kėtu flitet se All-llahut xhel-le shanuhu, me
lartėsinė e Tij, me madhėshtinė e Tij, me pushtetin e Tij, me
emrat e bukur dhe me cilėsitė e pėrsosura tė Tij, nuk i ngjason
askush nga krijesat e Tij e as qė mund tė krahasohet ndokush me
Tė. Gjithashtu, edhe cilėsitė e All-llahut xhel-le shanuhu, tė cilat
janė pėrmendur nė Kuran dhe nė Sunet, e ato janė tė pėrbashkėta
sipas shqiptimit nė raport me All-llahun xhel-le shanuhu dhe
krijesat e tjera, assesi nuk i ngjasojnė domethėnies sė vėrtetė
tė tyre, ngase cilėsitė e Atij qė gjithmonė ekziston nuk janė
sikurse cilėsitė e atyre qė janė krijuar nga Ai.[21]
Kurse El-Vasiti - rahimehullahu teala - thotė: Nuk ekziston
ndonjė qenie siē ėshtė qenia e Tij, as ndonjė emėr siē ėshtė
emri i Tij, as ndonjė vepėr siē ėshtė vepra e Tij, pėrveēse nga
pikėpamja gjuhėsore (shqiptimit). Qenia e pakrijuar ėshtė larg
asaj qė tė ketė cilėsi si e krijuara. Siē ėshtė e pamundur qė
qenia e krijuar tė ketė cilėsitė e Atij qė nuk ėshtė i krijuar. E
tėrė kjo ėshtė drejtim i pasuesve tė sė vėrtetės, udhės (Sunnes)
sė Pejgamberit alejhis-selam dhe xhemaatit tė gjeneratave tė
para tė muslimanėve.[22]
Sejjid Kutbi nė tefsirin e vet, duke komentuar kėtė ajet,
thotė: Natyra e njeriut nė tėrė kėtė beson vetvetiu, ngase
gjėrat e krijuara, tė cilat i ka krijuar ai vetė, njėherazi nuk
mund ti pėrngjajnė krijuesit.[23]
Nė kėtė parim bėn pjesė edhe mohimi i ēdo gjėje qė i kundėrvihet
asaj me tė cilėn All-llahu xhel-le shanuhu e ka pėrshkruar
Vetveten, ose e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij. Prandaj besimi
nė All-llahun xhel-le shanuhu, si i Vetmi tė Cilit i pėrkasin emrat dhe
cilėsitė e pėrsosmėrisė, kėrkon prej nesh tė mohojmė dhe tė dėbojmė
mundėsinė se Ai mund tė ketė grua, shok, partner (ortak),
ndihmės, ndėrmjetės (pėrveē me lejen e All-llahut).
Siē kėrkon edhe mohimin se Atė mund ta kaplojė dremitja e gjumi,
lodhja, kapitja, vdekja, padrejtėsia, shkujdesja, harresa, pagjumėsia,
transformimi dhe cilėsi tė tjera mangėsie.
b) - Parimi i dytė kėrkon obligueshmėrinė e kufizimit tė ēdo
gjėje qė i pėrshkruhet All-llahut xhel-le shanuhu vetėm nė atė qė
ėshtė pėrmendur nė Kuran dhe nė hadithet e Pejgamberit alejhisselam.
Sepse cilėsitė dhe emrat e All-llahut xhel-le shanuhu kuptohen
me anė tė thėnieve, e jo me anė tė pėrsiatjes personale. Allllahu
xhel-le shanuhu assesi nuk mund tė pėrshkruhet, pėrveēse me
atė qė e ka pėrshkruar Vetveten apo e ka pėrshkruar Pejgamberi
i Tij. Gjithashtu, nuk emėro-het pėrveēse me emrat e ka quajtur
Vetveten ose me tė cilat e ka quajtur Pejgamberi i Tij. Pėr
shkak se All-llahu xhel-le shanuhu i di mė sė miri emrat dhe cilėsitė
e Veta. All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
... Thuaj: A e dini mė mirė ju apo All-llahu? (Bekare: 140)
Duke qenė se All-llahu xhel-le shanuhu di mė sė miri pėr Vetveten
dhe pasi Pejgamberėt e Tij kanė folur vetėm tė vėrtetėn,
sepse kanė transmetuar vetėm atė qė u ka shpallur All-llahu xhelle
shanuhu, atėherė, nė sferėn e emrave dhe tė cilėsive tė All-llahut
xhel-le shanuhu - duke i pranuar ato - jemi tė detyru-ar ti
pėrmbahemi asaj qė na ka informuar All-llahu xhel-le shanuhu dhe
Pejgamberi i Tij. Imam Hanbeli thotė: All-llahu xhel-le shanuhu
pėrshkruhet vetėm me atė qė e ka pėrshkruar Vetveten, ose qė
e ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, duke mos e tejkaluar aspak
Kuranin dhe Hadithin.[24]
Nuajm bin Hammadi, mėsuesi i Buhariut, ka thėnė:Ai i
cili e krahason All-llahun xhel-le shanuhu me krijesat e Tij, ai ka
bėrė kufėr, kush mohon ēkadoqoftė nga ajo me tė cilėn All-llahu
xhel-le shanuhu e ka pėrshkruar Vetveten ose me ēka e ka pėrshkruar
Pejgamberi i Tij, ai ka bėrė kufėr, ajo me tė cilėn All-llahu
xhel-le shanuhu e ka pėrshkruar Vetveten dhe e ka pėrshkruar Pejgamberi
i Tij nuk mund tė barazohet me asgjė dhe nuk mund tė
krahasohet me asgjė.[25]
Ky parim kėrkon nga ēdo njeri i moshės madhore - moshės
ligjore sipas Sheriatit - qė tė besojė tėrė atė qė transmetohet nga
emrat dhe cilėsitė e All-llahut xhel-le shanuhu nė Kuran dhe nė
Sunetin e Pejgamberit alejhis-selam. Dhe ti pranojė ato sipas domethėnieve
tė tyre tė qarta dhe parimore nė gjuhėn arabe, duke mos
mohuar diēka prej tyre dhe duke mos shtrembėruar diēka gjatė
komentimit duke u larguar nga domethėnia e tyre.
c) - Parimi i tretė kėrkon nga njeriu qė ti besojė tė gjitha
cilėsive tė pėrmendura nė Kuran dhe nė Sunet, pa pyetje pėr
esencėn dhe pėr domethėnien e tyre tė vėrtetė (lidhur me Allllahun
xhel-le shanuhu). Sepse njohja e cilėsive bazohet nė njohjen e
qenies, sepse cilėsitė dallojnė nė ujdi me dallimin e bartėsve tė
tyre. Siē nuk pyesim pėr qenien e All-llahut xhel-le shanuhu dhe
cilėsinė e Tij, po ashtu nuk ėshtė e saktė tė pyesim pėr cilėsitė e
Tij.[26]
Prandaj, transmetohet nga njė numėr i madh i gjeneratave tė
para (selef) se, kur i patėn pyetur pėr ngritjen (el-istiva) e All-llahut
xhel-le shanuhu, ishin pėrgjigjur: Ngritja ėshtė e njohur, ndėrsa
mėnyra e saj ėshtė e panjohur, besimi nė tė ėshtė vaxhib e pyetja pėr
mėnyrėn e saj ėshtė bidat.[27]
Pra, selefėt janė pajtuar se mėnyra (e ngritjes sė All-llahut xhel-le
shanuhu mbi Arsh) ėshtė e panjohur pėr ne dhe se pyetja pėr tė
ėshtė bidat. Andaj, sikur tė na pyeste dikush: Nė ēmėnyrė zbret
Zoti ynė nė qiellin botėror? Ne do ti thoshim: Si duket Ai? E,
nėse thotė se nuk e di se si duket Ai, ne do ti thoshim: Ne nuk
dimė se si zbret Ai, sepse dituria pėr atributin kėrkon dituri pėr
bartėsin e atij atributi. E, si mund tė kėrkosh prej nesh tė tė
shpjegojmė nė ēmėnyrė All-llahu xhel-le shanuhu dėgjon, sheh, flet, si
ngrihet dhe si zbret, kur ti nuk e di se si duket Ai? Nėse ti pranon se
All-llahu xhel-le shanuhu dhe ekzistenca e Tij me tė gjitha cilėsitė e
pėrsosmėrisė dhe se askush nuk i ngjason Atij - ėshtė fakt i vėrtetė,
atėherė, njėsoj me kėtė, edhe tė dėgjuarit dhe tė parėt e Tij,
zbritja dhe ngritja e Tij, ėshtė fakt i vėrtetė, qė njėkohėsisht nuk i
ngjasojnė shqisės sė tė dėgjuarit tė krijesave, tė parit, tė folurės,
zbritjes dhe ngritjes sė tyre.[28]
Me sa u pa mė lart, rezulton se kėtė lloj teuhidi e trazojnė disa
gjėra, tė cilat muslimani nuk do tė guxonte tia lejojnte vetes:
1 - Et-teshbih - krahasimi i cilėsive tė All-llahut xhel-le shanuhu
me cilėsitė e krijesave (antropomorfizmi), siē e krahasojnė tė
krishterėt Isanė alejhis-selam (tė birin e Merjemės), hebrenjtė
Uzejrin e mushrikėt idhujt e tyre me All-llahun xhel-le shanuhu.
Ose, siē e krahasojnė disa sekte fytyrėn e All-llahut xhel-le shanuhu
me Fytyrėn e krijesave, Dorėn e Tij me dorėn e krijesave,
dėgjimin e Tij me dėgjimin e tyre, e tė ngjashme.[29]
2 - Shtrembėrimi i domethėnies sė cilėsive tė All-llahut xhel-le
shanuhu me komentime dhe ēfarėdo ndėrrimi dhe zėvendėsimi
nė to (et-tahrif bit tevil), siē ėshtė shtrembėrimi i fjalėve,
emrave dhe cilėsive duke shtuar, duke munguar a duke ndėrruar
hereketet (zanoret nė shqiptim) nė fjalė, siē kanė vepruar disa
me Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu: ... E, All-llahu, me siguri,
ka biseduar me Musanė. (En- Nisa: 164) - kėshtu qė nė vend
tė damme-s, nė fjalėn All-llah, kanė vėnė feth-in, nė mėnyrė qė
domethėnia tė jetė se All-llahu nuk ka folur me Musanė, por
Musai ka folur me All-llahun.
Rruga mė e drejtė lidhur me cilėsitė e All-llahut xhel-le
shanuhu ėshtė drejtimi i gjeneratave tė para muslimane (selef), tė
cilėt i kanė pėrshkruar All-llahut xhel-le shanuhu atė qė Ai i ka pėrshkruar
Vetes dhe atė qė ia ka pėrshkruar Pejgamberi i Tij, pa
alegori, me tė cilat mohohen cilėsitė dhe pa krahasime tė cilat
nuk i pėrshtaten Madhėrisė dhe Njėjėsisė (vahdanijjeit) sė Allllahut
xhel-le shanuhu.
Prandaj, e tėrė ajo qė pėrmendet nė Kuran dhe nė hadithe
autentike, siē ėshtė dora, fytyra, ngritja, zbritja, hidhėrimi,
kėnaqėsia dhe cilėsitė e tjera ia pėrshkruajmė All-llahut xhel-le
shanuhu pa krahasime me cilėsitė njerėzore dhe pa komentime
alegorike, tė cilat shpiejnė nė mohimin e tyre.[30]
Dhe themi ashtu siē ka thėnė imam Shafiu: E besoj All-llahun dhe
tėrė atė ēka ka ardhur nga All-llahu, ashtu siē dėshiron Vetė Ai dhe
e besoj Pejgamberin e All-llahut dhe tėrė atė qė ka ardhur prej
tij, ashtu siē ka menduar dhe siē ka dėshiruar ai.[31]
3 - Et-tatil - Tė kuptuarit se All-llahu ėshtė i privuar nga tė
gjitha atributet, mohimi i cilėsive tė All-llahut xhel-le shanuhu dhe
kundėrshtimi i lidhshmėrisė sė tyre me qenien e All-llahut xhel-le
shanuhu. Siē ėshtė mohimi i pėrsosmėrisė sė plotė tė All-llahut
xhel-le shanuhu duke kundėrshtuar emrat dhe cilėsitė e Tij. Ose
mohimi i ndėrsjelljes me All-llahun xhel-le shanuhu duke lėnė ibadetin,
ose mohimi i lidhjes mes krijesave dhe Krijuesit tė tyre, ose,
siē konfirmojnė disa, qė materia ka ekzistuar gjithnjė (nuk ėshtė
krijuar) dhe se All-llahu xhel-le shanuhu nuk e ka krijuar atė.[32]
4 - Et-tekjif - diskutimi rreth mėnyrės sė ekzistimit tė
cilėsive tė All-llahut; caktimi i mėnyrės sė shfaqjes sė cilėsive tė
Zotit xhel-le shanuhu dhe konstatimi i esencės sė tyre.
Pranimi i vėrtetė i cilėsive dhe i emrave tė All-llahut xhel-le
shanuhu, tė cilat janė pėrmendur nė Kuran dhe nė Sunet, nė
domethėnien e tyre origjinare, pa bėrė krahasime, shtrembė-rime,
mohime dhe polemizime pėr mėnyrėn e qenies sė tyre ka qenė drejtimi
(medhhebi) i selefėve - ashabėve, i tabiinėve dhe i tabi tabiinėve.
Esh-Shevkani thotė: Drejtimi i selefėve - nga ashabėt,
tabiinėt dhe tabi tabiinėt - ėshtė pranimi dhe transmetimi i
argumenteve (teksteve) pėr cilėsitė e All-llahut xhel-le shanuhu nė
domethėnien e tyre rrėnjėsore, pa kurrfarė shtrembėri-mesh,
alegorish tejet tė theksuara, krahasimesh dhe mohimesh nga
shpie pjesa mė e madhe e tevilit (komentimit figurativ) Ata,
nėse i pyeste dikush pėr diēka lidhur me cilėsitė e All-llahut xhelle
shanuhu, i citonin argumentet dhe pėrmbaheshin nga thashethemet,
duke thėnė: All-llahu xhel-le shanuhu ka thėnė kėshtu dhe
asgjė mė tepėr nuk dimė lidhur me kėtė dhe nuk provojmė tė
flasim pėr atė qė nuk dimė, e as qė na ka dhėnė tė drejtė All-llahu
xhel-le shanuhu ta tejkalojmė kėtė. E, nėse pyetėsi
megjithatė pėrpiqej tė kuptonte diēka mė tepėr pėrkitazi me
kėtė, ata e qortonin duke ia ndaluar tė interesohej pėr atė qė
nuk i pėrket atij dhe tė kėrkojė diēka qė ėshtė e pamundur tė
arrihet, pėrveēse duke hyrė nė bidat, i cili ėshtė jashtė asaj ku
bazoheshin ata, e qė e kanė mbajtur mend nga Pejgamberi i Allllahut
xhel-le shanuhu, e tabiinėt nga ashabėt dhe tabi tabiinėt
nga tabiinėt. Nė kėta shekuj tė famshėm ka mbretėruar
qėndrimi unanim mbi cilėsitė e All-llahut xhel-le shanuhu. Ata
kujdeseshin pėr atė qė u ka urdhėruar All-llahu xhel-le shanuhu dhe
bėnin atė qė u ka urdhėruar ta bėjnė, duke filluar nga emrat e
All-llahut xhel-le shanuhu e deri te namazi, dhėnia e zekatit,
agjėrimi, haxhi, xhihadi, ndarja (dhėnia) e pasurisė pėr qėllime
bamirėsie, qė ėshtė garanci e fitimit tė Xhenetit dhe e shpėtimit
nga zjarri i Xhehenemit. Pastaj, kujdeseshin pėr tė udhėzuar nė
tė mirė dhe pėr tė ndaluar nga e keqja, e pengonin pėrdhunuesin
nga trazirat me tė gjitha mjetet nė disponim dhe nuk
interesoheshin pėr asgjė tjetėr qė All-llahu xhel-le shanuhu nuk ka
kėrkuar prej tyre, e as qė i ka obliguar tė kuptojnė esencėn e
tij. Prandaj, atėbotė feja ka qenė e pastėr nga risitė
(bidatet).[33]
---------------------------------------------------------------------------------------
[20] Menhexh ve dirasat li ajatil esmai ves-sifat, faqe 3 dhe 25, autorit-shejh
Muhammed el-Emin esh-Shenkiki.
[21] Tefsirul Kurtubi, 16: 8, nė botimin Mektebetul kutubil masrijje.
[22] Tefsirul Kurtubi, 16: 9, darul kutubil masrijje.
[23] Fi Dhildhili-l-Kuran, 7: 272.
[24] Er-Revdatun nedijje, f. 22; Sherhul akidetil vasitijje li Muhammed
Halil Herras, f. 21
[25] Dy veprat e sipėrcituara; Ithaful kainat, f. 6; Sherhul Mulla Ali el-****, f. 15.
[26] Menhexh ve dirasat li ajatil esmai ves-sifat, f. 25; Er-Revdatun nedijje, f. 23 dhe 28.
[27] Er-Revdatun-nedijje, f. 29.
[28] Er-Revdatun-nedijje, f. 34
[29] El-Esiletu vel-exhvibetul usulijje, f. 35; Li Abdul Aziz el-Muhammed es-Selman,
Er-Revdatun nedijje, f. 35.
[30] El-Fikhul ekber, f. 15.
[31] El-Esiletu vel-exhvibetul usulijje, f. 50.
[32] Er-Revdatun nedijje, f. 25; El-Esiletu vel-exhvibe, f. 32-33.
[33] Et-Tiuhaf fiu mezahibis selef, f. 8, Lish-Shevkani.
-
-
EMRAT E BUKUR TĖ ALL-LLAHUT XHEL-LE SHANUHU
Emrat e bukur tė All-llahut xhel-le shanuhu janė emra tė pėrveēėm
tė Tij, pėr tė cilėt Ai na ka njoftuar nė Kuran kurse
Pejgamberi i Tij nė hadithe.
Ēdonjėri prej tyre tregon njė a mė shumė cilėsi tė All-llahut xhel-le
shanuhu. Ēdo emėr ėshtė derivat i foljes pėrkatėse, si p.sh.
el-Alim - i Gjithėdijshmi ėshtė derivat i foljes alime - di, ditur.
Rasti i njėjtė ėshtė edhe me emrat el-Kadir - i Plotfuqishmi
(qė i cakton tė gjitha), es-Semi - qė i dėgjon tė gjitha,
el-Besir - qė i sheh tė gjitha, dhe me tė gjithė emrat e tjerė.
Ndėrsa emri qė nė vete pėrmban domethėniet e tė gjitha
emrave dhe tė gjitha cilėsive ėshtė All-llah. Dijetarėt islamė
ndahen nė mendime rreth rrėnjės sė kėsaj fjale. Disa mendojnė
se ėshtė nxjerrė nga fjala el-ilah, e tė tjerėt mendojnė se ky
nuk ėshtė derivat.[34]
Kėta emra njėkohėsisht janė edhe cilėsi tė All-llahut xhel-le
shanuhu dhe kėtu nuk ka kontradikta. Err-Rrahman ėshtė njėkohėsisht
edhe emėr edhe cilėsi e All-llahut xhel-le shanuhu. Tė gjithė
emrat e All-llahut xhel-le shanuhu kanė domethėnie tė caktuar, e pa
pėrjashtim janė atribute lavdėrimi.[35]
Emrat e All-llahut xhel-le shanuhu janė quajtur tė bukur ngase
me to quhet dhe pėrshkruhet mė i Bukuri dhe se kanė domethėnien
mė fisnike.
Teuhidul-esmai kėrkon prej nesh qė ti besojmė ēdo emri
me tė cilin All-llahu xhel-le shanuhu e ka quajtur Veten, ti besojmė
kuptimit qė shėnon emri pėrkatės, si dhe tė reflektohet ky
besim nė te ne.
Nė Kuran, bie fjala, pėrmendet emri Err-Rrahim dhe ne besojmė
se ai ėshtė emri i All-llahut xhel-le shanuhu, se ai tregon se
All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė i Mėshirshėm dhe se Ai do ta mėshirojė
kė tė dojė. Njėsoj ėshtė edhe me emrat e tjerė tė pėrmendur
nė Kuran dhe nė Sunet.[36]
Pėr sa i pėrket numrit tė emrave tė bukur tė All-llahut xhel-le
shanuhu, nė hadith pėrmenden 99: Buhariu dhe Muslimi transmetojnė
hadithin nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu, ku ka thėnė: I Dėrguari i
All-llahut alejhis-selam ka thėnė: All-llahu xhel-le shanuhu i ka 99 emra,
njė mė pak se njėqind, dhe vepro sipas tyre, e do tė hysh nė Xhe-net.
All-llahu ėshtė Vitėr (tek) dhe e do vitrin.[37]
Ulemaja islame janė tė njė mendimi se me fjalėt e Pejgamberit s.a.v.s nėntėdhjetė e nėntė emra nuk janė pėrfshirė tė gjitha emrat me kėtė
numėr, porse nė kėtė hadith janė pėrmendur 99 emra dhe se kush i
mėson pėrmendsh dhe vepron sipas tyre, do tė hyjė nė Xhenet.
E me kėtė hadith nuk mohohen emrat e tjerė tė All-llahut xhel-le
shanuhu. Pra, me kėtė hadith informohet se do tė hyjė nė Xhenet ai i
cili i pėrfshin kėta 99 emra, e jo se All-llahu xhel-le shanuhu ka vetėm
99 emra.[38]
Argument se All-llahu xhel-le shanuhu ka edhe emra pėr tė
cilėt nuk na ka informuar, por i ka mbajtur te Ai nė gajb, ėshtė
hadithi i Pejgamberit alejhis-selam, ku thuhet: Asnjė musliman nuk
do ta godasė ndonjė mynxyrė a pikėllim, kur ai thotė: All-llahu im
i dashur, unė jam robi Yt, biri i robit Tėnd dhe i robėreshės Sate,
jeta ime ėshtė nė dorėn Tėnde, mbi mua realizohet vendimi Yt,
pėrcaktimi Yt ndaj meje ėshtė i drejtė, unė tė lus me ēdo emėr
Tėnd me tė cilin e ke quajtur Veten, qė e ke shpallur nė Librin
Tėnd, a ia ke zbuluar ndokujt prej robėrve tė Tu, apo e ke mbajtur
tek Ti nė gajb, qė Kuranin ta bėsh pranverė tė zemrės sime,
zhdukje tė pikėllimit tim dhe largim tė mynxyrave dhe vėshtirėsive
tė mia, e qė All-llahu xhel-le shanuhu tė mos i largojė prej tij
mynxyrat dhe pikėllimet e tij e tė mos ia zėvendėsojė me lumturi.
Atėherė ashabėt thanė: O i Dėrguari i All-llahut, a do ti mėsojmė
kėto fjalė pėrmendsh? Gjithsesi, - u pėrgjigj ai, secili qė i
dėgjon kėto, do tė duhej ti mėsonte pėrmendėsh.[39]
Pėr sa i pėrket pėrfshirjes sė emrave tė All-llahut xhel-le
shanuhu nė hadithin e lartcituar, me kėtė nėnkuptohet se ata
duhet ti mbajmė mend, tu besojmė, ti kuptojmė, tė pėrpiqemi
qė tu pėrgjigjemi, tė veprojmė sipas kuptimit tė tyre nė
marrėdhėnien tonė ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe me ta ti
lutemi All-llahut xhel-le shanuhu. Andaj domethėnia e hadithit do tė
ishte: Ai i cili i mėson pėrmendsh emrat e All-llahut, duke
menduar pėr domethėnien e tyre, duke vepruar sipas asaj qė ata
kėrkojnė prej tij dhe duke pranuar shenjtėrinė e Atij qė quhet
me ta, ai do tė hyjė nė Xhenet.[40]
-----------------------------------------------------------------------------------------------------
[34] Fethul Mexhid, f. 11; Imam Taberiu pėrkitazi me domethėnien e kėsaj fjale thotė:
All-llah do tė thotė Ai i Cili zotėron tė gjitha cilėsitė e hyjnisė dhe qė meriton qė
vetėm Atij ti bėjnė ibadet tė gjitha krijesat. Tefsirut Taberi, 1: 123.
[35] Fethul Mexhid, f. 14; El-Esiletu vel-exhvibetul-usulijje, f. 44.
[36] El-Esiletu vel-exhvibetul-usulijje.
[37] Kėtė hadith e transmetojnė Buhariu, Muslimi, Tirmidhi dhe Ibėn Maxhe
Shih: Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 5: 372; Hidajetu-l-Bari, 1: 135; dhe
Sahih Muslim bi Sherhin Nevevi, 17: 5.
[38] El-Esmau ves-sifatu lil-Bejheki, f. 6; Isarul Hakk alel halk lil-Murteda el-Jemani,
f. 169; Fethul-Bari, 11: 183; Tefsirul Kasimi, 7: 2911; Sherhul akidetit-tahavijje,
f. 110; dhe Sahih Muslim bi Shehrin Nevevi, 17: 5.
[39] Kėtė hadith e transmetojnė imam Ahmedi dhe Ebu Avane nė Sahihun e vet, e pėr kėtė imam Huthejmi nėMexhmeudh dhe vaid thotė: Kėtė e transmeton Ahmedi, Ebu Jala dhe el-Bezzari. Ibni Hibbani e konsideron tė besueshėm. Shih: Isarul Hakk alel halk, f. 180; El-Esmau ves-sifat, f. 6-7; dhe Sherhul akidetit-Tahavijje, f. 110.
[40] El-Esmau ves-sifatu, f. 6; El-Esiletu vel-exhvibe, f. 45; Fethul Bari, 13: 322; dhe Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 17: 5-6.
-
-
ARGUMENTET PĖR TEUHIDUL-ESMAI VES-SIFAT
Argumentet nga Kurani dhe Suneti pėr kėtė lloj teuhidi
janė tė shumta. Nė ēdo sure tė Kuranit pėrmenden emrat dhe
cilėsitė e All-llahut xhel-le shanuhu, madje edhe nė ēdo faqe tė
Kuranit. Kurani i pėrmend emrat dhe cilėsitė e All-llahut xhel-le
shanuhu dhe tėrheq vėmendjen nė shumė tema pėr tė cilat flet.
Kur flet pėr teuhidin, ibadetin, legjislacionin, kontekstin e urdhrit
dhe ndalesės, premtimit dhe kėrcėnimit, rrėfimit dhe parashtrimit
tė shembujve. Nė kėtė rast do tė pėrmendim suren qė
pėrmban tė gjitha fushat e kėtij lloji teuhidi dhe ajetin mė tė
rėndėsishėm tė Kuranit.
Pėr sa i pėrket sures, ajo ėshtė suretul Ihlas, e cila, sipas
vlerės sė saj, i pėrgjigjet njė tė tretės tė Kuranit, siē theksohet
nė hadith.[41]
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Thuaj: Ai, All-llahu ėshtė Njė! All-llahu ėshtė
mbrojtės i gjithkujt. (Ai) nuk ka lindur prej dikujt,
as nuk ka lindur kė. Dhe askush nuk i ngjason Atij.
(El-Ihlas: 1-4)
Kjo sure e lartėsuar ka pėrfshirė pėrshkrimin e ēdo forme tė
pėrsosmėrisė sė All-llahut xhel-le shanuhu dhe mohimin e ēdo tė
mete. Me anė tė saj All-llahu xhel-le shanuhu na informon se Ai
ėshtė i Vetmi Zot dhe se Ai ėshtė mbrojtės i ēdokujt, se nuk ka
lindur kė, as ėshtė i lindur prej dikujt dhe se askush nuk i ngjason
Atij. Fjala Ehad do tė thotė Ai tė Cilit askush nuk i ngjason
dhe me tė Cilin askush nuk i ėshtė i barabartė.[42]
Ky emėr tregon se All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė i Vetmi qė meriton
ti drejtohemi pėr ndihmė gjatė mynxyrės dhe fatkeqėsisė. Kėtė fakt
nuk e cenon veprimi i atyre qė kanė devijuar nga rruga e drejtė dhe
kanė humbur, i drejtohen tjetėrkujt dhe ia kthejnė shpinėn
Krijuesit tė tyre. Sepse, nėse All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė Krijues
dhe Drejtues i tė gjithave dhe pasi nuk ekziston Krijues dhe
Udhėheqės tjetėr pėrveē Tij, atėherė drejtimi drejt dikujt tjetėr
ėshtė marrėzi e madhe, sepse tė gjitha janė nė duart e Tij.[43]
Pra, sikurse me emrin El-Ehad mohohen tė gjitha cilėsitė e tė
metave dhe tė gjymtėsisė, po ashtu me emrin Es-Samed vėrtetohen
tė gjitha cilėsitė e pėrsosmėrisė dhe tė madhėshtisė.[44]
Pėr kėtė shkak, i Dėrguari i All-llahut ka thėnė se kjo sure i
pėrgjigjet njė tė tretės sė Kuranit, sepse pėrmban akaidin e
plotė, qė bazohet nė pėrshkrimin e tė gjitha cilėsive tė pėrsosmėrisė
sė All-llahut xhel-le shanuhu nė mohimin e cilėsive tė tė
metave, dhe nė adhurimin e All-llahut Njė tė Vetmit, me tė
gjitha llojet e ibadeteve qė i pėrkasin Atij. Nė realitet, i tėrė
Kurani ėshtė akide qė u shpjegon njerėzve se ēka janė tė obliguar
tė besojnė nga cilėsitė dhe emrat e All-llahut xhel-le shanuhu
ėshtė Sheriat, qė u shpjegon njerėzve tė drejtat dhe obligimet e
tyre, mėnyrėn e sjelljes reciproke. Nė tė ka rrėfime dhe tregime
me tė cilat Kurani u shpjegon njerėzve ligjshmėritė e All-llahut
nė marrėdhėnien e Tij ndaj njerėzve dhe shpjegohet detajisht
shpėrblimi dhe ndėshkimi, premtimi dhe kėrcėnimi i All-llahut
xhel-le shanuhu.
Alimi i famshėm, Ibnul Kajjimi, gjatė komentimit tė kėsaj
sureje thotė: Suretu-l-Ihlas pėrmban tė gjitha llojet e teuhidit
dhe tėrė atė qė jemi tė obliguar tė besojmė nga cilėsitė e Allllahut
xhel-le shanuhu, nga ehadijjeti (njėsia, uniteti), me ēka
mohohet ēfarėdo forme e ortakllėkut me All-llahun xhel-le shanuhu,
nga samedijjeti (All-llahu xhel-le shanuhu si mbrojtės i gjithkujt),
mohimi i lindjes dhe tė lindurit, qė ėshtė obligueshmėri e
samedijjetit dhe mohimi i ēdo barazie me Tė, qė tėrheq me vete
mohimin e ēfarėdo pėrngjasimi dhe krahasimi tė Tij me dikė
tjetėr. Pra, kjo sure pėrmban pėrshkrimin e tė gjitha formave tė
pėrsosmėrisė sė All-llahut xhel-le shanuhu dhe mohimin e ēdo lloj
gjymtėsie, mohimin e ēfarėdo ngjashmėrie dhe barazie me Tė
nė pėrsosmėrinė e Tij dhe mohimin e ēfarėdo shoku tė Tij. Kėto
indikacione qenėsore janė thelb i teuhidit shkencor, sipas tė cilit
bartėsi i tij dallohet nga tė gjitha sektet e lajthitjes dhe
shirkut.[45]
Pėr sa i pėrket ajetit, ky ėshtė ajetu-l-Kursijj, pėr tė cilin
Pejgamberi i All-llahut ka thėnė se ky ėshtė ajeti mė
madhėshtor i Kurani, e nė tė cilin All-llahu i Lartė thotė:
All-llahu ėshtė njė- ska tjetėr zot pėrveē Tij - i
Gjalli dhe i Pėrjetshmi! Atė nuk e kaplon as
dremitja, as gjumi! Tė Atij janė tė gjitha ato qė
gjenden nė qiej dhe nė Tokė. Kush mund tė
angazhohet pėr dikė tek Ai pa lejen e Tij?! Ai di ēdo
gjė qė ka ndodhur pėrpara dhe ēdo gjė qė do tė
ndodhė nė tė ardhmen. Por, njerėzit, nuk dinė asgjė
nga dijenia e Tij, pėrveē atė qė Ai ka dashur tua
tregojė. Froni i Tij pėrfshin qiejt dhe Tokėn dhe Atij
nuk i vjen rėndė ti mirėmbajė ato. Ai ėshtė Shumė i
Larti, i Madhėrishmi! (El-Bekare: 255)
Ky ajet madhėshtor pėrfshin qė tė tri pjesėt e teuhidit,
sepse pėrmban emrat e bukur tė All-llahut xhel-le shanuhu dhe
cilėsitė e Tij, dhe ēdonjėra prej tyre paraqet njė nga parimet e
akides:
Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu: All-llahu ėshtė njė - ska
tjetėr zot pėrveē Tij konfirmojnė parimin e uluhijjetit (pranimin se
vetėm All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė Ai i Cili adhurohet), qė
ėshtė thelb dhe themel i teuhidit tė tėrėsishėm, nė tė cilin
prehet aspekti islam i tėrė jetės dhe nga i cili rezulton adhurimi
dhe drejtimi nė formė tė ibadetit vetėm All-llahut xhel-le shanuhu
dhe se njeriu nuk mund tė jetė rob i askujt tjetėr pėrveē i Allllahut
xhel-le shanuhu. Ai nuk do ti drejtohet askujt nė formėn e
ibadetit pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu, askujt nuk do ti jetė i
nėnshtruar pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu, askujt nuk do ti
drejtohet pėr gjykim pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu dhe prej
askujt nuk do tė pranojė ligje, ideale, rregulla tė sjelljes, e as
mėnyrė kuptimi pėrveē All-llahut xhel-le shanuhu.[46]
Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu: I Gjalli dhe i Pėrjetshmi!,
Qenies shumė tė Lartė i pėrshkruajnė dy cilėsi tė larta:
El-Hajj (i Gjalli), ėshtė Ai tė Cilit i takon jeta e amshueshme dhe
ekzistenca e amshueshme, i Cili nuk ka as fillim, as mbarim.[47]
Jeta qė i pėrshkruhet All-llahut xhel-le shanuhu ėshtė jeta e Tij e
pavarur, e cila nuk ka rezultuar nga ndonjė burim tjetėr, siē
ėshtė rasti me jetėn e krijesave tė gjalla, jeta e tė cilave ėshtė
e dhuruar nga Krijuesi i tyre. Jeta e Tij, gjithashtu, ėshtė e
pėrhershme dhe e pėrgjithmonshme, nuk ka filluar nė ndonjė
moment e as nuk mbaron nė ndonjė termin (kohė tė caktuar).[48]
El-Kajjum ėshtė Ai i Cili i mirėmban tė gjitha krijesat dhe
udhėheq tėrė gjithėsinė, nė tė gjitha gjendjet (situatat) e tyre.
Pra, Ai ėshtė udhėheqės i tė gjitha krijesave. Ai i furnizon, i
ruan, kujdeset pėr to dhe u cakton atė qė dėshiron Vetė.[49]
Kėta dy emra (El-Hajj dhe El-Kajjum) bėjnė pjesė ndėr emrat
mė tė mėdhenj (mė tė zgjedhur) tė All-llahut xhel-le shanuhu, sepse
nė kėta bazohen tė gjithė emrat e tjerė e tė bukur tė All-llahut
xh.sh dhe domethėnia e tė gjithė emrave tė tjerė reduktohet nė
kėta dy emra. Atributi i jetės pėrmban tė gjitha atributet e tjera tė
pėrsosmėrisė dhe asnjėri nga ata nuk mungon, vetėm nėse ėshtė
fjala pėr ndonjė jetė tė dobėt e jo tė plotė, duke qenė se All-llahu
xhel-le shanuhu jeton tėrėsisht njė jetė tė pėrkryer, atėherė Atij i
pėrket ēdo lloj pėrsosmėrie. Ndėrsa cilėsia El-Kajjum pėrmban
pavarėsinė e plotė dhe fuqinė absolute tė Tij, sepse Ai ekziston nga
Vetvetja dhe nuk ka nevojė pėr askė nga ēfarėdo aspekti qoftė. Ai i
mirėmban dhe i furnizon qė tė gjithė, andaj tė gjithė ekzistentėt
janė tė varur nga ekzistimi i All-llahut xhel-le shanuhu dhe nga
pėrcaktimi i Tij.[50]
Kėta dy emra kanė ndikim tė madh te njeriu i cili i beson dhe
ia prezanton vetes domethėniet e tyre tė lartėsuara. Ndėrgjegjja e
tij gjithnjė do tė jetė e lidhur me dashurinė ndaj All-llahut xhel-le
shanuhu, me ibadet dhe me devotshmėri ndaj Tij, sepse ėshtė i
vetėdijshėm dhe e di mirė se All-llahu xhel-le shanuhu ėshtė Zoti i tij
dhe Ai i Cili ia rregullon dhe ia pėrcakton jetėn e tij dhe ēdo gjė qė
ndodh rreth tij, ndodh sipas diturisė sė Tij dhe sipas planit tė Tij tė
caktuar qė mė parė. Andaj gjatė jetės sė vet do ti pėrmbahet
rregullave tė sistemit me tė cilat udhėheq ajo urtėsi dhe mbi tė
cilat realizohet plani i pėrmendur, prej tyre njeriu do ti nxjerrė
vlerat dhe udhėzimet e veta dhe sipas tyre do tė orientohet nė tė
gjitha situatat.[51]
Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu Atė nuk e kaplon as dremitja,
as gjumi! janė vėrtetim se Ai i mirėmban tė gjitha dhe
me ndihmėn e Tij ekziston ēdo gjė. Sepse, dremitja dhe gjumi
janė nė kontrast me jetėn e pėrkryer dhe me pavarėsinė e
plotė.[52]
Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu Tė Atij janė tė gjitha ato
qė gjenden nė qiej dhe nė Tokė, vėrtetojnė sundimin e Tij
absolut mbi gjithēka qė ekziston, sundimin e pakufizuar, i cili
ėshtė larg ēfarėdo ortakllėku. Njė besim i kėtillė, nėse pėrforcohet
nė zemrat e njerėzve, ka ndikim shumė tė madh nė jetėn e
tyre.
Sejjid Kutbi, rahimehullahu, thotė: Po qe se kuptohet nė
mėnyrė korrekte (tė drejtė) pronėsia absolute e All-llahut xhel-le
shanuhu, atėherė bėhet e qartė se njerėzit nė realitet nuk
zotėrojnė asgjė, porse e tėrė ajo qė posedojnė ėshtė vetėm
huazim nga Pronari i Vetėm dhe i vėrtetė, nė pronėsinė e tė Cilit
ėshtė ēdo gjė. Prandaj, nė kėtė huazim duhet tė sillen e tė
veprojnė sipas udhėzimeve tė Pronarit tė Vėrtetė, i Cili i ka
ngarkuar me to. E, udhėzimet e Tij janė shpjeguar nė Ligjin -
Sheriatin e Tij, dhe ata nuk kanė tė drejtė ti tejkalojnė kėto
udhėzime, sepse nė tė kundėrtėn do ta humbasin tė drejtėn e
disponimit tė gjėrave tė besuara dhe veprimet e tyre do tė jenė
tė paligjshme. Vetė vetėdija e njeriut pėr kėtė fakt, ndjenja e
tij se Sunduesi i vėrtetė i gjithēkaje qė ekziston nė qiej dhe nė
Tokė ėshtė All-llahu xhel-le shanuhu, tė kuptuarit se njeriu nuk
ėshtė pronar i vėrtetė i gjėrave qė posedon dhe se Pronar i
vėrtetė ėshtė All-llahu xhel-le shanuhu, ndjenja se ēdo gjė qė ka
ėshtė vetėm huazim nė kohė tė caktuar, tė cilėn pas skadimit tė
kohės, do ta marrė pėrsėri Pronari i tij, i Cili ia ka lejuar kėtė
huazim nė kohė tė caktuar, vetė vetėdija pėr kėto fakte tė
pakontestueshme ėshtė e mjaftueshme qė ta zbusė zjarrin e
lakmisė dhe tė pangopshmėrisė sė njeriut, koprracinė, dorėrrudhėsinė
dhe grabitshmėrinė e ēartur tė tij. Dhe, njėkohėsisht
ėshtė e mjaftueshme qė tia zgjojė njeriut fatbardhėsinė dhe
lumturinė me atė qė i vjen nga furnizimi, tia zgjojė tolerancėn
dhe shpirtmadhėsinė (dorėdhėnėsinė) me atė qė posedon dhe
tia mbushė zemrėn me rehati dhe lumturi, pa dallim nė pati a
nuk pati pasuri. Pėr kėtė shkak nuk do tė pikėllohet sė tepėrmi
pėr atė qė i shmanget e as qė do ti gėzohet pėr sė tepėrmi asaj
qė me tė vėrtetė e ka dėshiruar dhe e ka fituar."[53]
Me Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu: Kush mund tė angazhohet
pėr ndokėnd tek Ai pa lejen e Tij?! janė sqaruar
gradat e uluhijjetit (hyjnisė) dhe gradat e ubudijjetit (robėrisė)
Sepse, ēdo krijesė ėshtė rob i All-llahut xhel-le shanuhu dhe nė
asnjė rast nuk mund ti tejkalojė kufijtė e robėrimit e as tė dalė
jashtė tyre. Prandaj nuk mund tė bėjė diēka pėr tė tjerėt vetėm
se me lejen e All-llahut xhel-le shanuhu. Me kėtė fakt feja islame ka
vėnė kufirin e qartė ndėrmjet robėrimit (ubudijjetit) dhe
zotėrimit (rububijjetit), kėshtu qė assesi nuk mund tė pėrzihen
dhe nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt nė cilėsi dhe veēori.[54]
Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu Ai di ēdo gjė qė ka ndodhur
pėrpara dhe ēdo gjė qė do tė ndodhė nė tė ardhmen. Por,
njerėzit, nuk dinė asgjė nga dijenia e Tij, pėrveē asaj qė Ai ka
dashur tua tregojė., janė vėrtetim se dijenia e All-llahut xhel-le
shanuhu pėrfshin hapėsirėn, kohėn dhe tė gjitha sendet dhe shpjegim
se krijesat janė tė pafuqishme, se dijenia e tyre ėshtė e mangėt dhe
se mund tė dinė vetėm atė qė ua lejon All-llahu xhel-le shanuhu.[55]
Besimi i muslimanit nė kėtė cilėsi tė All-llahut xhel-le shanuhu dhe
ndjenja e thellė nė zemrėn e tij, se vetėm All-llahu xhel-le shanuhu i di
tė gjitha, ndikon qė vijimisht ta ketė nė mendje All-llahun xhel-le
shanuhu dhe tė kujdeset pėr dispozitat e Tij, qė tė pendohet me tė
shpejt nėse bėn ndonjė vepėr tė keqe dhe tė jetė i vetėdijshėm pėr
dobėsinė dhe padijeninė e vet, si dhe tė jetė i vetėdijshėm pėr
dhuntitė e All-llahut xhel-le shanuhu ndaj tij pėr tė gjitha qė e mėson
Ai nga e vėrteta. E tėrė kjo bėn qė njeriu vazhdimisht tė jetė
falėnderues ndaj All-llahut xhel-le shanuhu dhe larg kryelartėsisė dhe
mburrjes.
Fjalėt e All-llahut xhel-le shanuhu:Froni (Kursijja) e Tij pėrfshin
qiejt dhe Tokėn dhe Atij nuk i vjen rėndė ti mirėmbajė
ato. Janė argument i fuqisė sė Tij absolute.
Pastaj All-llahu xhel-le shanuhu e pėrfundon kėtė ajet me dy
emrat e Vet tė bukur: Ai ėshtė Shumė i Larti, i Madhėrishmi!
Shumė i Larti ėshtė Ai i Cili gjendet mbi tė gjitha krijesat [56]
dhe askush nuk mund ta arrijė Atė, e nėse dikush
pėrpiqet ta bėjė kėtė, All-llahu xhel-le shanuhu do ta turpėrojė dhe
do ta kthejė nė humnerė nė kėtė botė dhe do tia pėrgatisė
ndėshkimin dhe poshtėrimin nė botėn tjetėr.
E, i Lartmadhėrishmi (El-Adhim) ėshtė Pronar i madhėrisė dhe
ēdo gjė tjetėr ėshtė mė e vogėl se Ai dhe nuk ekziston asgjė qė
ėshtė mė e madhe dhe mė madhėshtore se All-llahu xhel-le shanuhu. [57]
Kur i ngulitet njeriut e vėrteta pėr madhėshtinė nė lartėsinė
e All-llahut xhel-le shanuhu, ai kurrė nuk do tė kapėrdiset (krenohet)
dhe nuk do tė bėhet dhunues, por do ta ketė frikėn e Allllahut
xhel-le shanuhu, do tė frikėsohet prej Tij dhe do tė jetė i
njerėzishėm ndaj Tij dhe krijesave tė Tij.[58]
Kėta janė vetėm disa nga treguesit pėr lartėsinė dhe madhėshtinė
e ajetu-l-Kursijj, qė na bėjnė me dije se ēdo musliman
duhet ta mėsojė pėrmendsh kėtė ajet, tė mendojė pėr
domethėnien e tij, ti pėrkujtohet gjithnjė dhe tė pėrpiqet qė tė
veprojė ashtu siē kėrkon ai prej tij.
Pėr vlerėn e kėtij ajeti flasin shumė hadithe.
Buhariu transmeton nga Ebu Hurejra radijAll-llahu anhu
njė hadith tjetėr, ku qėndron se i Dėrguari i All-llahut ka thėnė:
Kur tė biesh nė shtratin tėnd, kėndoje ajetin Kursijj: All-llahu
la ilahe ila huvel Hajjul Kajjum - gjer nė fund tė ajetit, e All-llahu do ta
dhurojė ruajtėsin i cili do tė tė mbrojė nga shejtani, kėshtu qė
nuk do tė mund tė tė afrohet gjersa tė zgjohesh nga gjumi.[59]
Ndėrsa Muslimi transmeton nė Sahihun e vet nga Ubejj b. Kabi
se ka thėnė: I Dėrguari i All-llahut ka thėnė: O Ebal Mundhir, a
e di se cili ėshtė ajeti mė i vlefshėm nė Kuran? Thashė: Allllahu
dhe i Dėrguari i Tij e dinė mė sė miri. I Dėrguari i Allllahut
pėrsėri tha: O Ebal Mundhir, a e di se cili ėshtė ajeti mė
i vlefshėm nė Kuran? Atėherė unė i thashė: All-llahu la ilahe
ila huvel Hajjul Kajjum. I Dėrguari i All-llahut mė pėrkėdheli
nė gjoks e tha: Le tė tė jetė e kėndshme dituria, o Eba
Mundhir![60]
--------------------------------------------------------------------------------
[41] Buhariu nėSahihun e vet, transmeton nga Ebu Seid el-Hudrije
radijAll-llahu anhu, se njė njeri kishte dėgjuar dikė i cili (nė ēdo rekat)
pėrsėriste gjithnjė kul huvAll-llahu ehad. Pasi agon, shkon tek i Dėrguari i All-llahut dhe i tregon pėr kėtė, duke konsideruar se kjo ėshtė pak (e vogėl). Pejgamberi alejhis-selam tha: Pasha All-llahun, ajo vlen sa njė e treta e Kuranit! Ebu Seidi transmeton se Pejgamberi i All-llahut ka thėnė: A mos ka nga mesi i juaj tė atillė qė nuk mund ta lexojnė njė tė tretėn e Kuranit pėr ēdo natė? Kjo u erdhi vėshtirė ashabėve, andaj thanė: E kush do tė ishte nė gjendje prej nesh ta bėnte kėtė, o Pejgamber? All-llahul Vahidus Samed ėshtė njė e treta e Kuranit, tha Pejgamberi alejhis-selam Shih: Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 9: 49. Hadithet mbi fadiletet (vlerat) e sures Ihlas janė tė shumta. Shih: Zadul Mead, 1: 82.
[42] El-esmau ves-sifat, f. 21; Sherh Mulla Ali el-**** alel fikhul-ekber, f. 14.
[43] El-esmau ves-sifat, f. 85.
[44] Fethul Bari, 9: 50.
[45] Zadul mead hedji hajril ibad, 1: 81-82.
[46] Fi Dhilalil Kuranil Kerim, 1: 418-419.
[47] Tefsirut-Taberi, 5: 388; El-Esmau ves-sifat, f. 20.
[48] Fi Dhilalil Kuranil Kerim, 1: 418-419.
[49] Elesmau ves-sifat, f. 48; Sherhul akidetit-Tavahijje, f. 124; Tefsirut-Taberi, 5:
388; Er-Revdatun nedijje, f. 61.
[50] Sherhul akidetit-tahavijje, f. 124-125.
[51] Fi Dhilalil Kuranil Kerim, 1: 419.
[52] Fi Dhilalil Kuranil Kerim, 1: 419; Er-Revdatun nedijje,f. 63.
[53] Fi Dhilalil Kuranil Kerim, 1: 420-421.
[54] Fi Dhilalil Kuranil Kerim, 1: 420-421.
[55] Tefsirul Taberi, 5: 396-397; Er-Revdatun nedijje, f. 64.
[56] Tefsirul Taberi, 5: 305.
[57] Tefsirul Taberi, 5: 305.
[58] Fi Dhilali Kuranil Kerim, 1: 424.
[59] Sahihu-l-Buhari mea Fethul Bari, 2: 384.
[60] Sahih Muslim bi sherhin Nevevi, 6: 93.
-
-
PJESA E DYTĖ
BESIMI NĖ ENGJĖJ
Njė nga bazat e imanit ėshtė edhe besimi nė engjėj. Me
kėtė nėnkuptohet bindja e fuqishme se engjėjt ekzistojnė, se
All-llahu xhel-le shanuhu i ka krijuar ata nga nuri (drita), se ata
pėrpikėrisht i kryejnė urdhrat e All-llahut xhel-le shanuhu, se ata
assesi nuk gabojnė dhe se kryejnė funksione tė caktuara me tė
cilat i ka ngarkuar All-llahu xhel-le shanuhu.[61]
Pra, engjėjt janė njė lloj krijesash tė All-llahut xhel-le shanuhu
dhe imani i njeriut nuk ėshtė korrekt pėrderisa nuk beson nė
ekzistimin e tyre dhe nė ēdo gjė qė thuhet nė Kuran dhe
transmetohet nė hadithe autentike pėr cilėsitė dhe punėt e tyre,
pa kurrfarė shtimesh a cungimesh dhe pa kurrfarė shtrembėrimesh.
All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
Pejgamberi beson nė atė qė i shpallet nga Zoti i tij,
dhe besimtarėt; - tė gjithė ata besojnė All-llahun,
engjėjt e Tij, Librat e Tij dhe Pejgamberėt e Tij.
(El-Bekare: 285)
Ndėrsa nė hadithin qė e transmeton Buhariu nga Umeri r.a.,
kur Xhibrili e ka pyetur Pejgamberin alejhis-selam mbi imanin,
qėndron se Pejgamberi alejhis-selam ka thėnė: Ta besosh All-llahun,
engjėjt e Tij, Librat e Tij, Pejgamberėt e Tij, Ditėn e Gjykimit dhe
tė besosh se ēdo gjė qė ndodh - prej tė mirave dhe prej tė
kėqijave - ndodh me pėrcaktimin e All-llahut xhel-le shanuhu.
Ekzistimi i engjėjve bazohet nė argumente tė pakontestueshme
nė tė cilat ėshtė e pamundur tė dyshohet. Andaj mohimi i ekzistimit
tė tyre, sipas pajtueshmėrisė tė tė gjithė muslimanėve dhe sipas
tekstit kuranor, ėshtė kufėr, sepse All-llahu xhel-le shanuhu thotė:
... E ai qė nuk beson All-llahun, engjėjt e Tij,
Librat e Tij, Pejgamberėt e Tij dhe Ditėn e
Kiametit, ai, me tė vėrtetė, ka humbur larg prej
udhės sė drejtė. (En-Nisa: 136)
Ai i cili i lexon tė gjitha ajetet dhe tė gjitha hadithet qė
flasin pėr engjėjt, pėr veēoritė e tyre, punėt dhe gjendjet e
tyre, do tė konstatojė se ato (ajetet dhe hadithet) shpjegojnė
raportin e tyre ndaj All-llahut xhel-le shanuhu, ndaj gjithėsisė dhe
ndaj njeriut. All-llahu xhel-le shanuhu na ka mėsuar tėrė atė qė
kemi nevojė pėr pastrimin e akides, pėr pastrimin e zemrave
tona dhe pėr korrektėsinė e veprave tona.
E, pėr sa i pėrket esencės sė engjėjve, kėtė All-llahu xhel-le
shanuhu e ka lėnė pėr Vete. Kjo ėshtė edhe njėra nga veēoritė
themelore tė besimit islam, i cili i pėrfshin tė vėrtetat e gjithėmbarshme
dhe na njofton pėr to vetėm aq sa kanė nevojė njerėzit,
nė mėnyrė qė tė veprojnė korrekt nė kėtė botė dhe qė tė
jenė tė shpėtuar nė botėn e ardhme, dhe vetėm aq sa ėshtė nė
gjendje tė kuptojė mendja e tyre. Prandaj, All-llahu xhel-le shanuhu
nuk na ka zbuluar tė gjitha gjėrat e gajbit (tė padukshme),
qoftė ato qė kanė tė bėjnė me All-llahun xhel-le shanuhu,
cilėsitė e Tij dhe emrat e Tij, qoftė me krijesat e padukshme tė
Tij.
Besimtari i sinqertė fuqimisht beson tėrė atė qė na ka informuar
Zoti ynė, pėrgjithėsisht dhe pjesėrisht, dhe kurrgjė nuk do
tė shtojė ose tė cungojė, as qė do tė pėrpiqet tė kuptojė atė pėr
ēka All-llahu xhel-le shanuhu nuk na ka informuar nga gajbi, e as qė
do tė hyjė nė polemizime pėrkitazi mė kėtė.
------------------------------------------------------------------------------------------
[61] Ibnu Haxheri, pėrkitazi me domethėnien e fjalės melek (engjėll), thotė: Shumica e ulemasė islame janė dakord se melekėt janė qenie tė rafinuara, tė cilėve u ėshtė dhėnė fuqia (mundėsia) e shndėrrimit nė figura tė ndryshme dhe se ata janė tė vendosur nė qiej.; Fethul Bari, 6: 223; El-Esiletu vel edzhvibetul usulijje, f. 21.
-
-
Veēoritė e engjėjve
Nga ajo qė parashtruam mė lart, kuptohet se All-llahu xhel-le
shanuhu nuk na ka informuar detajisht pėr veēoritė e engjėjve,
porse vetėm diēka tė vogėl ka thėnė pėr ta. Na informon se ata
janė krijuar para Ademit.[62]
Nė Kur’an pėrmendet se si All-llahu xhel-le shanuhu u ka lajmėruar
atyre se Ai do ta krijojė njeriun dhe se atė do ta bėjė mėkėmbės tė
Vetin nė Tokė: “Kur Zoti yt u tha engjėjve: “Unė do tė caktoj
pėrfaqėsuesin nė Tokė.” Ata thanė: “A do tė jetė
pėrfaqėsuesi Yt ai qė nė tė do tė bėjė ērregullime e
do tė derdhė gjak? Ne tė madhėrojmė e tė
lavdėrojmė dhe tė ngremė ashtu si tė takon Ty.” Ai
tha: “Unė di atė qė ju nuk dini.” (El-Bekare: 30)
E, pėr sa i pėrket materies nga e cila janė tė krijuar, i
Dėrguari i All-llahut na informon se All-llahu xhel-le shanuhu i ka
krijuar nga nuri (drita).
Imam Muslimi shėnon hadithin nga Aishja radijAll-llahu
anhu, se i Dėrguari i All-llahut xhel-le shanuhu ka thėnė: “Engjėjt
janė krijuar nga nuri, e xhinėt nga zjarri i flakėruar, kurse
Ademi ėshtė krijuar nga ajo pėr ēka ju ėshtė treguar tanimė.”[63]
Ajetet dhe hadithet qė flasin pėr engjėjt provojnė se
engjėjt janė krijuar nga nuri, se nuk kanė figurė materiale qė
mund tė shihet a tė ndihet me shqisat njerėzore dhe se ata nuk
janė sikurse njerėzit, nuk hanė, nuk pinė, nuk flejnė dhe nuk
martohen, nuk kanė pasione shtazarake dhe janė tė mbrojtur
nga mėkatet dhe gabimet dhe nuk zotėrojnė asnjė veēori fizike
nga ato tė njerėzive.[64]
Ata kanė mundėsi tė shndėrrohen dhe tė shfaqen nė figurėn
njerėzore, me lejen e All-llahut xhel-le shanuhu. Pėr kėtė na informon
All-llahu xhel-le shanuhu nė Kur’an, kur flet pėr Xhibrilin alejhis-selam, i cili
i ka ardhur Merjemes nė figurėn e njeriut:
“Dhe pėrmende (o Muhamed!) nė Libėr (Kur’an)
Merjemen (historinė e saj), kur u tėrhoq nga familja
nė njė vend nė lindje, dhe mori njė perde qė tė
skajohet nga ata; Ne dėrguam tek ajo engjėllin,
Xhibrilin, dhe iu paraqit asaj nė formėn e mashkullit
tė zhvilluar mirė.” (Merjem: 16-17)
Gjithashtu, Xhibrili pėrmendet edhe nė hadithin e njohur
kur erdhi t’i mėsojė as’abėt pėr domethėnien e Islamit, imanit,
ihsanit dhe shenjave tė Ditės sė Kiametit. Umeri radijAll-llahu anhu
thotė se ai kishte ardhur nė figurėn e njeriut, rrobat e tė cilit
ishin jashtėzakonisht tė bardha, e flokėt i kishte jashtėzakonisht
tė zeza, nė tė cilin nuk vėreheshin gjurmėt e udhėtimit dhe se
ishte ulur pėrballė Pejgamberit alejhis-selam duke e mbėshtetur
gjurin e vet nė tė tijin dhe duke i vėnė duart e veta nė kėmbėt e
tij, e pastaj kishte filluar tė pyeste.
All-llahu xhel-le shanuhu na informon se ata kanė krahė, numri i
tė cilėve dallon prej engjėlli nė engjėll. All-llahu xhel-le shanuhu
thotė: “Falėnderimi qoftė pėr All-llahun, Krijuesin e qiejve
dhe tė Tokės, i Cili i ka bėrė lajmėtarė engjėjt me
krahė, me nga dy, tre dhe katėr. Ai shton nė krijimtari
ēka tė dojė. All-llahu, me tė vėrtetė, ėshtė i
pushtetshėm pėr ēdo gjė.” (Fatir: 1)
Muslimi dhe Buhariu transmetojnė hadithin nga Abdull-llah
b. Mes’udi radijAll-llahu anhu, ku thuhet se i Dėrguari i All-llahut e
ka parė Xhibrilin, i cili i kishte 600 krahė.
Kjo ėshtė e tėrė ajo qė na ka informuar All-llahu i Lartmadhėrishėm
pėr krijesat fisnike, pėr natyrėn dhe karakterin e tyre, dhe ne
i besojmė kėsaj ashtu siē ka ardhur te ne dhe mė nuk pyesim asgjė
lidhur me kėtė, sepse, sikurse tė kishte ndonjė dobi nga shpjegimi
nė detaje, me siguri se kjo nuk do tė fshihej nga ne. Ngase All-llahu
xhel-le shanuhu ėshtė i Mėshirshėm dhe i Butė ndaj nesh dhe Ai na
mėson tė vėrtetėn dhe tė mirėn.
------------------------------------------------------------------------------------------
[62] Fet’hul Bari, 6: 234.
[63] Transmetjonė Muslimi dhe imam Ahmedi nė Mesnedin e vet; Fet’hul bari, 6: 232:
Muhtesar Sahih Muslim, 2: 338.
[64] Sherh Mulla ‘Ali el-**** ‘alel fikhil ekber, f. 11; El-’Akidetul islamijje li Sejjid
Sabik, f. 111; Fet’hul Bari. 6: 232.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt