Close
Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 119
  1. #21
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga Exxon Lexo Postimin
    Kryesia e Partisė Socialiste ka vendosur qė tė thėrrasė mbledhjen e Asamblesė Kombėtare me 22 janar. Nėn pėrfundim tė takimit tė sotėm kryesia e PS-sė doli me njė komunikatė ku vendimi i Gjykatės sė Lartė pėr shpalljen tė Ilir Metės, konsiderohet provė e kapjes sė drejtėsisė nga pushteti i Berishės.

    Kultura e pandėshkueshmėrisė ėshtė faktuar gjatė qeverisjes sė kėsaj maxhorance nė tre raste konkrete sipas PS. Raste tė cilat kanė tė bėjnė me funksionarė tė lartė tė shtetit siē ishin hetimet pėr Lulzim Bashėn, Fatmir Mediun dhe sė fundmi Ilir Metėn.

    Kryesia e PS-sė ka theksuar se pėr tė gjitha kėto raste ku nuk ka pasur drejtėsi do tė ketė rihetim. “Do bėjmė tė mundur nxitjen me fakte e prova tė rihetimit dhe gjykimit tė ēdo ēėshtjeje gjyqėsore me objekt korrupsionin e nivelit mė tė lartė qeveritar, mbyllur arbitrarisht nga gjykata nė refuzim tė qartė tė fakteve tė njohura botėrisht, ekspertimeve profesionale kombėtare e ndėrkombėtare”, thuhet nė komunikatėn e kryesisė sė PS-sė.
    Exxon...pershendetje

    Nje qendrim i drejt ky i Socialistave kundrejt elementin korruptues madje edhe kriminal. Nji pyetje kisha une per keta Socialistat. Ne qoftese keta jane kaqe shume te ndergjegjshem dhe te Drejt sote, perse nuk hetojn Krimet qe "paraardhesit" e tyre ben para 22 vjeteve!

    "Do bėjmė tė mundur nxitjen me fakte e prova tė rihetimit dhe gjykimit tė ēdo ēėshtjeje gjyqėsore me objekt korrupsionin e nivelit mė tė lartė qeveritar, mbyllur arbitrarisht nga gjykata nė refuzim tė qartė tė fakteve tė njohura botėrisht, ekspertimeve profesionale kombėtare e ndėrkombėtare" Nje veprime i tille do te ishte me se i drejt nese do te hetonte te dyja kahet e politikes ne menrye te barabarte. Ne se ata jane me te vertet te sinqert kur deklarojn se do te implementojn Drejtesine ne shqiperi duhet te fillojn qe na e kaluara, para 22 vjeteve. Vetem atehere mund ekspozohen kriminelet dhe trashegimtaret e tyre qe kane zaptuar politiken e te dyja Kraheve. Vetem ateher ka ndryshim te vertet ne shqiperi. Asnji nga elementi drejtues i te dy partive nuk ka fytyre per te folur per korrupsione dhe krime. Persa kohe gjendja mbetet pezull ashtu sic ka qene keto 22 vjetet e fundit, Ne me te shumten behet vetem nje vrime ne Uje!
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Iiiiii ēfar me ke kujtu ! A e di kush osht kulmi i varferise ?

    Me shtyp me klluf te arnum !
    mire se u ktheve
    vallai m'ka ardh keq qe t'perjashtun
    je komunist po i lezetēem

  3. #23
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    Sa e ka honorarin Withers per intervista ??? Nuk e kuptoj pse nuk e ftojne ne Shqiperi neper konferencat dhe kongreset qe organizon PS dhe OJQ-te prane saj.
    Nuk ke faj qe ben kete pyetje se dhe ne Bruxel kishte plas xhelozia sa dhe Doris Pack urgjent kish mare ne mobile Zhozefinen tu i thene: Thuji doktorit te me nis ēekun nji tash se ja kam qendis nje komunikate Made in Europe

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  4. #24
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    Uidhers: Nė Shqipėrinė e sotme nuk ka Skėnderbegė

    Politikė, Shekulli Sot|19/01/2012 07:40
    Uidhers: Nė Shqipėrinė e sotme nuk ka Skėnderbegė

    Intervista e plotė e ish-ambasadori tė SHBA-sė nė Tiranė John L. Withers II



    Ambasador Withers mirėseerdhėt. Le tė flasim pak pėr mendimet tuaja pėr Shqipėrinė sot pothuajse dy vjet pasi ju jeni larguar…



    Unė e kujtoj vazhdimisht Shqipėrinė. Jam i kėnaqur qė jam kthyer nė vendin tim, por me merr malli pėr Shqipėrinė, mė merr malli pėr shumė gjėra sidomos tė lidhura me miqtė e shumtė atje. Si ta shpreh me pak fjalė: mė merr malli tė pi njė kafe, njė kafe me gjithė kuptimin qė ka ky ritual nė Shqipėri, pėrfshirė bisedat dhe miqėsitė. Mė merr malli pėr malet, pėr qiellin e Shqipėrisė.



    Si e shihni vendin sot, pėr aq sa e keni ndjekur kėto kohė?



    Ėshtė e vėshtirė ta ndjek aq afėr sa ē’e ndiqja mė parė. Tani unė nuk kam mė pozitė zyrtare, jam thjesht njė qytetar amerikan, por jam i shqetėsuar pėr Shqipėrinė, jo pėrsa i takon energjisė dhe talentit, apo vullnetit tė mirė tė popullit shqiptar. Unė kam besim tė plotė nė gjenialitetin e popullit shqiptar, por shqetėsohem pėr mėnyrėn sesi po shkon demokracia nė Shqipėri. Shqetėsohem se mė duket se Shqipėria nuk po ndjek rrugėn e demokracive perėndimore, por po shkon nė drejtimin qė po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypėse ndaj medias, apo nė drejtimin e Ukrainės, qė pėrdor gjykatat pėr tė sulmuar udhėheqės tė opozitės apo pėr tė mbrojtur aleatė politikė dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisė, ku zgjedhjet nuk janė nė standardet ndėrkombėtare, ashtu siē ne presim qė t’i ketė njė demokraci e zhvilluar. Kėto gjėra mė shqetėsojnė.



    Nė kabllogramet qė ju dėrgonit nga Shqipėria nė Departamentin e Shtetit, ju ngrinit pikėrisht kėto shqetėsime, pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet drejtėsia, pėr korrupsionin nė vend, problemet tė tilla tė rrėnjosura nė shoqėrinė dhe politikėn shqiptare. Pse mendoni se nuk ka qenė nė gjendje Shqipėria t’i zgjidhė kėto probleme?



    Mė vjen keq ta them, por mendoj se ky ėshtė problem i udhėheqjes politike. Pėr Shqipėrinė kjo ėshtė diēka pėr tė ardhur keq, por edhe ironike njėkohėsisht sepse Shqipėria ka njė nga shembujt mė tė mėdhenj tė udhėheqjes nė gjithė historinė, qė ishte Skėnderbeu. Mjafton t’i hedhėsh njė sy modelit qė ai ka lėnė pas: ai ishte njė udhėheqės qė solli bashkimin, nė Besėlidhjen e Lezhės nė vitin 1444. Ai i bashkoi tė gjitha palėt rivale pėr interesin kombėtar. Udhėheqėsit e sotėm nuk janė bashkues, janė pėrēarės. A pėrfaqėsojnė ata interesin kombėtar? Mua mė duket se ata pėrfaqėsojnė interesat e fraksioneve dhe partive, pėrfaqėsojnė interesin e ngushtė tė mbajtjes sė pushtetit, jo tė qeverisjes nė shėrbim tė popullit. Shqipėrisė i duhet njė Skėnderbe sot, mė shumė se kurrė ndonjėherė mė parė. Por nė Shqipėrinė e sotme nuk ka Skėnderbegė dhe mua mė vjen keq pėr njė gjė tė tillė.



    A mendoni se udhėheqėsit qė ka Shqipėria nuk janė nė gjendje ta ēojnė vendin pėrpara, apo ėshtė mjedisi qė ushqen kėtė lloj fryme?



    Nga ajo qė kam parė unė, nuk besoj se ėshtė mjedisi. Ajo qė pashė unė nė Shqipėri, ishte njė dinamizėm i madh, aftėsi krijuese, njerėz qė pėrpiqen pėr shanse dhe mundėsi tė shumta, pėr mėnyra pėr pėrmirėsimin e tyre. Unė mendoj se sistemi politik – ta them shumė hapur – po dėshton. Nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė konsensus, nuk ėshtė nė gjendje tė identifikojė atė qė do publiku dhe tė punojnė pėr publikun. Mė lejoni pėrsėri t’ju sjell njė shembull tė historisė. Njė nga shprehjet mė tė famshme tė Skėnderbeut ishte: “Lirinė nuk ua solla unė, atė e gjeta nė mesin tuaj”. Ai i kuptonte aspiratat e publikut dhe kėtij synimi ju pėrkushtua pėr ta arritur. Nė Shqipėrinė e sotme, njė frymė e tillė ėshtė ende e pranishme: aspiratat e shqiptarėve pėr liri, pėr pėrparim. Pyetja ime ėshtė: Pse ata qė janė nė pushtet nuk e pėrqafojnė kėtė frymė dhe ta ēojnė pėrpara, pse pothuajse nė ēdo veprim qė bėjnė, ata e thyejnė kėtė frymė, qė ėshtė kaq e qartė mes shqiptarėve nė pėrgjithėsi.





    Cila mendoni ju se ėshtė pėrgjigjia ndaj kėsaj pyetjeje?



    Mendoj se bėhet fjalė pėr polarizim, pėr udhėheqės qė thjesht nuk kanė nė vetvete instinktin demokratik, pėr ta demokracia ėshtė diēka jashtė tyre, ėshtė diēka qė nuk u vjen pėr shtat, diēka qė ata duhet ta manipulojnė pėr botėn e jashtme, por jo qė ata vetė ta praktikojnė, demokracia nuk u vjen nga zemra. Mendoj se ky ėshtė problemi mė i madh. Abraham Lincolni ka bėrė pėrkufizimin mė tė thjeshtė dhe tė pėrmbledhur pėr demokracinė: “Demokracia ėshtė qeveria e popullit, qė buron nga populli dhe pėr popullin”. Dhe pyetja qė i drejtoj popullit shqiptar ėshtė: “A e shihni ju njė gjė tė tillė tek udhėheqja juaj? A shihni njė qeveri tė popullit, apo shihni njė qeveri tė grupeve tė vogla klanore, qė votohet pėr tė mbajtur vetveten nė pushtet? A shihni njė qeveri tė dalė nga populli, apo njė qeveri qė ėshtė e shkėputur nga populli, qė ndjek interesat e veta, apo tė partisė sė vet dhe jo tė gjithė popullit? Dhe a shihni njė qeveri pėr popullin, njė qeveri qė punon pėr ēfarėdo partie qė pėrfaqėson njė udhėheqės politik, apo njė qeveri qė thjesht i dedikohet ruajtjes sė pareshtur tė pushtetit dhe jo njė angazhim tė fortė dhe tė pėrkushtuar ndaj qeverisjes?”



    Nuk ėshtė sekret qė gjatė mandatit tuaj, ju e keni kritikuar qeverinė dhe kryeministrin e saj zotin Berisha. Ēfarė mendoni pėr stilin e tij tė udhėheqjes?



    Mė lejoni tė them nė fillim se kam dėgjuar qė kryeministri ka pasur njė rast kur nuk ėshtė ndjerė mirė me shėndet kohėt e fundit dhe dua tė pėrfitoj nga rasti t’i uroj tė jetė mirė. Shpresoj qė ta marrė veten shpejt dhe plotėsisht. Ai ka njė pėrgjegjėsi tė madhe dhe duhet tė ketė tė gjitha forcat pėr t’i kryer ato.

    Do ta riformuloja pyetjen tuaj. Nga kėndvėshtrimi im nuk ishin kritika ndaj kryeministrit, apo ndaj udhėheqėsit tė opozitės, apo ndaj ndonjė personaliteti tjetėr nė Shqipėri. Bėhej fjalė pėr politikat e tyre, bėhej fjalė pėr temėn mė tė gjerė tė parimeve tė demokracisė, kjo ka rėndėsi. Dhe nuk bėhet fjalė pėr tė veēuar njė individ as andej as kėtej, sepse nuk ėshtė asgjė personale. Bėhet fjalė pėr tė analizuar veprimet qė nuk janė nė pėrputhje me parimet e demokracisė. Mbėshtetja ime ėshtė pėr parimet demokratike nė Shqipėri, gjė qė mendoj se pasqyron si interesat e popullit shqiptar, ashtu edhe atij amerikan. Ne duam tė shohim njė demokraci tė shėndetshme nė Shqipėri. Pra nuk ėshtė fjala tek individė tė caktuar, por tek strukturat, parimet, ėshtė fjala pėr krijimin e institucioneve tė shėndetshme.



    Por dikush ėshtė nė krye tė qeverisė dhe dikush ėshtė nė krye tė opozitės, dhe mėnyra sesi dikush e drejton njė qeveri, apo parti politike ka ndikim nė drejtimin qė marrin gjėrat?



    E kuptoj por doja ta bėja tė qartė dallimin qė dikush mund tė mos jetė dakord me njė mendim dhe njė qėndrim, pa a humbur respektin pėr personin qė e ka kėtė mendim apo qėndrim. Pėrsa i takon qėndrimit tė qeverisė aktuale, unė do ta kėshilloja qė ta mendonte edhe njė herė se Shqipėria ka mundėsi dhe nevoja, njė tė ardhme pėr tė cilėn duhet menduar, jo vetėm pėr qytetarėt e sotėm tė Shqipėrisė por pėr fėmijėt e tyre. Kur qeveria sulmon institucionet e demokracisė dhe kur injoron parimet e demokracisė, kjo ėshtė diēka qė mė shqetėson thellėsisht. Mė lejoni t’ju jap njė shembull: Jemi shumė pranė njė vjetorit tė ngjarjeve tė 21 janarit. Katėr vetė vdiqėn, u derdh gjak nė rrugėt e Tiranės, gjak i ēmuar shqiptarėsh. Tė shkon mendja qė nė rrethana tė tilla, qeveria do tė ishte e para qė do tė donte tė zbulonte se ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė, qė do tė donte t’u jepte gjithė mbėshtetjen e mundshme hetuesit dhe prokurorėve pėr tė zbuluar tė vėrtetėn e asaj qė ndodhi atė ditė. Por nė vend qė tė bėnte kėtė, qeveria i sulmoi prokurorėt dhe nė kėtė rast kryeministri pėrdori njė gjuhė tė tmerrshme kundėr Prokurores sė Pėrgjithshme, njė gjuhė, e cila qė tė flasim hapur ishte e padenjė. Ishte turpėruese pėr vendin. Njė kryeministėr nuk duhet t’i bėjė gjėra tė tilla. Por ēka ėshtė mė e rėndėsishme pse duhet tė sulmonte kryeministri ata qė kishte emėruar dhe u kishte dhėnė forcė, nė vend qė tė pėrpiqej t’i ndihmonte pėr tė zbuluar tė vėrtetėn. Kush i dha ato urdhra? Nė gjithė botėn policisė i jepet fuqi e madhe. Kush e dha urdhrin pėr tė hapur zjarr? A po i mbahet ndonjė gjė e fshehtė publikut shqiptar lidhur me arsyet qė e bėjnė qeverinė qė tė sulmojė ata qė mund ta zbulojnė tė vėrtetėn nė vend qė tė bėjnė tė kundėrtėn?

    Presidenti i Francės (Nicolas) Sarkozy foli pėr kėtė. Ai po fliste pėr veprimet e qeverisė siriane ndaj popullit tė vet dhe kur u pyet pėr ndryshimin mes sirianėve dhe shqiptarėve, pėrsa i takon incidentit tė hapjes sė zjarrit, ai tha se nuk ka asnjė ndryshim. Njė jetė shqiptare ėshtė po aq e vlefshme sa edhe njė jetė siriane, apo ēdo jetė tjetėr. Pse ėshtė Presidenti i Francės mė i shqetėsuar pėr gjakun e shqiptarėve sesa udhėheqja e Shqipėrisė?



    Kryeministri ju ka akuzuar pėr qėndrime tė personalizuara. Cila ėshtė pėrgjigjia juaj?



    Kjo ėshtė absurde. Pasi dola nė pension, Sekretarja Clinton mė dėrgoi njė certifikatė vlerėsimi pėr punėn time dhe vetėm para disa ditėsh, nė njė ceremoni pėr diplomatėt, qė sapo kanė dalė nė pension, shtrėnguam duart dhe ajo mė falenderoi pėr shėrbimin tim. Mendoj se ėshtė gabim kur udhėheqėsit pėrpiqen tė bllokojnė mendimet e ndryshme dhe kritikat duke bėrė lojra, ose manipulojnė tė vėrtetėn pėr mėnyrėn sesi funksionon qeveria amerikane. Nė gjithė botėn qeveria amerikane punon nė tė njėjtėn mėnyrė, nė gjithė botėn ambasadorėt amerikanė funksionojnė njėlloj. Ne pėrfaqėsojmė Presidentin e Shteteve tė Bashkuara, ne jemi pėrfaqėsuesit e tij personalė dhe pėrfaqėsojmė interesin e popullit amerikan, pavarėsisht se cila parti ėshtė nė pushtet.



    Por toni i pasuesit tuaj, ka qenė i ndryshėm pėr sa i takon qeverisė dhe megjithė kritikat tuaja nga qeverisė, ka pasur njė mospėrputhje mes qėndrimit tuaj tė fortė dhe mėnyrės sesi Departamenti i Shtetit ėshtė shprehur pėr Shqipėrinė si mike dhe jo vetėm ndaj vendit, por edhe qeverisė qė ka bashkėpunuar me qeverinė amerikane…



    Kjo ėshtė diēka tjetėr, shumė e ndryshme. Ēdo ambasador ka personalitetin e vet, mėnyrėn e vet tė tė shprehurit…



    Pra personaliteti ka rėndėsi…



    Po ka rėndėsi kur bėhet fjalė pėr formėn e tė shprehurit. Kryeministra tė mėparshėm tė Shqipėrisė kanė qenė shumė tė afėrt me Shtetet e Bashkuara, mėnyra e tyre e tė shprehurit ishte shumė e ndryshme nga ajo e tanishmja. Ambasadorja Ries, qė ishte para meje, njė ambasadore e mrekullueshme, kishte mėnyrė tė ndryshme tė shprehuri nga unė dhe ambasador Arvizu, qė po bėn njė punė tė mrekullueshme, qė ėshtė njė ambasador shumė i mirė, toni i tij, mėnyra e tij tė shprehurit ėshtė shumė e ndryshme nga e imja dhe ai qė do tė vijė pas tij do tė jetė ndryshe, por pika themelore ėshtė kjo: nėse ambasadorėt Ries dhe Arvizu do tė ishin kėtu pranė meje tani, ne do tė ishim absolutisht nė njė zė pėr mbrojtjen e parimeve demokratike dhe sjelljes demokratike nė Shqipėri. Nuk do tė kishte asnjė mospėrputhje nė kėtė drejtim. Pra cilado qoftė mėnyra jonė e tė shprehurit, politika ėshtė njėlloj dhe nuk ka ndryshuar.



    Por nėse ju jeni aq i shqetėsuar pėr nivelin e demokracisė, korrupsionin, siē jeni shprehur edhe pėr njerėz qė janė afėr kryeministrit Berisha, pėr nepotizėm nė qeveri, nuk mendoni qė nga kėto shqetėsime kaq tė mėdha qeveria amerikane do tė kishte marrė masa, por nuk duket se ka pasur ndonjė gjė tė tillė.



    Mė besoni, qeveria ka shumė mėnyra pėr tė shprehur kėndvėshtrimet dhe opinionet e veta. Megjithėse Wikileaks ishte diēka negative, sepse diplomacia nuk mund tė funksionojė pa besimin e ndėrsjelltė tė shkėmbimeve tona diplomatike, njė gjė qė treguan shumė qartė dokumentat e bėra publike. Si kur unė isha atje, apo kur ambasadorja Ries ishte atje dhe tani qė ėshtė ambasadori Arvizu – tė jeni tė sigurt qė ne themi tė vėrtetėn, ashtu siē e shohim. Ne nuk kemi njerėz tė preferuar, ne nuk lejojmė ēėshtje personale qė tė ndėrhyjnė tek ajo qė shohim nė realitetin e vendeve pėr tė cilėt jemi pėrgjegjės. Dhe pėrsa i takon marrėdhėnieve me kryeministrin, ajo qė tregojnė (kėto dokumenta) ėshtė se kishte plot mosmarrėveshje edhe me udhėheqės tė tjerė, me udhėheqėsin e opozitės, me ata tė partive tė vogla…



    Ku konsistonin kėto mosmarrėveshje? Ju u larguat sapo filluan mosmarrėveshjet pėr zgjedhjet lokale. A patėt atėherė bisedime me udhėheqėsin e opozitės pėr klimėn e konflikteve tė vazhdueshme politike?



    Diskutimet qė unė kisha me opozitėn pėr strategjinė e tyre pėr bojkot tė pėrhershėm, ishin shumė tė hapura. Kėto nuk janė aq tė njohura, thjesht sepse natyra e opozitės ėshtė e ndryshme nga ajo e qeverisė, por tė jeni tė sigurt qė unė nuk jam ndryshe kur flas me kėto pėr ato qė unė i konsideroj praktika dhe sjellje themelore nė demokraci.



    A pati njė transformim nė qėndrimin tuaj pas ngjarjes sė Gėrdecit, sepse vetė kryeministri e ka pranuar qė mė parė marrėdhėniet ishin tė mrekullueshme dhe diēka ndryshoi pas kėsaj ngjarjeje. Si do ta karakterizonit kėtė ndryshim?



    Pa dyshim qė diēka ndryshoi, por nuk isha unė qė ndryshova. Mendoj se ai incident ishte njė pikė kthese pėr kėtė qeveri, sepse deri atėherė, ndoshta ngaqė anėtarėsimi nė NATO nuk kishte marrė fund, por deri atėherė qėndrimi i qeverisė ndaj institucioneve, veēanėrisht atij tė drejtėsisė, kishte qenė shumė mė pozitiv. Menjėherė pasi ndodhėn shpėrthimet e Gėrdecit, qeveria ndryshoi qėndrim. Sulmet ndaj gjykatave, ndaj prokurorėve, kundėr medias u bėnė dominuese dhe pėr njė person si unė, qė nuk isha mėsuar me njė gjė tė tillė, tė pamundura pėr ta kuptuar. Letrat qė Kryetarja e Parlamentit i dėrgonte Prokurores sė Pėrgjithshme, shkelnin nė mėnyrė flagrante kufirin mes dy pushteteve: atij legjislativ dhe gjyqėsor, qė nė thelb, ishte njė pėrpjekje pėr tė imponuar se ē’duhet tė bėnte prokuroria. Sulme si ato ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme nuk i kisha parė kurrė. Dhe qė nga ai moment pėrpjekjet pėr tė kontrolluar se kush do tė bėhej anėtar i gjykatės sė lartė, sulmet ndaj asaj pjese tė medias qė thjesht po pėrpiqej tė bėnte punėn e vet pėr tė zbuluar se ēfarė kishte ndodhur. Pastaj ishte situata e pazakontė qė ministri i atėhershėm i Mbrojtjes, pėr tė cilin u gjykua qė duhet tė linte postin, u risoll nė qeveri me njė portofol tjetėr. Pra pėrsėri mendja tė shkon qė kėto veprime bien ndesh me mėnyrėn sesi funksionon demokracia. Po pse duhet ta bėjė njė qeveri njė gjė tė tillė, pse nuk duhet tė jetė organizmi kryesor, qė tė jetė i interesuar tė zbulojė se ēfarė ndodhi. Ne tė gjithė pamė me tmerr pamjet, ambulancat, njerėzit, tė mbuluar me gjak, tė rinj, tė moshuar u transportuan nė spital, me ato plagė tė tmerrshme dhe tė gjithė shtruan pyetjes: Si ka mundėsi qė tė ndodhė njė gjė e tillė? Por nė vend qė tė fillonte njė pėrpjekje tė pareshtur pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, qeveria u kthye kundėr institucioneve qė kishin detyrėn tė zbulonin tė vėrtetėn. Dhe tė lind pyetja: Ēfarė nuk donin ata tė zbulonte publiku?

    Kur vizitova Gėrdecin, unė takova njė grua qė mbante njė varėse me njė medalion ku kishte vėnė fotografinė e tė birit qė kishte humbur jetėn nga shpėrthimi dhe mė tha: “Zoti Ambasador, a do ta shoh drejtėsinė tė vėnė nė vend?” Dhe unė i detyrohem asaj njė ndjesė tė thellė dhe nėse do tė mund ta takoja, do t’i kėrkoja falje sepse unė i thashė: “Po, drejtėsia do tė vihet nė vend”. Por kaq vjet mė pas, nuk ka pasur drejtėsi pėr kėtė zonjė, apo pėr tė tjerėt qė u dėmtuan, apo u plagosėn dhe kjo ėshtė diēka shumė e trishtueshme. Mė vjen keq qė i premtova njė gjė tė tillė. Kisha mė shumė besim tek qeveria dhe institucionet, sesa ishte e justifikueshme.



    Gjykata e lartė mori vendimin pėr pafajėsi pėr ish-kryeministrin Ilir Meta. Keni ndonjė koment?



    Nuk e kam parė vendimin dhe tani kėtu po e dėgjoj prandaj nuk mund tė komentoj konkretisht. Por ajo qė mund tė them ėshtė se pėrtej anės ligjore, ėshtė e rėndėsishme qė perceptimi pėr politikanėt nė udhėheqje tė jetė nė njė standard mė tė lartė se gjithkush tjetėr dhe shpresoj qė perceptimi pėr kėtė pėrfundim tė mos jetė negativ as pėr veprimet e zotit Meta, dhe as pėr gjykatėn. Parimi qė duhet aspiruar ėshtė: a janė udhėheqėsit vėrtet tė angazhuar ndaj demokracisė. A ėshtė ajo pjesė integrale e tyre? Njė provė e kėsaj do tė jetė votimi pėr presidentin. Sipas Kushtetutės, kjo mund tė bėhet me njė shumicė tė thjeshtė. Por me shpirtin e demokracisė, njė udhėheqės nuk do tė fshihej pas anės ligjore, por do tė ishte i pari qė tė dilte dhe tė thoshte se nė njė kohė kur Bashkimi Evropian dhe miqtė tanė amerikanė janė aq tė shqetėsuar pėr ndasitė e thella politike, unė do tė jem i pari qė tė kėmbėngul pėr njė president konsensual. Kjo do tė ishte udhėheqje.

    * * *

    Ish-ambasadori amerikan nė Shqipėri, John L. Uithers II ka hequr pėr herė tė parė dorashkat diplomatike dhe ka folur hapur pėr qeverinė shqiptare dhe tė ardhmen e vendit, e cila nuk duket fare e ndritur. Nė njė intervistė tė dhėnė pėr edicionin shqip tė “Zėrit tė Amerikės” (Voice of America), Uidhers ka shprehur shqetėsimin pėr gjendjen e demokracisė nė Shqipėri. Intervista e plotė do tė transmetohet sot, por “Shekulli” ka siguruar disa pjesė tė saj.

    Madje ambasadori amerikan e ka krahasuar vendin tonė me dy nga vendet e tjera tė Europės qė kanė bėrė hapa pas nė lidhje me demokracinė dhe janė bėrė shembulli negativ i dhunės shtetėrore. “Shqetėsohem se mė duket se Shqipėria nuk po ndjek rrugėn e demokracive perėndimore, por po shkon nė drejtimin qė po shkon Hungaria, e cila po merr masa shtypėse ndaj medias, apo nė drejtimin e Ukrainės qė pėrdor gjykatat pėr tė sulmuar udhėheqės tė opozitės apo pėr tė mbrojtur aleatė politikė dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisė, ku zgjedhjet nuk janė nė standardet ndėrkombėtare, gjė qė ne presim t’i ketė njė demokraci e zhvilluar”, tha ambasadori Uithers nė intervistėn e parė qė jep qė kur pėrfundoi mandatin nė Shqipėri. Nė Hungari qeveria ka pėrdorur gjykatat pėr tė mbyllur dhe sulmuar mediat opozitare; nė Ukrainė ėshtė arrestuar kryetarja e opozitės dhe njė sėrė pėrfaqėsuesish tė tjerė ndėrsa nė Rusi zgjedhjet u manipuluan dhe Putin ka shtypur pėrdhunisht protestat e opozitės duke kėrkuar qė tė marrė vetė njė mandat tjetėr nė krye tė shtetit. Njė situatė tė ngjashme me kėto tre vende, Uidhers po e shikon edhe nė Shqipėri.

    Nė intervistėn pėr VOA, ish-ambasadori amerikan nė Tiranė thotė se fakti qė Shqipėria nuk po arrin tė zgjidhė dukuri tė tilla si korrupsioni, problemet nė sistemin e drejtėsisė dhe konfliktet politike, janė probleme tė shkaktuara nga udhėheqėsit politikė nė vend qė i quan pėrēarės dhe jo bashkues. “Problemet e politikes nuk vijnė nga ambienti, por polarizimi politik i udhėheqėsve qė thjesht nuk kanė nė vetvete instinktin demokratik, pėr tė cilėt demokracia ėshtė diēka jashtė tyre, demokracia ėshtė diēka qė nuk u vjen pėr shtat diēka qė ata duhet ta manipulojnė pėr botėn e jashtme, por jo qė ata vetė ta praktikojnė, nuk u vjen nga zemra”.

    Kryeministri Berisha dhe zyrtarė tė tjerė tė mazhorancės i kanė vlerėsuar qėndrimet e ambasadorit amerikan si personale dhe jo si politika zyrtare tė SHBA-sė, por Uidhers i ka hedhur poshtė kėto zėra duke shpjeguar se qėndrimet e tij ndaj kryeministrit, apo ndaj udhėheqėsit tė opozitės, apo ndonjė personaliteti tjetėr nė Shqipėri, nuk ishin personale por njė analizė pėr veprimet qė nuk ishin nė pėrputhje me parimet e demokracisė.

  5. #25
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    “Bie shkalla e lirisė nė Shqipėri”


    Raporti i Freedom House pėr Shkallėn e Lirisė gjatė vitit 2011 ka adresuar drejtpėrdrejt ēėshtje, qė kanė dominuar edhe jetėn politike nė Shqipėri, pėr tė treguar renien e shkalles se lirise.

    Sikurse edhe nė raportet e mėparshme Shqipėria pėr vitin 2011 vijoi tė mbetet njė vend me liri tė pjesshme duke u renditur nė tė njėjtin klasifikim me vende si Afganistani, Azerbajxhani, Bangladeshi dhe Kina.


    Raporti Freedom House jep edhe shkaqet pėrse liria nė Shqipėri ėshte e pjesshme.

    “Shqipėrisė i ėshtė vendosur shigjeta e rėnies sė lirisė pas vrasjes sė protestuesve tė opozitės nė muajin janar, polarizimi makanizmit elektoral qė shoqėroi zgjedhjet lokale nė Maj


    Shqipėrisė i ėshtė vendosur shigjeta e rėnies sė lirisė pas vrasjes sė protestuesve tė opozitės nė muajin janar, polarizimi makanizmit elektoral qė shoqėroi zgjedhjet lokale nė Maj dhe dėshtimi gjykatave nė paanshmėrinė gjatė njė procesi korruptiv tė njė politikani tė lartė nė qeveri”, thuhet nė raport.



    Nė kategorinė e vendeve pjesėrisht tė lira, sė bashku me Shqipėrinė renditen edhe Kosova, Bosnja dhe Maqedonia, kurse Serbia dhe Mali i Zi janė renditur nė kategorinė e vendeve tė lira.

    Freedom House nėnvizon se kryengritjet nė botėn arabe nė vitin 2011 kanė inspiruar njerėzit e shtypur kudo nėpėr botė. “Lėvizjet reformuese qė ndodhėn vitin e kaluar nė Lindjen e Mesme dhe nė Afrikėn e Veriut kanė shėnuar sfidėn mė tė madhe pėr sundimin autoritar, qė nga rėnia e komunizmit sovjetik para 20 vjetėsh", thekson raporti.

    TCH
    Ne kohe e rrethana kritike, si individi, ashtu edhe nji popull japin proven e forces morale te tyne

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mire keta te huajte qe konstaojne realisht ca eshte Albania sot

    Degjoni me mire shqiptarin tone ca thote:
    Ish gazetarin e Klan Krimit dhe mos pyesni me kush i vrau ata 4 vete.

    Gazetari Mahmutaj: Berisha urdhėroi vrasjet, do kthehem nė Shqipėri kur tė iki nga pushteti

    Pasojat tragjike qė 21 janari i vitit tė shkuar la nuk ishin vetėm katėr viktimat por dhe shumė tė tjerė tė cilėt u rrahėn nga policia apo dhe u plagosėn nga plumbat e Gardės Republikane. Njė prej tyre ėshtė dhe gazetari Fatos Mahmutaj, i cili pėrveē se mori njė plumb nė dorė gjatė raportimit nė televizionin ABC News iu desh qė tė vuante dhe kėrcėnimet pushtetit pėr tė mbyllur gojėn pėr ngjarjen qė pėr pak i mori jetėn. Me rastin e njė vjetorit tė kėsaj ngjarja, gazetari Mahmutaj flet pėr agjencinė “AMA-NEWS” duke thėnė se ka humbur besimin te drejtėsia dhe nė Shqipėri do tė kthehet vetėm pasi nga pushteti tė ketė ikur Sali Berisha dhe shpura e tij. Ai aktualisht ndodhet nė Belgjikė dhe vuan ende kėrcėnimet e regjimit tė Tiranės. Gazetari ėshtė i qartė se vrasja e katėr protestuesve dhe plagosja e tij kanė ardhur nga garda republikane me urdhėr tė Lulėzim Bashės dhe Sali Berishės.

    AMA-NEWS: Jemi njė vit nga ngjarja tragjike e 21 janarit 2011, mund tė na bėni njė pėrshkrim tė asaj dite ku mbetėn tė vrarė katėr protestues dhe ju u plagosėt?

    21 janari 2011 padyshim qė do tė mbetet dita qė mė solli dėmet mė tė mėdha nė jetė. Ėshtė njė ditė e zezė pėr mua, dhe pėr mė tepėr pasojat negative tė saj po mė ndjekin nga pas. I lutem tė Madhit Zot qė tė shpėtoj nga kjo, por sicc duken gjėrat edhe mė pas, do vazhdojnė nė tė njėjtėn rrjedhė. Atė ditė ndodhesha nė punė, njėlloj si ditėt e tjera. Po zhvilloheshin protestat e opozitės dhe kisha zgjedhur vendin mė tė pafavorshėm pėr raportim. Ndodhesha sipėr njė platforme tė vendosur nga gazetarėt e Top Channel, por qė ishte «pushtuar» nga disa qytetarė
    qė thjesht po vėzhgonin protestėn. Pėr fatin e keq tė timin dhe tė ndjerit Hekuran Deda, «Garda Revolucionare» e nisi qitjen nga neve. Mua me kapi plumbi nė dorė teksa po raportoja direkt nė televizion, ndėrsa plumbi i radhės kapi nė kokė tė ndjerin Hekuran Deda duke i shkaktuar vdekjen. Pamje makabre dhe tmerri, ishin ato momente tė cilat nuk i shlyej dot nga kujtesa.

    AMA-NEWS: Ku ndodheni aktualisht dhe me ēfarė jeni duke u marrė?
    Prej njė viti ndodhem nė Belgjikė, si azilant politik. Aktualisht po mėsoj dy gjuhėt kryesore tė kėtij vendi, frengjisht dhe flamisht, ndėrsa ndoshta mė vonė do mė duhet edhe gjermanishtja. Jetoj nė njė banesė nė njėrėn nga lagjet kryesore tė Brukselit.

    AMA-NEWS: Ju atė kohė publikisht deklaruat se qėlloi garda republikane drejtimin tuaj, ku mbettė i plagosur nė dorė dhe humbi jetėn protestuesi Hekuran Deda, vijoni tė keni tė njėjtin qėndrim?
    Sigurisht qė i qėndroj kėtij mendimi. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjė mendim ndryshe. Vrasėsi jonė ėshtė Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Pėr mua nuk ka rėndėsi se kush e tėrhoqi kėmbėzėn, ndonjė nga gjashtė tė akuzuarit apo dikush tjetėr nga garda. Urdhri pėr tė qėlluar mbi neve ishte direkt i Berishės, transmetuar gardistėve nėpėrmjet syrit tė
    nxirė tė Ndrea Prendit nga badigardi i kryeministrit.
    Ju u pėrballėt me rrezikun e humbjes sė jetės kur vetėm rastėsia ju shpėtoi, cili ishte reagimi i eprorėve tuaj?
    Eprorėt! Ehh, fillimisht fshehėn lajmin e plagosjes time. Pastaj u munduan tė ndryshonin dėshminė time. Sedra mė detyroi tė jepja dorėheqjen nga «TV Turpi».

    AMA-NEWS: A morėt njė dėmshpėrblim pėr dėmtimin qė patėt nė punė?

    Nuk mė paguan asgjė veē rrogės deri ditėn kur kisha punuar. Nuk mė paguan edhe njė muaj raport qė mė dhanė nė spital. Por edhe unė nuk u kėrkova tė mė paguanin. Nuk doja asgjė prej atyre. Madje edhe rrogėn ma paguan nė bankė se pėrndryshe do ua refuzoja. Le ta mbanin si kujtim prej meje.

    AMA-NEWS: Ju gjatė kėsaj periudhe jeni shprehur se keni pasur kėrcėnime si personalisht por dhe familjarė tuaj, si ėshtė e vėrteta e kėtyre kėrcėnimeve, nga ju kanė ardhur?
    Fillimisht, njė javė pas 21 janarit u kėrcėnova nga njė polic, i cili i pėrket strukturė qė i bėjnė fresk familjes Berisha. U detyrova tė ikja me mendimin se do mbetesha i qetė. Por nuk ndodhi njė gjė e tillė. Mė 20 shtator 2011 njė tjetėr polic i tė njėjtės strukturė, qėlloi 6 herė
    me pistolete tim vėlla. Veē Zoti e shpėtoi. Kjo u bė shkak qė familja ime tė rikthehej nė fshatin e origjinės nė Mallakastėr.

    AMA-NEWS: Si e shikoni situatėn nė tė cilėn ndodhet sot Shqipėria?
    Ku thėrret qameti. Njė vend qė nėpėrkėmbet nga njė njeri i vetėm dhe klanet e tij. Pa pikė turpi nė mes tė ditės ai gėnjen, tallet, dhe ofendon gjithė shqiptarėt. Mė tepėr se kaq gjendja nuk ka ku tė shkojė.

    AMA-NEWS: A do te ktheheni ndonjėherė ne Shqipėri dhe kur? Nėse jo, pėrse ?
    Nė Shqipėri do tė kthehem menjėherė ditėn kur Berisha dhe klanet e tij tė mos jenė nė pushtet.

    AMA-NEWS: Ēmendoni pėr kolegėt tuaj gazetarė aktualisht nė mediat e ndryshme. Si ju duket realiteti mediatik, a pėrkon me situatėn, a ka ndryshuar dhe ēfarė duhet bėrė?
    Media shqiptare aktualisht ndodhet nėn presion tė madh. Qeveria Berisha me tė gjitha mėnyrat vazhdon tė masakrojė tė gjitha mediat qė nuk i bėjnė fresk atij dhe familjes sė tij. Gazetarėt sot nė Shqipėri poshtėrohen, hiqen nga puna, nuk u paguhen rrogat, u bėhet presion i hapur apo indirekt, dhunohen apo si nė rastin tim u futet edhe ndonjė plumb. Kjo ėshtė fytyra e vėrtetė e Berishės ndaj medias, ndėrsa ky kryeministėr palaēo deklaron se mbėshtet lirinė e medias. Natyrisht duke bėrė njehsim ndėrmjet gaztorėve tė medias me gazetarėt.
    Albania Uber Alles

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Ish-ambasadori Withers: Qeveria sundimtare qe vjedh zgjedhjet

    Sa keq Withers mer mesime nga selia roze
    Shifni ju te skupstina obshtines

    BOMBA e Withers: Kjo qeveri nuk qeveris, por sundon. Zgjedhjet nė Tiranė ishin njė farsė
    AMA

    Ish- ambasadori amerikan shigjeton rėndė qeverinė: Basha e Berisha nuk besojnė tek idealet demokratike. Nė Shqipėri ėshtė cenuar e drejta themelore, ajo e votės

    Ish- ambasadori amerikan nė Tiranė, John Withers, ka dhėnė njė intervistė me tone jashtėzakonisht tė forta pėr revistėn JAVA. Revista do dalė nė treg tė shtunėn, ndėrkohė qė paraprakisht po u sjellim disa pjesė nga intervista e fortė e Withers. Ai thotė se nė Shqipėri qeveria sundon dhe nuk qeveris. Ai thotė se zgjedhjet nė Tiranė ishin njė farsė dhe nė vend ėshtė cenuar e drejta themelore, ajo e procesit elektoral. Withers thotė se Berisha e Basha nuk besojnė tek idealet demokratike. Withers flet me tone tė ashpra pėr ēėshtjen e Gėrdecit. Mė poshtė pjesė nga intervista e Withers:



    Qeveria nuk lejoi tė dalė nė shesh e vėrteta e Gėrdecit

    - Reagimi i qeverisė ndaj tragjedisė sė Gėrdecit mbetet njė prej dėshtimeve tė saj mė tė mėdha. Nuk duhet harruar kurrė se nė radhė tė parė Gėrdeci ėshtė njė tragjedi njerėzore. Teksa fragmentet e mprehta e tė pėrvėluara tė metalit ranė si shi nga qielli, njerėzit humbėn tė dashurit e tyre, pėrfshirė fėmijėt, nė njė ngjarje qė mund tė pėrshkruhet vetėm si njė akt kriminal. Tė tjerėve, qė u plagosėn rėndė nga ciflat, iu ndryshoi jeta pėrgjithnjė. Askush nuk mund t’ua kthejė mė tė vrarėt familjeve apo t’i shėrojė sėrish ato trupa tė dėrrmuar. Por, ėshtė njė pėrgjegjėsi themelore e qeverisė qė tė garantojė qė drejtėsia tė vihet ne vend dhe qė viktimat e kėsaj bėme tė tmerrshme tė shohin, qė ata qė mbajnė pėrgjegjėsinė ligjore e morale pėr kėtė krim, tė japin llogari pėr veprimet e tyre. Por, qeveria shqiptare jo vetėm qė ka neglizhuar zbardhjen e tė vėrtetės sė Gėrdecit, por nė fakt, ka ushtruar nė maksimum pushtetin e saj, pėr tė mos lejuar qė e vėrteta tė dalė nė shesh.



    - Gjatė ditėve tė fundit, nė kontekstin e vendimit tė Gjykatės sė Tiranės nė gjyqin e Gėrdecit, janė ngritur pikėpyetje tė tjera. Askush nuk e ka mbrojtur mė fuqimisht sesa unė pavarėsinė e gjyqėsorit shqiptar. Por edhe pėr ata qė besojnė fort nė autonominė e gjykatave, kėto vendime janė tė ēuditshme, e madje zhgėnjyese. Rast pas rasti, Gjykata dha vendime pėr “dhunimin e rregullave tė sigurisė nė punė” dhe “shkatėrrimin e pronės pėr shkak tė neglizhencės.” Por si ka mundėsi qė ajo iu shmang me kaq pėrpikmėri elementit kyē, faktit qendror tė tragjedisė sė Gėrdecit: qė 26 njerėz tė pafajshėm u vranė nga ato shpėrthime dhe qė dikush ėshtė pėrgjegjės pėr ato jetė?



    Vepra e kėsaj qeverie shkon kundėr konceptit tė ndėrtimit tė demokracisė

    - Ajo qė duhet tė ndryshojė mė shumė se ēdo gjė tek elita politike shqiptare ėshtė mentaliteti. Sot, klasa qeverisėse shqiptare i pėrmbahet njė koncepti tė vjetėr, e madje regresiv, se gėzon privilegje nė raport me njerėzit e zakonshėm, se ka imunitet nga sundimi i ligjit, se nuk i nėnshtrohet vullnetit tė popullit. Asgjė nuk ka influencuar pėr tė minuar progresin drejt demokracisė qė i duhet vendit, mė shumė sesa kėto qėndrime arkaike tė njerėzve me pushtet. Shqipėria ėshtė njė demokraci e re. Gjatė mė shumė se njėzet vjetėve qė kanė kaluar qė prej rėnies sė komunizmit, nevoja e saj mė e madhe ka qenė ndėrtimi i institucioneve kyēe tė njė demokracie: njė gjyqėsor tė pavarur dhe tė besueshėm, njė media tė ēliruar, njė sistem elektoral qė ėshtė realisht i lirė dhe i ndershėm, njė shtet ligjor qė e lufton realisht korrupsionin dhe qė ėshtė njėsoj i vlefshėm si pėr ata me pushtet, ashtu dhe pėr ata pa pushtet, njė kulturė politike qė ėshtė e aftė tė arrijė konsensusin pėr ēėshtjet e mėdha qė lidhen me interesin kombėtar, njė pėrqendrim i pareshtur pėr t’iu pėrgjigjur nevojave tė popullit.



    - Asgjė prej kėtyre nuk ėshtė arritur. Shikoni qeverinė aktuale. Vepra qė ka lėnė pas shkon tėrėsisht kundėr konceptit tė ndėrtimit tė demokracisė. Ajo ka kanosur gjykatat nė mėnyrė rutinė, madje edhe nėn fasadėn e njė ligji antikushtetues lustracioni. Ka sulmuar nė mėnyrė poshtėruese zyrėn e Prokurores sė Pėrgjithshėm, teksa ajo pėrpiqej tė gjente pėrgjigje pėr tragjeditė qė ndodhėn nė Gėrdec dhe nė 21 Janar 2011. Ėshtė pėrpjekur tė kufizojė liritė e medias, pėrmes ligjeve shtrėnguese dhe jodemokratike dhe pėrmes presionit ndaj ambienteve nė tė cilat funksionon media. Dhe rast pas rasti, ajo ka manipuluar dhe tė drejtėn demokratike mė themelore, procesin elektoral. Ėshtė e trishtueshme, qė pėrkundrejt gjithė punėve tė mira qė mund tė kishte bėrė njė qeveri largpamėse, reformiste dhe pro demokracisė, kjo qeveri ka treguar njė interes aktiv, e madje obsesiv, vetėm pėr njė objektiv: pushtetin, me ēdo mėnyrė qė ka nė dorė.



    - Ajo qė i nevojitet Shqipėrisė nuk janė thjesht politikanė mė rinorė, por njė mentalitet i ri. Burrat e vėrtetė tė shtetit, si Nelson Mandela nė Afrikėn e Jugut apo i ndjeri Vaclav Havel i Republikės Ēeke, ishin burra nė moshė mjaft tė madhe, por besimi tek idealet demokratike ishte thelbi i karakterit dhe qenies sė tyre. Ky besim udhėhiqet ēdo veprim qė bėnin dhe ēdo vendim qė merrnin. Pėr fat tė keq, sot udhėheqėsve shqiptarė, qoftė kur janė nė moshėn e Kryeministrit Berisha apo tė Lulzim Bashės, ky besim ju mungon. Ėshtė me rėndėsi jetike pėr Shqipėrinė, qė tė gjejė tė tjerė udhėheqės – burra dhe gra, tė vjetėr apo tė rinj, tė ēfarėdo feje apo etnie – tek tė cilėt flaka e demokracisė vazhdon tė shndrijė.
    Albania Uber Alles

  8. #28
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    22-08-2009
    Postime
    389
    Ja prit sa ta lexoje BRARI kete artikull, dhe te nise te akuzoje Withersin ,si Sigurims te Enver Hoxhes

    HAHAHAHHAHAHAHAHHAH

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Helikranon
    Anėtarėsuar
    14-11-2010
    Postime
    359
    Ish-ambasadori amerikan nuk tha asgje tjeter vec asaj qe dime te gjithe.Por si do te bejne disa qe na shkruanin me germa blu(biles dhe kafene e donin me qumesht blu) ?
    Me siguri do te kthehen te ngjyra e tyre qe ruajne me fanatizem brenda vetes,dhe te tille kemi me teprice ketu ne Amerike qe na mbajne "leksione" neper Burger-kinge mbi demokracine ,dhe jane pikerisht ata qe ne kohen e diktatures mbanin poste drejtuese ,keta ishin me te rrezikshem dhe me te besuar sepse s'ishin anetar partie pas se ciles ata justifikojne veten sot.Por mos merakosni do hapen dhe dosjet e me pas c'do thoni ju vigjelentet e partise?

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja ka dhen brari vidhersit vulen shum koh perpara..
    ai ishte jo ambasador por ..

    nje kimfilbist i qelbur qe perkrahu bolshevizmin polpotist te edvin rucit..
    nje qelbanik .. qe bekoj reprezaljet e hordhive te stalinizmes enveriste m.utaviste.. ed ruco paskalo tom doshiste erion ballo khmer ruzhoiste.. ne perpjekjet per te marre 97-toisht pushtetin.. gjat 21 janareve te ed rucit..

    un e kam ditur se cdo thot widhersi qe ne javet e para te zbarkimit te tij ne shqiperi..
    ai ishte nje i derguar i mariz linose asaj putanes qe i shkaktoj shqiperise tragjedin e 97 tes me pabesin e saje per te ri-sjelle ne pushtet bllokqenerine..

    withja do luft civile ne shqiperi.. don te shoh tym e flake nga vlora ne koplik.. qe demokracia te marr fund e ai shtabi kim filbist ne usa te qetsohet mbasi te ken instaluar ne pushtet ne tirane kulishet me te qelbur te bllokmenve..

    por.. nuk besoj se shqiptaret do pranojne enver hoxhizmin dhe nji here..

    ..



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 16-03-2012 mė 17:29

Faqja 3 prej 12 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •