Close
Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 119
  1. #1
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158

    Ish-ambasadori Withers: Qeveria sundimtare qe vjedh zgjedhjet

    Withers: Shqipėria nuk po ndjek rrugėn e demokracive perėndimore

    Ish-ambasadori i Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri, John L. Withers II jep intervistė ekskluzive pėr Zėrin e Amerikės

    Ish-ambasadori i Shteteve tė Bashkuara nė Shqipėri John L. Withers II, nė njė intervistė ekskluzive pėr Zėrin e Amerikės shpreh shqetėsimin pėr gjendjen e demokracisė nė Shqipėri. Ambasadori Withers thotė se i duket se ajo nuk po ndjek rrugėn e demokracive perėndimore. dhe se sistemi politik po dėshton. Nė intervistėn e parė qė kur pėrfundoi mandatin nė Shqipėri, thuajse dy vjet mė parė, zoti Withers vlerėson lart popullin shqiptar dhe dėshirėn e tij pėr tė ecur pėrpara. Por ai shton sistemi politik po dėshton dhe nuk ėshtė nė gjendje tė identifikojė atė qė do publiku.

    Zėri i Amerikės: Ambasador Withers mirėseerdhėt. Le tė flasim pak pėr mendimet tuaja pėr Shqipėrinė sot pothuajse dy vjet pasi ju jeni larguar...

    Ambasador Withers: Unė e kujtoj vazhdimisht Shqipėrinė. Jam i kėnaqur qė jam kthyer nė vendin tim, por me merr malli pėr Shqipėrinė, mė merr malli pėr shumė gjėra sidomos tė lidhura me miqtė e shumtė atje. Si ta shpreh me pak fjalė: mė merr malli tė pi njė kafe, njė kafe me gjithė kuptimin qė ka ky ritual nė Shqipėri, pėrfshirė bisedat dhe miqėsitė. Mė merr malli pėr malet, pėr qiellin e Shqipėrisė.

    Zėri i Amerikės: Si e shihni vendin sot, pėr aq sa e keni ndjekur kėto kohė?

    Ambasador Withers: Ėshtė e vėshtirė ta ndjek aq afėr sa ē’e ndiqja mė parė. Tani unė nuk kam mė pozitė zyrtare, jam thjesht njė qytetar amerikan, por jam i shqetėsuar pėr Shqipėrinė, jo pėrsa i takon energjisė dhe talentit, apo vullnetit tė mirė tė popullit shqiptar. Unė kam besim tė plotė nė gjenialitetin e popullit shqiptar, por shqetėsohem pėr mėnyrėn sesi po shkon demokracia nė Shqipėri. Shqetėsohem se mė duket se Shqipėria nuk po ndjek rrugėn e demokracive perėndimore, por po shkon nė drejtimin qė po shkon Hungaria e cila po merr masa shtypėse ndaj medias, apo nė drejtimin e Ukrainės, qė pėrdor gjykatat pėr tė sulmuar udhėheqės tė opozitės apo pėr tė mbrojtur aleatė politikė dhe miq. Mendoj se po ndjek drejtimin e Rusisė, ku zgjedhjet nuk janė nė standardet ndėrkombėtare, ashtu siē ne presim qė t’i ketė njė demokraci e zhvilluar. Kėto gjėra mė shqetėsojnė.

    Zėri i Amerikės: Nė kabllogramet qė ju dėrgonit nga Shqipėria nė Departamentin e Shtetit, ju ngrinit pikėrisht kėto shqetėsime, pėr gjendjen nė tė cilėn ndodhet drejtėsia, pėr korrupsionin nė vend, problemet tė tilla tė rrėnjosura nė shoqėrinė dhe politikėn shqiptare. Pse mendoni se nuk ka qenė nė gjendje Shqipėria t’i zgjidhė kėto probleme?

    Amabasador Withers: Mė vjen keq ta them, por mendoj se ky ėshtė problem i udhėheqjes politike. Pėr Shqipėrinė kjo ėshtė diēka pėr tė ardhur keq, por edhe ironike njėkohėsisht sepse Shqipėria ka njė nga shembujt mė tė mėdhenj tė udhėheqjes nė gjithė historinė, qė ishte Skėnderbeu. Mjafton t’i hedhėsh njė sy modelit qė ai ka lėnė pas: ai ishte njė udhėheqės qė solli bashkimin, nė Besėlidhjen e Lezhės nė vitin 1444. Ai i bashkoi tė gjitha palėt rivale pėr interesin kombėtar. Udhėheqėsit e sotėm nuk janė bashkues, janė pėrēarės. A pėrfaqėsojnė ata interesin kombėtar? Mua mė duket se ata pėrfaqėsojnė interesat e fraksioneve dhe partive, pėrfaqėsojnė interesin e ngushtė tė mbajtjes sė pushtetit, jo tė qeverisjes nė shėrbim tė popullit. Shqipėrisė i duhet njė Skėnderbe sot, mė shumė se kurrė ndonjėherė mė parė. Por nė Shqipėrinė e sotme nuk ka Skėnderbegė dhe mua mė vjen keq pėr njė gjė tė tillė.

    Zėri i Amerikės: A mendoni se udhėheqėsit qė ka Shqipėria nuk janė nė gjendje ta ēojnė vendin pėrpara, apo ėshtė mjedisi qė ushqen kėtė lloj fryme?

    Ambasador Withers: Nga ajo qė kam parė unė, nuk besoj se ėshtė mjedisi. Ajo qė pashė unė nė Shqipėri, ishte njė dinamizėm i madh, aftėsi krijuese, njerėz qė pėrpiqen pėr shanse dhe mundėsi tė shumta, pėr mėnyra pėr pėrmirėsimin e tyre. Unė mendoj se sistemi politik – ta them shumė hapur – po dėshton. Nuk ėshtė nė gjendje tė krijojė konsensus, nuk ėshtė nė gjendje tė identifikojė atė qė do publiku dhe tė punojnė pėr publikun. Mė lejoni pėrsėri t’ju sjell njė shembull tė historisė. Njė nga shprehjet mė tė famshme tė Skėnderbeut ishte: “Lirinė nuk ua solla unė, atė e gjeta nė mesin tuaj”. Ai i kuptonte aspiratat e publikut dhe kėtij synimi ju pėrkushtua pėr ta arritur. Nė Shqipėrinė e sotme, njė frymė e tillė ėshtė ende e pranishme: aspiratat e shqiptarėve pėr liri, pėr pėrparim. Pyetja ime ėshtė: Pse ata qė janė nė pushtet nuk e pėrqafojnė kėtė frymė dhe ta ēojnė pėrpara, pse pothuajse nė ēdo veprim qė bėjnė, ata e thyejnė kėtė frymė, qė ėshtė kaq e qartė mes shqiptarėve nė pėrgjithėsi.

    Zėri i Amerikės: Cila mendoni ju se ėshtė pėrgjigjia ndaj kėsaj pyetjeje?

    Ambasador Withers: Mendoj se bėhet fjalė pėr polarizim, pėr udhėheqės qė thjesht nuk kanė nė vetvete instinktin demokratik, pėr ta demokracia ėshtė diēka jashtė tyre, ėshtė diēka qė nuk u vjen pėr shtat, diēka qė ata duhet ta manipulojnė pėr botėn e jashtme, por jo qė ata vetė ta praktikojnė, demokracia nuk u vjen nga zemra. Mendoj se ky ėshtė problemi mė i madh. Abraham Lincolni ka bėrė pėrkufizimin mė tė thjeshtė dhe tė pėrmbledhur pėr demokracinė: “Demokracia ėshtė qeveria e popullit, qė buron nga populli dhe pėr popullin”. Dhe pyetja qė i drejtoj popullit shqiptar ėshtė: “A e shihni ju njė gjė tė tillė tek udhėheqja juaj? A shihni njė qeveri tė popullit, apo shihni njė qeveri tė grupeve tė vogla klanore, qė votohet pėr tė mbajtur vetveten nė pushtet? A shihni njė qeveri tė dalė nga populli, apo njė qeveri qė ėshtė e shkėputur nga populli, qė ndjek interesat e veta, apo tė partisė sė vet dhe jo tė gjithė popullit? Dhe a shihni njė qeveri pėr popullin, njė qeveri qė punon pėr ēfarėdo partie qė pėrfaqėson njė udhėheqės politik, apo njė qeveri qė thjesht i dedikohet ruajtjes sė pareshtur tė pushtetit dhe jo njė angazhim tė fortė dhe tė pėrkushtuar ndaj qeverisjes?”

    Zėri i Amerikės: Nuk ėshtė sekret qė gjatė mandatit tuaj, ju e keni kritikuar qeverinė dhe kryeministrin e saj zotin Berisha. Ēfarė mendoni pėr stilin e tij tė udhėheqjes?

    Ambasador Withers: Mė lejoni tė them nė fillim se kam dėgjuar qė kryeministri ka pasur njė rast kur nuk ėshtė ndjerė mirė me shėndet kohėt e fundit dhe dua tė pėrfitoj nga rasti t’i uroj tė jetė mirė. Shpresoj qė ta marrė veten shpejt dhe plotėsisht. Ai ka njė pėrgjegjėsi tė madhe dhe duhet tė ketė tė gjitha forcat pėr t’i kryer ato.

    Do ta riformuloja pyetjen tuaj. Nga kėndvėshtrimi im nuk ishin kritika ndaj kryeministrit, apo ndaj udhėheqėsit tė opozitės, apo ndaj ndonjė personaliteti tjetėr nė Shqipėri. Bėhej fjalė pėr politikat e tyre, bėhej fjalė pėr temėn mė tė gjerė tė parimeve tė demokracisė, kjo ka rėndėsi. Dhe nuk bėhet fjalė pėr tė veēuar njė individ as andej as kėtej, sepse nuk ėshtė asgjė personale. Bėhet fjalė pėr tė analizuar veprimet qė nuk janė nė pėrputhje me parimet e demokracisė. Mbėshtetja ime ėshtė pėr parimet demokratike nė Shqipėri, gjė qė mendoj se pasqyron si interesat e popullit shqiptar, ashtu edhe atij amerikan. Ne duam tė shohim njė demokraci tė shėndetshme nė Shqipėri. Pra nuk ėshtė fjala tek individė tė caktuar, por tek strukturat, parimet, ėshtė fjala pėr krijimin e institucioneve tė shėndetshme.

    Zėri i Amerikės: Por dikush ėshtė nė krye tė qeverisė dhe dikush ėshtė nė krye tė opozitės, dhe mėnyra sesi dikush e drejton njė qeveri, apo parti politike ka ndikim nė drejtimin qė marrin gjėrat?

    Ambasador Withers: E kuptoj por doja ta bėja tė qartė dallimin qė dikush mund tė mos jetė dakord me njė mendim dhe njė qėndrim, pa a humbur respektin pėr personin qė e ka kėtė mendim apo qėndrim. Pėrsa i takon qėndrimit tė qeverisė aktuale, unė do ta kėshilloja qė ta mendonte edhe njė herė se Shqipėria ka mundėsi dhe nevoja, njė tė ardhme pėr tė cilėn duhet menduar, jo vetėm pėr qytetarėt e sotėm tė Shqipėrisė por pėr fėmijėt e tyre. Kur qeveria sulmon institucionet e demokracisė dhe kur injoron parimet e demokracisė, kjo ėshtė diēka qė mė shqetėson thellėsisht. Mė lejoni t’ju jap njė shembull: Jemi shumė pranė njė vjetorit tė ngjarjeve tė 21 janarit. Katėr vetė vdiqėn, u derdh gjak nė rrugėt e Tiranės, gjak i ēmuar shqiptarėsh. Tė shkon mendja qė nė rrethana tė tilla, qeveria do tė ishte e para qė do tė donte tė zbulonte se ēfarė ndodhi nė tė vėrtetė, qė do tė donte t’u jepte gjithė mbėshtetjen e mundshme hetuesit dhe prokurorėve pėr tė zbuluar tė vėrtetėn e asaj qė ndodhi atė ditė. Por nė vend qė tė bėnte kėtė, qeveria i sulmoi prokurorėt dhe nė kėtė rast kryeministri pėrdori njė gjuhė tė tmerrshme kundėr Prokurores sė Pėrgjithshme, njė gjuhė, e cila qė tė flasim hapur ishte e padenjė. Ishte turpėruese pėr vendin. Njė kryeministėr nuk duhet t’i bėjė gjėra tė tilla. Por ēka ėshtė mė e rėndėsishme pse duhet tė sulmonte kryeministri ata qė kishte emėruar dhe u kishte dhėnė forcė, nė vend qė tė pėrpiqej t’i ndihmonte pėr tė zbuluar tė vėrtetėn. Kush i dha ato urdhra? Nė gjithė botėn policisė i jepet fuqi e madhe. Kush e dha urdhrin pėr tė hapur zjarr? A po i mbahet ndonjė gjė e fshehtė publikut shqiptar lidhur me arsyet qė e bėjnė qeverinė qė tė sulmojė ata qė mund ta zbulojnė tė vėrtetėn nė vend qė tė bėjnė tė kundėrtėn?

    Presidenti i Francės (Nicolas) Sarkozy foli pėr kėtė. Ai po fliste pėr veprimet e qeverisė siriane ndaj popullit tė vet dhe kur u pyet pėr ndryshimin mes sirianėve dhe shqiptarėve, pėrsa i takon incidentit tė hapjes sė zjarrit, ai tha se nuk ka asnjė ndryshim. Njė jetė shqiptare ėshtė po aq e vlefshme sa edhe njė jetė siriane, apo ēdo jetė tjetėr. Pse ėshtė Presidenti i Francės mė i shqetėsuar pėr gjakun e shqiptarėve sesa udhėheqja e Shqipėrisė?

    Zėri i Amerikės: Kryeministri ju ka akuzuar pėr qėndrime tė personalizuara. Cila ėshtė pėrgjigjia juaj?

    Ambasador Withers: Kjo ėshtė absurde. Pasi dola nė pension, Sekretarja Clinton mė dėrgoi njė certifikatė vlerėsimi pėr punėn time dhe vetėm para disa ditėsh, nė njė ceremoni pėr diplomatėt, qė sapo kanė dalė nė pension, shtrėnguam duart dhe ajo mė falenderoi pėr shėrbimin tim. Mendoj se ėshtė gabim kur udhėheqėsit pėrpiqen tė bllokojnė mendimet e ndryshme dhe kritikat duke bėrė lojra, ose manipulojnė tė vėrtetėn pėr mėnyrėn sesi funksionon qeveria amerikane. Nė gjithė botėn qeveria amerikane punon nė tė njėjtėn mėnyrė, nė gjithė botėn ambasadorėt amerikanė funksionojnė njėlloj. Ne pėrfaqėsojmė Presidentin e Shteteve tė Bashkuara, ne jemi pėrfaqėsuesit e tij personalė dhe pėrfaqėsojmė interesin e popullit amerikan, pavarėsisht se cila parti ėshtė nė pushtet.

    Zėri i Amerikės: Por toni i pasuesit tuaj, ka qenė i ndryshėm pėrsa i takon qeverisė dhe megjithė kritikat tuaja nga qeverisė, ka pasur njė mospėrputhje mes qėndrimit tuaj tė fortė dhe mėnyrės sesi Departamenti i Shtetit ėshtė shprehur pėr Shqipėrinė si mike dhe jo vetėm ndaj vendit, por edhe qeverisė qė ka bashkėpunuar me qeverinė amerikane...

    Ambasador Withers: Kjo ėshtė dicka tjetėr, shumė e ndryshme. Ēdo ambasador ka personalitetin e vet, mėnyrėn e vet tė tė shprehurit...

    Zėri i Amerikės: Pra personaliteti ka rėndėsi...

    Ambasador Withers: Po ka rėndėsi kur bėhet fjalė pėr formėn e tė shprehurit. Kryeministra tė mėparshėm tė Shqipėrisė kanė qenė shumė tė afėrt me Shtetet e Bashkuara, mėnyra e tyre e tė shprehurit ishte shumė e ndryshme nga ajo e tanishmja. Ambasadorja Ries, qė ishte para meje, njė ambasadore e mrekullueshme, kishte mėnyrė tė ndryshme tė shprehuri nga unė dhe ambasador Arvizu, qė po bėn njė punė tė mrekullueshme, qė ėshtė njė ambasador shumė i mirė, toni i tij, mėnyra e tij tė shprehurit ėshtė shumė e ndryshme nga e imja dhe ai qė do tė vijė pas tij do tė jetė ndryshe, por pika themelore ėshtė kjo: nėse ambasadorėt Ries dhe Arvizu do tė ishin kėtu pranė meje tani, ne do tė ishim absolutisht nė njė zė pėr mbrojtjen e parimeve demokratike dhe sjelljes demokratike nė Shqipėri. Nuk do tė kishte asnjė mospėrputhje nė kėtė drejtim. Pra cilado qoftė mėnyra jonė e tė shprehurit, politika ėshtė njėlloj dhe nuk ka ndryshuar.

    Zėri i Amerikės: Por nėse ju jeni aq i shqetėsuar pėr nivelin e demokracisė, korrupsionin, siē jeni shprehur edhe pėr njerėz qė janė afėr kryeministrit Berisha, pėr nepotizėm nė qeveri, nuk mendoni qė nga kėto shqetėsime kaq tė mėdha qeveria amerikane do tė kishte marrė masa, por nuk duket se ka pasur ndonjė gjė tė tillė.

    Ambasador Withers: Mė besoni, qeveria ka shumė mėnyra pėr tė shprehur kėndvėshtrimet dhe opinionet e veta. Megjithėse Wikileaks ishte diēka negative, sepse diplomacia nuk mund tė funksionojė pa besimin e ndėrsjelltė tė shkėmbimeve tona diplomatike, njė gjė qė treguan shumė qartė dokumentat e bėra publike. Si kur unė isha atje, apo kur ambasadorja Ries ishte atje dhe tani qė ėshtė ambasadori Arvizu – tė jeni tė sigurt qė ne themi tė vėrtetėn, ashtu siē e shohim. Ne nuk kemi njerėz tė preferuar, ne nuk lejojmė ēėshtje personale qė tė ndėrhyjnė tek ajo qė shohim nė realitetin e vendeve pėr tė cilėt jemi pėrgjegjės. Dhe pėrsa i takon marrėdhėnieve me kryeministrin, ajo qė tregojnė (kėto dokumenta) ėshtė se kishte plot mosmarrėveshje edhe me udhėheqės tė tjerė, me udhėheqėsin e opozitės, me ata tė partive tė vogla...

    Zėri i Amerikės: Ku konsistonin kėto mosmarrėveshje? Ju u larguat sapo filluan mosmarrėveshjet pėr zgjedhjet lokale. A patėt atėherė bisedime me udhėheqėsin e opozitės pėr klimėn e konflikteve tė vazhdueshme politike?

    Ambasador Withers: Diskutimet qė unė kisha me opozitėn pėr strategjinė e tyre pėr bojkot tė pėrhershėm, ishin shumė tė hapura. Kėto nuk janė aq tė njohura, thjesht sepse natyra e opozitės ėshtė e ndryshme nga ajo e qeverisė, por tė jeni tė sigurt qė unė nuk jam ndryshe kur flas me kėto pėr ato qė unė i konsideroj praktika dhe sjellje themelore nė demokraci.

    Zėri i Amerikės: A pati njė transformim nė qėndrimin tuaj pas ngjarjes sė Gėrdecit, sepse vetė kryeministri e ka pranuar qė mė parė marrėdhėniet ishin tė mrekullueshme dhe diēka ndryshoi pas kėsaj ngjarjeje. Si do ta karakterizonit kėtė ndryshim?

    Ambasador Withers: Pa dyshim qė diēka ndryshoi, por nuk isha unė qė ndryshova. Mendoj se ai incident ishte njė pikė kthese pėr kėtė qeveri, sepse deri atėherė, ndoshta ngaqė anėtarėsimi nė NATO nuk kishte marrė fund, por deri atėherė qėndrimi i qeverisė ndaj institucioneve, veēanėrisht atij tė drejtėsisė, kishte qenė shumė mė pozitiv. Menjėherė pasi ndodhėn shpėrthimet e Gėrdecit, qeveria ndryshoi qėndrim. Sulmet ndaj gjykatave, ndaj prokurorėve, kundėr medias u bėnė dominuese dhe pėr njė person si unė, qė nuk isha mėsuar me njė gjė tė tillė, tė pamundura pėr ta kuptuar. Letrat qė Kryetarja e Parlamentit i dėrgonte Prokurores sė Pėrgjithshme, shkelnin nė mėnyrė flagrante kufirin mes dy pushteteve: atij legjislativ dhe gjyqėsor, qė nė thelb, ishte njė pėrpjekje pėr tė imponuar se ē’duhet tė bėnte prokuroria. Sulme si ato ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme nuk i kisha parė kurrė. Dhe qė nga ai moment pėrpjekjet pėr tė kontrolluar se kush do tė bėhej anėtar i gjykatės sė lartė, sulmet ndaj asaj pjese tė medias qė thjesht po pėrpiqej tė bėnte punėn e vet pėr tė zbuluar se ēfarė kishte ndodhur. Pastaj ishte situata e pazakontė qė ministri i atėhershėm i Mbrojtjes, pėr tė cilin u gjykua qė duhet tė linte postin, u risoll nė qeveri me njė portofol tjetėr. Pra pėrsėri mendja tė shkon qė kėto veprime bien ndesh me mėnyrėn sesi funksionon demokracia. Po pse duhet ta bėjė njė qeveri njė gjė tė tillė, pse nuk duhet tė jetė organizmi kryesor, qė tė jetė i interesuar tė zbulojė se ēfarė ndodhi. Ne tė gjithė pamė me tmerr pamjet, ambulancat, njerėzit, tė mbuluar me gjak, tė rinj, tė moshuar u transportuan nė spital, me ato plagė tė tmerrshme dhe tė gjithė shtruan pyetjes: Si ka mundėsi qė tė ndodhė njė gjė e tillė? Por nė vend qė tė fillonte njė pėrpjekje tė pareshtur pėr tė zbuluar tė vėrtetėn, qeveria u kthye kundėr institucioneve qė kishin detyrėn tė zbulonin tė vėrtetėn. Dhe tė lind pyetja: Ēfarė nuk donin ata tė zbulonte publiku?

    Kur vizitova Gėrdecin, unė takova njė grua qė mbante njė varėse me njė medalion ku kishte vėnė fotografinė e tė birit qė kishte humbur jetėn nga shpėrthimi dhe mė tha: “Zoti Ambasador, a do ta shoh drejtėsinė tė vėnė nė vend?” Dhe unė i detyrohem asaj njė ndjesė tė thellė dhe nėse do tė mund ta takoja, do t’i kėrkoja falje sepse unė i thashė: “Po, drejtėsia do tė vihet nė vend”. Por kaq vjet mė pas, nuk ka pasur drejtėsi pėr kėtė zonjė, apo pėr tė tjerėt qė u dėmtuan, apo u plagosėn dhe kjo ėshtė diēka shumė e trishtueshme. Mė vjen keq qė i premtova njė gjė tė tillė. Kisha mė shumė besim tek qeveria dhe institucionet, sesa ishte e justifikueshme.

    Zėri i Amerikės: Gjykata e lartė mori vendimin pėr pafajėsi pėr ish-kryeministrin Ilir Meta. Keni ndonjė koment?

    Zėri i Amerikės: Nuk e kam parė vendimin dhe tani kėtu po e dėgjoj prandaj nuk mund tė komentoj konkretisht. Por ajo qė mund tė them ėshtė se pėrtej anės ligjore, ėshtė e rėndėsishme qė perceptimi pėr politikanėt nė udhėheqje tė jetė nė njė standard mė tė lartė se gjithkush tjetėr dhe shpresoj qė perceptimi pėr kėtė pėrfundim tė mos jetė negativ as pėr veprimet e zotit Meta, dhe as pėr gjykatėn. Parimi qė duhet aspiruar ėshtė: a janė udhėheqėsit vėrtet tė angazhuar ndaj demokracisė. A ėshtė ajo pjesė integrale e tyre? Njė provė e kėsaj do tė jetė votimi pėr presidentin. Sipas Kushtetutės, kjo mund tė bėhet me njė shumicė tė thjeshtė. Por me shpirtin e demokracisė, njė udhėheqės nuk do tė fshihej pas anės ligjore, por do tė ishte i pari qė tė dilte dhe tė thoshte se nė njė kohė kur Bashkimi Evropian dhe miqtė tanė amerikanė janė aq tė shqetėsuar pėr ndasitė e thella politike, unė do tė jem i pari qė tė kėmbėngul pėr njė president konsensual. Kjo do tė ishte udhėheqje.

    Zeri i Amerikes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 18-01-2012 mė 15:51
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  2. #2
    100%shqiptare Maska e loneeagle
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    not where i want to be
    Postime
    4,224
    E hidhur por e vertet. Sa me heret ta pranojme edhe te mundohemi te bejme ndryshim vetem ateher mund te themi qe shqiperia mund te rregullohet ndryshe ka per ta marre fundi.
    I LOVE GOD

    j&g

  3. #3
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Shqiperia ka marre fund qekur ne poste kryeministrash jane vendosur komunistat e dikurshem!
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  4. #4
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Kryesia e Partisė Socialiste ka vendosur qė tė thėrrasė mbledhjen e Asamblesė Kombėtare me 22 janar. Nėn pėrfundim tė takimit tė sotėm kryesia e PS-sė doli me njė komunikatė ku vendimi i Gjykatės sė Lartė pėr shpalljen tė Ilir Metės, konsiderohet provė e kapjes sė drejtėsisė nga pushteti i Berishės.

    Kultura e pandėshkueshmėrisė ėshtė faktuar gjatė qeverisjes sė kėsaj maxhorance nė tre raste konkrete sipas PS. Raste tė cilat kanė tė bėjnė me funksionarė tė lartė tė shtetit siē ishin hetimet pėr Lulzim Bashėn, Fatmir Mediun dhe sė fundmi Ilir Metėn.

    Kryesia e PS-sė ka theksuar se pėr tė gjitha kėto raste ku nuk ka pasur drejtėsi do tė ketė rihetim. “Do bėjmė tė mundur nxitjen me fakte e prova tė rihetimit dhe gjykimit tė ēdo ēėshtjeje gjyqėsore me objekt korrupsionin e nivelit mė tė lartė qeveritar, mbyllur arbitrarisht nga gjykata nė refuzim tė qartė tė fakteve tė njohura botėrisht, ekspertimeve profesionale kombėtare e ndėrkombėtare”, thuhet nė komunikatėn e kryesisė sė PS-sė.
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Exxon Lexo Postimin
    Shqiperia ka marre fund qekur ne poste kryeministrash jane vendosur komunistat e dikurshem!
    Ja qe ata jane me te votuarit ! Cfare t'i besh , ne jemi popull i cuditshem , ndoshta dhe shume hipokrit , sa me shume e shajme komunizimin aq me shume e votojme !

    Na ka lene shije te mire sic duket ......!

  6. #6
    Novus Ordo Seclorum Maska e Exxon
    Anėtarėsuar
    27-12-2011
    Vendndodhja
    Kra.Vin.
    Postime
    158
    Citim Postuar mė parė nga violativo Lexo Postimin
    Ja qe ata jane me te votuarit ! Cfare t'i besh , ne jemi popull i cuditshem , ndoshta dhe shume hipokrit , sa me shume e shajme komunizimin aq me shume e votojme !

    Na ka lene shije te mire sic duket ......!
    PO normal qe nje brez i tere eshte brymosur nga idete komuniste, dhe packa faktit qe e quajne veten demokrat, shpirti i tyre eshte mesuar me te qenit me shkopin te koka.

    Subkoshiencen nuk mund ta nenshtrosh kollaj!
    ...nuk ka komunist me te keq se komunisti antikomunist!!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Exxon Lexo Postimin
    PO normal qe nje brez i tere eshte brymosur nga idete komuniste, dhe packa faktit qe e quajne veten demokrat, shpirti i tyre eshte mesuar me te qenit me shkopin te koka.

    Subkoshiencen nuk mund ta nenshtrosh kollaj!
    Kam pershtypjen se ky popull as nuk e njeh fare komunizimin ! Dhe perputhshmeria me te ishte sepse ky popull ka akoma subkoshiencen e komunes primitive apo komunen fisnore (nga 100 veta ne nje shtepi , me plakun e shtepise ne krye) . Nuk eshte mentalitet 50 vjecar ky , por mentalitet shume shekullor .....!

    Fatkeqesisht eshte primitivizem , ku pjestaret e nje fisi gezohen dhe perkrahin asgjesimin e nje fisi tjeter , pavaresisht se jemi i njejti trup ! Paradoks ne shekullin e 21 ..... ! Tamam si fiset Hutu dhe Tuci ......

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Patriarkalizmin e vjeter e trashegon mire nje pjese e fshatit qe ka pushtuar qytetin.
    Qytetet kane kapercyer tashme ate stad.
    Po e keqja eshte se kemi kryeministrin patriarkal, qe punon me fise akoma ne shekullin 21.
    E kur eshte kryeministri duket gjith Shqiperia patriarkale por ne te vertete nuk eshte ashtu.
    Ne shqiperi vetem 30% e zgjedheseve votojne, dhe politika ka rregulluar me ligj dhe kushtetute qe ti fitoje zgjedhjet dhe kur shumica e popullsise nuk i voton fare.
    E keta qe votojne jane vetem patriarkalet, militantet, kockaxhinjte, interesaxhinjte.
    Shto dhe deformimet e medha nga pushteti i sotem, kur shteti funksionon vetem per shtetin, kur ska drejtesi, arsim, shendetsi, ekonomi, asgje ska imagjinoni ca katrahure sociale eshte atje, imagjinoni cfare binaresh demokracie ka.
    Jo me kot flet hapur USA me gojen e Withers qe keni mare kurs diktatorial e hapni syte.
    Po banda e shtetit ka hyre aq thelle ne krim sa nuk ka shpetim pervec se te ruaj karriken sa jashte saj gjithe bandes i takojne vetem hekurat e burgut.
    Kjo eshte gjendja e Shqiperise sot
    Albania Uber Alles

  9. #9
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Sa e ka honorarin Withers per intervista ??? Nuk e kuptoj pse nuk e ftojne ne Shqiperi neper konferencat dhe kongreset qe organizon PS dhe OJQ-te prane saj.

    SHBA flet vetem me gojen e ambsadorit Arvizu. Withers e kane nxjerre ne pension te parakohshem.
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #10
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Qenka hapur debati i administrates patriarkale. Hmmm, duhet te kujtoni 17 Nentorin 1944 kur enveristet pushtuan Kryeqytetin. Nuk ngeli bari dhish pa u shperngulur ne Kryeqytet e pa u bere nepunes shteti. Pse ??? Sepse ishin te tyret, enevro-kapo-shehu, farefisni hesapi.

    Kur PP ose PS u rikthye ne pushtet, ne qershor '97 veproi ne te njejten menyre. Nuk ngeli asnji ish-kapterr ushtrie pa u vesh polic tatimor apo doganier.

    Kur Ed Vrroma, mori Bashkine e Tiranes, nuk la asnji nga grate e ish-sigurimsave apo ish-hetuesve pa marre ne Bashki, mgjs administrata ishte e plote. Pushoi nga puna adminsitraten e vjeter te Bashkise.

    Ky pra eshte sisitemi plehre patriarkal enverist socialist.

    Kulmi ishte kur bene ligjin per Administraten Publike per te mbrojtur militantet dhe enveristet qe ishin ne pune, nga riardhja ne pushtet e Berishes.

    Po Sales mire t'i bohet. Po te ishte burre, i perjashtonte te gjithe ata qe kishin zene vendet e ish adminstrates se pas '92-shit. Edhe rrogat qe kishin marre duhet t'jua kthenin me gjithe interesa administrates se vjeter, qindarke per qindarke ...

    Uzurpatore te ndyre !!!
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Faqja 0 prej 12 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •