Close
Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 138
  1. #61
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Urime dhe gjithe te mirat gjithe mesueve,poashtu per ata msues qe u martirizuan per ngrijjten
    dhe mbrojtjen e shkolles shqipe qofte i perjetshem kujtimi i tyre,....
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 07-03-2011 më 13:09

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Respekt për mësuesit, ata janë rreze drite

    Shkruan: Adil FETAHU

    Në kalendarin e festave të ndryshme, vende të ndryshme shënojnë e kremtojnë data të ndryshme nga historia e tyre. Për ne shqiptarët, një ndër datat me rëndësi kombëtare është 7 Marsi - Dita e Mësuesit. Shteti shqiptar që nga viti 1960 ka vendosur që 7 marsi të jetë ditë feste, në shenjë përkujtimi të themelimit dhe të punës së Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës. Është kjo dita kur (më 1887) u hap publikisht Mësonjëtorja e parë shqipe në qytetin e Korçës. Mësimi i shqipes deri atëherë bëhej fshehurazi nëpër shtëpi private, ngase ishte i ndaluar nga administrata e pushtuesit osman dhe i anatemuar e përndjekur nga propaganda klerofashiste greke. Mësonjëtorja e parë e Korçës ishte shkolla e parë publike në gjuhën shqipe asokohe. Fillimisht ajo Shkollë kishte 35 nxënës, por pas tre muajve numri i nxënësve arriti në 60, kurse vitin e dytë ai numër arriti në 300 nxënës. Në te mësohej, lexohej dhe këndohej vetëm shqip. Ishte kjo një fitore e madhe e Rilindjes kombëtare shqiptare, prandaj ka mbetur simbol i ruajtjes së identitetit, dimensionit, lirisë dhe progresit kombëtar. Mësuesit e parë ishin Pandeli Sotiri, Thoma Sina, Thoma Avrami, etj., ndërsa drejtuesit e shquar të asaj Shkolle ishin: Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, etj. Kur e përkujtojmë atë ditë të shënuar, duhet të kemi parasysh se asokohe populli ynë ishte nën pushtimin otoman, dhe nën presionin e egër të klerit ortodoks grek dhe propagandës dashakeqe sllave (serbe, bullgare e ruse). Këta deri atëherë nuk lejonin mësimin në gjuhën shqipe, por vetëm në gjuhën greke ose turke dhe atë kryesisht mësime fetare. Në Mësonjëtoren e Korçës mësimi i të gjitha lëndëve zhvillohej në gjuhën shqipe, dhe ishte kjo shkollë laike dhe kombëtare, në të cilën mësimet i vijonin nxënës të të gjitha shtresave dhe djem e vajza bashkë.



    Mësonjëtorja e parë në gjuhën shqipe



    Hapja e Mësonjëtores së parë shqipe u arrit në saje të nismës së një grupi të rilindasve, e me përkrahjen e masave patriotike të vendit dhe të mërgatës shqiptare. Kontribut të veçantë në këtë drejtim ka dhënë Shoqëria “Drita” e Bukureshtit, vëllezërit Naim e Sami Frashëri, por edhe aktivistë e patriotë tjerë të shumtë. Korçari Mandi Tërpko e fali shtëpinë e vet e për këtë shkollë. Në Mësonjëtore përdoreshin tekstet të cilat i kishin përgatitur Naimi e Sami Frashëri, e që ishin shtypur me ndihmën e Kolonisë dhe të Shoqërisë “Drita” në Bukuresht. Disa javë më vonë u çelën shkolla shqipe edhe në qytete tjera shqiptare, por nuk vonoi shumë kohë dhe në bazë të propagandës klerofashiste greke, administrata osmane i mbylli, kurse drejtorin e parë të Mësonjëtores shqipe, Petro Nini Luarasin, e mbytën (e helmuan) në Stamboll qarqet reaksionare të xhonturqve në bashkëpunim me klerofashizmin grek dhe me Patrikanën e Stambollit. Ishte ajo kohë e vlugut të aktiviteteve të gjithanshme të lëvizjes së Rilindjes kombëtare për krijimin e kushteve për çlirimin kombëtar, prandaj armiqtë e shqiptarëve ishin të tërbuar nga kjo lëvizje.

    Për historinë, periudha prej vitit 1887 deri më sot është e shkurtër, por për popullin tonë është periudhë e arritjeve të mëdha në lëmin e arsimit, kulturës, shkencës. Me rastin e hapjes së Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë, Naim Frashëri shkroi këto vargje:

    Hapu, hapu errësirë,

    Pa jakë tëhu o dritë,

    Se arriti kohë e mirë,

    U gdhi nata – u bë ditë!

    - - - - - - - - - - - - - - - -

    Lumja ti moj Korçë o lule,

    Q’i le pas shoqet e tua,

    Si trimi në ball u sule,

    Të paçim për jetë hua!



    Dita e Mësuesit është dita kur i kujtojmë mësuesit tanë prej ditës së parë të shkollës. Por i kujtojmë me respekt edhe mësuesit e të gjithë brezave, dhe të paktën njëherë në vit i falënderojmë ata për gjithë punën e vyeshme e të vështirë, por me shumë rëndësi, që kanë bërë për arsimimin tonë kombëtar. Nuk thuhet kot se mësuesit janë arkitektët e kombit. Ata i arsimojnë, edukojnë, formojnë, reformojnë dhe transformojnë nxënësit e tyre në qytetarë të vyeshëm, të denjë e autoritativë. Në këtë mënyrë krijojnë potencial me vlera të larta njerëzore e patriotike. Edhe personalitetet me gradat më të larta të çfarëdo profesioni e me pozitat më të larta të arritura, i kujtojnë me respekt mësuesit e vet të parë dhe të gjithë periudhës së arsimimit të tyre. Ky edhe është satisfaksioni më i madh i mësuesve për punën, angazhimin, mundin, sakrificën dhe kontributin e dhënë. Pas emrit nënë, emri mësues është më i përhapuri, më së shpeshti i përmendur dhe më i dashuri te njerëzit.

    Shkolla shqipe, në shënjestër të regjimeve antishqiptare

    Nuk është e rastësishme që të gjithë okupatorët dhe armiqtë tanë u vërsulen mbi arsimin. Shkolla shqipe dhe mësuesit qysh prej fillimit kanë qenë në shënjestër të regjimeve antishqiptare. Sepse, e dinin ata se po ta pengojnë arsimimin e popullit, e ndalin zhvillimin e tij të gjithanshëm. Për këtë qëllim, okupatori serb në periudhën 1990-1999 goditjet e para ia dha arsimit shqip në Kosovë, prej institucioneve parashkollore deri në universitet, duke i quajtur ato çerdhe e nacionalizmës. Ndërpreu financimin, pagat për personelin, persekutoi e vrau mësues, i përjashtoi prej objekteve të shkollave e fakulteteve. Duke ditur rëndësinë, se arsimimi është investimi më i mirë, populli hapi shtëpitë private dhe grumbulloi mjete vetëkontributi për të mbajtur arsimin në kushte e rrethana që të mos ndërpritej. Por akoma në trevat shqiptare jashtë Kosovës e Shqipërisë bëhen trysni të ndryshme mbi arsimin shqip, si bie fjala në IRJ të Maqedonisë, kur e fusin me zor mësimin e gjuhës maqedonase në shkollat shqipe, qysh prej klasës së parë të shkollës fillore! Apo në Luginën e Preshevës pushteti serb nuk ua njeh diplomat nxënësve e studentëve shqiptarë të cilët i kanë kryer shkollat në Kosovë!

    Sot arsimi shqip në Shqipëri e në Kosovë po bën hapa të rëndësishëm në reforma e modernizim, në pajime dhe në përmirësim të kushteve të arsimit. Natyrisht, askush nuk është i kënaqur me gjendjen aktuale, sidomos me pagat e ulëta të mësimdhënësve në shkollat fillore e të mesme, me kushtet e punës, me tretmanin, me reformat. Të shpresojmë se edhe këto do përmirësohen me kohë, në suaza të mundësive ekonomike. Po arritjet janë të pamohueshme. Vetëm në Kosovë, në vitin shkollor 2009/2010, në arsimin publik dhe privat, në të gjitha nivelet e arsimit ishin 473.862 nxënës e studentë. Prej tyre 37.839 ishin studentë. Në të gjitha këto nivele e forma të shkollimit punonin 25.193 mësimdhënës, prej tyre 1015 në arsimin e lartë. Po sa mësues e sa nxënës janë në shkollat dhe universitetet e Shqipërisë dhe në trojet e tjera shqiptare dhe sa në emigracion? Kur këto shifra i krahasojmë me shifrën e para 124 vjetëve, kur për herë të parë filloi publikisht Mësonjëtorja shqipe, është për t’u mahnitë, ngase nuk gjen një shembull tjetër në botë që për një periudhë kaq të shkurtër të ketë arritur këtë nivel të masovizimit të arsimimit të popullit. Natyrisht, mbetet edhe shumëçka për t’u dëshiruar në përmirësimin e kushteve dhe në arritjen e cilësisë dhe përshtatjen e arsimit nevojave të vendit.

    Këtu po e përkujtojmë një përvjetor të rëndësishëm dhe po flasim për Ditën e Mësuesit, prandaj nuk duam t’ia prishim imazhin e kremtes, duke vënë në pah ndonjë dobësi aty-këtu, të mësuesve e nxënësve, apo të organeve kompetente, të cilësisë së mësimit dhe efektit të reformave.



    Ish-normalistët e Prishtinës dhe ish-mësues e shënojnë Ditën e Mësuesit



    Në mbrëmjen e 6 shkurtit të sivjetshëm, ish-normalisti dhe ish-mësuesi Idriz Ahmeti i thirri me telefon disa nga shokët e gjeneratës dhe secilit ia bënte të njëjtën pyetje: “A e di se ku ke qenë dhe çka ke bërë në ditën e sotme, më 6 shkurt, para 50 vjetëve”? U befasua për të mirë, kur nga disa prej shokëve mori përgjigjën që e priste, se para 50 vjetëve, më 6 shkurt, për herë të parë kanë marrë ditarin dhe kanë filluar punën e mësuesit! Natyrisht, ndonjërit nuk i kujtohej menjëherë përgjigja e kërkuar, por në zhvillimin e bisedës Idrizi ua kujtonte. Dhe ne, ish-normalistët e Prishtinës, të gjeneratës së diplomuar në vitin 1961, sot tubohemi në një ndejë për të shënuar 7 Marsin - Ditën e Mësuesit. Këta ish-normalistë e ish-mësues, arsimtarë, profesorë e të profesioneve të tjera (mjekë, juristë, ekonomistë), tani të gjithë në pension, para plot 50 vjetëve u diplomuan në Shkollën Normale Shqipe të Prishtinës dhe më 6 shkurt 1961 filluan punën në detyrën e mësuesit gjithandej Kosovës, dhe jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni, Mal të Zi e Luginën e Preshevës. Ndonëse shkollimin në Normale e kishin filluar në vitin 1956, me program 5-vjeçar, për shkak të nevojave të mëdha për mësues të kualifikuar, në ndërkohë u bë reformë dhe u vendos që në gjysmëvjetorin e vitit të pestë të mbahen provimet e maturës dhe të dalin në detyrë. Do të thotë, para 50 vjetëve 120 normalistë të Normales së Prishtinës e dhanë provimin formal të pjekurisë (maturës), ndërsa gjatë 50 vjetëve të punës e dhanë provimin real të pjekurisë pedagogjike, njerëzore, patriotike, ndershmërisë. Kjo gjeneratë elite, që është njëra nga gjeneratat më të mira dhe më e organizuara që akoma mban lidhje të pashkëputura, dhe që për çdo vit tubohen të shtunën e fundit të muajit maj, kanë vendosur që për tubimin e sivjetmë jubilar, të 50 vjetorit të diplomimit dhe të fillimit të punës, ta përgatisin monografinë e gjeneratës, në mënyrë që të lënë gjurmët me shkrim për ekzistencën dhe punën e tyre, që të mos harrohen kurrë. Edhe kjo informatë në gazetë le të jetë ftesë për të gjithë ish-nxënësit e asaj gjenerate, kudo që ndodhen, që sa më parë t’i sjellin biografitë e tyre, në mënyrë që Monografia të mund të përgatitet për takimin e sivjetshëm në fund të muajit maj.

    Për mësuesit kemi dhe duhet të kemi respekt gjithmonë. Sepse ata ishin dhe mbetën rreze drite. Prandaj, urime e gëzuar Dita e Mësuesit, të dashur mësues e mësuese shqiptar-e, kudo që ndodheni: në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe në emigracion! Nxënësit Tuaj ua kalofshin me arritje edhe më të mira!
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    P-orsi bleta punëtore
    R-rugë të vështirë keni kalua
    A-rsimin s'e le pas dore
    N-xënsat duke edukua
    V-eten uaj shpesh e harruat
    E-lodhur shpesh pa pushim
    R-ëndësi i kushtuat
    A-rsimimit me edukim
    B-ora as shiu nuk Ju ndali
    I-she dhe mbete krenari
    C-ili njeri nuk te don
    A-po kush s'ta ka lakmi?

    URIME
    7-8 MARSI e nderuar!
    E panjohur! E s'ka si te ndodhe ndryshe! Nje vajze e mencur si ju i gjen momentet e duhura per te bere urimin e duhur! Shume ,shume faleminderit per urimin tuaj simpatik!Sot festuam shume bukur mes lulesh dhe nxenesish!Faleminderit! E ardhmja jeni JU!

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1
    Gjej momentin te falenderoj te gjithe forumistet qe besoj ju del urimi nga zemra per ne mesuesit...faleminderit miqte dhe mikeshat e mija forumiste per urimet simpatike qe kini bere!

  5. #65
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ju uroje gezuar festen te gjithe mesues dhe mesuese !
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  6. #66
    ღ Ƴℓℓëʓ ღ Maska e RiGerta
    Anëtarësuar
    01-11-2010
    Vendndodhja
    Perendim
    Postime
    946
    Gezuar 7 Marsin te gjithe Mesuesve Shqiptare.Vecanerisht mesuesve te forumit- nese kemi ndonje
    Mɛ мιяɛ тɛ ʝɛм иɛ ɛяяɛƨιяɛ ɛ тɛ и∂ʝɛʝ αяσмɛи ɛ ∂яιтɛƨ, ƨɛƨα тɛ ʝɛм иɛ ∂яιтɛ ɛ тɛ мσƨ ɛ ƨнσн ғαяɛ✿⊱╮

  7. #67

    Urim nga zemra

    . .
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #68
    Perjashtuar Maska e Deni_Boy
    Anëtarësuar
    19-10-2005
    Vendndodhja
    Milano
    Postime
    2,322
    Gezuar Te Gith Mesuesve ..!

  9. #69
    Citim Postuar më parë nga fashion_girl Lexo Postimin
    po kur zysha e merr diplomen me lek???????nga rrobaqepse ose shtepiake me del mesuese?????????po ksajt si tja vejm?
    Më fal un nuk e di çka do të thotë fjala ''zysha'',,ndërsa ato pika... i kam vëne për të mos u zgjat, sepse ka mjaftë çfarë të flitet për shkollat dhe mësuesit shqiptar e sidomos ata nga Kosova.
    Un nuk të kam kuptuar, uroj të me kesh kuptuar ti mua.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Falco115 Lexo Postimin
    Më fal un nuk e di çka do të thotë fjala ''zysha'',,ndërsa ato pika... i kam vëne për të mos u zgjat, sepse ka mjaftë çfarë të flitet për shkollat dhe mësuesit shqiptar e sidomos ata nga Kosova.
    Un nuk të kam kuptuar, uroj të me kesh kuptuar ti mua.
    Gezuar 8 Marsin.

Faqja 7 prej 14 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Odhise Grillo, shkrimtari i dashur i fëmijëve
    Nga StormAngel në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2013, 11:04
  2. Reforma arsimore në Elbasan, vitin tjetër ikin 150 mësues
    Nga Zemrushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 13:54
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  5. Flamur Nallbani
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 04:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •