Close
Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 137
  1. #91
    Perjashtuar Maska e NIAGARA2
    Anëtarësuar
    06-02-2012
    Vendndodhja
    Kosoven Heroike!
    Postime
    110
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Sa bukur e the Zana!
    Shumë të faleminderit.
    Gjithashtu Falemnderit,dhe per vlersimin nga ana juaj

    pershendes

    z.

  2. #92

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    GËZUAR
    7 MARSI – DITA E MËSUESIT

    Të dashur sivëllezër, mësues, ju uroj nga zemra Gëzuar 7 Marsi – Dita e Mësuesit

    Sot për ju po sjell një pjesë nga puna ime me nxënës në Danimarkë, me rastin e Ditës së Mësuesit. Pikërisht më 7 mars 2001, kishim përgatitur me nxënësit e shkollës në Qendrën e Refugjatëve Shqiptarë në Randers të Danimarkës, një program modest për të shënuar këtë ditë të madhe.
    Klipin e nxora të papërpunuar, ndaj po ju jep një ndihmesë duke treguar përmbajtjen e manifestimit:

    00:00 – 01:10 fillimi – dhe rregullimi i sallës
    01:10 – 06:40 Fjala përshëndetëse
    06:40 – 14:20 ndarja e dhuratave për mësuesit danezë e shqiptarë dhe marrja e dhuratave nga banorët dhe nxënësit e Qendrës
    14:20 – 23:12 Recitali: “Gjuha jonë sa e mire….”
    23:19 – 35:29 valle koreografike me motive sosvare ( koreografe: Valentinë Xhigoli dhe AFërditë Pervizaj )

    Falënderoj me këtë rast drejtoreshën e atëherëshme Heidi Stein për ndihmesën që na ka dhënë
    Falënderim të vecantë për Kryqin e Kuq Danez për përkujdesjen e tyre ndaj nesh
    Felënderim special për mësuesit shqiptarë për kontributin e dhënë

    Xhrimin e filmit e bëri, mësuesi danez Ibrahim Gögenur ( me prejardhje turke )

    P.S. Ju thashë edhe në fillim klipin po e nxjerr të papërpunuar, ndaj mos u mërzitni nëse gjatë programit do të dëgjoni edhe zhurmë nxënësish. Por kujtoni se ishte viti 2001 dhe këta ishin ata nxënës që kishin përjetuar 100 mynxyra dhe ishin tërësisht të traumatizuar. Mos harroni edhe këtë, se m ekëta nxënës punonin mësuesit vullnetarë shqiptarë që nuk ishin aspak në gjendje më të mirë se nxënësit…

    * I gjithë programi zgjat 36 minuta. Ndiqeni klipin. Durojeni zhurmën. Ne me vtie kemi përblluar këtë zhrumë në dhe të huaj dhe shih ti: ne këtë zhurmë e qunim cicërimë zogjsh, sepse shpresonim se nga këta fëmijë do t’i kthehen jetës dhe një ditë do të dalin kuadra që do të bëhen të dobishëm për shoqërinë.

    Gëzuar!

    Kilipin mund ta ndiqni këtu:
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anëtarësuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    urime dita e mesuesve......pune te mbare e te palodhshme ....sukseset ne pune .....

  4. #94

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    të faleminderit toni54
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  5. #95

    Për: Recitali: "Gjuha jonë sa e mirë..."

    Citim Postuar më parë nga ademgashi_dk Lexo Postimin
    Recital i përgatitur me nxënësit shqiptarë në Qendrën e Refugjatëve në Randers të Danimarkës, me rastin e 7 Marsit, në vitin 2001.



    RECITAL
    Marrin pjesë:
    Vajza 1
    Vajza 2
    Vajza 3
    Djali 1
    Djali 2




    Gjuha jonë sa e mirë,...


    Edhè hâna do t' a dije,
    Edhè dielli do t' két pá,
    Se per qark ksaj rrokullije,
    Si Shqypnija 'i vend nuk ká !…..Vajza 1

    Atje léjn, po Toskë e Gegë,
    Si dý rreze n' flakë t' nji dielli:
    Si dý rrfé, qi shkojn tue djegë,
    Kúr shkrepë rêja nalt prej qielli. ... Vajza 2

    Geg´e Toskë, malsi jallia,
    jan´ nji komb m´u da s´duron,
    fund e majë nji â Shqipnija,
    e nji gjuhë t´gjithë na bashkon. .... Djali 1

    Ndër komb´ tjera, ndër dhena tjera,
    ku e shkoj jetën tash sa mot,
    veç për ty m´ rreh zemra e mjera
    e prej mallit derdhi lot. ...Vajza 3

    Vëllezër shqipëtarë! ... të gjithë
    Të prekim urtësinë,
    Të zëm' udhën e mbarë,
    Të ngjallim Shqipërinë. ...Djali 2

    Shqipëria ka qënë
    Edhe po do të jetë,
    Po sot në ditët tënë
    Të metë të mos ketë. ...Vajza 3

    E ka nderuar zoti
    Gjithënjë Shqipërinë,
    Ish fort mirë qëmoti,
    Do bëhet dhe taninë. ...Vajza 2

    Sa ishte trimëria
    N'atë kohë të vjetrë,
    Kish emrë Shqipëria,
    Sa s'kish nonjë vënt tjetrë. ...Vajza 1

    Sa burra kordhëtarë
    Ka nxjerrë Shqipëria
    Më pastaj e më parë,
    Q'i shkruan istoria! ....Djali 2

    Ajo ish koh' e zjarrtë
    Dhe kish mundime tepër
    Po sot pëndë dhe kartë
    Na duhet, nukë tjetër. ...Vajza 3

    O burra, shqipëtarë, ... të gjithë
    Të marrim dituritë,
    Se s'është koh'e parë,
    Tani lipsetë dritë. ...Djali 1

    Të shkruajm' gjuhën tënë,
    Kombinë ta ndritojmë,
    Gjithë ç'është e ç'ka qënë
    Ngadalëzë ta msojmë. ....Djali 2

    Pa shihni ç'gjuh' e mirë!
    Sa shije ka e hije,
    ç'e bukur'edh'e lirë,
    Si gjuhë perëndie. ...Vajza 1

    Shum'e bardhë kjo ditë
    Për gjithë shqipëtarët,
    Do na sjellë një dritë,
    Që s'e kishin të parët. ...Vajza 2

    Kjo dritë do na bjerë
    Të gjitha mirësitë
    Dhe gjithë do t'i ngrerë
    Dëmet e marrëzitë. ...Vajza 3

    Si lum kush zë të mbjellë,
    Lum kush vë këtë pemë!
    Se kjo ka për të pjellë,
    S'mbulohetë me remë. ...Djali 1

    Përmbi zâ që lëshon bybyli,
    Gjuha shqipe m´shungullon,
    Përmbi erë që jep zymbyli
    Pa da zemrën ma ngushllon. ...Vajza 1

    Porsi kanga e zogut t'veres,
    Qi vallzon n'blerim të Prillit;
    Porsi i ambli flladi i erës,
    Qi lmon gjit e drandofillit: …Djali 2

    Porsi vala e bregut t'detit,
    Porsi gjâma e rrfés zhgjetare,
    Porsi ushtima e nji termetit,
    Njashtû â gjuha e jonë shqyptare. ...Vajza 3

    Prá, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketë gjuhë të Perendís,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lên ai fmís; ...Vajza 2

    Edhè atij i u thaftë, po, goja,
    Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore;
    Qi n'gjuhë t'huej, kúr s'âsht nevoja,
    Flet e t'veten lên mbas dore. ...Vajza 1

    Prá, Shqyptarë, çdo fés qi t'jini,
    Gegë e Toskë, malcí e qyteta,
    Gjuhen t'uej kurr mos t'a lini,
    Mos t'a lini sá t'jetë jeta, ...Djali 2

    Por per tê gjithmonë punoni;
    Pse, sa t'mbani gjuhen t'uej,
    Fisi i juej, vendi e zakoni
    Kanë me u mbajtë larg kambës s'huej. …Djali 1

    Nper gjuhë shqype bota mbarë
    Ka me u njohtë se ç'fis ju kini,
    Ka me u njohtë jú per Shqyptarë:
    Trima n'zà sikurse jini.
    Prandej, prá, n'e doni fisin,
    Mali, bregu edhè Malcija
    Prej njaj goje sod t'brohrisin:
    Me gjuhë t´veten Rrnoftë Shqypnija! …Djali 2 /... të gjithë

    Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
    Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
    E me dije e me Lirí
    Per jetë t' jetës të rrnoftë tý ndera. …Vajza 1

    Në mes tuaj kam qëndruar
    E jam duke përvëluar,
    Që t'u ap pakëzë dritë,
    Natënë t'ua bënj ditë.
    Do të tretem, të kullohem,
    Të digjem, të përvëlohem,
    Që t'u ndrinj mir' e të shihni,
    Njëri-tjatërin të njihni. …Vajza 2

    Unë zjarrit nuk i druhem
    Dhe kurrë s'dua të shuhem,
    Po të digjem me dëshirë,
    Sa të munt t'u ndrinj më mirë. …Vajza 3

    Unë dua njerëzinë,
    Mirësin' e urtësinë,
    Në bëhi shokë me mua,
    Në më doni si u dua,
    Njëri-tjatërin në doni,
    Të paudhë mos punoni. …Djali 1

    Bënem qëngj e kec i pirë,
    Lul' e bar e gjeth i mbirë.
    Dua shumë fjalë t'u them,
    Po trëmbem mos i bënj ujem.
    E ku shkruhenë në kartë
    Fjalët' e gjuhësë zjarrtë? …Vajza 2

    Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
    moj e mjera Shqipëri!
    Mendjelarti, zemërtrimi,
    vjershëtori si ai! …Djali 2

    Vdiq Naimi, gjithë thonë,
    qani turq, qani kaurrë!
    Bilbil’ i gjuhësë tonë
    s’do të dëgjohet më kurrë! …Vajza 3

    Vdiq Naimi, që këndoi
    trimërinë, Skënderbenë,
    vdiq Naimi, që lëvdoi
    dhe nderoi mëmëdhenë! …Djali 1

    Edhe sot ia dëgjoj zërin e ëmbël …Vajza 1
    Edhe sot ia dëgjoj fjalët zjarr …Djali 2
    E desha, o miq, me gjithë zemër, ...Vajza 2
    Mësuesin e klasës së parë. ...Vajza 3

    Kur më shihni se jam tretur,
    Mos pandehni se kam vdekur;
    jam i gjall' e jam ndë jetë
    jam në dritët të vërtetë,
    Unë jam në shpirtit tuaj,
    Mos më kini për të huaj,
    Se ma k'ënda t'u bënj mirë,
    Të mos mbeti n'errësirë. …Djali 1

    O vëllezër shqipëtarë, ... të gjithë
    Gëzohi që erth kjo ditë
    Kaq' e mir'e kaq'e mbarë,
    Që sjell gjithë mirësitë! …Vajza 2

    Kjo është një dit'e rezë,
    Që bie vëllazërinë
    E dëbon jetën e zezë
    Dhe ndarjen e marrëzinë. …Djali 2

    Ta lusimë këtë ditë,
    Q'e bekoi zot'i vërtetë
    Dh'e dërgoi me shumë dritë,
    T'i mbes'emëri përjetë. …Vajza 3

    Sot e vumë gurn'e parë,
    Sa 'sht' e bekuar kjo ditë!
    Zot'i math e pruftë mbarë
    E na dhëntë urtësinë! …Vajza 2

    Hapu, hapu, errësirë!
    Pa jakë tëhu, o dritë!
    Se arriti koh'e mirë,
    U gdhi nata, u bë ditë. …Vajza 3

    Sot niset një tjatrë jetë,
    Të rremenë posht'e shtije,
    Mbretëron fjal'e vërtetë,
    Dhe të mirat gjith'i bije. ...Vajza 1


    Zot'i math qoft'i lëvduar,
    Q'e nxjer në shesht të vërtetën,
    Se ajo sij ka buruar,
    Pa e ndritur jetën. ...Djali 1

    Lumja ti, moj Korç'o lule, ... të gjithë
    Q'i le pas shoqet' e tua!
    Si trimi në ball'u sule,
    Ta paçim përjetë hua! ...Djali 2

    Kushdo që është sot burrë
    Dhe shqipëtar i vërtetë,
    Emëri s'i shuhet kurrë
    Dhe nderi i rron përjetë. ...Vajza 1

    Gjuha jonë sa e mirë!
    Sa e ëmblë, sa e gjerë!
    Sa e lehtë, sa e lirë!
    Sa e bukur, sa e vlerë!
    ... të gjithë


    Kjo 'shtë mëm' e mirësisë,
    Që bije qytetërinë,
    Gasthin e vëllazërisë,
    Njerëzin' e miqësinë. ...Vajza 2


    S'jemi grekër as bullgarë, .... vajzat, djemtë
    Asgjë tjatër nukë jemi, ...Vajza 3
    Jemi vetëm shqipëtarë, ... të gjithë
    Ne kët' emër nder'e kemi. ...Djali 2

    Ky emr' është shum' i mirë,
    Se më s'jemi të gënjyer,
    Nukë jemi n'errësirë,
    E njohëmë gjën' e vjyer. ...Vajza 3

    Perëndia na e lëntë
    Përjetë ta trashëgojmë,
    Edhe kurrë mos e dhëntë
    Ta humbim e ta harrojmë! ...Djali 1

    Të lemë mëmënë tënë
    E të marrimë një shtrigë!
    Zoti mos e pastë thënë!
    Pun'e keq'e shum'e ligë. ...Djali 2

    O, sa qenë të gënjyer
    Ata që vuan për botë!
    Turp të math kanë rrëfyer,
    Punuanë fare kotë. ...Vajza 1

    Pa mejtoni, o të gjorë,
    Efialtin, Pafsaninë,
    Që u bënë trathëtorë
    Dh'e gjenë më perëndinë. ...Vajza 2

    Nga gjithë ç'kemi kënduar
    Për të njohur vetëhenë,
    Kaqë gjë kemi mësuar,
    Të nderojmë mëmëdhenë. ...Djali 1

    Se njerëstë gjithë vdesin,
    Po jeta s'mbetet e shkretë,
    Gjuha, mëmëdheu mbesin
    Të patundurë përjetë. ...Vajza 1

    Me zëmërë të gëzuar
    Dhe me gjithë shpirt uroni!
    Zotërinjt' e zotëruar,
    Gjithë përnjëherë thoni: ...Vajza 3

    Rroft' e qoftë Shqipëria
    Dhe kombi e gjuha jonë!
    Lulëzoftë dituria,
    Dritë paçim përgjithmonë. ... të gjithë
    ky pra është recitali që e keni në video.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin

    P-orsi bleta punëtore
    R-rugë të vështirë keni kalua
    A-rsimin s'e le pas dore
    N-xënsat duke edukua
    V-eten uaj shpesh e harruat
    E-lodhur shpesh pa pushim
    R-ëndësi i kushtuat
    A-rsimimit me edukim
    B-ora as shiu nuk Ju ndali
    I-she dhe mbete krenari
    C-ili njeri nuk te don
    A-po kush s'ta ka lakmi?

    URIME
    7-8 MARSI e nderuar!
    Shume faleminderit vajza ime! Edhe une bashkohem me urimin e Ademit, te panjohures,per te gjithe mesuesit e forumit tone
    Gezuar ,gezuar festen fisnike te mesuesve te cilet japin gjithcka per te edukuar breza qe duhet te marrin ne dore te ardhmen e vendit!

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    Gezuar Festat e 7-8 Marsit gjithe mesuesve dhe nenave te forumit! Qofshi perhere te lumtur e te rrethuar me dashuri! Respekt per te gjithe ju!
    Feelings change - memories don't.

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Hotlani
    Anëtarësuar
    22-11-2012
    Postime
    275

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    Gëzuar 7 marsin te gjith arsimtarë e arsimtare,veteran të arsimit.
    Kultura,sjellja edukata,arsimi e bëjnë njeriun të vlefshëm!!!!

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anëtarësuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    Per te gjithe mësueset dhe mësuesit, GEZUAR 7 MARSIN.
    "Më e mira është armike e së mirës"

  10. #100
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    07-09-2012
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    5,308

    Për: Gëzuar 7 Marsin të dashur sivëllezër mësues!

    Gezuar 7 Marsin

Faqja 10 prej 14 FillimFillim ... 89101112 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Odhise Grillo, shkrimtari i dashur i fëmijëve
    Nga StormAngel në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-10-2013, 11:04
  2. Reforma arsimore në Elbasan, vitin tjetër ikin 150 mësues
    Nga Zemrushja në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-04-2007, 13:54
  3. Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Tereza
    Nga Brari në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 30-12-2006, 15:05
  4. Kisha katolike dhe arsimi ne Mirdite
    Nga Ermal 22 në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-07-2006, 15:15
  5. Flamur Nallbani
    Nga Albo në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-12-2002, 04:04

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •