Close
Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 138
  1. #81
    Citim Postuar më parë nga Dar_di Lexo Postimin
    Respekt për mësuesit, ata janë rreze drite

    Shkruan: Adil FETAHU

    Në kalendarin e festave të ndryshme, vende të ndryshme shënojnë e kremtojnë data të ndryshme nga historia e tyre. Për ne shqiptarët, një ndër datat me rëndësi kombëtare është 7 Marsi - Dita e Mësuesit. Shteti shqiptar që nga viti 1960 ka vendosur që 7 marsi të jetë ditë feste, në shenjë përkujtimi të themelimit dhe të punës së Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Është kjo dita kur (më 1887) u hap publikisht Mësonjëtorja e parë shqipe në qytetin e Korçës. Mësimi i shqipes deri atëherë bëhej fshehurazi nëpër shtëpi private, ngase ishte i ndaluar nga administrata e pushtuesit osman dhe i anatemuar e përndjekur nga propaganda klerofashiste greke. Mësonjëtorja e parë e Korçës ishte shkolla e parë publike në gjuhën shqipe asokohe. Fillimisht ajo Shkollë kishte 35 nxënës, por pas tre muajve numri i nxënësve arriti në 60, kurse vitin e dytë ai numër arriti në 300 nxënës. Në te mësohej, lexohej dhe këndohej vetëm shqip. Ishte kjo një fitore e madhe e Rilindjes kombëtare shqiptare, prandaj ka mbetur simbol i ruajtjes së identitetit, dimensionit, lirisë dhe progresit kombëtar. Mësuesit e parë ishin Pandeli Sotiri, Thoma Sina, Thoma Avrami, etj., ndërsa drejtuesit e shquar të asaj Shkolle ishin: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj. Kur e përkujtojmë atë ditë të shënuar, duhet të kemi parasysh se asokohe populli ynë ishte nën pushtimin otoman, dhe nën presionin e egër të klerit ortodoks grek dhe propagandës dashakeqe sllave (serbe, bullgare e ruse). Këta deri atëherë nuk lejonin mësimin në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën greke ose turke dhe atë kryesisht mësime fetare. Në Mësonjëtoren e Korçës mësimi i të gjitha lëndëve zhvillohej në gjuhën shqipe, dhe ishte kjo shkollë laike dhe kombëtare, në të cilën mësimet i vijonin nxënës të të gjitha shtresave dhe djem e vajza bashkë.



    Mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe



    Hapja e Mësonjëtores së parë shqipe u arrit në saje të nismës së një grupi të rilindasve, e me përkrahjen e masave patriotike të vendit dhe të mërgatës shqiptare. Kontribut të veçantë në këtë drejtim ka dhënë Shoqëria “Drita” e Bukureshtit, vëllezërit Naim e Sami Frashëri, por edhe aktivistë e patriotë tjerë të shumtë. Korçari Mandi Tërpko e fali shtëpinë e vet e për këtë shkollë. Në Mësonjëtore përdoreshin tekstet të cilat i kishin përgatitur Naimi e Sami Frashëri, e që ishin shtypur me ndihmën e Kolonisë dhe të Shoqërisë “Drita” në Bukuresht. Disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe edhe në qytete tjera shqiptare, por nuk vonoi shumë kohë dhe në bazë të propagandës klerofashiste greke, administrata osmane i mbylli, kurse drejtorin e parë të Mësonjëtores shqipe, Petro Nini Luarasin, e mbytën (e helmuan) në Stamboll qarqet reaksionare të xhonturqve në bashkëpunim me klerofashizmin grek dhe me Patrikanën e Stambollit. Ishte ajo kohë e vlugut të aktiviteteve të gjithanshme të lëvizjes së Rilindjes kombëtare për krijimin e kushteve për çlirimin kombëtar, prandaj armiqtë e shqiptarëve ishin të tërbuar nga kjo lëvizje.

    Për historinë, periudha prej vitit 1887 deri më sot është e shkurtër, por për popullin tonë është periudhë e arritjeve të mëdha në lëmin e arsimit, kulturës, shkencës. Me rastin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, Naim Frashëri shkroi këto vargje:

    Hapu, hapu errësirë,

    Pa jakë tëhu o dritë,

    Se arriti kohë e mirë,

    U gdhi nata – u bë ditë!

    - - - - - - - - - - - - - - - -

    Lumja ti moj Korçë o lule,

    Q’i le pas shoqet e tua,

    Si trimi në ball u sule,

    Të paçim për jetë hua!



    Dita e Mësuesit është dita kur i kujtojmë mësuesit tanë prej ditës së parë të shkollës. Por i kujtojmë me respekt edhe mësuesit e të gjithë brezave, dhe të paktën njëherë në vit i falënderojmë ata për gjithë punën e vyeshme e të vështirë, por me shumë rëndësi, që kanë bërë për arsimimin tonë kombëtar. Nuk thuhet kot se mësuesit janë arkitektët e kombit. Ata i arsimojnë, edukojnë, formojnë, reformojnë dhe transformojnë nxënësit e tyre në qytetarë të vyeshëm, të denjë e autoritativë. Në këtë mënyrë krijojnë potencial me vlera të larta njerëzore e patriotike. Edhe personalitetet me gradat më të larta të çfarëdo profesioni e me pozitat më të larta të arritura, i kujtojnë me respekt mësuesit e vet të parë dhe të gjithë periudhës së arsimimit të tyre. Ky edhe është satisfaksioni më i madh i mësuesve për punën, angazhimin, mundin, sakrificën dhe kontributin e dhënë. Pas emrit nënë, emri mësues është më i përhapuri, më së shpeshti i përmendur dhe më i dashuri te njerëzit.

    Shkolla shqipe, në shënjestër të regjimeve antishqiptare

    Nuk është e rastësishme që të gjithë okupatorët dhe armiqtë tanë u vërsulen mbi arsimin. Shkolla shqipe dhe mësuesit qysh prej fillimit kanë qenë në shënjestër të regjimeve antishqiptare. Sepse, e dinin ata se po ta pengojnë arsimimin e popullit, e ndalin zhvillimin e tij të gjithanshëm. Për këtë qëllim, okupatori serb në periudhën 1990-1999 goditjet e para ia dha arsimit shqip në Kosovë, prej institucioneve parashkollore deri në universitet, duke i quajtur ato çerdhe e nacionalizmës. Ndërpreu financimin, pagat për personelin, persekutoi e vrau mësues, i përjashtoi prej objekteve të shkollave e fakulteteve. Duke ditur rëndësinë, se arsimimi është investimi më i mirë, populli hapi shtëpitë private dhe grumbulloi mjete vetëkontributi për të mbajtur arsimin në kushte e rrethana që të mos ndërpritej. Por akoma në trevat shqiptare jashtë Kosovës e Shqipërisë bëhen trysni të ndryshme mbi arsimin shqip, si bie fjala në IRJ të Maqedonisë, kur e fusin me zor mësimin e gjuhës maqedonase në shkollat shqipe, qysh prej klasës së parë të shkollës fillore! Apo në Luginën e Preshevës pushteti serb nuk ua njeh diplomat nxënësve e studentëve shqiptarë të cilët i kanë kryer shkollat në Kosovë!

    Sot arsimi shqip në Shqipëri e në Kosovë po bën hapa të rëndësishëm në reforma e modernizim, në pajime dhe në përmirësim të kushteve të arsimit. Natyrisht, askush nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale, sidomos me pagat e ulëta të mësimdhënësve në shkollat fillore e të mesme, me kushtet e punës, me tretmanin, me reformat. Të shpresojmë se edhe këto do përmirësohen me kohë, në suaza të mundësive ekonomike. Po arritjet janë të pamohueshme. Vetëm në Kosovë, në vitin shkollor 2009/2010, në arsimin publik dhe privat, në të gjitha nivelet e arsimit ishin 473.862 nxënës e studentë. Prej tyre 37.839 ishin studentë. Në të gjitha këto nivele e forma të shkollimit punonin 25.193 mësimdhënës, prej tyre 1015 në arsimin e lartë. Po sa mësues e sa nxënës janë në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë dhe në trojet e tjera shqiptare dhe sa në emigracion? Kur këto shifra i krahasojmë me shifrën e para 124 vjetëve, kur për herë të parë filloi publikisht Mësonjëtorja shqipe, është për t’u mahnitë, ngase nuk gjen një shembull tjetër në botë që për një periudhë kaq të shkurtër të ketë arritur këtë nivel të masovizimit të arsimimit të popullit. Natyrisht, mbetet edhe shumëçka për t’u dëshiruar në përmirësimin e kushteve dhe në arritjen e cilësisë dhe përshtatjen e arsimit nevojave të vendit.

    Këtu po e përkujtojmë një përvjetor të rëndësishëm dhe po flasim për Ditën e Mësuesit, prandaj nuk duam t’ia prishim imazhin e kremtes, duke vënë në pah ndonjë dobësi aty-këtu, të mësuesve e nxënësve, apo të organeve kompetente, të cilësisë së mësimit dhe efektit të reformave.



    Ish-normalistët e Prishtinës dhe ish-mësues e shënojnë Ditën e Mësuesit



    Në mbrëmjen e 6 shkurtit të sivjetshëm, ish-normalisti dhe ish-mësuesi Idriz Ahmeti i thirri me telefon disa nga shokët e gjeneratës dhe secilit ia bënte të njëjtën pyetje: “A e di se ku ke qenë dhe çka ke bërë në ditën e sotme, më 6 shkurt, para 50 vjetëve”? U befasua për të mirë, kur nga disa prej shokëve mori përgjigjën që e priste, se para 50 vjetëve, më 6 shkurt, për herë të parë kanë marrë ditarin dhe kanë filluar punën e mësuesit! Natyrisht, ndonjërit nuk i kujtohej menjëherë përgjigja e kërkuar, por në zhvillimin e bisedës Idrizi ua kujtonte. Dhe ne, ish-normalistët e Prishtinës, të gjeneratës së diplomuar në vitin 1961, sot tubohemi në një ndejë për të shënuar 7 Marsin - Ditën e Mësuesit. Këta ish-normalistë e ish-mësues, arsimtarë, profesorë e të profesioneve të tjera (mjekë, juristë, ekonomistë), tani të gjithë në pension, para plot 50 vjetëve u diplomuan në Shkollën Normale Shqipe të Prishtinës dhe më 6 shkurt 1961 filluan punën në detyrën e mësuesit gjithandej Kosovës, dhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni, Mal të Zi e Luginën e Preshevës. Ndonëse shkollimin në Normale e kishin filluar në vitin 1956, me program 5-vjeçar, për shkak të nevojave të mëdha për mësues të kualifikuar, në ndërkohë u bë reformë dhe u vendos që në gjysmëvjetorin e vitit të pestë të mbahen provimet e maturës dhe të dalin në detyrë. Do të thotë, para 50 vjetëve 120 normalistë të Normales së Prishtinës e dhanë provimin formal të pjekurisë (maturës), ndërsa gjatë 50 vjetëve të punës e dhanë provimin real të pjekurisë pedagogjike, njerëzore, patriotike, ndershmërisë. Kjo gjeneratë elite, që është njëra nga gjeneratat më të mira dhe më e organizuara që akoma mban lidhje të pashkëputura, dhe që për çdo vit tubohen të shtunën e fundit të muajit maj, kanë vendosur që për tubimin e sivjetmë jubilar, të 50 vjetorit të diplomimit dhe të fillimit të punës, ta përgatisin monografinë e gjeneratës, në mënyrë që të lënë gjurmët me shkrim për ekzistencën dhe punën e tyre, që të mos harrohen kurrë. Edhe kjo informatë në gazetë le të jetë ftesë për të gjithë ish-nxënësit e asaj gjenerate, kudo që ndodhen, që sa më parë t’i sjellin biografitë e tyre, në mënyrë që Monografia të mund të përgatitet për takimin e sivjetshëm në fund të muajit maj.

    Për mësuesit kemi dhe duhet të kemi respekt gjithmonë. Sepse ata ishin dhe mbetën rreze drite. Prandaj, urime e gëzuar Dita e Mësuesit, të dashur mësues e mësuese shqiptar-e, kudo që ndodheni: në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe në emigracion! Nxënësit Tuaj ua kalofshin me arritje edhe më të mira!
    të lumtë Dar_di që ke sjellë këtë shkrim të mrekullueshëm.
    kujtojeni mësuesin, sepse është i urtë mësuesi, ai nuk i bën autobiografi vetes, prandaj ju mos e harroni atë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #82
    Një i ditur ka thënë:

    "Një shtet që ka një shkollë të fortë, pretendon të bëhet një shtet i fortë"
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-03-2012 më 08:52
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #83
    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Recital i përgatitur me nxënësit shqiptarë në Qendrën e Refugjatëve në Randers të Danimarkës, me rastin e 7 Marsit, në vitin 2001.



    RECITAL
    Marrin pjesë:
    Vajza 1
    Vajza 2
    Vajza 3
    Djali 1
    Djali 2




    Gjuha jonë sa e mirë,...


    Edhè hâna do t' a dije,
    Edhè dielli do t' két pá,
    Se per qark ksaj rrokullije,
    Si Shqypnija 'i vend nuk ká !…..Vajza 1

    Atje léjn, po Toskë e Gegë,
    Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
    Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
    Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. ... Vajza 2

    Geg´e Toskë, malsi jallia,
    jan´ nji komb m´u da s´duron,
    fund e majë nji â Shqipnija,
    e nji gjuhë t´gjithë na bashkon. .... Djali 1

    Ndër komb´ tjera, ndër dhena tjera,
    ku e shkoj jetën tash sa mot,
    veç për ty m´ rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot. ...Vajza 3

    Vëllezër shqipëtarë! ... të gjithë
    Të prekim urtësinë,
    Të zëm' udhën e mbarë,
    Të ngjallim Shqipërinë. ...Djali 2

    Shqipëria ka qënë
    Edhe po do të jetë,
    Po sot në ditët tënë
    Të metë të mos ketë. ...Vajza 3

    E ka nderuar zoti
    Gjithënjë Shqipërinë,
    Ish fort mirë qëmoti,
    Do bëhet dhe taninë. ...Vajza 2

    Sa ishte trimëria
    N'atë kohë të vjetrë,
    Kish emrë Shqipëria,
    Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. ...Vajza 1

    Sa burra kordhëtarë
    Ka nxjerrë Shqipëria
    Më pastaj e më parë,
    Q'i shkruan istoria! ....Djali 2

    Ajo ish koh' e zjarrtë
    Dhe kish mundime tepër
    Po sot pëndë dhe kartë
    Na duhet, nukë tjetër. ...Vajza 3

    O burra, shqipëtarë, ... të gjithë
    Të marrim dituritë,
    Se s'është koh'e parë,
    Tani lipsetë dritë. ...Djali 1

    Të shkruajm' gjuhën tënë,
    Kombinë ta ndritojmë,
    Gjithë ç'është e ç'ka qënë
    Ngadalëzë ta msojmë. ....Djali 2

    Pa shihni ç'gjuh' e mirë!
    Sa shije ka e hije,
    ç'e bukur'edh'e lirë,
    Si gjuhë perëndie. ...Vajza 1

    Shum'e bardhë kjo ditë
    Për gjithë shqipëtarët,
    Do na sjellë një dritë,
    Që s'e kishin të parët. ...Vajza 2

    Kjo dritë do na bjerë
    Të gjitha mirësitë
    Dhe gjithë do t'i ngrerë
    Dëmet e marrëzitë. ...Vajza 3

    Si lum kush zë të mbjellë,
    Lum kush vë këtë pemë!
    Se kjo ka për të pjellë,
    S'mbulohetë me remë. ...Djali 1

    Përmbi zâ që lëshon bybyli,
    Gjuha shqipe m´shungullon,
    Përmbi erë që jep zymbyli
    Pa da zemrën ma ngushllon. ...Vajza 1

    Porsi kanga e zogut t'veres,
    Qi vallzon n'blerim të Prillit;
    Porsi i ambli flladi i erës,
    Qi lmon gjit e drandofillit: …Djali 2

    Porsi vala e bregut t'detit,
    Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e nji termetit,
    Njashtû â gjuha e jonë shqyptare. ...Vajza 3

    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís; ...Vajza 2

    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore. ...Vajza 1

    Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini,
    Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
    Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
    Mos t'a lini sá t'jetë jeta, ...Djali 2

    Por per tê gjithmonë punoni;
    Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
    Fisi i juej, vendi e zakoni
    Kanë me u mbajtë larg kambës s'huej. …Djali 1

    Nper gjuhë shqype bota mbarë
    Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
    Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:
    Trima n'zà sikurse jini.
    Prandej, prá, n'e doni fisin,
    Mali, bregu edhè Malcija
    Prej njaj goje sod t'brohrisin:
    Me gjuhë t´veten Rrnoftë Shqypnija! …Djali 2 /... të gjithë

    Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
    Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
    E me dije e me Lirí
    Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. …Vajza 1

    Në mes tuaj kam qëndruar
    E jam duke përvëluar,
    Që t'u ap pakëzë dritë,
    Natënë t'ua bënj ditë.
    Do të tretem, të kullohem,
    Të digjem, të përvëlohem,
    Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
    Njëri-tjatërin të njihni. …Vajza 2

    Unë zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurrë s'dua të shuhem,
    Po të digjem me dëshirë,
    Sa të munt t'u ndrinj më mirë. …Vajza 3

    Unë dua njerëzinë,
    Mirësin' e urtësinë,
    Në bëhi shokë me mua,
    Në më doni si u dua,
    Njëri-tjatërin në doni,
    Të paudhë mos punoni. …Djali 1

    Bënem qëngj e kec i pirë,
    Lul' e bar e gjeth i mbirë.
    Dua shumë fjalë t'u them,
    Po trëmbem mos i bënj ujem.
    E ku shkruhenë në kartë
    Fjalët' e gjuhësë zjarrtë? …Vajza 2

    Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
    moj e mjera Shqipëri!
    Mendjelarti, zemërtrimi,
    vjershëtori si ai! …Djali 2

    Vdiq Naimi, gjithë thonë,
    qani turq, qani kaurrë!
    Bilbil’ i gjuhësë tonë
    s’do të dëgjohet më kurrë! …Vajza 3

    Vdiq Naimi, që këndoi
    trimërinë, Skënderbenë,
    vdiq Naimi, që lëvdoi
    dhe nderoi mëmëdhenë! …Djali 1

    Edhe sot ia dëgjoj zërin e ëmbël …Vajza 1
    Edhe sot ia dëgjoj fjalët zjarr …Djali 2
    E desha, o miq, me gjithë zemër, ...Vajza 2
    Mësuesin e klasës së parë. ...Vajza 3

    Kur më shihni se jam tretur,
    Mos pandehni se kam vdekur;
    jam i gjall' e jam ndë jetë
    jam në dritët të vërtetë,
    Unë jam në shpirtit tuaj,
    Mos më kini për të huaj,
    Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
    Të mos mbeti n'errësirë. …Djali 1

    O vëllezër shqipëtarë, ... të gjithë
    Gëzohi që erth kjo ditë
    Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,
    Që sjell gjithë mirësitë! …Vajza 2

    Kjo është një dit'e rezë,
    Që bie vëllazërinë
    E dëbon jetën e zezë
    Dhe ndarjen e marrëzinë. …Djali 2

    Ta lusimë këtë ditë,
    Q'e bekoi zot'i vërtetë
    Dh'e dërgoi me shumë dritë,
    T'i mbes'emëri përjetë. …Vajza 3

    Sot e vumë gurn'e parë,
    Sa 'sht' e bekuar kjo ditë!
    Zot'i math e pruftë mbarë
    E na dhëntë urtësinë! …Vajza 2

    Hapu, hapu, errësirë!
    Pa jakë tëhu, o dritë!
    Se arriti koh'e mirë,
    U gdhi nata, u bë ditë. …Vajza 3

    Sot niset një tjatrë jetë,
    Të rremenë posht'e shtije,
    Mbretëron fjal'e vërtetë,
    Dhe të mirat gjith'i bije. ...Vajza 1


    Zot'i math qoft'i lëvduar,
    Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
    Se ajo sij ka buruar,
    Pa e ndritur jetën. ...Djali 1

    Lumja ti, moj Korç'o lule, ... të gjithë
    Q'i le pas shoqet' e tua!
    Si trimi në ball'u sule,
    Ta paçim përjetë hua! ...Djali 2

    Kushdo që është sot burrë
    Dhe shqipëtar i vërtetë,
    Emëri s'i shuhet kurrë
    Dhe nderi i rron përjetë. ...Vajza 1

    Gjuha jonë sa e mirë!
    Sa e ëmblë, sa e gjerë!
    Sa e lehtë, sa e lirë!
    Sa e bukur, sa e vlerë!
    ... të gjithë


    Kjo 'shtë mëm' e mirësisë,
    Që bije qytetërinë,
    Gasthin e vëllazërisë,
    Njerëzin' e miqësinë. ...Vajza 2


    S'jemi grekër as bullgarë, .... vajzat, djemtë
    Asgjë tjatër nukë jemi, ...Vajza 3
    Jemi vetëm shqipëtarë, ... të gjithë
    Ne kët' emër nder'e kemi. ...Djali 2

    Ky emr' është shum' i mirë,
    Se më s'jemi të gënjyer,
    Nukë jemi n'errësirë,
    E njohëmë gjën' e vjyer. ...Vajza 3

    Perëndia na e lëntë
    Përjetë ta trashëgojmë,
    Edhe kurrë mos e dhëntë
    Ta humbim e ta harrojmë! ...Djali 1

    Të lemë mëmënë tënë
    E të marrimë një shtrigë!
    Zoti mos e pastë thënë!
    Pun'e keq'e shum'e ligë. ...Djali 2

    O, sa qenë të gënjyer
    Ata që vuan për botë!
    Turp të math kanë rrëfyer,
    Punuanë fare kotë. ...Vajza 1

    Pa mejtoni, o të gjorë,
    Efialtin, Pafsaninë,
    Që u bënë trathëtorë
    Dh'e gjenë më perëndinë. ...Vajza 2

    Nga gjithë ç'kemi kënduar
    Për të njohur vetëhenë,
    Kaqë gjë kemi mësuar,
    Të nderojmë mëmëdhenë. ...Djali 1

    Se njerëstë gjithë vdesin,
    Po jeta s'mbetet e shkretë,
    Gjuha, mëmëdheu mbesin
    Të patundurë përjetë. ...Vajza 1

    Me zëmërë të gëzuar
    Dhe me gjithë shpirt uroni!
    Zotërinjt' e zotëruar,
    Gjithë përnjëherë thoni: ...Vajza 3

    Rroft' e qoftë Shqipëria
    Dhe kombi e gjuha jonë!
    Lulëzoftë dituria,
    Dritë paçim përgjithmonë. ... të gjithë
    paskam harruar të sqaroj se ky recital është gërshëtim i poezive për gjuhën e për shkollën shqipe të autorëve: Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Naim Frashëri e Adelina Mamaqi
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #84
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Gezuar festen pra te tere mesonjesve

  5. #85
    Citim Postuar më parë nga white_snake Lexo Postimin
    Gezuar festen pra te tere mesonjesve
    Të faleminderit white_snake!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #86
    Perjashtuar Maska e NIAGARA2
    Anëtarësuar
    06-02-2012
    Vendndodhja
    Kosoven Heroike!
    Postime
    110
    Urime dhe Gezuar 7 Marsi per gjitha Kategorite e Mesimdhenesve E TE GJITHA KOHRAVE...
    Jetofshi gjate ne Historin e Atdhedashurise E TE MBARE KOMBIT SHQIPTAR.....

    Zana.Kosove!
    Ndryshuar për herë të fundit nga NIAGARA2 : 07-03-2012 më 16:08

  7. #87
    Citim Postuar më parë nga NIAGARA2 Lexo Postimin
    Urime dhe Gezuar 7 Marsi per gjitha Kategorite e Mesimdhenesve E TE GJITHA KOHRAVE...
    Jetofshi gjate ne Historin e Atdhedashurise E TE MBARE KOMBIT SHQIPTAR.....

    Zana.Kosove!
    Sa bukur e the Zana!
    Shumë të faleminderit.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #88

    Ju faleminderit për vizitueshmërinë

    Ju faleminderit miq të dashur për vizitueshmërinë tuaj në temë. Kjo më jep kurajë dhe më bën të mos lodhem. Vetëm nga postimi i fundit, mbrëmë në orën 1:43 ( kur kuota ishte 9768 ) e deri në këtë moment, kur kuota e klikimeve ka arritur në 10.455 tregon se tema është vizituar 687 herë.
    Nuk është pak!

    Ju faleminderit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 07-03-2012 më 20:01
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #89
    Respekt, perkujtim, perulje dhe gjithe falenderimet per mesuesit, per perhapesit e drites se dijes
    per humanistet, te duruarit, kembengulesit, sakrifikuesit, herojte e germave.
    Gezuar diten e 7 Marsit, prinder, motra, vellezer, shoke, miq mesues!
    Ju falem nderit qe me mesuat, mirenjohje perjete!
    Paqe!

  10. #90

    lexueshmëria sot

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Ju faleminderit miq të dashur për vizitueshmërinë tuaj në temë. Kjo më jep kurajë dhe më bën të mos lodhem. Vetëm nga postimi i fundit, mbrëmë në orën 1:43 ( kur kuota ishte 9768 ) e deri në këtë moment, kur kuota e klikimeve ka arritur në 10.455 tregon se tema është vizituar 687 herë.
    Nuk është pak!

    Ju faleminderit.
    dje ishte 10.445 , sot 10.685 = 230 lexime
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 9 prej 14 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Odhise Grillo, shkrimtari i dashur i fëmijëve
    Nga StormAngel në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2013, 11:04
  2. Reforma arsimore në Elbasan, vitin tjetër ikin 150 mësues
    Nga Zemrushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 13:54
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  5. Flamur Nallbani
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 04:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •